Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shqiptaret dhe Vllehet..

    panorama:

    ---------------

    Si i bashkuan tė njėjtat fate historike, shqiptarėt dhe arumunėt
    Kush janė tezat e studiuesve rumunė dhe pėrse ata thonė qė fati i pėrbashkėt trokiti nė dyert e dy popujve tanė


    Baki YMERI *

    Studiues tė ndryshėm shpesh herė thonė se ėshtė zbehur miqėsia shqiptaro-vllahe, megjithėse te njerėzit ėshtė zgjuar kurrioziteti ndaj botės arumune. Po ē’dinė shqiptarėt pėr ta? Cilat janė lidhjet gjenetike, ndėrmjet kėtyre dy popujve, pėrgjatė historisė? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė shkrimin e Baki Ymerit, njeriut qė ėshtė marrė dhe merret me studime historike nė kėtė fushė.

    Sipas Ymerit, nė shekullin e XVIII-tė, dijetari gjerman Thunmann, nė veprėn e tij tė famshme “Hulumtime mbi Historinė e popujve tė Evropės orientale”, i kushton njė kapitull tė tėrė historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve dhe arumunėve. Nė hulumtimet e tij ai thotė: “Asnjė popull tjetėr i pjesės sė botės, nė tė cilėn jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr ne evropianėt e Perėndimit, pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt dhe vllehėt. E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e lashtė e tė re tė Evropės. Por ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol, ata janė popuj tė nėnshtruar, ata janė fatkeqė dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm: ai nuk e pėrfill atė qė nuk i ka punuar fati”.

    Lashtėsi historike dhe lidhje farefisnore
    Thunmann tregon me studimet e tij tė vitit 1774, tė cilat duket se janė aktuale edhe sot e kėsaj dite, lidhjet arumuno-shqiptare, qė, sipas gjermanit, janė tė mahnitshme. Ato rrallėkush i ka prekur, dhe atė parcialisht. As ne nuk mund t’i trajtojmė aq sa meritojnė, nė kuadrin e kaptinės sė njė studimi, qė synon tė trajtojė njė segment tė emigracionit ballkanik nė veri tė Danubit. Ėshtė me rėndėsi fakti se autoritetet rumune, madje edhe populli, pėrgjatė historisė, qė tė dy popujt (shqiptarėt dhe arumunėt) i kanė konsideruar herė si farefis, herė si kushėrinj tė njė gjaku, madje dhe si vėllezėr. Konstatimet e babait tė filologjisė rumune, B.P.Hashdeu (1838-1907), tė shtyjnė t’u japėsh tė drejtė fjalėve tė gjyshes sė dr.Rahmi Tudės: “Aq tė afėrt janė shqiptarėt me vllehėt, saqė dallimi ndėrmjet tyre ėshtė sa membrana e qepės”. Nė kuadrin e librit “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet?”, Sami Frashėri i konsideron vllehėt si ”miq”. “Nga kombet fqinjė vetėm njė kemi mik, i cili kupėton tė mirėn’e ti e e di qė pa na s’munt tė mbahetė. Ky komp ėshtė komb’ i Vllehvet, qė rojnė nė Shqipėri e afrė Shqipėrisė. Nga kėta ca janė Vlleh-Shqiptarė, qė flasinė vllahisht edhe shqip, dhe ca Vlleh-Greq, qė flasinė vllahisht edhe greqisht. Grekėritė kanė bėrė dhe po bėjnė gjithė pėr kėta Vlleh ato qė kanė bėrė e qė po bėjė pėr ne Shqipėtarėtė, domethėnė pėrpiqenė t’i bėjnė Grekė me shkollat e me kishėt tė tyre”. Pasi thekson nevojėn e hapjes sė shkollave “mė vete”, autori thekson se, “nė kėtė punė Vllehtė nuk mund tė kenė tjetr ndihmė e mik tė vėndit pėrveē Shqipėtarėve…. Edhe Rumania qė ėshtė mėmė e kėtyre Vllehve a deri e tek etėrit e tyre, ta themi pėr shėmbull, e di mirė qė Vllehėt e Shqipėrisė e tė Maqedonisė nuk mundin tė rrojnė e tė ruajnė gjuhėn e kombėrin e tyre kundėr djallėzive tė Grekėve pėrveē duke u mbėshtetur nė miqėsitė e Shqipėtarėvet e duke u bashkuarė me ta” (vepra e cituar, e botuar pėr herė tė parė nė Bukuresht (1899), dhe e ribotuar nė Tiranė, 1962, flet pėr kėtė temė nė faqet 52-53. Si e arsyeton kėtė argument Hashdeu, nė Konferencėn e Akademisė Rumune, mė 25 maj tė vitit 1901?

    Hashdeu, vėllazėrimi shqiptaro-vllah dhe nevoja pėr pėrkrahje
    “Ja pra, e tėrė gjeneza e shqiptarėve, tri popujt dakas; Kostoboēėt, Karpėt dhe Besėt, tė shpėrngulur nga Karpatėt nė epokėn e perandorit Aurelian, pasi ata pėrgjatė 150 vitesh, bashkėvepruan nė Dakinė Trajane pėr formimin e kombit rumun. Qė nga viti 300 deri te Skėnderbeu i madh, heroi kombėtar i Arnautėve, kaluan pothuajse 1200 vjet. Nė njė periudhė tė kėtillė shekujsh, duke ndenjur tė pazhvendosur nė tė njėjtin vend, nė Iliri, nuk na habit fakti qė pasardhėsit e Dakėve kanė arritur ta konsiderojnė veten si autoktonė nė brigjet e Adriatikut. Ja pra, se si i shkruante Skėnderbeu njė princit italian: “Ti s’i njeh Shqiptarėt e mi! Ne vijmė nga po ata Maqedonė, tė cilėt me Aleksandrin tonė e fituan Indinė”. Edhe pse historia ua pėrgėnjeshtron maqedonizmin Arnautėve, ajo ua njeh megjithatė, si njė jetė jo aq pak tė shkėlqyer. Njė Skėnderbe i ri do t’u kishte thėnė: “Na jemi kombi i Deēebalit (Dakėballit), qė e futi nė haraē perandorinė romake, dhe qė ia kalli datėn vetė Trajanit!”. Hipotezat e Hashdeut, anėtar i Akademisė Rumune, meritojnė kujdesin e shkencėtarėve qė dinė tė nxjerrin konkluzione konvergjencash e jo divergjencash. Ilirėt dhe trakasit me dardanėt e fise tė tjera, kanė qenė fqinjė qė e kanė ushqyer njėri-tjetrin, madje edhe me fjalė tė njėjta, qė vijnė nga periudha paralatine (buza, bukur(ia), qafa, gusha, mėnzi, cjapi, vatra, vjedhulla, katundi, rrėnza, stani, dardha, Daka, pėrroi etj.). Shqiptarėt me rumunėt dhe arumunėt, kanė lidhje farefisnore dhe njė fat tė ngjashėm, edhe pėr nga lashtėsia. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr njė lashtėsi qė fillon qė nga shekulli VII-tė e kėndej, por pėr njė lashtėsi qė, siē shprehet poetikisht autori i kėtij studimi: “Shpėrthen duke shndritur, qė nga prafullimat e yjeve”. Si e shpjegon Hashdeu kėtė? “Shqiptarėt pra, nuk janė fis me ne Rumunėt, por na janė vėllezėr, vėllezėr tė mirė, tė tė njėjtit gjak. Shqiptarėt pėr ne janė ata qė janė Keltėt pėr Francezėt. Duke pėrmbyllur dua tė nxjerr dy konkluzione aktualiteti: Cilidoqoftė filolog rumun, sado serioz, dhe sado metodik qė do tė ishte, do tė degdisej me pėrsosmėri, sidomos nė lidhje me gramatikėn, po qe se nuk do ta studionte parasėgjithash gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj, si dhe folklorin shqiptar. Kombi rumun e ka pėr detyrė t’i pėrkrahė vėllazėrisht Shqiptarėt, siē i pėrkrah edhe Maqedo-rumunėt (arumunėt-shėn.yni), ngase Maqedo-rumunėt dhe Shqiptarėt e kanė dashur pėrherė njėri-tjetrin, dhe si “Daci redivivi”, do tė mund tė mund tė formonin njė ditė njė mbretėri tė bukur neo-dakase prej 3-4 milionė shpirtėrash, nė fqinjėsi tė mbretėrisė aktuale neo-helene. Fjala e urtė shqipe: Gjaku s’bėhet ujė”. Nė vend tė perandorisė neo-dakase, nė jug tė Shqipėrisė, nė veri tė Greqisė dhe nė Maqedoni, sot e kėsaj dite ekziston njė “mbretėri” e fuqishme arumuno-shqiptare, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. Pėr fat tė keq, pėrderisa shqiptarėt e ruajtėn me sakrifica identitetin kombėtar, arumunėt iu nėnshtruan njė procesi djallėzor tė shkombėtarizimit. Ku janė njėqind shkollat dhe kishat e tyre, qė i kishin nė kohėn e turkut nė kėto troje – pyesin intelektualė tė shquar bukureshtarė. Mos vallė u larguam nga tema me njė pyetje tė kėtillė?

    Marrėdhėnie tė ngushta miqėsie
    Marrėdhėniet arumuno-shqiptare nė Maqedoni, Greqi e Shqipėri, kanė qenė fuqimisht tė stimuluara nga ana e Bukureshtit. Shkollat arumune qė funksiononin nė kėto troje deri nė kohėn e pushtimit serb (1913), ishin tė sponsorizuara nga Qeveria rumune. Njė shkollė e kėtillė, siē thekson shkrimtari vllah Branisllav Stefanoski, ka funksionuar edhe nė Tetovė, tejmatanė godinės sė vjetėr tė Bibliotekės sė qytetit. Njė numėr i konsideruar mbiemrash tė njėjtė, (Daka, Dika, Leka, Boletini, Cara, Rushani etj.), prezentė edhe te shqiptarėt, edhe te rumunėt, kėrkojnė avancimin e hulumtimeve lidhur me identifikimin e elementit vllah, tė shqiptarizuar apo sllavizuar, nė Maqedoni e Kosovė. Qytete dhe fshatra tė shumta tė Ēamėrisė, krahas shqiptarėve, ishin tė banuar edhe me turq dhe arumunė. Pėr t’ua likuiduar identitetin kombėtar, ata “qenė arrestuar, maltrajtuar dhe deportuar nga ana e grekėve”. “Shqiptarėt, turqit dhe arumunėt e Janinės, e rrethuar deri mė 1913, krijuan aleancėn luftarake kundėr grekėve”. “Nė pjesėn e Shqipėrisė tė okupuar nga serbėt, arumunėt e orientimit kombėtar kaluan nė anėn e shqiptarėve”. Me gjithė projektet e shkombėtarizimit dhe taktikėn qė pėrdori Beogradi pėr zbehjen e relacioneve arumuno-shqiptare nė Maqedoni (1913-1989), ato mbetėn tė pėrzemėrta, pikėsėpari duke iu falenderuar lashtėsisė, traditave, elementeve identike tė gjuhės dhe mentalitetetit tė ngjashėm. Aq tė pėrfarėrta ishin lidhjet e tyre, saqė princi rumun me prejardhje shqiptare Albert Gjika, ėndėrronte nė fillim tė shek.XX tė pėrfitojė fronin e njė shteti tė pėrbashkėt arumuno-shqiptar, me emrin Albano-Maqedonia, qė do ta pėrfshinte “krejt Maqedoninė dhe Shqipėrinė”. Sintagma e pėrsėritur nga gjeneratat e vjetra se “Vllahu ėshtė vėlla” (Aromėnul este frate), mbėshtetet nė jetėn e pėrbashkėt baritore, si dhe nė njė bashkėveprim tė fuqishėm, nė fushė tė tregtisė, ekonomisė, politikės dhe kulturės.

    Bolintineanu dhe admirimi i tij ndaj arnautėve tė Maqedonisė
    Nė vend qė tė trajtojė subjekte tė kėtilla, ekonomisti arumun me prejardhje onomastike sllave, Dimo Dimēevi, shkon e ngucet atje ku s’duhet: te prejardhja shqiptare e Nėnė Terezės. Edhe pse jetonte nė Rumani, shkrimtari, atdhetari dhe ish-ministri i Kulteve, Dimitrie Bolintineanu (1824-1878), pėr nga i ati (Enaqe Kosmad), kishte prejardhje arumune nga Ohri. Mamaja e tij ishte nga komuna rumune Bolintinul din Vale, prej nga edhe e trashėgon mbiemrin Bolintineanu. I kapluar nga nostalgjia ndaj vendlindjes sė babait, kalon nė vitin 1858 nėpėr Maqedoni, dhe shkruan kujtimet e tij, me njė dashuri tė hatashme ndaj “vėllazėrimit” shqiptaro-vllah. Libri qė boton nė vitin 1863 nė Bukuresht, mban titullin “Udhėtimet te rumunėt e Maqedonisė (...)”. Hymnizon Zotin, filozofinė, shkencat, politikėn, fenė. Mahnitet me admirimin e atėhershėm qė kishin arumunėt ndaj popullit shqiptar. Me vėrshimin e mėvonshėm tė programeve serbe pėr shkombėtarizimin e tyre, duke ua servuar edhe ekstremizmin fetar, varfėrinė dhe mjerimin, ky admirim fillon tė zbehet. Njė numėr i konsideruar studentėsh arumunė qė studiojnė sot nė universitetet bukureshtare, e kanė kaluar Danubin me po ato komplekse ballkanike tė albanofobisė, qė i kanė edhe ksenofobėt e Beogradit. Si e pėrshkruante Maqedoninė dhe harmoninė interetnike, paradyqindvjeēare, ky shkrimtar bukureshtar? “Kombi, sipas mendimit tim, s’ėshtė tjetėr veēse njė poezi njerėzore. Unė e kuptoj ndjenjėn e nacionalitetit nga njė pikėpamje praktike dhe poetike. Praktikisht, ngase mendojmė se pėr ta pėrmirėsuar fatin e botės, pikėsėpari duhet tė pėrmirėsojmė fatin e kombit nė tė cilin bėjmė pjesė. Poetikisht?... Kjo ėshtė njė ndjeshmėri qė nuk shpjegohet. Nėn spektrin e kėtyre mendimeve hedh sytė ndaj njė populli prej njėmilion rumunėsh, tė shpėrndarė nėpėr Maqedoni, Thesali, Epir dhe vende tė tjera…. Rumunėt e Maqedonisė mė janė tė shtrenjtė nga mė shumė raporte. Po qe se Vllahia ishte atdheu i nėnės sime, Maqedonia ishte atdheu i babait tim. Gjuha e tij ishte ajo e kėtyre rumunėve; gjaku i tij, gjaku i tyre; shpresat dhe vuajtjet e tij ishin shpresat dhe vuajtjet e kėtyre njėmilion (a)rumunėve” (Bolintineanu, Calatorii, Editura Pentru Literatura, Bukuresht, 1968, f.11). Nė vazhdim, pasi bėn fjalė pėr gjirin e hapur tė Rumanisė mikpritėse ndaj tregtisė greke, shpreh keqardhje pėr mosmarrėveshjet njerėzore, pėr qėndrimet armiqėsore tė grekėve ndaj elementit shqiptaro-vllah, autori ndalet edhe te shqiptarėt. Takohet me njėrin prej tyre, i cili i paraqitet si arnaut. Duke parė emrin e tij, autori mendon se ka tė bėjė me njė turk. “Je arnaut, e pyeta unė. –Arnaut – qė nga lindja, pėrgjigjet ky arnaut mysliman. Shumica e arnautėve janė myslimanė dhe kėta janė mė tė ndershėm, trima dhe kavalerė. Ata qė janė tė krishterė, janė greqizuar, janė latinizuar, kanė filluar ta zbehin krenarinė ndaj kombit tė vet. Nuk kanė besė, shton ai, ky komb ėshtė plot madhėshti dhe nuk do tė humbė kurrė. Do ta ketė dhe ai njė ditė nė jetė; kjo ditė ėshtė larg, por do tė vijė” (Po aty, f.39). Pėrkundėr do tentakulave tė Shqipėrisė qė vijnė kėndejpari me alergji ndaj fesė katolike apo asaj islamike, autori bukureshtar mahnitet nga sinqeriteti i njė shqiptari pa paragjykime fetare. I tregon se si gjyshi i tij kishte qenė nė shtėpinė e Ali Pashė Tepelenės. “Pse mos tė na e tregosh kėtė histori?” - e pyet ai. –T“ju them tė vėrtetėn, vazhdon ai, ashtu siē e di nga i ati im. Por mė parė dua tė tė flas pėr bashkėkombasit e mi arnautė. Kombi ynė ėshtė i shtrirė nė anėn veriore tė Epirit dhe nė Ilirinė greke. Numri i kėtyre albanėve ngjitet sot nė njėmilion sė bashku me ata tė shpėrndarė nėpėr kombet fqinje me ta. Njerėzit janė trima dhe gratė tė bukura, nė male. Pothujase nė tė gjitha anėt e Turqisė, deri nė Azi tė Vogėl, autoritetet kanė nė shėrbimin e tyre shqiptarė prej kėtyre tanėve, dhe atė pėr dy fjalė: sė pari, janė trima, dhe e dyta, se nė vend qė tė mbajė dhjetė turq, mund tė mbajnė dy shqiptarė; dy shqiptarė kryejnė mė shumė punė sesa dhjetė turq. Njerėzit, me tė cilėt shėrbej unė janė shqiptarė, me kėta njerėz Ali Pashai kreu punė tė mėdha nė kėto vende. Ja njė njeri i rrallė. Ky vjen nga gjiri i popullit. Ishte i biri i njė agai tė varfėr nga Tepelena, por burrėria dhe mendja i kishin dhėnė flatra, qė edhe shqiptarėt ta shmangin furtunėn”…, (po aty, f.40). Si i pėrshkruan autori bukureshtar, lidhjet shqiptaro-vllahe nė rrethin e Manastirit:? “Fola pėr shqiptarėt dhe po kthehem te ta me kėnaqėsi. Janė njė shumicė rumunėsh nga Shqipėria qė nuk mund tė dallohen nga shqiptarėt. Kėto dy kombe janė mė tė afėrmit nė kėto vende. Rumunėt mirren vesht mė mirė me shqiptarėt sesa me tė tjerėt. Gjė e ēuditshme! Traditat e shqiptarėve janė thuajse njėsoj si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, dhe ē’ėshtė mė kureshtare, shėmbėllejnė pothuajse nė tė gjitha shikimet me ato tė rumunėve nga Principatat. Si dhe njė ngjashmėri e madhe nė gjuhė, siē duket nė tablonė e fundit”. (po aty, f.84-85). Komentimin lidhur me komplimentet ndaj shqiptarėve tė kėtij shkrimtari rumun me prejardhje vllahe, tė shkruara para 145 viteve (mė 1858), dhe qė jepen pėr herė tė parė tė pėrkthyera shqip, po e lėmė nė kompetencat e zotit Aurel Plasari. Mė mirė e ka tė merret me subjekte tė kėtilla qė afrojnė e afirmojnė, sesa ta alimentojė me afrikanizma shkencore, impotencėn pansllaviste, tė albanofobėve tė Shkupit.

    * Doktorant i Universitetit tė Bukureshtit

    ---------------

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Vllehėt e Tiranės, vėllezėr tė shqiptarėve
    Nga Valentin Mustaka

    E Merkure 14 mars 2007
    Koha jone

    Refleksione rreth librit "Kodiku i kishės sė "Shėn Prokopit" tė Tiranės" (1818-1922) tė Dhimitėr Beduli. Dėshiroja shumė qė njė kodik i tillė tė ekzistonte dhe tė botohej edhe pėr kishat ortodokse nė Korēė, Voskopojė, Shipskė, Nicė, Lėnge, Berat, Durrės, Kavajė, Elbasan, Lushnjė, Fier, Vlorė etj etj, dhe nė veēanti njė shkrim shumė profesional dhe me pėrkushtim i tė ndjerit z. Dhimitėr Beduli.
    Kėshtu do tė njiheshin me shume kush janė arumunėt-vllehėt e Shqipėrisė dhe vendi qė ata kanė nė historinė shumė shekullore tė Shqipėrisė, gjė qė nga historianėt tanė shumė tė nderuar nuk del nė asnjė shkrim tė tyre.

    Nė librin e zotit Dhimitėr Beduli ėshtė njė shprehje shumė domethėnėse ku thuhet: "Vllehėt e Shqipėrisė, tė quajtur "Fėrshėrotė" domethėnė Shqiptaro-vllehė, sepse kėta, duke jetuar me shqiptarėt, qoftė si blegtorė nėpėr malet e fushat e vendit, qoftė si zejtarė e tregėtarė nėpėr fshatrat dhe qytetet, e dinin gjuhėn shqipe, madje dhe shumė gjėra nga mėnyra e jetesės i kishin te pėrbashkėta".

    "Nga marrdhėniet e pėrzemėrta midis kėtyre dy kombėsive aq tė afėrta nė gjak, zakone, veshje dhe gjuhė, u krijua proverbi: Vllahu ėshtė vėlla. Kur sot pyet njė vllah i ē'kombėsie ėshtė, ai tė pėrgjigjet lirisht se ėshtė shqiptar.

    Kėtė libėr ma rekomandoj pėr ta blerė miku im dhe njėkohėsisht edhe sekretari i shoqatės tonė nė Durrės z. Petraq Jorgoni. Tani qė e kam pėrfunduar sė lexuari librin, them me tė vėrtetė qė vallė pse nuk e kisha lexuar mė parė.

    Motivet
    Nė kėtė libėr krahas motivit kryesor, atij fetar pėr historikun e kishės sė "Shėn Prokopit" (kur dikur dhe tani rinia bėnte dhe bėnė dashuri, thua tė jetė kodra e shėn Valentinit) nė libėr pėrshkruhen me shumė vėrtetėsi, ēiltėrsi dhe realitet historiku edhe i vllehėve tė Tiranės. Autori shumė qart e shpreh se bashkėsia ortodokse e viteve 1720 deri 1920, kur Tirana u bė kryeqytet, ishte e tėra vllahe-arumune, banorėt e saj tė parė qenė disa familje gjysėmnomade vllehe, ku dhe nė kodik autori thotė: "Nė tė takon rrallė edhe disa shprehje e fjalė dhe nė gjuhėn vllehe.

    Pra ishte kjo bashkesi ortodokse qė me shpenzimet e tyre ngritėn nė vendin e quajtur Turėshte (vend banimi i pėrkohshėm-vllahisht) kishėn e Shėn Prokopit mė 1720 sipas arkitektit Koēo Miho, dhe nė vitin 1874 kishėn e Ungjillizimit tė Shėn Marisė (Evangjelizmoit). Pikėrisht unė kėtu shoh se qė kur janė autokton vllehėt nė Tiranė, ndoshta mė tė vjetėr nga njė pjesė e atyre tiranasve musliman, qė sot quhen autoktonė. Vllehėt janė tė ardhur nė Tiranė, e cila i mirėpriti fillimisht nė periferi tė qytetit midis qytetit nxėnėsve dhe ish zdruktarise.

    Varrezat e tyre ishin pėrballė vend banimit nė vendin e quajtur Sallmane (e cila duhet tė jetė njė emėr vlleh, ndoshta njė vend ku mbas varrimit laheshin duart-mėni), ku ėshtė kombinati ushqimor sot. Njė pjesė tjetėr banonin nė ish-Tiranėn e Re. Si rjedhojė e kėtyre vend banimeve tė atėhershme lindėn edhe toponime nga mė tė ndryshme si shėnjė e banimit nga vllehėt nė kėto treva.

    Mė tė cilėsuarat kanė qenė kroi i Banės, krojet e Shėn Gjinit, stanet e Gogėve, pėrroi i Llainkės, lagja e Nicotėve, Sallmane, lagja e Priftit, Shallvare (shallė varur besoi llahinkat mbanin shalle tė tilla), Tėreshte. Fillimisht, vllehė tė ardhur rreth viteve 1700 (kur Tirana ėshtė formuar nė vitin 1614) kanė qenė rreth 10 familje dhe qė mė vonė rreth vitit 1818 nė 60 familje dhe nė vitin 1899 ‑ 140 familje.

    Familjet vllahe vinin ēdo vitė duke u shtuar nė qytet dhe nė veēanti tė ardhur nga Voskopoja, Nica, Llėnga, Shipska, Belica e Maqedonisė etj. Kjo edhe pėr arsyen sepse nga tiranasit vendali dhe nė pėrgjithėsi nga prijesi i Tiranės Ibrahim Bej Bargjini, i cili i mirėpriti dhe i vlerėsoi shumė pėrkrahjen qė vllehėt i dhanė atij nė luftrat e ndryshme qė ai bėnte pėr mbrojtjen e qytetit.

    Voilla
    Vllehėt formuan njė trupė me nė krye njė pjesėtar tė familjes Voilla. Mbas kėtij momenti Ibrahim beu i falėnderoi vllehėt u premtoj se shtėpia e tij merrte nėn mbrojtje bashkesinė vllahe (deri nė vitin 1787 kur ai vdiq). Bile Ibrahim beu i fali dyqane brenda qytetit familjes Voilla. Nga ky moment vllehėt u bėnė pjestar aktiv tė jetės shoqėrore-ekonomike nė qytetin e Tiranės.

    Ata formuan bashkėsitė sipas profesioneve ku numri i punonjėsve arinte nė 165 vetė, ndėr ta argjendarė, remtarė (kazanxhinj-kallanxhij), pijeshitės, kasapė, kėpucarė, rrobaqepės, furrxhinj, tragtar manifakture, mjekė, farmacistė, arsimsimtarė, artikuj ndėrtimi, leshpunues etj. Pra kjo bashkėsi pak a shumė e humbi karakterin blegtoral, ajo tani ishte njė bashkėsi zejtaro- tregėtare.

    Sigurisht kjo bashkėsi mbasi ndėrtoj kishėn e Shėn Prokopit, u fuqizua ekonomikisht, ekonomikisht, konsolidoi mardhėniet shumė tė mira me popullsinė musulmane vendase (gjatė gjithė periudhės njihen vetėm dy raste tė vogla mosmareveshje) dhe kėshtu iu krijuan mundėsitė qė nė vitin 1874 tė ndėrtoj edhe kishėn e Ungjillizimit, si nevojė e shtimit tė bashkėsisė dhe afrimit nė qytet tė tyre.

    Tė dy kėto kisha kishin pėr detyrė tė ndihmonin familjet nė nevojė, tė shkollonin fėmijėt e bashkėsisė e tė zgjidhnin shumė probleme qė shqetėsonin bashkėsinė. Kėto probleme autori i ka shpjeguar kronologjikisht me njė vėrtetėsi dhe pasion shumė tė lavdėrueshėm.

    Kjo ilustrohet edhe me emrat e fėmijėve tė bashkėsisė qė nė vitet 1920-30 49 vetė kanė pėrfunduar studimet nė Rumani, qė tregon pėr njė intelekt shumė tė mirė dhe qė mė vonė krijuan klasėn intelektuale tė Tiranės dhe tė mbarė vendit.

    Gjuhėt
    Autori spjegon se: nė bashkesinė ortodokse tė Tiranės flitej vllahishtja dhe shqipja,kjo e fundit mė tepėr nga burrat (sepse u nevojitej pėr nevoja komunikimi pune V.M) Gjuha greke ka qenė gjuhė e shkollave, e kishės dhe e korrespondencės tregėtare. Familja vllahe ishte njė familje kompakte dhe e madhe, ku, kur plaku ose i jati jepte ndonjė porosi nė familje, ajo zbatohej menjėherė.

    Autori shumė bukur i ka spjeguar tė gjitha rastet qė ndodhnin nė jetėn e pėrditėshme si lindjet, pagėzimet, fejesat, dasmat, ditėt e festave dhe vdekjet. Janė vėrtetė gjėrė shumė tė bukura qė unė nga fėmijėria ime nė Korēė i kujtoj me nostalgji kėto tradita shumė tė bukura. Kėto tradita identike unė nė vitin 1990 i pashė edhe nė vllehėt e Bukureshtit nė Rumani. Ja njė kėngė qė fėmijėt e kėndonin nė ditėt e afrimit tė festės sė Krishtėlindjes:

    Kolindi, melindi, sarakokodindi

    Cinci llaka, dėmi tri kulaka etj.

    Kjo bashkesi ortodokse vllahe pati njė jetė shumė tė gjatė dhe kompakte qė nga vitet 1720-1945, kur sigurisht qyteti u shtua shumė me popullat tė ardhur nga rrethe tė ndryshme, kėshtu qė bashkėsia vllahe ortodokse u shkri nė popullsin e ardhur.

    Mendoj se emrat e familjeve Voilla, Nishku, Lasku, Hobdari, Janku, Koja, Shundi, Kora, Mara, Prosi, Shkurti, Pjeshkazini, Roci, Dimroci, Golgoti, Heba, Toēi, Vava, Dhora, Findiku, Kazanxhiu, Jorgoni, Cokaj, Vuēani, Stamati, Terpa, Sallabanda, Pano, Kona, Myzeqari, Musha, Mullisi, Njeci etj kanė luajtur gjithmonė historikisht njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė bashkesisė ortodokse vllahe tė qytetit tė Tiranės.

    Refleksionet
    Zoti Mihal Hobdari ka shkruar shumė mė gjatė dhe hollėsishėm pėr bashkėsinė ortodokse vllahe tė Tiranės, por unė mbas leximit tė kėtij libri historik pėr vllehėt dhe kishėn ortodokse mendova tė japė disa refleksione, sepse tek ky libėr bashkė me atė tė z.Dhori Fallo pėr Voskopojėn, tek kėto perla unė shoh njė histori tė shkruar pėr vllehėt e Shqipėrisė.

    Kam mendimin qė kėto libra shoqata jonė duhet tė gjejė mundėsinė ekonomike dhe t'ia u japi falas familjeve vllahe si perla qė nuk shiten por falen. Ky libėr ėshtė botuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ermal 22 pėr postimin:

    Kreksi (10-04-2015)

  4. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faqe 12/13 - Speciale panorama

    21Maj 107
    Historia

    Debati/ Kush ėshtė e vėrteta e vllehėve ose “ēobenjvė” tė Shqipėrisė dhe pėrse ata pėrfundimisht janė asimiluar nė shqiptarė

    Historia e vllehėve nė Shqipėri
    Si u bėnė njerėz tė shquar tė kulturės, politikės dhe patriotizmit


    NAUM PRIFTI

    Meqė prej disa kohėsh nė shtypin shqiptar po vazhdojnė diskutimet pėr etnitetin e vllehėve, pėr numrin dhe shtrirjen e tyre, historinė, origjinėn dhe kryesisht pėr tė drejtat elementare qė vazhdojnė t’u mohohen, e quaj tė arsyeshme tė jap ndihmesėn time, me shpresė tė shpėrndaj sadopak mjegullėn e mbledhur rreth kėtij problemi. Nuk e rendit veten etnolog apo historian tė popullsisė vllahe, por me keqardhje vėrej se diskutimet pasionante dhe emocionante janė tepėr larg fakteve dhe tė vėrtetave historike tė njohura. Para dyzet vitesh, mė 1964, kryeredatori i revistės “Ylli,” Qamil Buxheli, mė ngarkoi tė shkruaja njė reportazh pėr vllehėt. Nuk e di si i lindi kjo ide, apo kush ia sugjeroi, por subjekti m’u duk interesant. Nga e si kishin ardhur nė vendin tonė vllehėt? Meqė pėr ta s’dija asgjė, shkova nė Bibliotekėn Kombėtare me shpresė tė gjeja diēka pėr ta. Gjeta mė shumė sesa prisja.

    Lexova librin “Arumunėt e Shqipėrisė” tė njė etnologu italian, njė studim mono-grafik tė njė dijetari rumun, qė erdhi nė Shqipėri nė vitin 1906-1908, me mision nga qeveria rumune pėr tė mbledhur vllehėt nomadė nė atdheun mėmė, nė Rumani. Ai shkoi mal mė mal, kudo ku kishte bashkėsi vllehėsh dhe u ofronte atyre tokė, shtėpi, shkolla pėr fėmijėt e tyre, me kusht tė ktheheshin nė Rumani. Vllehėt e dėgjonin pa u zėnė besė premtimeve tė tij, madje dyshonin se ishte kurth, sapo shihnin se shoqėrohej nga njė xhandar turk. Libri mė interesant ishte “Vllehėt e Pindit” nga dy arkeologė anglezė. Sikurse shkruanin nė parathėnie, autorėt ishin nisur drejt Thesalisė nė fund tė shekullit tė XIX, me qėllim tė zbulonin mbishkrime tė vjetra greke. Nė Selanik pajtuan njė kafshar pėr mbartjen e plaēkave tė tyre dhe pėr ta patur si udhėrrėfyes. Rrugės e pyetėn kafsharin: “Grek?” “Jo,” u pėrgjegj ai. “Shqiptar?” “Jo,” kundėshtoi ai. “Maqedonas?” “Jo.” “Po ēfarė jeni?” “Jam vėllah,” i sqaroi ai. Ky etnitet krejt i panjohur ngjalli kureshtjen e anglezėve. Pasi u bindėn se kėrkimi i mbishkrimeve tė lashta nė atė zonė ishte i kotė, filluan tė hulumtonin pėr vllehėt e Pindit. Qėndruan me muaj nė Samarinė, nė atė kohė qendra shpirtėrore e vllehėve dhe pastaj dy vjet me radhė u endėn nėpėr Shqipėri, Maqedoni dhe Greqi, duke qėmtuar gjithēka qė u dukej me interes rreth kėsaj popullsie. Nė Angli botuan njė libėr mjaft voluminoz, gati 600 faqe, pėr historinė e vllehėve, pėr ritet e lindjes, fejesės, martesės, vdekjes, zakonet, gjuhėn, folklorin, veshjet. Sipas dėshmive historike, popullsia e ka origjinėn prej Vllahisė, pjesa mė veriore e Rumanisė, prej nga emri vėllah, vllehė. Dialekti i tyre njėsohet nga mė tė hershmit e rumanishtes. Pėr shkakun e shpėrnguljes dhe pėr rrugėt e ardhjes sė tyre nė jug tė Gadishullit Ballkanik, historianėt kishin mendime tė ndryshme. Pėr herė tė parė pėrmenden nė histori nė shekullin XI. Midis trekėndshit tė Pindit, ku pėrfshihen toka tė Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, jetonin rreth njė milion vllehė, kryesisht nomadė. Kjo shifėr, pėr arsye tė kuptueshme, nuk mbėshtetet nė ndonjė regjistrim a statistikė zyrtare. Nė fund tė shek.XIX, vllehėt bėnė pėrpjekje tė krijonin njė shtet tė pavarur, mirėpo kėrkesa e tyre nuk u pėrkrah nga Fuqitė e Mėdha, tė cilavet Ballkani u dukej mjaft i fragmentarizuar edhe pa kėtė mikroshtet. Greqia, Serbia dhe Turqia ishin tėrėsisht kundėr.

    “ĒOBENJTĖ” E SHQIPĖRISĖ
    Nė Shqipėri njihen dy degėzime tė vllehėve tė ngulitur: frashėriotė dhe grabovarė. Vllehėt e hershėm u vendosėn kryesisht nė luginat e lumenjve Devoll, Seman dhe Vjosė, si edhe nė qytetet Korēė, Elbasan, Berat, Durrės, Fier, Pogradec, Kavajė. Llaqi Jani, historian “amatorė” dhe kryetar i shoqatės sė vllehėve, mbron tezėn se ata kanė ardhur nė Shqipėri nėpėrmjet Romės dhe si argument sjell vendosjen e tyre anės lumenjve. Po ndėrkohė ky ėshtė vetėm njė nga variantet e supozimit tė itinerarit tė tyre. Dijetarė tė tjerė pohojnė se ata erdhėn nė Ballkan nėpėrmjet rrugės tokėsore. Akoma nuk dihen me saktėsi motivet e shpėrnguljes sė tyre masive nga Vllahija, krahina mė veriore e Rumanisė. Sidoqoftė, ka plot fakte qė vėrtetojnė se ata janė vendosur herėt nė fshatrat dhe qytezat e Shqipėrisė mesjetare. Disa nga familjet e njohura vllahe u bėnė pjesė e elitės sė qyteteve si nga fama, ashtu edhe nga pasuria. Nė Korēė, ata ndėrtuan kishėn e tyre, e cila njihej si kisha e vllehėve, diku pranė kinemasė “Majestik”, sot e rrėnuar. Janė me dhjetėra familje tė nderuara me origjinė vllahe nė Korēė, Durrės, Fier, Kavajė e gjetkė. Nuk besoj se pėrbėn mėkat pohimi se shkrimtari i shquar Jakov Xoxa, i pėrkiste njė familjeje me origjinė vllahe, po ashtu sikurse kėngėtarja e shquar Eli Fara, piktori i talentuar Llambi Blido, humoristi Niko Nikolla e dhjetėra tė tjerė. (Partiakėve tė Korēės nuk u falet shembja e kishės sė Shėn Gjergjit qė ndodhej para Muzeut tė Arsimit, njė nga faltoret mė tė bukura tė qytetit, ndėrtesė kapitale me vlera arkitekturale. Qoftė edhe pėr faktin historik se atje u shugurua dhespot Imzot Noli, duhej shpallur e mbrojtur si monument kulture. Komunistėt i vunė kazmėn, me justifikimin se aty do tė ngrihej biblioteka e re e qytetit, sikur nuk mund ta ndėrtonin pak mė lart, a pak mė poshtė, kudo qė tė vinin gishtin. (Duket se fasada me gurė tė skalitur e kishės dhe kupola e saj me kryq, u vriste sytė ateistėve tė vetėshpallur.) Voskopoja arriti tė bėhej qendėr e rėndėsishme kulturore, mbasi ishte nyje e dy rrugėve tė rėndėsishme Berat-Selanik dhe Prizren-Janinė. Kishat e saj tė shumta tė zbukuruara me afreske nga dora e ikonografėve mė tė shquar, Akademia (shkolla e mesme) dhe shtypshkronja dėshmojnė lulėzimin ekono-mik tė qytetit. Cilėsohet edhe si kryeqyteti shpirtėror i vllehėve, ngaqė njė pjesė e popullsisė ishte vllahe. Intelektualėt e saj mė tė shquar Kavaljoti dhe Haxhi Filipi punuan me pėrkushtim pėr kulturėn shqiptare. Nė regjistrimet e popullsisė sė kazasė sė Kolonjės gjatė kohės sė Turqisė, krahas emrit tė fshatit ishte kolona, ku specifikohej numri i familjeve myslimane, ortodokse dhe vllahe. Ky fakt tregon se etniteti vllah njihej zyrtarisht dhe prandaj mirrej nė konsideratė. Vllehėt janė tė krishterė ortodoksė, por nuk njėsoheshin as me ortodoksėt shqiptarė, as me ortodoksėt grekė. Nė Myzeqe, popullsia vendase ndahej nė dy kategori: “lalė” dhe “ēo-benj.” Lalėt janė myzeqarėt autoktonė, kryesisht bujq, ndėrsa ēobenj thirreshin vllehėt sedentarė. Deri vonė, ata pėrdornin vllahishten ndėr familjet e tyre. Si shembull po sjell lagjen Stan tė Divjakės, e banuar mė se 90% prej “ēobenjve”, arumunė. Nuk duam tė pohojmė kurrsesi se pas dhjetė shekujsh ata nuk janė autoktonė.

    VLLEHĖT NOMADĖ
    Vllehėt e ngulitur nėpėr qytete dhe fshatra u asimiluan ngadalė nga popullsia shqiptare mė e madhe nė numėr, ndėrsa vllehėt nomadė, duke jetuar tė veēuar nė komunitete tė vogla prej 10-15 familjesh, me ose pa lidhje gjaku midis tyre, e ruajtėn mė gjatė identitetin. Fejesat lidheshin me ndėrmjetėsinė e prindėrve dhe martesat kryeshin kurdoherė mes etniteteve tė tyre. Nė krye tė ēdo bashkėsie ishte “ēelniku”, pronari i kopeve tė dhenve, tė kafshėve tė ngarkesės, kuaj e mushka. Pasuria si dhe titulli trashėgohej brez pas brezi. Ēelniku ishte kryetar i pėrjetshėm i komunitetit, ai blinte kullotėn verore dhe dimėrore, firmoste kontratėn me pronarėt ose kryepleqėsitė, shlyente detyrimet dhe taksat me para tė thata nė dorė, ose me mallra nė natyrė, djathė, lesh, mish, ndėrsa blegtorėt e tjerė mbaheshin me pagesė prej tij. Ēelnikėt zotėronin kope tė mėdha nga 3.000 deri 8.000-15.000 kokė dhen e dhi, ndėrsa familjet e tjera nga 30-40 kokė bagėti, sa pėr tė mbuluar nevojat e ngutshme. Drithin e blinin nė pazar me para nė dorė. Organizimi shoqėror i vllehėve nomadė qe tipik feudal mesjetar, ku sundonte blegtorobėria. Paguheshin keq dhe meqė nuk arrinin t’i mbulonin shpenzimet e familjes, gjithmonė futeshin borxh te ēelniku. Borxhet shkonin nga njė brez te tjetri dhe ata gjithmonė mbeteshin tė ndėrvarur prej ēelnikut.

    Vllehėt nomadė tė Shqipėrisė veronin nė kullotat e maleve tė Pogradecit, Vithkuqit, Korēės, Kolonjės, ndėrsa nė dimėr zbrisnin nė vėrri, nė zonat e buta tė bregdetit Jon, kryesisht Sarandė, Delvinė. Dalloheshin menjėherė nga veshja dhe gjuha. Shqipen e flisnin me “rr” tė forta dhe tinguj grykorė. Thirreshin vllehė, ēobenj mali (pėr t’i dalluar nga ēobenjtė e fshatrave), arumunė, aromenė, sarakaēanė, cinxė. Fjala cinx apo cinxė nuk ka lidhje me fjalėn cinxar (dorėshtrėnguar), por me tingujt “c” dhe “x”, qė nė gjuhėn e tyre dėgjohen shpesh. Kontaktet me popullatėn vendase i kishin tė rralla. Takoheshin nė treg, te mullinjtė ku bluanin drithin dhe mė rrallė te kishat. Vllehėt nomadė nuk kishin priftėrinj, as libra fetare, prandaj shėrbesat i kryenin shqip ose greqisht. Ata vinin nė kishė njėherė nė vit, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Madje, dhe atė ditė, vllakat dhe fėmijėt e vegjėl, qė kungoheshin, mbushnin kishat, ndėrsa burrat nuk u ndaheshin kopeve nė kullotat alpine. Pagėzimin e fėmijėve e kryenin nė kishė, ndėrsa ceremonitė fetare tė martesės te kalivet e tyre nė mal. Kalivet karakteristike me kashtė thekri dhe thupra ahu, i ndėrtonin tė reja pėr ēdo vit, duke sjellė lastarė ahu nga pyjet, ndėrsa kashtėn e blinin nga fshatarėt. Deri njė metėr mbi tokė kalivet i veshnin pėrbrenda me baltė qė tė mbroheshin nga e ftohta. Vllakat i endnin vetė tė gjitha rrobat e tyre, qė nga tė linjtat e tyre deri te cibunėt, rrobat e burrave dhe tė fėmijėve. Nė mal a nė fushė, ndenjur a duke ecur, kėrrusur nėn barrėt e rėnda, ato do t’i shihje me bosht e furkė nėn sqetull duke tjerrė lesh. Edhe sot ato janė artiste tė mrekullueshme tė qilimave, kuvertave, endjeve me grep, thurjeve me shtiza dhe punimeve me dorė. Sa do tė ruhet kjo traditė? Nomadėt nuk i shquante ndonjė ndjenjė patriotizmi as ndaj Greqisė, as ndaj Shqipėrisė ose Maqedonisė, sepse ata kudo e ndienin veten tė huaj, prandaj pėrpiqeshin tė rrinin larg ngatėrresave politike dhe luftėrave midis klaneve, partive a shteteve. Ndėrkohė, donin ose nuk donin, ata ishin strehė e jatak pėr firarėt dhe kaēakėt gjatė pushtimit osman, pėr komitėt gjatė zgjimit kombėtar, pėr partizanėt gjatė pushtimit fashist, pėr tė arratisurit, dezertorėt dhe, domosdo edhe pėr cubat dhe hajdutėt. Pushteti popullor, pasi shtetėzoi pyjet, malet, kullotat, burimet e ujit, ēifliqet, dekretoi shtetėzimin e tufave tė mėdha tė bagėtive. Reforma i zhveshi pronarėt e kopeve nga pasuria e tyre, blegtoria. Shtetėzimi zhduku klasėn e ēelnikėve, zotėruesit e kopeve, dhe njėkohėsisht shpejtoi shkrirjen e nomadėve tė fundit tė Shqipėrisė. Mė 1947-48, tufat kaluan nė zotėrimin e shtetit dhe vllehėt u kthyen punonjės tė Ndėrmarrjeve Blegtorale Shtetėrore. Nėpėr stanet u hapėn shkolla fillore verore. Askujt prej vllehėve nuk iu besua ndonjė detyrė, a pėrgjegjėsi, pavarėsisht nga aftėsitė profesionale. Kopetė kaluan nė duart e lebėrve, zotėrve tė rinj. Fodullėku dhe arroganca e lebėrve ishte po aq e ashpėr sa ajo e ēelnikėve, qė kishin patur mbi krye. Kudo i trajtonin me pėrēmim si qytetarė tė dorės sė fundit dhe pozita e tyre shoqėrore u keqėsua. U detyruan t’u largohen kopeve, tė braktisin mjeshtėrinė e tyre shekullore dhe tė vendosen nėpėr fshatrat e Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Gjirokastrės, Sarandės, kudo ku mund tė gjenin strehė dhe punė.

    FSHATI "ANDON POĒI"
    Nė Lunxhėri, pranė Hundėkuqit, u ngrit njė fshat i ri, ku u vendosėn rreth tridhjet familje vllehėsh nomadė. E pagėzuan “Andon Poēi”, pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e njė dėshmori nga vllehėt nomadė. E vėrteta ėshtė se vllehėt nomadė e ruajtėn paanėsinė aq sa kishin mundėsi. Pak prej tyre u rreshtuan nė radhėt partizane, po ndėrkohė edhe ata pėsuan raprezalje nga fashistėt. Disa herė ua dogjėn kasollet me pretekstin se strehonin partizanėt. Sikurse mė rrėfeu Kosta Loli, nė atė kohė kryetar i kooperativės, Andoni u grind keq me ēelnikun pėr ēėshtje pagese. Ai e akuzoi si shfrytėzues, gjakpirės dhe pasi u arratis nga kalivet verore, u bashkua me partizanėt. Besohej se Andoni ra nėn ndikimin e emisarėve tė Partisė Komuniste qė predikonin liri dhe barazi, prandaj u ndėrkrye kundėr pronarit. Nė Lunxhėri dhe ndoshta nė gjithė Shqipėrinė ėshtė fshati i vetėm ku flitet ende vllahisht. Nė fshatrat e tjera tė jugut, vllehėt janė pakicė, e vetėm mes tyre komunikojnė vllahisht.

    Asimilimi i vllehėve po kryhet para syve tanė me shpejtėsi tė madhe pėr shkak tė mungesės sė shkollave nė gjuhėn e tyre, tė ndryshimit tė strukturės ekonomike dhe tė presionit qė ushtron zhvillimi shoqėror dhe artistik. Shifrat qė servirin disa pėrfaqėsues tė zellshėm tė etnitetit vllah, janė aq tė zmadhuara, sa nuk kanė pėrqasje me realitetin demografik tė vendit. Nuk ka shtypje a pėrēmim pėr vllehėt e ndėrfutur me kohė nė tė gjitha strukturat e shoqėrisė shqiptare, aq sa nuk dallohen mė. Sa pėr vllehėt nomadė, qė u kthyen sedentarė nė pesė dekadat e fundit, ata s’ngrehin asnjė peshė nė asnjė drejtim. A duan shkolla nė gjuhėn e tyre? Le t’i kenė, ėshtė njė e drejtė qė u takon, po praktikisht dialekti i tyre nuk kuptohet as nga rumunėt. Shekulli XX po rrafshon me furi identitetet e pakicave kombėtare. Me pėrjashtim tė ciganėve, asnjė etnitet tjetėr nuk po mundet tė rezistojė me sukses. Mė keq se kudo janė vllehėt e Greqisė, tė cilėve u mohohet e drejta tė njihen si etnitet arumun. Nė greqishten popullore epiteti “vllakė” ka kuptim pejorativ, kokėtrashė, e paditur, e pagdhendur. Ndėrkohė qė Greqia mburret si shtet demokratik, mohon me kokėfortėsi ekzistencėn e kombėsive tė tjera, pavarėsisht prej fakteve historike, etnografike dhe gjuhėsore. Nė Ballkan nuk ka asnjė shtet plotėsisht homogjen.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ermal 22 pėr postimin:

    Kreksi (10-04-2015)

  6. #4

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Ja se ē'thone studjuesit e huaj per origjinen e perbashket te shqiptareve dhe vlleheve:

    Emri:  vllehet dhe shqiptaret.PNG

Shikime: 3973

Madhėsia:  24.0 KB

    Nje pjese shume e madhe e popullsise qe sot quhet vllehe, jane asimiluar dhe jane pjese perberese e popujve kroate, serbe, malazeze, sllavomaqedone dhe greke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-04-2015 mė 14:12

  7. #5

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Thirrje mi kombin skipetar

    Nje leter me vlera historike e popullates vllehe, drejtuar popullsise shqiptare:

    Emri:  vellezer 1.jpg

Shikime: 4373

Madhėsia:  69.2 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-04-2015 mė 14:19

  8. #6

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdimi i letres:

    Emri:  vellezer 2.jpg

Shikime: 4225

Madhėsia:  69.8 KB

  9. #7

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:

    Emri:  vellezer 3.jpg

Shikime: 4251

Madhėsia:  74.6 KB

  10. #8

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:

    Emri:  vellezer 4.jpg

Shikime: 4334

Madhėsia:  65.3 KB

  11. #9

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..

    Vazhdim i letres:
    Emri:  vellezer 5.jpg

Shikime: 4033

Madhėsia:  70.0 KB

  12. #10

    Pėr: Shqiptaret dhe Vllehet..


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. All-llahu ka thėnė
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •