Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Babe e bij rrembejne 4 femije.

    Mehmet Derri, 57-vjecari nga Hasi, se bashku me djemte e tij Kastriotin e Taulandin, rrembyen forcerisht duke mbajtur te izoluar ne nje kasolle te braktisur, kater femije. Alarmi i prinderve, coi policine ne Krume, ku ndodheshin "te ngujuarit". Si arriti policia te cliroje fillimisht, tre prej te rrembyerve dhe me pas, te katertin e pengmarrjes


    Kater te mitur nga Kruma prane Hasit, jane marre peng nga tre persona, pjesetare te nje familjeje, duke i mbajtur te izoluar ne nje kasolle te braktisur. Qellimi i pengmarresve te dyshuar, Mehmet Derrit, 57 vjec nga Hasi dhe dy djemve te tij, Kastriotit 23 vjec dhe Taulandit, 17 vjec, ka qene perfitimi i nje shume parash nga prinderit e femijeve te rrembyer. Burime te policise se Kukesit, thane se kater femijet e marre peng per qellime perfitimi, jane Albert F., Kadri R., Sokol S. dhe Besim R. qe te gjithe, djem te moshes 10 deri 15 vjec. Ne oret e para te dites se djeshme eshte bere i mundur clirimi nje pas nje i kater pengjeve dhe arrestimi i tre te dyshuarve. Policia vendore konfirmoi se mbi kater te miturit nuk ishte ushtruar dhune fizike por ata kishin pesuar traume psikologjike per shkak te marrjes forcerisht dhe mbajtjes peng per rreth nje dite.

    Rrembimi dhe izolimi

    Rreth ores 10.00 te tre diteve me pare, Mehmet Derri, se bashku me dy djemte e tij Kastriotin dhe Taulandin, kane shkuar ne Plan te Krumes, jo larg vendbanimit te tyre dhe kane marre forcerisht, kater djemte, Albert F., Kadri R., Sokol S. dhe Besim R. qe te gjithe, te moshes 10 deri 15 vjec. Kater femijet qe ne momentin e rrembimit ishin duke luajtur ne nje lendine te fshatit, prane shtepive te tyre, jane izoluar ne nje banese te braktisur ne afersi te fshatit jo shume larg shtepive te tyre. Mesohet se familjaret kane qene te paret qe kane informuar policine per zhdukjen e tyre, kur kane pare qe ata nuk ishin me prane shtepive ku po luanin si perhere. Nderkohe, pas denoncimit, ata se bashku me uniformat blu jane vene ne levizje duke liruar kater femijet por edhe ndalimin e te tre personave, babait se bashku me dy djemte e tij.

    Clirimi i pengjeve

    Mesohet, se kater femijet pasi ishin rrembyer, jane liruar nga policia, pasi jane gjetur te mbyllur ne nje banese te braktisur ne afersi te fshatit. Pas shperthimit te portes se shtepise se mbyllur, brenda saj jane gjetur tre prej femijeve ndersa nje i katert ishte ende i izoluar nga tre te dyshuarit. Organe te specializuara te policise se Kukesit, kane arritur te identifikojne vendndodhjen edhe te te katerti femije te marre peng, duke arritur clirimin e tij pak ore me vone. Pas marrjes ne pyetje, femijet e rrembyer, jane kthyer prane familjeve. Ata i kane pohuar policise se gjate kohes qe kane qendruar te mbyllur, ndaj tyre nuk eshte ushtruar dhune. Vete prinderit e kater femijeve te rrembyer nga bashkefshataret e tyre, nuk pranojuan dje te prononcohen.

    Arrestimet

    Nderkohe, aksioni i uniformave blu, menjehere pas denoncimit te familjareve per zhdukjen e femijeve te tyre qe luanin prane shtepise ka vene ne pranga tre pengmarresit e dyshuar. Policia konfirmoi venien ne pranga te Mehmet Derrit dhe dy djemve te tij, Kastriotit dhe Taulandit. Arrestimi i tyre eshte bere ne Plan te Krumes. Policia tha se po heton per te zbardhur deri ne fund ngjarjen. Sipas saj, rrembimi dhe pengmarrja jane kryer per qellime perfitimi nga ate e bir, te dyshuar te krimit te pazakonte ne veriun e vendit. vetem disa dite me pare, ne Kukes, u denoncua rrembimi i nje kleriku islam nga Gostivatri i Maqedonise, i cili prej nej viti eshte zhdukur dhe asgje nuk dihet per jeten e tij. policia e Kukesit arrestoi nje oficer te policise gjyqesore dhe dy shtetas te tjere, si te dyshuar te pengmarrjes me qellime perfitimi. Re.Rretheve

    Te dyshuarit e pengmarrjes

    1. MEHMET DERRI, 57 vjec

    2. KASTRIOT DERRI, 23 vjec

    3. TAULAND DERRI, 17 vjec,

    Femijet e rrembyer

    1. ALBERT F., 10 vjec

    2. KADRI R., 12 vjec

    3. SOKOL S. 14 vjec

    4. BESIM R. 15 vjec

  2. #2
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Siē paskan MBIEMRIN ashtu qenkan edhe vete keta tipat "mafioze"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fėmijė punojnė e lypin nė Shqipėri
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •