Zbulohet emaili i 1997-es
Arkeologet: Ure lidhese mes antikitetit dhe modernes
Durres- Zbulimi i nje emaili te vitit 1997 nga hard-drive i nje kompjuteri Compaq, pas germimesh te lodhshme, eshte konsideruar si suksesi i vitit nga nje grup arkeologesh te kryesuar prej specialistit te vjeter Sofo Sofuli. Ky email na jep shume te dhena mbi jeten e perditshme te komunitetit primitiv te internetit, kur rrjeti ishte ne hapat e para te tij, theksoi me entuziazem Sofuli per mediat. Sipas tij, vetem duke kuptuar te kaluaren e emailit, shkenca mund te hedhe drite mbi te tashmen dhe te ardhmen e postes elektronike ne vendin tone. Hard disku u gjet ne bodrumin e zyrave te nje firme ndertimi, dhe nga te dhenat rezulton se ne ate kohe emailin dinte ta perdorte vetem nje person i firmes. Teksti i tij deshmon se njerezit primitive, ne ate kohe vuanin nga e njejta merzi si edhe sot. Ho me, ca ka bo? Do shkosh ne dasmen e Refikut apo jo? Une se kom venos hala, thote emaili i derguar ne adresen tralala@compuserve.com, prej derguesit merremelang@prodigy.net. Sipas arkeologut Sofuli, ky artifakt eshte pika lidhese e munguar mes botes antike te emailit dhe asaj moderne, dhe per qytetin bregdetar, ka te njejten rendesi si mozaiku i Bukuroshes se Durresit. Nga ana tjeter, me kete gjetje vertetohet katerciperisht se rraca shqiptare e para 1997-es, ndryshe nga sa mendohej, eshte paraardhesja e palekundur e shqiptareve te sotem. Hard-disku do te ekspozohet ne Muzeun Historik Kombetar te Tiranes.
Krijoni Kontakt