Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71
  1. #51
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A love blossom

    Në 1916 kinemaja botërore morri një film kryevepër “Intolerance“ nga D.W. Griffith, mbase më i madhi i filmave pa zë. Në një pjesë kur ngjarjet e filmit zhvillohen në Babiloni, shërbëtori i princit i sjell princeshës një zambak “a love blossom from Belshazzar”, dhe ajo e mban mbas faqes.
    Nëse këngëtarja në skenë mban një zambak të bardhë që me rreshtin e parë ju jepet dëgjuesve zëri i filmit të largët, e nëse autorët ruajnë idenë e një veshjeje ornamentale dhe imazhet që ai mbart.
    Bota e sotme ka moto të sajën “be yourself” poeti ynë duket sikur i del në të kundërt me fjalinë “I wanna be your image”, pra nga ji vetvetja në ji dikush tjetër. Sipas meje me togfjalëshin “a love blossom” vargjet ecin paralel në dy drejtime. Në të parin që e lexon kushdo, dhe në të dytin që vazhdon përpjekjen e dashurisë me gjithë trillet e saj, për të cilën jeta bëhet e dashur, gjumi i shkatëruar si Babilonia, e për të shkuar në strofën e fundit ku asaj i duket sikur është ajo tjetra (jo ai tjetri i drejtimit të parë) dhe atyre që e dëgjojnë sikur janë ai tjetri princi.
    Për këtë, gjithnjë sipas meje, vargjeve ju duhet princesha dhe jo mbretëresha. Sipas Intolerancës Vajza e Malit (Zanë mali) është Princess Beloved e më tej sipas të gjitha përrallave të botës Borëbardha, (që më së pari e kemi parë si film Turk) Sindarella, Bukuroshja kemi vetëm princesha.
    Sipas meje, përfundimisht kjo, dëgjuesit në sallë a televizion ulen të argëtohen e jo të futen në mendime, duartrokitjet ti japin për kënaqsinë, për mendimet ju mbetet të venë gishtin në kokë. Edhe Nolin të ngjallnim ai mund të godasë përkthimin si vjershë por mund të mos piqet kund me muzikën e ritmin e saj. Kësisoj i mbetet autorëve të ruajnë si skelet cilindo nga ato vargje të përkthyera që janë të goditur, e të kërkojnë ndihmën e ndonjë mësuesi a profesori anglishteje për gabimet (që i bëjmë me shumicë dhe kur shkruajmë shqip). Një emër përkthyesi me përvojë: Uk Buçpapaj.

  2. #52
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Bukuria e cdo teksti qendron ne faktin qe interpretohet ndryshe nga mendje me perceptim te ndryshem. Dikush sheh dicka dikush dicka tjeter dhe ne baze te asaj edhe interpreton tekstin ne fjale. Sa i perket asaj qe ti i nderuar 'D.D' thua ne lidhje me 'be ure self' dhe se poeti del kundra kesaj motoje te botes se sotme me vargun 'I wonna be ure image' do te kujtoja e mrekullushmja ne dashuri eshte kur dy te dashuruarit behen nje. Cdo dashuri sjell transformime te partneret dhe idealja eshte kur ata behen NJE. Mendoj se deshira per te qene "imazhi yt" ka te beje pikerisht me kete. Se fundi sa i perket asaj qe thua qe edhe Nolin po ta ngjallnim nuk do e pershtaste dot tekstin me muziken ne anglisht e ke shume gabim ose Nolin nuk e njifke fare (kur merr guximin dhe thu me poshte te konsultoheni me ndonje mesues anglishtje....) Agim Doci kerkoi dicka nga ne ne forum dhe ata qe deshen ja dhane. Mbetet qe te degjojme muziken e kenges dhe vetem ateher do e shohim a mund tja pershtasim apo jo tekstit.
    RIPPR

  3. #53
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Postuar më parë nga Acid_Burn
    Bukuria e cdo teksti qendron ne faktin qe interpretohet ndryshe nga mendje me perceptim te ndryshem. Dikush sheh dicka dikush dicka tjeter dhe ne baze te asaj edhe interpreton tekstin ne fjale...
    Atëherë pyetja ime është, a të pëlqen të dëgjosh muzikën e një radioje të pafrekuencuar mirë? Ose, a të pëlqen të vësh dy këngë të ndryshme në të njëjtën kohë duke i dëgjuar bashkë?...

    ...nëse po, atëherë ke të drejtë për çfarë ke thënë më sipër, nëse NUK të pëlqen t'i dëgjosh atëherë po dalim tek ajo çfarë thash më sipër, se interpretimi më i bukur është "ndjenja më e sinqertë."

    Pra nëse shkruaj unë një varg, dhe dikush tjetër e interpreton, "ndjenjën" që desha të shpreh unë nuk e di njeri tjetër më mirë se unë. Detyrimisht do fusin ndjenjën e tyre aty. Pra, "produkti" final bëhet një përzjerje ndjenjash të ndryshme. Unë them se "produkti" më i bukur është produkti më i sinqert, dhe prandaj për ktë arsye unë më mirë preferoj që këngët e mija mos të digjohen fare, sesa t'i imponohen "frekuenca" që nuk shprehin çfarë desha të shpreh.

    Nuk është një shënjë "kokfortësie" dmth "o si unë o rash e vdiqa", por është në shënjë të ndjenjës së "sinqertë" ku sot e gjen tmerrësisht rrallë herë në "industrinë" muzikore.

    Thjeshtë një mendim personal, dhe kaq.
    Drini.

  4. #54
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    e vlersoj por nuk eshte ajo qe dua te them une . kur une them tekst nuk e kam fjalen thjesht per tekst kenge, por per tekst ne kuptimin e gjere te fjales. tekst ne kete kontekst eshte edhe nje sekuence muzikore edhe nje pjese filmi e keshtu me rradhe. ne interpretim te tekstit kam per qellim jo lexim te tij por te kuptuarin individual ne baze te perceptimit individual. pra ata qe do e degjojne kengen ne rastin konkret jane te lire te mendojne cfare te duan shume pak rendesi duhet te kete per krijusin se ca do mendojne te tjeret. me rendesi eshte qe krijusi ne krijimin e vet te derdhe vetveten. detyre e perkthysit ne rastin tone eshte qe ti afrohet ne maksimum asaj qe ka dashur te thote poeti. detyre e kengetares eshte qe ti shtoj kesaj shpirtin dhe talentin e vet. nese keto elemente unifikohen ashtu si duhet eshte arritur qellimi i kenges. sa per ate se cfare mendojne ata qe e degjojne edhe nje here e perseris qe krijuesve nuk duhet tu interesoje aspak.
    RIPPR

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I nderuar Diabolis Dasaretis ose DD.
    Keni shumë të drejtë, Ukzenel Buçpapaj është njohës i saktë i gjuhës dhe i vargut në anglisht.
    Tani diçka për ndjenjën e dashurisë!
    A keni rënë në dashuri, apo ndjenja ka lindur papritur tek shpirti i juaj?
    Unë merrem me këtë ndjenjë kur DASHURIA lind në shpirt dhe cilido prej nesh ndrron komplet! Pra dhe rrugës ecën i hutuar, nuk sheh dy hapa larg, e merr malli sapo kthen krahët, sapo mbaron një puthje dhe tenton të marrë pak frymë që të shijojë puthjen e dytë...dhe hopla shpreh dëshirën që të bëhet paksa e krisur, lot në syt', gjum i prishur, imazhi i yt...Këtu ndalni pak!
    Imazhi është mesazhi që Zoti ia dërgon njeriut të malluar, të etur, të uritur, atij që ka mbetur në mes shkretëtirës i dërgon MIRAZH...pra mos ngatrroni IMAZH me MIRAZH. Në këtë poezi e kam fjalën për PORTRETIN e të dashurit apo të së dashurës. Por duke thënë PORTRET ngushtohet, kalohet në sektorin e pikturës, ndërsa këtu bëhet fjalë për dimension tjetër, më të madh IMAZH.
    MIRËULEXOFSHIM!
    AGIMI

  6. #56
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kam dëshirën e mirë të ndalem shumë, dhe ndaj prej fillimit Këngën fituese sepse fituesit nuk gjykohen, me versionin e Këngës anglisht si konkuruese. Më poshtë mund të lexosh se vetëm Diabolisi vargun tënd “Dua të bëhem imazhi i yt!...” e ka përkthyer fiks siç e ke shkruar kështu që nuk e di pse më sqaron mua imazhet e ç’punë kanë mirazhet këtu.

    Drini:
    I want to be your own life!...

    Acid Burn:
    I wish to be your own sign!

    AsgjëSikurDielli:
    I want to be the image of your smile!

    D D:
    I want to be your image (I wanna be your image)

    Gjithashtu brenda mundësive të mia në anglisht të gjitha ato që thua në vargje dhe shpjegon
    “Pra dhe rrugës ecën i hutuar,
    Often confused I am walking down the street

    nuk sheh dy hapa larg,
    And I did not watch two feet before me

    e merr malli sapo kthen krahët, sapo mbaron një puthje dhe tenton të marrë pak frymë që të shijojë puthjen e dytë
    As I am seeking (trying) for a kiss
    At the moment I have nostalgia

    E të tjerat i ke siç i ke thënë vetë.

    E vetmja gjë për të cilën Diabolis këmbëngul është që mbretëreshën ta bësh princeshë dhe kaq.

    punë të mbarë

  7. #57
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    DD pa dashur te te prish qefin do te thoja qe perkthimi yt gjithcka mund te jete , por vetem perkthim poezie jo. Te perkthesh poezi nuk do te thote te perkthesh fjale per fjale, duhet qe edhe ne gjuhen e dyte ajo te lexohet poezi dhe jo dicka tjeter. Kete e them per te 'sqaruar' perkthimet ne disa versione te vargut .. dua te jem imazhi yt... Eshte me se e qarte qe ata qe kane perkthyer jane munduar te ruajne rimen e vargut ndaj dhe kane perdorur shprehje te tilla. Sa i perket zevendesimit te Mbretereshes me Princeshe nuk do isha dakort (mendimi im ky) sepse Mbretereshe shpreh pushtet dhe ne rastin tone vajza don te ndihet e plotpushtetshme ne imagjinaten e saj.

    Nga ana tjeter une me padurim po pres mundesine e degjimit te melodise ne menyre qe te sjell versionin tim perfundimtar te gdhendur me ritmin e kenges. Momentalisht po perpunoj versionin qe kam paraqitur me lart duke e bere ate te tingelloje me anglisht se c'tingellon tani patjeter perseri poezi.
    RIPPR

  8. #58
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Une kisha vendosur qe ti kerkoja nje poezi z. Agim Doci,poezi dashurie psh,thjesht sepse do e kisha per nder te kem nje poezi te shkruar nga ai shkrimtar,per faktin qe ne forumistat kemi nderin te shkembejme mendime me te dhe per faktin qe familja e nenes time ne Shkoder ka pasur miqesi familjare me familjen e poetit,por me duket se eshte shume,une nuk kam aq vlere sa te me dhurohet nje poezi nga ai poet.
    M'u be shume qejfi qe teksti i Agim Docit fitoi cmim dhe i uroj z. Doci suksese te metejeshme,si edhe e falenderoj per pjesemarrjen e tij ne forumin shqiptar.

    Gjithe te mirat!

  9. #59
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Edhe sa do te presim para se ta kemi kengen te faqia e muzikes ??
    RIPPR

  10. #60
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me poshte po sjell variantin tim te perkthimit



    I want to be your image in the heart


    When blooming love rises in the soul,
    How strange yourself appears to you,
    'Cause you feel to being someone else,
    How dear life becomes to you.

    I go by the streets often bewildered
    And cannot see even two steps away.
    Like everyone man being in love
    There's just one image I keep in the heart.

    As I am eager for a kiss,
    At the moment I breathe nostalgia...
    I close my eyes ... forget
    Finding myself as queen in a tale.

    I want to be a little crazy!
    A tear also dropping from your eyes,
    Your troubled sleep sailing in the night.
    I want to be your image in the heart.

    'Cause I feel to being someone else,
    Life appears so dear to me.
    'Cause you feel to being someone else,
    Life appears so dear to you.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •