Kur te vish...
Kur te vish
nese nuk ke ardhur akoma
do te te servir
flitra cigaresh te helmosura.
gotat e boshurara
do t'i thyej copa copa
dhe ti, do t'i pish.
Mos thuaj ;"s'kam ardhur!"
kur te vish!
Eja
I dashur,
perpiqu dhe eja ne pranvere.
Nje dite te rrime bashke
do te ndihesh i lumtur
besome!
Do te jem zonja te ta dhuroj
shperthimin te gjithin.
Perpiqu dhe eja ne vere.
Nje nate te rrime bashke
do te ndihesh i mrekulluar
besome!
Do te jem zonja te t'i zbres
yjet te gjithe.
Perpiqu dhe eja ne vjeshte
nje cast te rrime bashke
do te ndihesh i dashuruar
besome!
Do te jem zonja te te bind
se te dua me shume se numri i pikave
te shirave te vjeshtes.
Po ne dimer...
Ah po te vish ne dimer
Do te dhuroj ate...
c'ka per te cilen kemi me shume nevoje
ngrohtesine do te kembejme me njeri-tjetrin
dhe fryme marrjen
...Sa qejf!
E kalter, zgjodha keto dy poezi ne shenje pershendetjeje .... me keto vargje te tuat qe jane aq te bukura , me kujton veten time te dashuruar e te dashurueshme.
lol.
Krijoni Kontakt