Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Si migroi Shqiperia ne Evrope.

    Materiali, i titulluar "Shembja e Miteve te Migrimit", paraqet analiza dhe rekomandime per Bashkimin Evropian, Britanine e Madhe dhe Shqiperine, per sa i perket migrimit. Ai eshte pergatitur nga profesoret Russell King, Nicola Mai dhe Mirela Dalipaj dhe sherben edhe si nje studim i mirepunuar per shume e shume nga fenomenet, te cilat lidhen me migrimin, me te cilat ballafaqohet shoqeria evropiane, qe nga shembja e Murit te Berlinit.



    Ja si emigruan shqiptaret ne drejtim te Evropes se Lire, pas viteve '90

    Projekti kerkimor, i ndjekur nga tre profesoret King, Mai dhe Dalipaj eshte nje pune e perbashket, e cila eshte realizuar me ndihmen e Fabian Society dhe Oxfam-it per problemet qe lidhen me migrimin. Per te realizuar kete projekt ka sherbyer shembulli i migranteve shqiptare, vendit te cilesuar shpesh here, si me i varferi i Evropes, ne drejtim te Britanise dhe impaktin e puneve te tyre mbi vendin. Ajo qe vlen per kete projekt eshte sjellja reale e zerit te refugjateve shqiptare, kuptohet me anonimat, per te identifikuar arsyet reale te migrimit dhe shkaqet qe i kane detyruar ata qe te ndermarrin nje gje te tille

    Ben Andoni

    Prej gati 13 vjetesh edhe shqiptaret i jane kthyer migrimit. Pas nje pauze, qe ka qene e diktuar nga Lufta e Ftohte dhe nga rezistenca e shtetit komunist ndaj tij, tashme rruget e Shqiperise jane hapur per migrime. Qe ne shumicen e rasteve kuptohet se mbeten klandestine dhe kalojne permes nje kalvari te paimagjinueshem. Shqipetareve, gjithsesi, u ka pelqyer kjo lloj sfide, teksa jane vendosur gati ne te gjitha vendet e zhvilluara kapitaliste. Projekti kerkimor, i ndjekur nga tre profesoret King, Mai dhe Dalipaj dhe eshte nje pune e perbashket e realizuar nepermjet Fabian Society dhe Oxfam-it per problemet qe lidhen me migrimin. Per te realizuar kete projekt ka sherbyer shembulli i migranteve shqiptare, vendit te cilesuar shpesh here, si me i varferi i Evropes ne drejtim te Britanise dhe impaktin e puneve te tyre mbi vendin. Ajo qe vlen per kete projekt eshte sjellja reale e zerit te refugjateve shqiptare, kuptohet me anonimat, per te identifikuar arsyet reale te migrimit dhe shkaqet te cilat i kane detyruar ata, qe te ndermarrin nje gje te tille. Duke vazhduar me zerin e refugjateve, autoret kane bere nje gershetim te bukur pergjate te gjithe botimit serioz, ku lexuesi njihet me arsyet reale te migrimit dhe shkaqet qe i detyron njerezit per t'u larguar nga vendi i tyre. Autoret qe kane botuar studimin i kane vendosur projektit te tyre nje emer domethenes duke e titulluar "Shembja e Miteve te Migrimit". Sipas autoreve, ai argumenton, qe ne ose t'i krijojme rruget per migrimin legal, si per punetoret e pakualifikuar dhe ata te kualifikuar, ose migrimi do te mbetet ilegal e shpesh i kontrolluar nga bandat kriminale e transnacionale". Merita e autoreve ehshte se ata tregojne se nga ky fakt, mund te perfitojne njesoj si vendet pritese, por edhe ato prej te cilave jane larguar migrantet. Libri eshte teper i thjeshte dhe "Shembja e Miteve te Migrimit" do te perbeje "nje burim te vyer per politike beresit, kerkuesit dhe lexuein e thjeshte qe ka nje interes mbi migrimin dhe zhvillimin".

    Shqiperia me specifikat e saj dhe si nje nga me te prekurit ne 13 vitet e fundit nga migracioni, ka qene nje shembull i mire per studjuesit e fenomenit. Ne vitin 2000 eshte llogaritur se rreth 600.000-800.000 shqiptare jetonin jashte vendit te tyre, kuptohet kryesisht ne Greqi dhe Itali, por edhe ne nje numer te konsiderueshem ne vendet e tilla si Britani e Madhe etj. Per kete te fundit eshte fokusuar dhe puna serioze e bashke studiuesve. Ata kane mundur qe te paraqesin nje kendveshtrim, i cili shpesh mungon ne kete lloj debati-zerat e vete migranteve. "Shume prej te intervistuarve krahasuan eksperiencat e tyre te racizmit dhe stigmatizimit ne Greqi dhe Itali me reagimin me te hapur te shoqerise britanike, ndonese disa prej tyre, kane provuar eksperienca negative racizmi edhe ne Britanine e Madhe". Te gjithe te interbistuarit jane te kushtezuar nga statusi, qe ne pergjithesi nuk e kane ne integrimin e tyre ne shoqerine britanike. Ai i pengon qe te udhetojne ne vendin e tyre dhe vetem nje pakice sipas autoreve, qe jane te zhgenjyer, duan qe te kthehen ne vend. Ata e perdorin Britanine per te mbeshtetur familjet e tyre dhe duke derguar para ne Shqiperi. Nga shkaqet kryesore, qe i detyron shqiptaret, sipas studiuesve qe te largohen- eshte varferia, gjakmarrja dhe ne disa raste dhe pasiguria politike. Me kalimin e viteve, per te thene te verteten, ka pasur "kthime te suksesshme", por ne me te shumten e rasteve, ata nuk kthehen.

    Dhe merita tjeter e studimit eshte se nxjerr nepermjet tyre, se mungesa e kreditimit ne Shqiperi; infrastruktures, ne vendet e origjines ku kane banuar emigrantet; shtuar me komunikacionet e tjera, i ben ata skeptike qe te rikthehen. Jane te pakta rastet, kur dergesat nga jashte jane investuar ne bisnese, kryesisht ne dyqane apo ne permiresime te fermave bujqesore prej tyre.

    Edhe njehere studimi i tyre ka vlere, sepse verteton se "menaxhimi sic duhet, i migrimit mund te kete nje efekt pozitiv te trefishte: Mbi vendin prites, vecanerisht ne lidhje me punesimin ne sektore ne te cilet ka kerkesa te larta; mbi vete emigrantet dhe familjet e tyre; per vete mundesite per permiresim te te ardhurave dhe mjeteve te jeteses; mbi vendin e origjines permes dergimit te shumave te konsiderueshme financiare dhe te kapitalit njerezor".

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ne kete vellim duhet thene se ajo qe i eshte referuar emigranteve shqiptare per sa i perket emigramit eshte bazuar ne anketimin e 26 personave, nga te cilet 19 jane meshkuj dhe vetem 7 prej tyre jane femra. Kjo pabarazi reflekton faktin qe shumica e emigranteve shqiptare, qe punojne ne Britani jane meshkuj. Moshat variojne nga 16 ne 50 vjec. Me shume te intervistuar jane rreth te njezetave dhe fillimet e tridhjetave. Per shkak te nivelit te larte te mosbesimit te treguar nga shqiptaret ne Britanine e Madhe-duke reflektuar pambrojtshmerine dhe statusin e tyre periferik-ishte jashtezakonisht e veshtire qe njerezit te habiteshin per t'u intervistuar, edhe akoma me e veshtire per t'u rregjistruar. Shume kerkesa u refuzuan. Intervistat u kryen vetem pasi u eshte premtuar konfidencialitet absolut. Keshtu, qe ne nuk perdorim emra, ose perdorim pseudonime; dhe vendngjarjet nuk jepen.

    Profili i migrantit: origjina, shkaqet e migrimit, rruga per ne Britanine e Madhe

    Ndonese numri me i vogel i kampionit dhe roli i kontakteve personale ne procesin e intervistimit nuk na lejojne te pretendojme qe vezhgimi jone eshte statistikisht perfaqesues, shumica e njerezve te intervistuar vijne nga veriu i Shqiperise, dhe ne vecanti nga zonat e Kukesit, Shkodres dhe Matit. Te intervistuarit thane qe shumica e shqiptareve ne Britanine e Madhe vijne nga keto zona, dhe kjo shperndarje eshte konfirmuar gjithashtu edhe nga puna ne terren ne Shqiperi. Disa te intervistuar vinin nga zona Tirane-Durres e Shqiperise Qendrore; sidoqofte, perseri sic do te shikojme me ne detaje me vone, shumica e tyre ishin emigrante te brendshem, familjet e te cileve kishin levizur nga veriu i Shqiperise dhe rrenjet e te cileve ishin ne vendet e permendura me lart.

    Per sa i perket shkaqeve per te migruar, keto ndryshojne shume nga modeli, kryesisht sipas faktoreve gjinore dhe moshes. Sidoqofte, shumica e njerezve iu reefruan dy grupe shkaqeshe: kushtet kryesore te varferise dhe mungeses se punes; dhe kushteve shume specifike te dhunes, antagonizimit politik dhe mungeses se sigurise qe perfshijne ngjarjet e 1997, kur Shqiperia ra ne krize dhe kaos.

    ...Intervistat me femrat demostrojne qarte si levizshmeria e tyre kushtezohet shume nga nocionet hegjemoniste te burrave ndaj grave si edhe nga represioni qe ushtrojne keto ne trajektoren e jetes se femres. Ky aspekt gjinor i vendim-marrjes se migrimit shprehet ne menyra te ndryshme, e shkallezuar sipas pranimit te emancipimit. Nderkohe qe shumica e grave te intervistuara kane shkuar ne Britanine e Madhe per te shoqeruar bashkeshortin ose partnerin e tyre, ato me edukim me te larte ose qe vijne nga ambjente me pak patriarkale u larguan pjeserisht ose plotesisht per te ndjekur nje jete me te lire dhe me te kenaqshme, per shembull studentet. ..

    Nje homoseksual shqiptar i referohej nivelit te stigmatizimit qe ndeshet shpesh ne shoqerine shqiptare si shkakun kryesor per te cilin ai la vendin.

    Per shumicen e te intervistuarve, Britania e Madhe ishte destinacioni final i nje trajektoreje emigruese e komplekse, e cila zakonisht perfsinte nje periudhe fillestare ne Greqi dhe pastaj je kalim ne Itali, ndjekur nga udhetime pergjate vendeve te Evropes drejt Britanise. Sic ilustron citati ne vijim, shume shqiptare, sidomos meshkujt, filluan karrieren e tyre si emigrante ne mosha cuditerisht te reja.

    Menyra se jane organizuar keto udhetime migrantesh dhe pagesa varion sipas kushteve ekonomike te familjes se emigrantit, ose me aksesin ne lidhje startegjike me diplomate ose personalin e zyrave te dhenies se vizave. Zakonisht, emigrantet shqiptare nuk bazohen vetem ne nje agjensi te vetme per te planifikuar udhetimin e tyre ne Britani. Njerezit tentojne te organizojne nje kalim nga deti drejt Italise dhe nje vize Shengen nga Shqiperia dhe pastaj te perdorin kontakte te tjera ne Belgjike ose France per te kaluar ne Britani. Zakonisht jane djemte e rinj, te cilet ndermarrin iniciativa te tilla te rrezikshme dhe organizojne rrugen e tyre, sipas shpalosjes se ngjarjeve dhe mundesive. Familjet dhe grate e vetme me femije tentojne te organizojne gjithe udhetimin nga Shqiperia, duke udhetuar me avion direkt ne Britani ose ne nje destinacion te afert. Por, edhe disa udhetime te grave dhe femijeve, perfundojne ne karrocerite e mauneve. Sidoqofte, prezenca e nje anetari tjeter te familjes, ose nje shok ose kontakt i besueshem, eshte zakonisht elementi me i rendesishem ne identifikimin e destinacionit te mundshem dhe rrugen me te mire per te shkuar atje.

    Puna dhe vetebesimi

    Ndersa, Migrantet "e klasit te larte"-ata qe ishin ne gjendje te merrnin nje leje pune nga Shqiperia ose qe kishin muindur te siguronin nje pune te mire pas mberritjes-i perkasin nje kategorie tjeter emigrantesh. Sidoqofte, nuk ka nje lidhje te qarte ndermjet nivelit edukativ dhe statusit te punes. Shume migrante me diploma universitare ose studente qe studiojne ne Angli jane te angazhuar ne pune te paguara pak, si per shembull ne restorante dhe ne bare. Disa shqiptare te tjere me kualifikime akademike te ulta arriten ne ngritjen e bisneseve te vogla ne Britani.

    Per shkak te statusit te tyre ligjor te dyshimte dhe mungesen e njohurive te gjuhes angleze, shume emigrante shqiptare, sidomos ne fillim te qendrimit te tyre ne Britani, jane te detyruar te punojne ne tregun e zi; kryesisht ne industrine e ndertimit, ne hoteleri dhe ne lokale. Zakonisht, periudha fillestare eshte ajo, ne te cilen emigrantet jane subjekt i kushteve te punes abuzive dhe diskriminuese. Keto pergjithesisht permiresohen, kur ata jane ne gjendje te negociojne per kushte me te mira per veten e tyre, ose sepse kane me shume eksperience pune, duke perfshire ndoshta nje numer siguracioni kombetar, ose sepse zoterojne me mire anglishten. Te afermit ose shoket jane nje burim i mire informacioni ne kerkim te nje pune te re, por shume emigrante gjithashtu kane gjetur pune, nepermjet agjensive private, duke iu pergjigjur njoftimeve ne gazete, ose thjesht duke pyetur punedhenesit e mundshem per pune direkt ne zyrat e tyre-ndertime gardhesh, restorante etj.

    Shume migrante shqiptare jane punesuar ne pune krahu dhe pune pak te kualifikuar. Me kalimin e kohes arrihen disa permiresime ne page, kushte dhe status. Nga anketimet, ka dale se meshkujt zakonisht punojne ne sektorin e ndertimit e disa prej tyre punojne ne bare ose restorante. Femrat, nese punojne, kane tendence te punojne ne dyqane, restorante, ose si pastruese dhe pune te tjera krahu ne hotele ose ne shtepi private. Niveli i rroges eshte zakonisht nen minimumin e pages.

    Aksesi ne sherbimet sociale dhe nivelet e integrimit dhe diskriminimit

    Gjate fundit te viteve 1990, Britania e Madhe, dukej te ishte nje nga destinacionet me te preferuara per migrantet shqiptare. Ai filloi qe te konsiderohej nje vend ku shqiptaret mund te fillonin nje jete "te re", larg nga stigmatizimi i ashper dhe kriminalizimi qe kishin kaluar ne Itali apo ne Greqi, dy destinacionet kryesore te vendeve per migrantet shqiptare, qe ne vitin 1990. Nga te intervistuarit, eshte treguar se mungesa e racizimit ne pergjithesi dhe e nje "reputacioni te keq" per migrantet shqiptare, eshte tregues pozitiv i eksperiences se tyre ne Britanine e Madhe. Sidoqofte, gjate bisedes me disa prej te intervistuarve, eksperiencat e diskriminimit dhe antagonizmit ne pune dhe shkolle aktualisht nuk ishin shume te pazakonta, ne mediat e perfshira hapur ne formimin e sjelljeve. Ne pergjithesi, shumica e te interbistuarve u shprehen te kenaqur me eksperiencen e tyre te migrimit ne Britanine e Madhe. Mungesa e dokumentacionit dhe statusi ligjor u indikuan si zhgenjimi dhe problemi i tyre me i madh. Statusi imigrues i paqarte i migranteve shqiptare kushtezon eksperiencen e tyre te emigrimit gjithandej, duke penguar aksesin e tyre ne pune normale dhe kushte pune me te mira, duke u mohuar atyre mundesine per t'u ktyer ne vendin e tyre per te vizituar familjet, dhe se fundi duke i lene projektet e tyre migratore ne pritje te papercaktueshme. Ky faktorluan nje rol kyc ne sjelljen e dergesave te parave nga jashte. Me pak fjale, i pengon familjet shqiptare te investojne dhe te planifikojne trajektoret e te ardhmes se tyre, ku do qe te jete ne Britani apo ne Shqiperi. Megjithate, shumica e te intervistuarve, thane qe nese do te kishin mundesi, ata do te qendronin ne Britani dhe do te ktheheshin ne Shqiperi per pushimet e veres dhe per te vizituar familjet e tyre. Kur ata u pyeten se cfare duhet te ndryshoje ne Shqiperi, ne menyre qe ata te duan te kthehen dhe te jetojne atje, shumica e te intervistuarve u pergjigjen thjesht: gjithshka. Mungesa e nje kulture demokratike te vertete, te infrastruktures kryesore dhe mundesive te punesimit, bashke me varferine e vazhdueshme dhe kushteve te veshtira te jeteses u identifikuan nga pjesa me emadhe e te interbvistuarve si pengesat kryesore qe i pengojne ata te kthehen ne Shqiperi...

    Shpenzimi i dergesave te parave dhe rolet gjinore

    Pjesa me e madhe e shqiptareve ndihmojne familjet e tyre ne vend duke u derguar nje pjese te konsiderueshme nga rroga e tyre...Dergesat e parave jane zaonisht me te larta ne pese vitet e para ne Britani, kur nevoja per permiresimin e kushteve te jeteses ne shtepine e vendlindjes eshte shume urgjente. Sasite qe dergohen variojne sipas nevojave te familjes ne shtepi dhe situates ekonomike te migranteve ne Britani. Kur migranti jeton me familjen e tij ne Britanine e Madhe, sasia e parave e derguar ne Shqiperi ulet ne menyre te konsiderueshme, pasi ne fokus eshte permiresimi i kushteve te njesise familjare ne kontekstin e migrimit. Ne pergjithesi djemte e pamartuar, te rinjte dhe ata te cilet e kane trajektoren e jetes akoma te lidhur me vendlindjen, jane ata qe dergojne sasite me te medha. Ato variojne nga 2.000Sterlina deri ne 10.000 sterlina ne vit. Megjithate, njesite me te medha familjare kane mundur te kursejne dhe te dergojne ne shtepi edhe 10.000-30.000 sterlina ose me shume ne vit. Kjo ndodh kur dy, tre ose kater njerez te se njejtes familje te zgjeruar kane pasur mundesi qe te perqendrojne te ardhurat. Meqe vetem nje numer i vogel emigrantesh shqiptare kane mundur ta rregullojne pozicionin e tyre ne Britani, e si rrjedhoje te levizin lirisht midis Britanise dhe Shqiperise, rruga me e zakonshme per dergimin e parave eshte nepermjet Uestern Union. Kjo ka nje pasoje te drejtperdrejte te per statusin e paqendrueshem te emigranteve shqiptare ne Britanine e Madhe. Zakonisht, parate mbahen ne nje llogari bankare ne Britani dhe me pas i dergohen njesise familjare ne vendlindje atehere kur del nevoja. Ne shumicen e rasteve, parate nuk dergohen ne menyre te rregullt, por dy ose tre here ne vit.

    Disa te intervistuar kursejne para per te siguruar nje jetese dhe kushte pune me te mira per veten e tyre dhe familjet, ne rast se detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Plani ideal eshte qe kursimet e tyre do t'u mundesojne atyre te blejne ose te ndertojne nje shtepi te re dhe/ose te fillojne nje aktivitet te ri ekonomik. Te tjeret, vecanerisht ata te cilet e kane ndertuar projektin e tyre te emigrimit, rreth idese se rikthimit ne Shqiperi, jane duke investuar parate, qe dergojne ne ndertimin e shtepije me te mire ne Shqiperi. Kjo gje shihet si nje investim i sigurte dhe elastik per shqipatret qe punojne jashte shtetit, pasi i mundeson ata te permiresojne kushtet e jeteses se prinderve dhe te afermeve, ndersa ne te njejten kohe sigurojne nje shtepi me te mire per veten e tyre ne rastet e ri-atdhesimit...

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Pervec pervojes se nje prej emigrimeve me masive te viteve 1990, Shqiperia mbetet praktikisht "e padukshme" ne anketat statistikore te tendencave te emigrimit global. Sidoqofte, ne nje kuptim tjeter, "eksodi shqiptar" ka fituar nje vizibilitet unik. Ne nje poster qe te ngacmon mendimet, por qe eshte moralisht i detyrueshem, firma gjigande italiane e veshjeve "Benetton" riprodhoi nje pikture te nje anije rrezikshmerisht te mbipopulluar me migrante shqiptare duke mberritur ne bregun italian. Disa studiues te migrimit kane rene ne te njejtin kurth: nje imazh i ngjashem ilustron kopertinen e librit te Myron Eeiner, Krizat Globale te Migrimit-si piktura dhe titulli mund te shihen si nje shtremberim i fryre i tablose reale te emigrimit global (dhe atij shqiptar). Ne mund te perpiqemi te krijojme nje tablo me kuptimplote te migrimit shqiptar, nese ne e perfshijme ate brenda konteksit Evropian.

    Rendesia e migrimit shqiptar pas 1990, eshte ndjere kryesisht ne Itali dhe Greqi, dy vendet e BE-se fqinje te Shqiperise. Nuk ekzistojne te dhena vjetore per fluksin e emigranteve, sidoqofte te dhenat kryesore statistikore te rregjistruara sherbejne "lejet e qendrimit" (Itali) dhe legalizimet periodike (Itali dhe Greqi), sipas te cilave migrantet e paligjshem kane mundesi te legalizojne prezencen e tyre (subjekt i kritereve te caktuara) dhe te marrin dokumentat. Te dhena italiane jane me te sakta dhe me prane realitetit, se sa shifrat greke mbi per emigrantet. Ne Itali, nga 1.388.153 imigrante te rregjistruar, si te pajisur me leje qendrim, ne fund te vitit 2000, 142.066 ose 10.2 perqeind ishin shqiptare, kombesia me e madhe e emigranteve pas marokeneve (159.599-11.5 perqind). Rritja e shpejte e prezences se shqiptareve ne vitet e fundit, sugjeron qe shpejt ata mund t'i kalojne marokenet.

    Per Greqine, shifrat e dhena sipas SOPEMI-t, ka mundesi qe te jene te paqarta. Rezultati i legalizimit 1998 nxorri ne pah qe shqiptaret ishin padyshim emigrantet me kombesine me te larte ne Greqi, qe numeronin 241.561 nga 371.641 (65 perqind) te legalizuar. Grupe te tjera te rendesishme te legalizuara kane ardhur gjithashtu nga Evropa Lindore-Bullgaria (25.168-6.8 perqind), Rumania (16.954-4.6 perqind), Ukraina (9.821-2.6 perqind) dhe Polonia (8.631-2.3 perqind). Nje legalizim i dyte u krye ne vitin 2001, me 367.860 aplikante; por ende nuk eshte publikuar nje listim sipas kombesive. Ndonese ka shume te panjohura-numri i shqiptareve ne legalizimin e dyte, mundesia e nje "numerimi te dyfishte", midis legalizimit te pare dhe te dyte, dhe madhesia e grupit, qe nuk ka aplikuar per secilen nga keto dy skema, eshte e qarte qe shqiptaret tani kane nje prezence shume te konsiderueshme ne Greqi, qe arrin ndoshta deri ne 500.000, baraz me 5 perqind te popullsise greke.

    Kronologjia e emigrimit te shqiptareve ndryshoi gjate viteve 1990 nepermjet nje serie valesh migrimi lidhur me momentet kyce te krizes ne Shqiperi. Mbas eksodit shqiptar gjenden, sidoqofte dy fakte themelore historike: diferenca e konsiderueshme ne standartet dhe menyren e jeteses ndermjet Shqiperise komuniste (dhe post-komuniste) nga njera ane dhe vendeve te Evropes Perendimore ne anen tjeter; si edhe refuzimi i ashper i mundesise per te emigruar gjate 45 viteve te rregjimit komunist ne vitet 1945 dhe 1990. Ne kete aspekt te fundit, Shqiperia ishte ishte vendi me i mbyllur dhe me i izoluar i vendeve te Bllokut Lindor. Emigrimi konsiderohej si nje akt tradhetie i denueshem me vdekje ose burgim pa afat. Aparati represiv i rregjimit ideologjik Marksist-Leninist te Enver Hoxhes kontrollonte nga afer te gjitha aspektet e jetes shqiptare, duke bindur shtetasit e ketij vendi, qe ata jetonin ne nje parajse komuniste. Fatkeqesisht per rregjimin, shume shqiptare gjate viteve te fundit te komunizmit, paten mundesi te shikonin nje parajse tjeter alternative, gjate ndjekjes fshehurazi te televizionit italian. Megjithese e ndaluar nga rregjimi, intonimi sekret ne kete dritare italiane u prezantonte shqiptareve nje bote te jashtme me nje tablo te shume te ndryshme-nje jete me mireqenie, bukuri, kenaqesi dhe terheqese ku, dukej se asnje nuk punonte shume, parate ishin lehtesisht te fitueshme, ku te gjithe ishin "te perfshire".

    Kronologjia u shpalos ne kater episode kryesore si vijon:

    Migrantet e ambasadave, vere 1990

    1.Gjate muajve Qershor-Korrik ne vitin 1990 rreth 5.000 shqiptare kerkuan azil ne ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane. Eventualisht, ata u lejuan te shkojne ne perendim. Autoritetet shqiptare liberalizuan leshimin e pasaportave dhe nje eksod ne shkalle me te vogel pasoi me pas. Ne total, nga "pushtimi i ambasadave" deri ne fillim te vitit 1991, lane vendin rreth 20.000 shqiptare.

    2.Eksodi kryesor masiv, Mars dhe Gusht 1991

    Kaosi qe mbizoteroi deri ne zgjedhjet e para demokratike ne Shqiperi (fituar nga komunistet) coi ne eksodin e pare me anije te njerezve drejt Italise jugore ne mars te vitit 1991; 25.000 migrante mberriten ne Itali. Nje eksod i dyte me anije ndodhi ne gusht, por shumica nga 20.000 te mberritur u riatdhesuan. Argumenti u komplikua per faktin, nese "vala e pare" mund te trajtoheshin si refugjate, qe largohen prej situates politike te tensionuar, ndersa "vala e dyte" e mberritur pas zgjedhjeve demokratike dhe si rrjedhim nuk mund te perfitonte statusin e refugjatit. Nderkohe, ndodhi dhe nje shkalle e madhe, por e pavleresuar, eksodi ne Greqi, si edhe vazhdoi migrimi klandestin drejt Italise. Gjate 1991-93, numri i shqiptareve te larguar, kryesisht drejt Greqise dhe Italise u vleresua me perafersi 300.000 vete ose nje ne dhjete njerez.

    3.Kriza piramidale, pranvere 1997

    Shembja e skemave piramidale per investimin e kursimeve private (duke perfshire dergesat e shume emigranteve) coi vendin ne trazira politike dhe ekonomike e deri ne prag lufte civile ne disa zona te vendit. Ky kaos shkaktoi nje eksod tjeter anijesh drejt Italise ne fillim te pranveres 1997. Fillimisht u pranuan 10.600 shqiptare ne Itali, por me tej migrimet nepermjet detit ktheheshin mbrapsht, duke perfunduar disa here ne rrethana tragjike. Kalimet e parregjistruara drejt kufirit grek vazhduan si edhe me pare. Komunitetet shqiptare te stabilizuara tashme ne vende te tjera te BE-se, si France, Gjermani dhe Belgjike u shtuan si pasoje e mberritjeve te tjera te migrimit progresiv duke zhvilluar tanime dhe rrjetin e diaspores perhapur deri ne Londer.

    4.Kriza e Kosoves, 1999

    Shqiperia strehoi 500.000 refugjate kosovare shqiptare etnike, te cilet hyninm nepermjet veriut te Shqiperise; disa e perdoren Shqiperine si rruge tranzite per te kerkuar azil ne vende te tjera, duke perfshire Britanine e Madhe.

    Ne vitin 2000, Kosta Barjaba, studjues i emigrimit, publikoi nje vleresim te numrit te pergjithshem te emigranteve shqiptare qe jetonin jashte shtetit ne vitin 1999, si edhe shperndarjen e tyre. Ai numeron 800.000 emigrante me 500.000 ne Greqi dhe 200.000 ne Itali. Ne te dy keto vende, shifrat kombinojne migrante te dokumentuar dhe numra me perafersi te migranteve te padokumentuar: ne Itali migrantet e dokumentuar ishin numri me i madh; ndersa ne Greqi, deri se fundmi, shumica e shqiptareve ishin te padokumentuar. Vende te tjera, qe kane strehuar nje numer te konsiderueshem shqiptaresh perfshijne Gjermanine (12.000), Shtetet e Bashkuara (12.000), Britanine e Madhe (5.000), Kanadane (5000), Belgjiken (2.500), Francen (2.000), Turqine (2.000), Austrine (1.000) dhe Zvicren (1.000). Disa nga keto shifrat e fundit kane mundesi te jene nenvleresime rrjedhoje e levizshmerise se migranteve shqiptare, sidomos brenda Evropes, si edhe zhvillimit te shpejte te kanaleve dhe menyrave te reja te migrimit.

    Publikimi i rezultateve te fundit te rregjistrimit te pergjithshem te 2001, i shkaktoi shifres totale te emigrimit te Bajrabes, nje rishikim qe rezultoi 600.000, megjithese te dy shifrat nuk jane domosdoshmerisht te paperputhshme sepse, jane perdorur kritere te ndryshme. Regjistrimi i pergjithshem i 2001 shenoi nje renie te popullsise ne krahasim me rregjistrimin e meparshem (1989) me 113.142-nga 3.182.417 ne 3.069.275. Por dinamika natyrale e popullsise shqiptare (numer me i madh i lindjeve ne krahasim me vdekjet gjate periudhes 12 vjecare) do te kishin cuar ne nje rritje te pritshme rreth 500.000, prandaj kemi edhe statistiken prej 600.000 qe eshte "humbja neto per shkak te migrimit". Kalkulimet rajonale ne rregjistrimin e pergjithshem tregojne qe kjo humbje eshte e perqendruar kryesisht ne skajet e veriut dhe te jugut te vendit te konsideruara te dyja si zona malore.

    Sidoqofte, rregjistrimi i pergjithshem perfshin ne totalin e tij shqiptaret residente, te cilet ishin perkohesisht jashte vendit per nje periudhe me pak se nje vit. Meqenese se fundmi ka shume emigrante, dhe shume levizje kryesisht nga Gerqia ka shume te ngjare qe "numri" real i emigranteve shqiptare, duke perfshire ata, qe mungonin per me pak se nje vit, eshte me i larte se 600.000 ne nivele te konsiderueshme. Sidoqofte, nga 2001, emigrimi ka larguar nje ne gjashte persona, ndoshta edhe nje ne pese, te popullsise shqiptare. Ky eshte nje raport humbjeje i pakrahasueshem me ndonje nga vendet e tjera te Evropes Lindore per momentin, ose me ndonje vend tjeter te botes.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Ėshtė koha pėr ndryshime.
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •