Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Postime
    3

    Ndihmë për një drejtshkrues (spellcheck) për shqipen

    http://216.87.111.12:10000/spell

    Nje nder projektet e mia ne shkolle eshte krijimi i nje spellcheck (i thjeshte) per shqipen, dhe krijimi i te dhenave se sa efektiv eshte ky spellcheck. Prandaj, nqs disa minuta kohe, jeni te lutur te shkoni tek lidhja mesiper dhe te kontrolloni shkrimin e nje fjale. Tashti per tashti kjo faqe punon vetem per nje fjale per cdo korrigjim, por kjo vetem per pamundesi te pasjes se nje serveri te fuqishem.

    Ideja eshte e thjeshte, shkruan nje fjale ne kutine majtas-siper, dhe pastaj shtyp butonin "Korrigjo". Ne kutine me poshte do te jepet nje liste e fjaleve te ngjashme me te. Nqs nje nga sugjerimet ne ate liste eshte korrekt, atehere kliko njehere mbi sugjerimin (per ta "zgjedhur") dhe pastaj kliko njehere mbi butonin "Korrigjim i sakte" ne menyre qe te regjistrohet korrigjimi i suksesshem. Nqs asnje nga fjalet ne liste nuk eshte nje korrigjim i pelqyeshem, klikoni butonin "Korrigjim pasakte".

    Flmd. per ndihmen.

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Pune e bukur....vetem shpresoj qe je keshilluar me nje gjuhetar perpara se te besh dicka te te tille, psh. :
    une provova "vellaj" e cila eshte trajta e shquar e "vella" e shkruar ne menyre te gabuar (nje gabim mjaft i rendomte) dhe sugjerimi i duhur do te kishte qene "vellai".. por ky sugjerim nuk erdhi.
    Mos harro se shqipja ka rasa, trajta te shquara e te pashquara si per shumesin edhe per njejesin etj.
    Megjithate nje pune per tu uruar.
    BRAVO...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Postime
    3
    force-intruder,

    flmd për ndihmën dhe sugjerimin. Kur shtyp një nga butonat, sugjerimi i saktë/pasaktë, statusi i korrigjimit futet në një databazë për të parë se në cilat raste nuk u dha një sugjerim dhe në cilat raste u dha një sugjerim dhe sa i saktë ishte. Kështu që cdo provë në atë faqe më ndihmon me të vërtetë.

    E vura re edhe fjalën 'vellaj' që nuk kishte sugjerim dhe 'vëllai' mungonte, megjithëse 'vëlla' ekziston në databazë. Eshtë një skenar që duhet korrigjuar. faleminderit për kohën tuaj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Bravo, per punen e nisur ! gjithsesi edhe mua fjala e dhene gabim (paskesha) nuk mu korrigjua drejt.
    Pervecse per rasat, gjinine etj, une mendoj se i duhet dhene vemendje edhe menyrave te gjuhes. E them kete se gjuha shqipe eshte nga te paktat gjuhe qe ka 6 menyra te foluri (sjam i sig. po me duket se keshtu eshte). Vecanerisht menyra habitore dhe deshirore i japin gjuhes sone nje fuqi te ralle. Jane edhe me te veshtira per tu perceptuar dhe korigjuar po mendoj se ia vlen.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Absolutisht e drejte patriot...vlen ajo qe the ti edhe per foljet.
    Puna qe ka nisur 109UV eshte per tu nxitur dhe ndihmuar sepse eshte shume e rralle dhe kolosale. deri me sot askush nuk ka marre mundimin te nisi nje sfide si kjo per vete natyren fleksible dhe te larmishme te gjuhes shqipe. Nqs ka nevoje une kam mjaft miq profesore ne fakultet dhe do ta ndihmoj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Postime
    3
    http://216.87.111.12:10000/spell/sentence.aspx

    Tashti mund të kontrolloni një fjali të tërë. Ideja është e njëjtë, shkruani fjalinë në kutinë e parë dhe pastaj shtyp butonin Korrigjo. Ky buton do kontrollojë fjalinë tuaj dhe për cdo fjalë që nuk do gjejë do krijojë një listë, ku fjala e parë ( e kësaj liste) është fjala gabim dhe fjalët e tjera janë sugjerimet. Ju lutem zgjidhni një sugjerim për cdo fjalë (nëse nuk ka një sugjerim të saktë, atëherë mos zgjidhni asgjë) dhe shtypni butonin "Rregjistro Sugjerimin".

    Faleminderit për ndihmën tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem postojeni këtu.

    Gjithë të mirat.

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Pune e bukur Urime 109UV
    Po nuk e pate bezdi vere wordlistin ne ndonje vend ta downloadojme.

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Urime per inisiativen por ke akoma shume pune per te bere.
    Shqipja eshte gjuhe shume e veshtire per te korigjiuar me kompjuter sepse fjalet (sidomos foljet) ndryshojne shume.

    psh: Shkruaj, Shkruan, Shkruan, Shkruajmë, Shkruani, Shkruajnë
    Shkruajta, Shkruajte, Shkruajti, Shkruajtëm, Shkruajtët, Shkruajtën

    E vetmja pjese e pandryshuar e foljes eshte "shkru".
    Duke u nisur nga shembulli me lart ka dy menyra per te kontrolluar saktesine e nje fjale.

    1- Te vecosh rrenjen nga prapashtesa dhe ti kontrollosh te dyja me vete.

    2- Te kontrollosh fjalen te plote.

    Menyra e pare kerkon nje studim te plote te gjuhes Shqipe dhe eshte shume e veshtire per te programuar.

    Menyra e dyte eshte shume e thjeshte per te programuar por duhet nje database e plote (miliona fjale) per te bere krahasimet midis fjaleve. Per cdo folje do te duhet te kesh ne database te gjitha format qe ajo merr ne kohen e tashme, shkuar, ardhme, deshirore, urdherore, etj etj.

    Ne mos gabohem, "spell check" Shqip do jete edhe ne microsoft office se shpejti.
    Edi

  9. #9
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Edspace ka te drejte persa i perket metodave, por per te paren vlen te theksohet mire se shqipja nuk eshte gjuhe plotesisht rrenjore (sic eshte marre tek shembulli shkruaj etj) ajo ne shume raste humbet edhe rrenjen (madje edhe morfemat) psh: jam , isha, qene, paskesha qene (habitore) etj... prandaj sidomos tek foljet duhet ndalur me kujdes. Zgjedhimi i pare eshte i thjeshte dhe gjithashtu edhe emrat e rregullt. Megjithate mund te hasen veshtiresi ne emrat e tipit "bari" dhe "shami", trajtat e shquara te se cileve bejne perkatesisht "Bariu" dhe "shamia" etj. Prandaj une personalisht per nje zgjidhje te plote dhe te sakte te ceshtjes do te rekomandoja menyren e dyte te afishuar nga Edspace...

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Me menyren e pare nuk thashe qe tu gjesh rrenjen te gjitha fjaleve, vetem atyre qe mund tu gjesh nje rrenje sic eshte shembulli i foljes "shkruaj".

    Psh: Nqs ne database kemi vetem fjalej "shkruaj" kur nje person kerkon te kontrolloje fjalen "shkruajti" programi mund ta kuptoje qe eshte fjale e drejte sepse fjala "shkruajti" perbehet nga folja "shkruaj" dhe prapashtesa "ti". Ne kete rast programi mund te llogjikoje qe kjo eshte nje prapashtese e vlefshme e foljes ne vetin e trete dhe ta kuptoje qe fjala "shkruajti" edhe pse nuk eshte ne database, eshte nje fjal e sakte nga ndertimi i saj.

    Ndersa per foljen "jam" qe ndryshon plotesisht (isha, jem, qene) programi do ti trajtonte sikur te ishin fjale me vete edhe pse ato jane rjedhin nga e njejta folje.

    Dicka e ngjashme mund te behet edhe me emrat.
    Kjo kerkon qe database te ruaje edhe gjinine e emrit qe te mund te vecoje fjalen e pasakte mashkullore "shamiu" nga fjala e drejte "shamia". Ne kete rast programi mund te llogjikoje prapashtesen e vlefshme ne baze te gjinise por dhe kjo nuk eshte e lehte pasi kerkon nje studim te plote te te gjitha formave te fjaleve.
    psh: Bari, Bariu, Bariun, Bariut, Barinjte, Barinjeve.
    Shami, shamia, shamine, shamise, shamite, shamive.

    Kjo metode e komplikon shume edhe database por edhe programimin. Mundesia me e mire eshte qe te vesh ne database te gjitha fjalet por dhe kjo nuk eshte e lehte. Se pari duhen formuar te gjitha format e fjaleve dhe se dyti duhen bere llogarite se sa e madhe do jete database. Kur vetem nje fjale mund te nxjerre 7-8 forma te tjera perdorimi, duhet te besh llogarite qe te kesh nje database 8-fish me te madhe se fjalori i shqipes.

    Nje kombinim i te dyja metodave do ishte zgjidhja me e mire por perseri eshte pune e veshtire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 07-01-2004 më 14:37
    Edi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Keltët
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  2. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •