Close

Rezultati i Sondazhit: cfare mendoni per Ahmet Zogun

Votues
204. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • ka qene i mire per shqiperine

    100 49.02%
  • ose jo

    104 50.98%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 243
  1. #151
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    I ftoj serish anetaret te cilet kane dhene opinionet e tyre negative (nganjehere me te drejte) mbi kete figure historike te kombit dhe shtetit Shqiptar qe ti pergjigjen nje pyetje fare te thjeshte:


    A mendoni se me qendrimin e Zogut ne pushtet dhjetra mijera shqiptare do te braktisnin cdo vit atdheun e tyre ne kerkim te nje jete me te mire per vete dhe per femijet?

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mendimi im do ishte kshtu..

    Me sa kam ndegju si par Histrois , ka qen burr i mire , dhe i ka mungu Shqiperis.

    Me shum sdi , por me mire do lexojm me shum.. dhe masnej te flasim..

    Sepse shum shkrime shoh qe ende emerin mire nuk din ti shkruajn , dhe thon cdo fjal ktu..


    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    http://everteta.myblogsite.com/

    Shteti i Rumpalles Demokratike



    Qe nje vend te jete demokratik ekonomia e tije duhet te jete ajo e tregut. Prona dhe iniciativa private jane te shenjta dhe mbrohen nga shteti.Tjetri kusht qe vendi te jete demokratike eshte qe sistemi politik te jete shume partiake, pra te konkurojne idete dhe alternativat te ofruara keto publikut i cili bene zgjedhjet e alternativave. Zgjedhja e alternativave behet me periudha te ndryshme 4 vjecare, 2 vjecare etj., duke zgjedhur personat qe bartin keto alternativa dhe premtojne ti vene ne jete. Kete periudhe e perjetuan shqiptaret nen kohen e shtetit te ndertuar nga Ahmet Zogu. Ne ate kohe sundonte shteti ligjor i se drejtes. Nga arritjet praktike te shtetit te asaj kohe ishte dinjiteti shqiptare. Mardheniet me fqinjet ishin reciproke dhe jo te vasalitetit. Nje shkolle une per minoritaret nje ti per camet etj etj. Popullsia levizte lirshem neper bote. Kodi tregetare i asaj kohe ishte me i perparuari ne Europe. Monedha shqiptare qe e forte dhe shkembehej lirshem me monedhat me te forta te botes.



    Qe nje vend te jete diktature komuniste duhet te ndaloje pronen private duke e shtetezuar te gjithe ate. Ne Shqiperi u kalua ne cmenduri duke mos lejuar dhe pronen personale. Ide te tjera pervec atyre komuniste jane te ndaluara. Bartesit e alternativave te tjera pushkatohen, burgosen, internohen me gjithe familjet e tyre. Mbreteron nje ide nje parti ajo komuniste. Ligjin e benin sekretaret e pertise komuniste te tipit Garmoz Ruci qe i tha Ramiz Alise se "pse s'me the mua qe te sillja ushtrine nga Tepelena per te vrare studentat qe deshin te rezonin bustin e Enver Hoxhes. Kete shtet e provuan shqiptaret nen regjimin komuniste te Envere Hoxhes.



    Rumpalla Demokratike fillon pas vitit 1990 kur komunistet nga frika e humbjes se pushtetit krijuan vete partite "opozitare" me sekretare partish, sigurimsa informatore te tyre etj. Gjate Rumpalles Demokratike partite vetem emrikane kane ndryshe ,PS, PD, PSD, PR por qe te gjitha zbatojne programet e ramize Alise dhe Adil Carcanit. Gjate kesaj kohe me ligj dhe pa ligj grabitet prona private she publike. Grabiten edhe kursimet e qytetareve.

    Ekonomia eshte ajo e kaosit dhe e krimit. Korupsion, trafiqe ilegale, kontrabande, grabitje etj. Ishe te burgosurit politike etiketohen komunista nga persekutoret e tyre, vetem e vetem se bartin ideale ndryshe nga te tyret.

    Ekzekutimet politike behen me raste dhe jane te rezervuara per politikane efektive dhe nacionaliste. I rezervuar dhe i porositur ishte vrasja e Azem Hajdarit. Efektivishte organizohen zgjedhje por praktikishte menyra e ardhjes ne pushtet eshte ajo e grabitjes dhe vjedhjes se votes ose dhe me dhune.

    Gjate kesaj kohe eshte veshtire te beshe dallimin midis shtetit dhe organizatave kriminale, midis politikanit, prokurorit, policite nenpunesit etj dhe kriminelit. Ky eshte fati tragjike i shqipetarve pas vitit 1990. Kjo periudhe quhet periudha e Rumpalles Demokratike dhe shteti i kesaj periudhe quhet Shteti i Rumpalles.



    Petrit Kola

    http://everteta.myblogsite.com/

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Lzhk

    Shpresoj qe LZHK ti fitoje te pakten 10% ne zgjedhje.

  5. #155
    vetëpërjashtim
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Mendimi im do ishte kshtu..

    ... por me mire do lexojm me shum.. dhe masnej te flasim..
    sugjerim i mire ky

    …Me ardhjen ne pushtet te Benito Mussolinit ne vitin 1922, interesi i Italise rreth Shqiperise u riperterit. Mussolini e pa te udhes te fillonte ofensiven drejt Shqiperise nepermjet depertimit ekonomik, dhe per kete gjeti tek Ahmet Zogu, i cili sundoi politiken shqiptare midis dy luftrave, se pari si kryeminister, me pas si president dhe pas vitit 1928 si mbreti Zog, nje partner te gatshem. Zogu arriti te ndertonte nje monarki joabsolute, e cila ne disa drejtime qe e suksesshme. Ai qe i zoti te perdorte forcen per te permiresuar gjendjen kaotike te mosnjohjes se ligjit ne Malesi, duke arritur njekohesisht te afronte me njeri-tjetrin disa prej elementeve te percare politike te vendit. Fiset e Veriut humben, te pakten pjeserisht, pavaresine qe kishin gezuar per shekuj me radhe. Shume malesore u detyruan te dorezonin armet, e ne kete menyre kusaria dhe banditizmi, si edhe murtaja tradicionale e Shqiperise, gjakmarrja, u pakesuan ndjeshem. Rreth viteve ’30, qeveria qendrore njihej ne te gjitha viset e vendit, e kjo i dha mundesine administrates se Zogut te mblidhte taksat dhe te thirrte rekrute per ushtrine, dicka qe fill pas Luftes se Pare do te kish qene e pamundur per nje vend si Shqiperia. Kjo shkalle stabiliteti politik, ndonese e kufizuar, ndihmoi se tepermi ne krijimin e mjedisit te nevojshem per rritjen e ndergjegjes kombetare shqiptare. Zogu ndikoi ne menyre te ndjeshme ne procesin e zevendesimit te besnikerise ndaj fisit dhe te krenarise lokale e krahinore me nje forme rudimentare nacionalizmi prej shteti modern.

    Por Zogu deshtoi keqazi ne ceshtjet ekonomike. Pjeserisht kjo i detyrohej kushteve teper te mjeruara ekonomike ne te cilat gjendej vendi kur ai erdhi ne pushtet, por nje faktor i rendesishem duhet konsideruar edhe paaftesia e tij per te kuptuar ekonomine e kohes. Si rrjedhoje, ai e pa te domosdoshme qe, per te mbijetuar, te mbeshtetej ne ndihmen e huaj. Kur Lidhja e Kombeve nuk pranoi t’i jepte hua, pervec Italise fashiste nuk mbetej vend tjeter me interesa te mjaftueshme strategjike dhe financiare ndaj Shqiperise per t’i ofruar regjimit te Zogut investimet e kerkuara, sidoqe te pakta. Zogu kerkoi ndihme dhe qeveria e Mussolinit ia dha ate, duke ushqyer gjithnje mendimin se ndihma ekonomike do te conte ne kontrollin ekonomik dhe politik, e do t’i siguronte keshtu Italise bazen shume-kerkuar prej vitesh ne Ballkan.

    Huaja e pare erdhi ne trajten e nje shoqerie te sponsorizuar prej italianeve per shfrytezimin e burimeve natyrore shqiptare. Shoqeria, e quajtur SVEA, i huajti qeverise shqiptare nje shume te konsiderueshme, e cila do te garantohej nga te ardhurat doganore shqiptare. Shoqeria vendoste gjithashtu se si do te shpenzohej kjo shume. Cmimi i paguar nga Zogu perfshinte edhe nje pakt te rende miqesie dhe sigurie, i cili e kufizonte se tepermi Zogun ne pikepamje te politikes se jashtme, duke hapur potencialisht edhe mundesine e nderhyrjes se Italise ne punet e brendshme te Shqiperise.

    Zogu mendonte se mund t’ua merrte parate italianeve, te forconte ekonomine shqiptare qe do te sherbente per forcimin e unitetit e, megjithate, permes marifeteve, t’u mohonte atyre ate fare kontrolli politik qe lakmonin te vendosnin ne Shqiperi. E ketu ai nuk qe krejtesisht i pasuksesshem: ai i mori parate dhe e ruajti kontrollin mbi shtetin. Por edhe neqoftese kjo ishte nje fitore, ajo ishte nje fitore si e Pirros. Se pari, parate u perdoren ne menyre te gabuar. Rruget dhe urat e ndertuara me keto fonde u sherbenin kryesisht synimeve ushtarake italiane. Ndertesat e ngritura nuk ishin te domosdoshme dhe konsistonin kryesisht ne disa ndertesa qeveritare te stilit te fryre fashist, si edhe nje pallat per vete Zogun. Nevojat e domosdoshme te Shqiperise, si tharja e kenetave, kanalizimet dhe zhvillimi i industrise vendase, u lane krejt pas dore. Gjate ketij procesi, Shqiperia u kthye faktikisht ne nje koloni ekonomike, ku vec kesaj italianet ushtronin edhe nje ndikim politik te konsiderueshem.

    Por gjithsesi, Zogu ishte nacionalist dhe nuk pranoi kurrsesi te jepej plotesisht ndaj trysnise italiane. Mussolini u perpoq me kercenime dhe me rryshfete gjithnje e me te medha, por Zogu qendroi i palekundur. Per ironi, mospranimi i Zogut te dorezonte pavaresine politike te Shqiperise i bindi Italianet se e vetmja rruge qe mbetej per zoterimin e vertete te ketij vendi ishte pushtimi i drejtperdrejte. Ne njefare menyre pra, mbrojtja e suksesshme qe i beri Zogu pavaresise politike te Shqiperise, ne analize te fundit, i kushtoi vendit lirine. Detyra per te shkaterruar kete pavaresi iu la Kontit Galeazzo Ciano, ministri i ri italian i Puneve te Jashtme…


    Shqiperia gjate Luftes [Albania at War], 1939-1945. Fischer, Bernd Jurgen, 1999. f. 31-32
    Perktheu nga origjinali anglisht: Krenar Hajderi
    Shtepia e Librit te Huajt per Shqiperine (CABEJ)
    Ndryshuar për herë të fundit nga xhiko : 25-07-2005 më 10:06

  6. #156
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Pershtypjet e mia rreth zogut jane pozitive ne pergjithesi ...ai ka qene nje "sfinks" i vertete lol...

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    AHMET ZOGU ka qene nje malok ******** frikacak. Mesa shof une ne kete forum si gje te pare kemi patriotizmin dhe krenarin qe jemi shqiptare po per Ahmet Zogun sbesoj se kane qene keto dy vyrtyte qe i ka shumica e shqiptareve
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  8. #158
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    IL PADRINO pse fut shprehjen "malok" aty mer jahu pas nuk shkon me asnje nga ato qe ke then me pas?

    Ai ka vlerat e veta ( pozitive edhe nevagitve ) si cdo figur tjeter por tani o i vjeter edhe te zeje naj cep te te vdese rehat sa ka preruar.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga MICHIGONSI
    IL PADRINO pse fut shprehjen "malok" aty mer jahu pas nuk shkon me asnje nga ato qe ke then me pas?

    Ai ka vlerat e veta ( pozitive edhe nevagitve ) si cdo figur tjeter por tani o i vjeter edhe te zeje naj cep te te vdese rehat sa ka preruar.
    ka dy lloje shqiptaresh ne veri
    1 - malsor ( bure i beses qe vesh pantallona dhe ka vese burnie)
    2 - malok ( lloji i Ahmet Zogut, Enver Hoxhes dhe politikaneve baktaxhinj qe ka sot shqiperia)
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  10. #160
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    pasuesi i TE MADHIT ESAT PASHA!!!!
    sa ke qene esat pasha i mire ka qene edhe ai!!!!!!!!!!!!!!!1

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •