Close
Faqja 22 prej 24 FillimFillim ... 122021222324 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 235
  1. #211
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    E perditeshme...

    Me thuaj ti ndonje gje tani...
    Ndonje gje te perditeshme
    si buka e ngrohte
    qe merr cdo dite ne dyqan...

    Me mbeshtill tani me avullin e bukes
    te sapodale nga furra
    dhe me nuhat....

    Me trego ndonje gje te perditeshme tani
    te thjeshte si dielli
    dhe era e luleve...

    Te verdhen e pranveres ma vish
    dhe pastaj
    thjesht me shterngo ne krahe....

    Me thuaj pra, dicka krejt te thjeshte,
    si puthja e hapave kembezbathur
    mbi te sapocelurin bar...

    ...Dhe une do te flas per pemet
    ne adoleshencen e tyre verbuese
    teksa i shoh perdite kur udhetoj.

    Miqesore

    C'te te them e c'te vargoj ne leter
    e hodhem dhe kete dimer pas kurrizit
    i fshime nga mendja boren dhe kripen e zeze
    dhe pritem te jeshilonte bari
    te dilte me ne fund kopshtari
    ta mbushte dynjane me lule

    po vakti akoma s'ka ardhur
    atje ne Eduard Garden
    te vona jane shperthimet.

    Lake Shore akoma shfryn
    inatin e fundit te stines
    na ngec nga nje virus ne fyt
    si shuplake kaptines

    po buken e ngrohte a sme thua
    ne c'dyqan e merr ti e_kalter
    Nofrills, IGA, Dominion
    apo e pjek ne vater

    I ziu qe kur kam ardhur
    vec buke frigoriferi
    po ha si buken e vjedhur
    i ftohti me theri..lol

    por vargjet e fundit i ke qare
    me ato pemet adoleshente
    me ato puthjet kembezbathura ne bar
    me ato prekjet transparente

    Vazhdoni, o trima, vazhdoni
    Pranveren e shkurter shijoni....
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #212
    me habisin njerez te tille
    si mund te shijosh pranveren qe vjen
    si mund te shijosh te tashmen
    si mund te mendosh per te ardhmen
    kur te shkuares i bie shkelem....
    KUPTOHET SE KUSH ESHTE I DASHURUAR ME ATE QE DON, EDHE KUSH ESHTE I DASHURUAR VETEM ME DASHURINE ..

  3. #213
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    O mirėmėngjes jetė! O vrulli djaloshar/e..
    shko bli nje keyboard (tastiere) te ri, se le nam dhe rregullo firmen, poshte atyre mesazheve brillante qe po na lene me goje hapur.
    kaq per sonte
    te fala
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #214
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Une ju falenderoj shume shume shume, te gjithe ju qe me lexoni dhe ju qe shkruani ketu ne temen time.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #215
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Poezite e mija

    ...psheretima te ngrohta
    rruges se qumeshtit nisur.
    ...femije pa emer
    mbi trupin tim ngjitur.
    ...floke ngaterruar
    ererave te ftohta.
    ...gishterinj kryenece
    ngrire mbi pianoforte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 09-05-2006 mė 00:22
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #216
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    O mirėmėngjes jetė! O vrulli djaloshar/e..
    shko bli nje keyboard (tastiere) te ri, se le nam dhe rregullo firmen, poshte atyre mesazheve brillante qe po na lene me goje hapur.
    kaq per sonte
    te fala
    ha ha ha sa si ti kom pare qe ja bejne me sy vetvetes ooooooooooo nje zot e di .
    gjithsesi je e mirpritur tek une edhe ty xhan te kam .


    BYE PER SOT
    KUPTOHET SE KUSH ESHTE I DASHURUAR ME ATE QE DON, EDHE KUSH ESHTE I DASHURUAR VETEM ME DASHURINE ..

  7. #217
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Rrethrrotullim

    Aty ku kurre ti nuk ke qene
    te thinjura mendimet me rriten
    nje ere e hirte i shkund
    bie shi meteoresh te ftohte
    mbi kujtime per se gjalli te ngrira
    dhe oshetima e hapave te mija
    instiktin drejt mungeses tende
    ma therret.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    dielli mesditave ne det
    digjet e digjet e djeg
    une dergoj mendjen diku larg
    a je ti akoma ne ate dritare
    qe sodit shiun
    tek rrezohet gjetheve
    ne park
    * * *

  9. #219
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Perralle

    Ajo fle...
    mbuluar vec me fjale, tinguj fryme
    qe vjeshta i shkundi shkujdesur
    mbi te...
    Ajo eshte toke...
    fijeze bari...
    eshte bryme...
    qumesht gjiri
    rrjedhur nga nje re...

    Ai rri zgjuar
    me tymin i mbeshtjelle...
    I bardhi, i lehti, i hidhuri
    tym i tij...
    Ai eshte zjarr
    shkeputur s'di nga c'diell...
    Deshirat djegshem kthehen
    ne te panjohurin hi.

    Ai eshte zjarr
    ne hi i kthyer...
    Ajo eshte toke
    ne hi mbuluar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 01-07-2006 mė 12:15
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #220
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter


    I bardhi, i lehti, i hidhuri
    tym i tij...

    (Hi dhe tym, firma ime...adrese e tij)
    gone with the wind...

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •