Programi i OKB-së për Ushqimin (UNFP) thotë se i kanë përfunduar rezervat e ushqimit në Korenë e Veirut.


Ajo thotë se më shumë se gjashtë milion njerëz do të kalojnë pa ushqimet e emergjencës deri sa të mbërrijnë në prill furnizime të reja.

Deri atëhere, thotë UNFP-ja, racionet ushqimore do t'u jepen vetëm 100 mijë personave që kanë më shumë nevojë - shumica gra me barrë dhe fëmijë në spitale dhe shtëpi fëmije.

Përfaqësuesi i programit të ushqimit në Phenian, Masood Hyder, thotë se arsye për mungesën e ushqimeve është lodhja e donatorëve dhe rënia e financimeve në një kontekst të pafavorshëm politik - një referencë që ndoshta lidhet me ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut.