Close
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 235
  1. #61
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ti mos trokit, deren shty
    Nuk e di?
    E mbaj hapur per ty.
    Hiq kepucet, eja ulu,
    Zjarrin ta kam ndezur ne oxhak.
    Ne oxhakun e shtepise ne mal
    Me bore te virgjer rrethuar...
    Pishat me krahet renduar
    Dhe ulerimat e ujqerve perqark...
    Zjarrin per ty e kam ruajtur
    Kur i lodhur te vish
    nga rruga e gjate.
    ......................................
    Apo valle rrugen ke harruar?
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #62
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ne preher mbaj lemshin e ngaterruar
    Perpiqem ti zgjidh nyjet nje nga nje
    Mbaj zgjuar me zor durimin e mbaruar.
    Njerez me sy te habitur qe shohin nga mua,
    Asnje nuk njoh, nuk me njeh asnje.
    Nuk dua ata qe pelqej
    Dhe te gjithe ata qe nuk pelqej, dua
    Rrethohem nga teper te heshtur,
    teper te marre,..... ose...
    njerez qe kane frike nga mua.
    Dhe lemshet dhe nyjet,
    me ngaterrohen ne duar.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #63
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    Ne preher mbaj lemshin e ngaterruar
    Perpiqem ti zgjidh nyjet nje nga nje
    Mbaj zgjuar me zor durimin e mbaruar.
    Njerez me sy te habitur qe shohin nga mua,
    Asnje nuk njoh, nuk me njeh asnje.
    Nuk dua ata qe pelqej
    Dhe te gjithe ata qe nuk pelqej, dua
    Rrethohem nga teper te heshtur,
    teper te marre,..... ose...
    njerez qe kane frike nga mua.
    Dhe lemshet dhe nyjet,
    me ngaterrohen ne duar.
    Loz me lemshin qe te ra nga preheri kur ti po thur corapet e leshit
    Shtellungat e tymit te bardhe i ben fill, i kalon ne gishta, i ben top
    Qethur jane delet e reve qe po mjelin bijte e tu ne vathen e larget
    Te ferkohem kembeve, te lutem te me perkedhelesh prapa veshit
    E te me peshperisesh fjale tigrash ndonese ka kohe qe jam macok
    Po ti ben nyje njera pas tjetres, pa ane e fund kjo cerge merimange..

    Provoj ta zgjidh, e di qe eshte e kote, trung jam edhe vete me nyje
    Anesh vatres fle e thahem ne avullin e frymes tende te parregullt
    Gjuhe castesh me lepijne ne fytyre, qente qe ruajne tufen e lehin
    Zgjohem, nuk ka ndodhur gje, vec ti nderkohe ke bere edhe ca yje
    Menget e vjeshtes ke filluar me kacurrelat e verdha te nje mjegulle
    E vec gishtat shoh qe nuk lodhen kurre, lekure qe kockat fshehin..

  4. #64
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Jam jete,
    Ne piken e veses
    qe rreshket nga maja e gjethes
    Ne gojen e hapur te fijes se barit te njome.
    Ne shkulmin e eres
    Qe me perkedhel veshin
    Dhe qe une i jap fryme nga e imja
    Per ta nisur tek ty.
    Jam jete,
    Ne te gjithe ata qe me duan
    dhe ketu i kam
    Dhe ne te gjithe ata qe me kane dashur
    dhe kane ikur prej meje.
    Jam jete,
    Ne qelizat e trurit tend
    Sa here qe te shfaqem para syve
    dhe ne damaret e tu
    sa here qe zemra me vrull te rreh
    Jetoj......
    Ne te gjitha jetet e mija
    Mbledhur dhe shtresezuar si perla
    Ne guacken e trishtimit tim.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #65
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    kur te vish,
    Mbush nje gote me shi
    dhe une ketu do mbush nje
    dhe le te pime te dy,
    le te ngreme dolli
    eshte ora e marrezive,
    te njomemi,
    te dehemi ne shi,
    une dhe ti!


    kjo me pelqeu shume tej mase

  6. #66
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Me tako atje,
    Ne vijen midis perendimit dhe lindjes
    Midis drites dhe hijes,
    Atje ku deti prek qiellin

    Me tako atje,
    ku graviteti prek token
    Ne skajet e buzeqeshjes
    dhe mbeshtjelljen e perqafimit

    Me tako atje,
    poshte shusherimes se degeve
    brenda gotes se pijes time te preferuar
    nen qiellin ku yjet kane humbur rrugen.

    Me tako atje
    ne zgjatjen e deshirave pertej mundesive
    mes frikes dhe vleres
    aty ku vetem ti di te me gjesh.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #67
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    Me tako atje,
    Ne vijen midis perendimit dhe lindjes
    Midis drites dhe hijes,
    Atje ku deti prek qiellin

    Me tako atje,
    ku graviteti prek token
    Ne skajet e buzeqeshjes
    dhe mbeshtjelljen e perqafimit

    Me tako atje,
    poshte shusherimes se degeve
    brenda gotes se pijes time te preferuar
    nen qiellin ku yjet kane humbur rrugen.

    Me tako atje
    ne zgjatjen e deshirave pertej mundesive
    mes frikes dhe vleres
    aty ku vetem ti di te me gjesh.
    Takome atje
    ku perendimi lag lindjen
    ne breg te dritehijes
    ku deti rrudh qiejt

    Takome atje
    ku toka shfryn gravitet
    ne fleger te buzeqeshjes
    galop i shkurter perqafimi

    Me tako atje
    ku kercasin thinjat e degeve
    e shkumezojne gotat e buzeve
    e yjet enden te humbur rrugeve

    Takohemi atje
    pertej mbushjes si vere
    frika e gjakut qe derdhet
    atje ku ti me gjen sa here...

  8. #68
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ku ka pak diell ta prek?
    Nje rreze, ne duar ta mbaj?
    Pak ngjyre te celur...
    Ne kete bote gri te thelle?

    Cift gjarperinjsh, nga une thith jete
    Dhe e peshtyn, poshte nuk i shkon,
    Ushqim i cuditshmem
    Gjithe qenien e tyre e revolton

    Dhe jetet e mija tkurren e zgjaten
    Njeqelizore nga tjeter planet
    Cudine perpiqem te jashteqis
    Mbys, "kur" dhe "si" dhe "pse-te"

    Me fshi edhe nga kujtesa jote, te lutem,
    Mos me mbaj varuar si kremastar bosh
    Ti bote qe kurre nuk me kuptove dot
    Me bej favor, te me harrosh.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #69
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Qendro aty!
    Ne bregun e lumit te gjelber
    Nen deget e lara nga agimi kalter
    Nen shushurimen e fresket
    te flladit te purpurt.
    Qendro aty,
    kur pluhri argjente
    te te shkundet mbi supe.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #70
    e kalter
    Me pelqejne krijimet qe sjell ne forum. Ka shume te tilla edhe ne kete teme, qe po t'i vecoja do behej list e gjate ...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •