24 mars 2003
Sa mall kam rebelimin sonte! Tė mė pushtojė indinjata dhe elokuenca njėkohėsisht.
Sa mall kam pėr ato castėt e rendomta, ulur fėmijėrisht nė cepin e kullės dhe atė fatalitetin fėmijėror, me vizita e dreka e darka, shkujdesėshėm e dashuri, bindje e kėrkesa tė cekėta.
Nuk besoni miqtė e mij! Sonte kam mall edhe pėr agimet e hershme me vesė, coban i tufės sė berreve , nė ecejakje naive, rrugicės sė fshatit qė tė shpie tek lumi, tek pusi i qikave tė ulėm nė rrasėn qė qėndiste ajo.
Sonte kam mall edhe pėr mallkimet e nėnės:
- Pse i prure kaq heret, o i pa nafakė! Dielli ka edhe tre pash deri nė pėrendim!
Sonte kam mall pėr pranverėn e erėn e tokės.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Mėrgim
Mėrgimtarė,
kope e frikėsuar, e shpėrndarė,
nga gjėmimi i vrapit tuaj.
E nėn thembra
si njė re lumturie
ngrihet pluhuri i vendlindjes.
Atdheun bartni me shuajt e kėpucėve
nė tė katėr anėt e botės.
Mos u ktheni!
Nė gurė do tė shndėrroheni
nėse e ktheni shikimin pas.
fatzinj,
vėshtroni brenda vetes,
ėshtė i vetmi shteg qė mund t'ju shpjerė nė shtėpi.
Dhe mos harroni
nė ėrrėsirė
fenerin dritėkumbues-
Gjuhėn e nėnės!
(Blaga Dimitrova)
Krijoni Kontakt