Frika eshte nje dukuri qe na ve me nje shpejtesi te pa imagjinueshme ne levizje, qofte trurin qofte kembet si pasoje e nje sere faktoresh e reaksionesh kimike qe ndodhin ne organizmin tone. Ne me te shumten e rasteve, sipas mendimit tim, njerzit tremben kur ndeshen me situata te quajtura prej tyre si irracionale, pra ata neglizhojne faktin se dicka mund te ndodhe. Pikerisht kjo ben qe t'i mbertheje paniku e pse jo dhe frika. Prania e njerzve te njohur sigurisht t'a lehteson ngarkesen qe gjeneron frika, por serisht frika nuk mund te evitohet.
Po t'i hedhim nje sy historise se njerezimit dhe t'u referohemi pak sjelljes se paraardhesve tane ne te shkuaren e larget e deri sot, do te verejme se njerezit si pasoje e "dominimit" te natyres (gjithmone te pjesshem) kane fituar mbi friken beteja te njepasnjeshme qe kane ardhur si rezultat i triumfit te dijes nga mosdija. Pikerisht shmangia e mosdijes, per rrjedhim panikut qe te peshtjellon si ngerc ne situata te paparashikuara, minimizon kufijte e "bashkesise se percaktimit" te frikes.
Pershendetje te gjitheve,
Krijoni Kontakt