Close
Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 235
  1. #71
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    E qeshura ime
    Ta shkundi pluhurin e harreses
    Nga supet e lashta.
    Grimcuar,Te gjeta aty
    Ne arenen e Colosseumit.
    Une vetem sandalet
    E e lidhura mbi nyje,
    Kisha sjelle me vete nga ajo kohe.
    Vrapuam perdore
    Udheve te kohes.
    Grimcuar rashe une tani
    Mbi supet e tua dhe koken tende
    Te gjeta papritur ate mengjes
    Dhe po aq papritur
    Me humbe ne mbremje.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #72
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    Qendro aty!
    Ne bregun e lumit te gjelber
    Nen deget e lara nga agimi kalter
    Nen shushurimen e fresket
    te flladit te purpurt.
    Qendro aty,
    kur pluhri argjente
    te te shkundet mbi supe.
    Aty qendro
    Gjelberim ne breglume
    Kaltersi e lare nen deget e agimit
    Purpur flladi shushurites
    Qendro aty
    Argjend pluhuri
    qe shkundet nga mendimi
    e ne sup te bie tinez....

  3. #73
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    E qeshura ime
    Ta shkundi pluhurin e harreses
    Nga supet e lashta.
    Grimcuar,Te gjeta aty
    Ne arenen e Colosseumit.
    Une vetem sandalet
    E e lidhura mbi nyje,
    Kisha sjelle me vete nga ajo kohe.
    Vrapuam perdore
    Udheve te kohes.
    Grimcuar rashe une tani
    Mbi supet e tua dhe koken tende
    Te gjeta papritur ate mengjes
    Dhe po aq papritur
    Me humbe ne mbremje.
    Dridhja e buzeve qe qeshen
    Shkund harresen si pluhur
    Supeve te vjetra.
    Copa copa te gjej
    si Koloseun
    Sandalet vetem nuk kane ndryshuar
    ashtu si nyja e pazgjidhur e kohes
    Vrapojme ne arene
    si dikur...
    Grimce qe bie nga koka jote
    poshte ne sup
    keshtu kam rene edhe une
    ne agim te gjeta ashtu
    e po ashtu papritur
    te humba ne muzg...

  4. #74
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    kenga e kurbatkes

    Dua koken tende
    mbeshtetur ne preherin tim

    floket e tua dua
    me gishtat e nates ti perdredh

    te te peshperis profecite
    dhe ti te zgjohesh i trembur

    nga kundershtimi te panjohures
    te dridhesh deri ne thember

    Dua shpirtin tend
    shporte do ta thur

    zemren tende dua
    trofe ta mbaj ne mur.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #75
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Penguar e rreshkitur rashe permbys,
    Mbi grumbullin
    e iluzioneve e zhgenjimeve te shembura.
    Me zhurme, si cdo shembje...
    Me dhembje.
    U bera pis ne mjekerr gjoks e gjunje.
    Meshiren hidhe tej
    Eshte ndjenja me pa vlere
    Drejt e ne sy me shih. Jam une!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #76
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    S'me shkul dot nga vetja
    Gjithmone kam qene me ty
    Drite hija ime
    Shkendija bardhe e zi.
    Nese te mungoj
    Me gjej prap aty
    Me vellon e muzgut
    Te hedhur ne krah
    Une te luaj kukullash
    Dhe ti te luash shah.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Postime
    29
    E Kalter , Urime poezi vertet te bukura

  8. #78
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Po vjen fundi,
    Koha po mbaron
    Pas pak fillon shfaqja.
    Nese akoma do
    Frymen time
    te te rreshqase ne vesh,
    Nxito.
    Mer trenin e fundit dhe eja
    Pak minuta para fillimit te shfaqes
    Prapa kuintave
    Me tako.
    Nese vonohesh
    Do te te mbetet te admirosh
    Bashke me spektatoret e tjere
    ( ne platé a ne llozhe)
    Artin tim te te ecurit ne tel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 28-07-2004 mė 18:40
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #79
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Rreshkit,
    Dheut te bute te llogjikes
    Apo rrepirave te thepisura te saj,
    Kembet duke ngulur fort qe mos biesh.
    Mbahu,
    Fort pas rrenjeve te mendimeve
    Duar gjakosur, ne fijet e holla
    Ngerc I gishterinjve qe hapen dhe mbyllen.
    Dhe bjer…..
    Aty ne fund, ku nuk do doje te ishe
    Ku muskujt clirohen
    Dhe shpirti qetesohet nga mundimi.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #80
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Femije i vogel me shkop ne dore
    Cdo gje shkatrroj e prish...
    Naivisht.
    Ti i ftohte veshtron
    Si ajo rrezohet vdes rrenkon.
    Dhe une dhimbshem
    rri e vuaj
    Rregullat e lojes tuaj,
    Qe kurre s'mesova qe ta luaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 01-08-2004 mė 10:53
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •