Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Re: Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    "Teoria e Inteligjencave te Shumta" eshte formuluar nga Howard Gardner, ......."Frames of Mind",
    ky eshte nje nga librat e domosdoshem per te hapur horizintet ne kete fushe, i thjeshte, i qarte dhe me nje llogjike vrasese, te bind per teorite e tij me te cilat jam mese dakort. Ne fund te fundit ekuilibri dhe balanca ndaj jane shpikur si koncepte

    Ps. Cupke, individualit ne shqip i thone individ

  2. #12
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    [i]] Nje prej tyre eshte qe, testet e IQ jane tregues i arritjeve ne shkolla dhe kolegje, por jo domosdoshmerisht tregues te arritjeve ne jete. [/B]
    Kjo pika me lart eshte me e rendesishmja per te diskutuar per mendimin tim.
    Po ja nis nga niset...
    "Inteligjence e shumefishte, shumeperberese."

    Ne radhe te pare mua me duket se ky destrukturim i inteligjences pergjithesuese eshte nje tentative e psikollogjise moderne, dhe te shkencave njerezore ne pergjithesi, per te bere qe budallain ta quajne te zgjuar. Po nga eshte i zgjuar budallai? Nga ana e inteligjences se molepsur, inteligjenca e budallallekut... Fragmentim i inteligjences pergjithesuese ne segmente te ndryshme?... Pse jo! Edhe njehere kjo ka te beje me mundin e shkencave njerezore per te zberthyer gjithēka dhe per te racionalizuar ēdo perberes, sado i vogel qofte. Qe prej epokes se Freudit i cili shpalli se i ēmenduri s'ishte vertet i ēmendur por se dhe llogjika e ēmendurise kishte nje unitet te brendshem, nje vlefshmeri. Qe prej kesaj ngjarjeje te gjithe u sulen per te racionalizuar gjithēka... megjithse te racionalizosh arsyen, pra inteligjencen, eshte gjarper qe ka filluar po ha bishtin e vet. (Pak histori kjo me lart.)

    Nuk e di a ka inteligjenca te shumta, te ndryshme, patjeter qe po, pse jo! Por mua nuk eshte kjo qe me intereson. Ne nje liber te botuar rreth viteve 90, nje autor i njohur, psikolog, amerikan (emri i te cilit nuk me kujtohet, aq me pak titulli i librit ; por mund tju jap referencat nje dite tjeter), pra ky autor prezantoi nje koncept te ri, qe beri goxha buje ne ate kohe dhe vazhdon akoma : konceptin e QE, "Emotional Quotient". Shume me i rendesishem ky i fundit se sa QI.

    Ne fakt eshte bashkepunimi, nderlidhja e ketyre te dyve, QI dhe QE qe garantojne miresine e individit, arritjet e tij ne jete. (Marredhenie e papercaktuar akoma, e cfare lloji etj.)

    Nuk e kuptoj pse QI duhet te merret si kandar i suksesit ne jete.
    Pastaj c'eshte suksesi? Ku bazoheni ju per te thene se nje njeri ka sukses, pra arritje, dhe nje tjeter jo? Jane krejt vleresime subjektive... me nje llaf te kota.

    Ajo qe dua te them eshte se inteligjenca nuk eshte ajo qe percileson apo percakton veēanerine e races njerezore. Inteligjenca eshte vetem nje nga perbereset e karakterit human dhe per mua vlefshmerisht me e vogla.

    Shpjegimi pse njerez me QI te larte ja dalin mbane jetes, kane sukses, me pak se ata me nje QI mesatar eshte se keta te fundit kane nje QE te larte. (Nenthemel ky pohimi me lart nenkupton se ata me QI te larte kane nje QE te dobet. Nje far lloji eshte llogjike sepse QE zhvillohet ne baze te marredhenieve shoqerore dhe duke qene se ata me nje QI te larte jane te paket, e pra jane te veēuar nga masa, nga shoqeria ne kuptimin e gjere te fjales... dhe si rrjedhoje zhvillojne nje QE te dobet.)
    Megjithate, prape ē'eshte suksesi? Ne kete rast une quaj sukses capacitetin per tu integruar plotesisht ne jeten sociale, ne shoqeri per te miren e shoqerise.

    Po e mbyll duke thene se njeriu eshte kryesisht nje qenie ndjesore (emocionale) e pastaj inteligjente. Humanizmi sherbehet me shume nga ndjenja se sa nga inteligjenca. Kjo per arsye se per njeriun, gjithcka merr nje domethenie ne baze vlerash, vlera keto qe jane fruti i ndjenjave dhe jo i inteligjences...
    Inteligjenca sherben ndjeshmerine.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Korēar,

    Nuk e prisja nga ty kėtė argument pasi kisha pėrshtypjen se ti vlerėsoje IQ mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Si duket paskam qėnė i gabuar. Mund tė them pėr herė tė parė qė jam 100% dakort me ato sa ke shkruar.

    Pėr ta zgjeruar mė tej argumentin qė nise ti shtroj pyetjen: Ėshte IQ ose EQ e pėrcaktuar qė kur kemi lindur apo ėshtė diēka qė mund ta zhvillojmė?

    Sipas teje njė njeri me IQ tė lartė nuk mund tė ketė njė EQ tė lartė por kjo mund tė jetė e gabuar nqs njeriu ėshtė i aftė tė zhvillojė inteligjencėn dhe emocionet nė tė njėjtėn kohė. Nė shkrimin tėnd ke pohuar se emocionet zhvillohen nė ambjentin shoqėror. Po inteligjenca? A mund tė ketė njė njeri me IQ dhe EQ tė lartė? Si do ta karakterizoje ti kėtė person?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 11-01-2004 mė 04:10
    Edi

  4. #14
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ke bere pyetje te veshtira bre Edo! Duhet goxha meditim per tju pergjigjur. Une po pergjigjem keshtu ne menyre intuitive kryesisht.

    IQ dhe EQ te percaktuara qe prej lindjes?
    Dyshoj shume sepse po te qe ashtu dhe foshnja do i ishte i "zgjuar" Inteligjenca eshte funksion i vlerave te besimit te nje subjekti gjykues (nje person, apo disa). Me kete dua te them se dhe foshnja eshte inteligjente brenda disa rrethanave, vlerave, te perbashketa por nuk eshte inteligjente kur ne bejme krahasime ne baze vlerash krahasuese qe ndryshojne thelbesisht. Megjithate patjeter qe ka nje fare predispocioni per te qene me i zgjuar apo me budalla : si prove merret fakti qe sado te mbash me vete nje qen apo nje majmun ata kurre nuk do kene aftesi zgjuaresie te njejtat si ne. (Ketu del pyetja a mund te behen krahasime nder raca qeniesh te ndryshme (njeriut dhe kafshes) dhe neqofte se jo pse jo?)
    Sidoqofte nuk e di nese inteligjenca eshte e percaktuar qe ne lindje, gjenetikisht, por fakti qe inteligjenca shfaqet progresivisht me ben te pohoj se ka zhvillim te saj. (Ajo qe sdi eshte fakti se a ka caqe te zhvillimit te kesaj inteligjence. Per shembull : nuk mund et jem me i zgjuar se 100 (nuk po marr QI-ine time si shembull) QI! Neqofte se ky fakt eshte i vertete atehere duhen gjetur shkaqet : eshte sepse kam nje QI prej 100 te perkufizuar gjenetikisht apo per tjeter arsye?...)

    Si inteligjenca dhe ndjenja zhvillohen ne funksion te kontekstit ne te cilin ndodhen. I njejti femije neqofte se lind ne Afrike ne nje tribu gjahtare luanesh, ai do te zhvilloje nje inteligjence qe ju pershtatet rrethanave megjithese mund te kete aftesi zgjuaresie ne matematike psh, por qe ne kete rast eshte e fshehur apo e paperdorur. Ashtu sikur se, po i njejti femije, neqofte se lind ne U.S.A. ne shtepine e nje informaticieni te "cmendur", shtepi plot me kompjutera, pra dhe ne kete rast ai do te zhvilloje (apo perdore?) nje inteligjence qe ju pershtatet rrethanave pavaresisht se mund te kete nje inteligjence te pershtatshme per te gjuajtur luan.
    Ky shembulli i perket shkences megjithese shume kritika jane te mundshme ndaj tij - gje kjo e fundit qe e diskualifikon nga shkencor.

    Nga shembulli del qarte se inteligjenca eshte e perkufizuar nga rrethanat, gjendja kulturore me shume se sa nga mundesite gjenetike te njeriut - megjithese ka gjase te kete caqe gjenetike percaketuese te gjeresise se zgjuaresise.

    Shembulli me lart tregon po ashtu se ambjenti shoqeror, kulturor, pra i marredhenieve, dhe si rrjedhoje i ndjenjave, ndjesise, perkufizojne inteligjencen ne nje fare menyre. GJuaj luener sepse me pelqen, ndjej kenaqesi duke bere kete gje ashtu sikur se ndjej kenaqesi duke perdorur kompjuterin.

    Epicure ka thene : "Qellimi i vertete i njeriut eshte lumturia." Nga vjen lumturia? Nga ndjenjat qofshin ato abstrakte apo "reale".
    Pra ndjesia e njeriut perkufizoka gjithēka... per njeriun.

    Dhe duke qene se te gjitha qeniet ndjekin te njejtin qellim, inteligjenca ka vlere vetem ne situata te perbashketa, ne shoqeri ne marredhenie midis individesh sepse ashtu sic majmuni eshte budalla ne shoqerine tone ashtu dhe ne jemi budallenj ne shoqerine e tyre.

    (Mbase vijon...)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #15
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nė atė paragrafin e parė nuk mė pėlqeu argumenti ose tė paktėn nuk mė pėlqeu prova qė kishe dhėnė nė lidhje me krahasimin njeri-kafshė. Truri i njeriut ka tjetėr ndėrtim nga ai i kafshėve prandaj majmuni, qėni, macja nuk janė subjekte tė vlefshėm pėr tė nxjerrė konkluzione. Pėr tju pėrgjigjur pyetjes tėnde unė mendoj se konkluzionet mund tė nxirren vetėm nga krahasimi i njėriut me njėriun dhe asnjė qėnie tjetėr. Biles edhe njeri-njeri ėshtė krahasim i vėshtirė pėr arsye se, siē the dhe ti, ambjenti pėrreth luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin/shfaqjen e inteligjencės sė njeriut.

    Ėshtė efekti i ambjentit mbi inteligjencėn apo mbi shfaqjen e inteligjencės?

    Nga argumenti tėnd nxjerr konkluzionin se ka disa faktorė qė luajnė rolin e tyre nė inteligjencėn e individid.
    1. Ambjenti
    a) Sasia e njohurive dhe mėnyra se qysh prezantohet tek individi
    b) Lidhja shoqėrore qė ke me njerėzit. ( ndjenjat = EQ )
    2. Ndėrtimi i njeriut (gjenetika)

    Pika e parė ėshtė gjithnjė dinamike dhe nuk mendoj se mund ta mbajmė konstante. Nqs do mund ta bėnim, do ishte torturė.
    psh: Dy binjakė do ndaheshin nė ēastin e lindjes dhe do riteshin nė tė njėjtat kushte duke patur tė njėjtėn shoqėri, tė njėjtat ngjarje, tė njėjtėn jetė nė ēdo mėnyrė tė imagjinueshme. Mė duket diēka e pamundur dhe rezultatet nuk do ishin tė afėrta me njeriun e zakonshėm qė ėshtė 100% tė kohės nė prani tė ambjentit shoqėror.

    Ambjentin e ndaj nė dy kategori tė rėndėsishme nė lidhje me inteligjencėn. Kategoria e parė ( A ) ėshtė sasia e njohurive dhe mėnyra se qysh prezantohet kjo njohuri. Kėtu pėrfshihet shėmbulli qė dhe ti me fėmijėn e njė fisi gjuhetarėsh dhe fėmijėn e njė fisi shkencėtarėsh. Pėr mėnyrėn e prezantimit marrim si shėmbull mėsuesėt e mirė, dhe ata tė liq qė kemi patur nė shkollė. Tė dy mėsojnė nga i njėjti libėr por nga njėri mėsojmė shumė dhe nga tjetri nuk mėsojmė asgjė.

    Megjithatė ngelet pėrsėri pyetja e gjenetikės. A lind fėmija e njė fshatari nė majė tė malit, mė i zgjuar sesa fėmija e njė shkencėtari nė qytet? A ėshtė njė racė mė e zgjuar sesa tjetra?
    Edhe nqs mund tė vėrtetojmė qė gjenetika e dy njerėzve ėshtė "normale" ose "e njėjtė" nė rastin e binjakėve, pėrsėri qėndron problemi se ambjenti/jeta e dy njerėzve nuk ėshtė asnjėherė i njėjtė.

    Pra, mė duket e pamundur tė gjejmė prova tė padiskutueshme pėr tė nxjerrė konkluzione midis efektit qė ka ambjenti/shoqėria dhe efekti qė ka gjenetika mbi inteligjencėn. Jam dakort me ty kur thua se inteligjenca dhe emocionet janė tė ndėrlidhura prandaj nqs nuk mund tė vėrtetojmė njėrėn, nuk mund tė vėrtetojmė as tjetrėn.

    Mu bė qejfi (EQ) qė tė futa nė mendime tė thella me kėto pyetje. Edhe pėrgjigja tėnde ishte po aq nxitėse pėr trurin tim ( IQ ).

    (Shpresoj tė mos vijojė...tė paktėn jo sot)
    Edi

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar mė parė nga Laguna
    Ne radhe te pare psikologjia nuk eshte shkence e sakte dhe shekulli qe kaloi na ka lene nje trashegim te turpshem ne kete drejtim.
    Me dhjetra sharlatane, pollen lloj lloj teorisht, te cilat mesohen ne shume universitete te botes fatkeqesisht.
    Komuniteti shkencor tipat si gardner apo binet i konsideron "argetues te masave"!
    Per me shume sqarime ju rekomandoj te lexoni parodine Alan Sokal (profesor fizike ne New York) botuar ne revisten e "respektuar"-Social Text- me titull:
    -Duke transgresuar kufijte: drejt nje hermeneutike transformative te gravitacionit kuantik!!!!!!!!!!

    Me kete artikull ne 96 eshte habitur i gjithe kremi intelektual amerikan.
    Perfundimin gjejeni vet.
    me dole ne shteggg
    Me duket se eshte drejt transformimit te nje hermenautike te gravitacionit kuantik.

    Pak rendesi ka lol. Ky artikull ne fakt esht(ishte) nje problem i madh... mbaj mend qe para nja 2 vjetesh e kemi diskutuar ne nje lloj seminari, dhe filluan gjith keta tipat qe kane qef te flasin e te bejn sikur filozofojn(qe konfirmon shume gjera qe ai thote ne artikull). Nesje atehere ishim te vegjel ene sdishim shume . Un mbajta nje qendrim skeptik me thene te drejten sepse pashe shume gjera te cuditshme(sidmos kur flete per homologjine dhe cohomologjine qe jane fusha te fizikes teorike dhe nuk mund te kene te bejn fare me realitetin aktual), dhe e morra jo si kritike ndaj shkences por si kritike ndaj shkencave sociale(qe se fundi ai qe dhe qellimi i tij). Interesante ama eshte se kur ja kishte derguar artikullin asaj revistes i kishte thene qe eshte per kritike shkencore nderkohe qe mua mu duk qarte qe ai kritikonte shkencat shoqerore madje historine ne vecanti(pastaj del qe eshte post-modernizmi dhe post-strukturalizmi).

    Dua te them qe si student qe studioj matematike ai artikull me pelqeu per vete faktin se ja thyen hundet atyre sharlataneve qe permende duke i tallur keq fare, por por them qe edhe mesazhi i tij esht teper ekstrem.

    Te them te drejten sot e ksaj dite se kam lexuar car ka shkruajtur ai mbas atit artikullit, por kam lexuar ama pergjigjen qe i behet nga ajo revista. Pergjigja qe nje pergjigje e turpshme sepse ata mundoheshin te justifikonin veten duke sulmuar ate, por ama kishte shume pika kryesore si ajo qe thsahe me siper. Pra ndarja e metejshme e shkencave shoqerore dhe atyre ekzakte(natyrore).
    Them se kjo gje eshte e gabuar, cdo gje nuk mund te jete vetem shkence, por nga ana tjeter e kuptoj fare mire kete person qe ben kete artikull ku i tall shkrimet kritike post-moderniste(sidomos atyre qe kritikojn natyren e Quantum Mechanics) duke i treguar atyre Matematiken dhe Fiziken e forte qe eshte pas dhe mcefet pas. Dmth shkurt... po flisni per gjera qe nuk ju takon. Pra ky eshte dhe mesazhi i tij.
    Dicka tjeter interesante per te kuptuar dhe artikullin e atij te pakten ajo qe me beri mua skeptik atehere ishte se kisha lexuar ate Play-n, Copenhagen, ku flitet per Heisenberg me Bohr dhe per "uncertainty principle" etj etj.
    Nje liber tjeter qe jam ne progres eshte Godel Escher Bach: An Eternal Golden Braid, ku mundohet te lidhi artin matematiken e Godeli-t dhe muziken e Bach-ut. Eshte nje liber qe flet per teoremat matematike dhe kodimi i tyre ne nota muzikore psh, apo nje "logic statement" ne prepositional calculus dhe relacioni qe ka me muziken apo me pikturat e Escher-it.Dua te them qe duhet kjo lloj lidhje e letersise e historise etj etj me shkencat natyrore. Artikulli eshte ekstrem ne mesazhin qe kerkon te transmetoj, por them qe ca njerez e meritojn, sidomos ata rrotat e bordit te asaj reviste qe besoj kane te gjithe PhD ne cfar do lloj shkence qe shkuan dhe e publikuan.

    do isha i interesuar te dija cfare mendoje?
    kalofsh mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 06-02-2004 mė 02:04
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    Po ta shohesh ftohte teoria e Gardnerit s'eshte dicka krejtesisht e re apo e panjohur. Gjeja e re qe ai i thote botes ne ate liber mund te jete kategorizimi i cili nuk eshte e thene te jete me i sakti por qe ka vlera se mund te jape shkas per te hapur ndonje dritare te re.

    Cdo person i zoteron ato "inteligjenca" por ne nje shkalle te caktuar. Ne rast se njera prej tyre eshte dominante, ajo deri me sot eshte emertuar si "talent" apo "dhunti". Nese ato egzistojne teorikisht tek dikush ne nje "shkalle siperore" qe "te gjitha" at'here te tjeret do i referohen ketij individi si ubermani i Nietzsches.

    Gjithsesi praktikisht me duket e pamundur qe te zhvillohen te gjitha (aq sa mund te jene) njekohesisht pasi ka mundesi te interferojne me njera-tjetren ne funksion te natyres njerzore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 18-02-2004 mė 05:25

  8. #18
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ne fakt, Gardner nuk ka thene asgje te re pervec asaj qe thote korcari "qe perpiqet ta beje budallain te mencur" Gjithsesi, psikologjia evolucioniste ofron nje pikepamje krejtesisht te ndryshme nga ajo qe Gardner propozon. Faktikisht, njerzit jane shume skeptike ne lidhje me psikologjine e evolucionit pasi nxjerr ne pah probleme morale/shoqerore.

    Me konkretisht, psikologjia e evolucionit eshte nje aplikim i teorise se evolucionit ne mendjen njerezore, duke u fokusuar ne adaptimin dhe selektimin gjenetik. Pra, tenton te shpjegoje nje sere toerish perfshire evolucionin dhe sjelljen njerezore.
    Eshte nje nga besimet njerezore me te vjetra se, mendja fillon e zbrazet fare dhe mbushet e pasurohet gjate eksperiences. Ne fakt, kjo tingellon "appealing" pasi sugjestionon se njerzit jane krijuar te barabarte. Sa e vertete eshte kjo? Psikologjia evolucioniste sugjeron se ambienti nuk eshte gjithcka, pra nuk eshte vetem ambienti qe formon kapacitetin intelektual te personit. Ajo nuk e mohon rendesine e mesimit, shoqerimit apo impaktin e kultures. Pyetja qe ngrihet eshte: "Si funksionon gjithe kjo?" Dhe pergjigja sugjeron se duhet te kete nje "instrument" te brendshem qe ben te mundur mesimin, shoqerimin krijimin dhe transmetimin e kultures.

    Per kete, dhe per tju pergjigjur pyetjes se ngritur nga Edi, jane bere studime te shumta, sidomos ne trurin e binjakeve, dhe eshte konstatuar se, perhapja e lendes gri ne korteks (perfshire zonat qe jane pergjegjse per gjuhen dhe inteligjencen e pergjithshme) jane shume te ngjashme, gje qe deshmon se roli i gjenetikes eshte i rendesishem.

    Pra, gjenet percaktojne sjelljen tone deri ne njefare mase. Tani shtrohet pyetja:"A eshte determinizmi gjenetik i vertete? Nese po, deri ne c'fare mase?" Ne fakt, sipas psikologjise moderne asnje sjellje nuk percaktohet 100% nga gjenomi. Dmth, problemi i "nature vs nurture" mbetet ende i pa zgjidhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 07-03-2004 mė 22:12
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 476
    Postimi i Fundit: 23-01-2024, 07:38
  2. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  3. Shkaqet e shkurorėzimeve tė shumta.
    Nga AGREPI_25 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 18:13
  4. Serbėt e konsiderojnė 'rraciste' teorinė e vazhdimėsisė Iliro-Shqiptare
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 23:04
  5. Teoria e mekanizmit
    Nga Fiori nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •