Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Asgje nuk na lidh sidomos me arabet qe jane ne anen tjeter te globit AS FETE DHE AS MENYRA E TE MENDUARIT


    Nuk po vazhdoj shkrime te metejshme per fete sepse kemi FANATIKER besimtar ketu si KRISTIAN dhe MYSLIMAN DHE nuk u mbushet koka me asgje dhe eshte asshtu sic thone ata pale kur fillojne dhe shkruajne HARTIME nga 2 faqe TE ZE KOKA


    ESHTE E LEHTE TE BEHESH PRIFT APO HOXHE POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI

    SHENDET
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  2. #12
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Me arabët,ne si SHQIPËTARË,na lidhin tre gjëra besoj unë:
    1-ngrohemi në një DIELL
    2- Ajri
    3-Deti Mesdhe.

    Për të tjerat që i lidhin disa individë të veçantë këtu,ato janë vetëm për ata ,dhe marrin të MAJME nga arabët.
    Larg tyre o njerëz.

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ne na lidhe historia

    Feja jone ka te beje me historine e kombit dhe per ata qe historine e neper medrese do ju tregoj se ka edhe nje histori tjeter. Ja nje fragment nga ajo historia e shkolles.

    Traktati i Shen Stefanit dhe Shqiperia

    Ushtrite ruse perparuan drejt Jugut dhe ne janar te 1878, arriten ne fshatin Shen Stefan, ne periferi te Stambollit. Nderkohe ushtrite e Serbise dhe te Malit te Zi, qe kishin rifilluar luften kunder Perandorise Osmane marshuan drejt tokave shqiptare ne vilajetin e Kosoves dhe vilajetin e Shkodres. Gjate ketij marshimi ushtrite pushtuese serbe shperngulen me dhune me dhjetra mijera shqiptare nga trojet e tyre etnike qe benin pjese ne sanxhakun e Nishit. Kjo popullsi shqiptare u vendos ne territorin e sotem te Kosoves. Po keshtu Greqia u perpoq por pa sukses qe me rreth 500 te ashtuquajtur vullnetare Epiriote te provokonte ne Shqiperine e Jugut nje kryengritje antiosmane e cila te kerkonte bashkimin e kesaj pjese te Shqiperise me Mbreterine Greke.E ndodhur ngushte Porta e Larte firmosi ne fillim armepushimin ne Edrene, 31 janar 1878 dhe ne Shen Stefan ne 3 Mars nenshkroi traktatin e paqes me Rusine. Ne realitet traktati i Shen Stefanit iu diktua Turqise se mundur, prandaj ai ishte krejtesisht ne favor te Rusise dhe te shteteve sllave te Ballkanit. Sipas ketij Perandorise Osmane i shkeputej pjesa me e madhe e zoterimeve te saj ne Ballkan.Ne kete traktat shqiptaret nuk ziheshin fare ne goje si kombesi me vete por trojet e tyre coptoheshin shume rende. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave te Ballkanit. Sipas traktatit te Shen Stefanit, Bullgaria qe fitonte autonomine me kufinj shume te gjere do te merrte krahinat shqiptare te Korces, Pogradecit, Dibres, Struges, Kercoves, Gostivarit, te Tetoves, te Shkupit, te Kacanikut dhe te Kumanoves. Serbia do te aneksonte viset veriore te Kosoves deri ne afersi te Mitrovices. Mali i Zi do te merrte Ulqinin, Krajen, Anamalin, Hotin, Gruden, Kelmendin, Plaven, Gucine dhe Rugoven. Pjesa tjeter e Shqiperise do te mbetej nen sundimin osman. Si rrjedhoje tokat shqiptare do te ndaheshin midis kater shtetesh te huaja, Perandorise Osmane, Bulgarise, Malit te Zi, dhe Serbise.Traktati i Shen Stefanit shkaktoi nje shqetesim te thelle dhe te pergjithshem ne Shqiperi. Nga te kater anet e vendit pati protesta dhe u shpreh vendosmeria per kundershtimin me te gjitha mjetet zbatimin e ketij traktati. U krijuan gjithashtu beselidhje krahinore per mbrojtjen nga copetimi. Nderkohe traktati i Shen Stefanit kundershtohej edhe nga fuqite e tjera te medha, te cilat kerkuan rishikimin e tij ne nje kongres kombetar, qe u vendos te mbahej ne Berlin ne Qershor te 1878.



    Ndoshta kjo mund te japin ca sqarime per fene dhe se cka na lidhe me arabet dhe turqit?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    po te mbetena atehere ne teme.

    Ndoshta nje kunderpyetje mund te sjelle ma shume drite, cfare na lidh neve me europen perendimore???, interessi!!!, edhe asaj kohe, INTERESSI. Une nuk njoh ASNJE shqiptare qe ENDERON arabine, apo ndonje shtet arab, une njoh SHUME shqiptare qe enderojn shtetet perendimore, PERSE???, por kjo eshte gjithsej relative.

    Neve na lidh me arabet besimi i njejte, sic i lidh ortodokset shqiptare me serbet. Keto lidhje jane relative dhe mvaren nga rrethanat. Nisur nga kjo pikepamje, une kurre nuk do t'ja merrja nje shqiptari ortodoks miqesine me nje serb per te keqe, por jo pelqimin me regjimin serb, me ideologjine serbe, me sjelljet zyrtare serbe.

    Te fillojm ti balancojm gjerat, cfare i lidh te krishtert me italine, apo me perendimin?

    Nese pyetja shiqohet ne thelb, nuk mund te kete pergjigje tjeter, pervec njeres qe bazohet ne objektivitetin. Dhe ai eshte i mvarur nga koha dhe rrethanat.
    Ritet fetare dhe tradita fetare jane nje element aspak domethenes, sepse ai permban karakterin shqiptare. Islami nuk kembengul ne perzierje te pakushtezuar te identiteve, por ne simbiozen mes tyre, dhe ka mjaft shembuj, qe tregojn suksesin e kesaj fillozofie. Islami eshte i llojllojshem dhe me shume faceta, dhe me kete brenda historise ka qene shume kompatibel per cdo popull.

    flm
    albanish by nature

  5. #15
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    o Nuho
    Un po flas shqip gjithashtu edhe tema esht e qarte ,ketu nuk kemi pune me fete me europen me ameriken,dhe me vjen keq qe shprehesh keqe dhe ke pak njohuri per gjerat qe flet,un nuk jam ortodoks,pore te bej te qarte se ortodoksit nuk i ka lidhur as si lidh asgje me serbet dhe historikisht nuk kan pasur miqesi por jan shum mysliman kosovare ne kosove e ne perendim qe jan te martuar me serbe dhe un kam pasur rastin ti takoj disa te tille ne Zvicer,ka tema te tjera ku mund te flitet per keto probleme
    pershendetje

  6. #16
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Çfare na lidh ne me arabet??
    Mund te kemi dicka te perbashket persa i perket fese, pasi supozohet qe ne Shqiperi 72% e popullsise eshte myslimane.
    Them supozohet sepse shumica e shqiptareve nuk e aplikojne si fe islamin, dhe kete e them duke u nisur nga vetja ime.
    Persa i perket gjerave te tjera psh traditave dhe zakoneve , botkuptimit mendoj se nuk kemi gjera te perbashketa....
    Ketu dua te shtoj dicka ....
    Nuk eshte e drejte qe duke pare ato cka ndodhin sot ne bote te hidhemi ne sulm dhe te themi qe te gjithe arabet jane mizore e kriminele...
    Te pakten ne nuk duhet ta themi pasi e kemi provuar kete me namin e keq qe kane shqiptaret ne bote..., por kjo nuk do te thote qe te gjithe shqiptaret jane hajdute e kriminele,
    Keshtu pra , une kam njohur arabe qe jane njerez me te vertete per tu admiruar dhe qe mund te mesosh shume prej tyre....

    Dua te them dhe dicka qe ata qe luftojne ne emer te islamit jane ata qe te paret shkelin parimet e ketij besimi...
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te jemi me te saket e jo te marrim statistika kishave as xhamiave. Numroni shtetet dhe muslimanet dhe ju dalin 680 000 000. Nga keta jane 90 % qe nuk e praktikojne fene.Njisoj si edeh te krishteret qe jane me se dy milarde por as 90 % nuk e praktikojne fene. Shume nga keta(arabet) kan braktisur vendlindjen dhe kan perqafuar perendimin. Shume e me shume do ta benin kete sikur ti pranonte perendimi. e vertete eshte se kur i pyet disa thone qe jane musliman por ne te vertete nuk jetojne si muslimanet.Per te thene se kerkojne pasurine shpirterore e jo ate materiale (si pohoni disa nga ju) nuk eshte e vertete. Nese doni mund te ju tregoj se pse ,por spo e zgjas.
    Shume nga ju shani perendimin e lavdoni arabet, por asnjeri nuk shkoni te jetoni atje´. Te perbashket e kemi edhe kete me arabet se si ata si ne braktisim vatrat tona dhe perqafojme perendimin.
    Flisni e flisni por edhe ju mire e dini te verteten, edini se cka na lidhe ose jo me arabet.
    Ju flisni se jeni shqiptar por njikosisht i quani vellezer muslimanet e somalise , nigerise, afganistanit etj. keshtu veprojne edhe arabet. Une ju kam vellezer juve, gjith shqiptaret te ciles do fe qe jani. Edhe pse shpeshehere nuk pajtohem me ju une nuk kam vella as rromaket as greket.Vella kam vecse shqiptarin.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    A e dini se ke njeri nderojme me shume arabet ne kete shekull ai eshte shqiptari i lindur ne shkoder me Emrin Nasuridin Albani.Ky njeri eshte me i nderuar tek arabet sot megjithese eshte shqiptar eshte me i nderuar se mbreteretit dhe se kushdo tjeter eshte ai nje nga dijetaret me te medhenj te kohes tone qe Zoti e ka ngrit ne grade te larte midis njerzve.ne cdo liber te tij e respektojne pothuajse sot mbi 1.5 miliarde njerez muslimane .Zoti e meshirofte kete dijetar te madh.

  9. #19
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Nasiruddin Albani u lind në Shkodër, në vitin 1332 H (1914), në një familje fetare. Baba i tij, Nuh ef. Nexhati Albani kishte kryer studimet e sheriatit në Stamboll dhe qysh në Shqipëri njihej si dijetar. Pas lodhjeve që përjetuan popullata e Shkodrës në periudhat e luftrave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, familja e Albanit u shpërngul për të jetuar në Sham, Damask (Siri e sotme). Aty shejh Albani mbaroi shkollën fillore dhe njëkohësisht mësoi dituritë e para në lëmi fetare nga dijetarë të ndryshëm; Kur'anin, Texhvidin, shkencat e gjuhës arabe, Fikhun e medhhebit hanefi dhe degë të tjera. Baba i shejhut, Nuh efendiu njihej ndër njohësit më të mirë të Fikhut hanefi në Sham, tek ai ndoqën mësim dijetarët e mëdhenj shejh Shuajb Arnauti dhe Abdulkadër Arnauti. Për hoxhën e tij shejh Shuajbi na rrëfente se ka njohur mirë astronominë dhe se ka qenë llogaritës i kohës-muvekkit.

    Albani nga baba i tij mësoi edhe zanatin e orëndreqësit gjë me të cilën fitonte për të siguruar familjen. Interesimi për hadithin dhe shkencat e tij, u paraqit tek ai qysh në moshën njëzet vjeçare. Shejhu thonte se një artikull i publikuar në revistën “El-Menar”, ia ka zgjuar kureshtjen atij të filloj të punojë në këtë lëmi, duke përshkruar me dorë veprën monumentale prej 2000 faqeve, të Hafidh El-Irakiut- tahkik (recenzim) i haditheve të librit “Ihjau ulumid-din” të Ebu Hamid Gazaliut.

    Albani u thellua në lëminë e hadithit dhe në shkencat e tij. Ai përveç që mori ixhazet për hadith nga muhadithë lokal, lexonte dhe hulumtonte me orë të tëra në mekteben e famshme “Edh-dhahirijje” në Sham. Ai u thellua në shkencën e Hadithit në atë masë, saqë shpeshherë e mbyllte dyqanin e tij dhe qëndronte në këtë mektebe, duke e ndërprerë leximin vetëm për namaz, madje nuk shkonte as të hante, por shpesh merrte pak ushqim me vete.

    Drejtoria e “Edh-dhahirijje” duke pa ambicjet e tij për hulumtim i dha shejhut çelësin dhe një dhomë të posaçme për studim. Gjatë kësaj kohe ai shkroi disa vepra të dobishme - shumë prej të cilave ende janë në dorëshkrim dhe gjinden së bashku me gjithë bibliotekën të cilën me vasijet e la vakëf në Universitetin Islamik në Medine.

    Studimet e Shejh Albanit rreth Hadithit të të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin kthesë për te, gjë që rezultoi me largimin e tij nga taklidi, për të vepruar sipas Kuranit dhe Sunnetit, ashtu siç i kanë kuptuar paraardhësit e devotshëm (Es-Selef Es-Salih). Kjo nënkuptonte që ai do të binte nganjëherë në kundërshtim me hoxhallarët lokalë, e gjithashtu edhe me imamët sufi.

    Shejh Albani u ballafaqua me shumë kundërshtime në përpjekjet për realizimin e visionit të tij për ummetin –et- tesfije vet-terbije– (Pastrim dhe Edukim), por ai qëndroi në këte duke duruar me këmbëngulje.

    Pas një kohe ai filloi të mbajë mësime dyjavore, të cilat ndiqeshin nga nxënës të diturisë dhe nga mësimdhënës universitar, në të cilat u mësonte libra të ndryshëm të Akides, të Fikhut, të Usulit dhe të shkencave të Hadithit.

    Pasi një numër i punimeve të tij tash më ishin publikuar, ai u emërua si ligjërues i Hadithit në Universitetin e ri të Medines, në Arabinë Saudite, për tri vite me radhë, prej vitit 1381H deri më 1383H, kur ishte edhe anëtar i këshillit të Universitetit, në kohën kur rektor i universitetit ishte shejh Bin Baz rahimehullah.

    Albani udhëtoi për ligjërime në vende të ndryshme si: Katar, Egjipt, Kuvajt, Emiratet, Spanjë dhe Angli.

    Shejhu fliste shqipen e vjetër me orientalizma, zotëronte arabishten shumë mirë dhe mund të shërbehej edhe me frengjishten të cilën e kishte mësuar gjatë periudhës kur Siria ishte koloni françeze.

    Shejh Albani qe i detyruar të emigrojë disa herë, duke kaluar nga Siria në Jordan dhe pastaj sërish në Siri, pastaj në Bejrut, pastaj në Emirate, pastaj përsëri në Aman, në Jordani ku me 02-tetor-1999 edhe ndërroi jetë.

    Veprat e tij, kryesisht në lëminë e hadithit, numërohen mbi njëqind, ndër to edhe libra voluminoz si: Silsiletu Ehadith es-sahiha, Silsiletu ehadith ed-daifa, SahihulXhamiS-sagir ve zijadetuhu, IrvaulGalil si dhe shumë të tjera.

    Talebet e tij janë të shumtë e disa janë dijetarë të dalluar në vende të ndryshme të botës: Muhammed ‘id Abbas (Saudi), Hamdi Abdul-Mexhid (Irak), Mukbil ibn Hadi el-Vadi’(Jemen), Ebu Ishak el-Huvejni-(Egjypt), Abdurr-Rrahman Abdul-Halik (Kuvajt), Hajrudin Vanli (Siri), Ali Hash-shan (Emirate), Dr. Omer Sulejman el-Eshkar, Muhammed Shakra, , Ali Hasen, Selim el-Hilali (Jordani) etj.

    Vlen të përmendet interesimi i veçantë i shejhut për studentët shqiptarë në Jordani, në vitet e nëntëdhjeta. Ai mbante ligjërata në shqip enkas për to në mekteben e tij, përgjigjej në pyetjet e tyre.

    Shejhu gjithashtu i vizitonte talebet në iftare, i këshillonte dhe i mësonte për ate me të cilën do të jenë të dobishëm për popullin e tyre e ndër ta dallonte Bekirin për të cilin shpesh interesohej edhe pas kthimit të tij në vendlindje.

  10. #20
    Postuar më parë nga iliria e para
    Te jemi me te saket e jo te marrim statistika kishave as xhamiave. Numroni shtetet dhe muslimanet dhe ju dalin 680 000 000.
    Number of Muslims in the world:


    Estimates of the total number of Muslims in the world vary greatly:

    • 0.700 billion or more, Barnes & Noble Encyclopedia 1993
    • 0.817 billion, The Universal Almanac (1996)
    • 0.951 billion, The Cambridge Factfinder (1993)
    • 1.100 billion, The World Almanac (1997)
    • 1.200 billion, CAIR (Council on American-Islamic relations)


    At a level of 1.2 billion, they represent about 22% of the world's population. They are the second largest religion in the world. Only Christianity is larger, with 33% of the world's inhabitants.

    Islam is growing about 2.9% per year. This is faster than the total world population which increases about 2.3% annually. It is thus attracting a progressively larger percentage of the world's population.



    Per me shume ... ketu

    Kete FAKT e pranojne dhe statistikat krishtere... ketu

    Citoj:

    David Barrett's [Encyclopedia of World Christianity records nearly 1.2 billion Muslims in the world.

    Tani ti me sill mua nje fakt qe te rezosh keto statistika.




    StterollA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
    Nga Davius në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 16:49
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Keqkuptim: Islami është fe vetëm për Arabët
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 08:15
  4. Shkrimtari libanez Samir Kasirit-NE ARABËT FANATIKË DHE TË
    Nga Iliriani në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 19:26
  5. Islami dhe Nacionalizmi
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 15:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •