Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Mbreti i Dardanisė- Holkeri!!!!

    Pjesė nga kryetitulli "Mbreti" nga Ilirian Pirro, nė edicionin e shtypur tė Ilirisė
    Mbreti

    Edhe nėse pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė njė thėnie e tillė ndoshta nuk do tė kishte qenė e pėrshtatshme, sot, nė vitin 2003, Kosova me tė gjitha atributet i ngjan njė mbretėrie, dhe monarkia quhet UNMIK apo, siē e quajnė “dashakeqėt” (*lol*) - ANMIK, ndėrsa mbreti ėshtė kryeadministratori i Kosovės, aktualisht z. Harri Holkeri. Do tė mund ta quanim “The UNMIK Kingdom” - Mbretėria e UNMIK-ut, meqė njė vend i cili pretendon tė jetė “shtet” dhe ka President, Kryeministėr, Qeveri e Parlament, por vendimet e tė cilėve mund tė abrogohen sa ēelė e mshelė sytė nga njė njeri i vetėm (Kryeadministratori - shefi i UNMIK-ut), atėherė pa hezitim mund tė pohojmė se ai shtet nuk ka lidhje me demokraci, as qė ka baza shteti sekular, por ėshtė thjeshtė njė monarki, dhe ka mbretin e vet.

    Para disa ditėve u acaruan (pėrsėri, - deri kur?) marrėdhėniet ndėrmjet Institucjoneve tė Kosovės dhe UNMIK-ut, pasi Kuvendi i Kosovės mė 11 dhjetor i shpalli tė pavlefshme 53 ligje serbe, tė cilat ishin miratuar pas 22 marsit 1989, kur Serbia e shfuqizoi autonominė e Kosovės. Ligjet dhe aktet tjera normative nė fjalė konsiderohen (me tė drejtė) si diskriminuese dhe pėngesė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, prandaj Qeveria e Kosovės kėrkoi shfuqizimin e tyre nga ana e Parlamentit – nė ēdo demokraci tė botės ėshtė kjo njė procedurė mė se normale, por jo edhe nė “UNMIK KINGDOM”! Kėtė vendim tė Kuvendit tė Kosovės, shpejtė e shpejtė (tė njėjtėn ditė) u ngutė ta abrogojė “mbreti” Holkeri. Nė deklaratėn e tij, Lartmadhėria e Tij u shprehė se “Kuvendi i Kosovės nuk mund tė miratojė vendime tė cilat nuk janė nė kompetencė tė Kuvendit tė Kosovės”. Shumė bukur. E ēka pra ėshtė “nė kompetencė” tė Kuvendit tė Kosovės? Tė miratoj vendimet rreth ēėshtjes se a duhet pėrzjerė kafen nga e djathta apo nga e majta? Apo ndoshta: a ėshtė mė i mirė ēaji i “rusit” apo i “indisė”?

    Dhe ky nuk ėshtė njė rast i veēant, por vetėm njė hallkė nė vargun e gjatė tė abrogimit tė vendimeve tė institucjoneve tė Kosovės nga ana e UNMIK-ut.

    Disa thonė se “bash mirė” ėshtė qė shqiptarėt nuk kanė kompetenca, sepse ata “nuk janė nė gjendje tė krijojnė dhe udhėheqin njė shtet nė mėnyrė institucionale”. Qesh qė tė mos qajė. Tė tillėt vėrtetė kanė kompleks inferioriteti, gjithnjė tė shprehur nė “butėsinė” dhe “dėgjueshmėrinė” e tyre, dhe madje tregojnė simptome mazohizmi “goditėm se me siguri e kam merituar”. (?!)

    Njė thėnie e tillė ėshtė mė se subverzive mos edhe idioteske. Institucjoneve tė Kosovės ėshtė dashtė qė moti tė iu transferohen kompetencat nė ēdo lėmi. Nėse do tė parafrazojmė z. R.Holbrooke, Kombet e Bashkuara nė Kosovė kanė bėrė disa gabime.

    “Nė bazė tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, ky i fundit duhej t'i transferonte 'autonomi tė madhe' popullatės lokale, veēanėrisht shqiptarėve, por ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Dhe si pėr ironi, ambasadori Bremer po pėrpiqet tė transferojė mė shumė dhe mė shpejt autoritet tek irakianėt vetėm pas 5 muajsh nė mes tė luftės se sa Kombet e Bashkuara kanė transferuar autoritet tek shqiptarėt e Kosovės. Kėtė unė nuk e kuptoj.” – u shpreh Holbrooke para disa ditėsh.

    Nėse duam tė jemi objektiv, duhet tė pranojmė se “unmikistat” (tė huajt tė cilėt na “qeverisin”) nuk janė aspak mė tė “menēur” se ne, dhe as nuk janė pjestarė tė ndonjė “race superiore”. Disa nga punėtorėt e UNMIK-ut madje vet rrjedhin nga shtete tė tilla ku deri dje nuk kanė di ēka ėshtė luga (nuk kam ndėr mend tė ofendoj askė, por kjo ėshtė fakt). Prandaj pse tė thuhet se ne jemi “tė dobėt” ndėrsa ata janė “superior”. Kur mendoj nė njė punonjėse tė Kombeve tė Bashkuara (nuk po ia permend emrin kėsaj radhe), me postin “fjalėmadh” tė quajtur “Program Manager”, e cila nuk ishte nė gjendje tė rregullonte njė “account” pėr email, por mė duhej mua tė i tregojė se si bėhet, atėherė vėrtetė nuk i kuptoj ithtarėt e teorisė se ne jemi jokompetent pėr diēka (jo se rregullimi i njė accounti pėr email ėshtė filozofi e madhe, por nga njė Program Manager pritet qė tė ketė dije esenciale lidhur me sistemet moderne informatike). Kur tė kihet para syshė edhe fakti qė ajo “Program Manager-ja” e kishte rrogėn mujore rreth 15.000 Euro ndėrsa “puna” e saj mund tė pėrshkruhet si “asgjė”, atėherė kjo vėrtetė ia vėn enės kapakun (lidhur me rrogat dhe milionat qė i merr pusi do tė flasim mė vonė diēka mė shumė). Mirėpo, tė kthehemi te ēėshtja e Insitucjoneve tė Kosovės. Pse, pėr shembull, mbreti Holkeri ėshtė kundėr vendimit qė ligjet diskriminuese serbe tė shfuqizohen, kur madje edhe nga shumė qarqe ndėrkombėtare pohohet se ligjet nė fjalė vėrtetė janė pėngesė pėr ekonominė kosovare? Pse pikėrisht atij, gjegjėsisht UNMIK-ut i pengon kjo?

    Marrė nga www.iliria.net

    Shpresojmė qė bile tė shkoi hapave tė mbretit Bardhyl apo Gent.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Nuk eshte per tu habitur pasha Kuranin . E sa princ Vidi e Holkeri e beteri e ka shkel kete toke nuk asht fort cudi,se nuk koka vec nje Holker po paska plot.E me pa andrra quet koka pak shtire.


    Propozimvendimi pėr kthimin e pronės sė UP-sė, pas miratimit, suspendohet nga UNMIK-u

    12:55 ET PRISHTINĖ (KosovaLive) – Kuvendi Komunal i Prishtinės, tė martėn me shumicė votash miratoi propozimvendimin pėr kthimin e pronės Universitetit tė Prishtinės. Propozimvendimin menjėherė pas aprovimit e suspendoi administrata komunale e UNMIK-ut.

    ----------------------------------------------
    Kosoven e dua se janm ksoovar,Shqiperin e dua se jam shqipetar

  3. #3
    vaya con dios Maska e k63r
    Anėtarėsuar
    30-08-2003
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    8
    Mendoj se plogshita jonė eshte njeri nder mekatet tona primare.Ne vend se te aplikojm nje politik ofenzive me nje vendosmeri te patundur luajmė perseri ne te njejten karte ashtu si luanim para luftes dhe besoj se kjo strategji nuk do te na shpiej drejt rruges se pamvarsis
    dont wory bee happy

Tema tė Ngjashme

  1. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •