Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kërcënimi islamik!

    Përkthyesi i njohur ka denoncuar në komisariatin numër 3 të Tiranës. Pritet të denoncojë edhe tek Antiterrori

    Kërcënimi islamik, profesor Tupja denoncon në polici

    “Shumë personalitete të rretheve akademike dhe të kulturës më kanë shprehur mbështetjen e tyre”

    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Personalitete të njohura të rretheve akademike, të kulturës, por edhe të politikës i kanë shprehur mbështjetjen e tyre përkthyesit dhe pedagogut të njohur, Edmond Tupja , pas denoncimit publik që ai u ka bërë kërcënimeve për jetën, nëpërmjet telefonit. Gjatë ditës së djeshme, Tupja është paraqitur në mjediset e komisariatit që mbulon zonën e tij të banimit, ai me nr. 3, ku ka denoncuar zyrtarisht këto kërcënime të tipit terrorist. Në mjediset e këtij komisariati, mjeshtri i përkthimit ka denoncuar deri në detaje, gjithçka që personat e panjohur i kanë thënë nëpërmjet telefonit.”Unë kam denoncuar kërcënimet në komisariatin numër 3 të Tiranës, ndërsa të hënën do të bëj një tjetër denoncim, në drejtorinë e policisë së Tiranës”,-ka thënë Tupja për “Shekullin”.
    Sensibilizimi
    Menjëherë pas denoncimit në mediat kryesore, telefoni i përkthyesit, njëkohësisht edhe pedagogut në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, nuk ka pushuar së rëni. “Shumë prej miqve të mi, por edhe personalitete në fushën e artit, kulturës e politikës, janë sensibilizuar nga këto kërcënime dhe më kanë shprehur mbështetjen e tyre. Njëri prej tyre ka qënë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama”,-shton për gazetën “Shekulli” Edmond Tupja. Personat e mësipërm kanë dënuar telefonatat kërcënuese, si dhe kanë mbështetur Tupen, në denoncimin e tij publik, por edhe zyrtar, në mjediset e policisë së Tiranës. Ndërkohë, i kërcënuari është shprehur se denoncimi i tij nuk ka përfunduar me kaq. Të hënën ai do të shkojë në mjediset e drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe do të depozitojë kërcënimin e tij, por këtë herë në zyrën e Antiterrorit. Punonjësit e komisariatit numër tre të policisë kanë dyshuar se kërcënuesi mund të jetë anëtar i ndonjë grupi “fanatikësh” islamikë dhe e kanë këshilluar profesorin të denonconte edhe në zyrën e Antiterrorit.
    Kërcënimet
    Persona anonimë kanë filluar të shqetësojnë Tupen dhe familjen e tij, menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në një debat televiziv. Mbulimi i vajzave myslimane edhe në mjediset e shkollës ka qënë thelbi i këtij debati, që ka sjellë edhe kërcënimet e njëpasnjëshme. Sipas Tupes, telefoni i shtëpisë ka filluar të bjerë shpesh, menjëherë pas këtij emisioni. “Në këtë emision unë kam thënë se vajzat myslimane nuk duhen lejuar që të shkojnë në shkollë të mbuluara me shami, pasi shkolla është laike dhe jo fetare. Menjëherë pas kësaj më kanë kërcënuar, duke më thënë se do të më varin, nëse nuk kërkoj falje publike për atë që kam thënë”,-shton Tupja. Frika nga kërcënimet e mësipërme e kanë detyruar pedagogun dhe përkthyesin e njohur të shkëpusë telefonin e shtëpisë, për të mos marrë më kërcënime. Ndërsa ai pret që policia dhe organet e tjera të drejtësisë të zbulojnë autorët e këtyre kërcënimeve si dhe t’i çojnë ata para drejtësisë.


    CV

    Kush është Edmond Tupja

    TIRANË- Edmond Tupe është përkthyes i njohur, ndër të paktët ata që kanë vazhduar shkollën tradicionale të përkthimit në vendin tonë. Ka studiuar për pesë vjet në Francë, për t’u kthyer më pas në vendin e tij. Aktualisht ai jep mësim në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, përkthen nga frengjishtja si dhe është autori i një libri didaktik mbi teorinë e përkthimit. Por Edmond Tupja nuk ka munguar edhe në publicistikë, ku ka marrë pjesë në shumë emisione televizive por edhe si autor i shumë shkrimeve e komenteve në shtypin e ditës. Pjesëmarrja e tij në një emision televiziv i ka sjellë atij kërcënimet e tipit terrorist, për të cilat ka denoncuar në komisariatin numër 3 të Tiranës. Tupe ka kërkuar që vajzat myslimane të mos mbulohen me shami, pasi ato shkojnë në shkollë laike. Por mendimet e tij kanë nxitur persona anonimë që ta kërcënojnë me jetë, nëse nuk kërkon falje publike. Tupja ka zgjedhur të kundërtën: denoncimin e tyre në media dhe në organet e drejtësisë.



    30/11/2003 shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Kercenimet qe i vijne kalemxhinjeve te tille si Edmond Tupja dhe shokeve te tij ekzistojne vetem ne mendjet e tyre. E them kete sepse ky person eshte shume iracional kur kembengul se ne shkollat shqiptare femrat nuk duhet te vijne ne asnje menyre te mbuluara se kete nuk na e lejoka rregullorja e shkolles (te cilen ai nuk e di ne ekziston apo jo ) . Nqs kjo rregullore egsiston a e lejon ajo qe nxeneset psh te vijne me minifund a me bluze me bark jashte ?
    Sepse nqs lejon te dytat detyrimish duhet te lejosh dhe tte parat deri ne momentin qe shkolla nuk detyron nxenesit te mbajne nje lloj uniforme te detyruar. Vjet shoqata e stuenteve muslimane te Montrealit fitoi padin qe ngriti ndaj ETS (Ecole des Techniciens Superieures) vetem pse administrata ev shkolles nuk i lejoi ata te lanin kemet ne lavamanet e shkolles para lutjes . Si rrjedhim administrata do te paguaje 1000000 (nje milion CAD) kesaj shoqate duke i kerkuar fillimisht falje publike. Duket qe zoti Tupja nuk i ka fort te qarta konceptet e tij mbi lirine e individit dhe harron me kryesoren qe "Aty ku fillon liria ime , e jotja merr fund"
    Por edhe per te si dhe shume "koka" te inteligjences dhe politikes shqiptare (Kadare , Hoxha , etj)qe kane studiuar dhe jetuar ne France
    eshte normale qe te degjosh gjera te tilla mbi besimin islam .

  3. #3
    Kercenimi i socem nuk vjen nga islami, por nga ju miqte me te medhej te Bin Ladenit qe ju bindeni propagandave te tij per lufta fetare. E perbashketa mes jush dhe Bin Ladenit eshte se te dy thoni "Kercenim islamik", ai e thote per propaganda personale, e ju si viktimat e kesaj propagande. Sukseset ndaj terrorizmit dhe ideve te semura nuk fitohen duke luftuar fene islame dhe mbi 1 miljarde muslimane. Terorri internacjonal, Bin Laden dhe Al Qaeda do triumfoje deri sa ju te vetedijesoheni qe jeni predha e tyre.

    StterollA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Meqe e mora mundimin te lexoj cfare shkruan atehere me mire shkruaj per temen dhe jo kodra pas bregut duke me humbur kohen.

    Sigurisht sdo me pelqente nese dikush do ma ngacmonte motren ne rruge alabakce. Por nese do ishte nje kontakt i rastit ose i sinqerte sdo me ngelte hatri. Pastaj njerezit keshtu njihen, ca ne rruge ca ne shkolle ca ne lokal e ca ne zyre. Por po nuk ja pashe fytyren tjetres nga ta di une cfshihet brenda? Keshtu i bie qe une te martohem vetem me mbleseri qoft larg!

    Ceshtja eshte se nese Kurani behet ligji themelor i shtetit, individet qe nuk e aprovojn kete politike jane te paperfillur. Ata humbasin te drejten e fjales dhe keshtu demokracia si koncept humbet fare. Nese ke argumenta kunder silli, nese jo, bej pushim.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Kam ndjekur me vëmendje këtë polemikë, të cilën e vështoj nga jashtë, por aman edhe shqiptarët jashtë atdheut kanë disi të njëjtin këndvështrim.
    Më habit niveli i ulët i diskutimit, si nga ana gjuhësore, edhe nga ana e përmbajtjes. Unë jam i huaj, por nëse do të zotëroja gjuhën e shkruar shqipe aq keq sa zotërinjtë Ahmedi dhe Manoklla do të preferoja të mos bëj zë në debat! Babi im ka qenë me arsim të ulët, me profesion punëtor; mirëpo kur ai donte të shkruantë dicka në gazetat ai kërkoi ndihmën time (kur isha në gjimnaz) të mos turpërohet përpara redaktorit të gazetës! Ju këshilloj pra, zotërinj, të kërkoni ndihmën e ndonjë miku me aftësi gjuhësore para se të dërgoni tekstet tuaja për botim në këtë Forum!
    Edhe nga ana e përmbajtjes debati ka shumë dobësi. Sipas mendimit tim postimi më me vend ka shkruar RoniSotiri, i cili ka treguar tolerancën dhe largpamësinë ideale shqiptare. Leshatori shkruan mirë, por inati që ndien ai kundër fesë islame dhe përfaqësuesit e saj më duket shumë tendencioz. Jam si i kthyer në kohën e Enver Hoxhës kur i lexoj pikëpamjet e tij - me atë fjalor që kanë përdorur komunistët kur kanë goditur fetë në përgjithësi - ndërsa lavdërimet për Partinë në rastin e Leshatorit janë të zëvendësuar nga kulti i katolicizmit suprem!

    Sipas mendimit tim kleri katolik ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare. Nga ana tjetër edhe mendimtarët dhe njerëzit e kulturës islame - njerëz si vëllezërit Frashëri dhe mjaft të tjerë - kanë pasur një ndikim shumë pozitiv. Dhe ata që naltësojnë katolicizmin dhe përbuzin fenë islame dhe myslimanët harrojnë një gjë: Figurat më të dalluara të klerit katolik, At Gjergj Fishta dhe At Anton Harapi, kanë treguar një tolerancë dhe mirëkuptim shembullor ndaj vëllezërve mysliman shqiptar! Kjo është fryma që dua të gjej edhe në Shqipërinë e sotme, zotërinj!

    Prapëseprapë, për një mysliman shqiptar nuk duhet të ekzistojë
    asnjë prirje drejt ideollogjisë obskurantiste dhe fundamentaliste që përhapet nga disa "misionarë" nga Arabia Saudite dhe disa prej shteteve tjera të Lindjes së Mesme. Ata, sipas mendimit tim, nuk kanë asgjë të bëjnë në Shqipëri dhe Kosovë me dogmat e tyre, të cilat ata përpiqen ti imponojnë popullit shqiptar. Ngjarja në Pejë, ku këta misionarë silleshin si hajdutë, duke prishur gurët e varrëve mysliman, të cilët gjoja kishin zbukurime të papërshtatshme, është shumë kuptimplotë. Pejanët e ndershëm i gjuajtën këta arabë nga vendi, duke treguar qartë se ata nuk toleronin "mësime" të tilla!

    Për shqiptarët rryma më simpatike myslimane është ajo që ka pasur tradicionalisht qendrën e vet në Shqipëri: Bektashizmi. Dhe me këtë frymë pozitive bashkëjetesa me katolikë dhe ortodoksë shqiptarë me të njëjtën frymë pajtimi do të jetë gjë e natyrshme.

    Kujdes! Mos dëgjoni fanatikët e të gjitha feve, të cilët duan të përhapin përcarje nën maskën e fesë! Vetë ekzistenca e tri feve në Shqipëri është një fenomen shumë pozitiv për botën. Mos e prishni imazhin e tolerancës fetare në Shqipëri me sjellje barbare! Nëse rrëfimi i zotit Tupja është e vërtetë, dhe ai më duket i besueshëm, atëherë këto forca të errëta kanë treguar, se patriarkalizmi i tyre ka shkuar deri në atë pikë sa të shndrrojë gruan në një objekt.... Një shami rreth flokëve nuk prish punë, por një grua që detyrohet të fsheh identitetin e vet, duke mbuluar edhe faqet, është vetëm një rob. Dhe shkolla laike, dhe shteti në përgjithësi, i pavarur nga institucionet fetare, ka cdo të drejtë të reagojë në raste të tilla. Jo me dhunë por me metoda të përshtatshme për një demokraci të kohës sonë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 09-12-2003 më 16:21
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Zoti Ullmar pershendetje
    Sic e keni vene re, shume nga ata qe nuk kane harruar traditen mikepritese shqipetare, te kane respektuar dhe te kane dhene levdatat dhe vendin qe meriton ne kete forum.
    Sot te kerkoj(me) ne menyre shoqerore dhe me aq sa kupton, te mbash vendin qe te takon dhe te mos ngaterrohesh ne problemet e shqipetareve dhe aq me shume ne problemet fetare.
    Kemi nje histori te madhe me ngaterresa fetare dhe tanime kemi ndermend ti zgjidhim vete ato.
    Fjala e mbajtur nga Ismail Kadare ne konferencen per fete dhe paqen qe interpretohet me tituj te ndryshem shume provokative si per shembull "Kercenimi Islamik", eshte nje deshmi dhe prove se kush eshte i interesuar ti hedhe "benzine zjarrit".
    Gazeta "Koha Jone" e cila eshte nje gazete e pavarur dhe ka per kryeredaktor zotin Nikolle Lesi, kur e botoi fjalimin e Ismail Kadarese, e botoi me titull "Si te ruajme harmoni e cmuar fetare".

    ********************

    Une kam pak njohuri per shqipetaret e Kosoves por fatmiresisht forumi "historia" ketu ne forumin shqipetar tregon me te vertete deri me tani, vuajtjet, diskriminimin, vrasjet, torturat, internimet qe u jane bere shqipetareve ne shekullin e kaluar nga rregjimi serb.
    Ne nje faqe interneti lexova i habitur se si shqipetaret e Kosoves, ndiejne dashuri dhe respekt per rregjimin serb dhe Titoja ngelet nje nga figurat e pashlyeshme pozitive per popullin shqipetar te Kosoves.
    Megjithate shqipetaret e Kosoves, me lirine e fituar ne vitin 1999 duke shporrur njehere e mire pushtuesit serbe nga Kosova, kaluan ne kampin tjeter ate te Fese se kolonizatorit te dikurshem osman.
    Marrezirat nga disa Kolaboracioniste, nuk arriten ti ndryshojne imazhin patriotizmit, nacionalizmit dhe atdhedashurise se popullit te Kosoves.
    Sot keta kolaborcioniste kane ardhur ne Shqiperi dhe gazetat shqipetare rrahin me "uje e me vaj brumin e bukes qe po gatojne"
    Dikush e shkruan historine ashtu sikur deshiron, dikush tjeter e perdor per interesa te ndryshme por kaosi dhe paniku qe po perhapet, nuk eshte ne dobi te shqipetareve.
    Sot njerezit nuk kane kushtet me elementare te jeteses dhe gazetat shkruajne per politike, histori, fe, konferenca a thua valle gjithshka do te biere nga qielli sapo ti zgjidhim problemet e tilla qe na kane mberthyer.
    Ata qe i fryejne percarjes se shqipetareve, ashtu sikur thote lideri i PD-se zoti Sali Berisha, ata jane vetem armiq te ketij kombi.
    Zoti Berisha eshte shqipetar dhe lufton per shqipetarine, per shtetin, kushtetuten, ligjet dhe rregullat qe disponon cdo shoqeri, popull, komb, shtet.
    Mos na lodhni ju lutem me obskuratizem se mjaftoi me shume se gjysme shekulli per te na bere palla te gjitheve.

    [size=0.6]Postim i edituar: Nuk ju takon ju te gjykoni anetaret. Mundohuni t'i permbaheni temes pa u futur ne acarrime personale.--StterollA[/size]
    Ndryshuar për herë të fundit nga lis : 09-12-2003 më 18:13
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Me falni por une mendoj qe nuk ka mundesi si te egzistoj kercenim Islamik apo kercenim Krishtere egziston vetem nje kercenim dhe ajo ka egzistue dhe do te egzistoj nga jo besimtaret si p sh nga zotriu Edmond Tupja.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    I dashur Lis: Mos më keqkupto, vërtet nuk kam pasur ndërmend të shkruaj në mënyrë imperative, sikur do të dijsha më mirë se ju problemet tuaja! Kur e rilexoj tekstin tim më duket se ai mund të interpretohet si pak prepotent, dhe kjo më vjen keq. Sepse mjaft keni vuajtur nga presionet e "miqve" të cilët "dinë më mirë se ju" gjatë shekullit të kaluar.... Nga ana tjetër, Lis, kam theksuar se fryma e tolerancës dhe të pajtimit është më shumë se e nevojshme, dhe unë jam i bindur (duke marrë parasysh shkrimet e tua të mëparshme) se nuk je kundër.
    Vetëm kundër intolerancës dhe poshtërsisë nuk duhet të jemi tolerues!

    Mjaft për sot, dhe vlerësimet e tua janë shumë interesante, për atë Martinin kam përshtypje të njëjta si ti.

    Me të fala dhe falënderime:
    Ullmar Qvick

  9. #9
    Mire se nja dy femra jehude sot ne france po gjykohne pse kan vendue shamite ne koke si muslimane dhe qe punojne ne institucione shteti
    Po te ne muslimane jemi edhe pse ti vejme seshte dhe aq interesant vetem se hajr kaaa=)
    Ndryshuar për herë të fundit nga drisi : 12-12-2003 më 19:59
    sport for health

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Nuk mendoj se ka aq trima ne vendin tone sa do te jepnin jeten per ce aspirata te islamit.Por mendoj se ka nje gup injorantesh te cilet nuk dine se cfare te perkrahin dhe ne menyre krejte te pallogjikshme perkrahin islamin.
    Por te jeni te bindur se n.q.s nje dite shteti do te di se si te funksionoje mire.Te gjithe kete shtrese do ta shihni se si do ti pershtaten regullave.
    Po ua kujtoje dhe njeher se per 50 vjete keta trima e shanin zotin me shume se te tjeret.Prandaj mos ua kini shume friken se sic thote popullieni qe leh nuk te ha.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 09:04
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 20:18
  4. Kercenimi islam per Shqiperine
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 06:25
  5. Taksa e Xhizihase: Barazi edhe dinjitet nen ligjin islamik?
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-10-2002, 04:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •