Close

Rezultati i Sondazhit: cfare mendoni per Ahmet Zogun

Votues
204. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • ka qene i mire per shqiperine

    100 49.02%
  • ose jo

    104 50.98%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 243
  1. #121
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O Brari o bilbil i politikes shqiptare, o erudit i nderuar, o njohes i thelle i historise, o pasqyrim i te vertetes, me lejo te te therras ashtu sic therriste Noli Zogun hossana Braraba!
    Une per disa tocmedhenj si puna jote vura firmen qe kam poshte cdo postimi! O njeri i lare nga cdo ndikim politik, i paster si kristal eshte llafi yt dhe bilbilezimi me ndje por po ta them prape: Osana Braraba!
    Ti qiri i Naimit i shek. 21 qe ndricon me mendjen tende te gjithe ne te pagdhendurit qe nuk marrim ere hic nga historia e popullit tone mos na ler te ngelemi "anes dijes te papare" por na udhezo ne rrugen e drejte te udhehequr nga Mbreti dhe themeluesi i gjithe kombit. Nuk e di por besoj se do te me duhet te kerkoj edhe ne Bibel apo kuran per te gjetur ndonje profetizim per lartmadherine e tij sepse me ke treguar o udhezonjes se Zogu erdhi ne pushtet me menyre biblike. Hajde i thane ti Skenderbe i dyte dhe udhehiqna apo sic e quan ti "o trim matjan". Vrije i thane Avni Rustemin se eshte gangster. Une besoj se po te ishte gjalle Avni Rustemi nuk do te kishte lene din e iman mbi gjithe femrat dhe do ta fillonte me kete Crazy old baby qe ka shkruar ketu siper meje. Vrije i thane Luigj Gurakuqin drejtorin e shkolles se pare shqipe, vrije i thane Bajram Currin se nuk i shkon ai kostumi alla-freng qe mban veshur, vrije i thane Hasan Prishtinen sepse (ndryshe nga filmi) nuk ka denjuar te puthe dhe te pergezoje vajzen vlonjate qe qendisi flamurin. Shite i tha historia Shen Naumin apo sic te pelqen ta thuash ti nderroje me Vermoshin (po nuk te rendet me sill ndonje fakt qe une dyshuesi ta besoj). Gjithashtu historia i tha lidhu me Italine jepi me koncesion firmave italiane naften e Ballshit. Musolini eshte burre i mire pak fashist dreqi po s'ka gje, lidhu me te. Zogu ia vuri veshin te gjitha ketyre gjerave. Nuk mund te mos e degjonte kerkesen e historise per tu bere mbret! Ai me tu bere mbret flijohej per kombin sepse nuk donte qe gjithe pergjegjesite qe kishte marre persiper te binin mbi njerez te thjeshte por VETEM mbi pasardhesit e tij ashtu si pergjegjesia e vrasjes se Krishtit binte mbi hebrenjte! Gjithe Tirana e pershendeti dasmen e tij (ashtu sic qau gjithe Shqiperia vdekjen e xhaxhit) me "zanen" e maleve austriake, mbresa kishte nga me te ndryshmet por me shume u kishte pelqyer qytetareve tiranas hallva e gatuar nga kuzhina mbreterore!
    Kini goje te flisni per personalitetin me te shquar te historise se asaj kohe duke e quajtur revolucionin e tij nje vrime ne uje. Po deshtimi i atij Revolucioni beri qe komunizmi te fitonte terren ne Shqiperi o tocmedhenj! Kur ke tere jeten mbi koke bejlere e agallare si puna e Zogut me shoke dhe nuk ke kaluar kurre ne ekonomine e lire te tregut ku kushdo, po e perseris kushdo duke perfshire edhe fshatarin edhe qytetarin te kishte ne dore fatin e vet cfare pret te mbeshtesin ata njerez qe "nuk kane asgje, nuk kane per te humbur asgje dhe kane per te fituar gjithe boten..." ashtu sic thoshte Nostradamusi ekonomik K.Marks? Personalitetet qe moren pjese ne Revolucion ishin mendjet me te ndritura te kombit te asaj kohe por kishin nje te keqe te madhe: nuk e njihnin gjuhen e kerbacit se po tu bente Noli "formalitetin" atyre moracakeve qe mbeshtesnin Zogun do te flisnim ndryshe sot.
    Ti Brari duhet te kesh punuar ne kohen e xhaxhit ne fabriken e konservave (prandaj je konservator) dhe ne repartin e etiketimit.Aty ku u vendoseshin etiketat konservave, prandaj sapo degjon nje mendim te ndryshem nga ai yti nga ndonje forumist tak ia ve etiketen. Une te keshilloj qe ne gjendje nevoje beje save nje nga postimet e tua sidomos ate pjesen e fundit ku ke shkruar disa emra banoresh nga Zullulandi dhe servirja ndonje te padituri si mua. O A-ja dhe Zh-ja e dijes! O fundi dhe mbarimi! Osana Braraba!
    Merre vesh mire se une nuk jam as nga te Nanos as nga te Berishes. E marrte dreqi do te me duhet qe ta vendos ne firmen time kete deklarate! Ti mund te shikosh endrra te keqija naten me keta njerez qe kane sot pushtetin prandaj nuk mund ta besh gjumin te qete. Mos u shqeteso po ta jap une ilacin, nuk ke nevoje as per valium as per ndonje hape tjeter bej diete te rregullt, mos ha jashte orarit dhe merru me gjimnastike.Frekuento rregullisht degen e PD te lagjes. Keto do te te ndihmojne sadopak por do te flesh i qete vetem kur te marresh pushtetin. E keqja eshte se nuk do te ndihen njesoj me ty rreth 90% e shqiptareve. Ashtu sic nuk jane ndjere te qete gjithe keta vjet. Te gjithe keta vjet duke filluar qe nga Zogu - Xhaxhi - Berisha - Nano. Kam frike se ketij treni do t'i shtohen shume vagona...
    Ezekiel 25-17.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    Je i mire ne letersi
    o julian o djalo i ri
    mos erionin ke kojshi?
    E ZP-n ta bjen ne shpi
    veresie a pa leka
    qe kput kumblla pa purteka?

    nejse..

    Neve ketu e kemi pa pagese pastrimin e skorjeve...lol.

    Ja c'thua ti julian NTSHUsi.. diku atje pertej:

    "Lexova se ne emer te tij ka nje shesh ne Tirane, po eshte e vertete dhe quhet "Zogu i zi". Mendoj se mbi te gjitha kontributi i njerezve pozitiv apo negativ ngelet ne ndergjjen e popullit. Ai tregoi ne vitin 1997 me ane te referendumit per vendin qe Zogu ze ne histori."



    julian o perandor i Romanatit.. nje fshat afer Durrs-Tiran Maminasit..

    Ajo pika ne Tirane qe populli i thote .."ke zogu zi".. ska lidhje fare fare me Ahmet Zogun.. por me nje lloj tjeter zogu qe nuk eshte vendi ketu ta shpjegoj..
    por jo vetem kjo por dhe shum llafe tjera tuat thene ne kto temat politike e Historike e bindin lexuesin serioz se ti ke nevoj per ca dite pun prodhuse ne metalurgji qe te pastrosh skorjet..

    sinqerisht ta them..

    Nuk flet brari ketu ne Forum.. por Historia..

    Pra ti meson jo nga une por nga Historia qe e kan shkruar ca te ditur e deshmitare okulare te historise..
    sdi a me kupton..


    kokfortesia nuk te ndihmon ne kte rast..
    aspak nuk jam zemruar me c'thua aty lart..

    Sa per referendumin.. pyet se do te thone njerzit se ne referendum shumica kan votuar Zogun..

    te uroj shen Valentinon..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-02-2005 më 03:30

  3. #123
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Prape fillove me etiketat o Brari? Eshte semundje profesionale ke nevoje per DOKTOR.
    Nuk e besoja ne filllim se do te me duhej shume mund edhe djerse per tu poziconuar politikisht. Jam 23 vjec pra kam 5 vjet qe me te drejten e cdo qytetari mund te votoj "ne zgjedhje te lira e te ndershme", une nuk km votuar asnjehere dhe per asnje!
    Ketij Erion Braces ia ze emrin ne goje ne cdo postim, nuk kam asnje lidhje me te dhe ZP nuk e lexoj as ne internet, jo me ta blej.
    Le te themi se referendumi nuk ishte i drejte (1997). Me thoni pak gjate luftes ku ishte Zogu? Ku ishin levizjet legaliste? Po ju qe shani me te madhe komunizmin ishit arsyeja qe ai u perhap! Populli mor nuk iu besonte me!Nga gjithe ai shtet i madh dhe i fuqishem ekonomik qe thoni se krijuat ngelen disa banda qe bridhnin me kobure ne brez edhe nje pule mbas shpine! Ta vesh Zogun ne krah te dhjathte te Skenderbeut ky eshte kulmi!Pse nuk erdhi ne Shqiperi ai gjate luftes? Kam pare ne televizor nje interviste te "zanes se maleve austriake" ku thoshte se kur ishte ne Angli Zogu donte te vinte ne Shqiperi por nuk e lane obortaret sepse mund te pesonte ndonje gje mbreti! Keshtu eshte kur i jep vetes atribute qe nuk te takojne!Mbreti ishte me i vlefshshem te ishte i gjalle dhe me tespie ne dore sesa te vinte ne Shqiperi e te luftonte!Po Skenderbeu ishte i pari qe sulej mbi turqit more ky mustaqemiu rrinte strukej!
    Brari ato kujtimet dhe postimet qe na keni servirur ne forum jane kujtime propagandistike. Une po te pyes, pavaresisht nga bindjet politike qe ke dhe mendimin personal per Zogun do te doje qe pas '97 te kishim mbret? Po dhe pergjigje pozitive une nuk do shkruaj me ne kete teme.
    Ezekiel 25-17.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juliush..

    do te te coj nje bilet vjetore te ndjekesh teatrin e kukullave se do kete cfaqje te pjeseve "ballistet dhe Koteci pulave " si dhe " partizani Velo i vogel kap rob tre balliste".. e kenaqu atje.. dhe mos hyre ne tema qe sjan per kaplloqen tende..

  5. #125
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Une po te pyes, pavaresisht nga bindjet politike qe ke dhe mendimin personal per Zogun do te doje qe pas '97 te kishim mbret?
    Pergjigja e Brarit:

    Citim Postuar më parë nga Brari
    juliush..

    do te te coj nje bilet vjetore te ndjekesh teatrin e kukullave se do kete cfaqje te pjeseve "ballistet dhe Koteci pulave " si dhe " partizani Velo i vogel kap rob tre balliste".. e kenaqu atje.. dhe mos hyre ne tema qe sjan per kaplloqen tende..
    ... Brar, jepi pergjigje pyetjes se Julius. Ballistet dhe koteci pulave, nuk eshte pergjigje, dhe nuk kane te bejne fare me temen ne diskutim ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skuth ..

    une debatoj me dike qe ka nje horizont e konkretisht qe ka nje kulture te pakten minimale per kohen per te cilen flasim.

    Tema eshte Ahmet Zogu.

    Jo referendumi 97-tes..

    megjithate ti dhe juliusi beni pyetjen ..a je per mbret mbas 97-tes..?

    Pse o skuth ke frik nga mbreti?
    Pse gomer jan Anglezet .. hollandezet Danezet Suedezet norvegjezet Spanjollet etj.

    po pse juliusi te duket ty republikan?

    Ai psh ironizon Pd e lagjes .. ironizon mbretin e legalistet.. pra i vjen zor ta thote se eshte soj Nanoist..

    Po Nano a nuk eshte mbret mo Skuth?

    Po Edvini a nuk eshte mbret?

    Mbreter jan bile nga ata te felliqurit..

    por soji nanoist ashtu e do mbretin.. bo-lemadhe ramaduc si Nano..
    eshte ceshtje geni or ti skuth..
    ata i marin ere nanos e thone..hmmm era dull vjen.. dhe ate votojne.. packa se ketu hiqen sikur nuk e duan Nanon..

    tjeter..
    qe te flasim per Kohen e Zogut dhe periudhen 1939 e tutje duhet qe juliusi te kish dhene shenja se nuk vuan nga injoranca e formimi medioker kooperativist..

    Un skam mundesi te zdrugoj juliusin ..sepse ska asnje perfitim shoqeria..
    Kur del ndonji qe ka aftesine te verifikoje kulturen e tije me te vertetat athere ja vlen ti tregojme se cduhet te lexoje..dhe ai meson e ecen perpara..

    un e lexova juliusin dhe e pash se ska haber nga kjo fush qe hyn te diskutoje..

    Me ty Skuth .. po do merrem sepse ka tek ty ca shenja se kur do ha dhe pyka.. pra mund te gdhendesh..

    Psh ty skuth do te sugjeroja te lexoje Ekrem Vloren.. Sejfi Vllamasin Tajar Zavalanin etj.. per kohen e Zogut.. kurse per kohen e 1939 e siper do te thoja te lexosh dy gjera...
    1- proklamaten e Konferences se Pezes ku ngrihet ne qiell me fjalet me te lavderushme nga vet kryesia e Konferences.. ABAZ KUPI.. si simbol i rezistences anti fashiste..
    2- pusullat qe jan ne arkiv te shtetit qe jan botuar (bile i ke dhe ne Forum) ku Enver Dulla i jep porosi bandave te veta te vrasin pas shpine Abaz Kupin te cilin vet Enveri ne Peze e quan Hero i Rezistences..

    Dhe Abazi eshte kreu i Legalisteve te asaj kohe..

    Juliusit i le biletat e teatrit te kukullave deri sa te na thone se ..e pam duke lexuar histori..

    thkuth...qe thua se ishte Zogu si Enveri diktator..

    pa me thuaj o thkutho.. di ti te ket bere ndonje ore a dit burg Migjeni qe kritikonte regjimin e Zogut?

    asnje o skuth asnje..

    por ama dime se.. Shteti i Zogut i dha mundesi te shkonte i ngrati Migjen ne Torino te kuronte Semundjen.. ne senatorium..

    A do ti permend un ty tani nja 30 miq e shok te Migjenit qe ne Koh te Dulles ngordhen Burgjeve te Dulles?

    po deshe dhe ate e bejme..

    Lexo pra dhe hiqe ate luften me Partizanin aty se le nom..

    Kur te diskutojme Leka Zogun sot athere do ndrojme temen... do themi cmendoni per Leken..

    qashtu..

  7. #127
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Une besoj se po te ishte gjalle Avni Rustemi nuk do te kishte lene din e iman mbi gjithe femrat dhe do ta fillonte me kete Crazy old baby qe ka shkruar ketu siper meje.

    Jam 23 vjec pra kam 5 vjet qe me te drejten e cdo qytetari mund te votoj "ne zgjedhje te lira e te ndershme", une nuk km votuar asnjehere dhe per asnje!
    .................................................. .................................................. ........


    Julius , e para , crazy old baby eshte ai dhe , sic e thua edhe vete , jo vetem shkruan, por edhe rri siper teje dhe atij kopukut Avni Rustemit !
    E dyta, lexo, lexo, lexo dhe pastaj dil ne kete shesh virtual mejdani per t'u matur me te tjeret. Je akoma shume i ri per te dhene opinione te sakta per Historine e Shqiperise. Duhet te lexosh te pakten nja 10000 mije faqe interneti ose nja dyzet volume te autoreve te ndryshem, shqiptare dhe te huaj, nacionaliste apo pa atdhe,te djathte apo te majte dhe vetem atehere mund te gjykosh dhe te jesh me i qarte ne ate qe thua e qe mbron me nje fanatizem qe zakonisht mosha jote e ka vec per dashnoret. Se keshtu si kane ardhe kohet , po mbete injorant do e kesh te veshtire edhe per dashnore qofte ajo edhe adhuruese e Avni Rustemit apo e Haxhi Qamilit qe kishte aq xhan Dulla!

    Dhe nje sugjerim: Kur te shkruash mos i fyej te tjeret se do te shperblehesh me te njejten monedhe dhe nuk eshte mire!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #128
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari
    skuth ..

    une debatoj me dike qe ka nje horizont e konkretisht qe ka nje kulture te pakten minimale per kohen per te cilen flasim.

    Tema eshte Ahmet Zogu.

    Jo referendumi 97-tes..

    megjithate ti dhe juliusi beni pyetjen ..a je per mbret mbas 97-tes..?

    Pse o skuth ke frik nga mbreti?
    Pse gomer jan Anglezet .. hollandezet Danezet Suedezet norvegjezet Spanjollet etj.

    po pse juliusi te duket ty republikan?

    Ai psh ironizon Pd e lagjes .. ironizon mbretin e legalistet.. pra i vjen zor ta thote se eshte soj Nanoist..

    Po Nano a nuk eshte mbret mo Skuth?

    Po Edvini a nuk eshte mbret?

    Mbreter jan bile nga ata te felliqurit..

    por soji nanoist ashtu e do mbretin.. bo-lemadhe ramaduc si Nano..
    eshte ceshtje geni or ti skuth..
    ata i marin ere nanos e thone..hmmm era dull vjen.. dhe ate votojne.. packa se ketu hiqen sikur nuk e duan Nanon..

    tjeter..
    qe te flasim per Kohen e Zogut dhe periudhen 1939 e tutje duhet qe juliusi te kish dhene shenja se nuk vuan nga injoranca e formimi medioker kooperativist..

    Un skam mundesi te zdrugoj juliusin ..sepse ska asnje perfitim shoqeria..
    Kur del ndonji qe ka aftesine te verifikoje kulturen e tije me te vertetat athere ja vlen ti tregojme se cduhet te lexoje..dhe ai meson e ecen perpara..

    un e lexova juliusin dhe e pash se ska haber nga kjo fush qe hyn te diskutoje..

    Me ty Skuth .. po do merrem sepse ka tek ty ca shenja se kur do ha dhe pyka.. pra mund te gdhendesh..

    Psh ty skuth do te sugjeroja te lexoje Ekrem Vloren.. Sejfi Vllamasin Tajar Zavalanin etj.. per kohen e Zogut.. kurse per kohen e 1939 e siper do te thoja te lexosh dy gjera...
    1- proklamaten e Konferences se Pezes ku ngrihet ne qiell me fjalet me te lavderushme nga vet kryesia e Konferences.. ABAZ KUPI.. si simbol i rezistences anti fashiste..
    2- pusullat qe jan ne arkiv te shtetit qe jan botuar (bile i ke dhe ne Forum) ku Enver Dulla i jep porosi bandave te veta te vrasin pas shpine Abaz Kupin te cilin vet Enveri ne Peze e quan Hero i Rezistences..

    Dhe Abazi eshte kreu i Legalisteve te asaj kohe..

    Juliusit i le biletat e teatrit te kukullave deri sa te na thone se ..e pam duke lexuar histori..

    thkuth...qe thua se ishte Zogu si Enveri diktator..

    pa me thuaj o thkutho.. di ti te ket bere ndonje ore a dit burg Migjeni qe kritikonte regjimin e Zogut?

    asnje o skuth asnje..

    por ama dime se.. Shteti i Zogut i dha mundesi te shkonte i ngrati Migjen ne Torino te kuronte Semundjen.. ne senatorium..

    A do ti permend un ty tani nja 30 miq e shok te Migjenit qe ne Koh te Dulles ngordhen Burgjeve te Dulles?

    po deshe dhe ate e bejme..

    Lexo pra dhe hiqe ate luften me Partizanin aty se le nom..

    Kur te diskutojme Leka Zogun sot athere do ndrojme temen... do themi cmendoni per Leken..

    qashtu..
    ... Brar, Julius mund te jete Nanoist, por ja qe ne temen per Ahmet Zogun idete i paskemi pak a shume te njejta, megjithese une jam anti-nanoist.
    Une nuk e krahasoj Ahmet Zogun me Enver Hoxhen, pasi ky i fundit qendron me lart se te gjithe per nga poshtersia dhe ndyresia qe e karakterizonte, por me poshte se te gjithe per nga dipllomacia dhe dinakeria. Ti po me thua, a nuk kemi Nanon mbret, dhe une ne nje postim timin ta kam krahasuar Nanon me Zogun, per nga dinakeria qe i karakterizon te dy, per teknikat e mashtrimit dhe ledhatimit qe njohin.
    C'pune prishte i ngrati Migjen me nje kembe ne varr dhe andej nga ishte degdisur ne malesite me te thella ku ariu te thote miremengjes kur del nga dera shtepise. Mos u publikuan veprat e Migjenit ne koh te "naltmadhnis" e u be i njohur Migjeni ne gjithe Shqiprine.
    Nuk mund te krahasohen mbreterite e permendura nga Ti Brar me mbreterine e Zogut, jane shume vite drite larg. E kupton besoj ndryshimin dhe nuk eshte nevoja ta permend.
    Nga ata qe kritikonin regjimin e Zogut shume perfundonin burgjeve dhe varjeve dhe pjesa me e madhe degdisej maje fshatrave me te thella, ku ishin komplet te izoluar.
    Atij Zogut, aq shume i dhimbseshin njerezit qe i sherbenin, sa i hodhi mish per top ne "luften e madhe" kunder Enverit ne fillim te viteve '50, ku perfunduan ne litar e perpara skuadrave te pushkatimit. As qe nuk i rruhej fare per fatin e atyre njerezve qe parashutoheshin e futeshin ne Shqiperi, ku i prisnin skuadrat e pushkatimit.
    ... Brar, persa i perket parrulles time per Tironen dhe Partizonin me duket se ta kam shpjeguar nja dy here. Por me duket se ti nuk ke haber fare nga sporti ose nuk je Tironc. Por po ta shpjegoj prap.
    Me 1986 Tirana-Partizani doli 7-3 (e mban mend?). Ajo ka qene ndeshja me spektakolare e viteve '80. Qe Partizani te hante 7 gola s'kishte bere vaki ndonjehere ne Shqiperi. Komunistet e kuq pra ishin te mposhtshem. 3 muaj me pare vellezerit Popa kishin hyre ne ambasaden italiane 300 metra larg stadiumit "Qemal Stafa". Populli fliste. Tifozet gelonim. Morri i kuq mori goditjen e pare. Te lutem mos me thuaj qe te mos e ngaterroj sportin me politike se do me lesh te kuptoj qe s'merr vesh nga c'ka ngjare para vitit 1990. Sporti ishte komplet politike atehere. Dhe Tirana beri politiken e vet disidente e luante me inat qe t'i tregonte botes qe te fortet ishin antikomunistet e jo partizane-kalecat. Dhe ia arriti. Ne ato vite ndihmese te tille kane dhene edhe Vllaznia me Labinotin qe fituan kampionate ne vitet 1982-3 dhe 1983-4. Por Tirana u kundervihesh Dinamos e Partizanit ne kuadrin e qytetit prandaj kishte edhe me teper rendesi. Prandaj nuk e la Flamurtarin te fitonte asnjehere ne kampionat, Vlora perfaqesonte zemren e komunistave, qytetin hero, gazetaret e ekzaltonin shume me teper se c'benin me Vllaznine, Elbasanin, Durrsin; pra impenjimi i bardhebluve me ta ishte maksimal. Flamurtari asnjehere s'fitoi kampionat ne vitet '80 edhe pse arriti disa here i dyti.
    ... Brar, kjo besoj te mjafton te kuptosh parrullen e vene nga ana ime ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #129
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O Brari nqs me thua se une jam i mire ne letersi ti qenke i mire ne politike, do te hedhesh Skuthin kunder meje. Po te pergjigjem:
    Une nuk e krahasoj Ahmet Zogun me Enver Hoxhen, pasi ky i fundit qendron me lart se te gjithe per nga poshtersia dhe ndyresia qe e karakterizonte, por me poshte se te gjithe per nga dipllomacia dhe dinakeria. Ti po me thua, a nuk kemi Nanon mbret, dhe une ne nje postim timin ta kam krahasuar Nanon me Zogun, per nga dinakeria qe i karakterizon te dy, per teknikat e mashtrimit dhe ledhatimit qe njohin.

    Ti Crazy Old Baby nderro nick s'te kam faj une se mban nick femre. Ne postime te ndryshme nderrohen rolet here une siper teje here ti poshte meje, duhet pranuar. Ah ju edukatoret e brezit te ri! Barre te rende keni marre mbi supe! Une nuk kam frike te shpreh ato qe di dhe se si i mendoj gjerat, juve nuk ju vjen per shtat mendimi im? Keq per ju!

    Brari je semure, je shume semure! Po te shtoj ne recete disa hape me ngjyren tende te preferuar, ngjyre blu. Te me ndjesh qe kam ironizuar PD-ne e lagjes, ajo eshte objekt kulti per ty!
    Une nuk do te shkruaj me ne kete teme ashtu sic edhe thashe me lart sepse ti je shume i politizuar per te shprehur nje mendim te drejte. Une nuk kam pare forumist tjeter qe ne temen "C'fare hengret sot" te shkruaje postim me karakter politik! Nuk e di por je ekzemplar i rralle! Jo vetem qe nuk do te shkruaj me por as do tu pergjigjem replikave te tua ne asnje prej forumeve.
    Qe te te ngrej nje cike moralin po hedh edhe nje parulle te fundit. "Poshte Nano!"
    Mbec me shendet e gjithe te mirat!
    Ezekiel 25-17.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Cobra1
    Shiko un do te pajtohesha me shokun parafols Odeon Relax me mir sesa me tija Dardajan
    Ahmet Zogu i perket historis te famshme Shqiptare per Zogun lere te flasi historia me duket se nuk ka me vende qetju ftoj dhe juve ne tavolin esaj .
    mbretrit i perkasin te kaluares dhe jo te sotmes .
    Sot eshte koha e demokracis . Medukesh i shkurter nga trut mundou te mos qendrosh shum ne diell se te paska ber dem

    Ashtu sic e ke pseudonimin je edhe ne shpirt dhe ne gjuhe , mor i shkret
    eshte shume kollaj te fyesh nje person pa e njohur , vetem sepse ajo qe ka shkruar nuk te pelqen ty , gjithashtu eshte shume kollaj te shkruash ofendime , kur je i pire ose i droguar ,ose perndryshe je aq i ceket ne llogjiken tende sa edhe injorant, por kultura ime nuk me lejon te vazhdoj me tej debatin me ju .

Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •