Nje film indian modern me titull
Monsoon wedding
Ishte shume i bukur dhe trajtonte probleme aktuale te indianeve, ku deri diku mund te personifikohet dhe mentaliteti i shqiptareve, mos qeshni.
Ishte nje djale indian me banim ne Amerike dhe prinderit e kishin prezantuar me nje vajze qe jetonte ne New Delhi nga nje familje gjithashtu e mire. Mirepo kjo vajza ne pamje te pare dukej si tradicionale dhe e urte, mirepo ne pune kishte ende lidhje me nje ish- te dashur qe tashme ishte i martuar. Mendonte vetem per pasionin edhe pse shpirterisht m'u duk se s'i lidhte shume bashke. Kjo lidhje vazhdon deri diten para marteses, dhe dhendri qe kishte ardhur nga Amerika per dasmen nuk di gje.
Mirepo nje incident ndodh, dhe vajza (nusja) e le te dashurin e saj, mirepo nuk mund te jetoje dot me genjeshtren qe i beri burrit te saj te ardhshem. Vendos t'i tregoje gjithshka pavaresisht nga rrjedhojat, pasi nuk mund ta bazonte jeten e saj te re mbi nje genjeshter.....
E si perfundon? E po, nqs. e shikoni merreni vesh vete. Mjaft thashe. Dua te them qe filmat indiane jane shume te bukur dhe njerezore. Une kam qene familiare vetem me disa shume te vjeter qe qemoti ne Shqiperi, por se fundmi kam pare ne kanali Starz cinema disa te tjere qe me kane lene mbresa.
Krijoni Kontakt