Close
Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 235
  1. #191
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Tulipane te dashuruar

    Ato jane lejla e celur
    perkulshem mbi kercell
    drejt njeri tjetrit hepuar

    Pikezat e veses
    Mbi buze te njera tjetres
    Butesi petalesh
    Mbi pistil pikuar

    Ato jane te sapocelura,
    deshirendezura,pa sex
    Arome e flladit
    i shtyn nen njera tjetren

    Dhe preken kurorat
    nen driten e diellit
    sinfoni psheretimash
    sa bota e vjeter!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #192
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Musht i ardhur,
    pertueshem rrjedh ne damare
    mbi thonjte troket
    perjashta do qe te dali
    Ti je shkaku i muzgjeve
    shtatanike te ngrire
    Ti je shkak i uragneve
    qe gjoksin kaq here
    kane perfshire....
    Pertueshem rrjedh troket
    dhe shpirtin ma kapit
    Embelsisht me helmon
    Me deh me c'deh
    Me hedh ne erresire
    keputesh supeve
    bie, ne te shpirtit humnere
    Ti musht i ardhur
    fajtor per gjithshka...
    Ti mush i ardhur
    Qe kurre su bere dot vere
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #193
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Shperberje

    Nen aromat e ngrohta te Indise
    lekura ime u shperbe
    nje cope nen balte fluturoi
    nje cope u perbalt mbi re...
    Nje cope dallgeve iu derezua
    mes shkumes, ulurimes ngadhnjimtare
    nje cope mbi vete mblodhi oqeanin
    nen kater cepat si shami palosur...
    Nje cope shryu te gjitha ererat
    renkimeve qe s'kane te sosur
    ne fshikezen e mendafshte te nje larve
    e fundit cope perfundon
    ....................................
    Po ti engjell i vogel fytyre imcake
    nga cepi atij librit te vjeter dale
    me gojen kryenecesisht vulosur...
    me trishtimin e zemruar ne sy lidhur...
    duarprere... cke qe ashtu me veshtron?
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  4. #194
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Brishtesi e ngrire

    Deshirat kane ngrire, aty ne cepin e parkut
    aty ku dikur
    me gjuhet e flakes flisnin e luanin...
    Dore e ngrire s'prek dot me
    stalaktitet e flokeve,
    epshi buzeve si bryme aty ne mes pluskon,
    nje ere e ftohte nga nje stuhi e ardhur
    mbi llastaret e kuq
    debore te gjelber leshon...
    Vec syte u levizin
    te gjalle e plot shprese u mbesin
    te bardhave, te akulltave, statuja deshirash te ngrira
    dhe stinen e prekjes qe te vije, presin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 13-12-2005 mė 13:24
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #195
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Kalteroshe, ndihem akoma dhe me e kalter brenda shkrimeve te tua.
    Thanks
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #196
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    shume krijimtari te bukura...kam mbetur e mahnitur...Suksese te metejshme!

  7. #197
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    shume krijimtari te bukura...kam mbetur e mahnitur...Suksese te metejshme!

    bora binte ashtu e shpejte
    perplasej mbi fytyre
    shkrinte...
    dhe ashtu si lot rreshkiste...
    dhe une akoma vazhdoja te ecja...
    ndersa hapat e dikujt tjeter ndiqja
    "sa hapa te medhenj?...
    Cfare mendje feminore?
    Cfare torture...ne kete hapsire
    ...pa mbarim
    ne kete drite maramendese
    Bardhesi!
    ne kete pamje kaq delikate
    e kapur nga syte e mi,
    kaq imtesi....

  8. #198
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Shprese e ngrire.

    Mbi nje fjalez... "ndoshta"
    qendon varur shpresa ime....
    Zog me kembe te lidhura
    krahet e bardhe perplas ne ere...
    varur ne nje fjale...
    varur ne nje dege...

    Ne cep te nje dritarje
    qendon varur shpresa ime
    mbi akullin e ftohte te pezulit...
    kembet ngecur ne debore
    krahet ngrohtesise drejtuar
    diell i arte ia pershkendit.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    e_kalter,

    Poezi shumë të bukura, përgëzimet e mia.
    Më fal nëse po e prish me këtë poezi timen në temën tënde.

    AKULL JETE

    1.
    Borë bie mbi kokën time
    Borë bie dhe zemrën ngrinë,
    Ftohtë në kokë, akull në zemër
    Jetë e ngrirë bashk me vetminë!

    2.
    Shi bie dhe fare nuk ndalon
    Mbi mua dhe mbi shpirtin tim,
    I lagur në trup, i lagur në shpirt
    I lagur dhe i lënë jetim!

    3.
    Era më bart mua dhe jetën
    Era që fryn dhe më merr me vehte,
    Në koska më depërton, më thanë
    Era e poshtër e kësaj jete!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #200
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Poeti, faleminderit. Je i mirepritur....


    Udhetim

    Mes pluhurit dhe vapes
    ne terrin edhe agun
    me trupin te munduar
    shan rrugen edhe diellin...
    Bertet me ulerime
    fillon urren qellimin
    dhe rrjedh nga poret vreri
    gjithe trupin e mbulon
    Hypur mbi fijeze hene
    i lodhur kaleron
    por larg me larg gjithmone
    qellimi i ndricon
    dhe prap fillon mallkon
    I lodhshem kalerimi
    i gjate shume udhetimi...
    horizonteve zbehet...
    e vjeshton... qellimi.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •