Pa grindje ju lutem.
Une doja te dija mendimin tuaj per kete poezi qe e shkroi Cajupi. .Dhe cfare mendoni per keto sofrat, si ti shprehni. di se do te beni dhe humor, por pa paragjykime ju lutem.
Fshati im
Malete me gure,
fushat me bar shume,
arate me grure,
me tutje nje lume.
Fshati per karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtepi
te vogela fare.
Ujete te ftohte,
era pun' e madhe,
bilbili ia thote,
grate si sorrkadhe.
Burrat nen hie,
lozin, kuvendojne,
pika qe s'u bie,
se nga grate rrojne!
Grate vene nd'are,
dhe ne vreshta grate,
gruaja korr bare,
punon dit' e nate.
Grate ne te shire,
ne te vjela grate,
ikine pa gdhire,
kthenene me nate.
Gruaja per burre
digjete ne diell,
punon es'rri kurre
as diten e diel.
O moj shqipetarke,
qe vet' e nget qet,
edhe drek' e darke
kthehesh e ben vete;
Moj e mjera grua,
C'e do burre zine
qe ftohet ne krua
dhe ti mban shtepine!.
Krijoni Kontakt