Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Teoria e Inteligjencave te Shumta (Theory of Multiple Intelligences)

    "Teoria e Inteligjencave te Shumta" eshte formuluar nga Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjise ne Universitetin e Harvardit. Ne 1983 Gardner botoi librin "Frames of Mind", ne te cilin ve ne dukje qendrimin e pergjithshem ndaj inteligjences qe perqendrohet ne testin e IQ (intelligence quotient) formuluar nga Alfred Binet. Ky i fundit besonte se inteligjenca mund te matet, dhe se testet e IQ rezultojne ne pike numerike qe jane tregues te besueshem te inteligjences se qendrueshme. Gardner ofron mjaft kundershtime ndaj kesaj pikepamje [vecanerisht ne botimin e tij te fundit--Intelligence Reframed: Multiple Intelligences for the 21-st Century" 1999] Nje prej tyre eshte qe, testet e IQ jane tregues i arritjeve ne shkolla dhe kolegje, por jo domosdoshmerisht tregues te arritjeve ne jete. Psh. studente me pike mesatare shkelqejne ne biznes, politike dhe fusha te tjera te jetes, ndersa studente qe i afrohen maksimumit zene vend midis karierave mesatare.

    Gjithashtu, Gardner ishte i interesuar me gjetjen e rajoneve te trurit qe kontrollojne veprimtarite specifike te mendjes (rajone te caktuara jane specializuar per funksione te caktuara si gjuha, muzika, aftesite matematikore etj) Ai vuri re se demtime te ketyre rajoneve rezultonin ne renien e funksionit per te cilin ato ishin specializuar. Kjo do ta udhehiqte Gardner ne propozimin e nje varieteti inteligjencash dhe jo nje te vetme. Studimet e metejshme do ta conin Gardner te propozonte shtate inteligjenca te vecanta:

    Inteligjenca e Linguistikes--perfshin gjuhen dhe ka te beje jo vetem me mesimin e gjuhes por perdorimin e mire te saj (si psh poetet dhe shkrimtaret)

    Inteligjenca Logjiko-matematike--i referohet arsyetimit logjik; aftesise per te zgjidhur probleme matematikore.

    SATs mbeshteten teresisht ne matjen e ketyre intelgjencave verbale-matematikore.

    Inteligjenca Spaciale (e hapesires)--i referohet aftesise per te perceptuar dhe imagjinuar relacionet hapesinore. Psh. arkitektet dhe skulptoret jane mjaft te talentuar per sa i perket imagjinates ne hapesire.

    Inteligjenca e Kinestetikes Trupore--shfaqet ne atletet kercimtaret etj. te cilet jane te afte te ekzekutojne modele gati te pabesueshme me trupin e tyre.

    Inteligjenca Muzikore--eshte e vecante pasi perfshin vetem ata njerez qe lindin me nje aftesi superiore per sa i perket muzikalitetit.

    Inteligjenca Intra-personale--i referohet aftesise se njeriut per te njohur vetveten, si psh. njohja e aneve te forta apo te dobeta te karakterit, vetedija per te mos ekzagjeruar rendesine e tij etj.

    Inteligjenca Inter-personale--i referohet menyres se si ne komunikojme me njerzit (ne menyre per ti afruar). Psh, njerez me inteligjence te larte inter-personale shkelqejne si shites, mesues, politikane apo klerike. Pra, keta jane njerez te ndjeshem karshi nevojave dhe shqetesimeve te te tjereve.

    Gardner i shikon keto inteligjenca te funksionojne se bashku tek individi. Sipas tij, kur njera dominon, individi duket si "jo-normal" ashtu si nje njeri qe shumezon numra te medhenj ne mendje, por qe nuk mund ti lidhe dot me qenien njerezore. Pra, sipas Gardner, per tu zhvilluar ne nje person te kompletuar, individi duhet te ushqeje te gjitha inteligjencat e siperpermendura.

    ps. Nuk e kam idene sesi mund te jene perkthyer terma te vecanta ne shqip. Nese ndonjeri ka ndonje verejtje apo korrigjim, eshte i mirepritur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 04-01-2004 mė 00:42
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    'Pune te mire' (te perkthyer thjesht) C pe Korce.
    Gjithashtu do te shtoja qe teoria qe ti permende merret goxha ne konsiderate, por ka dhe teorira te tjera; njeri bile--nuk me kujtohet emri-- arriin te dalloje rreth 50 lloje inteligjencash te ndryshme.

    Gjithsesi mendoj se ja vlen te permendet qe per arsye testimi-IQ- shumica perdorin teste pak a shume standarte qe ne teresi mat inteligjencen matematikore/llogjike dhe ate literaturore/verbale, packa se keto dy kategori kane dhe nen-kategori te tjera brenda tyre.

  3. #3
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Shume studiues kane arritur te dallojne nje numer te madh inteligjencash.

    IQ test per mendimin tim eshte fare pa kuptim. Mbase ka te beje me ate qe une nuk arrij kurre te mar te njejtat pike sa here e jap. Normalisht thone se duhet te levizi reth 20-30 pike max, mua me leviz edhe me 100 ka raste. Nejse...

    Pastaj shume nga test e tjera te standartizuara jane shume te padrejta ne drejtim te inteligjencave te ndryshme. Ka njerez qe thjesht nuk jane te mire per test, dhe ti standartizosh gjerat teresisht gabim. Per vete i kam urryer SATI&II, MCAT dhe GRE. blah
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    Ne radhe te pare psikologjia nuk eshte shkence e sakte dhe shekulli qe kaloi na ka lene nje trashegim te turpshem ne kete drejtim.
    Me dhjetra sharlatane, pollen lloj lloj teorisht, te cilat mesohen ne shume universitete te botes fatkeqesisht.
    Komuniteti shkencor tipat si gardner apo binet i konsideron "argetues te masave"!
    Per me shume sqarime ju rekomandoj te lexoni parodine Alan Sokal (profesor fizike ne New York) botuar ne revisten e "respektuar"-Social Text- me titull:
    -Duke transgresuar kufijte: drejt nje hermeneutike transformative te gravitacionit kuantik!!!!!!!!!!

    Me kete artikull ne 96 eshte habitur i gjithe kremi intelektual amerikan.
    Perfundimin gjejeni vet.

  5. #5
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Komuniteti shkencor sot ka krijuar nje lloj muri te larte reth tij bazuar ne ide shekullore... Harvard, Yale dhe Princeton mundohen te ruajne teori qe nuk jane askap te verteta.

    Psikollogjia nuk eshte shkence ekzakte por deri diku eshte ne gjendie te dali me shpjegime te sakta dhe te pranueshme per probleme shkenca te tjera as nuk dua ti prekin me dore. Pastaj, as matematika une eshte as ekzakte sa thuet.
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Urime per temen korcare!

    Tek disa artikuj dhe teori qe kam lexuar mbi morine e shumellojshme te inteligjencave, kam arritur te nxjerr ne pah se
    edhe pse jemi te karakterizuar, ne keto menyra prej psikologeve te ndryshem, nuk do te thote se ne duhet ti besojme besnikerisht rrjedhimeve te tyre.

    Kjo ndodh pasi, qe te gjithe e mbrojne me fanatizem idene e tyre mbi fakte qe kane te bejne kryesisht me inteligjencen humane ne teresi dhe ne fund te cdo kapitulli kam vene re se vendi i lihet debatit dhe kritikave, duke na lene ne te nenkuptpojme se autori ka kryer nje experiment te mirefillte per nxjerrjen e fakteve te synuara.

    Duke ndodhur keshtu, gjykimi jone per dukuri te tilla fatkeqesisht e humbet cilesine e llogaritjes korekte te fenomeneve me te kohes, qe ka te beje me inteligjencat e shumellojshme.

    Megjithate, me vjen mire te mendoj se perfundimet e ofruara nga Cupka pe Korce, ngjallin kuriozitet te ri mbi fenomenin e shumeperfolur "Familja e inteligjencave".

  7. #7
    N Sync with U
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    S'kane pune tjeter "shkencetaret" e thone c'te shpikim tjeter. Per mendimin tim, keto inteligjencat jane vec Budallalleqe me Oke. S'u besoj shume sepse keto teste jane shume biased. Plus qe psikologjia s'eshte dege egzakte...dmth, eshte si puna e asaj gjelles qe mund t'i futesh cdo lloj ingredienti

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar mė parė nga Ema**
    Komuniteti shkencor sot ka krijuar nje lloj muri te larte reth tij bazuar ne ide shekullore... Harvard, Yale dhe Princeton mundohen te ruajne teori qe nuk jane askap te verteta.

    Psikollogjia nuk eshte shkence ekzakte por deri diku eshte ne gjendie te dali me shpjegime te sakta dhe te pranueshme per probleme shkenca te tjera as nuk dua ti prekin me dore. Pastaj, as matematika une eshte as ekzakte sa thuet.
    Matematika nuk esht ekzakte? Nuk esht e verte nje gje e tille. O ka dicka ekzakte dhe te palevizshme ne kete bote eshte matematika. Nuk hidhen teori madhore poshte por gjithmone punohet drejt thjeshtimit dhe zbukurimit te teorive qe jane dhe gjithashtu per perpunime te tjera.

    Fizika mund te thuash qe nuk esht dhe aq ekzakte pasi me boten Quantum kemi levizur tashme nga pamja deterministe e shkences dhe natyres ne nje model probabilistik.

    Sa per Psikologjine e postova dhe diku tjeter ketu .
    Ka filluar tashme nje drejtim i ri ne kete shkence. Po synohet nje kombinim i matematikes me biologjine dhe me psikologjine. Kjo shkence e re qe do ka titullin paraprak Sistem Biology do synoj ta coj psikologjine ne nivele shume me te larta me ndihmen e rigorozitetit te matematikes dhe me ato njohuri solide qe ka ne biologji. Njeriu esht qenie shume me komplekse dhe vetem psikologjia nuk mund te japi pergjigjen. Esht e pamundur.
    Shkencat e tjera nuk duan ti prekin me dore pasi nuk eshte detyra e atyre shkencave ti prekin me dore. Psh edhe nje nga gjerat qe kane me frike njerezit qe po propozojn kete fuzion te ketyre tre shkencave esht pikerisht ideja qe ai matematicine as nuk do ja vari fare psikologjise apo biologjise. Suksesi kerkon qe ai qe di matematik ne nivele te larta teorike te dije dhe biologji mjaft mire dhe psikologji mjaft mire. Qe kjo te ndodhi esht pak e veshtire pasi fushat dhe njohuria ne to esht jashtezakonisht e madhe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ky eshte dhe nje website qe ka vetem nje pjese te artikullit.
    Nuk munda te gjej version tjeter me te gjate pasi i vetmi origjinal ose duhet te kesh Science Magazine ose dueht te jesh i abonuar online.

    Revista Eshte Science Magazine volumi 302.... www.sciencemag.org Data 5 Dhjetor

    http://notes.utk.edu/bio/greenberg.n...3?OpenDocument
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Multiple Intelligence!

    Thjesht FORREST GUMP!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 476
    Postimi i Fundit: 23-01-2024, 07:38
  2. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  3. Shkaqet e shkurorėzimeve tė shumta.
    Nga AGREPI_25 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 18:13
  4. Serbėt e konsiderojnė 'rraciste' teorinė e vazhdimėsisė Iliro-Shqiptare
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 23:04
  5. Teoria e mekanizmit
    Nga Fiori nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •