Close
Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 235
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    Kristal nė mjegull. Apo margaritar brenda shkėmbit. Apo diell gjatė stuhisė.
    E padukshme, e fshehur, e pakapshme.
    Megjithatė, unė e shoh gjithmonė. Sepse kam dėshirė ta shoh. Pėr kėtė, s'mė mjaftojnė veē sytė.
    ...there's just too much that time cannot erase...

  2. #172
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Do te.....

    Nje breg
    Nje valez
    Nje pende e shkulur
    mbi maje te vales, ngadale perkundur.

    Dy vete...
    Nje siluete...
    me duar kapin
    Puthjet qe dielli i shuan ne det.

    Nga mali larte
    Puhize e bardhe
    (arome pishe mbarsur)
    lehtesisht nanurit, endrren e marre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 11-04-2005 mė 00:57
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Nje breg
    nje vale
    une....!
    syri i nje kalimtari
    sodiste
    vetmine e te
    treve
    une i lutesha vales
    eja
    bregu
    i lutej vales mos ik
    bregu mbi supe
    gjurmet e mia
    ne mendje
    stinen e mjelmave
    muzg i heshtur

  4. #174
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Kur fill i drites
    pashmangshem perthyhet
    aty mbi qerpik...
    Sterpik me drite
    Rrathet e mendimeve
    Poshte syve blu.....
    Aty jam une
    mbi balle, mbi buze...
    si kokrrize drite, a tingull,
    te futem ne shpirt e ne mendime.
    Te ndjej
    tek peshperit ne gjume ngadale
    "e vogla ime"
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #175
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Eshte vec bryme
    qilim i bardhe
    sythat e gjelber ka mbuluar
    dhe fletezat e holla te barit...
    Por eshte vec bryme
    Nuk eshte vrastare
    Kujtim i pashmangshem i dimrit
    Qe i gatshme pret pas deres te trokase
    Sa here qe dielli yt
    Mbulohet nen re....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #176
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Tymos cigaren, me ty ne ballkon
    Ndersa qielli i ftohte i veriut
    Yjet mbi ne i pikon
    Dritat ne dritaret jane fikur tashme
    ligesia neper shtreterit e bute
    nen qepalla fle.
    Frymemarrjen e gjetheve ndjej prane
    Dhe mall kam per kohen
    Kur gjethe kam qene.
    Oh, me mbaj ne duar, i dashur
    ne duar me mbaj....
    dhe me duaj shume...
    Edhe kur stinet te ikin dhe vine tek une.
    Dritherima ime stuhite ngre tek ty
    Peshperima jote
    Vorbull dallgesh, tek une.
    Oh, me shtrengo ne krahe i dashur
    vec me shtrengo ne krahe
    Dhe me jep ate
    qe vec ti di ta japesh
    Dhe qe askush. dot nuk ma dha!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #177
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Me duaj sic jam

    Ruaje ashtu sic eshte
    te bardhen re aty ne cep
    nuk eshte shtrat petalesh shtruar
    me epshe shuar permbi te.
    Pikat e veses ne mengjes
    margaritare mos i kerko...
    se permbi fletez kur rreshket
    prekur nga rrezet ne mengjes
    Kane jete me shume se ato...
    Dhe kur te prek nje krah pellumbi
    Nuk eshte zjarr por eshte drite
    E vogla lule kamomile
    Ne mes te barit e shperthyer
    Nuk mund te behet margarite...
    dhe nese bota ku une jam
    Ty larg te duket dhe e huaj
    ne boten tende beme vend
    vec, mos me ndrysho
    sic jam me duaj.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #178
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Re e bardhė nė njė cep tė qiellit,

    tashmė mė ka kaluar nė shprehi ta hap temėn tėnde sa herė shoh ndonjė postim tė ri. Mė bėhet sikur hapet porta e njė shpirti tė madh ku mė pėlqen tė humbem njė kohė...

  9. #179
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Me trego si vdesin dashurite...
    Krahet hapin qetesish
    mbi bar te gjelber.....
    ne te bardhat perpelitje
    te heshtura?
    Apo heshtur ulerijne
    gjer ne eshtra?

    Me trego si vdesin dashurite...
    Nen shirat e loteve
    Apo stuhite e pshereimave
    thermohen.....
    Apo nga nje grusht
    i hidhur
    te te thermurave tradheti
    te gjalla, te pakalbura
    mbulohen.....

    Me trego si vdesin ato?
    Mos jane valle yjet qe dhimbshem
    Nga kraherori i qiellit te endrrave
    keputen..
    Dhe ne keneten e felliqur te mashtrimit
    gjithe tmerr shkojne dhe mbyten....?
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #180
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Nanuritje.....

    Fryma qe qafes zbret ngadale
    levizjet e embla te buzeve ne vesh
    krahet e qerpikeve perplasen me rradhe
    c'tendosje lekure....ngerc krahesh ne epsh
    Ne te bardhen drite shtrydhet nata terr
    drite e ngrohte mbi ne derdhet lume
    butesisht e lehte supet na mbulon
    Si nje perralle qe te ve ne gjume...
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 18 prej 24 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zeri i henes ne mjegull
    Nga risela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 16:41
  2. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •