Ne librin e tij me titullin ironik 'per ke bien kembanat' shkrimtari i famshem E. Heminguej perdor nje fraze madheshtore te nje filozofi te shekullit te 17. Ishte kjo fraze madhore e J. Donne qe ne vitet 1930 shkaktonte dhimbje koke ne cdo mledhje publike europiane, ku pyetja mbetej se kush popull e kishte radhen perballe fashizmit, nazizmit apo cdo lloj invazioni tjeter luftarak. Dhe mbase aty dedikohet edhe vet suksesi i librit te Heminguej. Sidoqofte njerezit asnjehere nuk arriten ti japin pergjigjen e Donne- it kesaj pyetje. Sepse njerezit gjithmone preferojne te degjojne kembanen e te tjereve, se sa te ndodhi e kunderta - te degjojne te tjeret kembanen qe bie per ta. Perkundrasi Donne kishte nje alternative tjeter mbinjerezore dhe njekohesisht po aq reale, sepse fakt eshte qe egoizmi, frika dhe naiviteti nuk e lejne qenjen njerezore te shikoje realitetin ose ne nje aspekt tjeter e shtyejne njeriun qe ta perdore realitetin ne favorin e tij te perkohshem.
Sidoqofte duke dashur te mos zgjatem me teper me analize te kote, po sjell te perkthyer nga une kete fraze madheshtore qe i ruan vlerat e veta ne cdo epoke te historise dhe ne cdo aspekt qe qenja njerezore eshte e detyruar 'ti therrasi mendjes' me te vetmin qellim, vashdimin e pranise dhe zhvillimit tone mbi planetin Toke.
" Asnje njeri nuk eshte nje ishull
i mbyllur ne vetvete.
Cdo njeri eshte nje peshe e Kontinentit
nje pjese e Tokes.
Nese nje copez toke largohet sebashku me dallget e detit
atehere Toka pakesohet ne vevtvete,
sikur te kishte qene per ty nje pjese trupi ne postin e saj (copezes se tokes)
apo banesa e nje miku apo vet shtepia jote.
Cdo vdekje njerezore me pakeson
sepse une bej pjese ne njerezimin.
Dhe keshtu mos te te shkoj kurre ne mendje te pyesesh per ke bie kembana:
Ajo bie per ty."
John Donne
Krijoni Kontakt