Durim (nga NIT'roshi)
--------------------------------------------------------------------------------
Pranvere!
Dielli rrezearte shkelqen ne qiellin blu. Dallendyshet jane kthyer serish nga vendet e ngrohta. Lulet shumengjyreshe kane mbushur lendinat. Uji i kulluar i burimeve zbret furishem nga malet e larta. Bagetia kullot barin e njome te lendinave ndersa bariu i vogel po luan nje melodi te embel me fyellin e tij.
Nje bukuri magjepese po me le pa fryme. Puhiza e embel qe ka filluar te fryje po me perkethel fytyren. pak me tej dy gjingja te sapo lindur po luajne mbi barin e lendines. Dielli rrezeart qe shkelqen mbi ujin e kulluar te lumit me perplaset ne fytyre. Ohh sa bukur tingellon kenga e embel e zogjeve. Te rinjte te kapur dore per dore ecin ne lendina. Femijet e lumtur mbledhin lule dhe me to thurin kurora. Manushaqet me aromen e tyre te kendshme me hedhin ne mendime. Sa e bukur eshte natyra jone. Edhe pse i vogel atdheu im eshte nje vend petritash. Skemb graniti ne brigjet e adriatikut ne ndertojme jeten tone. Ne te lumtur hedhim valle ne gojen e ujkut. Armiqte na kane zili. Sa i bukur eshte atdheu im. Punetoret e paludhur si bletet punetore derdhin djersen e tyre te kulluar.
Vera qe presim do te na sjelle prodhime te mbara.
Vazhdon kur te me teket.
***NITroshi969
Deputet
Posts: 178
(7/11/01 6:00:23 pm)
Reply Re: Durim
--------------------------------------------------------------------------------
Druret e lagur mi kane ngulur syte ashtu si bariu. Si duket edhe ata kane ftohte. Mbase edhe ata duan te ngrohen me trupin tim. PO une jam vetem nje dhe nuk mund te ngrohe gjithcka. Une nuk mund te ngrohe LULKAT, druret dhe bariun ne te njejten kohe. Edhe kepucet e mia te reja nuk mund tua jap te gjitheve. Ai bariu me ka qendrar mu perpara fytyres. Po ja ndiej frymarrjen qe i kundermobn era qepe. Qerpiket e bardhe nuk i levizin fare. Duke si nje statuje imcake e kuqe i cila eshte vjedhur nga nje muze i arteve moderrne. Me qeshet kur mendoj se kjo krijese e mberdhire do te ishte vleresuar me shume nese do te ishte mermer sesa ashtu prej gjaku dhe mishi. Tani po me shohin edhe delet.
Mos valle mendojne se eshte faji im qe jane lagur.
Te them te verteten edhe une kam pak faj. E nisa me nje dite te bukur ku dielli shkelqente, dhe ja tani i zhvendosa ne nje baltovine ku nuk ka as bare dhe as LULE.
Ka vetem nje menyre per ti shpetuar nga te ftohtet. Me duhet te nxjerr diellin serish ne skene.
Atehere....
Rete nisen te hapen si me dore dhe nje rreze dielli
u perplase me force te padukshme mbi trupat e lagur te gjallesave qe frymonin ne lendinen e mbushur me balte. Ato (gjallesat) nisen te ndjejne te ngrohtet e diellit bujar dhe ashtu gjysem te mpira ia shkeputen veshtrimin e ftohte atij (mua) dhe si nje tufe elekronesh nisen te levizin ne menyre kaotike ne lendinen e mbushur me balte. Edhe bariu ndjeu te ngrohtet ne trupin e tij. Mori fryme lirisht, iu afrua nje kallamishteje dhe pasi preu nje cope kallam nisi te beje nje fyell te ri.
Dallendyshet dolen nga gemushat ku ishin strehuar dhe nisen te rindertojne folet e reja.
Tani me duket se i rregulla pak gjerat mendovi (mendova) me vete dhe psheretiu i cliruar. Po me lulet cfare duhet te beje?
Atyre u kane rene te gjitha gjethet dhe ato me fajesuan mua.
Te them te verteten Lulet pa gjethe jane ne mode, por megjithate me duhet te gjej nje rrugdalje. Po sikur te vendos disa gjethe artificiale. Keto njihen edhe me emrin paruke LULORE. Jane pak shtrenjte , por nuk kam se si e le lendinen time pa LULE. Me duhet gjithashtu te ngre pak humorin e gjallesave te lendines. Per kete arsye me duhet nje HUMORIST por jo nje HUMORIST paranoik.
Kaq per sot se kam punuar shume, mendoi AI.
Fshiu kepucet e reja dhe vendosi te kontaktoje me HUMORISTIN...
Edited by: NITroshi969 at: 7/11/01 3:03:32 pm
NITroshi969
Deputet
Posts: 183
(7/15/01 8:29:31 am)
Reply Re: Durim
--------------------------------------------------------------------------------
Humorostin e njihnin pothuaj te gjithe. Heren e pare qe u takuam ishte pothuajse i dehur dhe nuk mendoja se ishte ne gjendje te bisedonte per biznes, keshtu qe lame te takoheshim nje tjeter dite ne nje lokal diku ne periferi te qytetit qe me sa kujtohej quhej "Bethoven". Ashtu i dehur sic eshte ai mendova as qe ka per tu kujtuar fare per takimin.Eca nje cope rruge pa e ngritur koken fare ndersa nga memorja nuk me shfaqej "lendina" qe ishte kthyer ne nje "baltovine". A thua humoristi do te ishte ne gjendje te bente ndonje ndryshim ne ate katraure qe kisha katandisur une? Le te shpresoja keshtu. Te pakten nuk kisha rrugedalje tjeter. Te nesermen shkova tek "Bethoveni" gjysem ore perpara sec e kisha lene me Humoristin , por u cudita kur e pashe te ishte ulur diku aty ne nje cep te asaj qozge te felliqur , qe vec emrit s'kishte azgje tjeter madheshtore dhe ja kishte futur me te pira. Nga kamarieri mesova se kishte 2 ore qe me priste dhe se deri tani kishte rrumbullyer te pakten nja tre shishe vere. Doja te dilja nga lokali, pa u takuar fare me ate pijanec te mbaruar. Ktheva kurrizin dhe teksa beja te dilja ndegjova nje ze te fuqishem te buciste prapa kraheve te mi.
"I merrni percarte fjalet e mia
Kjo ndodhi, ndodhi ne ODESE"
Mu rrenqeth trupi kur degjova ato vargje te Majakovskit. Eshte shkrimtari im i preferuar.
Humoristi mi kishte ngulur syte venger, dhe me doren e tij eshtake qe varej si nje gjethe e verdhe ne ate krahun e holle me beri shenje te afrohesha.
"Ah paskeni ardhur" thashe per te shpetuar nga situata qe u krijua.
"Nuk ju vura re dhe mendova se isha shume heret."
" Une nuk vij dhe as nuk iki"- tha ai "une jam gjithmone ketu".
"Po perse ma kerkuat kete takim" - foli ai dhe rrekelleu me nje fryme goten e veres.
"dua te jape nje shfaqje ne lendinen time dhe me duhet nje humorist. Dua te di se sa kerkon per nja dy ore program." E pashe se nuk ngeli shume i kenaqur nga shpjegimi im dhe pasi porositi nje tjeter shishe vere me pyeti thate :
"C'fare lloj publiku do ta shohi shfaqjen"
"Po ja si te them"-nisa te shpjegoja. "
Publiku do te jete nja 200 metra lendin, disa dallendyshe,nje bari, lulet e lendines, une , druret, dhe kafshe te tjera qe jetojne aty perreth"
"Ok"- tha. "Cakto diten dhe oren e shfaqjes dhe une do te jem aty 2 ore perpara"
PO per pazarin e pyeta.
Per ate bisedojme kur te mbaroje shfaqja tha humoristi dhe pasi ktheu me fund goten e veres, gromesiu dhe beri te ikte.
Nuk tha asnje fjale per programin dhe as per numrat qe do te interpretonte mendova, por gjithesesi rendesi ka qe pranoi te vinte. Tani qe lendina do te kishte dhe nje shfaqje humori gjendja e saj mesiguri qe do te permiresohet.
Ngrita koken nga qielli dhe pashe se rete kishin filluar te afroheshin nga lendina ime. I shtyva rete dhe nxorra perseri diellin. Vendosa te sillja shiun andej nga darka.
Kaq per sot mendoi AI dhe i lodhur u drejtua nga libraria te vazhdonte mesimin autodidakt te gjuhes se luluve. Mbase do ti duhej...
Edited by: NITroshi969 at: 7/15/01 5:33:20 am
NITroshi969
Deputet
Posts: 187
(7/16/01 8:14:19 pm)
Reply REurim
--------------------------------------------------------------------------------
Lendina ishte ashtu sic e kisha lene. I vetmi ndryshim ishin pellgjet e ujit te cilat kishin filluar te thaheshin tashme. Bariu me i heshtur se me pare shtrengote fyellin ne pellembete djersitura dhe shume i shqetesuar qarkonte gropezat e mbushura me uje te ndenjur. Lendina kishte filluar te kundermonte nje arome shume te cuditshme , te cilen se ku e kisha nuhatur me pare, por nuk me kujtohej se ku. Mund te them qe ishte nje arome e verdhe. Pak absurde per te besuar se nje arome mund te kete ngjyre, por duhet te them se ne lendinen time gjithcka, kishte te drejten te kishte ngjyren qe deshironte, ashtu sic kishte mundesine te kishte aromen qe donte. Pra nuk e kuptova se kush e leshonte kete arome. Mos ishte bariu. Mbase kjo ishte arsyeja qe sillej ashtu kuturu neper lendine, dhe nuk thoshte asnje fjale. Apo mos ishin lulet qe ashtu gjysem te tulatura nga ai rrebeshi i fuqishem kishin vendosur te leshonin ate arome te verdhe ne lendinen time. Po kushdo qe te ishte duhet te mbante mend se ajo ishte lendina ime, dhe nuk kishte te drejte te thyente rregullat e mia. Mendova, mendoi, mendohem....
Mos eshte ngjyra e verdhe ajo qe ka filluar te vije ere. Me duhet te kontrolloj ngjyrat dhe nese eshte kjo e fundit sme ngelet gje tjeter vec ta bej lendinen bardhe e zi (pa ngjyra).
Ndersa isha duke menduar keto vura re se nje delegacion i perbere nga tre dele dhe 2 dallendyshe me kishin qendruar perpara kembeve. Cdoja, cdonte, cdonin.
Mesova se kishin nje kerkese. Te friksuara nga erresira me kerkuan te beja 24 ore dite. Pra do te me duhej te punesoja nje diell tjeter per lendinen time. Dy diej qe do te punonin me turne. Te them te drejten ne ishim e para lendine qe e aplikonim nje gje te tille, por kisha besim se do tia dilnim ne krye me sukses. Do te me duhej edhe ndihma e gjllesave te tjera te lendines.
Skam me kohe te shkruaj tani se po instaloj diellin e ri.
Vazhdon vazdoj vazhdohem, ne nje dite tjeter te re, te perjetshme.
aRanuaR de RRozheR
Author Comment
NITroshi969
Moderator
Posts: 557
(2/20/02 12:35:38 pm)
Reply Xheviti
--------------------------------------------------------------------------------
Kur mendimet thuhen e rithuhen, duket se gjeja me me mend qe duhet bere eshte te heshtesh, e pastaj te shohesh tjetrin ne sy per te zhvilluar me te dialogun e vjeter, por kesaj here pa fjale, vetem me veshtrime, vetem me frymarrje. Kollitjet Irlandeze, muret e verdha gjithe njolla, sekondat e fundit te nje filmi pa ze dhe kali i trojes pa harruar HELENEN jane vetevendosur ne orbitatat e tyre dhe sillen pa shkak rreth kotesise se egzistences. Kane kohe qe ato qendrojne aty, vec meje. Mbi vete mbart cdo fragment te se shkuares duke harruar me te rendesishmen, ikjen ,largimin tim.... e keshtu duke qene larg tyre jetoj ne nje bote tjeter me to.
Ne ditet me diell, (kete e kam vene re qesh kur kam lindur) me merr malli me teper per karrigen time prej kashte dhe per dordolecet qe qendronin rreth saj. Me kujtohet se ne ate kohe kishte me teper gjalleri ne njollat e verdha te kujtimeve te mia. Atyre koheve ulesha mbi karrigen time e teksa luaja me filxhanin e kafese mes duarve ftoja ndonje dordolec te pinte dicka me mua, o ne me te shumten e rasteve i pershendesja per selargu. Ata qendronin stoik ne detyren e tyre, e nganjehere nuk me flisnin fare, pasi keshtu ua donte puna, megjithate nuk ishin te ralla rastet kur vinin e me uleshin perreth per te shijuar ndonje filxhan salep, ose te pakten keshtu me kujtohet.
Ne djall te vene kujtimet, vec jo te gjitha. Sikur te mundja te fshija prej kujteses te gjitha ato qe me shkaktojne dhimbjen e stomakut (te vjellat) dhe ngjyren e verdhe, me te cilen duket qarte se sa i obsesuar jam.
Eshte per te qeshur po te mendosh se miku im me i mire ishte i zi sterre dhe aspak i kalter ose roze, megjithate une e dija forte se kishte dhembe te verdhe si kokrra misri. Ai pinte raki me oke e pastaj niste te fliste per nje aventure Ruse qe quhej Maria. Eh sa pak te verteta na qellon te themi ne jete, dhe sa shume mashtrime na qellon te degjojme. Keshtu pra gjysma e jetes eshte gjume, ndersa gjysma e gjysmes se mbetur eshte genjeshter. Gjysma e gjysmes se mbetur nga gjysma eshte cmenduri, e cmbetet nga e tera eshte e vertete. Me besoni per keto qe ju thashe pasi keto nuk ishin genjeshtra, por cmenduri, dhe si te tilla mund te jene edhe te verteta. Ku i dihet.
(KU I DIHET)------>perserit macia
Krijoni Kontakt