SI JU DUKET GJERMANIA ME KALIMIN E KOHES????????KEQ,KALOHET,MIRE APO SHUME MIRE (UNE KAM 13 VJET KETU DHE JAM AMBJETUAR).NESE DESHIRONI TE BISEDONI ME MUA adressa ime ne MSN >> shiko profilin!!!<< ose DIREKT TE
ALBANIENCOMPANY@groups.msn.com
SI JU DUKET GJERMANIA ME KALIMIN E KOHES????????KEQ,KALOHET,MIRE APO SHUME MIRE (UNE KAM 13 VJET KETU DHE JAM AMBJETUAR).NESE DESHIRONI TE BISEDONI ME MUA adressa ime ne MSN >> shiko profilin!!!<< ose DIREKT TE
ALBANIENCOMPANY@groups.msn.com
Ndryshuar për herë të fundit nga NUDEL : 30-12-2003 më 23:05
Ndryshuar për herë të fundit nga NUDEL : 05-01-2004 më 17:44
Une jam nje shqiptar puro qe rroj qe prej 14 vjetesh ne Gjermani.
Ju falemnderit qe keni hapur kete teme qe te mund te shprehim pershtypjet tona per Gjermanine.
Ketu poshte po perpiqem te shkruaj shkurt per eksperiencen time ne Gjermani.Eshte nje histori tragjike dhe absurde.
Erdha ne vitin 1990 ne Gjermani i ftuar nga shtetas gjerman.
Per 4 muaj mu dha azil.
Ne 1991 Friedrich Ebert Stiftung me dha nje burse per te studjuar juridik.
Fillova me kenaqesi te studjoj juridik ne Heidelberg me qellimin e mire qe te kthehesha ne Shqiperi dhe te punoja si jurist ,te jepja ndihmen time modeste ne forcimin e instutucioneve demokratike ne Shqiperi.
Kur isha ne semestrin e trete perjetova nje eksperience absurde.
Institucione te caktuara te shtetit gjerman perdoren armet me moderne ndaj meje per disa jave me rradhe (dhe metoda te tjera)
per te me shkaterruar,pasi kishin bere nje perpjekje per te me rekrutuar ne sherbim te German secret service kundra vendit tim.
Protestova nder te tjera tek nenkryetari i Bashkise se Heidelbergut,
Dr.Bec per padrejtesine qe po me behesh,pasi vete shteti gjerman me kish dhene statusin e azilantit politik.
I lartepermenduri zyrtar gjerman(qe ende eshte nenkryetar edhe sot e kesaj dite) e injoroi protesten time.
Nen presionin e perdorimit te armeve me moderne te kohes(microwave weapons) kundra personit tim u detyrova te le gruan dhe femijen dhe te largohem per tri muaj nga Heidelbergu.
Pasi u ktheva pas tri muajsh mu desh te perjetoje absurditete te tjera,qe nuk i kisha pritur kurre te ndodhnin ne nje vend demokratik.
U detyrova t'i le studimet.
Me vone mu desh te provoje intensivisht perbuzjen dhe poshterimet dashakeqe te fqinjeve te mi gjermane te cilet te motivuar nga perbuzja raciste per kombet e vogla bene cmos per te ma bere mua dhe familjes time jeten sketerre.
Fillova te protestoj poshte e lart neper mbledhje te hapura kundra ketij trajtimi barbar,per te cilin mendoja me naivitet se i perkiste Gjermanise se te kaluares.
Pasi kisha bere disa protesta te zhurmeshe ne ambjente publike dhe ne mediat,me 24 mars 1999 diten tone te rendesishme kombetare kur USA shtriu doren me bujari dhe filloi sulmin shkaterrues kunder Serbise ,pra po ate dite si per ironi shteti gjerman me dergon nje leter ku me kerkonte te largohem brenda nje muaji nga Gjermania.
Dola ne gjyq,pasi disa muajsh.I thashe avokatesh ti me hap gjyqin se ne gjyq nuk kam nevoje per ty.
Ne sallen e gjyqit ndodhesha une ,gjykatesi dhe nje miku im Amerikan,qe kish ardhur per te me dhene mbeshtetje morale,me pranine e tij.Ajo perkrahje e tij ishte shume e rendesishme per mua ne ato momente pasi nder te tjera ky mik kish nje diplom juristi dhe punonte per departamentin amerikan te mbrojtjes si jurist.
Me duhet te them per hire te se vertetes qe gjykatesi me emerin Kümpel ,ne Karlsruhe, u soll shume mire me mua dhe se fundi e denoi qeverine e vendit te tij duke me dhene mua te drejte.
Ky gjest i drejtesise gjermane ma ngrohu zemren dhe me dha nje fare besimi,te pakten tek instutucioni i drejtesise gjermane.
Megjithate plaget qe kane shkaktuar tek une dhe dhuna absurde qe instutucione te caktuara gjermane ushtruan ndaj meje nevitet 1992,1993 per arsye qe nuk i kuptoj as sot e kesaj dite me bejne te mos jem i lumtur ne Gjermani.
Rroj ketu vetem sepse gruaja dhe djali im nuk shohin mundesi largimi.
Te gjithe kete histori te tmerrshme si dhe presionin racist te ambjentit gjerman besoj se nuk do ta kisha perballuar dot po mos kisha perkrahjen morale te gruas time aq te dashur ,si dhe te miqve te mi Amerikane qe me jane gjendur ne momentet me te veshtira te jetes sime.
God Bles Albania,
God Bless America.
Shpresoj qe ky tregim real i imi te inkurajoj bashkeatdhetare te tjere te cfaredomoshe qe te shkruajne haptazi ne kete forum per eksperiencat e tyre pozitive dhe negative ne Gjermani.
Me lejoni t'a mbyll kete shkrim me pak vargje te miat:
Gjermani moj e pabese
Te shkela se me bere ftese
Po ta dija c'ke nen lekure
Nuk do te kisha shkelur kurre!!!
hallo...e lexova me vemendje se cfare kishe shkruar.deri diku kemi historira te njejta per nje jete me te mire,vec kjo e imja ndryshon.fushe tjeter qe thua ti.ji krenar per veten dhe respekt ke nga nga ana ime.neser ehste dite e re,dhe neser do fryj prape era.mbaresi ty dhe famijes tende.
imagine
Të gjithë mërgimtarët duhen të dijnë se jeta jashtë atdheut nuk mund të jetë eëmbël.Kudo që të shkosh jashtaatdheut,je i huaj,të shiqojnë të huaj,po vet e ndjenë se je i huaj.Kanë qenë disashkaktarë që na kanë shkapërderdhur vendeve të huaja,këta i dijmë të gjithë,dhe shpresa po na mbanë se shqiptarëve do të na buzëqeshi fati dhe ti kthehemi atdheut.Megjithatë kohën sa të jemi jashtë atdheut duhet të jemi të organizuar.
Gëzuar festën e 95 vjetorit të ngritjes së flamurit, të gjith shqiptarët kudo që janë.Me një Shqipëri etnike së shpejti.
LSHSHG (LIDHJA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI)
Une jam shume mire ne Gjermani..punoj jetoj skam pasur gjera te tilla deri tani .
Une ti dhe ne te dy......
Te gjithe te huajte te cilet vin nga Popuj te vegjel siq eshte ai i yni e posaqerisht Shqiptaret dhe tentojne ne Gjermani te provojne te futen ne ndonje lami tjeter te punes perveq (Baustelles) Kantierit te Ndertimatrise e kane shume veshtire te depertojne os te mos them te pamundur.
Une per veten time jame qe nga 1994 ketu. kam kryer me shume peripeci dhe me shume lufte kunder formava te ndryshme te Burokracise dhe te Diskriminimit nje shkolle per Informatike dhe me vone nje Specializim.
Shkollen e kam kryer qe 6 vite kurse spezializimin qe 6 muaj mirpo per te gjetur pune eshte shumeveshtire ose e pamundur.
Kame punuar nja 2 vite ne kete lami por edhe fati me ka prire ku shkoja une Firmat falimentoni.
Keshtu qe vendosa te specializoj ne lemin e Rrjetave te cilen te drejt e fitova vetem atehere kur nje i ngjofshem gjerman pranoj te me punsonte ne firmen e tije nese e kryej ate specializim, atehere pranoj enti i punesimit te me lejoj te marre pjese ne ate specializim.
Per fatin tim ai gjermani nuk mundi ta hapte firmen e tije per shkaqe te pengesave Burokratike dhe une mbeta rrugeve.
Kisha disa biseda per punesim ne disa Firma, ne dy firma pasi me pyeten per historin se nga vij une dhe si kam patur mundesi te kryej shkollen ketu dhe si e kam marre nenshtetsine Gjermane me thane po na vie keq por ti do te kesh probleme gjuhesore dhe nuk mundemi te marrim ne pune tek ne duke u referuar ne akcentin tim, edhe pse desha ta theksoj se ne ate specializim qe e kam kryer une kan qen edhe 4 Gjerman nga enti i punesimit e te gjithe ata nuke kane mundur te kalojne ne provimin final as per te dyten her kurse une kame kaluar qe ne heren e pare edhe ate bile ne gjuhen angleze, kurse ata ne gjuhen e tyre amtare nuk kane mundur te kalojne.
Desha vetem te theksoj se askund ne Evrope e as ne Amerike nuk eshte me veshtire se ne Gjermani te depertoshe si i huaj.
Ne lemit ku ata kane nevoje per puntore krahu ose ku Gjermanet nuk duan te punojne aty jane te huajt te "mireseardhur" ne tjerat lami as ce duan ti shohin me sy, ne realitet te huajt ketu nuk i duan aspak por te gjithe e din se cfare kane bere ata ne dy luftrat boterore.
Vend me i poshter se ky nuk ka, une per veten time nuk kame ku te kthehem se shtepi ne vendin tim nuk kam se ma kane djegur serbet, e as para nuk kam te ndertoj ndonje apo te blej diqka keshtu qe kam mbetur rrugeve te ktij vendi te poshter perndryshe as nje ore skisha ndejtur ketu.
E ata qe thojne se nuk ka probleme te kesaj natyre ne gjermani ata vetem genjejne.
Ndryshuar për herë të fundit nga dardani8 : 10-12-2007 më 07:38
JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE
une jetoj ne Gjermani, qe nga 31.Gushti 1994.
Jam adoptuar shume ne kete vend e kushte por Kosova mbetet Kult i jetes sime.
Kam nevoj te njoftoj njerez te shoqerueshem shqiptar, kudo qe jetojne e punojne.
Histroria e juristit ishte interesante, por ngase ishte tejet e shkurte per kete arsye kishte edhe shume gjera te mjegullta, perkatesishte te pa kuptueshme.
Historia e informaticientit, ishte e dhimbshme , megjithate me e kuptueshme...eshte e vertet se po pate probleme me gjuhen gjermane, do te keshe shume veshtire te inkuadrohesh ne shoqerin e ketije vendi.
Ose duhet ta flasesh gjuhen rrjedhshem sikur se keta, ose te largohesh nga ketu.
Per veten time ne gjermani kam ardhur kohe pas kohe (gjate pushimeve verore) qe nga 1999. Tanime ka 2 vite qe kame vendosur te rri dhe te studioj shkencat politike.
Per mendimin tim , ka shume gjerman qe jane shume te mire , pra si shumice jane ok. Por si shoqeri jane te keqije. Nacionalizmi i mundon ende, edhe pse po mundohen qe me qdokusht ta e largojn kete smuundje nga vetja e tyre, ata prape se prape vazhdojne te vuajne nga kjo, duke i bere qe te kene nje antipati te theksueshme ndaj te huajve.
shnet juve
besi
Ndryshuar për herë të fundit nga besi84 : 12-02-2008 më 20:46
Krijoni Kontakt