Postuar më parë nga Agim Doçi
Të mos futësh në orkestracion elementët karateristikë të muzikës kombëtare, do të thotë që muzikës së lehtë grek ti heqësh BUZUQIN, ose muzikës së lehtë të grupit të Korçës ti heqësh Mandolinën. Nejse unë mirëpres mendime, dhe kënga do jetë moderne (e pa bërë synet)
Gëzuar të gjithëve! Ardhtë viti 2004 me gëzime, vrejtje, propozime dhe sugjerime!
Agimi
BUZUQI,i nderuar,është vegël muzikore e huazuar në këngët greke.
Ai u pranua nga aristokracia vendase vetëm dy shekuj më parë,dhe u soll, nga REBETËT grekë,të këngës së asaj kohe.
BUZUKU ka ardhur nga TURQIA,dhe zuri vend tek grekët por ne ''tel te hollë dhe çift'',në të kundërt me turqit që luanin në ''tel të trashë''.Disa melodi dhe kengë popullore ''greke'',quhen TSIFTETELI,që do të thotë ne arvanitase ''çift tel'',se luhet me buzuk dhe siç e përdorin grekët ne TEL ÇIFT.
Vegla tradicionale greke ishte HRPA.
E shikon se si kanë zëvëndësuar edhe ata??
Gjithashtu edhe grupi LIRA,mandolinën e ka te huazuar.
Ajo nuk është tradicionale shqiptare.
Përshëndetje
Krijoni Kontakt