Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 103
  1. #71
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Dikush me lart tha se Toni Blair ka ndihmuar shqiptaret ne lidhje me Miloshevicin.
    Dhe pastaj... kjo nuk do te thote qe anglezet e kane rrugen e hapur e te bejne me shqiptaret çfare tu doje qejfi.. sepse kane per kryeminister Toni Blair.
    Cdo njeri mban pergjegjsi per gjerat qe ben e thote.
    Ajo zonja eshte tallur me simbolin e nje kombi, dhe kjo nuk eshte aspak e drejte dhe qytetare..
    Qofshin angleze, amerikane apo franceze para meje , personalitetit dhe dinjitetit tim jane thjesht miza...
    Nqse nuk respektoj veten dhe origjinen time , nuk pres te me respektojne te tjeret...
    Pershendes te gjithe forumistat qe kane shprehur indinjaten e tyre per kete veprim ..
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    angli londer
    Postime
    7

    kuksjoni

    ju pershendes
    ili

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    ME vjen keq per tan ato injoranta qe rrin e shprehin mendime te keqija te vendit shqipetar sepse pyll pa derra nuk ka. Po te vije fjala per masakra dhe perdhunime jane vete anglezet qe perdhunojne dhe masakrojne teenagers dhe i vrasin ato, por nejse le te futemi ne teme. Nuk eshte koha per thashetheme por eshte koha per te bere dicka qe te mbrojme te drejten tone si shqipetare,prandaj mos rrime e fryhemi si gjela me fjale por ta kthejme ne rrealitet sa me shpejte kete lajm qe te gjitheve na acaron. Pranaj i lutem ambasades shqipetare qe te na jap te drejten e nje proteste sa me te shpejte qe te jete e mundur. Dhe aty do te shikohet se kush e mbron himnin e kombit shqipetar dhe jo thashethemet e thene here pas here ne internet.


    Gezuar festat!

    Ju pershendes te gjitheve,ne vecanti luton _boy _uk
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  4. #74
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Hmmm,
    Ndihem mire qe shqiptaret po gjallerohen ne kuptimin ma pozitiv te fjales dhe per kete meritojne nje "JU LUMTE" te madhe.
    Shkak per kete reflektim timin u be shkrimi i nje nga veteraneve te ketij forumi, te nderuarit BRARI, shkrimet e te cilit pergjithesisht me kane pelqyer, por me kete te sotmin jam plotesisht i zhgenjyer.
    Ne keto momente qe po diskutojme-i nderuar Brari- nuk jane ne diskutim ceshtje politikash partiake, ceshtje te qeverise shqiptare por eshte ne diskutim bash nderi i kombit qe perfaqesohen nga simbolet dhe me se shumti nga HYMNI yne i dashur kombetar.

    Sot ne keto momente te veshtira dhe fyese per ne, nuk ka reaguar ambasada apo shteti shqiptar ( te cilet duhet ta benin) sepse ne fund te fundit ambasada shqiptare perfaqeson zyrtarisht ate simbol (dhe duke patur parasysh se cfare roli kane luajtur deri sot ne marredheniet shqiptaro-britanike jam plotesisht i bindur qe as nuk do ta marrin mundimin te reagojne.

    Reagimi eshte bere dhe po behet nga ata djem dhe vajza te thjeshte qe perkunder veshtiresive qe kane ne kete vend me shume barriera per te huajt dhe vecanerisht per shqiptaret, te cilet praktikisht jane nen mbrojtjen e askujt, e ndjejne se me gjak jane shqiptare te ndershem dhe perfaqesojne vlerat me te mira te kombit tone ketu.
    Vala e percmimit te shqiptareve ka shume kohe qe ka filluar por tash ka arritur deri ne stacionin me prestigjioz te botes.
    Ne kemi mbyllur syte cdo dite qe kemi lexuar artikuj dengrues per shqiptaret ne gazeten SUN, ne kemi mbyllur syte sa here kemi lexuar artikuj poshteruaes ne Gazeten EVENING STANDARD, ne kemi heshtur kur Rebekah Wade se bashku me disa gazetare aziatike dikur tek gazeta NEWS OF THE WORLD dhe tani se fundmi tek SUN i vendos shqiptaret ne radhen e pare te krimineleve ne Britanine e Madhe, sepse kemi menduar dhe mendojme qe keto gazeta pacavure qe eshte turp per shtresen e kulturuar ti shikoje pa le ti bleje, nuk perfaqesojne shumicen dhe nuk perfaqesojne opinionin e ngritur britanik.

    POR ne nuk mund te lejojme dhe ta pranojme qe kete ta beje BBC kanali model dhe i etikes se trasmetimeve. Do te doja te theksoja per disa ketu qe kane shkruar mesiper qe pavaresisht se BBC pergjithesisht perfaqeson politiken e shtetit britanik nuk njehesohet me qeverine apo kryeministrin e nderuar Blair, padiskutim politikani i vetem ne historine shtetareve britanike qe shpetoi gjysmen e kombit tone nga kthetrat serbo-sllave. Do te kujtoja per bashkekombasit e mi "ferkimet" qe ka patur Blair me BBC-ne ni lidhje me ceshtjen 'David Kelly'.

    Eshte rasti pra -vellezer te dashur- qe kesaj vale poshteruese ndaj shqiptareve qe ka arritur se fundmi ne BBC ti themi NDAL. Te mos presim gje nga ambasada shqiptare sepse ata nuk do bejne asgje sepse ambasada komandohet nga ata njerez qe kane shenderruar 1 milion shqiptare ne emigrante.

    Ne duke manifestuar vlerat tona me te mira te kombit tone te lashte duhet ti bejme te qarte BBC-se dhe opinionit britanik se ne jemi vazhduesit e atyre shqiptareve qe ju ka kenduar LORD BAJRON, ne jemi vazhduesit e atyre shqiptareve te cileve ju ka dhene vleresimin me te madh Lady EDITH DURHAM.
    Ne jemi nga ai komb qe nxjerr jo Luane Plakice dhe Lulzime Velira te cilet nuk kane sa komb, as fe,as nder dhe krimet e tyre jane te denueshme edhe ne trojet tona, por ne jemi komb i ndershem qe kemi mes tonin njerez te talentuar qe kane bere emer per nje kohe shume te shkurter ne Universitetet me te njohura britanike.
    Ne duhet ti themi STOP kesaj fushate te qelbur ndaj shqiptareve e nese kete nuk e bejme sot, neser do te ndodhi dicka e me e turpshme ne BBC dhe Britania e Madhe do te behet nje Greqi e dyte per shqiptaret.

    Fakti qe emisioni ka qene argetues nuk perben as me te voglin justifikim per zyrtaret e BBC-se sepse publiku i kulturuar anglez nuk besoj se argetohet duke poshteruar simbolet e nje kombi tjeter. Argumenti i Brarit..lere te kaloje... eshte oportunist dhe con uje ne mullirin a atyre qe po punojne cdo dite e cdo ore qe neve te na identifikojne me krimin, me te pacivilizuaren, me te keqen.
    Ti i dashur Braro rri atje ne Amerike ne shtetin shumekombesh sepse ne shqiptaret e Britanise se Madhe do bejme gjithcka qe eshte e mundur dhe ne duart tona te rivendosim nderin tone ne vend.
    Duke qene i bindur qe ankesat personale kane bere dhe do te bejne efektin e vet, i bashkohem dhe e mbeshtes plotesisht idene e nje letre te perbashket ankese me sa me shume neneshkrime e cila pa diskutim do te kete efekte pozitive.

    Fyerja eshte bere publikisht dhe falja duhet te kerkohet po ashtu publikisht. Jane gjepura argumentet e asaj zyrtares se ka qene lapsus, pasi emisioni nuk ka qene "live" por eshte regjistruar shume kohe me perpara dhe si cdo emision ne BBC para se te trasmetohet kalon neper "filtrat" e etikes e komisioneve juridike.

    Faleminderit per durimin
    Iceberg
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iceberg : 28-12-2003 më 15:53
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse Iceberg cfar do ti qe kur albanezet ne Angli vrasin e vjedhin e prostituojne vajzat Shqiptare ose Moldave opinioni britanik te flej gjum?

    Ata do diskutojn e do analizojne...cjan keta shqiptaret..pse vrasin..pse vjedhin..

    Ke degjuar besoj per Tutoret kryesisht nga Shkodra e Malsia qe po bejne te 99-tat aty ne Londer..

    Pse te prekemi ne seder nga nje batut humoristesh e te mos reflektojme kurre per ato qe jane TURPE tonat.

    Psh ne se nje vajze fshati ( te tilla jan me qindra ne Angli) eshte mashtruar e nxirret me dhune ne Semafor nga ata Petritat tone ne Londer.. dhe nje dit vendos ta braktise Tutorin athere.. ku do drejtohet ajo??
    Ka ne Londer nje Shoqat Shqiptare qe mund ti dali ne Mbrotje?
    Jo Nuk ka..
    Pra megjithse jan mijra e mijra Albanez ne LONDER me seder Kombetare..nje vajz e mjere vetem ne policine Angleze mund te gjeje mbrojtje kurse nga bashk kombasit e saje asgje e mire nuk i vjen vec shfrytezimit dhe ne fund thika ne bark..

    Pra ne se levizin albanezet e anglise kan perse te levizin e jo te krijojne Revolta per tre llafe boshe..

    Cdo mendoj nje anglez?

    Supozo se ca studente Moldave protestojne se ja fyeu kush hymnin.. ti dhe une do themi.. aman dhe kta...e gjeten perse te tregojne krenari kombetare kur kan 15 vjet qe furnizojne bordellot e Botes me shalet e motrave te tyre..dhe na cajn koken me hymnin..e leshit..


    Keshtu do themi ne per moldavet e ukrainasit e moskovitet..dhe keshtu do thone Anglezi i thjeshte per rastin tone..

    Sa albaneze ka Italia?

    Me mijra e mijra..

    Sa vajza Shqiptare jan gjetur te therrura e te hedhura kanaleve e kazanave te plehrave e arave te kalbura kufomat ose te coptuara.. PLOT te tilla..

    cila vajz Shqiptare gjeti mbrojtje nga kta Qindramije albanez ne Itali?

    asnjera..

    edhe ne se ndonjera ka gjet diku perkrahje e ka gjetur ne ndonji Kishe a zyre te Shtetit Italian.. Kurse ne Bazen ushtarake te Bisht Palles perdhunohet me muaj nje femer e aty cdo dite behet ceremonia me hymn e ngritjes se flamurit..
    Kjo Vajza thot se kur u dorzua ne polici te korces..brenda nates Polici i Sherbimit te policise se qytetit te Shkolles se pare Shqipe e perdhunoi vajzen..

    Pra burreria eshte qe albanezet te dine te organizohen vet e te mbrojne dinjitetin qe u shkelet cdo nate mijra femrave shqiptare ne Fush arrz e tiran..ne selanik e Milano..Londer e bruksel..e kjo eshte dhe mbrojtje e Hymnit..

    mobilizimi i tanishem per te bere luft me nje artiste televizioni se tha tre fjale.. e cila as i ka vjedhur vajzat Shqiptare as i ka cuar ne Semafore e as i ka masakruar por perkundrazi jep cdo Muaj TAKSa ku ushqehen mijra albanez Hajdute..eshte pa burreri .. eshte karagjozllik..

    qashtu iceberg..

    cdo te mire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-12-2003 më 16:32

  6. #76
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Postuar më parë nga Brari
    pse Iceberg cfar do ti qe kur albanezet ne Angli vrasin e vjedhin e prostituojne vajzat Shqiptare ose Moldave opinioni britanik te flej gjum?

    Ata do diskutojn e do analizojne...cjan keta shqiptaret..pse vrasin..pse vjedhin..

    Ke degjuar besoj per Tutoret kryesisht nga Shkodra e Malsia qe po bejne te 99-tat aty ne Londer..

    Pse te prekemi ne seder nga nje batut humoristesh e te mos reflektojme kurre per ato qe jane TURPE tonat.

    Psh ne se nje vajze fshati ( te tilla jan me qindra ne Angli) eshte mashtruar e nxirret me dhune ne Semafor nga ata Petritat tone ne Londer.. dhe nje dit vendos ta braktise Tutorin athere.. ku do drejtohet ajo??
    Ka ne Londer nje Shoqat Shqiptare qe mund ti dali ne Mbrotje?
    Jo Nuk ka..
    Pra megjithse jan mijra e mijra Albanez ne LONDER me seder Kombetare..nje vajz e mjere vetem ne policine Angleze mund te gjeje mbrojtje kurse nga bashk kombasit e saje asgje e mire nuk i vjen vec shfrytezimit dhe ne fund thika ne bark..

    Pra ne se levizin albanezet e anglise kan perse te levizin e jo te krijojne Revolta per tre llafe boshe..

    Cdo mendoj nje anglez?

    Supozo se ca studente Moldave protestojne se ja fyeu kush hymnin.. ti dhe une do themi.. aman dhe kta...e gjeten perse te tregojne krenari kombetare kur kan 15 vjet qe furnizojne bordellot e Botes me shalet e motrave te tyre..dhe na cajn koken me hymnin..e leshit..


    Keshtu do themi ne per moldavet e ukrainasit e moskovitet..dhe keshtu do thone Anglezi i thjeshte per rastin tone..

    Sa albaneze ka Italia?

    Me mijra e mijra..

    Sa vajza Shqiptare jan gjetur te therrura e te hedhura kanaleve e kazanave te plehrave e arave te kalbura kufomat ose te coptuara.. PLOT te tilla..

    cila vajz Shqiptare gjeti mbrojtje nga kta Qindramije albanez ne Itali?

    asnjera..

    edhe ne se ndonjera ka gjet diku perkrahje e ka gjetur ne ndonji Kishe a zyre te Shtetit Italian.. Kurse ne Bazen ushtarake te Bisht Palles perdhunohet me muaj nje femer e aty cdo dite behet ceremonia me hymn e ngritjes se flamurit..
    Kjo Vajza thot se kur u dorzua ne polici te korces..brenda nates Polici i Sherbimit te policise se qytetit te Shkolles se pare Shqipe e perdhunoi vajzen..

    Pra burreria eshte qe albanezet te dine te organizohen vet e te mbrojne dinjitetin qe u shkelet cdo nate mijra femrave shqiptare ne Fush arrz e tiran..ne selanik e Milano..Londer e bruksel..e kjo eshte dhe mbrojtje e Hymnit..

    mobilizimi i tanishem per te bere luft me nje artiste televizioni se tha tre fjale.. e cila as i ka vjedhur vajzat Shqiptare as i ka cuar ne Semafore e as i ka masakruar por perkundrazi jep cdo Muaj TAKSa ku ushqehen mijra albanez Hajdute..eshte pa burreri .. eshte karagjozllik..

    qashtu iceberg..

    cdo te mire..

    Hi Brari.
    Nuk e arrij te kuptoj se cfare lidhje kane krimet qe kryesjne shqiptaret ne Londer me ofenidimin publik per himnin tone kombetar ne valet e BBC?
    Ne jemi te vendosur te protestojme rreth ketij akti te pa precedente i cili sic edhe ju mund ta keni konstatuar ka bere qe me dhjetra shqiptare ti dergojne emaila BBC.
    Askushi nuk do te tallet me se sic ti ke frike, por perkundrazi do te na rrespektojne me shume dhe atyre te BBC le ti behet nje mesim i mire kur eshte fjala rreth himnit kombetar shqiptare.
    Me vjen keq qe ju si nje anetar i vjeter i ketij forumi dilni kundra perpjekjeve te shqiptareve te londres te cilet me mish e me shpirt po perpiqen qe ti ndigjohet zeri dhe BBC te kerkoje falje publike.

    Ne do te bejme tonen, dhe kjo eshte nje detyre patriotike e cila edhe nese nuk do te arrije ate qe duam ne do jemi krenare sepse marrim guximin haptas dhe ja perplasim ne fytyre BBC ankesen tone.

    Shpresoje qe edhe ti te jesh i lumtur ate dite kur BBC te kerkoje falje publike. Qesh ai qe qesh i fundit.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ej ky qeka katal
    me fal ata moderatoret e forumit, ca eshte ketu kafsheri qe alabaket na kujtojne nenat e motrat. Ca u be ketu, alabakeria me xhinse te zeza.
    Sa per informacion, ne nagli jane 40000 shqiptare dhe me statistika te te metropolitan police nuk jane me shume se nje duzine ato qe merren me pislleqe, te tjeret o bura ne pune qe me mengjes. Nese do ta dish, brixtoni eshte kthyer ne lagjen e droges nga jamaica e co, dhe kur vjen puna si merr njeri ne ghoje se zezaket e kan djeg i her brixtonin. Even so, ai qe eshte kriminel duhet rras mrena, ca do qe te jete, clihje ka kjo me hymnin e nje vendi.
    Te vjen keq kur degjon te tillagjera. Ca njerez eshte me mire te heshtin ne disa raste po kujt ti thush........
    kroksi

  8. #78
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    BBC u kërkon ndjesë shqiptarëve

    Faqja 2 - FAQE E PARE Dhjetor29, 2003

    PAS PROTESTAVE TE EMIGRANTEVE NE ANGLI

    BBC u kërkon ndjesë shqiptarëve

    Deklarata: Emisioni nuk kishte qëllim fyerjen



    LONDER
    BBC u kërkon ndjesë emigrantëve shqiptarë, nëse u ka fyer himnin në një emision të saj. Në këtë mënyrë emigrantët tanë në Angli kanë arritur të mbrojnë me dinjitet dhe qytetari simbolin e tyre, himnin kombëtar shqiptar. Dy ditë pas reagimeve indinjuese të komunitetit shqiptar në Londër, ka reaguar edhe gjiganti televiziv BBC, në një emision të të cilit u poshtërua himni kombëtar. Ky është rasti i parë gjatë këtyre viteve që emigrantët shqiptarë kërkojnë me insistim respektimin e kombësisë së tyre dhe tregohen kaq të ndjeshëm ndaj ndjenjave të tyre nacionale.
    Reagimi

    Televizioni BBC dje është detyruar të sqarojë me anë të një komunikate publike teleshikuesit e saj shqiptarë, qëllimin e programit televiziv, ku pretendohet se është fyer himni kombëtar shqiptar. Sipas zëdhënëses së gjigantit televiziv, programi "Eastenders Christmas Party" (ku është konsumuar dialogu fyes) ishte një program argëtues dhe nuk kishte aspak si synim që të shkaktonte ndonjë fyerje të qëllimshme ndaj shqiptarëve. "Ky ishte një program special për Krishtlindje me aktorët e telenovelës së famshme të televizionit të BBC-së, 'Eastenders' ", thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të BBC-së. Pas këtij sqarimi zëdhënsja e BBC-së, është shprehur se kërkon falje publike në rast se programi në fjalë ka shkaktuar fyerje te shqiptarët.

    Fyerja

    Protestat e emigran-tëve shqiptarë ndaj televizionit BBC kanë nisur mbrëmjen e së mërku-rës, duke vazhduar deri dje, kur erdhi edhe reagimi. Incidenti ka ndodhur në një nga emisionet më të famshme të BBC1, "Easteanders", një telenovelë që transmetohet katër herë në javë. Mbrëmjen e së mërkurës një nga aktorët kryesorë të telenovelës ishte i ftuar në një mbrëmje të veçantë me rastin e Krishtlindjeve, ku është konsumuar edhe dialogu fyes ndaj himnit kombëtar shqiptar. Gjatë bashkëbisedimit regjisorja dhe njëkohësisht një nga aktoret më të famshme komikë në Angli, Jo Brand, i drejtohet aktorit kryesor Shane Ritchie me fjalët: "An she fart të Albanian anthem", që në shqip përkthehet, "a mund të pjerdhë ajo himnin shqiptar". Të indinjuar nga ky dialog, tek i cili ishte e pakuptimtë logjika që dontë të shprehte batuta, me himnin shqiptar, emigrantët tanë kanë reaguar menjëherë me anë të letrave ndaj stacionit televiziv BBC. Madje një prej emigrantëve është shprehur se "është shumë poshtëruese që kur njerëzit bashkohen pranë familjeve në këtë ditë gëzimi, producentët e kësaj telenovele gjejnë momentin për të abuzuar dhe fyer himnin shqiptar".

    Kush është artistja që fyeu himnin shqiptar

    Fillimet e Jo Brandit në botën e artit anglez janë tejet të rastësishme. Ajo ka lindur në qytetin Kent në Jug të Anglisë, ku, pasi ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, filloi të punojë si infermiere, duke ndjekur hapat e nënës së saj. Puna çdo ditë me njerëz të droguar, abuzues alkoli dhe tejet të dëshpëruar, në një ambient tejet të vështirë për të punuar bëri që sensi i saj i humorist të shtohej edhe më shumë. Duke punuar si infermiere Jo kuptoi se ajo kishte ndjesinë për t'i dashur njerëzit, kishte mundësinë të komunikonte me ta. Pas suksesit të saj të parë me pjesë komike, ku vë në lojë politikanët dhe njerëzit e shëndoshë, ajo gjithnjë e më shpesh filloi të ishte e pranishme në programe të ndryshme televizive, madje të prodhojë edhe emisione të saj humoristike. Ajo është fituese e shumë çmimeve si dhe autore e disa librave dhe disa skenareve për telekomedi.

    Emigrantët shqiptarë të pakënaqur nga ndjesa e BBC

    Duket se reagimi i djeshëm i BBC-së nuk i ka qetësuar emigrantët shqiptarë, të fyer nga tallja me himnin kombëtar. Të kontaktuar nga Gazeta disa prej tyre janë shprehur se ndjesa që kërkoi gjiganti televiziv ishte tepër e zbehtë. "Ne jemi ofenduar dhe nuk ka asnjë mëdyshje për këtë, siç shprehet zëdhënësja e BBC-së", thotë një nga emigrantët. Edhe gjatë ditës së djeshme emigrantë të ndryshëm shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Londër por edhe në kryeqytete të tjera të botës, kanë vazhduar të protestojnë nëpërmjet letrave dhe postës elektronike jo vetëm për talljen që iu bë himnit, por edhe për ndjesën aspak serioze të drejtuesve të televizionit BBC. "Duhet t'i kërkojnë falje të vërtetë të gjithë shqiptarëve dhe të pranojnë që kanë gabuar". Ndërkohë protestave ndaj BBC i është bashkuar edhe Forumi Rinor Demokrat Shqiptar.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    ME VJEN KEQ QE MESOVA SE AMBASADORI JONE ATJE(NDONESE ESHTE ME PUSHIME NE SHQIPERI) SE KA VENE UJIN NE ZJARR,MADJE ESHTE ANKU PSE I KANE NXJERRE EMRIN NE GAZETE SE "PO INTERESOHET"
    MEGJITHATE KONTRIBUTI I GAZETES SHQIPTARE ESHTE SHUME I MADH DHE SHUME I NDRYSHEM NE KRAHASIM ME GAZETA E TJERA,QE NUK E KANE PREKUR FARE KET TEME.

    KJO FALE KONTRIBUTIT MAXIMAL TE KRYEREDAKTORIT TE GAZETES SHQIPTARE QE NDAN TE NJEJTIN MENDIM ME NE PER TE MOS E KALUAR ME NJE "FALJE" TE THATE KETE PROBLEM.

    SIC DHE E KENI PARE NGA POSTIMI I SHIJAKSIT-LONDON,TE NUMRIT TE DITES SE DJELE TE GAZETES SHQIPTARE KETO PROTESTA MBESHTETEN FUQISHEM DHE NGA
    FORUMI RINOR DEMOKRAT (I PARTISE DEMOKRATIKE TE RINOVUAR TE DASHAMIR SHEHIT)

    ESHTE MOMENTI PER TE TREGUAR SE NUK MUND TE LUHET ME SIMBOLET E SHQIPTAREVE,E AQ ME PAK PER TE KERKUAR NJE "FALJE" TE THATE.

  10. #80
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Pershendejte bashkeatdhetare.

    Asgje nuk do te ndaloje levizjet tona, mese te qarta dhe bindese per ti treguar me shume se kurre BBC dhe te gjithe qytetareve britanike, se ne jemi simboli i kombit shqipetare,dhe si i tille nuk do te kete vend per poshtrim apo fyerje.

    Megjithe levizjet e diteve te fundit thuhet qe BBC ka pranuar falje pas dyerve,qe eshte shume e zbehte dhe aspak bindese.

    Ne si shqipetare nuk do te pranojme asnje falje, deri ne diten kur Jo Brand ashtu sic doli puplikisht e shau hymnin shqipetare,te dale perseri puplikisht dhe te kerkoje ndjese shqipetareve,e nese ka qene e pire, sipas disa burimeve, le tu tregoje puplikut se ne BBC pranohen dhe alkolike ku mund te shajne dhe hymnin e nje kombi,njerz ku kapercejne pertej etikes se nje emisioni,ku sot e asaj dite nuk dihet motivi, dhe askush nuk ka mundur te kuptoje sensin e humorit ne fjale sipas Brand.

    Persa i perket ambasades shqipetare qe perfaqeson secilin nga ne,une i kam bere te ditur incidentin duke i shpjeguar ne detaje se cfare ka ndodhur,por me shprese qe nuk do te qendrojne koke ulur, perpara simbolit dhe flamurit qe qendron ne mes te shtetit anglez,ku duhet te valvitet krenar si gjithe flamujt e shteteve te tjera.


    Asnjehere nuk eshte vone,e nese eshte per pushime nuk eshte asnjehere larg kur vihen ne loje simbolet e kombit.


    Dhe ne do te qendrojme te bashkuar, deri ne arrijtjen e qellimeve tona.

    ju pershendes

    kristal
    Edhe pak gjak aortal.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •