Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 139
  1. #111
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Naimi, Samiu dhe Avdyli nuk ishin klerik o dijetar......... une e pata fjalen per klerik...........

  2. #112
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    E ka fjalen per 11-shen e kombetares kineze qe lujten ne boterorin e fundit. lol Lereni tani kete muhabet. Une po e mbyll ketu edhe me kete teme.
    Dua te ndahem ne paqe me gjithe bashkebiseduesit. Jemi te gjithe fruta nga nje dege(Shqiperia). Sijcili te mundohet ta bej vendin e tij sa me te denje, per te qendruara aty.

    Gezuar edhe ky vit u sjllte mbaresi. Zoti ju drejtofte. Beni sa me shume pune te mira.
    HOLLAND...

  3. #113
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar mė parė nga Del Monako
    Iliria! Cfare di ti rreth Kurdeve? Cfare di ti rrth PKK-se. Cfare di ti rreth Apo-se, Abdullah Ocalan? Cfare di ti rreth historise se kurdeve? Me thuaj dicka, pervec bullsheets qe ke degjuar se i mohoen te drejtat nga Turqia. Me thuj dicka qe ta kuptoj se sa kapacitet ke te kuptosh budalliqet qe them une dhe se sa kopetent qe je per keto gjera. Nese ke nevoje per ndihme, me dergo nje kontakt te ve ne lidhje me njerez qe kane punuar ne Turqi si atashe dhe poste te tjera. Te lidhe me shume Turq qe te tregojne dicka nese sdi asgje.
    Une per turqit dhe Turqine di mjaft. Dy here e kam vizituar.
    Per Kurdet di edhe me shume, di per te drejtat "qe i kan" per gjuhen shkollat etj. Nuk due ta zgjas ketu por due te them se as te drejte ne gjuhen e vet nuk kan. E di qe Ataturku ju pat premtuar shtetin e vet nese do i perzenin te gjithe te krishteret nga Turqia. Keta u mashtruan dhe bene masaker ne te krishteret,asirianet dhe tjeret. Shperblimi qe muaren per kete ishte helmi. Te gjithe prisit i ftoje ne darke kur kishin bere punen.
    Ne vend te pavarsise se premtur ju qiti helmin ne ushqim dhe i vrau te gjithe.Kurdet nuk jane PKK as Oxhallan, ata jane 30 milon.
    Atje ku flisje endra per Turqine dhe kercnimin e tyre Serbise te them se je ka fluturon por pa krehe.
    Plani i Serbise ka qen qe te zbraz krejt Kosoven dhe gjith shqiptaret ti debojne nneper mes koridorit te kurdisur me maqedonasit ne Shqiperi.
    Vertete eshte e tepert te flasim per kete pune se je aq larg realiteteit.
    Mos jetoni ne endrra e imagjinata. Mos jeni dyftyersh.
    Flisni te verteten. Beje nje vizite ne Turqi dhe do te shifesh te verteten. Ndoshta eshte me mire ne NY?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 01-01-2004 mė 09:28
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #114
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga Traboini
    Bravo shqipetar, bravo.
    Me flamurin me gjysemhane marshoni perpara, dhe beni tokat shqipetare "lule", si boten islamike e cila jeton jete ne paqe me vetveten dhe me besimateret e besimeve tjera.

    O Altin daija,
    Sa i perket ruajtjes se gjuhes dhe traditave kombetare, vendi i nderit i takon klerit katolik ( nese i ke 8 vjet shkolle ti kete e din). Buzuku, Budi, Matrenga, Batleti, Bogdani, Bardhi, Mjeda, Fishta, Prendushi, Palaj, Gjecovi, Harapi etj. Kjo eshte elita e ruajtjes se gjuhes dhe shqiptarizmes. Fishta zhvendosi Italishten me shqip ne Kolegjin franceskan te Shkodres. Ai pothuaj se gjysmen e "Lahuta e Malsise" e beri per shqipatr-musliman. E pra prift ishte.

    Poashtu, Noli nda kishen Shqipatre nga ajo greke.

    Po ku jane kleriket tuaj? Jane te nxanun me 7 gra dhe te gjitha jane kusherirat e tyre.

    Rroft Shqiperia pa fanatike........
    He na zure mat me duket!
    HAFIZ IBRAHIM DALLIU
    Burri Qė Nuk u Mposht Nga Persekutimet

    Zhvillimi i kulturės islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta pėr mbrojtjen e pavarėsisė, lidhen me emrin dhe veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur’an nė dorė dhe me pushkė nėn sqetull, ai u priu vullnetarėve tė Tiranės si komandant pėr ta mbrojtur vatanin kundėr agresorėve jugosllavė.
    Hafiz Ibrahim Dalliu si njė figurė patriotike, i shėrbeu arsimit nė pėrgjithėsi dhe atij pedagogjik nė veēanti. Gjatė viteve tė rinisė, pa mbushur ende 18 vjeē, nė rrugė klandestine, pėrvetėsoi alfabetin shqip dhe mė 1901, sė bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhė Voglin, shėrbeu si mėsues i shkollės shqipe nė Tiranė.
    Mė 1908 ai hapi shkollėn e vajzave nė Tiranė, ku u pregatitėn mėsueset e para vajza myslimane, si Servete Maēi etj. Mori pjesė nė Kongresin Kombėtar pėr problemet e Arsimit, qė u mbajt nė Elbasan nė shtatorin e vitit 1909. Sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandėr Xhuvanin, Hafiz Ibrahim Dalliu qe nga tė parėt qė themeloi Normalen e Elbasanit, e cila u hap me vendim tė Kongresit tė mėsipėrm.
    Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte nė themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, tė Aleksandėr Xhuvanit, Sotir Pecit, tė tyre (tė Luigj Gurakuqit, R.Z)e tė atdhetarėve tė tjerė.
    Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikės dhe letėrsisė satirike. Mė vonė drejtoi gazeten politike "Dajti". Duke nisur nga viti 1918 deri mė 1924 botoi njė varg veprash satirike duke u bėrė kėshtu ndėr tė parėt poetė satirikė qė ēanė rrugėn e humorit nė letėrsinė shqipe. Kėto vepra janė "Grenxat e kuqe"(1918), "Dokrat e hinit"(1920), "Kabineti i Xhafer Ypit" (1922) etj. Shkroi gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike "Kreshniku i atdheut", si dhe monografine "Patriotizma nė Tiranė"(1930). Por njohjen si poet ai e fitoi me elegjinė kushtuar Avni Rustemit, kurse popullaritetin e fitoi nga qėndrimi i tij stoik kundėr torturave qė atij i bėnė pushtuesit e Shqipėrisė.
    Burrėria dhe heroizmi i Dalliut vihet nė dukje dhe nė njė nga kėngėt e "Lahutės sė Malėsisė", ku poeti Gjergj Fishta mbi tė tjera shkruan: "a isht’ "Shqiptar" apo "Osmanli", u pėrgjegj me trimėni: jam shqiptar me gjuh e fis.
    Hafiz Ibrahim Dalliu ishte njė ndėr mbėshtetėsit konseguentė tė lėvizjeve demokratike tė viteve 1920-1924. Vrasja e atdhetarit tė shquar Avni Rustemi e brengosi pa masė. Por ai gjeti forca dhe i thuri kėtij martiri tė shquar, njė kėngė e cila gjeti jehonė jo vetėm nė Shqipėrinė e Mesme, por nė mbarė viset shqiptare.
    Hafiz Ibrahim Dalliu edhe mė vonė u pėrndoq nga forcat rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitė e burgut tė Manastirit, Selanikut, Tiranės. Herėn e fundit e akuzuan pėr botimin e poemės "Grenxat e kuqe", se ka sulmuar pansllavizmin. Por karakteri shumė i fortė, besimi nė islam e ushqente atė pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe lirinė.
    Vlen tė pėrmendet edhe kontributi i tij i paēmuar gjatė viteve ’30 pėr botimet e shumta qė bėri nė shėrbim tė edukimit fetar. Numėrohen gjithsej 15 vepra, pėrkthime, por shumica origjinale. Ndėr tė gjitha kėto shquan"Tefsiri shqip i Kur’anit" nė dy vėllime, pėrkthyer nga arabishtja.
    Libra tė tjerė me karakter fetar jane: "Udha muhamedane" (vepėr afėr 500 faqesh), botuar nė Tiranė mė 1936, "E lemja dhe jeta e tė madhit Muhammed alejhiselam", vepėr nė vargje, me njė vėllim prej 238 faqesh, Tiranė, 1933, "Mėsime teorike dhe praktike tė besimit islam", Tiranė, 1935 etj. Qe anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #115
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga Traboini
    Naimi, Samiu dhe Avdyli nuk ishin klerik o dijetar......... une e pata fjalen per klerik...........
    Klerike doje ti re?


    HAFIZ ALI KORĒA
    Hoxha i Pėrndjekur

    Midis hoxhallarėve tė pėrndjekur nga pushtuesit, nga fanatikėt dhe komunizmi pėr idetė, pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre ėshtė dhe Hafiz Ali Korēa. i rritur nė njė mjedis patriotik, fetar e kulturor Korēar tė pastėr, ai u brumos me bindje dhe parime bazė, qė e ngriten lart emrin e tij. Pėr kėto ai, nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 20 vjeēare, u internua nė Sinop, sepse ndėrsa udhėtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje, por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Mė 1925 botoi nė Tiranė pamfletin "Bolshevizma a ēkatėrrimi i njerėzimit".
    Hfz. Ali Korēa zhvilloi njė veprimtari intensive nė disa drejtime dhe kryesisht nė fushėn e kulturės, tė fesė dhe tė publicistikės. Ai ka shkruar njė varg veprash origjinale nė prozė e poezi fetare dhe laike. Ndėr to shquhen:
    "Mevludi" (1900). "303 fjalė tė Imam Aliut" (Botuar nė Korēė mė 1910). "Historia e shenjtė dhe tė katėr halifetė" (Botuar nė Tiranė mė 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanė" (Botuar nė Elbasan mė 1923). "Gjylistani", pėrkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatė Ėndrrat e Shqipėrisė", poezi, (Botuar nė Tiranė mė 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorėshkrim, me njė vėllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatė viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, pėrkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 nė Tiranė).
    Njė rėndėsi tė veēantė kanė gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrėfenjėsi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korēa ka lėnė edhe njė numėr tė konsiderueshėm dorėshkrimesh e pėrkthimesh.
    Hafiz Ali Korēa, duke pėrkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bėri tė flasin shqip poetėt e mėdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.
    Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtores sė parė shqipe tė Korēės. Aty dha pa pagesė edukatė islame . Pas shpalljes sė Pavarėsisė, iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm po i kėsaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj.
    Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Jeta e tij ėshtė njė shembull i pėrsosur i atdhetarit tė devotshėm, qė nuk ndan fjalėn nga veprat e poetit qė fton bashkėpunėtorėt tė punojnė pėr mėmėdheun, tė mos e braktisin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #116
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Me poshte po japim nje fragment nga krijimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut ne burgjet komuniste.

    Po kerkove buken, tejapin urine
    Po kerkove jeten te japin paterdine
    Po kerkove gjumin te japin llaftarine
    Po kerkove nderin te japin poshtersine
    Po kerkove shokun te japin pabesine
    Po kerkove besen te japin tradhetine
    Po kerkove meshiren te japin gjakesine
    Po kerkove njeriun te japin kafsherine
    Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
    Po kerkove driten te japin erresiren
    Po deshe shijen te japin te veshtiren
    Po kerkove fene te japin mundimin
    Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
    Po te duash paqen te bashkojne me krimin
    Po te duash familjen te japin burgimin
    Po kerkove rregullin te japin kukudhin
    Po kerkove Zotin te japin te paudhin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #117
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ju sjell prape po te doni re se personalitet Islame nuk kane fund.
    Pavaresisht se ato jane lene qellimisht ne erresire kjo nuk do te thote se nuk kane merita dhe se nuk kane kontribuar per atdheun

    Shikoni disa vargje te Hafiz Ali Korces ne vepren e tij Shtate Enderrat:

    Per Shqiperine u perpoqa
    rrezikova jeten time
    nuk tregohet sesa hoqa
    se shteti mi njihte krime.

    Shembuj te shumte vertetojne qe Kleriket shqiptare kane dhene nje ndihmese te madhe ne letersei filozofi dhe ne shkenca te tjera. E leme ketu per tu hedhur ne gjera te tjera te kesaj teme.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #118
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga iliria e para
    Une per turqit dhe Turqine di mjaft. Dy here e kam vizituar.
    Per Kurdet di edhe me shume, di per te drejtat "qe i kan" per gjuhen shkollat etj. Nuk due ta zgjas ketu por due te them se as te drejte ne gjuhen e vet nuk kan. E di qe Ataturku ju pat premtuar shtetin e vet nese do i perzenin te gjithe te krishteret nga Turqia. Keta u mashtruan dhe bene masaker ne te krishteret,asirianet dhe tjeret. Shperblimi qe muaren per kete ishte helmi. Te gjithe prisit i ftoje ne darke kur kishin bere punen.
    Ne vend te pavarsise se premtur ju qiti helmin ne ushqim dhe i vrau te gjithe.Kurdet nuk jane PKK as Oxhallan, ata jane 30 milon.
    Atje ku flisje endra per Turqine dhe kercnimin e tyre Serbise te them se je ka fluturon por pa krehe.
    Plani i Serbise ka qen qe te zbraz krejt Kosoven dhe gjith shqiptaret ti debojne nneper mes koridorit te kurdisur me maqedonasit ne Shqiperi.
    Vertete eshte e tepert te flasim per kete pune se je aq larg realiteteit.
    Mos jetoni ne endrra e imagjinata. Mos jeni dyftyersh.
    Flisni te verteten. Beje nje vizite ne Turqi dhe do te shifesh te verteten. Ndoshta eshte me mire ne NY?

    Sa te Zote qe jemi ne shqiptaret eee!!!!!!! Tashme problemet tona i Zgjidhem edhe ato te Kurdeve te Zgjedhim edhe pastaj do na japin dekorate se jemi shume te preokupuar dhe na digjet shpiti per te tjeret.
    Se pari kurdet jane te ardhur ne Turqi po ashtu edhe ne Irak Rusi e ne vende te tjera, prandaj kjo nuk eshte fare e arsyeshme qe ata te kene shtet te tyre. Kjo eshte njelloj sikur Arbereshet e Italise te kerkonin pavaresi.
    Se kuptoj se si dili puna deri ketu, niset me kamikazet e perfundojme ne ceshtjet nderkombetere qe skane lidhje fare me Shqiperine.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #119
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Gezuar Vitin e Ri, dhe ti leme keto budalleqe te gjith, se prap se prap jemi shqipetar.

  10. #120
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Atij qe Zoti nuk i jep drite, ska drite per te.

    Indrit, si ka mundesi qe te gjitha fjalet qe zgjedh ti per te shoqeruar emrin tend me gjithe shkrimet e tua te famshme nen firme, jane akuza ndaj zotit.
    (si mund te thuash, 'Atij qe Zoti nuk i jep drite' kur dihet se zoti beri drite e shperndan drite per te gjithe njerezit njesoj ne bote" Zoti nuk i ndau njerezit ne ngjyra, apo ne troje , e nuk deklaroji, ketyre(ose ketij njeriu)njerezve po iu jap drite , e ketyre te tjereve nuk po ju jap se i kam inat....
    Njerezit u ndane vete, dikush rendi mbas erreseires(sic me duket mua , ti je njeri prej tyre qe erresiren e quan drite dhe driten erresisre) dhe te tjeret u mjaftuan u kenaqen dhe u ndriten ne driten e bollshme e te besueshme ... te zotit. Ty t'u ndrit shpirti prej zotit, se me nxive jeten me fjalimet e tua qe gjithfare mund t'i quaj po shkrime qe i poston nje njeri qe udhehiqet nga besimi ne zot , jo!
    Pra Zoti dha drite per te gjithe, dhe fjalia jote perfaqesusese e firmes nuk eshte agje tjeter vecse nje akuze qe i ben ti zotit, duke e kthyer ne nje gjykates te padrejte....
    (zoti nuk eshte gjykues, as i padrejte, as ndares...., ai nuk i ndau njerezit ne te mire e ne te keqinj, ne katolik , musliman, qifute e ku e di une...keto te fundit u ndane vete, duke dashur te shtojne profetet, rryshfetet, perfitimet, lavderimet, krimet, urrejtjen....dhe shkuan deri aty sa te ndeshirojne jo te ndajne njerezimin ne disa fe(sic edhe ka ndodhur) por edhe zotin po e ndajne ne disa copa, thua se te qe nje panine. Zoti, eshte nje e i pandare, dhe jep drite dashuri, paqe e miresi te pasososme per te gjitheeeeeeeeeeeeee, njesoj.
    ps; Te ka mbetur ta lexosh edhe nje here fjaline tende dhe ta besosh se eshte pikerisht sic edhe argumentova , dhe nderroje, me nje fjali me te denje , qe te pakten te dukesh nje besimtar i mencur qe te pakten ia di kuptimin asaj qe kopjon ....
    ........
    pershendetje!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  3. Evropa dhe Islami: pėrvojat e pėrbashkėta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  4. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  5. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •