Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kisha dhe Kostandini

    Te dashur vellezer dhe motra,

    Po e hap kete teme sot per te diskutuar per nje nga figurat me te rendesishme te historise se krishterimit, perandorin Kostandini i Madh.

    Shpeshhere pyesja veten se a eshte fitimprurese nje teme e tille ne nje forum te krishtere. Ndoshta kjo teme mund te behet shkas per perplasje mes te krishtereve, por keto perplasje nuk ua heqin atyre vellazerine me njeri-tjetrin, vellazeri kjo qe rrjedh nga zoti yne Jezu Krisht.

    Perandori Kostandin (274-337 A.D) ishte ai qe ndau epokat kristiane. Aq e thelle ishte kjo ndarje sa shpeshhere historianet i referohen epokes para Kostandinit si epoka paleo-kristiane.

    Por para se te shohim ate qe ai beri gjate jetes se tij ne lidhje me Kishen, le te hedhim nje sy mbi peisazhin qe na ofron koha pak para ardhjes ne pushtet te perandorit.

    Le te kthehemi ne kohe ne vitin 66 A.D. Ne kete kohe ne Rome sundonte Neroni, i cili per here te pare ndermori persekutimin romak ndaj kristianeve. Ky persekutim deshmon se Kisha ne kete kohe ishte aq e perhapur sa kishte rene ne sy te shtetit, po keshtu deshmon se Kisha ne ate kohe ishte nje krijese fare e pambrojtur, qe mund te shkelej me kembe fare pa problem nga cdokush qe e deshironte kete.

    Ne kete kohe shume kristiane u bene pre e luaneve te uritur dhe u kryqezuan pa meshire duke u akuzuar si zjarrvenes te Romes.

    Pas Neronit, persekutimi i kristianeve hyri ne mode. Te vrisje nje kristian jepte aq satisfaksion sa vrasja e nje dreri ne gjueti! Ne ne ate kohe ishim preja me e pelqyer e paganeve!

    Kishte periudha kur Kisha nuk sulmohej nga paganet, dhe ne keto momente Kisha rritej, kishte periudha kur Kisha sulmohej egersisht nga paganet, dhe perseri Kisha rritej.

    Ne fund te shekullit te trete, Kisha arriti ne 10% te Perandorise Romake.
    Tani ishte koha e ardhjes ne pushtet te perandorit Dioklecian, i cili sundoi per 303-306 A.D. Ne kete periudhe filloi perndjekja ne shkalle perandorie e Kishes. Diokleciani njihet si perandori qe ka bere persekutimin me te eger nga te gjithe perandoret e tjere.

    Ne keto 3 vjet, Kisha u perlye me gjak martiresh me shume se cdo here tjeter.

    Persa i perket feve qe ekzistonin ne ate kohe, me e perhapura ishte Mitraizmi (besimi ne Diellin) dhe Kulti i Perandorit (Besimi qe Perandori eshte Hyjnor).
    Keto ishin fete "ne mode".
    Pervec ketyre kishte dhe kulte te tjera qe lidheshin me "zota" te preferuar.

    Ne kete kohe, vjen ne pushtet Perandori Kostandin.

    I bindur se ishte Zoti i te Krishtereve ai qe i dha pushtetin dhe fitoren mbi rivalet e tij, filloi gradualisht te tregonte afeksion per kete "kult"! Them kult se ne syte e botes pagane ne s'ishim vecse nje kult i cuditshem, qe adhuronte nje marangoz te kryqezuar para 300 vjetesh!

    Me hipjen e tij ne fron, Kostandini legalizoi besimin kristian me ediktin e Milanit, v. 313 A.D.
    Ne kete periudhe 313-380 A.D, pra brenda nje brezi njerezor, Kisha arriti nga 10-20% e perandorise ne 100%. Ne vitin 380 A.D perandori Theodhos, e shpalli Krishterimin fe zyrtare duke nxjerre lashte ligjit cdo fe tjeter ne perandori!!!

    Le te kthehemi tani te Kostandini. Sic dihet fare qarte nga historia e jetes se tij, ai u pagezua vetem disa dite para vdekjes! Pra kemi nje perandor pagan deri ne fund te jetes se tij. Pra kjo tregon se gjate gjithe kohes qe ai i sherbente Kishes, ai nuk ishte pjese e saj. Pra kemi nje person i cili eshte:
    1-) Perandor
    2-) Pagan

    Pa dashur aspak te gjykoj kete perandor, mund te themi se Kisha ne kete kohe u be e " e preferuara" e dikujt qe ishte jashte saj!

    Po ashtu si perandor, Kostandini, ishte i interesuar per ruajtjen e perandorise nga cdo percarje e karakterit fetar! Ndaj shpeshhere nderhynte brenda Kishes per te zgjidhur me anen e forces, probleme qe dukeshin se mund te shkaktoni percarje ne Kishe, dhe si rrjedhim dhe ne perandori!

    Paganet kur shihnin afeksionin e perandorit me Kishen, filluan te pranonin turma-turma krishterimin.
    Pra kemi te bejme me nje konvertim ne krishterim ne mase.
    Por konvertim a do te thote rilindje?

    Keshtu pra, ata qe ishin te krishteret origjinale, qe i kishin shpetuar persekutimeve, tani perbenin pakicen ne Kishe.
    Dhe deri ne vitin 380, kjo "race" ishte pothuajse e zhdukur krejt nga realiteti tokesor!

    Tani te krishteret kerkoheshin te ishin te ditur, te njihnin mire filozofite dhe retorikat aristoteliane, pasi ata ishin tani aristokracia e re!

    Por keta pagane te konvertuar ishin mesuar me rite, me festime Dielllindjesh, me degjime predikimesh, me vajtje ne Tempuj me raste festash, dhe si te tille nuk mund te hiqnin dore lehte nga keto menyra jetese! Ne fund te fundit ishin vetem te konvertuar dhe jo te rilindur!

    Ne kete Kohe, PER HERE TE PARE ne historine e saj, Kisha shpall se jo cdokush qe pranon te jete i krishtere, eshte patjeter i tille. Pra kemi dallimin midis "te krishtereve" dhe "te krishtereve te vertete"!
    Ne kete moment ndodh dhe dallimi midis "te krishtereve" dhe "shenjtoreve"....

    .................................................. .................................................
    Do ju ftoja te gjitheve vellezer e motra, per te sjelle materiale qe flasin per kete periudhe te historise sone....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 03-01-2004 mė 07:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Shume nga juve do dini se si u be i krishter Kostandini. Ai pa ne enderr shenjen e kryqit para nje beteje me fjalet: nga kjo shenje do fitosh. Me pas e fitoi betejen dhe keshtu ai na u be i krishter.

    Pra Krishti qe zgjodhi te lindte ne stan bagetish, Krishti qe zgjodhi te hynte ne Jeruzalem siper nje kerrici, Krishti qe zgjodhi te perbuzej, te perndiqej dhe te vdiste ne Kryq, te mesonte te tjeret te paguanin taksat ndersa cifutet e prisnin qe t'i clironte nga perandoria Romake, Krishti qe u zbulua ne nje menyre krejt te kundert tek Pali, i cili nuk guxonte as nje fjale te keqe t'u thoshte prifterinjve te asaj kohe, ky Krisht pra i tha Kostandinit se me lufte ai do behej i Krishter.

    Ky Krisht qe erdhi ne toke, midis te tjerash te na mesonte neve Kryqin, ky Krisht "bekoi" luften e Perandorit te madh. Ai Krisht qe na mesoi neve te kthejme faqen tjeter kur na godasin ne njeren faqe, ky Krisht nxiska luften.

    Me falni po nje Krisht te tille une nuk e kam mesuar. Une kam njohur nje Krisht tjeter, dhe ate Krisht do ndjek deri ne fund te jetes sime, edhe sikur te me duhet te vuaj ne emrin e Tij. (ne fakt do ishte nje nder i madh qe do me bente nese do vuaja ne emer te Tij.)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit vella Liveintwoplaces per mesazhin tend, Krishti i kryqezuar eshte Krishti qe ndjekim ne!

    Por le te marrim si te vertete traditen qe thote se Kostandini e pa ate kryq ne enderr, apo vizion!

    Ne rast se do ta shihnim ne nje dicka te tille, cfare do kuptonim: Vendose Kryqin neper flamujt e tu qe te fitosh luften?

    Apo merr Kryqin tend, moho veten dhe me ndiq?

    Eshte e vertete qe me Kryqin ne fitojme, por ne asnje menyre duke e vendosur Kryqin neper flamujt dhe duke vrare ne emer te Krishtit.

    Kete mesim ndoqen fiqnjet tane, serbet dhe greket kur therrnin foshnjet ne emer te Krishtit! Kete mesim ndiqnin inkuizitoret kur digjnin te gjalle heretiket, kete mesim ndiqnin judenjte kur vrane Krishtin dhe deshmorin e pare Stefanin etj...

    Me kete nuk dua te akuzoj Kostandinin si person, por ai me dashje apo pa dashje ishte iniciatori i nje politike qe e deformoi krejt misionin e Kishes ne bote!

    Me politiken e Kostandinit, Kisha mori tre plage ne trupin e saj, plage te cilat jane te pasheruara ende sot:

    1-) Standartizimin global
    2-) Centralizimin
    3-) Ritualizimin

    1-) Plaga e pare qendron ne berjen globale te asaj c'ka duhet te jete lokale. Pra Kisha nuk ka pse te kete te njejten trajte ne cdo qytet ku ajo jeton. Keshtu psh Kisha e Tiranes nuk ka pse te kete te njejten forme me Kishen e Korces. Kishat i bashkon dashuria per Jezusin por aspak jeta e jashtme qe ato kane.
    Keshtu psh keto dy Kisha mund te mos mblidhen ne te njejten dite te javes, mund te mos kene te njejtat kenge, mund te mos kene te njejten jete. Por ajo c'ka i bashkon eshte Dashuria per Dhendrrin

    2-) Centralizimin.
    Ky eshte bashkimi i cdo gjeje ne duart e liderve te Kishes, pra gjithe jeta e Kishes eshte koncentruar aty. Liderat e sotem s'jane vecse ca kopje te shemtuara te pleqve apo peshkopeve te epokes para-Kostandiniane. Kjo jo persa i perket jetes private te tyre, por persa i perket funksioneve qe kane ne Kishe.
    Per kete kemi diskutuar ne temat e tjera me gjere

    3-) Ritualizimin
    Kthimi i jetes se Kishes ne rite qe perseriten cdo jave eshte vrases per jeten shpirterore. Riti sado madheshtor qe te jete, VRET!
    Pervec kesaj shnderrimi i jetes se Kishes ne rit e humb gjithe kuptimin e saj te vertete.

    Dhe se fundi do dua te kujtoj thenien e shkrimtarit te hershem kristian, Tertulianit:

    "Cezaret mund te behen kristiane vetem atehere kur bota te mos kete me nevoje per ta, ose atehere kur gjithe te krishteret te behen cezare!"

    I ketij mendimi ishte dhe shkrimtari tjeter Shen Justini!

    Per me shume detaje mund te lexoni mbi jeten e Kostandinit ne enciklopedine katolike online. Aty pa dashur zbulohen shume te verteta, qe deri me sot i jane fshehur botes se krishtere!

    Sidoqofte e verteta eshte varrosur neper podrumet e errta te historise nderkombetare dhe ne s'mund te bejme tjeter vecse te mundohemi ta rindertojme ate duke perdorur projeksionet qe ajo ka lene mbi dokumentat qe kane mbijetuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 05-01-2004 mė 15:31
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Per te mesuar sa me shume mbi jeten e Konstandinit, vizitoni arkivat e Enciklopedise Katolike ketu.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Matrix, te ftoj te lexosh me shume mbi jeten e Konstandinit te Madh perpara se te besh pergjithesime te gabuara si me lart, qe jane jo vetem te gabuara, por edhe te paverteta.

    Une nuk dua te hyj ne debat historik, prandaj te dhashe lidhjen me siper per te lexuar ne anglisht sa me shume mbi jeten dhe vepren e Konstandinit, por do te te rendit vetem evenimentet e jetes se tij qe une mendoj ndryshuane menyre te pakthyeshme kahun e historise njerezore.

    1. Konstandini i Madh e pushtoi Romen me shenjen e kryqit ne mburojat e ushtareve te tij, pasi shenja e kryqit i doli ne enderr (Shpirti i Shenjte) duke e verbuar me driten e saj dhe duke i folur ne gjume se Kryqi do ti falte vetem fitore. Prandaj ai dha urdher qe diten e betejes, ushtria e tij me e vogel ne numer te mbante ne mburojat e veta nje shenje kryqi qe atij i doli ne enderr.

    2. Konstandini i Madh eshte i vetmi perandor romak qe shkaterroi njehere e pergjithmone traditen pagane te parardhesve te tij qe e shpallnin veten Zot dhe adhuroheshin nga popujt e botes si te tille. Konstandini ishte i pari perandor romak qe nuk e shpalli veten Zot, por zgjodhi te pagezohet ne moshen 90 vjecare, pagezim qe eshte ilustruar edhe me nje mural ne Rome.

    3. Konstandini dergoi nenen e tij Shen Helena ne Token e Shenjte per te gjetur proven e ekzistences se "Perendise se Kryqit" sic do ta quante ai. Edhe pse ne moshe te madhe, nena e tij pas 2 vjetesh arriti te zbuloje proven e madhe qe ruhet edhe sot e kesaj dite ne Katedralen e Shen Helena ne Itali. Ajo zbuloi dhe solli ne rome ate pjesen e drurit te mberthyer mbi kryq mbi koken e Jezu Krishtit kur u kryqezua, ku shkruhej ne tre gjuhe, latinisht, hebraisht dhe greqisht, "Jezusi i Nazarethit, mbreti i hebrejve". Ne ate vend qe u zbulua kryqi ne token e shenjte, Konstandini dha urdher te ngrihej nje tempull madheshto i krishtere i cili u ndertua per 3 vjet.

    4. Me sjelljen e proves ne Rome nga nena e tij, Konstandini tashme kishte nje prove per tua paraqitur popujve mbi ekzistencen e "Perendise se kryqit". Ai jo vetem qe i mbrojti te krishteret nga perskutimi i gjeneraleve romake, por ai edhe aleancat i ngriti ne emrin e "Perendise se Kryqit", me anen e te ciles fitoi te gjitha betejat dhe arriti te veje perseri nen kontroll perandorine romake, qe shtrihej ne mbare boten. Ushtaret e Konstandinit dalloheshin nga Shenja e Kryqit ne mburojat e tyre.

    5. Ai e zhvendosi qendren e perandorise se tij ne Stambollin e sotem dhe ne Konstandinopojen e atehershme, qe do te thote 'Qyteti i Konstandinit', emer qe u vu ne emer te tij.

    Konstandini eshte i shenjte pasi ai vuri ne vend Vullnetin e Perendise. Ai ishte i Zgjedhur i Tij prej perandoreve romake. Mos e gjykoni Konstandinin si "pagan" e me the te thashe, pasi edhe dishepujt e Krishtit nuk u shenjteruan para se te takonin Krishtin, por kur rane ne kontakt dhe e ndoqen Ate. Vleresoni ate qe Konstandini arriti te vere ne vend dhe menyrene se si ai e vuri Vullnetin e Perendise ne vend.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Albo
    [B]Konstandini eshte i shenjte pasi ai vuri ne vend Vullnetin e Perendise. Ai ishte i Zgjedhur i Tij prej perandoreve romake. Mos e gjykoni Konstandinin si "pagan" e me the te thashe, pasi edhe dishepujt e Krishtit nuk u shenjteruan para se te takonin Krishtin, por kur rane ne kontakt dhe e ndoqen Ate. Vleresoni ate qe Konstandini arriti te vere ne vend dhe menyrene se si ai e vuri Vullnetin e Perendise ne vend./B]
    Po si ka mundesi qe beri vullnetin e Perendise ne nje kohe qe u pagezua pak para se te vdiste? Perse nuk u pagezua qe kur besoi ne Krisht? Po si ka mundesi qe Krishti te bekonte luften e tij?

    Gjithashtu une nuk kam thene se nuk eshte i shenjte sepse ka qene pagan. Te gjithe neve kemi qene pagane para se te besonim ne Krisht. Une them se ai futi paganizmin brenda ne kishe, duke i bere nje dem shume te madh kishes. Ate qe nuk mundi ta benin persekutimet, e beri liria qe ju dha te krishtereve si dhe futja e riteve pagane ne Kishe.

    Albo, me qe je ne Amerike do ta kesh shume te lehte te gjesh kete liber: "Pagan Christianity" Merre mundimin ta lexosh nese gjen pak kohe, dhe pastaj po te duash grise, urreje, digje apo nuk e di se c'fare, por per nje gje do jem i sigurte, nuk do kesh mundesi ta kundershtosh pasi c'do gje qe shkruhet aty mbeshtetet 100% me fakte historike dhe te jepen keto si "footnotes" ne menyre qe mund ta kontrollosh cdo gje qe shkruhet ne ate liber.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Po si ka mundesi qe beri vullnetin e Perendise ne nje kohe qe u pagezua pak para se te vdiste? Perse nuk u pagezua qe kur besoi ne Krisht? Po si ka mundesi qe Krishti te bekonte luften e tij?
    Po te marresh mundimin te lexosh materialet e Enciklopedise Katolike mbi Konstandinin, do te mesosh qe ai mori ne mbrojtje te krishteret e persekutuar me ardhjen e tij ne pushtet, ashtu si te gjitha aleancat e tij ushtarake i ngriti mbi kushtin e mbrojtjes se jetes se besimtareve te krishtere ne Perandori. Ai u pagezua ne fund te jetes se tij, pasi e ktheu Krishterimin si fe te perandorise se tij, duke u dhene njerezve dhe popujve te perandorise shembullin e tij me anen e pagezimit.

    Gjithashtu une nuk kam thene se nuk eshte i shenjte sepse ka qene pagan. Te gjithe neve kemi qene pagane para se te besonim ne Krisht. Une them se ai futi paganizmin brenda ne kishe, duke i bere nje dem shume te madh kishes. Ate qe nuk mundi ta benin persekutimet, e beri liria qe ju dha te krishtereve si dhe futja e riteve pagane ne Kishe.
    Cilat jane keto rituale pagane qe Konstandini futi ne Kishe? Ta kam thene edhe njehere tjeter, ti nuk i njeh ritualet e Kishes Apostolike, nuk njeh as domethenien e tyre, keshtu qe nuk je ne pozita te tilla qe ti gjykosh. Konstandini nuk e shpalli veten Baba te Kishes, por Sherbetor te Zotit te Kryqit, kete e simbolizon pagezimi i tij.

    Albo, me qe je ne Amerike do ta kesh shume te lehte te gjesh kete liber: "Pagan Christianity" Merre mundimin ta lexosh nese gjen pak kohe, dhe pastaj po te duash grise, urreje, digje apo nuk e di se c'fare, por per nje gje do jem i sigurte, nuk do kesh mundesi ta kundershtosh pasi c'do gje qe shkruhet aty mbeshtetet 100% me fakte historike dhe te jepen keto si "footnotes" ne menyre qe mund ta kontrollosh cdo gje qe shkruhet ne ate liber.
    Eshte interesant kur nje besimtar i krishtere i rekomandon nje besimtari "tradicional" te krishtere qe te lexoje nje liber mbi "ritualet pagane te Kishes". Kisha ne te cilen une shkoj nuk u themelua as dje, as vitin qe kaloi, as dekaden qe kaloi, as shekullin qe kaloi, as mijevjecarin qe kaloi, por u themelua 2000 vjet me pare me vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

    Jetimi qe nuk e ka patur fatin te njohi ngrohtesine familjare, mundohet te krijoje ne mendjen e tij imazhin e familjes, asaj familje qe ai nuk e pati ndonjehere. Keta jetime ndahen ne ata qe qe kur rriten e behen burra/gra e mbushin kete boshllek shpirteror duke krijuar familjen e tyre; ashtu sic ka edhe nga ata qe e zhvleresojne dhe sulmojne institucionin e familjes.

    Pasi te mbaroj se lexuari historine 2000 vjecare te kishes sime dhe mesimet e shenjtoreve te Kishes Orthodokse, do te lexoj edhe librin qe ju keshilloni.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Qellimi hapjes se temes nuk eshte per te gjykyar Kostandinin, por te pare se cfare plagesh mori Kisha duke filluar nga kjo periudhe!

    Pra qe nga Kostandini e 1700 vjet ne vazhdim filloi te ndertohet Sistemi Fetar kristian, i cili s'eshte tjeter vecse "KundraPesha" e Kishes!

    Pra kjo Bishe qe ngjet si Qengj dhe flet si Kuceder!


    Problemi real eshte me i thelle se Kostandini!
    Eshte zemra e rene e njeriut! Njeriu here pas here i kthehet Pemes se Njohurise, sepse aty mendon te behet si Perendia!

    Fakti qe sjell Kostandinin eshte per te treguar se Kisha nuk kaloi ne menyre te natyrshme, apo organike ne Sistemi fetar kristian.

    Ajo u fut aty nga jashte! Ashtu si nje luan nuk mund te futet me deshiren e vet ne Kafaz, por detyrohet te futet, ashtu dhe kristianet u futen me zor aty!

    Ngritja e Sistemit Fetar Kristian, nuk e humbi shenjterine e Kishes, sepse kete shenjteri Ajo e ka marre nga Dhendrri i Saj njehere e pergjithmone!

    Pra nuk eshte ketu e keqja.
    E keqja eshte sepse sot ekziston Kisha dhe AntiKisha!
    Njera e lire, tjetra Imponuese!
    NJera e shenjte, tjetra blasfemuese!
    NJera Nuse, tjetra prostitute!
    NJera e Krishtit,tjetra e Botes!
    NJera qe ze fill nga Pema e Jetes, tjetra nga Pema e Njohurise!

    Ky eshte problemi real qe ekzsiton sot!


    Pra Kostandini s'ishte vecse nje X qe filloi ate c'ka duhej te fillonte dhe qe ishte planifikuar qe ne perjetesi qe te fillonte!

    Kostandini si person?
    Ne eshte i shenjte, eshte vellai yne, dhe kete deshirojme me gjithe shpirt!

    Por eshte tjeter te flasesh per Kostandinin dhe tjeter per vepren e Tij! Ndoshta ai eshte i shpetuar, por vepra e tij e rene (sikurse cdo veper e jona kur vjen prej mishit tone dhe jo prej Krishtit!)

    Per kete lexoni historine e kishes nga Philip Scaf!
    Eshte online!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Matrix
    Por eshte tjeter te flasesh per Kostandinin dhe tjeter per vepren e Tij! Ndoshta ai eshte i shpetuar, por vepra e tij e rene (sikurse cdo veper e jona kur vjen prej mishit tone dhe jo prej Krishtit!)
    AMEN VELLA I SHENJTE

    Me pelqen shume edhe fjalia qe ke vene ne kllapa. "sikurse cdo veper e jona kur vjen prej mishit tone dhe jo prej Krishtit!"
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Albo
    Pasi te mbaroj se lexuari historine 2000 vjecare te kishes sime dhe mesimet e shenjtoreve te Kishes Orthodokse, do te lexoj edhe librin qe ju keshilloni.
    Jo i dashur vella, historia e kishes tende eshte 1700 vjecare. Nese do gjesh edhe faktin me te vogel gjate 300 vjeteve te pare te krishterimit qe ka ngjasi me kishen ortodokse do te lutesha te ma jepje edhe mua.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shefki Hysa
    Nga EDLIN nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 17:23
  2. Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  3. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  4. Kostandini & Doruntina (ne Anglisht)
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-12-2003, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •