Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Katastrof ! Njëzet mijë të vdekur nga tërmeti

    Njëzet mijë të vdekur nga tërmeti



    Autoritetet qeveritare në Iran thonë se tërmeti i fuqishëm në juglindje të vendit ka vrarë së paku 20 mijë persona dhe lënduar më shumë se 50 mijë të tjerë.
    Numri i të vdekurve po rritet

    Pjesa më e madhe e qytetit historik të Bamit është shkatërruar, ndërkohë që ekziston frika se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur nën gërmadha të shtëpive, dyqaneve dhe spitaleve.

    Procesi i gjatë dhe i ngadaltë i operacioneve të ekipeve të shpëtimit po vazhdon pa pushim për të përballuar numrat e shumtë të njerëzve të prekur nga kjo tragjedi.


    Pamje televizive tregojnë njerëz që ende nxirren të gjallë nga gërmadhat, disa që hapin e mbyllin sytë të hutuar pas shumë orëve të varrosur nën gërmadha.

    Presidenti Khatami ka mbajtur një fjalim në televizor duke thënë se shkatërrimi i shkaktuar është shumë i madh për Iranin për ta manaxhuar dhe i bëri thirrje gjithë vendit të mobilizohej për të ndihmuar.

    Irani gjithashtu ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare veçanërisht me ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, furnizime mjekësore dhe pajisje për pastrimin e ujit.

    Këto thirrje kanë gjetur përgjigje në gjithë botën duke përfshirë Zvicrën, Britaninë dhe Gjermaninë.

    OKB gjithashtu ka dërguar një ekip për të koordinuar operacionin e shpëtimit duke ofruar edhe një fond prej 90 mijë dollarësh.

    Presidenti amerikan ka shprehur ngushëllimet dhe tha se Amerika ishte gati për të ndihmuar me operacione humanitare.

    Në Bam njerëzit ndërtuan zjarre jashtë për t'u ngrohur pasi temperaturat ranë ndjeshëm.

    BBC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Si vellezer ne fe qe i kame nuk me ngalet gje tjeter vetem te lus All-llahun e Lartemadheruar qe ti shperblej me xhennetet e Tij te Larta

    Amin

    Ps: vellezer te nderuar musliman beni dua per vellezerit tane Iranian
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga altini55
    Si vellezer ne fe qe i kame nuk me ngalet gje tjeter vetem te lus All-llahun e Lartemadheruar qe ti shperblej me xhennetet e Tij te Larta

    Amin

    Ps: vellezer te nderuar musliman beni dua per vellezerit tane Iranian

    Në rast se ekziston ai allahu,na thuaj pse mori jetë të pafajshmish??
    Pse i dërgoi tërmet??
    A thua se ekziston allahu??
    Bëja këtë pyetje dhe të shohim çfarë do të të përgjigjet!!

    Të vdekurit janë dyfishuar,dhe shpresa se mos gjejnë njerëz të gjallë poshtë rrënojave,pothuaj ,është shuar.
    Të mjerët janë ata , që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore.
    Bashkohem me dhimbjen e tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Numri i te vdekurve nga termeti ne Iran ka shkuar deri ne 35000. Deri tani njoftohet se 30000 te vdekur jane varrosur , ndersa te tjeret akoma nuk jane gjetur nga germadhat e termetit .

    Deri me daten 27 dhjetor jane numeruar 17000 te plagosur neper spitale. Rreth 100000 persona kane ngelur pa shtepi .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar më parë nga altini55
    Si vellezer ne fe qe i kame nuk me ngalet gje tjeter vetem te lus All-llahun e Lartemadheruar qe ti shperblej me xhennetet e Tij te Larta

    Amin

    Ps: vellezer te nderuar musliman beni dua per vellezerit tane Iranian
    o altin ato iranianet qe ti thua jane njerez qe e kundershtojne kuranin dhe traditen e profetit a.s dhe kushdo qe e kundershton Zotin ai nje dite do ta meritoi denimin e tij por njeriu duhet te dije pse vjen denimi tek nje popull megjithate Zoti i udhezofte ato shia qe lusin varret dhe njerzit e vdekur dhe kane dale nga rruga e kuranit jane bere me keq se bektshinjte tone qe me riine gjithe diten teqe duke ndez qiri njerzve te vdekur.

    Lexoje pak kete temn te kuptosh pse vjen denimi.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21277

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    O Klevis 2000 qe jeton ne epoken e gurit!

    Kur ndodhi tornadoja ne SHBA dhe pati te vdekur, ti fytyre e felliqur ishe ai qe the se i denoi zoti se po vrasin myslimane ne Irak....
    Tani me termetin ne Iran ku jane vrare kushedi sa myslimane, vjen e na thua perseri i ka denuar zoti...se lusin varret dhe njerezit e vdekur.
    E dime qe nuk ke respekt as per bashkeforumasit, as per gje tjeter....Po ne te tilla tragjedira eshte me mire te heshtesh se sa te vjellesh vrer si ti.
    Turp te kesh!
    "Who is John Galt?"

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    toro fol mire me mua se do fus ndonje cengel ne koke e do te var si medalion tek pantallonat e more vesh kacul cifuti .mos me thuaj mua futyre qelbet se e laj 5 here ne dite biles me ujin e qe laj une kembet hajde laj fytyren qe te shtohet bukuria .

    lexo mire se shkruaj edhe meso te flasesh me mua more vesh o kastarvec .

    Cdo keqe njeriut i vjen nga vetja e jo se Zoti nuk eshte i drejte me ate por njeriu e meriton ate qe i vjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 04-01-2004 më 20:03

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar më parë nga klevis2000
    o altin ato iranianet qe ti thua jane njerez qe e kundershtojne kuranin dhe traditen e profetit a.s dhe kushdo qe e kundershton Zotin ai nje dite do ta meritoi denimin e tij por njeriu duhet te dije pse vjen denimi tek nje popull megjithate Zoti i udhezofte ato shia qe lusin varret dhe njerzit e vdekur dhe kane dale nga rruga e kuranit jane bere me keq se bektshinjte tone qe me riine gjithe diten teqe duke ndez qiri njerzve te vdekur.

    Lexoje pak kete temn te kuptosh pse vjen denimi.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21277
    Klevis , bashkohem edhe une me repliken qe te beri Toro ( packa se beri gabim qe perdori fjale ofenduese ...qe nuk i lejohen nje MOD-ri ) . Nuk eshte mire o njeri te shprehesh ne kete menyre kur ke te besh me nje fatkeqesi qe morri mijera jete njerezish .

    Mesa po shoh Besimi yt ne Zot po merr permasa te tjera nga ato qe une kisha menduar me pare. Nje njeri qe ka dashuri , besim , bindje ne egzistencen e te Madhit Zot , nuk perdor fjale te tilla , percmuese , mallkuese dhe aq me keq , fjale te cilat i drejtohen Zotit. I drejtohen Zotit sepse sipas teje , eshte AI qe i krijon keto tragjedira . Sipas teje eshte AI shkaktari i shume e shume fatkeqesive ne Bote.

    Kush je ti qe gjykon ZOTIN ?!

    Kush je ti qe deklaron per veprat e TIJ ?

    Kush je ti qe akuzon ZOTIN dhe ku i merr ti keto te drejta si besimtar i denje qe je ?!

    Nje njeri i devotshem ndaj Frymes se Zotit , ka nje qendrim me human ne shoqeri . Nje njeri i tille , duhet te jete me i dhimbshem dhe me i perulur ne fatkeqesi te tilla masive.

    Ja keto gjera urrej une -----> rrokullisjen e emrit ZOT , sa here dhe ne cdo menyre qe ta konceptoni ju te ashtuquajturit " Besimtare te Denje "

    Edhe persa i perket Bektashizmit , mund te jete i gabuar si sekt , sepse njeriu duhet te besoje ne nje ZOT dhe jo ne fuqite njerezore , por ama ta jap une ty me garanci qe edhe ne disa njerez te pajisur me fuqi nga i Madhi ZOT ... duhet besuar nganjehere . Sepse kane shpetuar njerez nga semundjet etj dhe i kam pare me syte e mi ato mrekullira djalosh. Bektashinjte besojn ne TEQE ( te cilat jane te ndertuara nga nje njeri i shenjte me dhunti sherimi te falura nga ZOTI ) dhe eshte pothuajse gjysma e Shqiperise e tille ( nena ime eshte Bektashije nga Kruja ). Ama , edhe Profetet e tjere njerez ishin , por sheruan e shpetuan njerez nga vdekja , tmerri etj. Njeriu eshte qenie teper e dobet dhe jeton me Shpresen e tij . Jeton duke besuar ne dicka.
    Po ti degjosh Bektashinjte kur luten , permendin emrin e filan shenjtori duke e shoqeruar menjehere me fjalen " I MADHI ZOT "

    U zgjata gabimisht ne kete aspekt por me zhgenjeve shume tani qe te lexova.......

    ...DeuS....

  9. #9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Klevis
    Do shtoja dhe une ca rreshta por DEUSI te tha gjithcka.Ja pra si bien maskat e atyre qe besojne vetem ne nje gje te shenjte URREJTJE PER NJEREZIMIN,qe nuk besojne perrallat e tua fetare.

    Sa per te lenduarit e kesaj tragjedie meazhim im eshte

    Te bekuar jane ata qe vajtojne se do te ngushellohen.
    Bashkoj dhembjen time me familjet e viktimave.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #10
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Sa të egër në shpirt dhe në veprime janë disa nga ata që na mbrojnë këtu arabët.
    hidhni një sy më lart e do ti dalloni se kush janë.
    Kjo mos vjen vallë nga feja që trumpetojnë??
    Por po të marrësh parasysh se i hedhin benzinë vehtes dhe i venë zjarrin,që ta bëjnë tek tjetri,nuk ju kushton asgjë.
    Zakone ''fisnike'' po na paraqesin.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58
  4. Marok: të paktën 564 të vdekur nga tërmeti
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 03:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •