Close

Rezultati i Sondazhit: cfare mendoni per Ahmet Zogun

Votues
204. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • ka qene i mire per shqiperine

    100 49.02%
  • ose jo

    104 50.98%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 243
  1. #111
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Shiko un do te pajtohesha me shokun parafols Odeon Relax me mir sesa me tija Dardajan
    Ahmet Zogu i perket historis te famshme Shqiptare per Zogun lere te flasi historia me duket se nuk ka me vende qetju ftoj dhe juve ne tavolin esaj .
    mbretrit i perkasin te kaluares dhe jo te sotmes .
    Sot eshte koha e demokracis . Medukesh i shkurter nga trut mundou te mos qendrosh shum ne diell se te paska ber dem

  2. #112
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    I lexova me vemendje arsyetimet e forumisteve ne kete teme dhe vendosa edhe une te jap mendimin tim. Persa i perket kohes kur Zogu ka qene ne pushtet ka patur arritje te kenaqshme ekonomiko-politike. Vura re se anetaret qe jane pro politikes se Zogut vetem sa anashkalojne disa situata ne te cilat figura e tij erresohet. Keshtu vetem me citime permendin periudhen e viteve deri ne 1924 pra deri ne revolucionin e Qershorit duke arritur te zbusin qendrimin autoritar te tij kudrejt masave te gjera popullore qe kishin pakenaqesi te theksuar ndaj rregjimit te tij. Zhdukja e disa personaliteteve te shquara te asaj kohe si Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri dhe internimi i shume te tjereve, njerezve perparimtare lihet ne heshje, nje heshtje qe rendon mbi figuren e pergithshme te Zogut.
    Nuk mund te pozicionohet asnjeri kunder figurave qe permenda me lart sepse hisoria na ka treguar qe shqiptaret e vertete nuk harrohen dhe nuk duhet mbi te gjitha t'i harrojme ne funksion te rehabilitimit te figures se Zogut sepse mendoj une do te humbisnim vlerat tona te verteta kombetare. Vetem fakti qe te gjithe keto personalitete ishin kunder politikes se Zogut do te thote shume per mua.
    Do te doja te ndalesha dhe te Revolucioni i Qershorit te 24-es. Ne nje citim quhet "fshataresko borgjez" per t'ia ulur vlerat. Une besoj se ky karakterizim ia rrit vlerat atij revolucioni. Ne nje Shqiperi te paindustrializuar ku fshataresia perbente rreth 75% te popullsise kundervenia e kesaj mase te gjere kunder qeverisjes se Zogut prape do te thote shume per mua. Kishte ardhur nje kohe ku duhej te shperbehej autoriteti i bejlereve dhe agallareve (nje kaste qe vete Zogu perfaqesonte) dhe te vendosej tregetia e lire dhe reforma agrare. Nqs do te arrihej kjo gje atehere do te kishim nje mini revolucion amerikan dhe zhvillim te menjehershme te Shqiperise (ky eshte mendimi im)
    Shume nga ju mbase nuk e dine se kushtetuta e vendosur nga ky Revolucion ishte nje nga me te perparuarat ne Ballkan. Kjo gje sigurisht nuk i shkonte per shtat zogisteve dhe sigurisht fqinjeve tane qe gjithmone na kane dashur "te miren" prandaj shpejtuan qe ta ndihmojne "mbretin" e ardhshm shqiptar. Ka fakte historike per kete vete vajtja e Zogut ne Beograd nuk ishte per nderim klime. Fqinjet na ndihmuan kesaj here duke na e servirur mbretin ne tabaka sepse ky iu pergjigjej interesave te tyre. Shen Naumi.
    Deklarimi si mbret. Koncepti i mbretit duhet pare me thelle per te kuptuar esencen e tij. Jemi ne vitin 1928 dhe absolutizmi ka vdekur qysh ne vitin 1789. Kthim pas? Me lejoni te bej nje krahasim dikur ka qene nje njeri me emrin Gjergj Washington ishte ai qe vendosi per percjelljen e pushtetit jo me ane te trashegimise ne Amerike po te shikojme Zogun ne kete aspekt me lejoni te pakten ta quaj egoist.
    Kishim zhvillim ekonomik dhe kulturor por ai lloj zhvillimi e ngjan me ate mitin e dhelpres qe pastron Zogun nga jashteqitjet e lopes per ta ngrene vete. Le tu veme nga nje emer personazheve te mitit ne fjale qe te mos mbeten anonim. zogu=Zogu dhe dhelpra=Italia.
    Vjen Prilli i vitit 1939 dhe me ardhjen e italianeve ne brigjet shqiptare fluturoi dhe Zogu!
    Mund te bente qendrese kundrejt pushtuesit por Shqiperia ne ate kohe ishte liber i hapur per miqte tane italiane dhe qendresa do te ishte e kote, Zogu natyrisht kishte aq mend ne koke qe ta kuptonte kete gje prandaj hapi krahet dhe u be ere...
    Lexova se ne emer te tij ka nje shesh ne Tirane, po eshte e vertete dhe quhet "Zogu i zi". Mendoj se mbi te gjitha kontributi i njerezve pozitiv apo negativ ngelet ne ndergjjen e popullit. Ai tregoi ne vitin 1997 me ane te referendumit per vendin qe Zogu ze ne histori.
    Ezekiel 25-17.

  3. #113
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Mendoj se shumica e atyre qe po shkruajne ne kete teme duhet te lexojne me shume te verteta historike dhe vetem historike per Ahmet Zogun dhe pastaj te japin mendimin e tyre pro dhe kunder.
    Personalisht e konsideroj si figuren me te shquar ne historine e kombit shqiptar. Madje ne aspektin e shqiptarizmes e vendos edhe para Ismail Qemalit.Me sakte, Zogu ka qene shume me teper konseguent dhe i patundur ne idene e nje Shqiperie Sovrane nga sa ka qene plaku i Vlores. Kam edhe argumentat, edhe kunderargumentat per nje debat te tille ndoshta ne ditet e ardhshme...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #114
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Shume nga forumistet diskutante e shohin Historine me tifozllik, i majt, i djatht. Kush eshte i majt e ul Zogun dhe ngre Fan Nolin me Revolucionin e Qershorit dhe Enverin. Kush eshte i djatht, ul Fan Nolin dhe Enverin dhe e ngre Zogun ne nje piedestal te larte.
    Historia nuk shihet me tifozllik. Ajo qe ka ndodhur, tashme ka ndodhur dhe nuk kthehet dot prapa. Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Fatos Nano, Sali Berisha, etj. jane pjese e historise. Emrat e tyre, per mire apo per keq, nuk mund te fshihen nga Historia e Shqiprise.
    Ngrini Zogun ne qiell. Cfar ishte Ahmet Zogu, nje diktator qe u vetshpall mbret. Ngrini Enver Hoxhen ne qiell. Cfar ishte Enver Hoxha, nje diktator i pashapallur mbret. Asnje nga te dy nuk pranonte opozite dhe zgjedhje te lira parlamentare. Asnje sistem nuk ishte i lire. Asnje sistem nuk ishte demokratik. Tek te dy sistemet kundershtaret perndiqeshin. Pra, ne themel te dy sistemet ishin diktature. Mund te me thote njeri çfare te mirash i sollen Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha Shqiprise. Asgje, perveçse i shkaktuan vuajtje qe i vuajm akoma dhe sot.
    Kur diskutoni per Historine, mos flisni me tifozllik apo bindje politike qe keni per momentin. Jini realiste, pasi ne mes tone po diskutojm per çeshtje qe i perkasin vendit tone ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #115
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Te lutem skuth i vogel mos e ngaterro komunizmin me Revoluconin e Qershorit. Fan Noli nuk ishte komunist.
    Ezekiel 25-17.

  6. #116
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    - Julius !!!

    Une i ndava personazhet e hsitorise ne te majte dhe te djathte. Nuk besoj se eshte faji im qe komunizmi i perket anes se majt, apo jo ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    julius..

    ben mire te lexosh pastaj hyr ne tema qe fare nuk i njeh..

    po te jap nje drejtim... shko ketu tek kapitujt e historise dhe lexo.. sidomos kujtimet e Ekrem bej Vlores..


    Ka dhe te tjara shkrime qe mund te te vlejne qe te spastrosh "skorjet.."..

    keshilla ime vlen vetem se se vertet je i interesuar te pasurosh fare pak diturine tende per Historine.. sidomos per Historine e Shqiperise.. ndryshe mos u lodh fare..


    Skuth..

    Ke thene aty lart mes tjerash:

    ---
    Ngrini Zogun ne qiell. Cfar ishte Ahmet Zogu, nje diktator qe u vetshpall mbret. Ngrini Enver Hoxhen ne qiell. Cfar ishte Enver Hoxha, nje diktator i pashapallur mbret. Asnje nga te dy nuk pranonte opozite dhe zgjedhje te lira parlamentare. Asnje sistem nuk ishte i lire. Asnje sistem nuk ishte demokratik.
    ---



    Skuth dhe ti lexo pak ato cka i kam keshilluar juliusit te NTSHUS-it.. lol.

    Mos bej paralelizma kot..e mos kce si zog rike ktu.. e ul koken e lexo se ka mrekullira ne Forum per Historine qe nuk i gjen kerkund me lehte se ktu..
    Ka nje Dosje qe Albo me duket me Enin e kan permbledhur ku mund te gjesh kronologjikisht tere historine e viteve 1900-1940.. e aty ka plot material interesant dhe kryesorja plot vertetesi..

    degjo nashtithi.. kur thon Libofsho-Roskoveci..



    AHmet Zogu si burre shteti (ne politiken Shqiptare) eshte vet pjelle e pluralizmit..

    Ai doli "mbi uje" jo me dajak kunder kundershtareve por..duke u dalluar ne disa drejtime te veprimtarise politike kombetare ku te tjeret nuk treguan zotesine e duhur.. dhe pikerisht ne Stabilizimin e gjendjes se brendeshme te Shqiperise (qe ishte akoma nje shprehje politike ne ato vite) dhe pikerisht kjo e ben Zogun te admirohet nga kokat e Kombit te asaj kohe.
    Ishte pra nje "Tcunam" ne hapsirat Shqiptare te atyre viteve.. qe perlante e bente te deshtonte cdo nisme.. veprim e perpjekje politike te rilindasve dhe si dhe te miqve tane nga Jashte.. ne periudhen e 1900-20-tes .. qe kerkonte burra te Forte e jo vec dijetare e diplomate.. qe "polli" Ahmet Zogun..

    Pra ishin kokat tona te Kombit te asaj kohe.. qe piketuan Ahmet Zogun si lider e i thane ..na prij or djal matjan.. pik..

    Pra.. duke e pare aftesine e operativitetin e efektivitetin e Ahmet Zogut te ri.. ne punen e palodhur per stabilitetin e vendit ..vet keta pra Kryepleqte tane pra pionieret e Shtet formimit ..qe ishin dhe vet rilindas te thekur i thane Ahmetit.. ec ktu more Burre e na celsat e ktij Shtetit qe akoma nuk ekziston e ec perpara..

    Dhe Zogu Beri Shtet..

    Dhe ne kte Shtet qe beri Ai dhe plejada e asaj kohe.. u realizuan ato cka ishin me te mundshmet e me te mirat qe mund te beheshin..

    Lexoniiiiiiiiiiiiiiiiiiii pastaj hyni e debatoni.. se na plaset me lejfenizem ..

    Pra ishin vet politikanet e asaj kohe qe u kishin ren lesht e kokes ne pun atdhetarie qe i than Ahmet Zogut.. Behu Minister i Brendeshem e ver rregullin.. e po ata vet me von i thane.. behu Kryeminister e nderto Shtetin.. e po ata Vete i than behu President i shqiperise e na prij perpara..

    Ne te gjithe Kohen Zogiste ka pasur Demokraci.. qofte institucionale qofte Fetare qofte mendimtare politike e Letrare filozofike..

    Vetem ndaj atyre qe kan shkelur principet elementare te Shtetit .. Zogu ka perdorur Dhunen..dhe ate me kandar Farmacie..

    Revolucioni i Qershorit 1924-es.. eshte nje Veper e Gabuar ..e demshme dhe anti-kombetare.. pamvaresisht per vlerat e personaliteteve qe u perfshine ne kte Revolucion..

    e di se pa lexuar fare nga ato qe ju thashe ti lexoni .. do zhgaravisni ktu.. ko.qlleqe te propagandes puniste qe na i kan dhene her me ambalazh NTSHU -si e here me ambalazh .. atlantiko-integruso-nano isto Xhelalo gjecovist e nasho jorgaqoist e llafe boshe..nga ZP e erion Qose- caush gjinush dokleve..

  8. #118
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Pra ishin vet politikanet e asaj kohe qe u kishin ren lesht e kokes ne pun atdhetarie qe i than Ahmet Zogut.. Behu Minister i Brendeshem e ver rregullin.. e po ata vet me von i thane.. behu Kryeminister e nderto Shtetin.. e po ata Vete i than behu President i shqiperise e na prij perpara.
    ... Po mbret, kush e beri, apo me qe kishte treguar pjekje dhe bindje ndaj pleqsise, ata vendosen t'i benin nje dhurate dhe i dhuruan kuroren e Mbretit per te vendosur nje mbreteri absolute ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #119
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Sic shkruan Brari : po te jap nje drejtim... shko ketu tek kapitujt e historise dhe lexo.. sidomos kujtimet e Ekrem bej Vlores..

    Pra mor' skuth i vogel lexo ato te shohesh se cfare capaculi dhe vrasesi bandit ishte Avni Rustemi.....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #120
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    dhe cfare aventurieri ishte Fan Noli ne politike...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •