Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Ndjej Dhimbje dhe Dashuri
    Anėtarėsuar
    29-11-2003
    Vendndodhja
    Berlin
    Postime
    21

    Kam nje pyetje une

    Cduhet te bej une si person qe ta meritoj emrin besimtar tek Zoti.Mjafton per mua te besoj vetem tek Zoti apo duhet dhe te falem ose te punoj etj .
    "Duajeni Shqiperine si shqiptaret Ameriken"

  2. #2
    my prince arrived Maska e joanna
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    300

    Smile

    per mendimin tim bej ate qe te shpreh. falu dhe bej c'te deshiron zemra perderisa te thote qe eshte e drejte dhe nuk i bie ne qafe njeriu.
    besimtar nuk eshte ai qe falet e punon, por ai qe e ndjen me gjithe zemer ate qe ben.
    Zoti te ndihmofte!
    _Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
    -jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
    E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    pershendetje

    Roneo mendoj se eshte me shume vlere ky shkrim Zoti te udhezohte ne rrugen e Tij te vertete
    www.forumishqiptar.com/showt...=&threadid=21370
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 22-01-2004 mė 17:02
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pershendetje!

    Me vjen mire qe interesoheni te dini mbi besimin dhe ky eshte nje hap goxha i mire, per te arritur te verteten.
    Sigurisht qe nuk te mjafton vetem besimi tek nje Zot.
    Perse? Sepse ky Zotr qe ti beson ka vendosur ligje dhe norma qe ti zbatojme. Pra si mund ti thuash psh babait te respektoj kur nuk i degjon atij fjalen?
    E rendesishme per ty eshte fillimisht te besosh bindshem se Zoti eshte nje, pastaj dalengadale te njihesh me normat qe ai ka vene mbi toke. Ky besim qe duhet te ndjekesh patjeter duhet te jete bazuar mbi nje llogjike te shewndoshe , te jete i argumentuar cdo hap qe ti ndjek dhe jo te besosh verberisht.
    Pra Mesoje pse duhet te besosh, pastaj beso. dhe pasoje besimin me poune te mira, duke ju penduar Zotit pa ndrojtje e pa ndermjetes.
    Kjo per kete here.
    gjithe te mirat.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Ndjej Dhimbje dhe Dashuri
    Anėtarėsuar
    29-11-2003
    Vendndodhja
    Berlin
    Postime
    21
    Jona e di se ku eshte problemi im sepse une kam filluar te mendoj ne keto kohet e fundit se si ka njeriu marredhenie me njerzit prinderit ,kafshet ,farefisin, shoket, shoqet ateher shikoj tek vetja nje mungese marredhenie me Zotin qe e besoj .Prandaj doja te dija me shume rreth mynyres se besimit ne Zot.

    Sepse mua me duket dhe e ndiej se njeriu vertet ka nevoje qe ai te kumunikoj me Zotin per hallet problemet qe ka ne jete gjen nje prehje shpirterore dhe ngrohtesi tek Zoti sepse spara i besoj shume njerzve sepse jeta i ka shnderruar ne njerez egoiste dhe qe jane me shume individuale ne jete .Tani kete komunikim uane dua te zgjedh se si mund te kumunikoj une si individ me Zotin duke e lutur si te lutem ti falem si ti falem ti besoj si ti besoj ta adhuroj si ta adhuroj ta dua por kush eshte ajo gje ce me con pra ne lidhje shpirterore me te.

    Me te vertet sot jane shume fe ne bote dhe une kam pasur kontakt me muslimane dhe kristiane por ndoshta diversiteti ne kombesi me ka lene pak menjeane.Shume here kam lexuar ne temat e fese te dyja paleve dhe dialogjeve te tipit ekspersiv por prape jame ne dileme per nje zgjedhje timen.

    E shikoj qe kam nevoje te kumunikoj me Zotin prandaj ju lutem cfare me sugjeroni.

    Per indritin dhe altini dhe studentin blu ju lutem dicka me te zgjeruar me fakte llogjike nese ka mundesi sepse une i jap shume perparesi arsyes.Pra si ti falem Zotit si ta lus etj si keto si ti besoj ose ndonje literature per pyetjen time.Altin ai linku jot me duket se eshte i pasakte te nxjerr ne faqen kryesore.Ndonje material ose liber .ok

    Besoj se do gjej dhe une nje rruge lidhjeje me Zotin tim.
    Me respekt Roneo
    "Duajeni Shqiperine si shqiptaret Ameriken"

  6. #6
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Eshte shume e vertete ajo qe thua per njerezit per cilesite e tyre negative dhe shume nga ne jane hasur ne jete me keto probleme. Kesaj nuk ke c'i ben; eshte pjese e jetes qe te stervit.

    Keshilla me e mire qe mund te te jipja eshte se....nese dicka e ben me pastertine me te madhe, atehere kembet do te te cojne ne rrugen e drejte.
    Ate vendim qe ta marresh merre pasi te kesh marre njohuri, te kesh aresyetuar mire dhe me gjakftohtesi. Dhe ki kujdes se rruga me e lehte te josh me shume por mund te jete ajo qe s'duhet te marresh.
    If I Only Could....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    5
    Besoni ne zot sepse vetem te mira do keni. Mos u mundoni te beni te keqija se do vi dita qe do i paguani. E kam nga experienca keto qe po ju them prandaj mundohuni ti plotesoni.

    Love Ada
    Jeta eshte e shkurte prandaj duhet ta shijosh

  8. #8
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    dhe oh, roneo, dicka tjeter...qe te jesh besimtar tek Zoti s'do te thote te besh te gjitha ato qe thote feja vec me veprime. Duhet ti besh me ZEMER. Dhe kjo ka shume rendesi sepse cdo gje fillon nga zemra.

    dhe bashkohem me Aden. E ke thene thjesht dhe drejt
    If I Only Could....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Bismilahirr Rrahmanirr-Rrahim

    Roneo te gjith ne ketu qe jemi do te mundohemi te ndihmojm ne gjetjen e rruges tende por udhezimi mik i dashur vjen vetem se nga Zoti azauxhel, sa per arsyen qe kerkon nuk eshte arsye krijimi yt apo krijimi i henes qe na shendrit naten apo diellit qe na nxen apo yjeve qe jan udherefyese apo qielli qe na mbron dhe drujt dhe kodrat e lumenjt detet oqeanet ajrit qe thithim keto i nderuar inshaAllah do te jen arsye te mjaftueshme pse ne duhet te besojm ne Zotin azuxhel dhe pse ne duhet ti bejm sexhde MADHESHTIS SE TIJ ti falemenderojm per te mirat qe na ka dhan,
    ndersa sa per logjik edhe pse ne disa qeshtje nuk mund te gjesh logjik ne punen qe ben do te mundohem te gjej nje inshaAllah,nese ke prinder nga dashenia ndaj tyre nuk te mjafton vetem nje faleminderit per mbushjen e deshirave tua kurr ke qen i rri (secili prind me mundesi qe ka pas) por mundohesh qe te ju mbulosh nevojat e tyre te pleqenis me te gjitha(mundesi) ndersa kur vjen tek Zoti azuxhel disa persona mendojn se eshte e mjaftueshme vetem nje faleminderim te lash gojen kurse Ai(Zoti azauxhel) naj ka dhan te gjitha keto te mira na ka dhen te jem femi te prindereve qe mundohemi tju mbushim nevojat e pleqeris na jep femit qe dojm me shum se veten ton na jep pasurin qe kemi(ne qedo menyre) shkurt te gjitha qe kemi vijn nga Zoti azauxhel dhe benu ma se i sigurt falemenderim nuk behet vetem me goj por dueht ti besh me te gjitha ne praktik,ne menyren e jeteses.
    Flm ne praktik eshte kurr te besh sexhde dhe ben lutje dhe madheron Zotin tend per dhuntit qe ti ka dhan.
    Ne menyren e jeteses te jetosh siq ka jetuar njeriu me i dashtur i Zotit azauxhel Muhammedi s.a.w.s. (ju lutem nuk dua komentare nga persona te ndryshem).

    Per ne fund do ti jap edhe detyrimet per te qen nje besimtar ato jan
    1-Deshmia se ska asnje Zot pos Zotit azauxhel dhe se Muhammedi s.a.w.s eshte i derguar i tij
    Falja e namazit
    Agjerimi
    Dhenja e zeqatit(pasterimi i pasuris-nese ki)
    Shkuarja ne haxh (me mundesi)
    keto jan te njejta siq ka shkruar edhe vellau perpara meje por thash ti perkujtoj inshaAllah.

    Te pershendes dhe te deshiroj te gjesh at qka kerkon sa me shpejt

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga Roneo
    .Altin ai linku jot me duket se eshte i pasakte te nxjerr ne faqen kryesore.Ndonje material ose liber .ok

    Besoj se do gjej dhe une nje rruge lidhjeje me Zotin tim.
    Me respekt Roneo
    Pershendetje Roneo! linku eshte tek miniforumi "Mesime nga Kur'ani" tek tema "Kush quhet besimtar i vertet" nuk e di dhe vete pse nuk doli do te ishte shume ndihmese ti hidhe nje sy keti miniforumi pasi ka dhe shume tema te tjera shume ndihmese

    Un do te shkruaj ketu C'far do te thote Islam fese qe un jame nenshtruar plotesisht dhe me bindje te plote qe Zot tjeter pervec All-llahut nuk ka dhe profeti i fundit eshte Muhammedi a.s Madje ka qene vetem deshira e Allahut te Lartemadherur qe me beri Musliman dhe IshaAllah i tille dua te vdes

    Te kuptojme fene Islame

    1 C'far do te thote fjala Islam

    Fjala Islam dhe te thote paqe dhe nenshtrim Paqa nenkuptojme te qenurit ne paqe me veten dhe c'do gje per rreth ndersa nenshtrim nenkuptojme zbatim e urdherave te Zotit Nje kuptim te gjere te fjales Islam eshte nje menyre jetese qe ka si domethenje te sjellurit moralshem

    2 Kush eshte Allahu

    Allah eshte fjala Arabe per Zotin Allahu nuk eshte vetem Zot i muslimanve Allahu eshte Zot i gjithe krijesave Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave . Fjala Allah nuk ka gjini apo numer shumes (ndryshe nga fjala zot qe ka gjini ne shumes ) Eshte interesant te theksohet se fjala Allah eshte emri i Zotit ne gjuhen Aramaike (gjuha e Isaut /Jezusit a.s) Njehere bashkekohesit e tij pjyten profetin Muhammed a.s per Zotin . Pergjigja erdhi direkt nga Zoti ne formen e nje Sureje / Kapitull te shkurter ne Kur'ane e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimi ne nje Zot te vetem dhe pa i shoqeruar partner Madheris te Tij)
    Thuaj: Ai Allahu eshte Nje ! Allahu eshte Ai qe cdo krijese i drejtohet (i mbeshtetet)per c'do nevoj As ka lindur ke dhe as nuk eshte i lindur Dhe Atij askush nuk eshte i barabart {Kur'an Suretu El Ihlas 1-4}

    3 Kush eshte Musliman

    Fjala Musliman I referohet atij qe i nenshtrohet urdherave te Zoti Kjo behet duke deklaruarLa Ilahe il-lallah , Muhammeden Resulullah . (Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i derguari i Tij Pra c'do njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman Kjo eshte arsyeja e gjithe profetve qe kane ardhur para Muhammedit a.s Konsiderohen Musliman Kjo eshte per Ibrahimin profetin e derguar para Musait a.s dhe Isait/Jezusit ne Kur'ane thuhet 'Ibrahimi nuk ka qene as jehudi dhe as i krishtere por ishte Musliman" {Kur'an 3-67} sepse u nenshtrua urdherit te Zotit

    4 Kush eshte Muhammedi a.s?

    Muhammedi (paqa qofte mbi te ) u linde ne nje fise te nderuar ne Mekke Arabi ne vitin 570 Paraardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail bir i profetit Ibrahim Babai nderoj jete para lindjes te tij kurse nena vdiq kur Muhammedi a.s ishte ne moshen 6 vjecare Keshtu Muhammedi a.s u rrit ne fillim nen kujdesin e kujdestares te tij sic ishte zakon ne ate kohe e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai o tij Ne moshe te re Muhammedi a.s u be i njofur per te qenurit i drejte dhe per mendime te shpeshta . Ne moshen 40 vjecare ju dha profetsia kur engjelli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira Shpalja qe i erdhi profetit gjate nje perjudhe 23 vjecare u mblodh ne nje liber Kur'an Liber qe Muslimanet e konsiderojne fjalen e fundit te Zotit Kur'ani eshte rruajtur i pa ndryshuar ne formen e tij origjinale

    5 A e adhurojne Muslimanet profetin Muhammed a.s

    Pergjigja eshte:JO Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhammed a.s apo ndonje profet tjeter Muslimane besojne te te gjithe profetet perfshire Ademin Nuhun Ibrahimin Dautin Sulejmenin Musain Isaun (Jezusin) Muslimane besojne se Muhammedi a.s eshte vula e gjithe profetve Muslimane besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin Allahun e Madheruar dhe jo per ndonje qenje njerzore

    6 C'far mendojne Muslimanet per Jezusin

    Muslimane e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) a,s dhe nenen e tij Marian (Merjeme) Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba Vertet ceshtja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu eshte sikur ceshtja e Ademit Allahu e krijoj ate (Ademin) nga dheu pastaj pastaj i tha "Behu" e ai u be {Kur'an 3-59} Si profet qe ishte Jezusit ju dhane shume mrekullira Nje nga keto se ai foli si femi shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se tij Zoti i dha atij mundesi te sheronte te verbrit dhe te semurin dhe te ngjallte te vdekurin et etj Keto mrekullira iu dhane nga Zoti per ta dallur ate si profet Sipas Kur'anit Jezusi nuk u kryqezua por u ngrite ne qiell

    7 C'far eshte Kur'ani?

    Kur'ani eshte rekord/dokument ekzakte i fjalve te shpallur nga Zoti permes engjellit xhebrail a.s tek profeti Muhammed a.s dhe pastaj iu diktua shokeve te tij dhe keto fjale u shkruan nga shkrues profesional te kohes duke verifikuar me Profetin gjate jetes se tij . As edhe nje gerem nuk ka ndryshuar 114 kapitujt e tij (apo Suret ) duke u bere keshtu Kur'anin nje tekst unikal dhe te mrekullueshem qe iu shpall Muhammedit a.s 14 shekuj me pare Kapitulli i pare i Kur'anit eshte Sure Fatiha qe eshte qender e faljes ne Islam (Namaz) Kjo sure mbarte esencen e Kur'anit dhe recitohet ne c'do namaz Kur'ani Fjala e fundit e shpallur nga Zoti eshte burim kryesor i besimit dhe jeteses per c'do Musliman Ne te trajtohen te gjithe ceshtjet qe na interesojne neve si qenje njerzore . Urtesia rregulli adhurimi dhe ligji por tema baze e Kur'anit eshte Madheria e Zotit me krijesat e Tij . Ne te njejten kohe Kur'ani na afron udhezim per te ndertuar nje shoqeri te drejte per sjellje korrekte me njerez dhe per nje sistem te ndershem ekonomik

    8 Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?

    Qellimi i te adhuruarit ne Islam te jesh i vetedijshem & I ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit Ndaj adhurimi qofte falja namaz agjerimi bamiresia morali i larte etj jane menyra per te aritur vetedijen e Zotit . Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin ai eshte ne nje pozite me te mire per te mare shperblimin e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter )

    9 A besojne muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?

    Zoti eshte i drejte dhe manifeston drejtesin e Tij ndaj Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen ndersa ata qe punojne keq do te ndeshkohen ne perputhje me to Zoti ka krijuar Xhennetin (parajse ) dhe Xhehenemin (ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto Muslimane besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme eshte nje test te cilin nese e kalon me sukses do te na jepet nje jete me kenaqsira te perhershme ne shoqerine e njerzve te mire ne Xhennet

    Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?

    Ne Kur'ane i eshte thene Muslimanve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishengrense si dhe mos te pine gjak dhe pije alkolike

    Ky ishte nje shrim nga ana ime Te kuptojme Islamin te ndonje gabim nga ana ime shpresoj se ndonje vella Musliman do ta korigjoj muslimani eshte paqyra e muslimanit

    Pra per shume shkrime me nje llogjike te shendoshe do ti gjesh tek kryetemat Mesime nga Kur'ani!

    Me nderime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 22-01-2004 mė 21:19
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė...
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 18:49
  2. Nga ndyshon njė besimtar nga njė mosbesimtar
    Nga "ABI" nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 17:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •