- AKTUALITET Dhjetor23, 2003
ANGLI/ HISTORIA E LAĒIANIT 26-VJEĒAR
10 vjet burg pėrkthyesit trafikant
Gjykata: Luan Plakiēi, bosi i vajzave Lindore
Nga Londra,
Muhamed Veliu
ANGLI
Supertrafikanti shqiptar i prostitucionit nė Angli dėnohet vetėm me 10 vjet burg. Luan Plakiēi (emri i vėrtetė Artur), mbi tė cilin rėndojnė plot 15 akuza, ėshtė dėnuar dje nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda nė Londėr "Wood Green Crown Court". Pas njė gjyqi maratonė 3-mujor me plot 55 orė bisedime, njė juri prej 12 anėtarėsh e ka shpallur shqiptarin 26-vjeēar fajtor nė akuzat pėr rrėmbim personi me anė tė mashtrimit, shfrytėzim tė shtatė vajzave, 2 rumune dhe 5 moldave, pėr tė jetuarin me para tė ardhura nga prostitucioni, trafikim personash me qėllim prostitucioni, pėrdhunim, pengmarrje tė kėtyre vajzave dhe akuza tė tjera qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e trafikimit e shfrytėzimit tė femrave. Gjykata ka dėgjuar dėshmitė e vajzave tė trafikuara, tė cilat kanė thėnė, se "shpresonin qė do tė vinin nė Angli tė punonin si kamariere apo pastruese hotelesh pėr tė fituar para pėr familjet e tyre tė varfėra".
Vendimi
Trupi gjykues i ēėshtjes "Plakiēi", pasi ka dėgjuar pėr orė tė tėra pretendimet e akuzės dhe tė mbrojtjes sė shqiptarit, ka dhėnė 10 vjet burg pėr tė. Gjatė dhėnies sė dėnimit pėr trafikantin shqiptar, gjykatėsi i kėtij superpoēesi gjyqėsor, Robert Winstanely iu drejtua Plakiēit duke i thėnė: "Ju pėrfituat nga avantazhi dhe fakti se kėto vajza tė reja jetonin nė kushte varfėrie nė vėndet e tyre tė origjinės. Kėto vajza ishin njė prehė e lehtė pėr t'i mashtruar me premtime false pėr njė jetė mė tė mirė. Ju shfrytėzuat vuajtjet e tyre me premtime pėr punė tė ndershme pėr to dhe tė familjet e tyre tė zhytura nė varfėri". Mė pas, kreu i trupit gjykues ka thėnė se viktimat e tij ishin pajisur me pasaporta false dhe nė ato raste qė ato kapeshin sėrish, u jepeshin pasaporta tė reja. Gjykatėsi e cilėsoi shitjen e kėtyre vajzave si "njė krim tė pafalshėm". Ai pėrfundoi duke i thėnė Plakiēit: "Ėshtė detyra ime t'ju dėnoj ju apo tė tjerė si puna juaj, tė cilėt mund tė tentojnė nė shfrytėzimin e kėtyre vajzave, siē e bėre ti. Pėr kėtė ju dėnoj me dhjetė vjet burgim".
Si pėrfitoi Plakiēi
Luan Plakiēi (emri i vėrtetė Artur), nga Laēit, prej disa vitesh kishte fituar tė drejtėn e azilit nė Britaninė e Madhe. Pas disa kohėsh nga kjo gjė, ai ka shėrbyer si pėrkthyes nė Londėr, nė Ministrinė e Emigracionit, gjė qė i ka shėrbyer mjaft mirė pėr shumė kohė qė tė jetė larg dyshimeve tė policisė. Gjatė ditės ai vishte kostumin e pėrkthyesit nė Ministri, ndėrsa gjatė natės detyronte vajzat tė prostituonin nėpėr shtėpi publike tė Londrės. Pas garantimit tė azilit dhe vendit tė punės, Britania i siguroi Plakiēit edhe njė pasaportė udhėtimit. Kėtė tė fundit ai e shfrytėzoi mjaft mirė, duke shkuar nė Rumani, Mal tė Zi, Shqipėri, Itali, Belgjikė; duke blerė, mashtruar e rrėmbyer vajza tė reja, kryesisht nga vendet e Lindjes. Mė pas, i dėrgonte ato nė Londėr, duke ndjekur itinerarin Rumani-Mal i Zi-Shkodėr-Vlorė-Ankona-Angli. Gjatė dėshmisė sė tij para gjykatės, Plakiēi e pranoi se ka trafikuar pėr nė Angli 60 njerėz, ndėr ta 30 vajza Lindore pėr prostitucion, "por pėr llogari tė personave tė tjerė".
Pasuria e Plakiēit dy miliardė lekė
Falė biznesit tė trafikimit, Plakiēi bėnte njė jetė luksoze. Vishej me rroba "Armani" e "Versaēe", ndėrsa shėtiste rrugėve tė Londrės me 3 makina luksoze; ndėr to, njė Ferrari Spider. Nė momentin e arrestimit Plakiēit iu gjetėn 204 mijė stėrlina, afro 408 milionė tė vjetra, nė tre llogaritė bankare. Detektiv inspektori Mark Holmes, gjatė njė konference pėr shtyp pas dėnimit tė Plakiēit, u shpreh se pasuria e tij mund tė jetė nė shifrėn e njė milion stėrlinave (2 miliardė lekė tė vjetra), tė cilat do tė sekuestrohen. "Kėto pasuri janė nė Greqi, Itali dhe Shqipėri", shtoi ai.
Ja emrat e anėtarėve tė rrjetit
Trafikanti tregoi bashkėpunėtorėt
Luan Plakiēi (emri i vėrtetė Turi) njė emigrant shqiptar nga Laēi, me nėnshtetėsi angleze qė nga 1 Dhjetori 2001, ėshtė arrestuar mė 29 tetor 2002 nė banesėn e tij nė rrugėn nr.3, Middelton Road, nė Londėr. Prangosja e tij ėshtė bėrė nga policėt londinezė, pasi kėta tė fundit kishin shoqėruar disa vajza, tė cilat prostituonin nė njė shtėpi publike nė veri tė Londrės. Pas 10 javėsh seanca gjyqėsore, Plakiēi ėshtė ngjitur nė vendin e dhėnies sė dėshmive, nė sallėn numėr 5 tė gjykatės "Wood Green Crown Court", nga ku ka treguar me detaje tė gjithė mėnyrėn e trafimimit tė emigrantėve ilegalė, ndėrmjet tyre 30 prostituta. "Unė nuk kam trafikuar asnjeri, por vetėm u kam dhėnė ndihmė emigrantėve ilegalė pėr tė hyrė nė Angli", ka thėnė Plakiēi, i cili kėtu ka pėrfshirė edhe 30 vajza Lindore. Nė dėshminė e tij Plakiēit ka treguar edhe emra konkretė tė bashkėpunėtorėve tė tij, duke i quajtur edhe shfrytėzues prostitutash, si Maksi, Bekim Kasumaj, Mondi, Pėllumbi, Shpėtimi, Spartaku, Krenari, si dhe rumuni Jonēi (aktualisht i dėnuar nė Rumani). Veē rrėfimit, Plakiēit i ėshtė gjetur edhe njė ditar, nė tė cilin janė gjetur dhjetėra numra telefonash, si dhe emra bashkėpunėtorėsh tė tij. Ndėrmjet tyre bie nė sy emri i njė ish-oficeri policie nė Tiranė gjatė viteve `94-`97. Nė ditarin e Plakiēit shkruhet: "L. nga Tropoja" dhe numri i tij i celularit 0778230####.
Krijoni Kontakt