Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista II

    Flet vajza e Pandi Kristos, Asambleja: Vizitat nė burgun e Burrelit, peripecitė nė internim dhe si kishte strehuar nėna e saj krerėt e komunizmit

    "Si njoha nė internim superagjentin e Sigurimit dhe grekėve tė dėnuar me 101 vjet burg"

    Prof. As.Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Asamble Kristo (Vullkani), vajza e ish-ministrit tė fuqishėm tė Enver Hoxhės, Pandi Kristo, vazhdon rrėfimin e saj ekskluziv pėr gazetėn “Panorama”. Nė pjesėn e parė tė intervistės, ajo tregoi pėr pagėzimin e emrit komunist nga vetė Enver Hoxha, i cili mė pas i burgosi babanė dhe i internoi familjarisht. Gjithashtu, Asamble Kristo rrėfeu pėr fėmininė dhe adoleshencėn e saj tė vėshtirė, sepse e cilėsonin tė gjithė tė deklasuar, dėshirėn pėr tė vazhduar studimet e larta dhe letrat fatale qė i dėrgoi pėr kėtė problem Enver dhe Nexhmije Hoxhės… Nė vijim tė kėsaj interviste, nė numrin e sotėm, Asambleja kujton vizitat e saj tė mundimshme me nėnėn dhe xhaxhanė nė burgun e Burrelit pėr tė takuar Pandi Kriston. Peripecitė e shumta gjatė internimit nė fshatin Ēermė tė Lushnjės. Ku punonte Pandi Kristo dhe me se merrej ish-anėtari i Byrosė Politike pas punės. Si u njohėn me Jani Qehajajn, minoritar i dėnuar me 101 vjet burg, pasi kishte qenė superagjent i SIGURIMIT dhe grekėve, duke bėrė lojė tė dyfishtė spiunazhi.

    Si nėna e saj, Dhora, kishte pritur dhe strehuar gjatė luftės nė shtėpinė e saj nė Korēė, Enver Hoxhėn me Nexhmijen, Tempon, Mugoshėn dhe shumė krerė tė lartė komunist shqiptar…

    Babai juaj, Pandi Kristo, deri nė ēfarė moshe punoi nė Lushnjė dhe me se merrej pas orarit tė punės?

    Babai nė Lushnjė punoi deri nė moshėn 69-vjeēare sepse nuk e plotėsonte moshėn e vjetėrsisė sė punės pėr tė marrė atė pension qė i takonte. Paradoksi mė i madh ishte se atij nuk i njihnin kohėn e luftės partizane dhe aktivitetin antifashist! Kėshilli i Ministrave tė RPSH i dėrgoi me korrektėsi tė gjitha materialet e duhura tė kohės sė punės qė ai kishte punuar atje, kurse KQ i PPSH, padrejtėsisht, nuk i dėrgonte dokumentet e aktivitetit tė tij nė GKK e nė PKSH, kėshtuqė nuk i plotėsohej koha e nevojshme pėr tė dalė nė pension, sepse burokratėt e mėrzitshėm tė kėtij dikasteri tė veēantė, siē e theksova mė lart, nuk i dėrgonin dokumentet zyrtare pėr tė vėrtetuar kohėn e pensionit. Pas orarit tė punės, babai zakonisht dėgjonte Radio Tiranėn dhe lajmet qė transmetonte ajo disa herė nė ditė. Lexonte rregullisht gazetėn “Zėri i Popullit” dhe librat e reja qė botoheshin nė atė kohė dhe duhet thėnė se botoheshin libra shumė cilėsorė, nga klasikėt e letėrsisė botėrore si: Leon Tolstoi, Viktor Hygo, Balzak, Stendal, Mihail Shollohov dhe shkrimtarėt tanė shqiptarė si Lasgushi, Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka, Migjeni, Ēajupi, Naim Frashėri, Dhimitėr Shuteriqi, Fatmir Gjata, Shefqet Musarai, Llazar Siliqi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare etj. Shpesh ne komentonim sė bashku pėrmbajtjen e librave tė rinj si dhe shfaqnim ndonjė mendim tonin pėr kėto botime. Por, dua tė theksoj se vitet e fundit babanė nuk e lejonte shėndeti, sepse ai kishte kaluar dy infarkte tė miokardit.

    Po mjekėt e Lushnjės dhe ata tė Tiranės si janė sjell me familjen tuaj, kryesisht me mamanė dhe babanė, qė ishin tė moshuar dhe kishin jo pak probleme me shėndetin?

    Mjekėt e Lushnjės janė treguar shumė tė kujdesshėm profesionalisht dhe shumė humanė me babanė, sepse, pas daljes nga burgu, ai ka pėrsuar dy herė infarkt tė miokardit, njė herė aty nga viti 1970 dhe pėr herė tė dytė nė vitin 1976. Kardiologu Vasil Kuli, i kunati i Gjovalin Lukės, i cili ishte i internuar nė Zvėrnec e qė ka pėrfunduar studimet universitare nė Bullgari dhe ishte martuar me njė grua bullgare, ėshtė treguar shumė i kujdesshėm dhe i palodhur nė raport me sėmundjet e babait e mė vonė edhe tė nėnės. Vasil Lushnjari dhe Frano Shkiezi, gjithashtu janė treguar tė vėmendshėm dhe nuk kanė bėrė dallimin nėse babai ishte njėri nga tė persekutuarit mė tė “rrezikshėm” tė vendit. Ata e kanė trajtuar shumė mirė profesionalisht dhe me kompetencė tė admirueshme babanė jo vetėm kur ai ishte i sėmurė, por edhe gjatė konvaleshencės mjekėsore midis dy goditjeve kardiake apo acarimit tė sėmundjes. Vasil Kuli, pėr shembll, nuk pėrtonte kurrė tė vinte shpesh me biēikletė nė shtėpi, ditėn apo natėn, kur ishte e domosdoshme, ndaj, edhe sot kur babai dhe mamaja nuk jetojnė mė, unė kėtyre mjekėve u jam shumė mirėnjohėse pėr gjithēka qė ata kanė bėrė pėr t’jua lehtėsuar sado pak gjendjen e rėnduar shėndetėsore tė tyre.

    Po mamaja jote, Dhora, si ka reaguar gjatė kohės qė iu internuan familjarisht nė fermėn e Ēermės? A i njihte ajo krerėt e lartė tė komunzimit?

    Para se tė flas pėr qėndrimin e mamasė, kur u dėnua babai dhe filluan hallet e mėdha, do tė flisja disa fjalė se kush ishte ajo si njeri, si grua e si nėnė. Mamaja ime ishte njė grua e ndrojtur, e thjeshtė, por jo frikacake, ajo ishte e ekuilibruar dhe kurrė nuk dinte tė bėrtiste. Nė vitin 1940, kur Pandi punonte sė bashku me njė nga anėtarėt e vjetėr tė GKK (Grupi Komunist i Korēės), Peēo Nedellin, i cili ishte vėllai i mamasė sime, ata u njohėn dhe u dashuruan. Ajo ishte rrobaqepėse, njė vajzė e bukur dhe shumė simpatike dhe po atė vit, tė dy me Pandin, u fejuan. Mamaja ime, Dhora, mori pjesė aktive nė veprimtaritė e ndryshme antifashiste dhe ka shoqėruar tė gjithė shokėt ilegalė tė rėndėsishėm, qė vinin nė shtėpinė e tyre, nė kėtė bazė tė rėndėsishme tė LANĒ-it dhe prej andej ajo i drejtonte pėr t“u strehuar nė baza tė tjera, ku duhej tė strehoheshin mė tej. Ajo nuk ishte anėtare partie, por tė gjithė udhėheqėsit e LANĒ, duke filluar nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Ramadan Ēitaku, Vukmanoviē Tempo me tė shoqen Milica, Miladin Popoviē, Dushan Mugosha, Ymer Dishnica, Naxhie Dume, Nexhmije Hoxha etj., janė strehuar nė shtėpinė e saj e tė vėllait tė saj. Kjo shtėpi ka qenė njė nga bazat kryesore tė LANĒ nė qarkun e Korēės. Mbas ēlirimit, mamaja ime nuk u aktivizua asnjėherė nė punė tė rėndėsishme shoqėrore si shumė gra tė anėtarėve tė Byrosė Politike dhe pas arrestimit tė Pandit hyri nė punė pėr herė tė parė, nė profesionin e saj tė mėparshėm si rrobaqepėse prestare. Sigurisht, ajo e pati shumė tė vėshtirė tė hynte nė lidhje me njerėzit dhe tė komunikonte lirshėm me ta. Ajo vazhdimisht jetonte nėn ankthin torturues tė dėnimit tė bashkėshortit tė saj, tė cilin e donte dhe e respektonte tej mase. Ajo ishte shumė e rregullt, megjithėse shumė dashakeqės shpreheshin me fjalė ziliqare: “Si s“e uli njė herė kokėn kjo gruaja e Pandi Kristos?”. Mamaja ime punonte nė NRG (Ndėrmarrjen e Rrobeve tė Gatshme). Nė kėto kushte tė vėshtira, njė grua e re, e bukur, nuk mund tė mendohej tė rrinte e vetme e tė rriste fėmijėn e saj. Ndaj, mamasė i qėndruan shumė pranė motra dhe vėllai i Pandit, Vangjelia dhe Koēoja, tė cilėt sakrifikuan rininė e tyre e nuk u martuan kur e kishin kohėn, derisa u rrita unė. Vėllai i babait, Koēo Kristo, fillimisht punonte nė zyrėn e pasaportave tė Komitetit Ekzekutiv tė qytetit tė Tiranės, e mė pas nė zyrėn e punės. Nė mbledhjet e kolektivit e kritikonin shpesh dhe e demaskonin pse i vinte vazhdimisht Pandit pėr ta takuar nė burg. Njė herė edhe e paralajmėruan, duke e kėrcėnuar qė tė mos shkonte nė burg me motrėn, gruan e Pandit dhe mua, fėmijėn e vogėl, qė mezi prisja pėr t’u takuar me babanė. Xhaxhai nuk pranoi ta mohonte vėllanė e tij dhe si rezultat e pėrjashtuan nga partia dhe e transferuan nė NTLFZ (Ndėrmarrja Tregtare Lokale e Fruta-Zarzavateve), ku nė atė kohė punonte si drejtor Sabri Godo, i cili e ka trajtuar shumė mirė xhaxhanė. Mė pas, xhaxhai punoi si specialist nė furrat e bukės, ku pėrgjegjės ishte komunisti i vjetėr Ilo Budina, njė burrė i mrekullueshėm dhe shok i vjetėr i babait qysh nga koha e grupit tė Korēės dhe njė nga komunistėt e parė tė themelimit tė PKSH. Xha Ilua, siē e thėrriste Pandi, babai i tre djemve veteranė tė LANĒ: Janaq, Sotir dhe Dhimosten Budina (Janaqi me Sotirin ishin dy kolonelė tė nderuar tė ushtrisė e dy inxhinierė tė zotė). Mė vonė mė kujtohet, Koēoja punonte nė fabrikėn e bukės me njėrin djalė tė Koēi Xoxes, Ēlirim Xoxen, por kjo punė e lehtė, siē mund tė quhej nė atė kohė, nuk vazhdoi gjatė, sepse ata tė dy i caktuan tė punonin nė ngarkim-shkarkim nė Ndėrmarrjen ”21 Dhjetori”. Koēoja punoi nė atė ndėrmarrje derisa doli nė pension.

    Ju kujtohen vizitat qė i bėnit babait kur ishte nė burgun e Burrelit?

    Mbaj mend se kur isha e vogėl e shkonim nė burgun e Burrelit pėr tė takuar babanė, njė herė unė e njė herė mamaja, vazhdimisht na shoqėronte xhaxhi Koēua. Jo rrallė e kalonim natėn jashtė nė natyrė dhe kur binte shi e dėborė ndiznim zjarr pėr t’u ngrohur poshtė harkut tė urave. Ne duhej tė prisnim natėn, sepse ishte e domosdoshme tė paraqiteshim nė burg herėt nė mėngjes, nė mėnyrė qė tė regjistroheshim pėr takim. Vetėm kur u hap rruga e dritės, u ndėrtua njė hotel pėr tė qenė nė qytetin e Burrelit. Nė atė kohė, nė burg nuk kishte dyqan pėr furnizimin e tė burgosurve, madje nuk kishte as mundėsinė mė tė vogėl pėr tė siguruar qymyr druri pėr gatimin e ushqimit personal, qė gatuanin vetė tė burgosurit. Kėshtu qė, ne duhej tė merrnim me vete njė ngarkesė tė madhe e tė rėndė, ku pėrfshiheshin qymyri, qepėt e preshėt, patatet e fasulet, mishi i thatė pastėrma, lakrat e sende tė tjera jetike, qė i duheshin babait pėr tė mbajtur nė burg shpirtin gjallė. Duhet theksuar se ne si njerėz me cen politik qė ishim, nuk na ndihmonte askush gjatė rrugės pėr bartjen e kėtyre ngarkesave kaq tė rėnda. Atėherė nuk kishte taksi si sot. Ndaj Koēua, pasi zbrisnim nga automjeti qė na shpinte nė Burrel, i hidhte nė kurriz thasėt dhe i shpinim te vendi i caktuar para derės sė burgut. Kėshtu, kėto udhėtime tė shpeshta pėr tė vizituar babanė nė burg u bėnė ritual i rėndėsishėm i jetės sime, ndonėse unė isha njė vajzė e vogėl dhe ende e parritur. Kjo ėshtė arsyeja qė unė e doja aq shumė babanė tim dhe xhaxhi Koēon. Kjo ėshtė arsyeja e ligjshme qė unė i urreja dhe i urrej ende aq shumė shkaktarėt e kėsaj tragjedie me pėrmasa tė pėrbindshme mbarėkombėtare. Aq e vėrtetė ėshtė kjo qė po them unė, sa edhe sot nuk mund t’i harroj kurrė ato sakrifica qė bėnim ne familjarisht edhe pėr gjėnė mė tė natyrshme e mė tė domosdoshme, siē ėshtė takimi me prindin e burgosur. Shpesh herė mendohem t’i heq nga mendja dhe vetėdija ime kėto kujtime tė zymta e shumė tė hidhura, por kam vėnė re se ėshtė tepėr e vėshtirė, gati-gati e pamundur pėr t’i larguar ato ndjesi pėrfundimisht nga shtresat e vetėdijės. Xhaxhai kurrė nuk na u nda gjatė gjithė jetės sė tij duke luajtur rolin e xhaxhait tė kujdesshėm e tė prindit korrekt e tė vetėdijshėm, se pa mundin dhe sakrificat e tij ne do ta kishim shumė tė vėshtirė e do tė kishim pėsuar fatkeqėsi tė tjera edhe mė tė rėnda. Gjatė gjithė kohės sė internimit, mamaja ime ka qenė vazhdimisht e sėmurė, sidomos kohėt e fundit. Ne nuk do ta harrojmė kurrė ndihmėn e jashtėzakonshme qė na kanė dhėnė mjekėt e Lushnjės: Zografa Gjika, Lefteri Dori, doktor Ēabej e doktor Deliallisi. Ata me rekomandimin e tyre bėnė qė ne tė njiheshim edhe me nevrologun e vetėm qė kishte qyteti, Abaz Quka quhej. Ai ėshtė treguar tepėr human me mamanė dhe i papėrtuar. Sa herė qė kishim nevojė, ai vinte nė shtėpi, duke i bėrė mamasė, veē tė tjerash, edhe psikoterapinė e nevojshme. Mė e rėndėsishmja ėshtė se ai shpesh herė me autoambulancėn e spitalit e dėrgonte mamanė pėr vizitė tė specializuar apo pėr kurim nė spitalin qendror nė kryeqytet. Nė Tiranė, ne shkonim vazhdimisht nė shtėpinė e doktor Ndroqit, i cili e vizitonte me kujdes dhe e kuronte me pėrparėsi mamanė time. Nė vitin 1978, mamasė iu shfaq reumatoid akut i rėndė, tė cilin e mjekoi me kujdes e pėrkushtim tė veēantė doktor Koēo Poro. Ai, sa herė do tė vinim nė Tiranė te shtėpia e xhaxhait, do tė vinte doemos tė ndiqte ecurinė e kurės. Kjo nuk ishte ndihmė e pakėt pėr ne, qė na shihnin me sy tė keq jo vetėm organet e specializuara pėr kėtė qėllim, por fatkeqėsisht edhe shumė nga komshinjtė apo bashkėvuajtėsit tanė tė zellshėm.

    Po nga Ferma Bujqėsore e Ēermės, ku ju internuan sė fundi aty rreth vitit 1983, ēfarė kujtoni?

    Nė fermėn bujqėsore tė Ēermės na transportuan me dy kamiona tė degės sė Punėve tė Brendshme, tė shoqėruar me policė tė armatosur, sikur ishim banditė. Nuk mund ta mendonim kurrė se nė ato kushte makabre mesjetare do tė qėndronim edhe shumė vjet tė tjera. Mė kujtohet mirė se nė momentin kur arritėm nė pallatin ku duhej tė banonim, banorėt e pallatit e konkretisht komshiu i katit tė tretė e patėn tė vėshtirė tė na pranonin pėr tė pushuar qoftė edhe pėr disa ēaste, sepse mamaja ishte e sėmurė. Mė vonė, doemos, krijuam marrėdhėnie shumė tė mira, por takimi fillestar me ata ishte tepėr i vėshtirė. Mua mė caktuan tė punoja nė brigadėn e katėrt tė arave, e cila ishte brigada mė e largėt dhe qė paguhej mė keq. Nė kėtė brigadė pothuajse tė gjithė anėtarėt e saj ishin tė internuar, kėshtu qė ne na caktonin nė punėt mė tė vėshtira. Kjo brigadė kishte njė tė mirė tjetėr, se ne ishim tė gjithė njėlloj pėr nga statusi i internimit dhe i trajtimit. Nė kėtė brigadė pune unė u njoha me fėmijėt e Gani Kodrės, pėrgjegjės i grupit tė shoqėrimit tė Kryeministrit Mehmet Shehu. Vetė Ganiu, aktualisht, ndodhej i burgosur nė Burrel sė bashku me djemtė e Mehmet Shehut, Skėnderin dhe Bashkimin, Mihallaq Ziēishtin, ish-zvendėsministrin e Punėve tė Brendshme dhe anėtar i KQ tė PPSH, Nesti Nasen, ish-ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe anėtar i KQ tė PPSH, Ali Ēenen, nėse nuk gabohem, shoqėrues i parė, apo truprojtėsi i Mehmet Shehut etj. Unė u miqėsova shumė me vajzėn e Gani Kodrės, Verėn dhe djemtė Gencin dhe Artanin, si dhe me mamanė e tyre Ikbalen. Ikbalja, nė kushtet e internimit ishte njė grua me tė vėrtetė e jashtėzakonshme. Ajo, zakonisht merrte qumėshtin pėr Pandin dhe ma dėrgonte me kalamajtė e Verės. Ikbalja ishte njė grua shumė interesante, guximtare, praktike dhe shumė humane. Ajo ndihmonte me ē’t’i vinte pėrdoresh, sidomos, ata tė internuar qė jetonin tė vetėm, pa njeri e pa asnjė ndihmė. Kjo miqėsi me kėtė familje fisnike vazhdon edhe sot e kėsaj dite, sidomos me Verėn e familjen e saj.

    Ēfarė ju kujtohet ndonjė ngjarje specifike gjatė internimit nė Ēermė?

    Njė nga rastet mė tė ēuditshme, ėshtė ai i Jani Qehajajt nga minoriteti, ish i dėnuar politik, fillimisht me vdekje, mandej ky dėnim i kthehet nė 101 vjet e kur kodi i ri penal u ndryshua me 25 vjet, sepse nuk kishte dėnim mė tė madh se aq. Sė fundi, si rezultat i disa amnistive radhazi mbėrriti nė Ēermė tė Lushnjės e vdiq nė spital Jani Qehajaj, nė moshė tė re ishte student i shkėlqyer i Teknikumit Financiar tė Tiranės dhe shumė pak njerėz e dinė se ai ishte njė bashkėpunėtor i veēantė i kundėrspiunazhit shqiptar. Ai hynte dhe dilte lirshėm nė territorin helen. Nė Greqi, Jani Qehajaj e ndjente veten si nė shtėpinė e tij. Pa u zgjatur pėr detyrat qė kryente, njerėzit, para se ai tė arrestohej nė vitet 1950-1951, thoshin se Jani ishte njeri i Sigurimit tė Shtetit. Madje, kur ai u arrestua jo vetėm u habitėn, por thanė se duke zbatuar detyrat e dhėna duhet tė ketė luajtur «dopjo xhoko». Janin e dėnuan me vdekje. E mbajtėn tė lidhur me zinxhira duarsh e kėmbėsh derisa tė ekzekutohej vendimi i dhėnė, i cili nuk u zbatua kurrė, por u shdėrrua me 101 vjet qė donte tė thoshte dėnim me burgim tė pėrjetshėm. Por s’qe e thėnė qė Jani tė mbetej nė burg pėr jetė, sepse dėnimi nga 101 vjet iu konvertua me 25 vjet kur doli kodi i ri penal. Jani nė burg pononte nė kampet e punės nė miniera dhe ishte specialist i pėrsosur pėr organizimin, ndarjen dhe llogaritjet e ndėrlikuara tė punimeve nėpėr kantiere. Nė zyrėn teknike tė kantiereve minerare, Jani e ndjente veten nė qendrėn e tij tė gravitetit. Ai i kuptonte mirė dhe si askush tjetėr labirintet e ndėrlikuara tė korrupsionit burokratik administrativ dhe mashtrimet e llogarive fiktive qė Ministria e Punėve tė Brendshme gėnjente sistematikisht shtetin.

    Si shkoi jeta e Jani Qehajajt pas daljes nga burgu?

    Tė gjitha kėto peripeci tė Janit, mua m’i ka treguar burri im, Robert Vullkani. Kurse pėr peripecitė e Janit pas daljes nga burgu do t’ua them unė. Jani Qehajajn, pasi njė ditė tė bukur doli nga burgu, aty rreth viteve 1988, e sollėn sė bashku me prindėrit nė fermėn e Ēermės. Prindėrit e Janit vdiqėn qė tė dy shumė shpejt dhe Jani mbeti i vetėm dhe pa ndihmė. Atė e ndimonte vetėm Bali, e shoqja e Gani Kodrės me tė bijėn, Verėn, e cila ishte mjeke stomatologe dhe luante rolin e infermieres vullnetare, duke iu dhėnė ndihmėn e shpejtė tė internuarve qė kishin aq shumė nevojė. Janin, gjithashtu, e ndihmonin vllazėrisht kosovarėt e internuar, tė cilėt regjimi i Enver Hoxhės i trajtonte mė keq se Hitleri ēifutėt. Jo shumė kohė pasi i vdiqėn prindėrit, Jani vdiq edhe vetė, ndonėse ishte relativisht i ri. Nė kėtė kohė, se nga u shfaq e u bė i gjallė, njė i vėlla i tij, i cili nuk ishte dukur kurrė pėr ta takuar dhe ndihmuar as nė hetuesi e nė burg e as gjatė kohės sė internimit, kur Jani jetonte nė Ēermė me prindėrit. A e dini pėrse kishte ardhur ky palo vėlla i Janit nė Ēermė? Pėr tė marrė ato pak lekė qė Jani kishte nė librezėn e kursimit! Dua t’ju pyes tė dashur miq dhe shokė tė Jani Qehajajt dhe ju tė dashur lexues: A e dini ju se ka edhe palo vėllezėr tė tillė? Mos u ēudisni, ka! Jeta jonė e vėshtirė nėpėr kampet e internimit dhe burgjet e diktaturės sė egėr enveriste na i mėsoi edhe kėto skuta tė pista tė jetės qė ndėrtoi diktatura.

    Po ndonjė rast tipik nga humori apo menēuria e jetės sė pėrditshme nė fermė a mund tė na tregoni?

    Jeta njerėzore edhe nė Ēermė ku banonin tė internuarit politikė por edhe tė internuar ordinerė pėr arsye nga mė tė ndryshmet, vazhdonte. Njerėzit edhe ashtu tė drobitur siē ishin dashuroheshin, martoheshin, lindnin fėmijė, sėmureshin, vdisnin. Njė episod tjetėr nga jeta jonė e pėrditshme nė fermėn e Ēermės ishte edhe menēuria e nėnės sė Odise Collos, dhėndėrit tė Dhimitėr Kotefės, nga Sopiku. Kjo plakė e menēur, gjashtė muaj jetonte nė Ēermė, gjashtė muaj nė fshat. Unė, thosha plaka, me shaka midis nesh, sigurisht, gjashtė muaj rri me ju, pra jam me Odisenė, gjashtė muaj jam nė fshat, pra me kooperativėn, duke nėnkuptuar shtetin. Ajo kur shkonte nė fshat ēelėsat e shtėpisė ia linte hajdutit mė tė rafinuar tė fshatit dhe thoshte: “… moj gra, kur ia le kyēet hajdutit tė fermės, ai nuk ka guxim tė tė vjedhė, sepse nuk do tė turpėrohet faqe fshatit. Se ashtu del se paska hajdutė mė tė zotė se ai. Ja kėshtu kam bėrė unė kaq vjet dhe nuk mė ka humbur gjė kurrė…”.

    vijon nesėr

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:55

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista III

    Flet Asamble Kristo: Reprezaljet e familjes sime pas vdekjes sė Mehmetit dhe Enverit dhe si na persekutonte nipi i Lenka Ēukos

    Ekzekutimi i Miladin Popoviēit dhe si e raportoi Ramiz Alia Enverin nga Prishtina

    Prof.As. Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Nė vijim tė pjesės sė tretė tė intervistės sė vajzės sė ish- anėtarit tė byrosė politike dhe ministrit Pandi Kristo, Asamble Kristos (Vullkanit), zbardhen fakte interesante jo vetėm nga jeta e internimit, por edhe pėr fatin e tė dėrguarve tė Titos nė Shqipėri. Kėshtu, Asambleja rikujton pasazhe nga faktet qė i ka treguar babai i saj pėr Dushan Mugoshėn dhe Miladin Popoviēin, dy nga tė dėrguarit specialė tė Partisė Komuniste Jugosllave, qė kontribuan nė organizimin e lėvizjes komuniste dhe luftėn partizane nė vendin tonė. Kush ishin 2 komunistėt e hierarkisė sė lartė tė PKJ-sė dhe pseudonimet e tyre nė tė dy vendet. Pėrse Pandi Kristo, njė nga udhėheqėsit e komunizmit shqiptar dhe “shok” i tyre, i urrente qė tė dy.

    Si u ekzekutua nė Prishtinė nga njė mėsues kosovar nė vitin 1945 Miladin Popoviē, pikėrisht nė ditėn qė Ramiz Alia nuk lėvizi sė bashku me divizionin e partizanėve shqiptarė, qė u zhvendosėn pėr nė Ferzaj. Egėrsia e nipit-polic tė Lenka Ēukos ndaj familjes Kristo dhe gjithė tė internuarve tė tjerė politikė. Reprezaljet pas vdekjes sė Mehmet Shehut dhe martesa me Robert Vullkanin… kėto dhe mjaft fakte tė tjera interesante, ju rrėfen vajza e vetme e Pandi Kristos nė vijim tė rrėfimit tė saj ekskluziv pėr gazetėn “ Panorama”

    Si e kujtonte babai juaj Miladin Poviēin dhe Dushan Mugoshėn?

    Babai im Pandi Kristo, fliste shpesh se Miladin Popoviēi (i njohur nė Jugosllavi me pseudonimin “Mila” dhe te ne, me atė “Aliu”), njė djalosh i ri nga Mali i Zi, anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Jugosllave, kishte qenė shumė i sėmurė qė para lufte. Ai mė tregonte se “Aliu” gjatė vitit 1938, ishte kuruar pėr sėmundjen e tuberkulozit nė spitalin e Golnikut.

    Po pėr Mugoshėn?

    Dushan Mugosha, i njohur nga komunistėt jugosllavė me pseudonimin “Dusha” dhe nė Shqipėri si “Sala” ose “Ēalamani”, babai im e kujton si njeri tė egėr me prirje terroriste, tė cilat i kishte shfaqur sidomos nė qarkun e Vlorės nė bashkėpunim me Liri Gegėn, me tė cilėn ishin miq tė shpallur. Pandi pėr tė dy nuk kishte simpati, fakt pėr tė cilin u shpreh hapur edhe nė Plenumin e Dytė tė Komitetit Qendror nė Berat, nė Nėntor tė vitit 1944.

    A e dini ju se Popoviē u vra nė Prishtinė me anė tė njė atentati nė zyrėn e tij nė vitin 1945? Ēfarė ju ka treguar babai pėr kėtė ngjarje dhe a kanė pasur gisht nė kėtė ngjarje komunistėt shqiptarė?

    Pas largimit tė M.Popovoēit nga Shqipėria, menjėherė pas pėrfundimeve tė Kongresit tė Pėrmetit, ai nisi kurimin nė Itali nė njė spital tė aleatėve. Mė pas, ai u dėrgua si sekretar i komitetit krahinor tė Kosovės. Gjatė njė dite tė zakonshme pune nė zyrėn e tij hyri njė mėsues kosovar dhe e ekzekutoi. Pėr kėtė rast, babai mė tregonte se u dėrgua njė raport i hollėsishėm nė Komitetin Qendror tė PKSH nė Tiranė, nga komisari i divizionit tonė qė operonte nė Kosovė, Nėnkolonel Ramiz Alia, i cili ditėn qė ndodhi ngjarja e rėndė, ndodhej nė Prishtinė. Ndėrkohė, komandanti i divizionit tonė partizan qė operonte nė Kosovė, kolonel Rahman Parllaku, ndodhej me trupat nė Ferizaj… Kaq mė ka treguar babai pėr kėtė ngjarje, por ai fliste pak dhe sigurisht qė dinte shumė mė shumė.

    Rikthehemi te pjesa mė e vėshtirė e jetės suaj, internimi.Persekucioni dhe dhuna ishin tė dallueshme, apo tė rafinuara?

    Sigurisht, qė ishin tė hapura. Dhuna zhvillohej sipas njė teknologjie tė pėrsosur, ajo kishte kaq vjet qė pėrpunohej e pėrpunohej vazhdimisht. Vetėn nė kėtė drejtim mekanizmat e dhunės nuk lėshonin pe, ndyshe ē’u kuptuam!? Dikur apeli zhvillohej dy herė nė ditė. Pra, njeherė nė mėngjez kur shkonim nė punė dhe njė herė kur ktheheshim nga puna. Por, kur vdiq Enver Hoxha, masat shtėrnguese u shtuan. Kėshtu, urdhėr i prerė ishte: apeli tė zhvillohej tri herė nė ditė. Pra nė mesditė, ne duhej tė bėnim 7 kilometra rrugė mė kėmbė pėr t’u paraqitur nė apel nė qendėr tė sektorit tė fermės dhe po aq kilometra pėr t’u kthyer! Veē kėsaj torture, “vigjilenti” shumė aktiv, operativi i pėrbindshėm Bujar Peza, njė rrugaē i lindur bėri njė riorganizim tė brigadės sonė. Ai e shpėrndau brigadėn, duke i caktuar anėtarėt e saj nė brigada tė tjera nė mėnyrė qė tė krijonte vėshtirėsi sa mė shumė pėr ne dhe tė prishte nė kėtė mėnyrė, mirėkuptimin dhe harmoninė brenda ferrit qė na impononte Sigurimi i Shtetit, atė harmoni qė ne kishim mundur tė krijonim me njėri-tjetrin. Le tė mos harrojmė se nga intrigat e organizuara tė operativit tė Sigurimit tė Shtetit apo personave tė gatshėm tė kėsaj linje, nga kjo brigadė ishin dėnuar dhe ridėnuar mbi 28 burra me burgime tė ndryshme. Dua tė theksoj, se keqtrajtimi ndaj babait dhe meje u programuan sistematikisht, sidomos pas vdekjes sė Enver Hoxhės. Thua se Pandi Kristo, pra babai im, unė apo tė persekutuar tė tjerė, ishim shkaktarė tė vdekjes sė tij tė natyrshme. Dega e Punėve tė Brendshme dhe Komiteti i Partisė tė Lushnjės, organizonin herė pas here me ne tė persekutuarit ose « armiqtė », mbledhje kolektive demaskuese e akuzuese, ku duhej tė merrte pjesė me detyrim i gjithė kolektivi i brigadave tė sektorit tonė. Shpesh nė kėto mbledhje, kritikoheshin dhe akuzoheshin njerėz tė ndryshėm sidomos me prejardhje ballisto-zogiste, por edhe komuniste, tė planifikuar pėr t’u ridėnuar. Nė kėto mbledhje shpeshherė organizoheshin edhe arrestime publike frikėsuese, tė cilat pėrfundonin nė hetuesi e mė pas nė burg. Pėr herė tė parė unė pashė demaskimin e njė plaku fatkeq, qė quhej Stavri Ēavo. Ky ishte njė fshatar mjeran nga minoriteti grek, pa mbrojtje e pa mbėshtetje, madje ai edhe gjuhėn shqipe nuk e fliste mirė. Le tė mos harrojmė se Stavri Ēavoja, kishte kryer njė burgim tė gjatė, afro 25-vjeēar. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa kur Stavri u kthye nė fshatin e tij pas lirimit nga burgu, rastėsisht mėsoi se atė ditė dikush po martohej. Kur i pyeti bashkėfshatarėt e tij, tė cilėt nuk e njohėn se kush ishte ky njeri, se kush po martohej atė ditė, ata i thanė: “...po martohet vajza e Stavri Ēavos. Atėherė i shkreti Stavri, tek po vėshtronte i tronditur nėpėrmjet gardhit dasmėn e sė bijės, vendosi tė mos shkonte nė shtėpi, pėr tė mos prishur ceremoninė e dasmės sė vajzės sė tij, tė cilėn e kishte lėnė nė barkun e s“ėmės, e atė ditė po martohej. A nuk ėshtė ky rast tragjik dhe tronditės pėr tė shkruar njė skenar filmi po aq tronditės ?! Besoj se kjo pyetja ime nuk ka nevojė pėr komente tė tepėrta. Ndėrkaq, nė njė nga kėto mbledhje kaq tė rėnda pėr t’u pėrjetuar, jo vetėm nga ai qė demaskohej, por edhe nga tė tjerėt, u vu nė shėnjestėr i vėllai i gruas sė Heroit tė Popullit, gjeneralit tė talentuar Petrit Dume. Shpėtim Dvorani, kėshtu quhej i kunati i Petrit Dumes. Shpėtimi, falė shkathtėsisė dhe guximit tė tij, shpėtoi paq nga kjo situatė tepėr e rėndė e kėrcėnuese. Sikur tė mos ishte e mjaftueshme qė Shpėtimit i kishin pushkatuar burrin e motrės Petrit Dumen, i kishin futur nė burg mbesėn Besa Dumen, vajza e Petrit Dumes, Mynever Dumen kunatėn e sė motrės, e tė tjerė persona nga kjo familje. Dua tė theksoj me kėtė rast, se intrigat dhe djallėzitė e organeve operative qė merreshin me pėrpunimin dhe degjenerimin e shtresės tė tė pėrndjekurve politikė, shkonin aq larg sa i kundėrvinin njerėzit e tė njėjtit fis apo familjeje ndaj njėri-tjetrit, tė cilat shumė shpesh ishin me pasoja katastrofike. Raste kėsisoj ishin tej mase tė dhimbshme e ngjallnin midis masės tė tė internuarve frikė, ankth, urrejtje, pasiguri, tronditje, pesimizėm etj. Njė rast tipik i kėsaj natyre qė dua ta pėrmend me doemos pėr tė ilustruar atė ē“ka thashė mė lart, ėshtė edhe rasti i tre vllezėrve Mujo (Fatmir, Eqerem, Nevruz). I ngritėn pėrpara tė gjithė kolektivit pėr t’i demaskuar pėr prejardhjen e tyre balliste, dhe se babai dhe xhaxhai i tyre, ishin tė arratisur nė SHBA. Si zakonisht filloi mbledhja. Tė tre vėllezėrit Mujo, ishin pėrgatitur seriozisht pėr atė ēka do tė ndodhte, madje kishin marrė me vete edhe Kushtetutėn e Republikės dhe i vunė me shpatulla pas murit operativin dhe sekretarin e dytė tė Komitetit tė Partisė tė Lushnjės. Akuzat qė ngrinin autoritetet kundėr vėllezėrve Mujo, ishin nga mė banalet psh: “Pse u mėsoni fėmijėve tuaj italisht ? Apo doni qė tė na sulmojė e tė na pushtojė Italia? Apo doni qė tė arratiseni nė perėndim bashkė me kalamajtė tuaj? Pse u mėsoni fmijėve anglisht dhe shikoni programet e huaja televizive, apo pėr tė qenė tė gatshėm pėr t’u bėrė bashkėpunėtorė tė imperialistėve amerikanė...?” Pas kėtij bllofi, nuk u organizuan mė mbledhje demaskuese tė kėsaj natyre ndaj njerėzve tė pėrgatitur e me njė farė shkolle, por gjuanin fakirfukarenjtė si puna e Stavri Ēavos, qė e demaskonin sa herė u duhej njė viktimė, njė inskenim i kėsaj natyre. Njė ditė pra, si kėtė qė u tregova, viktima e radhės ishte pėrsėri Stavri i shkretė. Kur po ktheheshim nė shtėpi pas badėrdisė sė organizuar nga operativi i sigurimit, fėmijėt rrugaēė tė fshatit, tė organizuar mirė e bukur nga regjisori i zakonshėm, e sulmuan plakun e shkretė me gurrė e shkopinj. E po tė mos kishin qenė vllezėrit Kujtim dhe Ridvan Sokoli, vllezėrit e kėngėtares sė njohur korēare Merita Sokoli, e cila ishte martuar me tregtarin e suksesshėm korēar Tika Tezha, fėmijėt do ta kishin linēuar e vrarė me gurė Stavrin e shkretė. Nuk dua tė le pa pėrmendur e denoncuar rastin e hidhur tė familjes sė gjeneral-lejtenantit Zoi Themeli ish zėvendės ministėr i Punėve tė Brendshme dhe anėtar i KQ tė PPSH. Ai,Zoi pra, ishte aq shumė i indoktrinuar dhe i politizuar sa, si rezultat edhe i karakterit tė tij, jo vetėm qė nuk fliste kurrė me babanė tim dhe shokėt e tij tė luftės, por i cilėsonte ata me po ato akuza qė i kishte dėnuar diktatori Enver Hoxha. Pėr mė tepėr, dua tė theksoj, se njėra nga vajzat e tij, ra viktimė, pikėrisht e intrigave qė thurreshin ndaj saj, nga operativi i Sigurimit tė Shtetit dhe njė bashkėpunėtor i tij i pa ndėrgjegjshėm, qė vinte nga shtresa e njė familjeje kolaboracioniste. Kur e morri vesh babai dhe mamaja tragjedinė qė i kishte ndodhur Lidės, vajzės sė Zoi Themelit, sigurisht qė u erdhi shumė keq dhe u pikėlluan pa masė. Nuk kam dashur kurrė tė abuzoj me kėtė rast tė hidhur e fatkeq, tė cilin po e pėrmend pėr herė tė parė, por dua tė denoncoj me forcė dhe tė bėj publik, faktin se vajza e gjeneral Zoi Themelit, u detyrua tė vetėvarrej, pra tė vetėsakrifikohej nė banjėn e shtėpisė me njė tel telefoni, e zhgėnjyer dhe e revoltuar nga keqtrajtimi i tejzgjatur, qė i bėhej asaj dhe familjes sė saj nga mjedisi qė e rrethonte e qė e krijonte me njėmijė intriga Sigurimi i degjeneruar i shtetit. Pra kėto raste tė zymta, sillnin nė mjediset tona njė gjendje tė rėnduar shpirtėrore dhe krijonin premisa pėr skandale e fatkeqėsi tė mėdha dramatike.

    Ēfarė bėnte babai juaj Pandi Kristo nė ditėt e internimit?

    Dua tė pėrmend kėtu se babai, veē minutave tė apelit tė domosdoshėm para tė plotfuqishmit, nuk shfaqej kurrė nė publik. Babai zakonisht, pasi ngrihej herėt nė mėngjes dhe dėgjonte me vėmendje radio Tiranėn, blinte gazetėn “Zėri i Popullit,” tė cilėn e lexonte rregullisht, ai shkonte pėr tė blerė produktet e nevojshme nė dyqan dhe gatuante drekėn ose darkėn. Ai gatuante me shumė gusto gjellė tė shijshme. Ky rit, babait i kishte mbetur zakon qysh nga koha e burgut tė mbretit Zog, ku ēdo gjė e pėrgatisnin vetė.. Siē e pėrmenda shkarazi edhe mė lart, nė fermėn bujqėsore tė Ēermės, na internuan nė 11 maj tė vitit 1983, dmth plot pas 20-vjetėsh qė na kishin dėbuar nga Tirana pėr nė Lushnjė dhe banonim tė detyruar nė kėtė qytet me kėtė status dhe tė padrejtė pėr t’u larguar nga qyteti…

    Si e mėsuat dhe pėrjetuat vetvrasjen e Mehmet Shehut dhe arrestimin e Kadri Hazbiut?

    Pikėrisht, kjo masė na u dha nė kohėn kur ndodhi vetvrasja (tė paktėn ky ėshtė versioni zyrtar i njohur nga ne nė Lushnjė nė atė kohė) e Mehmet Shehut dhe kur si rezultat i kėtij rasti tė pa precedent, u arrestua edhe Kadri Hazbiu. Unė edhe babai e mėsuam mė vonė se mjekėt Zografa Gjika dhe Lefteri Dori, qė pėrmenda me shumė respekt pak mė lart, faktin qė ato i kishin thirrur nė Komitetin e Partisė tė Lushnjės dhe iu kishin bėrė presion tė vazhdueshėm qė tė mos vinin nė shtėpinė tonė e tė vizitonin aq shpesh mamanė time tė sėmurė. Kėto mjeke tė mrekullueshme, nuk iu nėnshtruan asnjėherė presioneve, frikėsimeve tė Komitetit tė Partisė apo tė degės sė Punėve tė Brendshme. Ato dėgjuan zėrin human tė shpirtit tė tyre dhe tė profesionit dhe kanė bėrė detyrėn qytetare nė mėnyrė shembullore.

    Si ju njoftuan pėr internimit nė fermėn bujqėsore tė Ēermės. Thuhet se aty me policinė qė ju mbikqyrte, punonte edhe nipi i Lenka Ēukos… ?
    Herėt nė mėngjes erdhėn punonjėsit e degės sė Punėve tė Brendshme sė bashku me kryetarin e kėshillit tė lagjes dhe na njoftuan urdhėrin, pėr vendimin qė ishte marrė nga Tirana, pėr tė na internuar nė Ēermė. O Zot! Kur do tė merrnin fund vallė persekutimet tona? Nuk ju mjaftoi kėtyre pėrbidshave mė shumė se gjysmė shekulli pėrndjekje? O Zot! Ajo qė ėshtė paradoksale dhe absurde, fatkeqėt e ekzekutivit tė Lushnjės na kėrkonin me forcė qė ne tė firmosnim urdhėrin e internimit dhe tė shpreheshim tekstualisht se e pranonim vetė dhe ishim dakord me kėtė masė tė ēmendur! Sigurisht, ne nuk pranuam kurrsesi ta firmosnim atė dokument tė ndyrė. Megjithatė, na ngritėn me gjithēka (orenditė e pakta shtėpiake, ato pak plaēka qė kishim, doemos drutė e zjarrit dhe lulet) e na fluturuan si zogjtė e korbit drejt e nė fermėn, ku vuanin dėnimin edhe shumė shokė e miqtė tanė. Vendbanimin tonė tė ri, pra ku do tė jetonim, e ndante njė mur i vetėm me dhomėn e tė plotfuqishmit tė fermės, nė mėnyrė qė tė mund tė pėrgjoheshin mė mirė bisedat tona me anėn e aparaturave operative tė inēizim-pėrgjimit. Gjashtė muaj, pas vendosjes sonė nė fermėn e Ēermės, mamaja u sėmur shumė rėndė. Mundėsitė pėr ta ndihmuar ishin minimale, por krijoheshin edhe shumė pengesa tė qėllimshme. Pas disa ditė sorollatjesh nė fshat nga kėto pengesa artificiale e burrokratike, qė na shkaktonin tė ashtuquajturat autoritetet lokale, mundėm mė nė fund tė shkonim nė spitalin e Lushnjės, pėr ta shtruar e kuruar mamanė shumė tė sėmurė. Nė kėto rrethana, mamasė i shėrbeja vetėm unė, sepse ishte e sėmurė shumė rėndė, kurse babanė nuk e lejonin tė vinte nė spital, veēse njė herė nė javė. Nė atė kohė mjek-polic, mjek-pėrbindėsh ishte “nallbani” Andrea Davidhi, nipi i Lenka Ēukos, i cili babanė plakė e tė sėmurė,nuk e lejoi tė rrinte bashkė me mua qoftė edhe disa ēaste mbi kokėn e mamasė,qė pas disa ditėsh vdiq. Historinė e fatkeqėsisė sė saj, e ka treguar me dhimbje edhe babai nė intervistėn qė ju keni bėrė me tė disa vite mė parė dhe tani sė fundi, e keni botuar nė gazetėn “Panorama”.

    Do tė ishte me interes tė na tregonit se si u njohėt me burrin tuaj, Robertin, nėse kjo pyetje nuk ju bezdis e nuk pėrbėn ndonjė sekret?

    Unė Robertin e kam njohur herėt, madje shumė kohė mė parė se ai tė burgosej. Nė kohėn kur ishim liruar nga internimi, rastėsisht takova Robertin nė spital nė Tiranė. Unė nuk kam pėrse ta fsheh, miqėsinė me Robertin e kam ėndėrruar shumė vite mė parė, por do tė duheshin rreth 26 vjet qė kjo ėndėrr tė realizohej. Atė ditė, mė kujtohet se ashtu rastėsisht pas njė bisede elegante e filozofike rreth dashurisė e martesės, Roberti mė tha: “Ku ta gjej unė, pėrshembull, tė marr njė grua, njė shoqe jete si ti, e diēka tjetėr tė kėsaj natyre intime...” Atėhere, unė me shumė sinqeritet e takt i thashė Robertit: “… po ja ku mė ke mua. Mė merr!!!” Kėshtu ishte rasti ynė dhe jam e bindur se ju nuk do tė mė pyesni tani, se ē’ndodhi mė vonė, kur u puthėt pėr herė tė parė etj etj.,apo jo? Pikėrisht pas disa ditėsh apo javėsh ne u fejuam. Por meqenė se, unė punoja nė brigadėn e arave e mbillnim grurė, sojė, misėr foragjer e kur u krijuan tufėzat dhe arėzat, me urdhėr tė Ramiz Alisė, ne kishim edhe ca privilegje tė tjera nė ndarjen e prodhimit. Pėrfitonim fasule, lesh, kurse qumėshtin e merrnim ēdo ditė dhe tė them tė drejtėn merrnim jo pak. Kėshtu, unė isha e detyruar tė vija nė shtėpinė e re, vetėm tė shtunave e tė dielave. Kjo ėshtė historia e martesės sime tė vonuar me shokun tėnd tė fėmijėrisė, me vėllanė e Petrit Vullkanit shokut tjetėr tė fėmijėrisė tėnde, i cili siē e di ti shumė mirė, ėshtė arratisur shumė vite mė parė nė Jugosllavi…

    vijon nesėr

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:58

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista IV

    Flet Asamble Kristo: E urrej Nexhmije Hoxhėn sepse kontribuoi nė shkatėrrimin e fėmijve tė “vipave” tė luftės dhe komunizmit

    Asamble Kristo: “Sipas babait, Enveri donte qė Shqipėria tė sulmohej, por nuk ja varnin”

    Prof.As.Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Nė pjesėm e fundit tė intervistės ekskluzive pėr “Panorama”, vajza e ish-byroistit Pandi Kristo, rrėfen pėr pėrjetimin e tė gjithė tė internuarve pas pushtimit tė Ēekosllavakisė. Shpresat e saj dhe dhjetėra tė tjerėve qė shpresonin se e njėjta gjė do tė ndodhte edhe me Shqipėrinė. Pėrse babai i saj, Pandi Kristo, jo vetėm nuk besonte te njė “ēlirim”, ushtarak i Shqipėrisė nga ēfarėdo shteti. Si e survejonin agjentėt e sigurimit Pandi Kriston dhe peripecitė me dentistin e njohur nė Tiranė, Xhelal Rusin.

    Pėrplasja e nipit tė Themie Thomait pėr familjen Kristo me nipin e Lenka Ēukos, i cili pėrpiqej me ēdo kusht t“i persekutonte edhe pa shkak edhe nė internim…

    Nė muajin gusht tė vitit 1968, ndodhi ndėrhyrja e trupave sovjetike nė Ēekosllovaki, pra kishte ndodhur revolta e quajtur “Pranvera e Pragės“, a kishte ndonjė iluzion babai juaj, Pandi Kristo, pėr ndėrhyrjen e sovjetikėve nė Shqipėri?

    Po jua them qė nė fillim. Babai im nuk ushqente asnjė iluzion pėr diēka tė kėsaj natyre, kurse unė dhe bashkėmoshatarėt e mi, pse ta fsheh, duke dėgjuar fjalė lart e poshtė kisha plot iluzione, pse jo edhe shpresa. Babai nuk ishte njeri aventurier. Pandi Kristoja ishte njeri qė kishte kaluar nėpėr galerat e dy burgjeve, tė regjimeve tė ndryshme, tė mbretit Zog dhe tė diktaturės sė egėr tė Enverit. Mbaj mend, nga analizat e tij, ai kishte dalė nė pėrfundimin se, ulje - ngritjet artificiale tė tensioneve politike dhe ushtarake ishin lojėra dhe dredhi tė njohura tė Enverit. Madje, ai thoshte: “…Shqipėrinė as e ka kėrcėnuar njeri me pushtim, as nuk e kėrcėnon”. “Po pse?”, i thosha unė. E ai mė pėrgjigjej: ” …sepse pėr kėtė ka konventa, ka ligje tė forta ndėrkombėtare, tė cilat nuk lejojnė askėnd tė bėjė shaka tė tilla, qė kanė kosto jo tė vogėl. Enveri kėtė fakt e di shumė mirė”. Nė verėn e vitit 1968, ndodhi qė u sėmur shumė rėndė kunati i babait tim, pra burri i motrės sė Pandi Kristos. Tė dy me babanė u nisėm urgjentisht pėr nė Tiranė. Nė kėtė kohė, si rezultat i kontradiktave tė ashpra ēekosllovako-sovjetike, ku kishte kohė qė po frynin erėrat demokratike, Sekretari i Parė i PK tė Ēekosllovakisė, Aleksandėr Dubēek, ishte thirrur (po pėrdor fjalėn “thirrur” dhe jo ftuar, se kėshtu thoshte babai im) nė njė takim “miqėsor diplomatik” nė pamjen e jashtme shumė paqėsor, nė stacionin hekurudhor “Ējornaja nad Tisoj” (E zeza mbi lumin Tisa), nga Sekretari i Parė i PK tė BS Leonid Brezhnjev, i cili nė fakt nuk ishte takim miqėsor, por takim djallėzor. Pas kėtij takimi tė nivelit tė lartė Ēekosllovakia u pushtua nga trupat e blinduara dhe parashutiste ruse dhe pasojat dihen.

    A kishe vėnė re ti te babai ndjenja shqetėsimi apo euforie?

    Jo. Nuk kisha vėnė re as njė ndryshim nė mėnyrėn e tij tė tė jetuarit. Ato ditė ne vumė re shtimin e njėsive ushtarake nė bregdet, afrimin e tankeve dhe tė artilerisė, e cila vinte nga rruga e Lushnjės. Rezervistėt u thirrėn nė mobilizim ushtarak e tė tjera. Kėto shenja, ne tė rinjve na jepnin shpresa, kurse Pandit jo! Ai thoshte se “… Enverin e njoh mirė unė. Ai ėshtė aventurier, ndėrhyrje ushtarake do, por ja qė nuk ja var kush… Nuk ka njeri interesa ushtarake pėr pushtimin e Shqipėrisė…”.

    Po Ēekosllovakinė pse e pushtuan trupat sovjetike?

    Sipas komenteve qė mė bėnte babai atėherė, i cili ndiqte zhvillimet ndėrkomėtare, kishte disa arsye pėrse u bė ky pushtim. Sė pari, ndryshon shumė puna e Ēekisė me vendin tonė. Ēekia ėshtė shtet qė hynte nė zonėn e pushtimit tė rusėve. Atje, ashtu si nė Gjermaninė Demokratike, Hungari etj., ndodhen trupat ruse, tė komanduara nga mareshali Jakubovski, ka interesa mė tė mėdha kontinentale. Ndaj, sipas babait, BS nuk do tė hapte edhe njė front tjetėr tė tensionuar nė Shqipėri. “Po gjithė kėto trupa qė po vijnė nga Lushnja, o baba kot nuk janė, si thua ti?”. “Sigurisht, qė nuk janė kot. Por, ta thashė edhe njė herė, Enver Hoxha e di se nuk e kėrcėnon kush. Ai e di qė ėshtė jashtė sferės sė interesave tė mėdha. Por, me kėtė rast ai, kontrollon edhe njė herė gjendjen e brendshme, ngre artificialisht tensionin, mat pulsin e organeve tė Punėve tė Brendshme, bėn ca arrestime etj. Kėshtu them unė dhe mė duket se e kam drejt”.

    Ato ditė kur ju me babanė shkuat nė Tiranė pėr tė vizituar burrin e hallės, a vutė re ndonjė simptomė tė re persekutimi?

    Sė pari, unė them se babai im kishte dalė prej kohėsh nga sfera e lartė, por, gjithėsesi, Sigurimi i Shtetit ishte i pranishėm gjithandej dhe ndonjė lėvizje rreth nesh vihej re dukshėm. Nė Tiranė, situata e pėrgjithshme ishte e tensionuar sė tepėrmi. Pandin ato ditė e ndiqnin hap pas hapi agjentėt e Sigurimit tė Shtetit. Lind pyetja, po ne nga e morėm vesh qė Pandin e ndiqnin nga pas me veturė tip “GAZ” tė tipit sovjetik? Ja se si ndodhi qė ne e mėsuam kėtė fakt. Poshtė dritares sė katit tė parė tė shtėpisė tė farmacistit tė njohur Xhelal Rusi, i cili kishte studiuar nė Francė dhe gjuhėn frėnge e fliste me njė elegancė aristokratike tė veēantė, qėndronin agjentėt e Sigurimit tė Shtetit dhe “GAZ”-i i tyre. Pikėrisht mbi kėtė kat, mbi kėto dritare tė Xhelalit, banonte kunati i Pandit, i cili po jetonte ditėt e fundit tė jetės sė tij. Po kush ishte Xhelal Rusi? Ai ishte farmacisti frankofon mė simpatik i Tiranės, i cili kur pinte (se ai pinte mjaft), bėhej edhe mė i lezetshėm, edhe mė simpatik. Familja Rusi ishte e tėra njė familje antifashiste, e lidhur me LANĒ-in. Xhelali, ndonėse e njihte personalisht Enver Hoxhėn dhe i shkonte atij ndonjeherė edhe pėr vizitė, ishte thellėsisht nė shpirt i pakėnaqur nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, ndaj fliste mbarė e prapė me ironi kundėr tij. Skėnder Rusi, agronom me arsim tė lartė, i lauruar jashtė shtetit, partizan dhe antifashist i orėve tė para. Munever Rusi, partizane e Qarkut tė Korēės, bashkėshorte e Irakli Vakėflliut, gjithashtu partizan e veteran i Qarkut tė Korēės, ishin vllai e motra e Xhelalit. Farmacisti hokatar dhe djali i tij kishin pėrballuar njė betejė tė ashpėr familiare me njerėzit e Sigurimit tė Shtetit, sigurisht me urdhėr nga lart. Asllan Rusi ishte sportisti volejbollist mė i talentuar nė Shqipėri. Emrin e tė cilit mban sot pallati lojėrave me dorė nė Tiranė e qė e adhuronte i gjithė kryeqyteti. Xhelali mė duket se ishte martuar me mbesėn e poetit tė madh kombėtar shqiptar Naim Frashėri. Nė kėto rrethana, Xhelal Rusi, i torturuar psikologjikisht nga fakti se njė makinė enigmatike, e cila dallohej qartė se ishte nga ato makinat e Sigurimit tė Shtetit, qendronte poshtė dritareve tė shtėpisė sė tij, prej disa ditėsh, shkoi vetė te makina nė fjalė dhe i u drejtohet agjentėve: “Pse nuk vini tė mė arrestoni se mė plasėt xhanin, keni tre ditė rresht qė po mė torturoni!?”. Oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, tė veshur civilė, u habitėn nga fjalėt e farmacistit tė mirėnjohur dhe i thanė: “...O shoku doktor Xhelali, tė lutemi shumė, ti mos u shqetėso, ne qėndrojmė kėtu jo pėr ty, po pėr Pandi Kriston, kunati i tė cilit banon kėtu mbi ty”. Tė nesėrmen, qysh herėt nė mėngjes, farmacistit mė simpatik tė Tiranės, nuk iu durua, por shkoi drejt e tek e motra e Pandi Kristos, Vangjelia, komshia e tij, e cila punonte te dyqani i vetėm i optikės nė qendėr tė Tiranės dhe i thotė po ato fjalė qė i thanė oficerėt e Sigurimit tė Shtetit.

    A i tha gjė tjetėr doktor Xhelali motrės sė babait tuaj?

    Xhelal Rusi ishte njeriu mė antik dhe mė i ēuditshėm qė kishte Tirana dhe nuk mund tė mos i thoshte Vangjelisė kėto fjalė: “Dėgjo Vangje! Kėta, si frikamanė qė janė, mė duket se kėtė radhė i kanė mbushur brekėt mirė. Radiot thonė se nė Ēeki po bėhet kėrdia. Njė djalė qė quhet Jan Palash, njė student thonė, i vuri zjarrin vetes m“u nė sheshin “Vacllav” nė qendėr tė Pragės. Populli ēek, i priti ushtarėt rusė me demonstrata. Televizionet e huaja thonė se ushtarėt rusė u gjendėn tė habitur kur panė se ēekėt i pritėn me indinjatė. Domethėnė, Vangje ata ishin tė gėnjyer... Ja kėshtu janė punėt...”. Madje, thonė se ca studentė, qė kanė ardhur nga Evropa, paskan parė nė televizionet private, ca harta ushtarake, ku shteti tjetėr, qė ėshtė shėnuar pėr t’u pushtuar nga rusėt qenka Shqipėria. Vangje, kafenetė janė mbushur plot me kalecė dhe i hapin veshėt pėr tė peshkuar ndonjė cironkė se peshqit e mėdhenj i ka gėlltitur ujku me kohė”. Tirana vėrtet ziente, universiteti gjithashtu. Tė gjithė thonė tė shohim ē“do tė ndodhė. Dhe ndodhia mė e pritshme pėr tė ndodhur, ishte dalja me shumė bujė e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nga bashkėsia e Traktatit tė Varshavės. Por, ne me babanė kishim hallin e burrit tė hallės, i cili pas disa ditėsh vdiq. Kėshtu edhe nė raste vdekjesh Sigurimi i Shtetit nuk na u nda.

    Pse flisni me mllef tė papėrmbajtur pėr figurėn e Nexhmije Hoxhės, e cila vite mė parė, ėshtė shprehur aq egėrsisht pėr fėmijėt e tė dėnuarve politikė me prejardhje komuniste, pra pėr fėmijėt e tė dėnuarve politikė brenda llojit, por edhe pėr fėmijėt e klasave tė tjera nga kundėrshtarėt politikė tė monizmit enverist?

    Sigurisht. Mllefi im i ligjshėn ėshtė shprehur edhe pėr kėtė arsye. Mua mė duket ende ēnjerėzor dhe i pėrbindshėm qėndrimi antiligjor i Nexhmije Hoxhės. Ajo nuk ka guximin qytetar edhe sot, pas kaq vitesh, t’i kėrkojė ndjesė dhe falje familjeve tė persekutuara tė ish-luftėtarėve tė LANĒ-it, qė u pushkatuan nga gjyqet e egra dhe tė falsifikuara tė diktaturės enveriste, ēka pėrgjegjėsi jo tė vogėl mban edhe shprehėsja e deklaratave tė mė sipėrme, apo nxitėsja e njė genocidi “sui generis”, ala Nexhmije Hoxha e frymėzuar nga burri i saj “i dashur dhe udhėheqėsi i pavdekshėm Enver Hoxha”. Dua tė tė them se mllefi apo zemėrimi im dhe i brezit tim, ėshtė minimal ose asgjė nė krahasim me fatkeqėsitė qė i ka shkaktuar ajo, burri i saj dhe sahanlėpirėsve tė tij, shokėve dhe shoqeve tė mia tė qindra kuadrove tė PKSH, ushtrisė, ministrive, FDSH, BRPSH, Sindikatave apo Bashkimeve Profesionale, intelektualėve pa parti, Universitetit dhe Shkollave tė Larta etj. Si mund tė mos ia kujtoj unė Nexhmije Hoxhės, fėmijėt e vegjėl tė ish-shokėve tė saj tė Luftės. Tė gjeneralėve, ministrave, anėtarėve tė Byrosė Politike apo tė KQ tė PKSH e PPSH tė sakatuar, tė pushkatur pas shpine pa gjyq, apo tė burgosur, tė syrgjynosur kampeve e burgjeve ose tė internuar pa afate kohore, madje, tė internuar deri edhe gjysmė shekulli, skutave tė Shqipėrisė!? Jo, kurrėn e kurrės! Unė dhe brezi im, brezi qė humbi jo vetėm prindėrit, por shpesh humbi edhe jetėn, rininė, shkollimin, gėzimin, lodrat, dashurinė dhe pėrkėdheljet prindėrore, dashurinė dhe gėzimet e jetės, buzėqeshjen e ēiltėr, komunikimin e lirė qytetar dhe atė social etj. Si mund tė harrojmė ne vdekjet makabre tė shokėve dhe shoqeve tona nė kampe, burgje, miniera, nė kėneta, nėpėr hetuesira etj. A do tė mė falnin mua vallė sot, po tė mos i pėrmendja fėmijėt e gjeneral Dali Ndreut, tė kolonel Islam Radovickės, tė gjeneral Hulusi Spahiut, vajzėn e bukur tė vetėsakrifikuar tė Biserka dhe gjeneral Zoi Themelit, vajzėn e mrekullushme tė anėtares sė Byrosė Politike, Liri Belishova dhe ministrit tė Bujqėsisė, Maqo Ēomo, qė vdiq nė spitalin onkologjik tė Tiranės, pa ia lėnė t’ėmėn pranė t’i jepte njė gotė ujė, sepse i ati ndodhej i burgosur nė burgun e Burelit. Po gjashtė fėmijėt e Koēi Xoxes, tė Bedri Spahiut, tė Tuk Jakovės, tė tre “Heroj tė Popullit”, tė gjeneralit tė talentuar Vaskė Gjino, djemtė e gjeneralit Muhamet Prodani “Hero i Popullit”. Fėmijėt e ministrit tė Tregtisė, Kiēo Ngjela, tė gjeneralit tė mrekullueshėm Abaz Fejzo, tė “Heroit tė Popullit”, tė gjeneralit Sadik Bekteshi, njėri nga themeluesit e PKSH, tė gjeneralit Arif Hasko, tė anėtarit tė KQ tė PPSH, gjeneralit Halim Ramohito, fėmijėt e kolonelit trim e historian Dilaver Radėshi. Vajzat e mrekullueshme tė “Heroit tė Popullit” gjeneralit tė talentuar, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dume. Fėmijėt e “Heroit tė Popullit”, gjeneralit pasionant Hito Ēako, tė gjeneralit tė urtė “Heroit tė Popullit” anėtar i KQ tė PPSH, Rahman Parllaku, tė ministrit tė Mbrojtjes, anėtarit tė Byrosė Politike, gjeneral-kolonel Beqir Balluku, tė ministrit tė Industrisė e Minierave, anėtarit tė Byrosė Politike Koēo Theodhosi, tė anėtarit tė Byrosė Politike dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, Abdyl Kėllezi, drejtorit tė uzinės tė pėrpunimit tė thellė tė naftės, Andrea Manēo. Fėmijėt ende tė parritur tė ixhinierėve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Naftės e Gazit “Heroit tė Punės Socialiste” Lipe Nashi, Beqir Aliaj, Koēo Plaku, Petraq Xhaxhka, Spiro Konomi, Enriko Veizi, Dhimitėr Stefa etj. Fėmijėt e parritur tė gjeneralit Gjin Marku dhe tė kuadrit tė mrekullueshėm dhe mikut tė babait tim, Xhavid Qesja, tė veteranit komunist Koēo Tashko, gjeneralit Panajot Plaku, kryetar i Komisionit Shtetėror tė Gjeologji-Minierave, antarėve tė KQ tė PPSH: Todi Lubonja, Fadil Paērami, Manol Konomi, Teodor Heba etj. Fėmijėt e Kadri Hazbiut, ministėr i Punėve tė Brendshme dhe anėtar i Byrosė Politike njė djalė i tė cilit u vetėhodh nė erė me dinamit. Feēor Shehut, Elhami Hado, vajzat e mira tė komandantit tė aviacionit shqiptar, Edip Ohrit, djemtė e mirė e tė talentuar tė Kryeministrir tė Shqipėrisė Mehmet Shehu, fėmijėt e kryetruprojės tė Mehmet Shehu, burrit tė urtė Gani Kodra, Iliaz Ahmetit, Peēo Kagjinit, kolonelit Pandeli Varezi, Dhimitėr Kotefa, gjeneralit Halim Xhelos, ekonomistit Fehmi Frashėri, gjeneralit Mihallaq Ziēishti, ministrit tė Shėndetėsisė Llambi Ziēishti, inxhinierit tė talentuar Miēo Veshi, mjeku me pėrvojė Miēo Konomi e shumė tė tjerė. Jam e bindur se pėr arsye se ka kaluar shumė kohė, me siguri duhet tė kem harruar shumė shokė, shoqe dhe miq tė mi, tė cilėve u kėrkoj ndjesė paraprakisht. Kjo listė do tė zgjatej pa fund, nėse do tė bėhej njė listė e pėrpiktė. Ja, kjo ėshtė arsyeja qė unė flas me mllef e zemėratė pėr “ish-zonjėn e parė tė vendit”, pasardhėsen e denjė tė burrit tė saj diktator.

    A pati nga agjentėt, qė iu survejonin apo kuadro, te tė cilėt ju paraqiteshit, me sjellje dhe karakter tė mirė?

    Po, sigurisht qė pati. Pėr shembull, shefi i ri i sektorit Petraq Tashi, i cili ishte nipi i Themije Thomait, e qė ishte diametralisht i kundėrt mė nipin e Lenka Ēukos. Petraqi ishte i pari njeri qė ngriti zėrin qė tė gjithė punonjėsit e brigadave tė arave tė paguhen njėlloj. Kjo ra si bombė te punėtorėt e padėnuar tė brigadave tė tjera, tė cilėt ishin mėsuar tė paguheshin mė shumė nga puna jonė, tė cilėn deri atėherė nuk na i paguanin. Pse? Sepse ekzistonte parimi qė tė internuarit politikė tė mos paguheshin mė shumė se punėtorėt e lirė. Me kėtė rast, operativi i sigurimit, Bujar Peza, u bė si bishė, por i nipi i ministres sė Bujqėsisė as nuk e ēau kokėn fare. Kur operativ Bujar Peza e pa se nuk po e thyente dot ballazi pėrgjegjėsin e sektorit, atėherė vuri nė veprim truket provokative tė arsenalit “luftarak” tė Sigurimit tė Shtetit. Dha ja se ē“ndodhi! Nė sektorin tonė kishin sjellė njė vajzė tė pėrdalė, tė quajtur S.V. Kėto lloj vajzash mbeteshin gjithmonė kontigjente tė gatshme tė policive dhe tė Sigurimit tė Shtetit, tė paktėn ky ishte mendimi edhe i sigurimsave. Nė kėto kushte, operativi e instrukton S.V., t’i futej shefit tė sektorit pėr ta provokuar si mashkull e tė hynte nė marrėdhėnie intime, meqenėse Petraqi ishte i ri dhe i bukur. Por Bujar Pezės i ngeli sharra nė gozhdė, sepse S.V. jo vetėm qė nuk pranoi tė binte nė grackėn e operativit tė Sigurimit tė Shtetit, por edhe e raportoi atė te shefi i sektorit. Me kėtė rast, Petraqi, shefi i sektorit tonė, e ndėshkoi rėndė operativin pa iu bėrė vonė fare, duke ia pushuar tė fejuarėn nga puna.

    Pse po e vė kėtė fakt nė kėto kujtime?

    Sepse midis atyre qė na persekutonin si skllevėr kishte edhe njerėz tė mirė, madje njerėz me zemėr tė madhe e qė u vinte keq pėr vuajtjet tona dhe tė prindėrve tanė. Pra, nė kundėrshtim me karakterin e nipit tė Lenka Ēukos, i cili, siē e theksova ishte mjek me shpirt polici, nipi i ministres sė Bujqėsisė ishte jo vetėm njeri i ndershėm dhe parimor, por edhe njeri i drejtė, qė nuk ia hante tė drejtėn punėtorėve qofshin ata edhe tė internuar. Pas kėsaj, ne u paguam mė shumė, si pas punės qė bėnim.


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 01:00

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Pandi Kristo deshmon per historine

    Asamble Kristo Vullkani, e bija e Pandi Kristos: Nga shtėpia nė njė oborr me Enver Hoxhėn, nė internim, nė Ēermė

    Pse u arrestua Pandi Kristo, vitet e burgut dhe jeta nė Lushnjė.

    “Koēi Xoxe tentoi tė vetėvritej, preu damarėt nė burg”


    Nga vila ngjitur me atė tė Enver Hoxhės me tė cilėn ndante tė njėjtin oborr, Pandi Kristo u burgos e mė pas jetoi si i dėbuar nė Lushnjė e Ēermė deri nė vitet ’90. Si u dėnua grupi i parė i komunistėve tė Korēės, nga frika se mos Hoxha e pėsonte vetė, e tregon e bija e Kristos, Asamble Vullkani.

    Askush nuk e zgjedh vetė emrin e tij. Asamblesė nuk patėn mundėsi t’ia zgjidhnin as prindėrit. Jo se ndėrhyri ndonjė hallė a teze e ngjitur, por sepse Partia u gjend aty, nė shtėpinė e saj, pikėrisht nė ditėn e tretė tė lindjes. Ditė kur, sipas traditės korēare (ndofta edhe mė gjerė), fėmija pagėzohej me emėr. I ati i saj, Pandi Kristo, ishte njė nga themeltarėt dhe anėtarėt e parė tė Partisė Komuniste, kėshtu qė, pėrveēse nuk duhet tė bėnte zė, duhet edhe ta pėlqente emrin qė Enver Hoxha i zgjodhi pėr tė bijėn. Nėse jeta e tyre do tė kishte shkuar fjollė, me siguri qė punėn e emrit nuk do ta kishin pėrmendur gjatė pėrveēse si pjesė tė bisedave tė qeshura nė rrethe miqsh. Por ngjarjet morėn krejt tjetėr drejtim… Mė shpejt edhe nga ē’mund ta priste (sepse tė gjithė bashkėpunėtorėt e afėrt tė Enver Hoxhės njė frikė nė vete e kishin prezent gjithnjė) u degdis burgjeve e internimeve pėr shumė vite. Aq sa emrin e tė bijės mund ta sillte vetėm ndėrmend, sepse aty pėrreth shtėpisė, pėr ta thirrur kur i duhej, nuk e kishte. Tė ishte ca mė e re kur doli nga internimi pas viteve ’90, Asambleja, vajza e vetme e Pandi Kristos, edhe mund tė kishte menduar ta ndryshonte, por nuk e bėri. Duke pranuar kėshtu fatin e parashkruar, tė cilin sot pranon ta rrėfejė…

    Diku, nė njė intervistė tė mėparshme, historia e emrit tuaj ėshtė pėrmendur, por meqė ka qenė e treguar nga tė tretė, mund edhe tė ketė pasur gabime… Si ėshtė e vėrteta?

    Emri:  pandi-kristo-e-madhe.jpg

Shikime: 5874

Madhėsia:  42.6 KB
    Pandi Kristo me tė bijėn, Asamblenė

    E kam lexuar atėherė kur ėshtė pėrmendur dhe, nė fakt po, ka pasur disa pasaktėsi. Thelbi ėshtė po ai, qė emrin tim e ka vendosur Enver Hoxha, po nė rrethana ca mė tė ndryshme nga ato qė janė shkruar. Siē mė ka treguar babai, ditėn e tretė tė lindjes sime, kohė kur vihej edhe emri i fėmijės sipas disa zakoneve tė vendit nga vinim, pat ardhur pėr tė uruar nė shtėpi Enver Hoxha me Koēi Xoxen. Me kėtė rast, pra pėr vėnien e emrit, ime gjyshe kishte bėrė edhe njė ėmbėlsirė tipike qė bėjnė nė Korēė pėr tė tilla gėzime. Meqenėse Enveri e dinte se pėr ē’rast pėrdorej ajo ėmbėlsirė, pyeti “si ia keni vėnė emrin?”. Babai i pat thėnė se nuk e kishin gjetur ende. Ime mė pas lindjes sime nuk ishte nė kushte tė mira shėndetėsore dhe nuk kishin menduar asgjė. Epo, meqė ėshtė kėshtu, tha emrin do t’ia vini Asamble. Kuvendi Popullor vazhdonte tė quhej Asamble atėherė. Asnjėrit prej familjarėve nuk u kishte pėlqyer, sidomos gjyshes qė ishte bėrė pishman pse shėrbeu atė ėmbėlsirė, por natyrisht qė nuk mund tė kundėrshtonte kush.

    Nė ē’vit keni lindur?

    Nė 1945-n.

    Mirė emrin qė jua vunė, por tė paktėn tė kishte zgjatur edhe ca vite koha e artė e babait. Nė ’47-n ėshtė arrestuar, apo jo?

    Tri vite pas lindjes sime. Sinjalet mund tė kenė qenė tė dukshme ndoshta qė nė ’47-n, por ėshtė burgosur nė ’48-n.

    Emri:  kristo-pandi1.jpg

Shikime: 6571

Madhėsia:  62.0 KB
    Pandi Kristo me familjen e tij

    Pas prishjes sė marrėdhėnies me Jugosllavinė…

    Po, ky ishte edhe motivi qė nė fakt nuk besoj tė vinte direkt prej Enver Hoxhės, por prej Rusisė. Por duke qenė se ai ishte i frikėsuar se masat mund tė merreshin edhe ndaj tij, i rregulloi punėt qė t’u binte barra tė tjerėve. Babai asokohe ishte kryetar i Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit, pra nuk ishte i pėrfshirė politikisht sa ē’mund tė ishin anėtarė tė tjerė tė Byrosė. As qė e priste se mund tė dėnohej. Vjen e kėrkon njė ditė Spiro Koleka e i thotė tė kėrkon ambasadori rus nė takim pėr tė sqaruar disa biseda qė ke bėrė me Koēi Xoxen. Ideja ishte qė tė dy kėta ishin spiunė tė jugosllavit. E vėrteta ėshtė qė Enveri sulmoi pikėrisht kėta tė parėt, sepse donte tė eliminonte si fillim grupin e komunistėve tė Korēės qė tė ngelej vetė. Siē nė fakt bėri. Sotir Vullkani, njė nga miqtė e babait, ai i cili i dha zanat dhe e pėrfshiu edhe nė parti, nuk u dėnua menjėherė pas kėsaj ngjarjeje. Pat takuar Enverin mė vonė e i kishte thėnė Kristo dhe Xoxe nuk bėnin politikėn e shtetit, nėse ėshtė pėr t’u ndėrruar le tė ndėrrohet e gjithė Byroja. Ai s’i pranoi kėto fjalė dhe mori masa edhe ndaj tij mė vonė.
    Mė kujtohet qė i thashė babait kur doli nga burgu, “pse nuk ikėt, pse nuk u arratisėt?”. “Po ta bėnim, tha, konfirmonim atė pėr tė cilėn na akuzuan, qė ishim vėrtet bashkėpunėtorė tė jugosllavėve”.

    Ju keni qenė shumė e vogėl, por a kujtoni ndonjė gjė nga burgosja e babait? Ku e ēuan?

    Si fillim e ēuan te burgu i vjetėr i Tiranės, ku ėshtė sot, te “Mine Peza”. Pas kėsaj e ēuan nė Burrel, e rikthyen sėrish dhe e lanė pėr 7 vite nė Tiranė, pastaj pėrsėri nė Burrel.
    Pra, nė kohėn kur ka qenė kėtu, unė kam qenė 3 deri nė 10 vjeē. Kam kujtime po, sepse atėherė lejohej qė t’i ēoheshin ushqime pėrditė. Kur vinte gjyshja nga Korēa e gatuante, shkoja ia ēoja unė. Pėr ta takuar lejohej vetėm njė herė nė javė, por ushqim mund tė lije edhe pėrditė. Nė vendin e takimeve kishte dy hekura dhe njė oficer qė vėzhgonte. Nė rast se qėllonte i mirė, mė lejonte edhe ta pėrqafoja, por edhe kėto ishin momente frike pėr mua.
    Pse? Si ju dukej?
    Mė dukej sikur po tė rrija afėr tij, po tė mė pėrqafonte e tė mė mbante aty, nuk do mė lejonin mė tė kthehesha tek ime mė. As mund ta parafytyroni kėtė ndjesi nė ambientet e burgut, isha fare e vogėl.
    Ju ndėrkaq si jetonit? Ku?
    Unė me mamanė jetoja me xhaxhain dhe hallėn te shtėpia e tyre, diku nė fund tė Rrugės sė Kavajės, qė atė kohė konsiderohej fundi i qytetit.
    Mė parė ku kishit jetuar?
    Nė njė oborr me Enver Hoxhėn. Madje kam shkuar edhe e kam parė mė vonė. Ishte ngjitur me vilėn e tij dhe i binte tė ishte mbrapa asaj tė Hysni Kapos, por oborri ynė me tė tijin ishte njė.
    Ē’ju ka treguar babai pėr kohėt e burgut?
    Ai nuk ishte njeri qė fliste shumė, nuk para thoshte shumė gjėra. Tregonte episode tė vogla, pėr shembull, kur i ēuan me kamion nga Tirana nė Burrel, ishte me Musine Kokalarin e me tė tjerė.
    Pse i bėnin kėto lėvizje, ēfarė thoshte?
    Nė kohėn e transferimit nga Tirana, ishte Konferenca e Tiranės, ku u ngrit Bedri Spahiu e kėrkoi rehabilitim tė figurės sė Koēi Xoxes e Pandi Kristos. Pas tij u ngritėn dhe zėra tė tjerė qė binin mbi Enverin e qė normalisht u dėnuan.
    Megjithatė, babai juaj shpėtoi nė njėfarė mėnyre, ndryshe nga Xoxe…
    Mė tregonte qė, nė kohėt e para, 6 muaj qėndruan nė disa vila s’di se ku, nė dhoma tė veēuara u ēohej madje edhe ushqimi nga Hotel Dajti, siē duket prisnin ende udhėzimet nga Moska, pėr tė vepruar si vijoi. Por edhe mė pas nė qeli, pa u dhėnė dėnimi pėrfundimtar, roja qė rrinte nė qelinė e tij i pat thėnė “hajt se ti shpėtove”, kishte dėgjuar si duket qė do pushkatohej vetėm njėri.
    Po me Xoxen kishin pasur mė mundėsi komunikimi?
    Pėrveēse pėrmes njė vrime tė murit tė birucės, ku ai i kishte dėrguar njė letėr tė vogėl, vetėm pėr t’i thėnė qė ishte ai ngjitur me tė, jo. Nė gjyqet qė bėheshin, shiheshin nė distancė, por babai dinte qė Koēi kishte pėrgatitur argumentet e tij mbrojtėse ndaj akuzave qė do t’i bėheshin, por qė s’u lejua t’i thotė asnjėherė. As qė i shkonte mendja se do tė mund tė pushkatohej, por sapo e nuhati, pati prerė damarėt. Pas tentativės sė tij pėr vetėvrasje u vunė dhe nga njė oficer nėpėr qeli, si dhe u hoqėn ēdo mjet tė mundshėm qė mund tė ishte i rrezikshėm.

    Po nė Burrel keni shkuar ta takoni?

    Emri:  koçi-xoxe-në-gjyq.jpg

Shikime: 8704

Madhėsia:  56.0 KB
    Koēi Xoxe nė gjyq

    Kam shkuar, po. Shkoja me xhaxhanė, po edhe atėherė e vogėl kam qenė. Mė kujtohet qė i ēonim thasė me qymyr, patate apo qepė, sepse duhet tė gatuante. Janė disa skena qesharake tani, sepse xhaxhai, aq i lodhur sa ishte nga ngritja e thasėve nė krah, mė dukej sikur do t’i kėputej koka dhe unė qė nuk kisha hallin e tij, por vuaja me vete faktin qė s’do kisha me kė tė kthehesha nė Tiranė. Pritjet pėr ta takuar nė Burrel ishin tė tmerrshme, duhet tė rrinim me orė tė tėra nė shi e nė borė pėr ta takuar. Aq sa mė vonė, familjarėt e tė burgosurve sajuan njė kasolle qė tė paktėn tė mbroheshin nga shiu e nga tė ftohtit. Atje, gjatė takimeve, tė dėnuarit ndaheshin nė grupe, tė dėnuarit politikė veē, hajdutėt veē. Kėta tė fundit ishin mė tė privilegjuar se armiqtė e popullit.
    Sa vite zgjati kjo situatė?
    Deri sa e nxorėn nga burgu mė ’63-shin, kur na transferuan pastaj nė Lushnjė, kohė kur unė sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe nuk m’u dha e drejta e shkollės sė lartė.
    Me atė gjendje qė ishte, s’besoj as qė ta pretendonit…
    Nė fakt, e kisha njė shpresė, sado qė babai mė thoshte tė hiqja dorė. Por ’63-shi nuk ka qenė kohė e ashpėr lufte klasash. Pėr mė tepėr qė unė isha nė dijeni se disa shokė tė mitė, gjithashtu me familjarė tė burgosur, kishin arritur ta fitonin. Madje, njė vit pėrpara meje, e bija e Tuk Jakovės qė ishte pushkatuar, e kishte marrė tė drejtėn e studimit, sado qė i shkoi edhe mė keq mė vonė. E penguan tė merrte njeriun qė donte dhe ajo pati rrjedhė edhe mė tė keqe jete, sepse s’arriti dot ta pranojė asnjėherė kėtė gjė. Gjithsesi… rasti i asaj kishte qenė shpresė, sado qė babai mė tha: “unė dola gjallė nga burgu, nuk ta japin tė drejtėn e studimit. Asaj ia dhanė vetėm pse i vranė tė atin”.
    Meqė ju ēuan nė qytetin e Lushnjės e jo nė zona tė tjera tė njohura pėr internime nė kėtė vend, ma do mendja qė nuk ju kanė trajtuar keq…
    Jo, dhe nė fakt unė ia them gjithnjė kėtė gjė kujtdo qė takoj. Dėgjoj ankesa, me tė drejtė, pa fund, por ne jo. Pėrveē banorėve tė Lushnjės qė kishin respekt e silleshin shumė mirė, edhe kur lindte nevoja pėr shėrbime tė tjera siē ishin ato spitalore, kishim gjithnjė gatishmėrinė e mjekėve. Aq sa mė bėnte ēudi kur mė thoshte ndonjė doktor shko nė shtėpi pa merak, po pati nėna ose babi komplikacione gjatė natės, vij edhe nė shtėpi i shoh.
    Por edhe kjo nuk zgjati deri nė fund.
    Pse ēfarė ndodhi tjetėr?
    Pas vdekjes sė Mehmet Shehut na transferuan nė Ēermė, sepse menduan qė deri nė atė kohė na kishte pėrkrahur Mehmeti me Kadri Hazbiun pėr tė pasur njė farė jetese mė tė mirė nga tė dėbuarit e tjerė. Nė fakt, dėgjohej shpesh nga njerėz tė ndryshėm “pse e mbani Pandin aty?!”.
    Ju ndėrkaq ēfarė bėnit? Apo si tė gjithė punėtorėt e Ēermės…
    Aty pėrfundova, po sidomos pas betimit tė Enver Hoxhės qė kisha pėr tė punuar gjithė jetėn me kazmė.
    Pse u betua? Ē’ndodhi?
    Po unė me mendjen time, njė nga herėt kur shkova te halla nė Tiranė, bėra njė letėr tė cilėn ua dėrgova tė dyve, Mehmetit dhe Enverit. I shkruaja pėr historinė e familjes komuniste dhe sepse kishim pėrfunduar kėshtu. Nė mos shkollė, tė paktėn tė kisha mundėsi tė bėja njė kurs qė tė merresha me diēka ndryshe nga punėtorėt e krahut.
    A u konsultuat me babanė pėrpara se tė nisnit letrėn?
    Jo, po ta bėja, nuk do tė mė kishte lejuar.
    Prandaj pyeta… si reaguan pas letrės?
    S’mė erdhi asnjė pėrgjigje, por pėrsėri halla e dha sinjalin tė mos bėja zė. Ajo punonte nė okulistikė, ku kishte shkuar pėr vizitė sekretarja e Enverit, Vangjeli Sotiradhi. Ajo e kishte ruajtur letrėn time pėr t’ia dhėnė nė njė moment, kur ai ishte me humor tė mirė. Po pa mbėrritur ky moment, kishte shkuar nė zyrė Mehmet Shehu e i kishte thėnė “shih ē’letėr mė ka dėrguar e bija e Pandi Kristos, shoku Enver”. Ai ishte nxehur, kishte marrė vesh qė letra i kishte shkuar edhe atij e kishte thėnė “u bė ajo tė mė tregojė mua se ēfarė duhet tė bėj. Po tė mos ishte vajzė, do kishte shkuar nė burg”. Pas kėsaj mė thirrėn nė komitet partie e mė komunikuan se me urdhėr tė shokut Enver do punoja vetėm punėtore kazme.
    A qe vdekja e Enverit ndonjė rreze drite pėr ju? Si e komentoi babai?
    Kujtoj qė ma patėn thėnė si nėn zė pėrpara se tė ndodhte. Si duket sa ishte sėmurur. Ia thashė tim eti, por mė tha qė mund tė ta kenė thėnė pėr provokim, prandaj mos bėj zė me askėnd. Nė fakt s’kishte qenė ashtu, sepse pak kohė mė pas vdiq. Ditėn e vdekjes, ne qė ishim nė grupin e tė internuarve, ulnim kokėn pėr tė fshehur gėzimin nė fakt, sepse pėr tė qarė nuk bėhej fjalė.
    Pastaj gjėrat u lehtėsuan vetiu…
    Ramizi i lehtėsoi gjėrat po, u duk njė frymė ndryshimi qė filloi tė na jepte shpresė.
    Nė fakt erdhi koha, jo Ramizi, por sidoqoftė, juve ju kishte mbetur edhe pak kohė aty pėr tė menduar kaq gjatė…
    Sigurisht qė e solli koha ndryshimin, ne vetėm sa ndoqėm tė tjerėt. E kam takuar Ramizin vite mė vonė e i jam prezantuar: Jam e bija e Pandi Kristos. Pa mė thėnė asnjė fjalė tjetėr, menjėherė reagoi i inatosur: “E mirė, ato ishin bindjet e mia atėherė”.
    Ju e krijuat familjen tuaj vite mė vonė… nga mbiemri qė keni sot, duket qė ėshtė familje po korēare ajo qė e bėri babanė pjesė tė partisė…
    Po, u martova me tė birin e Sotir Vullkanit, Robertin. Ishim njohur shumė vite pėrpara ’90-s pėr t’u ritakuar pas 26 vitesh, kur ai doli nga burgu. Edhe familja e tij, siē ju thashė, kishte pasur tė njėjtin fat.

    ANI JAUPAJ

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 16:33
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  4. Vito Kapo dėshmon pėr historinė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •