Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kanibalet nga Fshati

    shekulli:

    ---------

    Policia prangos pesė tė rinjtė e denoncuar. Njėri prej tyre e kishte ngacmuar vazhdimisht vajzėn e mitur

    E mitura 13 vjeē: Mė pėrdhunuan 5 djem

    Babai i vajzės sė mitur kėrkon zbatimin e ligjit ndaj pesė tė dyshuarve si autorė tė ngjarjes

    Arsen Isai, Kujtim Boriēi

    PEQIN - Dy prindėr janė tmerruar kur vajza e tyre 13- vjeēare, M. Ē. u ka treguar se ka rėnė pre e pėrdhunimit tė 5 tė rinjve. Ashtu tė tmerruar nga ajo qė kanė dėgjuar nga goja e vajzės sė tyre, sė bashku me kėtė tė fundit, kanė shkuar nė policinė e Peqinit, ku dhe kanė vendosur tė denoncojnė ngjarjen qė i ka ndodhur vajzės sė mitur. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se nė bazė tė kėtij denoncimi, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme janė arrestuar pesė tė rinj, tė cilėt dyshohet se janė autorė tė kėtij krimi. Nė prangat e policisė kanė rėnė Dritan Qosja 24 vjeē, Daniel Sulka 18 vjeē, Fredi Kaloēi, 19 vjeē, Juljan Kasa 19 vjeē dhe Ali Delimeta 25 vjeē. Tė pestė u arrestuan pas denoncimit tė vajzės dhe prindėrve tė saj. Sipas burimeve, vajza ka thėnė se Dritan Qosja dhe katėr shokėt e tij, kanė kryer me tė, marrėdhėnie seksuale me dhunė.
    Rrėfimi i babait
    D. Ē tregon se pasdrekėn e sė hėnės, vajza i kishte thėnė se po shkonte deri tek tezja ku do tė rrinte ca. "Kunata ime nuk e ka shtėpinė larg nesh. Unė i thashė shko dhe mos u vono dhe ajo u nis",- tregon babai i vajzės sė mitur. Por 13-vjeēarja ėshtė vonuar shumė dhe kur ėshtė kthyer dukej e tmerruar dhe me njė pamje tė llahtarshme. "Ne dolėm ta kėrkojmė tek motra dhe tek njerėz tė tjerė sepse u bė natė dhe kur u kthyem e gjetėm nė shtėpi. Ishte shumė e mėrzitur mezi fliste dhe qante pa pushim. Ajo na tregoi se kur kishte shkuar pėr tek tezja, tek Qafa e Pajovės pranė njė pylli, e kishte ndaluar Dritan Qosja. Vajza na kishte thėnė disa ditė mė parė se Dritani e ngacmonte dhe i hidhte fjalė kur e gjente vetėm”,- rrėfen babai. Sipas tij, vajza e tij e mitur shkonte gati ēdo ditė nė lėndina, pasi kthehej nga shkolla, pėr tė kullotur bagėtitė. “Ndaj prej dy javėsh e kishim hequr vajzėn nga shkolla me qėllim qė Dritani tė mos e ngacmonte mė, por ai na bėri gjėmėn”,- thotė babai. Sipas tij, vajza ėshtė kapur fillimisht nga Dritani qė e ngacmonte mė parė. “Pasi Dritani ka kryer marrėdhėnie me dhunė me vajzėn time, janė afruar dhe katėr tė tjerėt me radhė duke pėrdorur forcėn dhe duke e sharė. Ata e kėrcėnuar se do ta ēonin prostitutė jashtė shtetit",- thotė mė tej ai. “Kėrkoj qė autorėt tė ndėshkohen sipas ligjit”, ka thėnė pėr gazetėn 40- vjeēari, baba i tre vajzave, dy mė tė vogla se 13-vjeēarja qė ka rėnė pre e pėrdhunimit. “Unė kam qėnė nė emigracion nė Greqi pėr tė ushqyer familjen, ndėrsa kėrkoj nga shteti qė tė veprojė pa mėshirė mbi ata qė vunė dorė mbi vajzėn time”,- thotė i revoltuar i ati i 13- vjeēares. Ndėrkohė, ai tregon se nga emigracioni ka ardhur pak kohė mė parė, pas njė telefonate nga e shoqja Hajria, e cila e njoftoi se vajzėn e tyre tė madhe po e ngacmonin djemtė e fshatit. “Unė kėrkoj zbatimin e ligjit ndaj atyre qė mė masakruan fėmijėn, pasi ne nuk i kemi hak askujt”,- pėrfundon 40-vjeēari .

    Denoncimi
    Pas ngjarjes sė treguar nga vajza, prindėrit e saj kanė vendosur qė nė mėngjesin e sė martės tė shkonin nė policinė e Peqinit ku dhe tė denonconin autorėt. Babai i vajzės ka treguar fije pėr pe atė qė njė natė mė parė i kishte rrėfyer vajza e tij. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se vajza ishte shumė e tronditur dhe ajo ka pohuar me kokė gjithēka qė ka deklaruar babai i saj. Pas depozitimit tė kallėzimit, uniformat blu tė Peqini janė hedhur nė aksion dhe nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme kanė vėnė nė pranga autorėt e dyshuar tė pėrdhunimit tė sė miturės. Sipas burimeve tė policisė tė pesė tė rinjtė janė arrestuar nėpėr shtėpitė e tyre dhe ata nuk kanė bėrė rezistencė. Tė njėjtat burime thanė se ata kanė mbetur tė ēuditur kur policia ka mbėrritur nė shtėpitė e tyre, pasi pas kėrcėnimeve qė i kishin bėrė vajzės, ishin tė sigurtė se ajo nuk do tė denonconte. Burimet e policisė nuk bėnė tė ditur nėse tė arrestuarit e kanė pranuar apo jo krimin, por ato thanė se po vazhdojnė hetimet intensive pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Arsen Isai & Kujtim Boriēi


    Ekspertiza
    Vajza i ėshtė nėnshtruar pėrdhunimit
    PEAQIN- Pėrdhunimi i denoncuar i 13- vjeēares M.Ē. ka ndodhur ditėn e hėnė, rreth orės 15:00. Tė pesė personat e akuzuar, tashmė tė arrestuar nga policia, e kanė pėrdhunuar njėri pas tjetrit vajzėn e mitur nė vendin e quajtur Qafa e Pajovės pranė qendrės sė banimit tė saj nė fshatin Pajovė. Policia e Peqinit nė bashkėpunim me zyrėn e antitrafikut tė Elbasanit kanė kryer veprimet e tyre si dhe kanė marrė ekspertizėn e mjekėve ligjorė tė cilėt nga tė dhėnat e para dyshojnė se ndaj 13- vjeēares ėshtė ushtruar marrėdhėnie seksuale me dhunė. Nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme ėshtė bėrė arrestimi i pesė tė dyshuarve, pėrkatėsisht Dritan Qosja 24 vjeē, Daniel Sulka 18 vjeē, Fredi Kaloēi, 19 vjeē, Juljan Kasa 19 vjeē dhe Ali Delimeta 25 vjeē.
    Rastet e pėrdhunimit tė tė miturave
    14 shkurt 2003
    Peqin, Skėnder Boēka, 36 vjeē, pėrdhunon motrėn e tij V.Boēka
    16 shkurt 2003
    Ura Vajgurore. Beqo Mule, 34 vjeē, nga Ura Vajgurore, abuzon seksualisht me njė tė mitur nė lagjen e tij
    31 tetor 2003
    Berat, Alfred Muka, 19 vjeē, pėrdhunon vajzėn e tezes 15-vjeēaren M.J.
    4 nėntor 2003
    Korēė, Adriatik Hyseni, 31 vjeē, ka tentuar tė pėrdhunojė vajzėn 13- vjeēe tė tė dashurės sė tij A.K. 45 vjeēe
    20 nėntor 2003
    Fier, njerku Gjovalin Nika pėrdhunon vajzėn e gruas, 14 vjeēe, J.Hoxha
    15 dhjetor 2003
    Durrės, Babai pėrdhunon vajzėn nė Durrės, Feriz Ismailaj, 34 vjeē, pėrdhunoi vajzėn E.Ismailaj, 12 vjeēe



    18/12/2003





    ------------

    Koment..


    Sikur te ishin varur Perdhnues-Tutoret e pare ne vitet 1990 e te liheshin te tundeshin ne deg te lisave e shtyllave elektrike nja nje muaj nuk do guxonte me kush te mendonte te prek dinjitetin e vajzave as me fjal e jo me keshtu si po bejne tash 15 vite ramizo-Nano-Berisho-Mekso shker-dhato-kraci..

    turp..

    Dhe qeshin ca politikane..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Kafshet, turpi i fshatit,thuaj me mire Kanibalet?
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Ē'behet keshtu xhanem???
    Perdite kur lexon shtypin lexon gjera te tilla. E thane mire me larte jemi bere si kafshe...
    Dhe c'eshte me e turpshmja merren me te mitur...., dikush me vajzen e vet, dikush me kusheriren
    Turp, turp,
    S'ka me as nder as karakter......Te shohim ku do te arrijme me keto pislleqe
    Ika se mu ngriten nervat!!!!!
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Cdo dite e me teper po tregojme qe udhehiqemi nga instiktet kafsherore.Keto qe po ndodhin jane shume alarmante.Po keshtu ehste kur ligji i famshem shqiptar i denon me max 5 vjet heqje lirie(sa kam degju nuk jam e sakte)Ndersa ata kane shkaterruar nje jete, edhe pse viktima nuk ka vdek.Por dhe gazetat!!!Nuk eshte mire qe atij populli te tronditur i servirin pothuj perdite lajme te tilla makabre.Nuk eshte aspak profesionalizem te besh pare dhe kariere gazetareske ne kurriz te viktimave te pambrojtura .Dhe nga ana psikologjike ndikon shume keq(njelloj si tu ngacmosh plagen e thelle perdite)Eshte nje perdhunim i dyte.Dhe me kete me kujtohet historia rrenqethese e Bisht Palles, qe gazetaret po shesin gazetat duke i shkaktuar dhimbje te metejshme viktimes.Pse kaq sadiste ore gazetare??Behuni humane .
    :^lulja

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    e po si t'i leshosh qente nga zinxhiri, c'fare pritet?

  6. #6
    ... edhe ne akoma po diskutojme se a i duhet a jo Shqiperise ligji me vdekje. Po ē'i duhen kesaj toke keto gorilla mer amani? Na shkaterruan edhe ne nervat.

    StterollA

    PS Mos ka ndonje bime qe jep stimulim seksual andej nga Peqini qe keto kafshe s'po i kontrllojne dot ndjenjat?

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    -
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Wordless : 19-12-2003 mė 12:34
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    god ku kane arritur njerezit atje ... te arrijne te perdhunoje vllai -motren .. apo babai femijen e tij ... turp .. ska me tup ..

    kafsheri ...
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANĖ (25 Dhjetor) - Skandali seksual i Bisht-Pallės rikthehet kėtė rradhė jo nė ushtri, por nė polici, ku ka shkaktuar dhe arrestime. Prangat tani janė pėr njė polic. Minorenia e Bisht Pallės ėshtė pėrdhunuar edhe nga njė polic i Drejtorisė sė Policisė sė Korēės. Xhevat Saliu, ėshtė punonjėsi i rendit qė ėshtė arrestuar dy ditė mkė parė nė orėn 23. 00 pas kallzimit tė 7 dhjetorit tė 16-vjeēares vlonjate. Dje, zėdhėnėsi i Drejtorisė sė Policisė sė Korēės, ka bėrė tė ditur se ėshtė arrestuar polici 41 vjeēar Xhevat Saliu, me detyrė polic nė grupin e gatshėsm nė Komisariatin e Korēės. Po sipas burimeve zyrtare ai akuzohet pėr kryerje tė marėdhėnieve seksuale me dhunė me njė tė mitur. Ka qenė nėndrejtori i policisė, i sapoemėruar Gani Zeneli, i cili i ka komunikuar urdhėrarrestin vartėsit tė tij qė ka dhunuar tė miturėn gjatė kohės qė ka qenė nė detyrė. Pas kėsaj nė orėt e para tė mėngjesit ish-polici 41 vjeēar Xhevat Saliu ėshtė marrė nga kolegėt e grupit tė gatshėm pėr t'u dėrguar nė dhomat e paraburgimit nė Komisariatin e Policisė sė Durrsit ku janė dhe tė arrestuarit e tjerė si dhe hetohet ēėshtja. Ish-polici tani akuzohet nga prokuroria e Durrėsit pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me dhunė me njė tė mitur. Pėrdhunimi nga ana e tij Saliu ka ndodhur mė 20 prill tė kėtij viti. O.L ėshtė kapur nga inspektorėt e zyrės sė antitrafieve nė doganėn e Qafė-Thanės me pasaportė tė falsifikuar duke tentuar pėr tė kaluar nė Maqedoni. Nga agjentėt e policisė minorenia ėshtė shoqėruar nė komisariat dhe njė ditė mė pas ajo do tė dėrgohej nė qėndrėn e reabilitimit pėr tu trajtuar. Pėrdhunimi Para se tė shkonte nė qendrėn e reabilitmit monorenia ėshtė dhunuar nga njė prej agjentėve tė policisė. Pasditen e 20 prillit rreth orės 15.30 ajo ka deklaruar pėrpara prokurorėve durrsakė, se ėshtė pėrdhunuar nga njė polic i cili ka qenė me shėrbim nė zyrėn e informacionit nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės. Sipas saj akti i dhunshėm seksual ka ndodhur brenda ambjenteve tė Drejtorisė sė Policisė. Mjedisi i pritjes sė vajzave tė trafikuara ndahet vetėm nga njė mur me zyrėn e informacionit ku kryente shėrbimin polici 41 vjetēar Saliu. Kjo ka ndodhur nė 2001, kur vajza u kthye nga Greqia. Polici nuk ka menduar gjatė, poer ka abuzuar njėherėsh me detyrėn dhe me vajzėn, tė cilėn e ka pėrdhunuar nė dhomėn ku ajo do kalonte natėn e fundit. Pas arrestimit polici i Korcės ndodhet nė qelitė e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė sė Durrėsit, ku do tė japė llogari pėr bėmat, sė bashku me 17 tė tjerė tė arrestuar.

    dxh/dxh (GazetaShqiptare/Balkaneb)

  10. #10
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    E po kjo pike e zeze...
    Te kesh frike dhe nga rroba qe ke ne trup...
    I pafte Zoti per ato qe bejne...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •