Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Monumentet kulturore të Voskopojës në rrezik!

    Në listën e fundit të World Monuments Fund me 100 emra të monumenteve të rrezikuara gjendet edhe Voskopoja, me ato 5 kisha të cilat ende ekzistojnë atje. Ju jap poshtë tekstin përkatës anglisht:


    Voskopojë Churches
    Korcë, Albania

    Nearly 370 square meters of vibrant murals depicting an array of scriptural and religious scenes cover the ceilings and walls of the churches of Voskopojë. The five orthodox churches named, respectively, for the archangels Michael and Gabriel, Saint Athanas, Saint Nicholas, the prophet Elijah, and the Dormition of Notre Dame were built between 1630 and 1780, and are all that remains of an original collection of 26 churches. Voskopojë, during the seventeenth and eighteenth centuries, was one of the most important Christian centers in the Ottoman-dominated Balkans. Over time the majority of these churches were destroyed by war and earthquakes, leaving only the five standing today. With limited resources with which to maintain them, the churches along with the small, impoverished village, its ancient paved streets, and two bridges are in a desperate state. The murals are particularly threatened as these treasures have suffered due to dampness, a result of water infiltration through walls and roofs. The government and the Albanian Orthodox Church would like to promote appropriate tourism in the area as a means of gaining financial support to ensure their restoration and long-term preservation. Voskopojë has become the centerpiece of a regional redevelopment effort, and limited funds have been allocated for emergency conservation. A formal collaboration between the Albanian Institute of Cultural Monuments and Patrimoine Sans Frontières has defined priorities and provided professional project planning; however, funds are still required for implementation. Listed in 2002

    ------------------------------------------------------------
    Dihet se Voskopoja në të kaluaren (në shekullin 17-18) ka qenë një qendër me shumë rëndësi ekonomike dhe kulturore. Pavarësisht nga përkatësia fetare (ose pikëpamje ateiste në disa raste) shqiptarët duhet të interesohen për mirëmbajtjen e Voskopojës. Natyrisht kjo vlen sidomos për Qevërinë dhe administratën shqiptare por një interesim nga ana e opinionit publik është aq i domosdoshëm. Si mendoni ju, anëtarë të dashur të Forumit? Monumente të zhdukura nuk kthehen....
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    nje nga zgjidhjet per shpetimin e monumenteve te kultures ne Shqiperi eshte: tju merren me dhune 1 milion usd secilit nga ministrat shqipetare dhe nga nje pesçe tos nanos dhe ed rames.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Te pershendes Ullmar per fisnikerine dhe dashamiresine qe shpreh ne mbrojtjen e kultures se lashte shqiptare, jo vetem ne kete teme por edhe ne disa te tjera qe kam pas rastin te shoh.

    Mendoj qe Shqiperise nuk i mungojne aftesite te kontribuoje ne ruajtjen dhe restaurimin e kultures se lashte, por thjeshte mungon deshira e mire.

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Frosina Foundation
    Infobit: Theodhor Sina Grundo of Voskopoja:
    18th Century Founder of Albanian Theological Art



    Voskopoja (Albania) was an important center that remains to this day as an abundant storehouse of art works by artists, both known and unknown. Studies show that some of Albania's most distinguished artists had created works in Voskopoja including Anton Shipska (in the church of Saint Prodhon), David Selenica and his apprentices, Kristo and Konstandini (Saint Koll), Konstandin and Athanas Zografi (various churches),the Agrafan painters - Teodori, Anagnosti and Steriani (Saint Thanasi), and Jeremanaka Kostandini with his valuable icons (1703). How many artists rendered their creations in the 36 small and large churches of Voskopoja? There is no doubt that the number of painters is greater than those cited above. All the artists
    who worked in Voskopoja, both Albanians and foreigners, devoted their lives and artistic endeavors to provide the churches with magnificent paintings and icons. Alas, time and mother nature have taken their toll by burying the hard labors and talent of the artists under church ruins. I was recently able to collect some data gleaned from the writings of a distinguished German Balkanologist who had visited Albania and Voskopoja on September 3, 1889, about a very talented but little known Albanian artist. The German visitor stated that when he visited the church of Saint Prodhon , he saw an amazing wood carving of major artistic value that was created by the Albanian artist, Theodhor Sina Grundo , who was not only a sculptor, but also a fresco painter and engraver. Because the German was in Voskopoja for only a brief period, it is understandable that he was unable to explore all of Grundo's works (see G .Vaigand-Dei arumunen-Leipsikg, 1895, pg 106).
    The artistic works of Theodhor Sina Grundo are also found in Serbia, Hungary, Croatia, Slovenia, Austria, and, perhaps, elsewhere. Not far from Budapest there is an island called Cepel where all the frescos in the church are painted by Grundo (1765). It is interesting that along with a painting of Saint Naum, he painted another Albanian saint, Saint Nikodimin, from Vithkuq (Albania). Grundo's works also include two icons of tremendous artistic value - one inVesherbal, the other in Beograd (1773).
    When Professor Dhimiter Shuteriqi went to Hungary for a short visit in 1957, he saw the works of Grundo in the village of Rockovo, 30 kilometers away from Budapest in a church named Saint Mary Teotokoss. There, he discovered paintings signed by Grundo in 1771. Researchers say that Grundo contributed to other churches as well including churches across the Sava and Danube rivers in Serbia and Hungary (see Macedonian Saints by Grozdonov ). Grozdonov states that Grundo is the founder of Albanian Theological Art.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Laguna - falemnderit për komentet e tua. Dua të jap një përgjigje:

    Nëse ministrat e Shqipërisë vërtet janë të tillë, të korruptuar deri në grykë, dua të them:
    1. Ejani me mua për në qytetin tim të lindjes, Kristinehamn! Qytet i vogël me rreth 25 000 banorë këtu në Suedi. Nuk dallohet as për industri as për kulturë, ekonomia e qytetit për vite në rradhë ka qenë e dobët. Por, 25 vite pas shpërnguljes, kur e vizitoj këtë qytet të dashur, më gjallërohet shpirti, më rreh zemra me krenari! Sa bukur e kanë restauruar, riparuar dhe rregulluar shtëpi të vjetëra, sa të këndshme janë ambientet e qytetit! Dhe e kanë bërë me takt, pamjet e dashura nga koha e fëmijërisë sime janë mbetur të bukura..... Dhe qyteti ka pasur vërtet probleme, prapë kryesia e komunës, bashkë me popullin, e kanë mirëmbajtur në mënyrë të mahnitshme! Historia një ditë do ti lavdërojë!

    2. Ju, ministrat shqiptarë, shihni realitetin tonë dhe bëni krahasime! Nëse ju grumbulloni pasuri personale duke keqpërdorur pozitën tuaj, ju duhet të turpëroheni! Dhe mendoni pak: nëse Shqipëria e së ardhmes ju gjykon - nga ana morale dhe juridike - do të thuhet: Ai ishte mashtrues, vjedhës, njëri imoral! A mos ishte më mirë nëse thuhet: Ai bëri gabime por pastaj kupoi se ai ishte në rrugë të gabuar dhe punoi për të mirën e kombit të vet!

    Suedia para 150 vitesh ishte një vend shumë i prapambetur - me skamje, analfabetizëm, demoralizim, me plagën e alkoolizmit të përhapur kudo! Atje ishim në atë kohë, por populli suedez mori punët në dorë, me shkollim nga baza në lëvizjet popullore dhe me luftë për përparim dhe drejtësi!

    Kam dëgjuar për Lëvizjen shqiptare MJAFT. Shqipëria ka nevojë për lëvizje të tilla popullore. Me argumente, me vullnet të hekurt, pa dhunë por me protesta këmbëngulëse kundër korrupcionit, mashtrimeve.... Dhe populli duhet të kërkojë një udhëheqje të ndershme - në zgjedhjet e lira parlamentare dhe kudo në shoqëri. Pasiviteti, plogështia janë miqtë më të mirë të mashtruesve - fryma "ata në krye gjithmonë na mashtrojnë" nuk krijon zgjidhje vetvetiu. Në rast se po: ata duhet të largohen - me vendimin e popullit! Me proces gjykësor nëse kanë bërë mashtrime!

    Më falni, nuk kam dashur të rrah gjoksin, të shes mend. Më lexoni drejt: skamjen dhe demoralizimin e kemi pasur njëherë edhe ne, por baballarët tanë bënin luftë ---- dhe fituan! Gjithmonë me luftë paqësore, pa armë!

    Shqiptarë, përpara për të ardhmen më të mirë! Ju jeni ata që e ndërtojnë! Ju meritoni lumturi dhe përparim, vërtet ju e meritoni!
    Ullmar Qvick

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    I nderuar Ullmar,

    jam dakort me rendesine e problemit qe shtroni ju dhe pergjigja ime lidhur me te ishte pak e hidhur per shkak te vuajtjeve me te medhaja qe populli yne heq keto kohe.

    Megjithate, pavaresisht nga kohet e veshtira, sensibilizimi per kete problem eshte diçka qe MERITON TI HIQET KAPELJA!

    Me respekt, Laguna.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Shkëlqimi dhe rënia e një qytetërimi

    Djegia e katërt e Voskopojës

    Shkatërrimi i parë zuri fill në 24 qershor të vitit 1769. Këto fakte gjenden në kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit të mbajtura nga Mihail Gora, i njohur si njeriu i letrave të asaj kohe. Gora e përshkruan kështu ditën e 24 qershorit të vitit 1769...

    Kushdo që ka patur rastin të shkojë në Voskopojë prezantohen me një tabelë, të vendosur në qendër, ku shkruhet: “Fshati turistik Voskopoja. Qytet i banuar që nga viti 1330. Kulmi i lulëzimit, viti 1764. Popullsia 30 mijë banorë, me 24 kisha, akademi, bibliotekë, shtypshkronjë. Shkatërrimi i parë në 1769-ën, i dyti në 1789-ën, i treti në 1916-ën. Sot ruan vlera të mëdha të Artit Mesjetar”. Këtu merr fund sqarimi. Sigurisht që një prezantim i tillë, në mënyrën më të natyrshme, të çon para 7 shekujve, atëherë kur zë fill historia e Voskopojës, por befas e ndjen se disa gjëra nuk shkojnë në atë tabelë të shkruar me gërma Kapitale...


    Themelimi

    Gjashtëmbëdhjetë familje barinjsh nga fshati Voskop i rrethit të Korçës u vendosën për herë të parë në Voskopojë. Si rrjedhojë e origjinës së këtyre 16 familjeve u krijua dhe emri Voskopojë. Për më tepër, në analizën e studiuesit Nedai Thëllimi gjejmë se si emri Voskop u shndërrua në Voskopojë. Viti 1330 njihet si viti i themelimit të Voskopojës. Kjo datë është nxjerrë nga kodikët e vjetër që gjendeshin në Manasirin e Shën Prodhomit. Në këtë përfundim ka arritur edhe studiuesi Joakim Martinjani i lindur në Voskopjë në vitin 1875, i cili në librin e tij “Moskopolis 1330-1930” përmend si datë themelimi të Voskopojës vitin 1330. Vendosja e familjeve nga Voskopi dhe disi më vonë edhe nga fshati Bec, bëri që të krijohej toponimi Voskop e Bec që në të folmen e përditshme do të dilte Voskopec e nga këtej Voskopojë. Kisha e parë e ngritur në këtë vend do të ishte Shën Dionisi dhe më pas Kisha e Shën e Premtes, që do të ndiqeshin nga kisha të tjera më të mëdha e më solide. Numri i kishave gjithsej do të shkonte në 36. Që Voskopoja kishte 36 kisha, ky është një fakt i padiskutueshëm, i cituar edhe nga Martinjani, por edhe nga studiuesi Thëllimi në librin e tij “Mbi qytetin mesjetar të Voskopojës”. Çuditërisht, në tabelën prezantuese të Voskopojës shënohet se ky ish-qytet kishte 24 kisha! Është e vështirë të kuptohet, përse Voskopojës i kanë hequr nga lavdia e saj 12 kisha. Sot, numri i kishave të mbetura është vetëm gjashtë. Ashtu siç thuhet edhe në tabelën prezantuese, Voskopoja njohu lulëzimin më të madh në vitin 1764. Në atë periudhë kishte akademinë e saj, shtypshkronjën dhe bibliotekën, por jo vetëm kaq, Voskopoja në të njëjtën kohë kishte spitalin, konviktin e studentëve, jetimoren, çka flet për një qytetërim të thellë. Për të arritur deri këtu, që nga dita e themelimit të saj në vitin 1330 dhe deri në shkatërrimin e parë në 24 qershor 1769, Voskopojës iu deshën 439 vjet ose më shumë se katër shekuj.



    Djegia e parë


    Shkatërimi i parë zuri fill në 24 qershor të vitit 1769. Këto fakte gjenden në kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit të mbajtura nga Mihail Gora, i njohur si njeriu i letrave të asaj kohe. Gora e përshkruan kështu ditën e 24 qershorit të vitit 1769: “U plaçkit gjithë qyteti... U dogjën shumë shtëpi... Të gjithë njerëzit u shpërndanë në të gjitha anët... Nuk mbeti më asnjë qen.” Në datën 24 qershor të çdo viti, pranë Kishës së Shën Prodhomit, organizohej panairi tregtar, traditë kjo që vazhon edhe në ditët e sotme. Pra djegia e Voskopojës ndodhi në një nga ditët e panairit. Në vitin 1769, lulëzimi i Voskopojës ishte jo vetëm i dukshëm, por edhe mjaft i rëndësishëm. Sipas fakteve historike, në Voskopojë ekzistonin 14 grupime esnafësh. Më të njohur ishin ata të barxhinjve dhe të argjendarëve, por pa mbetur pas esnafët e tabakëve, të bakajve, kazanxhinjëve etj. Prodhimet e voskopojarëve njiheshin dhe kërkoheshin deri në tregjet e Grqisë, Italisë, Serbisë, Austrisë e më gjerë. “Zhvillimi dhe pasurimi i tregtarëve voskopojarë nisi të mos shihej me sy të mirë nga rrethet feudale, të cilat e shihnin si konkurrencë të fuqishme Voskopojën, por edhe si falimentim për ta”,- sqaron Mihail Gora. Për këtë arsye, në një nga ditët e panairit në dt. 24 qershor të vitit 1769, Voskopojës iu vu zjarri dhe sipas Gorrës, “nuk mbeti asnjë qen”. Vetëm nga shprehja e fundit kuptohet së në ç’masë kishte shkuar shkatërrimi i Voskopojës. Ky shkatërrim nuk u ndal as nga mbrojtja që i kishte shpallur Voskopojës nëna e Sulltanit, Valideja. Pas këtij shkatërrimi nuk ekziston më shtypshkronja, e cila kishte qenë në punë për 38 vjet më radhë që nga viti 1731. Të njëjtin fat pëson dhe akademia, anekse të saj u dogjën krejtësisht. Pas vitit 1802, nuk flitet më për të, ndërsa rrënojat do të qëndronin si dëshmi deri në vitin 1850. Shkatërrimi i parë merr me vete edhe bibliotekën, ato pak libra që mbeten i kaluan Mitropolisë së Korçës. Tregtarët e mëdhenj të asaj kohe do të shpërnguleshin drejt Korçës, Beratit, Elbasanit, Tiranës, Manastirit, Krushovës, Shkupit Rodopevës e gjetkë. Voskopoja njeh braktisjen e madhe. Shumë prej kishave ishin djegur. Viti 1769 shënon rënien e Voskopojës. Para shkatërrimit mendohet se Voskopoja ka patur 60 mijë banorë. Kjo shifër është përmendur në letrën e priftit voskopojar Jorgji Semioni, drejtuar autoriteteve hungareze, ku shkruan: “Voskopoja kishte patur dikur 60 mijë banorë”. Sipas studiuesve, kjo shifër është e ekzagjeruar nga prifti për t’i dhënë rëndësi vetes. Studiuesi Nedai Thëllimi arrin në përfundimin se Voskopoja mund të ketë patur në atë kohë jo më shumë se 25 mijë banorë, pasi në atë periudhë Stambolli kishte 80 mijë banorë, kurse Selaniku 8-9 mijë banorë, ndërsa Parisi kishte 100 mijë banorë. Kjo është çështje e studiuesve dhe historianëve...



    Djegia e dytë

    Kur kishin kaluar vetëm katër vjet, në shtator të vitit 1773, Voskopoja digjet përsëri. Këtë fakt e gjejmë në faqet 10 dhe 125 të librit “Mbi qytetin Mesjetar të Voskopojës” të studiuesit Nedai Thëllimi, por edhe në kodikun e vjetër të Manastirit të Shën Prodhomit nga Mihail Gorra. Ndërkohë është nënvizuar si fakt dhe nga shumë historianë të tjerë. Gjithsesi, Mihail Gorra e parqet me vërtetësi këtë ngjarje, pasi ai edhe pse lindi në Shipskë e kaloi gjithë jetën e tij në Voskopojë. Gorra është shkruesi i kodikut për periudhën nga viti 1765 deri në vitin 1783. Djegia e dytë e Voskopojës ishte një goditje e rëndë për voskopojarët, pasi përveç shkatërrimit që solli, për të gjithë ata që ishin shpërngulur nga Voskopja, fill pas shkatërrimit të parë mendimi për t’u kthyer sërish në vendlindje u godit keqas. Në këto rrethana, Voskopoja e pati të vështirë rimëkëmbjen. Goditja e parë kishte qenë fatale për të. Megjithatë, nuk mund të thuhet se ajo u braktis krejtësisht. Shpirti i voskopojarëve mbajti gjallë shpresën për një Voskopojë që do të merrte veten edhe pse ishte goditur për të dytën herë radhazi.



    Djegia e tretë

    Kur nuk kishin kaluar veçse 16 vjet nga djegia e dytë e Voskopojës, ky qytet u dogj për herë të tretë. Shkak u bënë luftimet mes forcave të Ali Pashë Tepelenës dhe atyre të Ibrahim Pashës së Beratit. Pas këtij shkatërrimi ndodhi braktisja e radhës e Voskopojës. Brenda harkut kohor të 20 vjetëve (1769-1789) Voskopoja ishte djegur tri herë, duke goditur rëndë qytetërimin e saj. Plejada e tregtarve të asaj kohe nuk pati mundësi të rigjeneronte forcat e veta. Kështu kishte ndodhur edhe me Vidhkuqin një qytet i zhvilluar i asaj kohe me 12 kisha. Edhe ky qytet do të digjej radhazi në vitet 1781, 1823 dhe në 1828. Të njëjtin fat do të pësonte edhe Shipska e njohur si qendër e zhvilluar, por edhe Nikolica, ku kësaj të fundit do t’i mbeteshin si dëshmi vetëm rrënojat, të cilat janë të dukshme edhe sot e kësaj dite. Fatkeqësisht, këto qytetërime nuk do ta rimerrnin përsëri veten. Në fillim të shekullit të XIX, ato do të ktheheshin në qendra të zakonshme pa asnjë ritëm zhvillimi dhe kështu do të vazhdonin gjatë.



    Djegia e katërt, pas 127 vjetësh

    Pas 127 vjetësh, pikërisht në vitin 1916, kur Voskopoja nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga ajo që është sot, përsa u përket ndërtimeve klasike ndodhi që të digjej sërish. Shkak për djegien e një vendi që ishte djegur edhe tri herë të tjera më parë u bënë andartët grekë, të cilët gjendeshin në Voskopojë dhe nuk lejonin në asnjë mënyrë dhe me asnjë lloj kushti që forcat patriotike të kalonin përmes Voskopojës. Edhe pse u negociua në shumë mënyra nuk u arrit asnjë lloj mirëkuptimi. Në këtë intolerancë dhe kryeneçësi të andartëve grekë, nisi lufta dhe Voskopoja u dogj sërish. Megjithatë, asnjëra prej djegieve nuk ka të njëjtën rëndësi në historinë e Voskopojës, secila prej tyre mban peshën e vet dhe masën e shkatërrimit që sollën. Por, për asnjë historian nuk do të ishte e ndershme që të zhvendoste renditjen e djegeve, sepse edhe djegia e tretë e Voskopojës në vitin 1789 nuk mund të krahasohet me djegien e parë të vitit 1769, por as me djegien e dytë të vitit 1773, sepse dy të parat ishin nga më shkatërrueset për qytetin mesjetar të Voskopojës. Në këtë analizë, djegia e katërt, pas 127 vjetësh, në vitin 1916 nuk do të kishte asnjë ngjashmëri as me djegien e tretë atë të vitit 1789, sepse Voskopoja kishte humbur gjithçka që kishte. Nga 36 kisha kishin mbetur vetëm 6, ndërsa për akademinë, shtypshkronjën, bibliotekën, konviktin studentor, jetimoren, spitalin as që mund të bëhej fjalë. Kishin më shumë se 127 vjet që ishin kthyer në rrënoja. Çuditërsht, një ngatërresë të tillë historike e gjen në mes të Voskopjës në një tabelë prezantimi, ku thuhet se Voskopja është djegur tri herë dhe si djegie të tretë numëron atë të vitit 1916, e cila është vetëm një incident banal i luftës dhe i kryeneçësisë së andartëve. Sidoqë të jetë, historia ka për detyrë t’i thotë faktet ashtu siç janë dhe jo siç mund të dëshirojë një bojaxhi që merr mundimin të bëjë histori tabelash. Fakti që na kishte tërhequr vëmendjen kjo tabelë sa herë na binte rasti të shkonim në Voskopojë, menduam të sillnim ndihmesën tonë për t’u bërë një retushim i vogël në atë tabelë, sepse nuk do të nderonte as Voskopojën, qytetin me akademi.

    Seldi Hasanasi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2006
    Postime
    1
    Miresejugjeta

    Shume mire historiku i Voskopojes, arti, kultura, tregetia qe lulezoi ne kete metropol, shume mire qe krenohemi me kujtimin e asaj qe ka qene dikur Voskopoja, por mos po harrojme te permendim ndonje fakt te "vogel"?
    Me shume hoolesi dhe detaje pershkruhen shkaterrimet, djegjet e Voskopojes por nuk dihet valle se kush e dogji Voskopojen 4 here? Dihet shume mire por me sa duket nuk na pelqeka ta permendim.
    Pa kerkoni mire neper shkrime dhe botime te udhetareve te huaj ne ato vise... kerkoni, lexoni dhe mesoni. Dhe mos permendni ketu vetem ato qe ju pelqejne juve. Por ju karakterizon mentaliteti i pushtuesit me ç'duket: "Çdo gje qe pushtoj behet e imja".

    Te krenohemi me historine e te pareve tane por pa genjyer dhe te mos hame hakun e te tjereve duke ju vjedhur historine!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Apokalipsi i Voskopojes

    Mund quhej me plot gojen kryeqytet nje here e nje kohe. Rikthim ne historine e ndritur dhe fatkeqe te Voskopojes, mes te dhenave te studiuesve te shumte. Serish mbi debatin “shqiptaro-vllah” dhe mbi qendren qe i kane mbetur vetem germadhat

    nga Albert Kotini

    Nje dileme me vete duhet te hasin sot turistet moderne, te cilet besojne se po vizitojne Shqiperine e rizgjuar ne nje epoke te re qyteterimi. Ata shkojne te prekin kulturen dhe traditen shqiptare ne Berat, Apolloni, bregdetin e Himares, Sarande, Gjirokaster, Korce, Voskopoje. Mirepo a gjejne atje rrenoja apo rrenime? Entuziazmohen kur perballen me zbulime te nivelit boteror, apo tmerrohen nga katandisja e tyre? Pjesa e pare e pyetjes se mesiperme fare mire mund t’i atribuohet Butrintit dhe punes se bere aty. Sa per pjesen e dyte, ndoshta kampione mbetet Voskopoja. Nje gati kryeqytet i kohrave te shkuara qe sot me zor mund te quhet “fshat”, i cili me dha shkas per kete shkrim si pjese e nje studimi te hollesishem, pas nje vizite qe bera aty nje muaj me pare. Kushdo qe krahason te dhenat e bollshme nga historianet e studiuesit e huaj mbi Voskopojen, me ate cka ka mbetur sot, nuk mund te mos trishtohet.

    Anetari i Akademise se Shkencave te Bashkimit Sovjetik, profesori V.N.Llazariev dhe restauratori i shquar V.V.Filatov, kur vizituan 35 monumentet me te rendesishme te vendit tone ne fund te viteve ’50 te shekullit te kaluar, sidomos ato te Voskopojes, i cilesuan ato te nje vlere te madhe per artin tone kombetar te shekullit te XVIII. “Ne kishen e Shen-Kollit, ruhen mjaft mire afreskat e mjeshtrit te madh shqiptar te ketij shekulli, Davidit nga Selenica”, konstatuan shkencetaret ruse. Kjo nuk mund te thuhet 50 e kusur vjet me vone, por le t’ja nisim nga fillimi. Burime te ndryshme e duan Voskopojen te themeluar rreth viteve 1330. Autori Artan Pulaha ne shkrimin e tij me titull “Fshati dhe Popullsia e Tij ne Trevat Jug-Lindore, gjate shekujve XV-XVI” thekson se: “Nder regjistrimet me te hershme qe kane mbetur ne arkivat turke jane ato te vitit 1431, te kryera ne trevat e Shqiperise Jugore, Qendrore dhe Jug-Lindore, pas zhvillimit te fushates uhstarake osmane te udhehequr nga Isa bej Evrenozi”. “...Keshtu ne vilajetin e Korces nga 59 fshatrat e regjistruara ne 1431, e vazhduan jeten, deri ne fund te shekullit XV, 46 fshatrat, d.m.th-ne 78% e tyre. Midis ketyre fshatrave eshte edhe Eskop- Voskop...Ne baze te ketyre te dhenave, Eskop-Voskopi figuron qe ne vitin 1431, kishte 58 shtepi (hane), ndersa Voskopoli, kishte 330 shtepi, vetem te krishtere”.

    Studiuesi me serioz per Voskopojen, Ilo Mitke Qafezezi, ne shkrimin “Voskopoja ne dokumentat arkivore te Venedikut” sqaron se marredheniet e qemotshme te Venedikut gjate pushtimeve te tyre ne te gjithe bregdetin Adriatik dhe Jonian, kane qene me te ngushta me Shqiperine nga sa ne i mendojme. Per kete ekzistojne akte kartash tregtare dhe konsullore te Venedikut dhe kronika korcare te pakta, qe kane te bejne vetem me tregtine. “Ne faqen 22 te Kodikut te madh te Mitropolise se Korces, kemi gjetur kroniken, qe tregon marredheniet tregtare te Korces me Venedikun: Ne vitin 1822, ngjau nje zjarr ne carcine tone…Po ate jave shume tygjare (tregtare) kishin sjelle pramatirat (mallrat) e tyre nga Trieste dhe Venediku, si dhe shume nga voskopojaret kishin sjelle aty per te asfalisure (siguruar) te gjitha plackat e vyera nga frika e turqve”. Nje vandak i madh dokumentash tregtare voskopojare te zbuluara ne “Archivio di Stato in Venezia” na japin me shume lajme mbi te tilla lidhje te marredhenieve italo-shqiptare, qe ne shekullin e XVI, megjithese ato duhen kerkuar edhe me perpara.

    Nderkaq, me duhet te ndalem pak ne ate qe po ndodh me historine e vertete te Voskopojes, duke iu referuar, perpara se te argumentoj oponencen time, disa autoreve te huaj. Zhan Klod Faveiral ne vepren e tij “Historia e Shqiperise” shkruan se me 1770 del ne Venecia nje fjalor i vogel greqisht-vllahisht-shqip me 1070 fjale. Autori i kesaj vepre te vogel ishte Teodor Anastas Kavalioti, protopop i Voskopojes. Fjalori eshte riprodhuar nga Johan Tunman, ne historine e tij te popujve te Europes Lindore. Duke pare vepren e Tunmanit te mbushur me gabime, doktor Rosa, me origjine nga Voskopoja, i nxori ato ne nje broshure, ku ai akuzon Kavaliotin se vuri shkronjat greke ne vend te shkronjave latine, te cilat i perdornin vllehet e Voskopojes dhe te vendeve te tjera. Ne faqen 395 ai shkruan: “Dhe ajo c’ka te habit eshte se nuk jane vetem arkivat e Primatise se Ohrit dhe te Shen Naumit, ato qe shkaterroi patriarku grek. Historiani rus Venelin tregon se edhe ato te Ternoves se madhe i asgjesuan me urdher te Patriarkatit grek, me se fundi thuhet se dikur ne malin Atos, kishte shume doreshkrime latinisht, por si rrjedhoje e nje beteje te pergjakshme, murg me murg, ato u dogjen te gjitha”.

    Me vjen mire qe profesor Alfred Uci, botoi librin mbi “Voskopojen, Akademine e Re dhe Filozofine e T.A. Kavaliotit” dhe mbi te gjitha, ia ka dedikuar euriditit te mirenjohur Ilo Mitke Qafezezi. Kuptohet qe vleresimi per Kavaliotin si nje njohes i mire i filozofise se antikitetit, mesjetes, bizantit dhe koheve te reja, i ben nder Voskopojes, sepse i perket nje permase, te cilit i jane referuar personalitete te shquara boterore. Kavalioti, i pershkruan katastrofat e viteve 1769, 1772 dhe 1789 te Voskopojes, ku u rrembyen vlera te panumerta kulturore, arti dhe krijimi, te cilat humben per te mos u kthyer me. Pa u zgjatur ne vlerat e Kavaliotit, te cilat jane theksuar ne kete liber te autorit, me duhet te bej edhe nje oponence. Ilo Mitke Qafezezi, ne botimin e tij “Koste Haxhijorgji Xhehani nga Voskopoja”, e vlereson kete figure, si nga me te medhenjte e shekullit te XVIII, i cili ka nje jeteshkrim qe deri me sot nuk eshte studiuar. “Ne kemi vetem disa te dhena, nga bashkekohasi i tij Johan Tunman”, - shkruan Ilo Mitke Qafezezi. “Per fat te keq, keto elemente biografike nuk mjaftojne per nje monografi te plote te jetes dhe te punimeve te tij. Koste Xhehani lindi ne Voskopoje. Studimet letrare dhe politike i beri me pare ne Voskopoje me profesorin Theodhor Kavalioti. Eshte nder shkrimtaret dhe arsimtaret, qe cilet kane bere studime ne te quajturen Akademia e Re te Voskopojes, ku Kosta figuron i nentembedhjeti”. Autori, mbasi shpjegon te gjithe evoluimin kulturor dhe shkencor te Koste Xhehanit dhe mbi 15 vepra te tij te botuara kryesisht ne Gjermani, Hungari, zbulon se: “Qe nga Leiden i Hollandes, kur hyri ne Akademine e ketij qyteti, mbasi mbaroi akademine e qytetit ne Halle dhe Getingen dhe me pas shkoi ne Paris dhe ne Londer, u be mjaft i njohur me anen e nje polemike me nje nga profesoret e akademise, i cili guxoi te flase me qesendi per popujt te Ballkanit. Me kete rast ai ka botuar edhe nje dizertacion ne gjuhen latinishte. Nga Leiden, shkoi per nje udhetim studimi te gjate ne Amsterdam, Venedik dhe Rome dhe ne vitin 1771 erdhi prape ne Vjene, prej nga vajti ne Angli dhe pastaj ne Stamboll”. Ja c’na thote me 1774, historiani i Universitetit te Halles, Johan Tunman, i cili e ka pas njohur personalisht Koste Xhehanin: “Foti Kostandin Haxhi Xhehani nga Voskopoja me fali nje liber te rralle (eshte fjala per “Protopirine” fjalorin tre gjuhesh te Theodhor Kavaliotit), nje burre me shume njohuri, vecanerisht ne filozofi dhe matematike, me nje mendje te ndritur dhe qe do te meritonte nje fat me te mire. Zoti Xhehani, pervec librit me ka dhene shume njoftime mbi vllehet dhe shqiptaret, per emrin e tyre, shtrirjen, sasine e popullsise, gjuhen e etj”.

    Ketu vijme tek oponenca: Ilo Mitke Qafezezi thekson faktin se, nga tere kjo liste e punimeve Koste Xhehani ia kalon edhe vet profesorit te vet, Theodhor Kavaliotit, nga gjeresia e kultures se tij, si shkrimtar me njohuri enciklopedike, si zoterues i shume gjuheve, por edhe nga sasia e shkrimeve te botuara. Tek asnje nga shkrimtaret e epokes se Xhehanit, nuk gjejme nje numer kaq te madh punimesh historike, didaktike etj, sa c’ka lene ky shkrimtar voskopojar. Per te shenuar eshte, se shumica e botimeve jane grumbulluar ne vitet pas 1769, kur botohej vepra e tij e pare, e datuar arithmetike dhe viti 1776, viti i botimit te vjershes per nder te Carines Katerina II, nderkohe qe ka mbetur i panjohur vendi dhe rrethanat e vdekjes se ketij shkrimtari. Patriotizmi i vecante i Xhehanit del ne drite me Skenderbeun te bazuar mbi Marin Barletin, ndersa dashuria e tij per gjuhen shqipe duhet shikuar ne kujdesin qe ai ka treguar per ribotimin e fjalorit te Kavaliotit dhe ne perpjekjet, qe ka bere qe te njihet me mire populli shqiptar dhe gjuha e tij. Ne kete kuptim ne mund te themi, se Koste Xhehani ka pjese ne meritat e studimit edhe sot te vlefshem te Tunmanit, mbi historine dhe gjuhen e popullit shqiptar. Ne kete pikepamje venia perballe e vepres se Xhehanit ndaj Kavaliotit, do te hidhte me teper drite ndaj botimeve per Voskopojes, qe vene perballe etnikisht vllehet, shqiptaret dhe greket. Ky ndikim i Kavaliotit per elementin vllah merret ne perforcim dhe tek Pukevili, ne krijimin e Voskopojes, si banore te pare prej vlleheve. Autore shqiptare, duke filluar qe nga kujtimet e Eqerem Bej Vlores dhe mbi te gjitha albanologu i shkelqyer austriak Georg von Hahn, mbrojne tezen e krijimit te Voskopojes nga shqiptaret.

    Po cila ishte Voskopoja, sipas autores sovjetike Viktoria Puzanova? “Nepermjet tempujve te Voskopojes, qe kane dhene monumentet me te mira te shekullit te XVIII, kemi dy kisha, ate te Shen Mehillit dhe te Shen Merise, piktura murale, te cilat po zhduken ne syte tone edhe pse suvaja ne mur eshte nga me te dobetat. Ne sfondin e ketij arti ikonografik, me i shquari eshte Davidi nga Selenica, i cili ka pikturuar me 1721 kishen e Shen Kollit. Ne arkivat e Manastirit te Shen Prodhromit, te djegur gjate luftes se fundit, data e themelimit te Voskopojes, shenohet ne vitin 1330 ose ne 1338. Legjendat mbi themelimin e qytetit jane te ndryshme dhe te dhena te sakta nuk ka. Thuhet se Voskopoja filloi te ekzistoje si fshat para shekujve te XX ose XIX. Ne shekullin e XIII numri i banoreve u shtua nga te merguarit e fshatit Voskop dhe Gramshit. Numri i banoreve u shtua vazhdimisht, mbasi ata ketu shpetonin nga islamizimi. Ka te dhena se ne fillim banoret kane qene thjesht shqiptare dhe se vllehet kane ardhur me vone. Ne shekullin e XVIII Voskopoja u rrit dhe u be nje qender e madhe dhe ne kurriz te qendrave te tjera fqinje, qe banoheshin nga vllehe, si Shipska dhe Nikolica. Lidhjet tregtare me Laipcigun, Vjenen, Budapestin, Bullgarine, Kostandinopojen, ku voskopojaret themeluan shtepite tregtare, ndihmuan zhvillimin e tregtise, industrise dhe pergjithesisht shtimin e mireqenies se qytetit. Pronaret e ketyre shtepive tregtare, ishin njerez te kulturuar e te pasur, qe kishin zene vend ne disa qendra te medha e te vogla europiane. Por ata, edhe ne mergim, kujdeseshin per lulezimin e qytetit te tyre te lindjes dhe e ndihmonin kete. Shkolla e pare ne Voskopoje eshte ndertuar nga kolonia shqiptare e Venedikut ne 1710. Ne vitet 1744-1750 u arrit themelimi i “Akademise se Re” ne Voskopoje, nen patronazhin e drejtperdrejte te patrioteve: Josafi i I-re, Justiniani i I-re, kryepeshkop i Ohrit i lindur ne Voskopoje, Theodhor Kavalioti, kryeprift e mesues ne shkollen e Voskopojes dhe me vone profesor dhe rektor akademie, si dhe patriote te tjere te shquar. Ndihet nevoja e librave, dhe qe ne vitet 1720, deri ne vitin 1769 punon ne Voskopoje tipografia e Shen Naumit te Voskopojes. Mjetet me te medha per pajisjen e saj i dha manastiri i Shen Naumit ne Oher. Tipografia gjendej ne qendren e qytetit, prane kishes se Shen Joan Theologut. Kjo tipografi qe e dyta e themeluar ne te gjithe perandorine e prapambetur otomane. Tipografet e pare te saj qene Grigor Voskopojari dhe Grigor Kosta, kryemurgu, qe te dy te mesuar per kete pune ne Venedik. Mbi thirrjen e patriarkut te Ohrit Josafit, fondet per themelimin e Akademise u mblodhen per nje dite dhe ne nje shume te tille, sa qe me to u caktuan edhe bursat per nisjen e rinise, ne qendrat e medha jashte shtetit per studime. Per Akademine e Re u mblodhen 694 mije aspra, nga te cilat 561 mije i dhane “te paret e qytetit te Voskopojes dhe Korporatat” dhe te tjerat i dha patriarku Josaf, Mitropoliti i Kastorise dhe Igumeni i Manastirit te Shen Naumit. Ne Voskopoje dhe ne Vithkuq u krijuan edhe dy bibloteka te medha. Krahas me doreshkrimet e rradha, ketu gjendeshin edhe botimet e mira te klasikeve”.

    Vospkopoja eshte djegur, shkaterruar e vjedhur ne vitin 1769, 1789 (pas luftes mes Ali Pashes dhe Ibrahim Pashes se Beratit), 1916 dhe arriti te perfundonte ne disa shtepi ne vitin 1923. Gjate vitit 1997, perseri pati shkaterrime dhe vjedhje. Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij shkruan se: “Voskopoja u shkaterrua ne vitin 1769 nga fiset shqiptare perreth qe e quanin ate nje qender te ortodokseve filoruse. Te coroditur, por edhe per mungese largpamesie, fillimisht autoritetet e atehershme turke u lane dore te lire shqiptareve te shuajne etjen e tyre hakmarrese, ndaj grekeve. Puna kishte qene keshtu: Fiset e Dangellise dhe kryetaret e tyre kishin qene dorezanes per karvanet qe hynin e dilnin nga Voskopoja, por ne vitin 1765, tregtaret e Voskopojes moren fjalen e sanxhakbeut te Vlores, Kurt Ahmet Pashe Ngurresa, se ai si zyrtar, eshte ne gjendje qe te garantoje sigurine e karvaneve te tyre, ndaj nuk kane pse t’u paguajne takse rruge dhe sigurie ca fiseve te egra. Por, kur ruset e Greqise u priten miqesisht nga popullsia vendase dhe per kete shkak autoritetet turke kujtonin, se duhej te ndermerrnin nje aksion hakmarrjeje kunder ortodokseve ne pergjithesi dhe kunder vlleheve ne vecanti, edhe fiset e Dangellise gjeten rastin per te kerkuar nga voskopojaret taksen e sigurise, te refuzuar per disa vite dhe keshtu ata e plackiten plotesisht qytetin, qe atehere kishte 12.000 banore. Nje pjese e banoreve, qe iknin per t’i shpetuar kasaphanes, shkoi dhe u ngul ne Korce apo Berat, te tjeret perfunduan ne Rumani, apo edhe me larg”.

    Arrijme ne vitin 2006. Ne takime dhe biseda me mjaft intelektuale vendas te Voskopojes, vecova Dhori Falon, si nje studiues i apasionuar per vendlindjen e tij, por edhe si bir i nje patrioti te respektuar shqiptar. Me dhuroi librin “Tragjedia e Voskopojes”, me te cilin jam ne oponence, ne vecanti me parathenien e shkruajtur nga Jani Gusho, ku per here te pare shkruhet ne gjuhen shqipe se Voskopojen e krijuan arumunet (vllehet).

    Qe te merret persiper sqarimi i zanafilles se historise se Voskopojes, e shkruar ne kete liber te vitit 2003, me duket nje lajthitje e lehte. Linja shkencore e albanologut te shquar austriak Dr. Hahn apo te autoreve te mesiperm te cileve iu referova, si Xhehanit, Puzanoves, Ilo Mitke Qafezezit, faktojne me dokumenta bindshem dhe besueshem origjinen shqiptare te Voskopjes. Edhe sot e kesaj dite ka qene dhe eshte mehalla e vlleheve ne Voskopoje dhe jo i tere komuniteti i saj. Ajo qe eshte kryesorja sot e ne perspektive ka te beje me unitetin kozmopolit te banoreve te Voskopjes, qe i ka sjelle rrjedha e historise, por qe ne berthamen e tyre, jane shqiptare e vllehe autoktone, te cilet do te kthehen ne identitetin e vlerave tona kombetare. Ne kete “Babiloni” te shkaterruar disa here nuk mundet te trajtohet e paragjykuar dhe copezuar, ne shqiptare apo vllehe, sepse memoria jone kombetare boll eshte trysnuar nga mentalitetet fqinje, ndaj nuk ka nevoje per kete perplasje te nje popullsie tashme te asimiluar ne shqiptare.

    Ne Voskopoje mund te rendisesh mjaft probleme per t’u zgjidhur. Ne kishen e Shen Kollit eshte pikturuar simboli i dy krokodileve, ku njeri perfaqeson fuqine e Zotit, ndersa tjetri djallin dhe nuk dihet, se kush do te fitoje, se cdo te behet. Shpresa dhe lutja jone eshte per Zotin. Voskopoja e krijuar ne vitin 1330 akoma nuk e ka pare driten e mirembajtjes apo te restaurimeve kaq te domosdoshme.

    Klan

Tema të Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Kultura e cënuar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •