-
i/e regjistruar
Perfaqesite e Akredituara ne Beograd dhe Qeveria e Kosoves
Perhere e me teper me duket dicka jo fort normale qe Kosova po behet perhere e me teper vend pelegrinazhi i diplomateve te akredituar ne Beograd.
Per mendimin tim kjo praktike duhet minimizuar, deri shuar. Preferenca per te vizituar Prishtinen nepermjet Beogradit nuk jep shenja te mira. Por ajo preference nuk eshte ne doren e Shqiptareve.
Cfare qendron ne doren e qeveritareve te Kosoves eshte te japin te kuptojne se nuk "i parapelqejne" ato vizita prej andej, dhe opinioni shqiptar duhet te shoqerohet me disa modifikime protokollare te qeverise se Kosoves - me fjale te tjera, niveli i pritesit, reciprociteti, koha e pritjes, etj - gjera te cilat nuk do te inkurajonin ato vizita.
Lexoni si vijon, iu lutem:
Kryeministri i Kosovės pret ambasadorin rus nė Beograd
Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi priti dje ambasadorin e Rusisė tė akredituar nė Beograd, Vladimir Ivanovski. Gjatė takimit, ambasadori Ivanavski tha se "shikon shumė ndryshime pozitive nė Kosovė" qė nga vizita e tij e vitit 1999.
Nga ana e tij, kryeministri Rexhepi vuri nė dukje se "zhvillimi ekonomik ėshtė prioriteti i tė gjitha prioriteteve tė tjera". Ai theksoi se pėrsa i pėrket gjendjes sė sigurisė, nė Kosovė ėshtė bėrė njė pėrparim i madh, por ky stabilitet, shtoi ai, "sikur i pengon disa ekstremistė nė veriun e Mitrovicės tė cilėt orvaten ta destabilizojnė vendin duke ndėrmarrė veprime tė dhunshme kundėr institucioneve dhe autoriteteve tė UNMIK-ut". Sipas Rexhepit, qeveria e Kosovės inkurajon pjestarėt e minoriteteve qė tė integrohen nė rrjedhat e jetės politike, shoqėrore dhe ekonomike nė Kosovė, "sepse vetėm duke qenė tė integruar do tė lirohen nga presionet e ekstremistėve dhe do tė ndėrtojnė mirėqenien e tyre si qytetarė tė barabartė tė Kosovės".
Gjatė qėndrimit nė Prishtinė, ambasadori Ivanovski u takua edhe me anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Sejdiun dhe Hydajet Hysenin. Nė takim ishte i pranishėm dhe pėrfaqėsuesi i Rusisė nė Prishtinė, Andrei Dronovin.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt