Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    32

    Ckuptim ka shenjterimi i nene terezes?

    Duke lexuar neper tema te ndryshme me rane ne sy kete versete biblike:

    Mateu (15:22-28)
    Dhe ja nje grua prej kanani dili nga te njenjtat brigje dhe I thirri atij duke I thene:’Kij meshire ne mua o Zot ti o biri I davidit, bija ime eshte tmerresisht e munduar nga nje djall, por ai nuk ju pergjigj asnje fjale. Dhe dishepujet e tij erdhen duke I thene:”Largoje ate sepse ajo na therret ne, por ai ju pergjigj dhe tha:” une nuk jam derguar vecse tek kopeja e humbur e shtepise se Izraelit.
    Pastaj erdhi ajo dhe duke rene permbys I tha:”Zot me ndihmo mua” por ai ju pergjigj duke thene:”Nuk shkon te marresh buken e femijeve e tua hedhesh ate qenve.
    24 Ja ku janë këtu vajza ime e virgjër dhe konkubina e këtij njeriu; unë do t`i nxjerr jashtë, poshtërojini dhe bëni atë që mendoni; por mos kryeni kundër këtij njeriu një turp të tillë
    25 Por ata njerëz nuk e dëgjuan. Atëherë ai burrë mori konkubinën e tij dhe ua nxori atyre; ata e njohën dhe e përdorën tërë natën deri në mëngjes; e lanë të ikë vetëm kur filloi të zbardhë dita.

    26 Ndaj të gdhirë kjo grua erdhi e u rrëzua para portës së shtëpisë të njeriut pranë të cilit rrinte burri i saj dhe mbeti aty deri sa u bë ditë.


    27 Në mëngjes burri i saj u ngrit, hapi portën e shtëpisë dhe doli për të vazhduar udhëtimin e tij; dhe ja, konkubina e tij rrinte shtrirë te porta e shtëpisë me duart në pragun e saj.

    Gjyqtaret,19/24-27


    Me poshte gruaja numerohet ne pronat e burrit,mes gomarit dhe lopes:

    17 Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

    1 Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit, që ndodheni mbi malin e Samarisë, ju, që shypni të mjerët, që keqtrajtoni të varfrit, që u thoni zotërinjve tuaj: "Sillni verë dhe ta pimë".
    Amosi,4/1
    34 Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.
    Korintasve(1)-14/34

    Timothy 2:11-14
    "Let the woman learn in silence with all subjection. But I suffer not a woman to teach, nor to usurp authority over the man, but to be in
    silence. For Adam was first formed, then Eve. And Adam was not deceived, but the woman being deceived was in the transgression."

    " Le të mësojë gruaja në heshtje dhe në nënshtrim të plotë.
    Por nuk lejoj që gruaja të japë mësim, as të përdorë pushtet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje.
    Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva.
    Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe ra në mëkat."

    Ja tani disa vleresime thenie apo sentenca te shenjetoreve te krishtere;
    Shen Pali femren e sheh si nje bezdisje dhe tere fajin njerezor ja le asaj, ai shprehet” Nuk lejoj qe femra te mesoje ne kishe as te sundoje burrin por te rrije ne qetesi…( Letra e derguar Timoteut, 2:11-14 Pali)
    Femra eshte bija e dreqit rojtar i ferrit, e armik i paqes ( Gjoni nga Damasku)
    Femra eshte instrument te cilen djalli e perdor qe te perfitoje e disponoje shpirterat tane”( Shen Kipriani)
    Femra eshte burim i forces se djallit, zeri i saj eshte fershkellima e gjarperit. ( shen Antoni).

    30 Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij.
    31 Më e madhja i tha më të voglës: "Babai ynë është plak, dhe nuk ka asnjë burrë në vend që mund të bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë tokën.
    32 Eja, t'i japim verë babait tonë e të shtrihemi bashkë me të; kështu do të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
    33 Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit.
    34 Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
    35 Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.
    36 Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre.
    37 Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab. Ky është babai i Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
    38 Edhe më e vogla lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i Amonitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.

    Pra nuk kuptoj dicka ketu.
    Nese Bibla e Krahson femren me qenin, me lopen gomarin, zerin e saj e krahson me fershkellimen e dreqit, apo me gjarperin ckuptim ka Shenjeterimi i te dashures Nene Tereze?????

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    27
    mesiguri shkrimi im do te pasohet nga shume e shume rreshta tjere qe do te mundohen ta demantojne por une une jam musliman dhe ne RTK

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    27
    mesiguri shkrimi im do te pasohet nga shume e shume rreshta tjere qe do te mundohen ta demantojne por une une jam musliman dhe ne RTK ishte i ftuar nje prift dhe foli ne lidhje me kete shenjterim dhe tha: "nene tereza eshte futur ne listen e te shenjteve dhe publikisht mund te adhurohet"
    ky eshte kulmi i marrezise dhe budallakise qe mund te ndodhe qe njeriu vetem pse e ka zemren e mire te fitoje kushtin qe te adhurohet. ky mendim ndoshta eshte vetem mendim personal dhe jo mendim i te gjithe krishtereve por nese eshte mendim i te gjitheve qe nene tereza meriton te adhurohet atehere une te gjithve u them se nuk eshte e drejte

    me se pari duhet te dijme se adhurim quhet kryerja e detyrave fetare te caktuara nga zoti e ne te hyn edhe dashuria per te por nese ne e duam nene terezen kjo nuk do te thote se ajo duhet te adhurohet por sa ishte gjalle duhej perkrahur ndersa tash si e vdekur mund te mbese simbol i te mires

    (une nuk e dija se bibla e ul ne at pozite femren por tash qe e lexova u them te krishtereve se kot e sulmojne islamin duke thene se femra nuk ka nje pozite te mire sepse pozita e femres ne kur`an ne krahasim me ate ne bibel ka nje dallim shume te madh sikur nata me dite. me falni qe dola jasht teme me kete shkrim te vogel)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Roli i gruas / Zonja Mari dhe nderimi i saj

    Enesi, bëhu burrë e silli tekstet e Biblës së paku të plota se kështu si i ke sjellë nuk të ka hije. Ndoshta ende nuk i ke mësuar mënyrat e transferimit të teksteve dhe përdorimin e kompjuterit, sepse shihet se e ke bërë disi për ngut, prandaj nuk dëshiroj të ta marrë për faj.
    Letra dërguar Timoteut, me referencat që i ke dhënë lë të kuptosh se të janë ngatërruar numrat ose ke shkruar përmendësh! Madje edhe gjuhët i ke përzier.

    Pres që njëherë të sillen ngjarjet e plota të Biblës, përndryshe nëse i shkëpusim nga konteksti atëherë është e vërtetë edhe ai vendi në Bibël ku thuhet "Nuk ka Zot", pasi para këtij pohimi qëndron "I marri thotë".

    "medjen", thua se: "mesiguri shkrimi im do te pasohet nga shume e shume rreshta tjere qe do te mundohen ta demantojne por une une jam musliman dhe ne RTK..."
    Unë nuk e di nga e di se çka do të pasojë pas shkrimit tënd, a mos je ndoshta ndonjë profet?! Kam dëgjuar se disa e kanë këtë dhunti nga Zoti që t`ua dijnë të tjerëve mendimet. Unë për veti nuk e di se çka do të pasojë pas këtyre rreshtave të mi mbasi e marr në konsiderim atë çfarë thojnë të tjerët me shkrim e nuk mund të them se çfarë mendon dikush në mendjen e vet para se ta shkruajë. Për më tepër nuk brengosem shumë çfarë mendon dikush jashtë forumit. Më intereson ajo çfarë dikush shkruan këtu.

    E sa për nderin që e ka gruaja në Bibël, mjafton ta shohish Zonjën Mari, Nënën e Jezu Krishtit, se çfarë nderimi i ipet e do ta kesh (duhet ta kesh) të qartë edhe përgjigjen! Sidoqoftë, këtu jemi që të diskutojmë!

    Mirë ke thënë se njeriu nuk mund të adhurohet. Ashtu thotë edhe feja e krishterë. Nuk e di kush e ka thënë fjalën "adhurim". Është e vërtetë se është fjalë që njerëzit e rëndomtë e kanë ngarkuar me përmbajtje tjetër këtë nocion, që është "nderimi". Pra, njerëzit nderohen, ashtu siç the, dhe Zoti adhurohet. Sipas gjitha gjasave prifti nëse ka thënë "adhurim", ashtu siç the, me siguri, për këtë jam krejtësisht i sigurtë, e ka pasë ndër mend përdorimin e rëndomtë të fjalës së njerëzve kur flasin për shenjtër dhe për fe në përgjithësi. Edhe pse e përdorin termin gabim ata në mendje të tyre me siguri se nuk e barazojnë Zotin me një njeri. Keqpërdorime individuale ke në të gjitha fetë. Apo jo?
    Pyete secilin prift se a nderohet apo adhurohet shenjti? Secili do të thotë se vetëm Zoti adhurohet kurse shenjtërit nderohen.

    Çofshi me nder!
    IHS

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    32

    Medjen dhe Shpresmiri.

    E para punes qe te dy jeni shume larg temes.
    Une nuk kerkova se a duhet te adhurohet nene tereza apo jo.
    Po ashtu nuk kerkova fare te di sesi e trajton bibla Zonjen mari pasi e di shume mire se e le shume pas dore.
    As krahsim midis femren muslimane dhe asaj te krishtere nuk kerkova.
    Pra sic theksova Versetet e bibles i kam marre ne temat qe kane qene ketu per kohe te tera dhe askush nuk ka thene qe keto versete nuk jane te bibles me perpara.
    Po ashtu edhe vete pashe nje pjese te tyre dhe u sigurova plotesisht se jane ne bibel.
    Ajo qe kerkoj eshte e thjeshte,Nese Bibla e trjatoj gruan si qen e si lope e dreq e ku di une si ka mundesi te shenjterohet nene Tereza! ckuptim ka ky shenjterrim???//
    Mua per vete me duket nje hipokrizi e madhe.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Lumturimi i Nënë Terezës - ngjarje fetaro-kombëtare

    Enesi, lumturimi (jo shenjtërimi, sepse ky vjen më vonë) ka qenë jo vetëm ngjarje fetare por edhe kombëtare. Më vjen keq që nuk qenkeni interesuar të informoheni së paku në përgjithësi për këtë ngjarje të madhe për të cilën na patën lakmi edhe të huajt. Aq më zi kur je i punësuar në RTK, që e ka transmetuar Meshën shenjte në Romë me rastin e lumturimit të Nënë Terezës! Ndoshta nuk je shqiptar. Në këtë rast të falet!

    Sa për pyetjen që ke bërë do të dëshiroja të di, përse sipas teje vlerësimi biblik i gruas qenka hipokrizi? Të quash diçka hipokrizi nënkupton se e kupton për çka bëhet fjalë!

    Të falëminderit!
    IHS

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    32

    SHpresmiri!

    Besoj se e ke te qarte!
    nene tereza eshte nje nga simbolet e kombit tone dhe ne shpresojme qe te kemi sa me shume njerez te tille por ajo cdua te them eshte tjeter gje.
    Nese bibla e trajton gruan ne ate menyre mizore atehere ckuptim ka ky shenjterim ???/
    shume e lehte eshte ta kuptosh.
    Me respekt.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    këshillë

    Enesi, a vetëm ato referenca i ke gjetur a? Çka mendon: a ekziston edhe ndonjë rresht që flet për gruan?

    /Kur diçka tejkalohet (rastet e Besëlidhjes së Vjetër) ajo nuk do të thotë se duhet të shlyhet, por pikërisht duke e krahasuar me atë të "renë" zë vendin e vet të merituar!/

    Sidoqoftë, po ta bëj me dije se gati në fund të çdo Bible i ke referencat e përgjithshme për nocionet veç e veç. Nuk e di a ke kësi Bible apo thjesht i ke marrë disa rreshta dhe i ke sjellë pa kontekst dhe pa menduar më thellë.

    Mirudëgjofshim!
    IHS

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Eshtrat e Nënë Terezës, kthim në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 18:02
  4. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •