Jam i lindur ne Librazhd ne 1983. Lindja ime ishte nje gezim i madh per familjen por edhe nje grindje.
Ishte gezim se nuk kishte ne familje asnje te vogel dhe isha une ai qe me veshtiresi do te mbijetoja.
Nga ana tjeter ndodhi nje grindje midis xhaxhait dhe halles time, te cilet ne ate kohe ishin studente njeri ne Shkoder e tjetri ne Tirane.
Ngaqe mosha e tyre ndryshonte vetem nje vit askush nuk i leshonte pe tjetrit. Xhaxhai thonte se do ja veme emrin Artan, ndersa halla me te njenjten kokefortesi ngulmonte qe te quhesha Indrit. Babait megjithese ishte me i madh nuk i mbeti gje tjeter vetemse te shikonte grindje dhe te qeshte.
Ne ate kohe ka qene edhe stegjyshja gjalle dhe pasi nuk mund te shqiptonte mire asnje nga dy emrat tha:” me mire tja veme Ramazon, cjane keto lloj lloj emrash keshtu? Nderkohe vjen gjyshi dhe i pyet :’cfare vendoset more? Psasi i treguan te dy emrat ai i drejtohet halles :” Indrit! Shume i holle ky moj Kadife (emri i halles) me mire tja veme Artan se e paskam me kollaj shqiptimin e ketij emri. Ashtu u be, dashje padashje halla u terhoq nda beteja dhe fjala e gjyshit mbeti ligj.
Gjate femijerise sime kam qene mjaft i semure derisa doktoret kishin deklaruar se nuk do te shkoja as edhe nje vit. Por Zoti e di vete se cben, Ai e ka caktuar lindjen dhe vdekjen e gjithesecilt prej nesh. Muajt kalonin dhe Artani permiresohej derisa arriti ne gjendje normale. Kjo gje i habiti shume doktoret derisa nje doktor nga korca i thote babait :” Degjo dicka prej meje, Une kurre nuk kam besuar ne Zot por sot me eshte mbushur mendja plotesisht se Ai ekziston pasi, ne e shprehem paaftesine tone te sheronim kete femije.
Megjithese u quajta Artan kurre nuk me therriten te gjithe ne nje shkurtim, Xhaxhai Nena dhe te tjere me thirrnin Tani, ndersa Halla ,Babait dhe perkrahes te tjere me thirren Arti.
Gjithesesi une i pelqej qe te dy keto shkurtime emri dhe i preferoj qe te dy njelloj.
Femijeria ime ka qene mjaft e bukur, te gjithe me thone se edhe kur flinja do te me rrinte dikush tek koka, nuk diskutohet djale i vetem .
Mbaj mend se me kane mesuar mjaft keq, sidomos gjyshi, arrinte aty saqe po te me shkonte mendja per kafe ngrihej vete gjyshi dhe ma bente. Po ashtu nuk kishte dite mos te grindesha me time moter e mos ta rrihja ate. Po jo vetem kaq por edhe ne shkollen fillore i kam pasur ves vajzat kur bertitnin apo qeshnin me ze dhe nuk kishte shume fjale vlonte dajaku. Fiksim kisha vajzen e tezes qe kishte nje moshe me mua, sa bente ajo te qeshe une si per fat do isha prezent.
Po ashtu megjithese mjaft i thate e i dobet, nuk rrija pa ngacmuar edhe cunat, pervec njerit qe ishte i madh me trup, atij i thoja:” Tu turresha pas por ama mos te zenca kurre”. Njerezit aty ku jetoja me donin dhe megjithese i ngacmoja kalamajte e tyre sme thonin gje, dhe kjo ndodhte pasi i nihnin pridederit e mi pasi Librazhd po te mundohesh te rradhisesh brezat dalim qe te tere kushrinj.
Pas tetevjecares Artani do te hape nje kapitull te ri ne jeten e tij, do te largohet nga librazhdi per te studjuar ne Tirane dhe pikerisht ne Medresene e pergjitheshme Islamike. Aty fillova te mbledh pak mendjen sepse skisha njeri me te me llastonte. Aty hoqa dore pergjithmone nga capkenlleqet e mija. Aty njoha per here te pare veshtiresite e nje nxenesi.
Prinderit me kishin merak se e dinin mire kush jam une, dhe te them te drejten mezi me lane te vazhdoj atje.Ata me kishin shume merak pasi isha komplet jashte kontrolli.
Nje vit kam ndenjur ne konviktin e Liceut Artistik”Jordan Misja” dhe aty fillova te ndryshoj gjuhen , mesova fjale te veriut e jugut.
Liceu qe nje provoje e mire per mua, aty u njoha me veshtiresite e konviktorit gje qe me ka sherbyer shume edhe ne ditet e mevona.
Po ashtu edhe Medreseja la mjaft mbresa tek une qe nuk mundem dot ti tregoj as edhe per nje vit.
Pasi mbarova Medresene, konkurova per gazetari dhe arrita te fitoj. Me ishte mbushur mendja top se po te dalesh jashte shtetit studimet do jene me te forta dhe do te arrij te behem me i vlefshem. Kjo gje tashme nuk egziston me tek une dhe me eshte mbushur mendja se njeriu nese i ve pikesynime vetvetes behet i suksesshem kudo qe te jete.
Tashme Artani eshte 20 vjec e shume shpejt pretendon te behet 21.
I fshehur pas nickut INDRITI vepron ne forumin Shqiptar qe prej 24 nentorit 2002 dhe jam munduar te jap sado pak kontributin tim ne kete forum.
Kam dhene ketu eksperiencen e pakte timen dhe kam perfituar mjaft edhe nga eksperienca e te tjereve.
Kryesish jam aktivizuar ne faqen Fetare dhe shumicen e posteve i kam hedhur aty. Po ashtu kam postuar edhe neper rubrika te tjera si tek pershendetjet, prezantimet, humori etj. Tashme besoj se ju eshte dhene mundesia te lexoni ndonje shkrim timin, dhe ma keni kuptuar tipin.
Kryesisht jam tip i qete, por nese shigjeta e amperit i kalon shtatedhjetat aha, nuk meresh vesh me me mua. Po ashtu me duhet ta pranoj qe e teproj ndonjehere me ironine time, e sidomos kur dikush me lodh e ben sikur skupton. Gjithesesi nuk ka njeri pa mangesi, doja te them une dhe ndoshta mund ti heqim keto cilesi ne te ardhmen.
Po perse zgjodha Indriti e jo emrin e vertete? Pervec atyre qe permenda me lart doja te shtoja se tashme egziston edhe nje Indrit ne fisin tone te cilin e dua shume. Foton e tij do ta gjeni ne cdo shkrim timin, e kam vene pasi me ngjan mjaft mua, vetemse une kam qene pak me i bardhe dhe syte i kam bojeqielli.
Ai tashme eshte vetem kater vjec dhe pasi te mesoje te shkruaje do ta sjell ketu ne forum dhe do te postoje me kete nick, ndersa une kuptohet do e nderroj se ja kam marre pa te drejte.
Dikush mund te pyese perse u vonove kaq shume ne prezantim? Vonesen e prezantimit e kam arsyetyar gjithmone per shkak te moshes sime te vogel, e cila ka qene vetem 19 vjec kur kam hyre ne forum. Po ashtu duke shkruar neper faqet fetare, shpeshhere kam dhene edhe keshilla, dhe po te tregoja se jam vetem 19 vjec askush nuk do me degjonte. Ndoshta jam gabuar por kjo eshte komplet e verteta.
Tashme e bera zemren gur dhe thashe:”Do prezantohesh Tani sikur qeni qepen te haje” .
Momentalisht ndodhem larg shqiperise me studime dhe jam ne vitin e dyte, ne shkencat Ekonomike, profili :”Administrim Biznesi”.
Kjo qe shkurtimisht ajo cfare doja tju tregoja per jeten time, megjithese e nisa shkurt e shkurt kjo teme shkoi mjaft gjate.
Po ashtu ju kerkoj ndjese te tereve nese jam zgjatur ne kete prezantim dhe shpresoj te me falni per kohen qe do te humbni duke e lexuar.
Une ju uroj gjithe te mirat dhe shpresoj qe te kalojme sa me mire bashke, te keshillojme , ndihmojeme e te mbajme njeri-tjerin.
Me shume respekt per te gjithe.
INDRITI.
Krijoni Kontakt