NJeriu qe i shpetoj dy pushkatimeve.
E disa thonė se fati ėshtė i shkruar, kushedi...?
Thonė se njeriu ėshtė ai qė ia shkruan fatin vetes
MITROVICĖ, - Rastis shpesh tė dėgjojė njeriu, sidomos nga mė tė moshuarit, teksa thonė: Ymri ėshtė shah nė vete. Nėse ka njerėz qė akoma kanė dilema ose qė duan ta kuptojnė kėtė duhet tė takojnė dhe flasin me plakun 83-vjeēar, Ramadan Sadiku. Dy pushkatime, nė dy luftėra, kishin dėshtuar qė ti merrnin jetėn, e tash 83 vjeēari me plis, nuk pushon sė punuari. Bile nuk i duket aspak e pazakonshme qė me biēikletėn Herkules, sė paku njė herė nė javė udhėton 34 kilometra, edhe pse njėri sy ka filluar ta tradhėtojė. Ky plak, nga fshati Gushavc i Mitrovicės, pushkatimin e parė e kishte mbijetuar, nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė Masakrėn e Tivarit, ndėrsa pushkėt, kishin dėshtuar, edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė. Eh... ymri, thotė plaku shtatmesėm, pėr kėto dy raste mbijetimi, derisa kėto nuk janė tė vetmet cilėsi qė e karakterizojnė atė. Ai, nė kėtė moshė, ėshtė ende i fuqishėm, madje mund tė krahasohet edhe me ndonjė sportist. Nga fshati i tij qė gjendet 5 kilometra nė perėndim tė Mitrovicės, ai me biēikletėn e vet, udhėton deri nė Vushtrri. Kėto 34 kilometra nė dy drejtimet, ai i kalon sė paku njėherė nė javė, madje vetėm pėr tė pėrcjellė nga afėr ritualin javor: E xhuma, ditė pazari nė Vushtrri. Jo rrallė, ai udhėton edhe deri nė Pantinė, fshat ky i Vushtrrisė, ku e ka tė martuar tė bijėn. Ky udhėtim ėshtė mė i gjatė se ai tė xhumave.
Dy herė para tytave tė pushkėve
Mas shumė hjekave, nėpėr Kosovė, e Shipni na quan nė Bari, ku na shtinen nė ni kasarne. Na, qi ishum tė parėt mujtum me hi mrena kasarnes, a tjerėt, nja dy mi veta, meten naborr tė kasarnes. Aty i pushkatun tanė me bume e mitraloza, rrėfen plaku, pėr rastin e Tivarit, dhe duke ofsharė shton: Na qi ishum mrena, edhe nja dy mi tjerė, tan ishum ba gati se edhe neve kan me na pushkatu. Bile, ni grup qi ishum pej anes tone, vendosum qi me dek si mysliman... u dathum, mos me dek math. Plaku, i cili qysh si fėmijė kishte filluar tė falė namazin, ndėrsa ka kryer edhe obligimin tjetėr fetar islamik - haxhillėkun, thotė se fati atij dhe i tė tjerėve qė ishin nė radhė pėr pushkatim, u kishte buzėqeshur pasi ishte dhėnė urdhri qė edhe ata tė vriteshin. Na qitėn edhe neve jashtė me na myt, bile edhe pushktė i paten drejtu kah na, po qathere erdh ushtria e Dalmacisė, edhe dhanė urdhen mos me na myt. Dalmatint bile na dhan fjalėn qi kerkush nuk guxon me na prek, edhe na i dhan do pushkė e tesha tinglizve, shprehet ai, pėr pushkatimin e parė tė mbijetuar, duke pohuar mė pas se peripecitė e luftės kishin zgjatur edhe dy vjet, deri nė vitin 1946, kur lufta kishte mbaruar nė tėrė Jugosllavinė, ndėrkaq ai, kishte mbushur 26 vjeē. Rasti i dytė i ballafaqimit tė tij me pushkėn serbe, i kishte ndodhur 55 vjet mė vonė, nė pranverėn e vitit 1999. Tė shtyrė nga forcat policore e paramilitare serbe, qė bėnin kėrdi nė Kosovė, banorėt e Gushavcit, si edhe tė shumė fshatrave e lagjeve tė Mitrovicės, ishin pėrqendruar nė fshatin Fushibėr i Epėrm (ish-Zhabar). Aty, ishin plaēkitur, tortuar, rrėmbyer e edhe vrarė. Edhe haxhi Ramadanit, pasi e kishin plaēkitur, e torturuar, i kishte ardhur radha pėr tu vrarė dhe atė para syve tė nipave e tė mbesave tė tij... Jo, spo e vrasim, pasi ka ardhė urdhri tė tėrhiqemi, kishin thėnė mė pas policėt serbė, ndėrkohė qė plaku ishte dėrrmuar nga torturat, ndėrkaq frika e familjarėve kishte arritur nė zenit. Eh....ymri, thotė prapė plaku pėr jetėn e tij, qė e kishte filluar pėr herė tė tretė, pak ditė pasi i kishte lindur nipi, Ibrahimi. Vogėlushi, kishte lindur tė njėjtėn ditė kur kishin filluar sulmet e NATO-sė kundėr forcave serbe.
Gushavc - Vushtrri dhe anasjellatas, rrugėtimi 34 kilometėrsh me Herkules
Veē fatit, haxhinė e karakterizojnė edhe fuqia e entuzizami pėr jetė. Ai, asnjėherė nė jetė nuk ka qenė nė marrėdhėnie pune, por prapė ka gjallėruar. Me kuajt e vet, nga Ēiqeva e Zubin-Potokut, qė gjendet nė malet e Moknės, disa dhjetra kilometra nė perėndim tė fshatit tė vet, e nė kufirin me Malin e Zi, pėr shumė vite me radhė, ka bartuar material drusor pėr ndėrtim: dėrrasa e trarė, pėr ti shitur nė Mitrovicė e Vushtrri. Ai, me punėn e vet si stėrshitės i dėrrasave, e edhe si murator, kishte krijuar pasuri pėr tėrė familjen qė atėherė ishte e gjerė. Disa shtėpi i kishte murosur si pėr vėllezrit ashtu edhe pėr axhallarėt e vet. Po ashtu vet, e kishte murosur edhe shtėpinė nė tė cilėn jeton nga viti 1968, e tė cilėn ėshtė dashur qė ta rindėrtojė nė moshėn 80- vjeēare, pasi ėshtė djegur nė luftėn e fundit. Edhe kėtė herė, punėn e kishte bėrė vetė. Ai, tani ka tre djem dhe 20 nipa e mbesa, tė cilėt habiten me fuqinė e tij. Kjo biēikletė ėshtė e rėndė pėr ta ngarė, bile edhe pėr mua qė jam 40 vjet mė i ri. Kjo ėshtė model i vjetėr, thotė i biri Beqiri, derisa flet se si babai i tij tė paktėn njė herė nė javė shkon me Herkules nė Vushtrri, e po ashtu edhe tek motra nė Pantinė. Ndėrsa, plakut kjo nuk i duket e pazakonshme. I veshur me pantallona e xhamadan ngjyrė hiri, me orėn Serkisof tė varur nė tė, e duke pirė ēaj rusi, ai shprehet: Paj, po shkoj sahora nVushtrri, npazar...ēpesh, bile shkoj edhe nPantinė, te ēika. Ai, duke shtuar se njė biēikletė e kishte humbur nė luftė, ndėrsa kėtė e kishte blerė mė vonė dhe asnjėherė deri mė tani nuk kishte pasur ndonjė aksident, pohon se tash i ėshtė vėshtirėsuar tė pamit, por, sipas tij, njeriu sheh me mend. Qiky syni i shmajt, po mė mjegullavet kapak, po spo nalna... njeri nuk sheh veē me sy, po edhe me men a?... Haxhi Ramadani, kurrė nuk ėshtė ankuar nga shėndeti. Nuk e ka konsumuar duhanin e as alkoolin. Po qe se kafenetė do tė ishin hapur vetėm pėr babėn, ato do tė mbylleshin qė moti, thotė i biri.
NJeri me fat te madh
![]()
Krijoni Kontakt