Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pandi Kristo deshmon per historine

    Gjergj Titani

    Pėr herė tė parė “Panorama” ka mundur tė sigurojė rrėfimin e dėshmitarit tė shumė ngjrjeve historike. Bashkėbisedimi me Pandi Kriston, personalitet i lartė i PKSH-sė dhe Shtetit shqiptar, u zhvillua nė Tiranė, nė shtėpinė e dhėndėrrit tė tij, Robert Vullkani, ku ishte i detyruar tė banonte, kur u lirua nga internimi, pasi shteti demokratik shqiptar nuk i dha kurrė shtėpi.

    Regjimi, pėr tė cilin luftoi, e vuri nė shėnjestėr pėr ta likuiduar Pandi Kriston, duke e radhitur atė nė grupin e Koēi Xoxes, dėnuar pėr “veprimtari armiqėsore”. Pėr 42 vjet me radhė, do tė endej burgjeve tė diktaturės dhe internimeve tė njėpasnjėshme, deri kur u rrėzua pėrgjithmonė komunizmi, nė vitet “90-tė. Intervista ėshtė realizuar nė vitet 1992-1993 dhe me kalimin e viteve, ėshtė plotėsuar, sipas kujtimeve dhe arkivit familjar tė vajzės sė Pandit, Asamble Kristo (Vullkani), motrės, veterane e Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare, dhėndėrrit tė tij, Robert Vullkani dhe kujtimeve tė bashkėkohėsve tė shumtė. Ja rrėfimi i Pandi Kristos.

    Mund tė kujtoni ato qė kanė ndodhur me ju gjatė kėtyre 54 vjetėve?

    Po, sigurisht. Duke qėndruar larg tė gjitha deklarimeve boshe, do tė doja tė bashkėbisedoja me lexuesit, nėse do tė kishte interes. Unė kam mbi gjysmė shekulli qė nuk kam pasur mundėsinė tė komunikoj me bashkėkohėsit e mi dhe brezin mė tė ri, pėr atė qė ka ndodhur gjatė kėtyre viteve. Gjithsesi, kur nuk ke folur kaq gjatė, ndjen se ke jo vetėm dėshirė pėr tė folur, por do tė flasėsh pikėrisht, atė ē“ėshtė mė thelbėsorja. Nė kėtė moshė, dėshiroj tė bisedoj jo pėr politikė, por pėr atė qė ėshtė mė thelbėsore, pėr historinė e jetės sime dhe tė shumė personaliteteve tė kėtij vendi, tė dhembshme sigurisht, sepse unė dhe brezi im, por edhe tė tjerėt para nesh, nuk kanė bėrė pak pėr tė gėzuar atė qė mundėm tė krijojmė. Rruga ishte e gjatė, e mundimshme, e mbushur plot me suksese e gabime qė do tė mundohem me sinqeritet t’ua rifreskoj bashkėmoshatarėve tė mi dhe t’ua tregoj, ashtu siē kanė ndodhur, jo ashtu siē janė shtrembėruar tė vėrtetat, gjė e cila ka ndodhur jo rrallė. Unė kam lindur nė qytetin e Korēės, nė kohėn e vėshtirė tė Luftės sė Parė Botėrore, atėherė, kur luheshin fatet e ekzistencės kombėtare. Ato vite ishin tė mbushura plot anarki dhe Shqipėria ishte e pushtuar nga austro-hungarezėt dhe serbėt nė veri, nga italianėt nė jug, nga francezėt dhe grekėt nė krahinat juglindore. Shteti i brishtė shqiptar, i shpallur nga plaku i Vlorės, Iasmail Qemali, po rrezikohej tė shpėrbėhej. Gjithsesi, situatat u krijuan tė atilla qė Shqipėria shpėtoi, ashtu e dobėt, e varfėr, anarkike dhe pa qeveri.

    Ku ratė nė kontakt me idetė komuniste?

    Me idetė komuniste rashė nė kontakt nė Korēė, krej natyrshėm. Nė dyqanin e Sotir Vullkanit, ku u pajtova si shegert, kishin depėrtuar prej kohėsh idetė punėtore tė majta, qė mė pas, u shndėrruan nė ide social-demokrate. Siē thoshte Sotiri, kėto ide ishin futur me kohė nga njė grup udhėheqėsish social-demokratė serbė.

    Si njė nga anėtarėt e vjetėr dhe mė pas, drejtues i Grupit Komunist tė Korēės, si dhe kur u krijua ky grup?

    Nė ato vite unė punoja si ndihmės mjeshtėr nė dyqanin e Sotir Vullkanit. Mbaj mend, se Sotiri mė ka thėnė, aty nga muaji prill i vitit 1928, paralel me GKK, me bėrthamė nga prejardhja jonė punėtore e qytetare, ishte krijuar edhe njė grup tjetėr komunist, thuajse me tė njejtin program dhe statut si tonin e vepronte kryesisht nė rrethet intelektuale. Nė tė bėnin pjesė: Todi Maliqi, student nė mjeksi, i cili kishte rėnė nė kontakt me idetė komuniste qė nė universitet. Ky ishte dhe drejtues i kėtij grupi. Anėtarė tė tjerė tė tij ishin: Naun Stralla, inxhinier, Vasil Balli, pronar i fabrikės sė lėkurėve, Vaskė Mani, Anastas Plasari, Koēo Jakova, Dhimitėr Fallo, Sotir Gurra, e ndonjė tjetėr, qė mua nuk mė kujtohet, sepse qysh atėherė kanė kaluar 70 vjet. Kėta shokė kanė bėrė disa mbledhje jashtė qytetit, nė natyrė, nė kodrėn e Shėn Ilisė, hartuan programin dhe statutin, i mirėfaktuan rregullisht kėto dokumente dhe i groposėn, diku nė njė trung peme, qė e quajtėn “trungu i pėmės sė grupit”. Me kalimin e viteve, ky grup komunist, i pajisur me kulturė teorike mjaft tė mirė, pėrbėhej nga intelektualė dhe studentė tė ardhur kryesisht nga universitete tė huaja, por duke mos pasur bazė tė gjerė nė klasėn punėtore dhe shtresat qytetare, u shkri nė grupin tonė. Pranė GKK-sė u afruan shumė intelektualė demokratė antimonarkistė dhe antifashistė, qė e urrenin ndėrhyrjen e forcave fashiste nė Republikėn e Spanjės, zgjerimin e nazizmit nė Gjermani dhe militarizmit japonez. Kėta, sė bashku me ne, e urrenin sinqerisht krijimin e boshtit antikomitern Berlin-Romė-Tokio. Doemos, qė ne urrenim edhe futjen e Rumanisė, Bullgarisė dhe Hungarisė nė pėrkrahje tė kėtij boshti. Intelektualėt mė tė shquar, qė u renditėn pėrkrah nesh, ishin Kristo Kono, muzikant i shquar, Kristaq Cepa, arsimtar i respektuar, Manol Konomi, jurist me kulturė tė madhe, e tė tjerė. Mė pas, u antarėsuan nė GKK, nė vitet 30-tė e mė tej, shumė njerėz tė shquar si: Kiēo Kasapi, Kostika Kulla, Demir Pojani, Stavri Themeli, Esat Molla, Kiēo Nedelli, LLambi Dishnica, Stefo Grabocka, Miēo Simo, Mina Uēi, Kleopatra Maliqi, Ollga Mitrushi, Maku (Mandi Koci), Nasi e Llazi Mitrushi, Petro, Misto e Dhimitėr Treska, vėllezrit Shamblli, Teni Konomi, Vaskė Treska, Mihallaq Gjinikasi, Pirro Tėrpo, Nesti Kerenxhi, Teni, Dhori dhe Ilektra Samsuri, Raqi Kerenxhi, Lefteri Gjoka, Vaskė Gjino, Peēo Nedelli, Bardhyl Pojani, Stavri e Nasi Kostallari dhe shumė e shumė tė tjerė. Sigurisht, tė gjithė kėta tė rinj, drejtoheshin nga bėrthama fillestare dhe e pėrhershme e GKK-sė: Sotir Vullkani, Koēi Xoxe, Miha Lako, Koēo Tashko, Pilo e Gaqo Peristeri. Mė kujtohet, se nė kėto vite, sasia numerike e GKK-sė, arriti mbi 120-150 vetė. Nė kėto kushte, krijuam bėrthamėn tonė nė Pogradec, me shokėt Nuēi Tira, Koli dhe Pirro Gusho, Llazi Mėngri, Llazi Angjeli, Myfit Guxholli, e tė tjerė. Nė Bilisht e Devoll, me shokun tonė tė vjetėr Kaēani, emri i tė cilit nuk mė kujtohet mirė, Lefter Lakrorin, Janaq Karapataqin, Fuat Babanin, Jorgo Plaku, Maqo Ēomo, e tė tjerė. Nė Ersekė, me Josif Pashkon, Mitraq Vodicėn, Ēome Vodica, Xhaferr Lubonja, Ilmi Selenica, Bexhet Selenica, Sulo Kozeli, Skėndėr Selenica e tė tjerė. Nė Kuēovė, veteranin Nafuz Lazen. Nė Berat, Gjin Marku, Koli Myzeqari, vėllezėrit Salabandra, e tė tjerė. Nė Fier, Sokrat Bufi, Muzafer Trebeshina, etj. Nė Durrės, Sotir Vullkanin, Abaz Kondin, Telat Nogėn, Sotir Nogėn, Nako Spirun. Nė Tiranė, grupi ynė krijoi njė bėrthamė tė fuqishme komuniste, me Anastas Lulėn, Sadik Prenten, Ilo Pandukun, Pali Tėrrovėn, Xhavit Qesen, Kristo Frashėrin, Neki Ēakėrrin, e shumė tė tjerė, tė cilėt mė pas, u shkėputėn prej nesh dhe, fillimisht, krijuan njė fraksion tė GKK-sė e mė pas, si rezultat i punė sonė tė dobėt, u ndanė si fraksion mė vete.

    Po ju kur u pranuat nė radhėt e Grupit Komunist tė Korcės ?

    Mbnaj mend, se nė fillimet e themelimit tė GKK-sė, nuk ishte fort e lehtė pjesėmarrja, por edhe rregullat qė vendosėm mė pas, ende nuk ekzistonin. Nė fillimet e vitit 1930, Sotir Vullkani mė ka komunikuar se isha pranuar nė Grup qė nga themelimi i tij, ē’ka nuk pėrputhet plotėsisht me atė qė ka thėnė Enver Hoxha nė librin «Kur Lindi Partia», sepse, ne kishim Kryesinė e grupit, e cila i respektonte rregullat e rotacionit me rigorozitet, ku kanė qenė si kryetar Sotiri, Koēi Xoxe, Miha Lako e Koēo Tashko,i cili kishte sekretarin e Celulės sė Parė Komuniste, Nesti Gambeta, e tė tjerė. Pėrveē tė tjersh, grupi graduaklisht, krijoi njė bazė tė mirė botimesh, pėrkthimesh, njė arkiv tė pasur fotografik.

    Shumė fotografi tė asaj kohe, tė njė kualiteti pėr t’u pasur zili. A mund tė na thoni se kush i ka realizuar ato?

    Thuajse tė gjitha fotot qė kanė mbetur nga kėto aktivitete tė paharruara, por edhe nga aktivitete tė njė rėndėsie tė madhe pėr historinė kombėtare, i ka realizuar me shumė pasion e nivel tė lartė artistik, shoku ynė Mandi Koēi, anėtar i vjetėr i GKK-sė, aktivist dhe antifashist i orėve tė para, i cili, ndonėse i sėmurė rėndė, u dėnua 25 vjet burg politik. Teknika e GKK-sė, (kam parasysh atė tė botimeve dhe fotoarkivin), dhe mė vonė ajo e PKSH-sė, ishte vendosur me shumė kujdes nė laboratorin e mirėnjohur «MAK», nė qendėr tė Korēės. Mandi Koēi, pasi studioi fillimisht nė Beograd, e mė pas nė Moskė, u bė operatori i parė shqiptar i filmit tė parė artistik shqiptar «Tana». Ai punoi thuajse tė gjithė dokumentarėt artistikė dhe kronikalė shqiptarė, nė bashkėpunim me regjisorin e talentuar sovjetik, Ilia Kopalin. Gruaja e tij, Roza Koēi, ishte bashkautore e tė parit fjalor shqip- rusisht. Duhet thėnė se Maku, Mandi Koēi, ka njė vajzė nė Rusi, qė jam i bindur se nuk e njeh tė gjithė tragjedinė qė ka pėsuar i ati. Mandi Koci, pėr veprimtarinė e tij tė shquar antifashiste, u internua nė Porto Romano, sė bashku me Pėllumb Dishnicėn, Todi Maliqin, Mit’hat Frashėrin, Zai Fundon, Manol Konomin, Stefo Grabockėn, Safet Butkėn, Mina Uēin, Reshit Collakun, Sadik Bekteshin, Qazim Kapisyzin, Spiro Shalėsin, e tė tjerė. Ky artist, me shpirt tė madh human, u lirua nga internimi vetėm kur kapitulloi Italia fashiste, me ndėrhyrjen e posacme pranė Vatikanit, tė personalitetit tė madh shqiptar, Eqerem Ēabej. Ky personalitet i fuqishėm i artit fotografik dhe kinematografik shqiptar, personalitet i shquar i LANC-it, qė unė pa ngurim do ta krahasoja si nxėnės tė denjė tė fotografėve tė mėdhenj shqiptarė, si Marubi, Sotiri, Burda, Sulidhi, e tė tjerė, ėshtė lėnė nė harresė. Ai vdiq mė 23 mars tė vitit 1986, kur u lirua nga burgu, nė njė gjendje tė mjeruar e katastrofike shėndetėsore, e ē’njerėzisht u braktis nė njė azil mjeran tė Tiranės, deri sa ndėrroi jetė.

    Si veteran i Lėvizjes Komuniste Shqiptare, ē’mund tė na thoni pėr Grupin Komunist tė tė Rinjve, sepse deri mė sot, problemi i kėtij Grupi, ėshtė trajtuar njėanshmėrisht dhe ėshtė trajtuar pa asnjė oponencė tė trajtimit alternativ?

    Grupi Komunist i tė Rinjve, i cili nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė fraksion i bukur dhe alternativė e GKK-sė, me qendėr nė Tiranė, kryesisht nė shkollėn e mesme teknike amerikane “Hari Fulc”, kishte grumbulluar rreth vetes shumė simpatizantė tė rinj dhe tė reja tė kryeqytetit dhe qyteteve tė tjera si: Durrėsi, Vlora, Shkodra, Fieri, Elbasani, Kruja, Dibra etj. Ky grup komunist, kisht programin dhe statutin e vet, i cili nuk ndryshonte shumė nga statute dhe programe tė grupeve tė tjera. Ai dėnonte idetė fashiste dhe naziste dhe luftonte me tė gjitha forcat, qė kėto ide, tė mos pėrhapeshin kurrsesi nė vendin tonė. Pėrbėrja e tij intelektuale dhe klasore ishte shumė e mirė, sepse nxėnėsit e shkollės teknike amerikane tė Tiranės, ishin nga familje me prejardhje punėtore, intelektuale dhe atdhetare. Ata kishin nė gjirin e tyre anėtarė qė njihnin disa gjuhė tė huaja dhe lexonin literaturė pėrparimtare dhe demokatike. Veprimtaria e tij komuniste dhe antifashiste, shumė shpejt u shtri nė tė gjithė vendin dhe me pushtimin e Shqipėrisė, mė 7 prill 1939, ata u inkuadruan totalisht nė LANĒ. Morėn pjesė nė revoltat dhe demonstratat e para antifashiste, njėlloj si tė gjithė anėtarėt e grupeve komuniste, nė mos mė shumė, dhe mė ashpėr se tė tjerėt. Nga gjiri i kėtyre anėtarėve, tė cilėt mundėn tė shpėtojnė gjallė deri nė ditėt tona, kanė dalė intelektualė tė mirėfilltė tė fuqishėm, por duhet theksuar se nga masat represive tė PKSH-sė kundėr kėtij grupi, janė asgjėsuar, pėrveē kryetarėve tė tij, njė sasi e jashtėzakonshme, me gjyq dhe pas shpine, anėtarėsh dhe simpatizantėsh tė Grupit tė tė Rinjve. Ėshtė pėr tė ardhur keq se, unė si komunist i vjetėr, por i represuar, qė nga viti 1948, nuk kam mundur tė shfaq mendimin tim pozitiv, tė paktėn pėr reabilitimin moral dhe real tė kėtij segmenti shumė simpatik tė lėvizjes komuniste shqiptare. Pėr mė keq akoma, nga aktiviteti i ashpėr sektar i Dushan Mugoshės dhe Liri Gegės, anėtarėt e simpatizantėt e kėtij grupi, shumė nga gabimet fillestare tė PKSH-sė nuk i pranuan si vendime tė mirėfillta, qė duheshin zbatuar rigorozisht. Nė kushtet e pushtimit fashist tė vendit, u godit grupi fraksionist i Vlorės, qė drejtohej nė atė kohė nga Pali Tėrrova, pėrveē Anastas Lulės dhe Sadik Premtes, qė ishin kryetarė tė tij. Nė aktivitetin e kėtij grupi ėshtė pėrfshirė dhe dėnuar nga PKSH-ja edhe Jorgo Plaku, nxėnės i shkėlqyer i shkollės teknike amerikane dhe njėri nga ilegalėt e parė nė Shqipėri.

    Kush ndikoi nė goditjen e mėvonshme tė Grupit tė tė Rinjve?

    Kėta tė rinj, tė shkathėt, tė zellshėm dhe me shumė kulturė, u quajtėn Grupi Komunist i tė Rinjėve, i cili, mund tė them me plot bindj, se si rezultat i qėndrimeve tona sektare, por me ndėrhyrjen e jugosllavėve, ėshtė dėnuar padrejtėsisht nga PKSH-ja. Ky qrup kishte mendime dhe programe alternative komuniste dhe pranoi vullnetarisht, me plot sinqeritet, tė bashkohej nė PKSH dhe LANĒ. Por, sidomos Miladin Popoviēi, Dushan Mugosha dhe Enveri, por edhe ne tė tjerėt, mbajmė pėrgjegjsi mė tė rėndė pėr luftėn e heshtur, tė rėndė dhe tė hapur qė ju shpall kėtij grupi. Unė, fillimisht, nuk e kuptoja luftėn e papajtuar dhe pa princip qė i bėhej kėtij grupi, sidomos kur shikoja qė shumė nga anėtarėt e tij ishin shokėt tanė, komunistė po aq tė vendosur, sa edhe ne. Sot, kur mbi supet e mija rėndojnė 80 vjet plot pėrpjekje, luftė, por edhe 25 vjet persekucion personal e familjar, them se shumė ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me historinė e lėvizjes komuniste e punėtore shqiptare e tė PKSH-sė e PPSH-sė, e cila ishte parti nė pushtet dhe e vetme, problemet e saj janė tė barasvlefshme me problemet e historisė sė vendit tė asaj periudhe, duhen riparė nė themel dhe duhen rishkruar nga historianė specialistė. Nuk ėshtė si sot, qė u zyrtarizua pluralizmi dhe partitė politike nuk kanė atė autoritet qė gėzonte dhe ushtronte PKSH e PPSH, nė kohėn e sundimit tė tyre. E them kėtė, pa asnjė hezitim, sepse pėrvoja ime e gjatė dhe pėrjetimet e mija tė persekucionit tė vėshtirė, mė kanė nxjerrė nė kėto konkluzione.


    Pandi Kristo, nga lufta nė pranga

    Pandi Kristo, u lind nė Korēė mė 29 korrik 1914, nė njė familje punėtore me ndjenja atdhetare. Arsimin fillor dhe atė unik e mori nė vendlindje, por pėr arsye ekonomike tė vėshtira, nuk e vazhdoi mė tej shkollimin, por bėri ēmos qė vėllai dhe motrat e tij, tė shkolloheshin mė sė miri. Shumė i ri u fut nė punė, si kėpucar nė punishten e Sotir Vullkanit, themelues i Grupit Komunist tė Korēės dhe mė pas nė punėtorinė “Titan”, qendėr e rėndėsishme e GKK-sė. Pandi Kristos, shumė shpejt i ranė hallet e jetės dhe tė familjes mbi shpatulla, pėr t’i zgjidhur ato, por kuptoi edhe problemet sociale qė kishte shoqėria shqiptare. Ai ka marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet kulturore, revoltat dhe demonstratat qė organizonte shoqėria “Puna” kundėr regjimit dhe revoltat e GKK-sė, kundėr pushtuesve fashistė, si njė nga drejtuesit kryesorė tė GKK-sė. Nė janarin e vitit 1938, nė gjyqin kundėr komunistėve, qė u zhvillua nė Tiranė, u dėnua dhe u burgos nė Mbrezhdan tė Beratit. Kur qėndrimi nė qytet iu bė i pamundur, doli nė mal dhe me krijimin e Shtabit tė Qarkut tė Korēės, u emėrua komisar i tij. Nė Konferencėn e parė tė vendit, qė u organizua nė Labinot, nė muajin mars tė vitit 1943, zgjidhet anėtar i KQ tė PKSH-sė. Ndėrsa, nė Kongresin e Parė Antifashist, qė u mblodh nė Pėrmet, mė 24 maj tė vitit 1944, u zgjodh anėtar i kryesisė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacional-Clirimitar. Nė kėtė kohė, zėvendėson Bedri Spahiun, nė detyrėn e komisarit tė Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr-Pėrmet- Tepelenė-Mallakastėr. Nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH, qė u mblodh nė tetor tė vitit 1944, u zgjodh anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PKSH dhe emėrohet edhe shef i Shėrbimit tė Fshehtė Informativ. Menjėherė, pas clirimit tė plotė tė vendit, emėrohet Sekretar Politik i Komitetit Qarkor tė Partisė nė zonėn Tiranė-Durrės (1945), mandej transferohet pranė aparatit tė KQ tė PKSH-sė. Nė vitin 1946-1947 caktohet kryetar i Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit dhe nė vitin 1948 ministėr pa Portofol. Nė Plenumin e 11-tė tė KQ tė PKSH-sė, merren masa tė rėnda partie dhe administrative dhe nė Kongresin e Parė tė PKSH-sė, kritikohet dhe akuzohet, sė bashku me Koci Xoxen dhe grupin e tij, pėr veprimtarinė agjenturore projugosllave, antishqiptare dhe antisovjetike, e tė tjera. Pėrjashtohet nga Byroja Politike, KQ i PKSH dhe Partia. Mė 28 nėntor tė vitit 1948, arrestohet nė Selinė e KQ, mandej hetohet, gjykohet dhe dėnohet me 20 vjet heqje lirie. Dėnimin e ka kryer nė Tiranė, nė Burgun e Vjetėr, nė Burgun e Ri, nė atė tė Artizanatit dhe nė Burrel. Nė tetor tė vitit 1963 u lirua nga burgu i Burrelit dhe jetoi nė qytetin e Lushnjės, si i dėbuar ushtroi profesionin e kėpucarit. Nė vitin 1991, me shpėrndarjen e Komisionit famėkeq tė Dėbim-Internimeve, u kthye nė Tiranė. Ai ishte deputet i Kuvendit Popullor nė legjislaturėn e parė, pėr qytetin e Korēės. Ėshtė dekoruar me shumė urdhėra dhe medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, por ende, i parehabilituar. Vdiq nė Tiranė, mė 2 tetor tė vitit 1994.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kristo: Enveri eliminoi Niko Xoxin dhe Taqo Plakun

    Gjergj Titani

    "Panorama» vazhdon tė botojė kujtimet e Pandi Kristos, lėnė dorėshkrim pak pėrpara se tė ndėrronte jetė. Nė numrin e sotėm tė saj, Kristo dėshmon pėr tė tjera ndodhi nė Partinė Komuniste Shqiptare gjatė luftės. Interesant ėshtė eliminimi i Niko Xoxit dhe Taqo Plakut, dy ish-komunistė tė vjetėr, anėtarė tė Grupit Komunist tė Korēės.

    Pėrsėri ai rrėfen se si Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha ishin «kėmbėkryq» nė PKSH dhe thurnin sė bashku me Enverin prapaskenat e eliminimit tė revolucionarėve qė kundėrshtonin idetė e tyre. Akuza mė e rėndė e Pandi Kristos ėshtė se nėpėrmjet fakteve ai e quan Enver Hoxhėn shpifės dhe mburravec tė paskrupullt, dhe uzurpator tė PKSH-sė. Sipas tij, Enver Hoxha, profesoruc qė s’ja varte njeri, dhe qė aksidentalisht u gjend nė mbledhjen e PKSH, nuk ishte epiqendra e botės. «Ai, ndoshta pėr neglizhencėn tonė tė pafalshme dhe gabimet trashanike tė kryetarit tė GKK, Koēo Tashko, i cili kishte njė afeksion tė pashpjegueshėm pėr kėtė njeri, qė pėr ironi tė fatit, duke shfrytėzuar tė gjitha rastet dhe mundėsitė qė i dha koha na shkatėrroi tė gjithėve, duke e futur edhe K. Tashkon nė burg e internuar pėr njė kohė tė gjatė dhe i rrėmbeu nga duart klasės punėtore shqiptare partinė e vet», shkruan Pandi Kristo nė kujtimet ekskluzive. Ja vazhdimi i tregimeve tė tij.

    Pėr shumė shqiptarė ka mbetur enigmė likuidimi fizik i Niko Xoxit, njėrit prej anėtarėve mė aktivė tė GKK, i cili kaloi nė kryesinė e Grupit Komunist tė Shkodrės, si e kujtoni ju kėtė rast interesant dhe tė mistershėm?

    Niko Xoxi ishte njė punėtor-pronar kėpucar, siē ishin shumė prej anėtarėve tė grupit tonė. Niko kishte njė kulturė marksiste fillestare tė mjaftueshme, ishte i shkathėt, organizator aktiv dhe me mendime tepėr racionale tė pavarura. Me kujtohet, qė ky luftėtar i ēėshtjes komuniste ishte shok i vjetėr i bėrthamės drejtuese tė GKK. Ai nuk ndahej nga Sotir Vullkani, Miha Lako, Pilo Peristeri dhe ne tė tjerėt. Niko kishte disa arsye tė fuqishme qė e bėnė tė ndahej me grupin tonė. Ky komunist kėmbėngulte se para zgjerimit tė lėvizjes komuniste dhe punėtore duhet tė ishin krijuar kuadrot e aftė teorikisht dhe me aftėsi organizative drejtuese, e pastaj tė merrej pėrsipėr drejtimi i klasės punėtore dhe shtabit tė saj drejtues, PKSH-sė. A nuk kishte tė drejtė Niko Xoxi me kėtė ide tė tij? Sigurisht qė po. Atėherė, pėr hir tė kujt ky kuadėr, kaq i vyer dhe me pėrvojė revolucionare, disavjeēare, u likuidua? Megjithėse ishte i martuar e me dy fėmijė, e zhvendosi aktivitetin e tij nė Grupin Komunist tė Shkodrės. Me tė mbėrritur nė Shkodėr, Niko jo vetėm u aktivizua nė mėnyrė tė vrullshme, por atje e zgjodhėn edhe nė kryesinė e Grupit. Nė gjyqin kundėr komunistėve, nė fillim tė vitit 1939, nė tė cilin u gjukova e u dėnova edhe unė, ishte edhe Niko Xoxi, qė u dėnua dhe u dėrgua nė Mbrezhdan tė Beratit. Duhet thėnė se qėndrimi i Nikos, jo vetėm nė hetuesi, por edhe para arrestimit ishte dinjitoz. Menjėherė sapo dolėm nga burgu i Mbrezhdanit, Niko, Zef Mala, e shumė tė tjerė, u arrestuan nga policia e fshehtė italiane dhe u internuan nė Ventotene tė Italisė. Fatkeqėsia mė e madhe, pėr kėtė pionier tė lėvizjes komuniste shqiptare, ishte se, sipas njė vendimi tė vjetėr dhe tė fshehtė tė KQ tė PKSH, iu organizua njė atentat dhe u likuidua fizikisht nė Korēė, si element arkeomarksist, spiun, e armik i partisė. Kjo vrasje makabėr, u realizua me porosinė dhe kėmbėnguljen e Miladin Popoviēit, Dushan Mugoshės dhe Enver Hoxhės, tė cilėt drejtonin tė vetėm punėn e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste, nė Tiranė. Duke e njohur mirė Niko Xoxin, gjithmonė kam menduar se pėrse ky qėndrim ndaj tij? Pse ky sektarizėm kaq ekstrem ndaj njė komunisti si ai? Po kėshtu i njėjti qėndrim ėshtė mbajtur edhe me punėtorin rrobaqepės Taqo Plaku, me origjinė nga Hoēishti, veteran i lėvizjes komuniste shqiptare. Taqo Plaku u vra me atentat tė organizuar nga njė njėsit gueril i Korēės, pėrpara derės sė shtėpisė sė tij, pėr tė njėjtat akuza si edhe Niko, duke lėnė jetime dy vajza, qė jetuan, u rritėn dhe jetuan nėn ndrydhjen e kėsaj vrasjeje tepėr tė padrejtė. Kėto metoda terroriste pėr likuidimin e kuadrove revolucionarė dhe shokėve tė njė ideali, pavarėsisht se nga ē“qytet e krahinė ishin ata, apo kujt Grupi komunist i pėrkisnin deri nė ardhjen e grupit jugosllav pranė PKSH, nuk kishte patur asnjė lloj praktike tė tillė. Ky dėm i madh, qė e ndoqi hap pas hapi zhvillimin e lėvizjes komuniste shqiptare dhe LANĒ, erdhi si rezultat i formave dhe metodave bizantine ballkanase tė importuara nga PKJ, por edhe nga qėndrimet subjektive tė pėrfaqėsuesve jugosllavė nė pėrgjithėsi, e Miladin Popoviēit e Dushan Mugoshės, nė veēanti. Ndaj, unė nuk jam kurrė nė njė mendje me ato qė shkruan Enver Hoxha nė librin “Kur Lindi Partia”, sepse pėr ambiciet e tij dhe komplekset e inferioritetit Enveri dhe Miladini, shumė shokėt tanė qė pėrmenda mė lart i vė nė njė radhė me elementė armiq si Zef Ndoja e ndonjė tjetėr, ē’ka ėshtė e pafalshme.

    Si e pritėt ju nė Korēė ditėn e 8 nėntorit 1941, qė pėrkon me krijimin e PKSH?

    Ne mezi po e prisnim lajmin e formimit tė Partisė. Ato ditė, Koēi Xoxe, ish-nėnkryetar i GKK, ndodhej se bashku me ne pėr tė organizuar tė vetmen demonstratė antifashiste qė do tė shėnonte pagėzimin e parė luftarak tė PKSH-sė, qė pritej tė formohej nga ēasti nė ēast. Mė 8 nėntor 1941, nė qendėr tė qytetit, nėn hundėn e pushtuesve, shpėrtheu e fuqishme demonstrata e organizuar nga komunistėt. Le tė mos harrojmė qė njė ditė mė parė, pra mė 7 nėntor tė po atij viti, ishte dita pėrkujtimore e Revolucionit Socialist tė Tetorit, ndaj policia sekrete fashiste dhe spiunėt e gatshėm vendas po nuhasnin gjthēka qė bėnim ne. Ndėrkohė, qė nė Tiranė kishte filluar mbledhja themeluese, nė qytetin e Korēės, ne, me nė krye Koēi Xoxen, tė pajisur me parulla patriotike dhe flamurin kombėtar nė krye, shpėrthyem nė bulevardin qendror nga monumenti i Luftėtarit Kombėtar drejt monumentit tė Themistokli Gėrmenjit. Nė qendėr tė demonstruesve ishte Koci Bako dhe Muharrem Butka, i cili simbolikisht, i veshur me njė gunė tė zezė tė bukur qė pėrfaqėsonte popullin patriot, mbante nė dorė flamurin e demonstruesve. Pikėrisht atje, ku ndodhej monumenti i luftėtarit tė shquar, rilindasit Themistokli Gėrmenji, u krye pėrplasja me forcat e milicisė fashiste. Nga kjo pėrplasje, u vra komunisti i vjetėr Koci Bako, dėshmor i parė e «Heroi i Popullit», dhe u plagos rėndė flamurmbajtėsi Muharrem Butka. Nė demonstratė merrnin pjesė gjerėsisht punėtorė, fshatarė, studentė, qytetarė tė ndryshėm tė revoltuar, qė protestonin kundėr pushtuesit dhe nė tė njėjtėn kohė kremtonin themelimin e PKSH. Menjėherė, unė dhe shokėt e tjerė bėmė ē“mos pėr tėrheqjen e trupit tė Koci Bakos dhe njėsiti gueril i drejtuar nga djaloshi me origjinė nga Dardha e Korēės, gjenerali i ardhshėm, Vaskė Gjino dhe nxėnėsit e shkollės teknike; Dino Kalenja «Hero i Popullit», Abaz Fejzo, gjeneral i ardhshėm i ushtrisė popullore e plotėsuan me sukses kėtė detyrė. Motra ime, Vangjeli Tona (Kristo), sė bashku me nėnėn time, dhanė njė ndihmesė tė veēantė duke e mbushur shtėpinė plot me pjesėmarrės demonstrues, kryesisht studentė, tė cilėt nuk mund tė ktheheshin nė shtėpitė apo konviktet e tyre. Me marrjen e masave pėr mbylljen e demonstratės Koēi Xoxe, si delegat i GKK nė mbledhjen themeluese tė PKSH, u nis me sihariqin se populli i Korēės i dha njė mėsim tė mirė pushtuesve. Tė gjitha mburrjet e tjera, qė shpif nė mėnyrė tė paskrupullt Enver Hoxha, janė tė pavėrteta dhe trillime. Sikur ky profesoruc, qė s’ja varte njeri dhe aksidentalisht u gjend nė mbledhjen tonė, ishte epiqendra e kėtij shtabi. Enver Hoxha, ndoshta pėr neglizhencėn tonė tė pafalshme dhe gabimet trashanike tė kryetarit tė GKK, Koēo Tashko, i cili kishte njė afeksion tė pashpjegueshėm pėr kėtė njeri, qė pėr ironi tė fatit, duke shfrytėzuar tė gjitha rastet dhe mundėsitė qė i dha koha, na shkatėrroi tė gjithėve, duke e futur edhe K. Tashkon nė burg e internuar pėr njė kohė tė gjatė dhe i rrėmbeu nga duart klasės punėtore shqiptare partinė e vet.

    Ē’mund tė na thoni pėr konsultėn e parė tė aktivit tė PKSH, e cila u mblodh nė Tiranė nga 12-14 prill tė vitit 1942?

    Ishte i domosdoshėm njė aktiv kėshillimor nė shkallė vendi, pasi Miladini me Enverin, sidomos pas arrestimit tė Koēi Xoxes dhe njė grupi tė madh veteranėsh tė PKSH-sė ishte mėse i domosdoshėm. Po bėhej njė kohė e gjatė rreth 5-mujore qė ishte formuar Partia Komuniste. Ishin krijuar ēetat e para tė armatosura dhe njėsitet e fuqishme guerile nėpėr qytete. Duheshin ricikluar detyra tė reja lufte dhe organet drejtuese tė partisė. Njė nga detyrat kryesore tė kėsaj konsulte tė parė tė aktivit tė PKSH-sė ishte zgjedhja e anėtarėve tė rinj. Kėta ishin: Ymer Dishnica dhe Nako Spiru. Mė kot ankohet Enveri nė materialet dokumentare tė kėsaj konference pėr Gjin Markun dhe Bedri Spahiun, tė cilėt kishin ndezur flakė Skraparin dhe Zonėn e Parė Operative, Vlorė-Gjirokastėr dhe pėrlesheshin fyt mė fyt me pushtuesit. Gjin Marku, kishte ngritur nė kėmbė Skraparin, nahijen e Beratit, Fierin, Kuēovėn dhe Lushnjėn, duke pasur rreth vetes luftėtarė tė mrekullueshėm pėr ēėshtjen e atdheut si; Karahman Yllin, xha Hysen Zaloshnjen, Skėnder Malindin, Hysen Rogun, Neshat Hysin, Sokrat Bufin, Nafuz Lazen e tė tjerė, kurse Enver Hoxha, kapardisej nėpėr bazat ilegale nė Tiranė dhe akuzonte se nuk kishte shkuar nė konsultėn e partisė. Po tė braktiste Gjin Marku luftėn, atėherė pėrse mblidhej aktivi i PKSH-sė? Bedri Spahiu, i ndihmuar fuqimisht nga patriotėt e Kurveleshit, Labėrisė, Vlorės e Pėrmetit, si: Islam Radovicka, Shefqet Peēi, Abaz Shehu, Dashnor Mamaqi, Hajrulla Muhametaj, e tė tjerė, kishte organizuar luftėn e armatosur nė Qarkun e Gjirokastrės dhe tė Vlorės pėrfshi, Tepelenė, Pėrmet e Mallakastėr, kurse Enveri si tė ishte supremi dhe sekretari i pėrgjithshėm i PKSH, qė drejtonte kėtė luftė tė madhe, lėshonte rrufet e perėndisė Mars, nga Olimpi i Tiranės, sikur kėto ngjarje tė kishin ndodhur sot, ndėrkohė qė kishte kaluar plot gjysmė shekulli. Dhe mė e keqja ėshtė se kėto dokrra, jo vetėm qė i besonte ai qė i trillonte, por i besonte e gjithė PPSH-ja. Qėllimi kryesor i konsultės ishte ēuarja deri nė fund e idesė sė spastrimit tė PKSH-sė nga elementėt e padėshirueshėm tė Miladinit dhe Enverit, nė njė kohė qė Koēi Xoxe dhe shumė shokė kryesorė tė udhėheqjes sė PKSH ndodheshin nė burg. Duhet theksuar se Grupi i tė Rinjve kishte bazat e tij tė rėndėsishme nė qytetin e Tiranės, Korēės, Vlorės, Beratit e tė tjerė. Pėr shembull, shkolla teknike e Korēės ishte plotėsisht nėn ndikimin e kėtij grupi, madje Anastas Lula, me sa mbaj mend unė, ka qenė strehuar pėr vite tė tėra nė shtėpinė e Vangjo Vangjelit, njė intelektual korrekt dhe i mirė korēar. Ai vetėm pėr faktin qė nė shtėpinė e tij kishte tė strehuar Anastas Lulėn dhe shokė tė tjerė tė Grupit tė tė Rinjve ėshtė parė me sy tė dyshimtė. Gjithashtu, Neki Ēakėrrin, ndryshe e thėrrisnin me psedonimin “Vangjo”, pėr faktin se e zonja e shtėpisė Frosina Karapanēo, nuk e shqiptonte dot kėtė emėr. Gjithsesi, tė dy kėta djem dhe dhjetėra tė tjerė shokė tė tyre, tė tė njėjtit grup, ishin tė lidhur edhe nėpėrmjet kushėrinjėve apo tė afėrmėve tė tyre. Nė kėto kushte, e dija mirė aktivitetin e kėtij grupi dhe lidhjet e anėtarėve tė tij nė qytetin e Korēės dhe vazdimisht mė ka bėrė pėrshtypje persekutimi dhe likuidimi fizik i dėnueshėm qė iu ėshtė bėrė kėtyre djemve tė mrekulleshėm tė shkollės teknike.

    Pas konsultės sė parė tė aktivit tė PKSH nė prill tė vitit 1942, tre muaj mė vonė u thirr konferenca e jashtėzakonshme e PKSH. ē’situatė krijoi kjo konferencė nė parti?

    Konferenca e jashtėzakonshme u mblodh mė 28-29 qershor 1942 dhe mori nė shqyrtim punėn qė duhej bėrė pėr azgjesimin e rrymės fraksioniste tė Grupit tė tė Rinjve. Nė kėtė kohė, kur ne kishim humbur shumė kuadro, tė arrestuar, tė internuar nė Itali dhe nė kampet e tjera tė internimit si edhe kuadro shumė tė ēmuara tė udhėheqjes, tė cilėt kishin dhėnė jetėn pėr ēėshtjen tonė tė madhe. Pėr shumė nga shokėt tanė ishin marrė masat mė ekstreme nga pushtuesit e huaj. Atėherė ishin dėnuar me varje Hamdi Mėzezi, Ferit Xhajko, Nikolla Tupi, Muhamet Gjollesha, nė Tiranė, e mė pas Midhi Kostani, Kiēo Greēo, nė Korēė e shumė tė tjerė. Ndėrkohė ne mblidheshim nė Tiranė pėr tė likuiduar kryetarėt e Grupit tė tė Rinjve dhe drejtues tė tjerė, duke i quajtur armiq tė partisė, gjarprinj, nepėrka e tė tjea. Jam shprehur edhe mė lart dhe po shprehem pėrsėri se nuk ishte aspak e domosdoshme qė nė kohėn kur ne kishim humbur: Qemal Stafėn, Jordan Misjen, Branko Kodinė, Perlat Rexhepin, Sotir Nokėn dhe shokėt qė ishin ekzekutuar me varje nga pushtuesit, tė shpėrthenin brenda partisė, pa vendimin kolegjial tė ndonjė organi madhor tė PKSH-sė qė nuk ekzistonte, e pėrsėris, ne nuk kishim zgjedhur ende Sekretar tė Pėrgjithshėm, apo Sekretar Organizativ pėr tė bėrė likuidimin e njė grupi tė tėrė komunist siē ishte Grupi i tė Rinjve, ndaj tė cilėve kishte filluar terrori i organizuar nga brenda me vendim tė Miladin Popoviēit, Dushan Mugoshės dhe Enver Hoxhės, sepse shokėt e tjerė tė KQ provizor tė PKSH-sė ndodheshin nė terrenin e luftės apo nė qarqet e tyre pėrkatėse. Si ishte i mundur njė veprim i tillė thuajse banditesk i njė tė tretės sė shokėve tė partisė, tė cilėt vullnetarisht ishin bashkuar dhe kishin pranuar programin dhe statutin tonė. Pėr tė pėrligjur kėto veprime, Miladinit dhe Enverit u ėshtė dashur tė kooptojnė shpejt e shpejt Ymer Dishnicėn dhe Nako Spirun, Gjin Markun me Bedriun nuk merrnin pjesė nė kėtė konferencė tė jashtėzakonshme, sepse nuk kishin kohė tė merreshin me llafollogji, por luftonin sė bashku me efektivat e tyre, ku ishin komandantė tė guximshėm dhe trima dhe cilėsoheshin nė komunikata luftarake qė lėshonte partia, Koēi Xoxja, e tė tjerė ishin arrestuar dhe kėrcėnoheshin me jetėn nė burgun e ri tė Tiranės, atėherė lind pyetja e logjikshme se ēfarė KQ dhe me ē’tė drejt e mblodhi Enveri dhe Miladini kėtė KQ pa pasur asnjė vendim paraprak. Kush e thėrriste nė mbledhje Plenumin e KQ, Miladini qė s’ishte as anėtar i tij, apo Enveri, qė nuk kishte asnjė atribut pėr tė kryer njė veprim tė tillė? E vazhdoj pyetjen si mundi tė krijojė shumicėn e KQ tė PKSH, Enveri me Miladinin, kur Qemali ishte vrarė, Gjini dhe Bedriu nuk merrnin pjesė, Koēi ndodhej nė burg, Vasil Shanto, Kristo Themelko e Ramadan Ēitaku, gjithashtu ndodheshin mė tepėr nė zonat e luftės sesa nė “kancelaritė” e Miladinit? Nė kėto kushte, a nuk kam tė drejtė tė shtroj kėto pyetje? Si ėshtė e mundur qė njė KQ, qė s’kishte as 8 muaj qė ishte zgjedhur, tė vendoste me aq kėmbėngulje spastrimin masiv tė partisė dhe “shėndoshjen” e saj nga luftėtarėt e vet? Nė njė kohė kur po pėrgatitej Konferenca e Parė e Vendit, e cila merrte pėrmasat e njė kongresi tė vogėl partie, sepse do tė zgjidhte KQ tė pėrhershėm tė PKSH-sė dhe ky komitet do tė funksiononte kėtej e tutje me atribute tė plota dhe tė ligjshme, do tė zgjidhte Sekretarin e Pėrgjithshėm dhe atė Organizativ dhe do tė kryente mė pas detyrat e Shtabit Luftarak tė forcave tė majta pėr LANĒ. Pikėrisht kur lufta po merrte pėrmasa gjithnjė e mė tė gjera, kur po pėrgatitej goditja kombėtare kundėr pushtuesve, siē ishte sulmi i pėrgjithshėm dhe asgjėsimi i rrjetit radio-telefonik kombėtar tė pushtuesve italianė, goditja dhe asgjėsimi i organeve tė Partisė fashiste Shqiptare si: zyrat, komandat e policisė dhe xhandarmėrisė nėpėr qytete dhe lokalitete e qendra tė banuara e tė tjera. Nė kėtė kohė, Miladinit dhe Enverit na i qėnkėsh mbushur mendja se kjo parti e re, qė kishte nevojė pėr sa mė shumė njerėz tė devotshėm dhe simpatizantė antifashist, duhej spastruar, madje pas njė Konference tė Jashtėzakonshme. Nuk ka logjikė qė ky veprim, terrorist do tė thoja, tė “qėndrojė nė kėmbė”, aq mė tepėr tė mburresh se kėto veprime janė themelet e historisė sė PKSH-sė. Ky ishte bilanci i periudhės fillestare tė LANĒ dhe aktivitetit tė PKSH-sė...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    “Myslim Peza kundėr Enverit pas vrasjes sė Gjinishit”

    Gjergj Titani

    Sėrish nė kujtimet e tij, Pandi Kristo analizon momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sė vendit dhe PKSH. Dėshmitari i atyre viteve kėtė herė flet pėr Konferencėn e Parė tė vendit, atje ku do tė zgjidheshin dhe forumet drejtuese tė PKSH-sė dhe drejtuesit e saj, pasi nė mbledhjen themeluese tė saj ishin ndarė detyra pėr tė shtatė anėtarėt e Komitetit Qendror tė pėrkohshėm.

    Polemikat, mes delegatėve dhe Enver Hoxhės, nisėn kur ky i fundit propozoi qė Sekretar i Pėrgjithshėm i PKSH tė ishte Josif Broz Tito. Reagimet e drejtuesve tė luftės ishin tė menjėhershme dhe ata i kujtuan Hoxhės se nuk ishin duke zgjedhur Sekretarin e Pėrgjithshėm tė PKJ. Njė tjetėr kontradiktė do tė ishte edhe ajo mes grupimit heterogjen tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe trojkės Miladin, Enver, Dushan, kur ata vendosnin apriori, pa pyetur pėr mendimin kolegjial tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Menjėherė pas pėrplasjeve tė mendimeve tė kundėrta nisi edhe ftohja e mė pas largimi i Abz Kupit, apo armiqėsimi i Myslim Pezės me Enver Hoxhėn, pas vrasjes sė Mustafa Gjinishit, tė cilin e kishte jo vetėm mik familjar, por e konsideronte si djalė. Tė dy ata kishin kaluar sė bashku me Kajo Karafilin ditėt e vėshtira tė emigracionit politik. Nė vijim intervista e Pandi Kristos.

    Cilat ishin pėrshtypjet tuaja pėr organizimin dhe zhvillimin e Konferencės sė Parė tė vendit?

    Kishte hyrė viti 1943, lufta po merrte pėrmasa gjithnjė e mė tė gjera. Nga muaji nė muaj, po formoheshin ēetat e armatosura partizane dhe ato nacionaliste. Ne, komunistėt, numėronim rreth 2000-3000 partizanė dhe rreth 6000-7000 mijė anėtarė tė njėsiteve guerile e ēetave territoriale dhe nėpėr fshatra. Nė Qarkun e Korēės ishin zhvilluar, pėrveē luftimeve tė shkėputura dhe goditjeve qė iu bėheshin garnizoneve tė vogla ushtarake tė armikut, edhe beteja pėr ēlirimin e zonės sė Voskopojės, Leskovikut, Barmashit, Pėr-metit dhe Kėlcyrės. Po luftohej pėr krijimin e njė zone tė gjerė tė ēliruar, nėn drejtimin e njė shtabi operativ tė pėrkohshėm, ku spikasnin komandantėt Nexhip Vinēani e Gjin Marku. Pikėrisht nė kėto luftime pati tė plagosur, dhe shumė pak tė vrarė, midis tyre Asim Zeneli, “Hero i Popullit”. Tė zhvillosh luftime tė suksesshme, me sa mė pak humbje, ky ishte parimi logjik i Nexhip Vinēanit. Mbaj mend, se ai dhe komisari i tij, Pėllumb Dishnica, nuk mburreshin kurrė pėr kėtė. Ata tė dy, pas ēdo aktiviteti luftarak, do tė raportonin nė qendėr: “Operacioni u krye me sukses. Tė vrarė s’ka, tė plagosur shumė pak”. Aktiviteti luftarak i forcave partizane po rritej. Nė kėto kushte edhe PKSH-ja po rritej e zgjerohej, jo vetėm nė qytetet kryesore e qendrat e banuara, por edhe nė forcat e armatosura. Tashmė, PKSH-ja kishte rreth 600-700 anėtarė, dhe organizatat bazė tė tė cilėve duhet tė dėrgonin nė konferencė 65-70 delegatė e tė ftuar. Mė kujtohet se u mbajtėn pesė referate; pėr ēėshtjet organizative, politike, LANĒ-in, ushtrinė dhe pėr bashkimin luftarak tė punėtorėve dhe fshatarėve. Pėrveē kėsaj, u mbajtėn edhe disa nėnreferate si: pėr organizatėn antifashiste tė gruas shqiptare, pėr rininė komuniste, pėr ēėshtjet e financave tė partisė. Mė nė fund Konferenca e Parė e vendit e PKSH-sė do tė kryente zgjedhjet e KQ tė pėrhershėm tė PKSH. Dua tė them se asnjė aktivitet, pėrveē kėtij qė po flasim, nuk ėshtė kryer me kaq rregull partiak. Nga Qarku i Korēės, i cili mble-dhjen e tij e organizoi nė fshatin Polenė, dhe punimet e saj i drejtoi Ymer Dishnica, i kooptuar nė Komitetin Qendror tė PKSH, u zgjodhėn gjashtė delegatė dhe dy tė ftuar. Nuk mund t“i harroj emrat e tyre kurrėsesi. Pra, Naxhije Dume, unė, Petro Papi, Nesti Kerenxhi, Pėllumb Dishnica dhe Nexhip Vinēani dhe tė ftuarit, Miha Lako dhe Pilo Peristeri, ishim plot shtatė pėrfaqėsuesit e kėtij Qarku, dhe u nisėm pėr nė Konferencėn e Parė tė vendit tė PKSH-sė, e cila u mblodh nga 17-22 mars 1943, nė Labinot tė Elbasanit.

    Cilat ishin disa nga pikat mė tė diskutueshme tė kėsaj Konference me pėrmasa tė gjera, e cila zhvillohej 1 vit e gjysmė pas formimit tė PKSH?

    Sė pari, dua tė theksoj njė fakt qė ėshtė i njohur nga tė gjithė. Partia jonė, nė mbledhjen e saj themeluese, nuk zgjodhi Sekretar tė Pėrgjithshėm, madje as Sekretar Orgnizativ, por ndau detyra pėr tė shtatė anėtarėt e KQ tė pėrkohshėm. Nuk do tė ishte e tepėrt tė pėrmendnim qė detyrat qė iu ngarkuan Enver Hoxhės nuk ishin as mė shumė dhe as mė pak veēse thjesht mbajtja e protokollit tė mbledhjes dhe detyrat pėr mbledhjen e kuotave tė partisė si dhe adjutantllėku hap pas hapi, dhe pas kurrizit tė Miladin Popoviēit. Ajo qė ėshtė mė e habitshmja dhe mė e papranueshmja nė punimet e kėsaj konference ėshtė se kur u procedua pėr tė kaluar nė zgjedhjet e reja tė KQ tė pėrhershėm Enver Hoxha bėri njė propozim qė “i mahniti tė gjithė”, sepse ai propozoi qė nė postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PKSH tė ishte Josif Broz Tito. Sado i ēuditshėm duket ky propozim, ky ėshtė njė fakt, i cili ngjalli diskutime midis delegatėve tė konferencės. Reagimi ishte i menjėhershėm dhe shokėt me radhė thanė: “Ē“thua more Enver. Ēėshtė ky propozim qė bėnė ti. Ne nuk po zgjedhim Sekretarin e Pėrgjithshėm tė PK Jugosllave, por po zgjedhim sekretarin e KQ tė PK Shqiptare”. Gjithsesi, nga dokumentet arkivore shqiptare, por edhe nga ato zyrtare jugosllave, qė kam patur mundėsinė t“i lexoj kohėt e fundit del se pėr t’u zgjedhur Enveri Sekretar i Pėrgjithshėm ishte insistimi dhe kėmbėngulja e Miladinit. Fatalisht, nė kėtė kohė, Koēi Xoxe ishte i burgosur nė Tiranė, ndaj u zgjodh nė postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PKSH-sė, Enver Hoxha. Kjo pėrzgjedhje ishte gabimi mė shkatėrrimtar dhe kėtu nis uzurpimi qė do t’i bėnte mė vonė PKSH-sė tė themeluar me aq mund e sakrifica nga pėrfaqėsuesit e klasės punėtore shqiptare. Si rezultat i ndėrhyrjeve brutale tė Miladin Popoviēit dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė PKJ, tė cilėt e quanin veten tė plotfuqishėm; mungesės sė pėrvojės, kompleksit tė theksuar e naiv tė udhėheqėsve tė kėsaj klase punėtore tė brishtė, tė nėnshtruar ndaj pėrfaqėsuesve tė huaj, ky bandit politik dhe lakejtė e tij, siē i ka cilėsuar mė pas i menēuri dhe guximtari Sejfulla Meleshova arriti tė bėhej i pushtetshėm. Sekretar Organizativ i KQ tė PKSH, ndonėse nė mungesė, u zgjodh Koēi Xoxe, pėr tė cilin nuk mund tė themi kurrė se u zgjodh si rezultat i pėrkrahjes sė ndokujt. Arsyet qė Koēi u zgjodh nė kėtė funksion tė rėndėsishėm, ishin se ai, si askush, organizoi dhe ēoi pėrpara aktivitetin e GKK-sė, dha ndihmesė tė veēantė pėr themelimin, organizimin dhe zgjerimin e PKSH-sė, drejtoi njė luftė heroike brenda nė burg. Kam dėgjuar se Koēi Xoxe ishte njė teneqexhi injorant, i pakulturė, qė nuk njihte asgjė nga lėvizja komuniste kombėtare dhe ndėrkombėtare, se ishte arrogant e tė tjera gėnjeshtra si kėto. Nuk dua gjithsesi tė jem taksativ. Koha do ta tregojė se kush ishte Koēi Xoxe, por dua tė them shkurt tre-katėr konsiderata personale pėr tė. Ai ishte me origjinė punėtore dhe teneqexhi apo llamarinist i nderuar ishte babai i tij, Dhimitri, tė cilin e nderonin tė gjithė si nė Negovan tė Follorinės, ashtu edhe nė Korēė, Tiranė, Berat, Vlorė e tė tjerė. Koēi nuk ishte injorant, por siē kam dėgjuar, njė nxėnės i shkėlqyer dhe qė nė regjistrat e shkollės nuk kishte nota, veē cilėsimin “shkėlqyeshėm”. Ai nuk mund tė ishte injorant kur rridhte nga njė rreth familjar i pėrsosur. Gjyshi i tij bashkė me Petro Nini Luarasin, patriotin, dėshmorin e arsimit kombėtar kolonjar, drejtonin shkollėn e Negovanit, pėrkrahėn, mbėshtetėn dhe ishin delegatė tė dy Kongreseve tė Manastirit. Koēi njihte pėrsosmėrisht disa gjuhė tė huaja tė rajonit dhe perėndimore dhe pėr gjashtė-shtatė vjet rresht bashkė me njė grup komunistėsh perfeksionuan gjuhėn frėnge te profesor Spiro Xega, tė cilin ne anėtarėt e vjetėr tė GKK e kishim njeriun tonė deri vonė. Lidhjet me profesor Xegėn dhe qarkorin e Korēės janė mbajtur nėpėrmjet aktivistit tė shquar e mė pas dėshmor i LANĒ-it, shokut tonė Gaqo Korroveshi, tė cilin e kisha shumė shok. Ata qė duan ta njollosin personalisht Koēin me epitete tė tilla, ose nuk e kanė njohur nga afėr aktivitetin e shquar tė tij kanė komplekse me tė, ose mbajnė ison e Enver Hoxhės pėr shumė arsye. Dua tė dėshmoj se pėrpara se tė mblidhej Konferenca e Parė e vendit u infromuam nga Blazho Jovanoviē, se Partia Komuniste Shqiptare ishte njohur nga PKJ dhe Kominterni, qė jo shumė vonė do tė ngrinte aktivitetin e tij sipas kėrkesave dhe kėmbėnguljes tė udhėheqėsve perėndimorė antifashistė, e kryesisht presidentit amerikan Rusvelt dhe Kryeministrit britanik, Ēurēill. Nė Konferencėn e Parė tė vendit, u hodh ideja qė sė shpejti tė bėhej njė mbledhje mė e ngushtė pėr tė zgjedhur Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Antifashiste Shqiptare, e cila e kishte mėse tė domosdoshėm drejtimin e saj tė centralizuar, sepse tashmė ushtria partizane po kalonte nga faza e krijimit masiv tė batalioneve parftizane dhe territoriale nė fazėn e krijimit tė brigadave. Ne, nė Korēė, do tė kishim nderin tė pėrgatitnim inaugurimin e Brigadės sė Parė Sulmuese partizane, e cila u themelua mė 15 gusht tė vitit 1943, nė Vithkuq tė Korēės.

    Ju ishit komisar i shtabit tė Qarkut tė Korēės mund tė na thoni pėrpjekjet qė u bėnė pėr formimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm mė 10 korrik tė vitit 1943 dhe influenca qė pati ai nė ēlirimin e vendit?

    Nga 4-10 korrik tė vitit 1943, nė Labinot, tė Elbasanit, u mblodh Kėshilli i Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar, i cili vendosi formimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Domosdoshmėrinė e krijimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, nė mėnyrė qė organizimi dhe drejtimi i veprimeve luftarake, organizimi i operacioneve tė mėdha dhe krijimi tashmė tė brigadave partizane si fazė e re e LANĒ, e kėrkonte koha dhe faza e re, nė tė cilėn ishte ngritur lufta. Ndarja e drejtimit tė luftės sė armatosur nga drejtimi politik me dy shtabe tė specializuara siē ishin; Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe KQ i PKSH-sė, pėrsėri ishte i domosdoshėm, nė mėnyrė qė drejtimi i luftės sė armatosur tė bėhej me organizmat e vet tė specializuar si; Komanda e Pėrgjithshme, Shtabi i Pėrgjithshėm, Shtabet e Qarqeve dhe tė Zonave, Shtabet e Brigadave e kėshtu me radhė. Nė pėrbėrjen e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėrveē anėtarėve tė KQ dhe tė Byrosė Politike, ishin kuadro tė tjerė me prirje dhe aftėsi ushtarake. Me sa mė kujtohet, Shtabi i Pėrgjithshėm pėrbėhej nga 12 anėtarė qė ishin: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, baba Faja (Mustafa Xhani), Dali Ndreu, Bedri Spahiu, Ramadan Ēitaku, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica dhe Sejfulla Maleshova. Komandant i kėtij shtabi u zgjodh 40-vjeēari Spiro Moisiu, i cili vinte nė kėtė detyrė me bagazhin e njė karriere tė gjatė e tė respektuar, ku spikatnin jo vetėm aftėsitė e profesionalizmit ushtarak, por edhe dinjiteti i tij vetjak, e atdhedashuria. Komisar Politik i Shtabit u zgjoodh Enver Hoxha, i cili i jepte autoritet edhe mė tė madh kėtij organi tė specializuar ushtarak, duke qenė edhe Sekretar i Pėrgjithshėm i PKSH. Nuk marr pėrsipėr dhe nuk pretendoj tė japė njė portret tė plotė tė Enver Hoxhės nė kėtė fushė, sepse personaliteti i tij kompleks, qė sundoi me grusht tė hekurt skenėn politike e shtetėrore shqiptare, nuk mund tė jepet nė njė intervistė si kjo dhe me shėnimet qė kam nxjerrė unė nga pėrvoja ime. Mendimet e mia janė thellėsisht mendimet e njė njeriu dhe doemos, ato mbajnė nė vetvete subjektivizmin e tij. E kam njohur Enverin qė nė rininė e hershme tė tij, dhe nė shumė raste nga ato qė pretendon ky njeri pėr GKK e personalitete tė shquara tė levizjes komuniste e punėtore shqiptare, themelimin e PKSH-sė, ngjarje madhore tė historisė sė saj dhe tė LANĒ-it, aktivitete tė ndryshme si Plenume tė KQ, Mbledhje tė Byrosė Politike, Konferenca dhe mbledhje tė rėndėsishme kombėtare, unė do tė pėrpiqem tė jem i hapur dhe tė them mendimin tim si komunist dhe antifashist i vjetėr, si anėtar i KQ dhe Byrosė dhe si anėtar i Qeverisė. Kėtij njeriu nė shumė raste ia ka dashur puna, interesi dhe situatat politike tė shtrembėrojė tė vėrtetat, ēka unė sot, qė po bisedojmė bashkė, nuk mund tė pajtohem me tė. Nė tė njėjtėn kohė do tė pres me qetėsi vėrejtjet dhe kritikat e kundėrshtarėve tė mi, ashtu si do tė pres me dashuri sygjerimet dhe mendimet e shokėve tė mi tė luftės dhe tė punės.

    Duke pasur parasysh pėrbėrjen heterogjene tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒL, a pati mendime alternative dhe mospajtime nė marrjen e vendimeve?

    Sigurisht qė po. Aq mė tepėr qė ende pushteti personal i personaliteteve tė ndryshme tė LANĒ-it nuk ishte kristalizuar. Nė pėrbėrjen e Shtabit, siē shihet edhe nga emrat qė pėrmenda, tė cilėt iu pėrkasin bindjeve dhe krahėve tė ndryshėm politikė si pėr shembull; Abaz Kupi, ishte pėrfaqėsues i forcave tė armatosure tė Legalitetit, Haxhi Lleshi,Baba Faja,Myslim Peza e Mustafa Gjinishi, personalitete me prirje tė theksuara nacionaliste si Spiro Moisiu, Bedri Spahiu e Dali Ndreu, personalitete me prirje thelbėsisht ushtarake si Sejfulla Maleshova, Ymer Dishnica, Ramadan Ēitaku, pėrfshi kėtu edhe siē jam shprehur mė lart prezencėn e Enver Hoxhės, tė pėrkėdhelurin e Miladin Popoviēit, ishin personalitete qė vinin nga radhėt e inteligjencės. Nė kėto kushte, nuk kishte se si tė mos shpreheshin nga ky grupim heterogjen mendime alternative, ndryshe nga vendimet e KQ tė PKSH, apo trojkės Miladin, Enver, Dushan, kur ata vendosnin apriori, pa pyetur pėr mendimin kolegjial tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Me kėtė arsyetim shpjegohet edhe ftohja e mė pas largimi i Abaz Kupit, apo armiqėsimi i Myslim Pezės me Enver Hoxhėn, pas vrasjes sė Mustafa Gjinishit, tė cilin e kishte jo vetėm mikun e familjes sė tij, dhe e konsideronte si djalė, por kishte kaluar sė bashku me tė dhe Kajo Karafilin ditėt e vėshtira tė emigracionit politik. Pas formimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, i cili u bė i njohur nė tė gjithė vendin me anėn e njė proklamate, do tė vinte faza e krijimit tė njėsive tė mėdha taktiko-operative, brigadat dhe mė pas divizionet. Duke iu kthyer edhe njėherė ndodhive tė asaj kohe, unė them sinqerisht se Shtabi i Pėrgjithshėm, puna e tė cilit u pėrqėndrua nė dorėn e tre-katėr vetave, pėrveē fakteve tė njohura pozitive tė drejtimit tė luftės, ka pėrgjegjėsi edhe pėr mjaft gabime tė rėnda. Njė nga kėto gabime ėshtė ai i Operacionit armik tė Dimrit, ku fati i luftės qėndroi varur nė fije tė perit, si rezultat i shkėputjes sė Shtabit tė Pėrgjithshėm nga drejtimi i forcave kryesore. Drejtimin e luftimeve nė Jug tė vendit e mori nė dorė Grupi Operativ i Shtabit tė Pėrgjithshėm, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin: Liri Gega, Haxhi Lleshi, Ramadan Ēitaku, Koēi Xoxe, qė e kryesonte kėtė grup. Nuk mund tė harrohet edhe ndihma e vyer e drejtuesve me pėrvojė, Nexhip Vinēani, Pėllumb Dishnica, Teki Kolaneci. Pėr mė tepėr, akoma paaftėsia ushtarake e Enver Hoxhės dhe e anėtarėve tė tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, ishte mosvendosja e kontakteve me njėsinė mė tė madhe operative qė kishte UNĒL deri atėherė, Brigadėn e Parė Sulmuese, e komanduar me mjesshtėri nga Mehmet Shehu e Tuk Jakova, qė ndėrmori njė inkursion heroik, pėr tė shpėtuar Shtabin e Pėrgjithshėm. Mua mė vjen keq tė them, se mė pas nė varėsi tė situatave politike, Enveri e ka quajtur kėtė veprim tė jashtzakonshėm tė Br.1.S dhe tė Mehmet Shehut si tradhti tė qėllimshme tė tij! Ky rast do tė befasonte ēdo njeri me logjikė tė ftohtė e tė kthjellėt.

    Disa muaj pas kėsaj ngjarjeje, Qarku i Korēės organizoi njė demostrim antifashist dhe nė krye tė demonstruesve qėndronte nėna juaj Polikseni Kristo, qė ra heroikisht. A mund tė na tregoni diēka mė tepėr pėr kėtė ngjarje?

    Nėna ime u lidh ngusht me ne fėmijėt e saj. Ajo u pėrfshi nė aksionet e luftės sė bashku me njerėzit e saj, duke shpėrndarė komunikata, ilaēe dhe materiale tė tjera luftarake. Nėna dhe motra ime, shoqėronin shokėt ilegalė nga mė tė ndryshmit, qė strehoheshin nė shtėpinė time si pėr shembull: Miladin Popovicin, Dushan Mugoshėn, Nako Spirun, Naxhije Dumen, Vasil Shanton, Misto Mamen, S.V.Tempon me Milicėn, gruan e tij, Mihal Durin, Tuk Jakovėn, Fiqret Shehun, Ramadan Ēitakun, Pėllumb Dishnicen, Llambi Dishnicen, Pilo Peristerin, Fuat Babanin, Taqi Skendin, Kleopatra Maliqin, Kasiani Paskalin, Vasilika Boboshticėn, e tė tjerė. Midis gėzimit tė fitores sė madhe, te kapitullimit tė Italisė Fashiste, me 8 shtator 1943, mėsova me hidhėrim tė madh se nėna u vra nė demostratėn e madhe, tė 9 shtatorit 1943. Kjo demonstratė u zhvillua nė Korēė, me njė pjesėmarrje tė jashtzakonshme, pikerisht atė ditė, kur kapitulloi Italia fashiste. Qarkori i PKSH sė Korēės, u bėri thirrje trupave tė divizionit italian tė dislokuar nė Korcė dhe nė qytetet e tjera tė Qarkut, qė tė bashkoheshin me popullin shqiptar kundėr pushtuesit tė ri, nazistėve gjermanė dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, qė ishin edhe armiq tė popullit italian. Por, komanda e divizionit, urdhėroi tė hapej zjarr ēnjerėzor kundėr popullit tė paarmatusur tė Korēės, pikėrisht te sheshi pėrpara monumentit tė «Luftėtarit Kombėtar» nė qendėr tė qytetit, i cili u la me gjakun e 59 tė vrarėve dhe 93 tė plagosurve, kryesisht gra. Kjo demostratė ishte njė nga mė tė mėdhatė dhe mė tė pėrgjakshmet nė tė gjithė Shqipėrinė, por ēuditėrisht, me kalimin e viteve, ėshtė lėnė nė njė haresė tė pafalshme. Nė Shqipėri kapitulluan pjesė-pjesė, forcat e Armatės sė 9-tė tė Ushtrisė Italiane dhe shume prej tyre rreth 15.000 ushtarė, nėnoficerė dhe oficerė luftuan sė bashku me forcat antifashiste shqiptare. Ndėrkohė, ndodhesha nė Komandėn e Qarkut, e cila ishte instaluar pėrkohėsisht nė Vithkuq tė Korēės...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Misioni i zbuluesit gjerman pėr eliminimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm

    Gjergj Titani

    Kėtė numėr, Pandi Kristo tregon njė histori tė veēantė gjatė kohės kur ai kishte shkuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Atėherė kryente detyrėn e shefit tė informacionit pranė organit mė tė lartė tė luftės partizane. Ngjarja, tė cilėn ai e ka pėrjetuar me shumė emocion, lidhet me depėrtimin nė Shtabin e Pėrgjithshėm, falė naivitetit tė kuadrove tė luftės sė asaj kohe, tė njė majori gjerman, zbulues me pėrvojė dhe mikut tė tij me origjinė ēeke, “pėrkthyesit”, ish-drejtor i bandės frymore tė Vlorės.

    Dy personat e specializuar pėr diversion u dorėzuan te forcat partizane nė Ujin e Ftohtė dhe pretendonin se kishin diēka tė rėndėsishme pėr t“i komunikuar udhėheqjes sė luftės. Hysni Kapo i dėrgoi ata menjėherė pėr nė Helmės tė Skraparit, ku ishte vendosur Shtabi i Pėrgjithshėm. Majori gjerman dhe kolegu i tij, kishin vetėm njė qėllim, eliminimin e shtabit, ndaj dhe kishin rrezikuar tė dorėzoheshin. Pandi Kristo dhe Bedri Spahiu me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nisėn hetimin ndaj zbuluesve armiq. Qė ditėn e parė dy “hetuesit” arritėn nė pėrfundimin se ata kishin njė mision tepėr sekret. Pėr tė dy zbuluesat u vendosėn masa tė rrepta sigurie dhe ruajtjeje. Nga hetimet e ditės sė dytė, ku u mor nė pyetje civili, “muzikanti” ēek, ish- udhėheqėsi i bandės frymore tė Vlorės, u zbulua edhe misioni sekret i majorit gjerman. Ai donte me ēdo mėnyrė tė asgjesonte Shtabin e Pėrgjithshėm. Ja vazhdimi i intervistės sė Kristos.

    Ē“mund tė na thoni pėr rastin mė tė veēantė qė ka ndodhur nė pranverėn e vitit 1944, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UNĒL, dislokuar nė Helmės tė Skraparit, kur Hysni Kapo dėrgoi tė shoqėruar me partizanėt besnikė, dy zbulues gjermanė tepėr tė kualifikuar, dorėzuar nė Ujin e Ftohtė nė Vlorė?

    Ishte pranverė e vitit 1944. Ndėrkohė, isha transferuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe kryeja njė detyrė tė posaēme, qė nuk u popullarizua kurrė, por qė mė vonė do tė merrte formė tė caktuar institucionale. Shtabi dhe tė gjithė organet e tjerė po pėrgatisnin intensivisht materialet e rėndėsishme pėr zhvillimin e punimeve tė Kongresit tė Pėrmetit, qė ishte njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė. Lufta kishte marrė pėrmasa tė gjera dhe ishte njohur si brenda vendit ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Nė Shtabin e Pėrgjithshėm tashmė kishin mbėrritur: Omer Nishani, Nako Spiru, Bedri Spahiu, Ymer Dishnica, Medar Shtylla, baba Faj Martaneshi, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Gjinishi, Manol Konomi, Spiro Koleka, pėrveē personaliteteve tė pėrhershėm, si Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Ramadan Ēitaku, Liri Gega, doemos Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha etj. Helmėsi i vogėl, njė fshat strategjik e malor, i zgjedhur me menēuri, ndodhej nė zemėr tė Skraparit. Fare pranė tij ishte baza e furnizimit tė pėrhershėm tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, bazė e pėrhershme e luftės, e pasur me produkte ushqimore. Pak mė tutje, 5 kilometra nė jug tė Helmėsit, nė njė fushė tė vogėl, ndodhej baza e furnizimit nga ajri e forcave aleate angleze, nė funksion edhe kjo tė plotėsimit tė nevojave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ky fshat simpatik ishte shndėrruar nė njė qendėr tė rėndėsishme qė gumėzhinte nga puna. Korrierėt venin e vinin papushim dhe mbanin lidhje tė qėndrueshme me shtabet e qarqeve dhe tė brigadave partizane. Ishte formuar qendra e radio-telendėrlidhjes me nė krye ndėrlidhėsit veteranė dhe tė pasionuar Kadri Brahimi, Isak Lila dhe Servet Xama. Kjo qendėr radio-telendėrlidhjeje realizonte ndėrlidhje tė qėndrueshme me shtabet e qarqeve dhe tė brigadave si dhe me jashtė, kryesisht me fqinjėt jugosllavė dhe shtabin aleat tė mesdheut. Ishte formuar kompania e ruajtjes sė Shtabit me komandant Axhem Abazin dhe komisar Maqo Zoton. Nė pėrbėrje tė kėsaj kompanie ishin partizanė trima e me pėrvojė tė madhe si: Niko Dulaku, Qazim Malaj, Kiēo Negovani, Kadri Kiēaj, Ilia Kerenxhi, Ilo Nepsi, Rrapo Halili, Shaqo Gjini, Moisi Elezi, Gaqo Pojani, Haredin Meēe, Halim Zano, Minella Trebicka e tė tjerė, tė cilėt nuk mė kujtohen pėr arsye tė kohės sė gjatė qė ka kaluar. Ndėrkohė nė Shtabin e Pėrgjithshėm pėrveē punės sė madhe qė bėnte Enveri, Nakua, Bedriu, Liria, Ēitaku, qė pėrpunonin materialet e Kongresit tė ardhshėm tė Pėrmetit; udhėzimet, qarkoret, informacionet, urdhėrat e ndryshme luftarakė pėr brigadat, komitetet e partisė sė qarqeve, ndihmonin edhe shumė tė tjerė. Nė kėtė kohė ishte krijuar sekretaria e posaēme e pėrpunimit tė dokumenteve tė Kongresit me nė krye Nikolla Shurbanin, qė sapo ishte kthyer nga Italia, ku vazhdonte studimet pėr mjekėsi.

    Kush e solli majorin gjerman dhe “pėrkthyesin” e tij nė Helmės?

    Korrierėt e Qarkut tė Vlorės, Karafil Kapo, vėllai i Hysniut, partizan trim dhe me pėrvojė, qė pas luftės nė rrethana mjaft enigmatike ėshtė vetėvrarė nė Moskė dhe pėr kėtė mė ka ardhur shumė keq, dhe partizani tjetėr nga Tėrbaēi, Shaqo Gjini, njė djalė korrekt, qė nuk linte detyrė pa kryer, shoqėruan pėr nė Shtabin e Pėrgjithshėm, Zaho Kokėn, pas ngjarjes sė dhembshme tė pushkatimit tė Ramize Gjebresė, ish-tė fejuarės simpatike dhe shumė tė menēur tė udhėheqėsit tė rinisė shqiptare, Nako Spiru. Ato ditė, mbasi u analizua me qetėsi edhe njėherė ky akt, Zaho Koka u transferua nė Br.4 S tė Korēės, por rrethanat e krijuara bėnė qė ai tė shkonte pėrsėri nė qarkun e tij, shoqėruar po nga kėta korrierė, tė cilėt i dorėzuan Hysniut edhe postėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė kėtė kohė nė Vlorė ndodhi diēka shumė e rėndėsishme dhe e veēantė. Ishin dorėzuar nė Ujin e Ftohėt dy zbulues shumė tė rėndėsishėm tė shėrbimit sekret gjerman, njė major me trup atleti, me nėnshtetėsi gjermane dhe njė civil, i cili luante edhe rolin e pėrkthyesit me nėnshtetėsi ēeke, qė kishte qenė drejtuesi i bandės frymore tė Vlorės. Deklaratat e majorit ishin se gjoja kishte njoftime shumė tė rėndėsishme pėr Shtabin e Pėrgjithshėm dhe kėrkoi qė forcat partizane, tė cilave iu dorėzua ta shpinin atje. Hysni Kapo, pasi kishte biseduar me ta pėr ēėshtje tė pėrgjithshme, mendoi t’i dėrgonte tė shoqėruar nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Ashtu u bė, Hysniu e nisi majorin gjerman e civilin pėr nė Helmės, duke e shoqėruar me tė njėjtėt korrierė, qė i kishin dorėzuar postėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ai i urdhėroi vartėsit qė tė udhėtonin natėn, jashtė qendrave tė banuara dhe tė ruanin sekretin ushtarak kur tė bisedonin tė dy. Majori gjerman dhe pėrkthyesi i tij civil, mbėrritėn tė shoqėruar nga korrierėt nė Helmės njė mbasdite vonė, sipas udhėzimeve qė ju kishte dhėnė Hysniu.

    Ju thatė se majori ishte zbulues i kualifikuar. Kush e mori nė pyetje atė dhe kolegun e tij?

    Menjėherė filloi takimi me ta, pasi u pėrshėndetėm njerėzisht dhe u nxorėm nga njė kafe, unė e Bedriu, tė asistuar nga korrieri i Enverit, Niko Dulaku, filluam hetimet, tė cilat zgjatėn deri vonė pas mesit tė natės. Sė pari, i ndamė nga njėri-tjetri dy zbuluesit dhe i pyetėm veē e veē. Tė parin pyetėm majorin. Nga bashkėbisedimi me tė, i cili nuk kishte formėn e njė hetimi tė ashpėr zbulimi, nxorėm se ai nė fakt interesohej nėse Shtabi i Pėrgjithshėm do tė kishte interes pėr kėmbimin e mjaft robėrve gjermanė me disa personalitete tė luftės, qė ndodheshin tė arrestuar nė Tepelenė, Tiranė e kampin e shfarrosjes nė Prishtinė. Pėrveē kėsaj, ai konfirmonte se, pasi bisedimet tė merrnin formėn mė tė kristalizuar, do tė bėnte edhe propozime tė tjera, qė pėr mua dhe Bedriun ky ishte njė bllof agjenturor. Ia raportuam Enverit, Koēit, Spiros e Miladinit, rezultatet e para tė hetimit. Ata, pasi dėgjuan konkluzionet tona, na udhėzuan tė vazhdonim tė hetonin me kujdes, kėshtu siē e kishim nisur. Veē kėsaj, ne u sygjeruam shokėve tė mėsipėrm qė majori dhe “pėrkthyesi” i tij civil, duhej tė mbaheshin kėtej e tutje, tė lidhur dhe nė arrest. Pasi u aprovua ky propozim, vazhdoi hetimi me personin e dytė. Ai u zbėrthye plotėsisht dhe tregoi gjithēka dinte. Vėrtetoi se majori gjerman ishte zbulues i specializuar dhe, nga sa dinte kishte marrė si detyrė zbulimin e vendndodhjes tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, dhe mundėsisht asgjėsimin e tij. Pas kėtij denoncimi tė dy zbuluesit nuk u takuan mė me njėri-tjetrin dhe dirigjenti i bandės sė Vlorės, pra zbuluesi civil, u pushkatua nė fshehtėsi, nė mėnyrė qė bashkėpunėtori i tij, majori gjerman, tė mos e kuptonte. Ky fakt e nervozoi sė tepėrmi majorin gjerman, i cili pėr naivitet tė kohės vazhdonte tė mbahej i arrestuar nė katin e parė nė katua, ndėrsa nė katin e dytė, banonte njė pjesė e anėtarėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe kishin nė pėrdorim tė njėjtin tualetė, qė ndodhej nė katin e dytė. Tualeti ishte thuajse pėrballė me derėn e dhomės ku flinte momentalisht Enveri, Spiro Moisiu, Myslim Peza, Sejfulla Maleshova, Miladini e ndonjė tjetėr. Dhoma kishte vetėm dy minderė fshati, dhe secili prej banorėve tė saj kishte nga njė dyshek-jorgan shumė praktik, qė mbyllej me zinxhir, dėrguar nga ndihmat ushtarake angleze. Nė korridorin para kėtyre ambienteve ndodheshin dy tavolina pune, njė shtamė uji prej balte dhe pėrbri njėrės prej tavolinave ishte varur nė mur automatiku i Sejfulla Maleshovės. Me sa duket, majori gjerman, zbulues i regjur, i kishte varur shpresat tek imtėsia fizike dhe mosha e re e korrierėve partizanė, qė luanin rolin e shoqėruesve tė tij dhe te ky automatik, tė cilin e kishte parė dy-tre ditė rresht nė tė njėjtin vend.

    Cili ishte plani i zbuluesit gjerman?

    Njė paradite, me sa duket, pasi e kishte pėrpunuar mirė nė kokėn e tij planin e veprimit, gjermani kėrkoi tė shkonte nė banjė me pretekstin se ndjente dhembje barku. Shoqėruesi i tij nė atė moment ishte partizani me pėrvojė luftarake, trim dhe besnik, Qazim Malaj, nga Tėrbaēi i Vlorės, mjaft i pjekur si luftėtar, pasi kishte kryer edhe shėrbimin ushtarak. Qazimi, pasi e nxori majorin nga vendi ku qėndronte i arrestuar, e shoqėroi nėpėrmjet shkallėve deri nė katin e dytė, ku ndodhej tualeti. Gjermani, pasi doli nga atje, iu afrua qetėsisht drejt shtamės sė ujit qė ndodhej pikėrisht nėn automatikun e Sejfullait. Ai i kėrkoi Qazimit tė pinte ujė, pasi kėshtu kishte bėrė edhe herė tė tjera. Partizani Malaj, i bėri shenjė qė ta merrte vetė enėn e ujit. Ndėrkohė, ai mbante fort nė duar armėn e tij, njė maliher tė shkurtėr grek. Pa vonuar, gjermani u ankua se nuk e ngrinte dot enėn e ujit, nė mėnyrė qė Qazimi tė gėnjehej e ta mbėshteste maliherin e tij nė mur. Por, tėrbaēioti, partizan me pėrvojė, nuk e bėri kėtė gabim. Ai qėndronte i gatshėm pėr ēdo tė papritur dhe i bėri pėrsėri shenjė majorit ta merrte vetė shtamėn. Nė kėtė kohė, gjermani rrėmbeu enėn e ujit dhe e goditi rojen. Gjermani rrėmbeu automatikun e varur nė mur dhe qėlloi mbi tė. Pas shkrepjes sė parė, automatiku i papastruar prej javėsh i Sejfullait, u bllokua. Pėr fat tė mirė partizani trim, arriti tė shtjerė kundėr majorit i pari. Atėherė, gjermani shkoi te dera, ku banonte grupi i Enverit dhe filloi tė kėrkonte dorezėn e derės, qė nuk ishte njė dorezė e zakonshme, por njė “rreze” e zakonshme fshati. Banorėt e dhomės ishin ngritur nė alarm, kishin nxjerrė armėt dhe prisnin tė gatshėm banorin e pazakontė. Kushdo qė do tė hynte brenda do tė eliminohej. Roja vigjilent, e qėlloi pėr tė tretėn herė nė trup majorin, i cili e ndėrpreu pėrpjekjen pėr tė hapur dhomėn dhe u kthye pėrsėri andej nga i erdhi plumbi. Ēuditėrisht, pas tre-katėr goditjeve, zbuluesi armik qėndronte ende nė kėmbė, por tashmė i parrezikshėm. Mbas pak, nė korridorin ku vazhdonte pėrleshja, vėrshoi Niko Dulaku, roja personale e Enverit, por majori tashmė ishte rrėzuar. Qazimi nga korridori njoftoi Enverin e tė tjerėt se rreziku kishte kaluar. Enveri dhe tė tjerėt dolėn nga dhoma dhe e falenderuan partizanin, por nuk ngurruan qė me takt t“i bėnin edhe vėrejtje. Faktikisht ai e kishte shoqėruar i vetėm majorin, kur kishte njė urdhėr qė atė ta shoqėronin gjithnjė 2 vetė. Ky ishte rasti mė i komplikuar qė mund tė shpinte nė asgjėsimin e grupit kryesor tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Pas disa ditėsh, njė avoin gjerman dykrahėsh fluturoi ulėt mbi Helmės, duke qėlluar me granata dore, por mitrolozėt kundėrajrorė tė grupit tė ushtarakėve anglezė, qė ndodheshin nė sheshin e hedhjes sė furnizimeve ushtarake nė Staraveckė, hapėn zjarr tė pėrpiktė dhe bėnė tė mundur qė aeroplani tė largohej me shpejtėsi. Pas kėsaj ngjarjeje shumė tė rrezikshme nė ndėrtesat e fshatit u vendosėn roje tė dyfishta, u pėrforcua kompania e Shtabit me forca tė tjera derisa u zgjerua nė rang batalioni, me komandant Hajdar Aranitasin dhe komisar Rita Markon.

    Ju thatė pak mė sipėr qė po pėrgatiteshin intensivisht punimet e Kongresit tė Pėrmetit. A mund tė na thoni pėrshtypjet tuaja rreth tij?

    Kolona e gjatė e marshuesve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nga Helmėsi i Skraparit, pėr nė fshatin Odriēan tė Pėrmetit, ku do tė vendosej udhėheqja e LANē, ishte mjaft e gjatė, sė bashku me ne marshonte edhe grupi i anglezėve, atashuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Pėrpara se tė hynim nė fshatin Staraveckė, ku ndodheshin ushtarakėt anglezė tė bazės sė furnizimit, mbaj mend, se Mustafa Gjinishin e takoi njė ushtarak anglez, pėr gradėn ushtarake tė tė cilit nuk jam i sigurtė. Anglezi i dha Mustafait njė zarf, qė pasi e firmosi, ia ktheu zarfin, ndėrsa dokumentin e futi nė xhep. Me kėtė rast midis Miladimit, Enverit dhe Mustafait, u zhvillua njė debat i ashpėr. Miladini ngulte kėmbė, qė Mustafai t’i bėnte tė njohur pėrmbajtjen e dokumentit, kurse ky i fundit i tha prerazi se ai nuk do t’ia jepte kurrsesi pėrmbajtjen e asaj letre. Acarimi i bisedės shkoi deri nė atė nivel sa, Miladini e akuzoi Mustafa Gjinishin si agjent tė anglezėve. Kurse, Mustafai e quajti Popoviēin, si njeriun qė ndėrhynte vend e pa vend nė punėt e brendshme tė partisė sonė. Kjo bisedė, mua mė bėri shumė pėrfshtypje, por po e pėrmend sepse nė Plenumin e Dytė tė Beratit, Enveri ka shpjeguar njė variant tė butė pėr kėtė ēėshtje, kurse nė veprat e tij shpjegon njė variant mė tė ashpėr. Kur nė Berat thotė, se nuk dinte gjė pėr kėtė problem, pasi pėrplasja kishe ndodhur mes Mustafait dhe Miladinit, nė variantin e dytė, shpjegon se ēėshtjen e “tradhtisė” sė Gjinishit, na e paska zbuluar ai vetė. Madje, atė bisedė, qė nė Berat e shpjegon se ishte zhvilluar mes atyre tė dyve, tashmė sė fundmi thotė se kishte qenė dėshmitar edhe vetė, por arrin deri aty, sa tė thotė se e ka kritikuar dhe akuzuar Gjinishin si tradhtar. Pėr Kongresin e Pėrmetit, nuk po zgjatem, sepse materialet pėr tė tashmė, janė tė njohura nga tė gjithė, por mund tė deklaroj, se ato ditė kam takuar me qindra shokė tė luftės, nga tė katėr anėt e vendit. Kongresi tregoi pjekurinė dhe seriozitetin e luftės, qė po bėnte Shqipėria, e cila tashmė ishte njohur edhe nga koalicioni i madh antifashist. Vendimet e kėtij Kongresi, ishin tepėr tė rėndėsishme, sepse sanksionuan dhe ligjėruan, tė gjithė luftėn e madhe qė kishte bėrė populli ynė deri atėherė, por tė mos harrojmė se, pėrveē anės festive tė Kongresit, po pėrgatitej Operacioni armik i Qershorit, por pikėrisht nė Pėrmet, mė 28 maj 1944, u mor vendimi pėr krijimin e Divizionit tė Parė Sulmues, qė mori urdhrin me rėndėsi operative-strategjike, pėr fillimin e thyerjes sė mėsymjes sė pėrgjithshme armike tė qershorit dhe pėr tė kaluar nė Veri tė lumit Shkumbin dhe fillimin e mėsymjes, pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Veriut. Disa muaj mė vonė, do tė krijoheshin edhe shtatė divizione tė tjerė tė inkuadruara nė tre Korparmata, ēka pėr kushtet e vendit tonė, ishte njė ndihmesė e madhe, qė dha populli shqiptar nė Luftėn e Dytė Botėrore. Mbaj mend, qė nė Pėrmet oficerėt e misionit anglez rrinin jashtė sallės, ku zhvillonte punimet Kongresi. Nuk e kuptoj se, ku ishte arsyeja e kėtij qėndrimi kaq i ulėt dhe grindavec, fėmijėror ndaj aleatėve tė luftės sonė kur ne, Shqipėria e vogėl, kishim interesa tė jashtėzakonshme nga aleatėt tanė antifashistė. Dhe kur po pėrpiqeshim me tė gjitha forcat tė shpėtonim tėrėsinė territoriale tė atdheut. Unė u zgjodha anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacional-ēlirimtar dhe pikėrisht ky Kongres, i dha Komitetit Antifashist, atributet e njė qeverie tė pėrkohshme popullore, pra abrogoi pėrfundimisht formėn e regjimit monarkik. Kėtu u dhanė gradat e para ushtarake, duke u njėsuar komanda e lartė e UNĒSH dhe Enver Hoxhės, iu dha grada mė e lartė gjeneral-kolonel dhe u emėrua Komandant i Pėrgjithshėm, kurse Koēi Xoxe, mori gradėn gjeneral-lejtnant e u emėruan gjeneralėt e parė tė njėsive tona tė armatosura. Pikėrisht ato ditė, mbaj mend qė, erdhi urdhri pėr Miladinin, pėr t’u larguar nga Shqipėria. Enveri e pėrcolli Miladinin nė kėmbė, nga Pėrmeti deri nė Kėlcyrė. Prej andej, Miladini vazhdoi rrugėn i shoqėruar nga njė grup partizanėsh, drejt Himarės nga ku, do tė udhėtonte me vapor pėr nė Itali, pėr t’u kuruar. Unė e di se, Miladini ka qenė i sėmurė nga mushkritė, qysh nga viti 1937-38 dhe ėshtė kuruar nė njė spital nė qytetin e Golnikut. Gjatė rrugės, ata biseduan rreth dy orė dhe u ndanė pėrfundimisht me njėri-tjetrin. Kėto fakte, mua mė janė bėrė tė njohura edhe nė sajė tė detyrės sė re qė kisha marrė, si shef i shėrbimit tė informacionit. Enveri dhe ne tė tjerėt, nuk e pamė mė Miladinin, me pėrjashtim tė ndonjė shoku apo shoqe tė rrallė, qė ia desh puna tė shkonte nė Jugosllavi, apo Kosovė. Ndėrkohė, ne na priste faza pėrfundimtare e luftės, qė ishte ēlirimi i plotė i vendit, por pėr kėtė, do tė duheshin beteja tė reja dhe sakrifica tė mėdha. Nė Beratin e ēliruar, ne do tė formonin qeverinė e re dhe do tė bėnim bilancin politiko-luftarak, nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH, tė tė gjithė luftės sonė tė madhe dhe heroike...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Pandi Kristo: Si e ngritėm shėrbimin e zbulimit

    Gjergj Titani

    Pandi Kristo, nė vazhdėn e kujtimeve tė tij, shpjegon karrierėn e tij nė krye tė dikasterit tė informacionit tė klasifikuar. Qė nga Kongresi i Pėrmetit dhe nė vijim, ai shprehet pėr aksionet sekrete pėr rrėmbimin nga Selaniku tė Koēo Kotės, ish-kryeministrit tė qeverisė sė Zogut dhe asgjėsimin e shumė prej personave qė, sipas PKSH, kryenin veprimtari antikombėtare. Mė pas, Kristo shprehet edhe pėr njė nga plenumet mė tė diskutuar, siē ėshtė ai i Beratit, ku edhe u zgjodh anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PKSH. Nė kėtė plenum, Enver Hoxha ėshtė vėnė me shpatulla nė mur pėr tė gjitha gabimet e bėra gjatė luftės.

    Madje, janė kritikuar ashpėr dhe me tė drejtė Miladin Popoviē, Dushan Mugosha dhe pėrkrahėsja e flaktė e tyre, Liri Gega. Materialet e kėtij plenumi, mė interesantėt dhe mė tė rėndėsishmit nė historinė e luftės dhe PKSH, ēuditėrisht janė mbajtur mbyllur nė kasafortat e arkivave tė KQ. Pėrpjekjet e para serioze pėr tė hulumtuar mbi to rezulton se raporti “Mbi situatėn politike”, i mbajtur nga anėtari i Byrosė Politike, Sejfulla Maleshova, qė pėrmbante kritika tė ashpra pėr Enverin, Miladinin, Dushanin e tė tjerė, ėshtė zhdukur.

    Po pėrgatitej zhvillimi i punimeve tė Plenumit tė Dytė tė KQ. Ju jeni i pari shef i shėrbimit tė informacionit, apo siē jemi mėsuar ta dėgjojmė shpesh shef i zbulimit tė ushtrisė NĒL. Mbi ē“kritere mbėshtetej puna juaj?

    Nė verėn dhe vjeshtėn e vitit 1944, situta e pėrgjithshme ushtarako-politike nė kontinentin tonė dhe rajonin e Ballkanit ishte tepėr e favorshme pėr Koalicionin e Madh Antifashist. Trupat e Ushtrisė sė Kuqe nė Frontin e Lindjes tashmė po luftonin jashtė kufijve administrativė tė BRSS. Ato po luftonin me sukses nė territoret e Polonisė, Rumanisė, Bullgarisė dhe nė veri tė shteteve skandinave. Ishte hapur Fronti i Dytė nė Evropė nga trupat aleate, duke kryer njė desantim, desant detar dhe ajror gjigand, nė brigjet perėndimore tė Francės dhe duke thyer kėsisoj mitin nazist tė “Murit tė Atlantikut”. Nė gadishullim tonė luftohej heroikisht nga jugu nė veri, nga Greqia nė Kosovė e deri nė Bosnje. Ēlirimi i vendi tonė, Greqisė e rajoneve tė tjera tė jugut tė Jugosllavisė, ishte ēėshtje ditėsh. Gjithsesi, ne kishim tė dhėna tė sakta nga burime tepėr konfidenciale me forcat e EAM-it se nė verėn e vitit 1944 ishte vendosur tė zhvillohej njė mbledhje e gjerė sekrete e tė gjithė emigracionit politik nacionalist antishqiptar nė qytetin e Selanikut, qė kontrollohej nga forcat e EAM-it. Kjo mbledhje kishte si okelio politike tė saj “E ardhmja e Shqipėrisė sė jugut”, nėnkupto edhe Epirin e Veriut, pas largimit tė trupave pushtuese naziste. Nė kėtė mbledhje, e cila zhvillohej nė kundėrshtim flagrant me frymėn e Kartės sė Atlantikut dhe tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe ēlirimit nga pushtuesit e huaj u do tė diskutoheshin ēėshtjet e itegritetit kombėtar. Ne kishim dijeni se nė kėtė mbledhje, pėrveē masės sė gjerė tė emigrantėve politikė dhe personave tė ndryshėm nacionalistė shqiptarė nga diaspora, do tė ishin tė pranishėm edhe mjaft personalitete tė larta shqiptare si ish-kryeministri shqiptar nė emigracion Koēo Kota, Selim Mborja, Xhevat Leskoviku e tė tjerė, tė cilėt tashmė, si rezultat i vendimeve tė Kongresit tė Pėrmetit, kishin humbur tė gjitha atributet e tyre zyrtare administrative si ministra, deputetė, oficerė tė lartė tė ushtrisė apo xhandarmėrisė, gjykatės, prokurorė e tė tjerė. Nė kėtė mbledhje, qeveria mbretėrore greke nė emigracion, me vendndodhje nė Kajro tė Egjiptit, do tė dėrgonte pėrfaqėsuesin e saj, i cili ishte ministri i Arsimit, qė njė nėndetėse e Flotės Luftarake Angleze e solli nė portin e Selanikut, ku zhvillohej mbledhja nė fjalė. Ne vendosėm qė nė bashkėveprim me Qarkorin e Korēės dhe forcat sekrete dhe legale policore greke tė EAM-it, tė dėrgonim urgjentisht, nėpėrmjet pikės kufitare tė Kapshticės, nė Selanik, njė grup tė besuar, por edhe tė specializuar tė njerėzve tanė mė tė mirė, trima e besnikė. Madje, nga shtabi i batalionit tė Mbrojtjes tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nisėm njė nga komandantėt tanė mė trima dhe shokė tė ngushtė tė Zaho Kokės, i cili mė vonė do tė bėhej njė kuadėr i vlefshėm i zbulimit ushtarak dhe madje do tė vihej nė krye tė kėtij shėrbimi, qė do tė shtrinte fushėn e veprimtarisė sė vet jo vetėm ndaj shteteve fqinjė si Jugosllavisė, Greqisė apo Italisė, por edhe mė gjerė nė Lindjen e Afėrt e tė Mesme, por edhe pėr pėrfitim pėrvoje pozitive deri nė Vietnam, nė konfliktin Izrael-Egjipt, Korenė e Veriut, Kinė e tė tjera. Ndėrkohė, grupi i zbuluesve tanė, qė ishte caktuar pėr kryerjen e kėtij operacioni tepėr tė rėndėsishėm e tė rrezikshėm, mbėrriti nė Selanik, me detyrė qė tė binte qoftė edhe me anėn e mashtrimit ish-kryeministrin Koēo Kota e grupin e tij, dhe tė realizonte transportimin e tyre pėr nė Shqipėri dhe me tė mbėrritur nė vend tė organizohej arrestimi i tij. Duhet tė theksoj se ne nga qendra drejtonim kryerjen me sukses tė operacionit, duke mbajtur lidhje tė rregullta, jo vetėm me grupin e zbuluesve tanė, por edhe me zbulimin e luftėtarėve antifashistė grekė, qė drejtoheshin nga PK Greke. Ishte pikėrisht ky shėrbim informativ qė kishte rėnė nė gjurmėt e kėtij misioni antishqiptar me rrezikshmėri tė lartė, qė vinte nė pikėpyetje dhe sillte shqetėsime tė mėdha tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Para se tė kryhej ky operacion, ne ishim shumė tė shqetėsuar pėr tė mėnjanuar vajtjen e pėrfaqėsuesit tė qeverisė kuislinge nė Greqi qė ishte Dhimitėr Fallo dhe tė shtinim nė dorė tė gjithė dokumantacionin pėrcjellės tė qeverisė shqiptare nė kėtė konferencė famėkeqe. Mbaj mend se nga raportet operative, qė dėrgoi nė shėrbimin operativ nė qendėr, mėsova se njėsiti gueril i Korēės, duke e njohur mirė Dhimitėr Fallon, organizoi me shkathtėsi eliminimin e tij fizik, i rrėmbyen ēantėn me dokumente pėrkatėse dhe i vunė nė trupin e shtrirė njė kartėvizitė “nga PKSH”. Duhet tė theksoj se Selim Mborja, si rezultat i dinakėrisė sė tij, mundi qė t’i fshihej operacionit nė Selanik, shpėtoi. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se pėr drejtimin e kėtij operacioni u ngarkua nga Shqipėria vetė Koēi Xoxe, i cili e njihte shumė mirė situatėn nė Greqi. Dihet tashmė se shoferi, i vjetėr dhe me shumė eksperiencė nga Korēa, mė saktė nga fshati Sinicė i Devollit, qė transportoi grupin tonė dhe dy personat e kėrkuar ishte komunisti i urtė dhe antifashisti i bindur, Jorgo Deli. Koēo Kota dhe Xhevat Leskoviku u gjykuan si armiq dhe u dėnuan si kriminelė tė luftės me burgim tė pėrjetshėm. Pėr ironi tė fatit, Koēo Kota vdiq nė atė burg, tė cilin e kishte ndėrtuar vetė kur ishte kryeministėr i Zogut. Disa ditė pas Koēo Kotės erdhi nė Shqipėri edhe e shoqja, e cila, me sa kam marrė vesh, u internua nė fshatrat e Lushnjes. Theksoj, se njė rol jo tė vogėl nė zbulimin e transportimin e ish-kryeministrit tė Zogut ka luajtur edhe grupi i ushtarakėve grekė.

    Po me forcat tona qė tashmė ndodheshin nė Veri tė Shqipėrisė, ē’po ndodhte?

    Si domosdoshmėri e kohės ishte krijuar dhe forcuar gradualisht shėrbimi i nformacionit dhe zbulimit nė forcat e armatosura. Ishin krijuar seksionet operative tė kėtij shėrbimi, tė cilat, me gjithė vėshtirėsitė e fillimit, po punonin me mjaft sukses. Njė nga informatorėt me shembullorė tė ushtrisė ishte kuadri shumė i pėrgatitur, me kulturė dhe trim Xhaferr Cenko Lubonja, tė cilin unė e kisha njohur kohė mė pėrpara, kur ishte njė nga drejtuesit e forcave partizane tė zonės sė Vithkuqit e Kolonjės, e mė pas zėvendėskomisar i batalionit tė katėrt tė Br.4.S. Ai u vra nė Mirditė sė bashku me zėvendėskomandantin e kėsaj brigade, Pano Xhamballo, njė kuadėr i shkėlqyer dhe me shumė prespektivė i luftės, nė rrethana tė vėshtira dhe disi enigmatike. Unė kisha marrė disa raporte sekrete nga Xhaferri, se ai kishte arritur tė krijonte mirėkuptim me krerėt nacionalistė tė veriut dhe ishte nė tratativa pėr tė organizuar njė kuvend tė madh me ta pėr njė bashkėpunim midis kėtyre forcave kundėrshtare, tė cilat vepronin nė Zonėn e bajraqeve tė tyre, por qėndrimi sektar dhe shumė i dėmshėm i Liri Gegės, e cila kishte marrė urdhėr nga Miladini dhe Dushani, pėr vrasjen pas shpine tė Mustafa Gjinishit dhe krerėve tė tjerė nacionalistė tė veriut tė vendit, bėri qė ky proces jo vetėm tė dėshtonte, por solli pėrplasje tė ashpra dhe tė armatosura midis forcave tona dhe atyre nacionaliste. Xhaferri ishte ndoshta e ardhmja e informacionit dhe zbulimit shqiptar tė pasluftės, por fati i hidhur bėri qė ky kuadėr i shkėlqyer tė ndahej shumė shpejt nga jeta. Nė kėtė mėnyrė po konsolidohej njė nga shėrbimet mė tė domosdoshėm dhe mė tė nevojshėm tė shtetit tė ri qė opo formohej. Le tė mos harrojmė se shėrbimi i informacionit dhe zbulimit tė shtetit tė ri qė po krijohej ishte syri, veshi, mendja, analiza dhe konkluzionet e gjithēkaje tė padukshme antishtetėrore qė ndodhte dhe mund tė ndodhte nė tė gjitha kohėt. Ne pėr kėtė angazhuam kuadrot mė tė devotshėm dhe ishim tė bindur se po vepronim drejt. Nuk do tė flas kėtu pėr rezultatet e kėtij shėrbimi kaq fisnik qė do tė reflektoheshin me kalimin e viteve. Nė kėto rrethana po pėrgatitej Plenumi i Dytė i Beratit, pėr tė cilin kam mendimin qė njerėzit qė ishin kundėr zhvillimit tė tij qenė Miladini, Enveri, Mugosha qė tashmė ishte larguar nga vendi ynė pėr nė Jugosllavi, Liri Gega e ndonjė tjetėr.

    Plenumi i Beratit thuhet se ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė hitorinė e PKSH dhe tė vendit. Ēfarė mendimi keni ju pėr tė?

    Plenumi i Dytė i KQ tė PKSH, u mblodh nė Berat nga 23 deri mė 27 nėntor tė vitit 1944 dhe sikur tė mos kishte qenė festa e 28 nėntorit, tė cilėn ne duhet ta festonim nė Tiranėn e ēliruar, ai do tė vazhdonte edhe pėr shumė ditė tė tjera. Me kėmbėnguljen e Velimir Stojniē, Niaz Dizdareviē, Koēi Xoxes, Sejfulla Maleshovės, Nako Spirut, nė kundėrshtim me dėshirėn e Miladinit u pėrgatit ky Plenum. Dua tė theksoj se nė pragun e zhvillimit tė punimeve tė Kongresit tė Rinisė nė Helmės mbėrritėn pėrfaqėsuesit e dy aleatėve tė mėdhenj tė Koalicionit tė Madh Antifashist, BRSS dhe USA si dhe pėrfaqėsuesit e PKJ pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒL, me pėrjashtim tė Velimir Stojniēit dhe Niaz Dizdareviēit, tė cilėt ishin edhe pėrfaqėsues pranė KQ tė PKSH. Ndėrkohė, Miladin Popoviēi bėnte ēmos pėr tė mos lejuar emisarėt e rinj jugosllavė, qė kishin ardhur me frymė tė re pranė KQ tė PKSH dhe pėr ta zėvendėsuar atė. Nė plenum morėn pjesė tė gjithė anėtarėt e vjetėr tė KQ dhe mjaft personalitete drejtuese tė PKSH dhe LANĒ-it, qė parashikoheshin tė kooptoheshin nė organet drejtuese tė PKSH. Doemos, nė punimet e kėtij plenumi morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e PKJ, tė cilėt sollėn frymėn e re qė kishte dėrguar udhėheqja jugosllave dhe mareshali Tito. Mė kujtohet mirė se fryma e punimeve tė plenumit ishte nga mė transparentet dhe mė demokratiket qė ishte zhvilluar deri nė atė kohė. Mungonte krejtėsisht fryma e komandimit, e kultivuar prej gati katėr vjetėsh nga Miladini dhe Enveri. Raportin e parė “Mbi situatėn politike”, e mbajti Sejfulla Maleshova dhe do tė isha shumė i lumtur ta lexoja edhe njė herė atė. Raportin e dytė “Mbi vijėn politike tė PKSH”, me cilėsinė e Sekretarit Politik tė KQ tė PKSH e mbajti Enver Hoxha, qė pretendon se atė variant tė raportit qė ai kishte pėrgatitur nuk ja lanė ta paraqiste. Tė jetė i vėrtetė vallė ky pretendim i Enverit? Unė them jo, pėrderisa pėrbri kėtij raporti qendron njė raport autokritik shumė i zgjeruar i Enver Hoxhės, tė cilin unė do ta konceptoj vetėm me dy fjalė qė ai ka thėnė nė plenum: “Tė tjerėt kujtonin se unė isha nga krerėt e GKK, por unė isha vetėm njė simpatizant i tij, nuk isha anėtar…. Unė mendoja si mendonte Aliu (Miladini), dhe asnjė presje mė tepėr”. Ndaj po citoj edhe disa fjalė qė mė kanė mbetur nė mendje nga diskutimi i Tuk Jakovės nė plenum: “Partia jonė s’ka qenė kurrė indipendente. Ajo ka qenė e pėrqėndruar vetėm nė duart e Miladinit dhe Dushanit”. Para tij kishte folur me shumė ashpėrsi Sejfulla Maleshova, i cili kishte deklaruar se Enver Hoxha, ndonėse ėshtė konsideruar si shembulltyra e sukseseve tona tė LANĒ-it e PKSH-sė, nė tė vėrtetė ishte sinteza e gabimeve tė tyre…. Mė poshtė do tė vazhdonte me guximin e tij proverbial: Sektarizmi jo vetėm nė Parti, por edhe nė ushtri degjeneroi gradualisht nė terror dhe s’ėshtė aspak e ēuditshme se si ky terror degradoi nė krim, madje nė krim tė organizuar”. Sejfullai i menēur nuk do tė ngurronte tė proklamonte me guxim nė Plenumin e Beratit, madje edhe dy vjet mė vonė, kur do ta pėrjashtonin nga Byroja Politike e KQ tė PKSH se “po vazhduat nė kėtė rrugė do tė ktheheni shumė shpejt nė njė klikė, madje nė njė klikė vrasėsish….”. Por, le tė vazhdojmė me kujtimet e mia pėr Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH. Raporti i tretė “Mbi vijėn organizative tė PKSH”, u mbajt me cilėsinė e Sekretarit tė Organizativ tė KQ tė PKSH, nga Koēi Xoxe. Nga diskutimet pėr ēėshtjet organizative tė partisė doli nė dritė se Miladin Popoviē kishte nėnshtruar me ēdo kusht Byronė Politike tė KQ tė PKSH, por deri-diku edhe qarkorėt apo komandat e shtabet e njėsive pėr t’ju imponuar atyre nė tė gjitha drejtimet. Anėtarėt e Plenumit nė diskutimet e tyre theksuan se vetėm pas largimit tė Popoviēit, kėto muajt e fundit, ata mundėn tė ēlirohen dhe tė marrin frymė lirisht nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Ata kishin kujtuar se me ardhjen e emisarėve jugosllavė qė nga themelimi i partisė do tė gjenin tek ata pėrkrahjen, ndihmėn dhe mbėshtetjen e plotė, por, theksonin delegatėt e plenumit ishin zhgėnjyer, sepse ai bashkė me Enver Hoxhėn kishin bėrė gabime tė mėdha politike dhe organizative dhe i kishin dhėnė veprimtarisė sė PKSH-sė shtrembėrime tė jashtėzakonshme. Por, nėse Enveri pranoi qė nė fillim disa nga gabimet e tij, ndyshe qėndronte puna me karakterin e Miladinit, ai ishte i ashpėr dhe nuk pranonte asgjė. Dua tė theksoj se Enveri nė Plenumin e Beratit u kritikua pėrgjithėsisht dhe konkretisht si njė vegėl qorre e Miladin Popoviēit dhe Dushan Mugoshės, tė cilėt mbajnė pėrgjegjėsi tė madhe historike qė pėrzgjodhėn kėtė njeri pėr ta ngritur nė postet mė tė larta tė udhėheqjes sė Partisė, tė Frontit, tė Ushtrisė dhe tė Pushtetit, ndonėse ky, siē e pohoi edhe vetė gjatė atyre ditėve kritike, por realiste tė plenumit, nuk ishte dalluar pėr aftėsi tė veēanta si udhėheqės i LANĒ-it, si Komandant i Suprem, si Sekretar i Pėrgjithshėm i partisė e tė tjera. Kėshtu, punimet e plenumit paraqitėn njė imazh krejt ndryshe tė Enverit nga versionet zyrtare qė paraqisin materialet e PPSH dhe veprat e kėtij njeriu tė pashpirt dhe tė paaftė, tė cilat pa pikė turpi e paraqesin atė si anėtar tė GKK qė na paska bėrė ligjin nė kėtė grup, themelues i PKSH, organizator i LANĒ, themelues i FDSH, krijues i Ushtrisė, arkitekt i pushtetit popullor, si njė nga luftėtarėt mė tė flaktė tė planeve titiste nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė e tė tjera. Por, duke e njohur aftėsitė e shtrembėrimeve diabolike tė Enver Hoxhės dhe jo vetėm tė Enverit, por edhe tė lakejve tė tij, duke e ditur paraprakisht se, ky mashtrim i madh njė ditė do tė demaskohej e do tė dilte nė shesh, siē e thashė mė lart, ai nuk nguron tė shtrembėrojė vėrtetėsinė e fakteve historike, qė nga viti 1935-36, e deri sa mbylli sytė, me pėrjashtim tė pauzave tė qetėsisė qė krijonte nė fragmente kohore tė ndryshme. Unė nuk marr pėrsipėr tė bėj analizėn e kėtij plenumi historik dhe tė madh do tė thoja, sepse nuk jam sot nė gjendje tė bėj analistin apo historiografin, apo sociologun. Unė jam thjesht njė ish-udhėheqės i PKSH, tashmė i moshuar, qė po i transmetoj brezit tė ri mendimet e mia, kujtimet e mia dhe ndonjė emocion tė jetės sime. Tronditėse ishin kritikat pėr krimet dhe sektarizmin e madh, qė ishte treguar nė krahina tė ndryshme. Nga njė diskutim i Manush Myftiut, mbaj mend se u trondit e gjithė salla, kur dėgjuam se, komanda e Brigadės sė Pestė kishte mbledhur fshatin nė njė tė ashtuquajtur konferencė dhe aty kishin pushkatuar 22 vetė. Ose, kur forcat e Brigadės hynė nė Kurdari tė Matit, pėrveēse dogjėn 10-15 shtėpi, nė njė mėhallė tė tij vranė pa gjyq 20 fshatarė tė pafajshėm. U kritikuan ashpėr nė plenum qėndrimet e vazhdueshme sektare e terroriste tė Liri Gegės, kur ajo dhe Dushani ndodheshin nė Qarkun e Vlorės, apo terrori qė ushtroi brigada e parė duke pushkatuar me dhjetėra e dhjetėra fshatarė tė pafajshėm nė Lushnje e tė tjerė. Mė kujtohet qė diskutime shumė interesante mbajtėn Nako Spiru, Tuk Jakova, Kadri Hoxha, Bedri Spahiu, Gogo Nushi, Koēi Xoxe, Naxhije Dume, Ramadan Ēitaku, Hysni Kapo, Manush Myftiu, Kristo Themelko, Alqi Kondi, Kiēo Ngjela, e tė tjerė, duke e marrė fjalėn disa herė lirisht, por midis kėtyre, dua tė pėrmend njė diskutim shumė prekės tė mikut tim, Gogo Nushi, i cili thekson se kishte marrė njė direktivė nga KQ i PKSH, pėr zhdukjen e disa personaliteteve tė mėdha si: Sotir Kondi, i cili theksoi se ishte njė atdhetar nacionalist demokrat qė aderoi nė LANĒ dhe mė vonė u zgjodh kryetar i tij, apo zhdukjen fizike tė anėtarit tė vjetėr tė partisė, Anastas Plasari, intelektual i njohur, njė ndėr udhėheqėsit e Grupit Komunist tė Zjarrit, qė marsin e vitit 1943, kur unė drejtoja Qarkorin e Korēės, ai u pranua anėtar i PKSH. Njė personalitet i shquar, i cili mė vonė ėshtė persekutuar padrejtėsisht pėr njė kohė tė gjatė. Mė tej Gogo vazhdon se: “Ne morėm direktiva tė vrisnim Zef Malėn, por ishim tė bindur se urdhri qė na u dha ishte i gabuar dhe nuk e zbatuam atė. Por si mund ta shpjegojmė vrasjen e Gjinishit, apo vrasjen e Mynir Xhindit, anėtar i Komitetit Qarkor tė Vlorės? Kėtė frymė kriminaliteti e kemi vėrejtur ditėt e fundit nė Tiranė, nga batalioni i disiplinės janė vrarė rreth 60 vetė dhe po tė vazhdojė kėshtu, numri i tyre mund tė kalojė mbi 100. Unė nuk kam qenė dakord, sepse kėto akte tregojnė pazotėsinė tonė”. Po tė vazhdonim kėshtu me diskutimet e tjera, do tė krijohej njė tablo aq e zymtė sa, do tė ishte tepėr e trishtueshme, pėr ato forca tė cilat ishin nė pragun e ēlirimit tė vendit. Pyes se pėrse u duhej fitimtarėve ky terror, kur kėta ishin nė pėrfundimin e luftės dhe duhet tė ngjallnin entuziazmin e fitores? Ē’ishte ky shpirt kriminaliteti? Asgjė tjetėr, veē shpirti i kultivuar gjatė katėr vjetėve nga “miqtė” tanė internacionalistė. Sot, pas kaq vitesh, mund tė them se jo kohėzgjatja e punimeve tė plenumit ishte kryesore, por transparenca, analiza e thellė e veprimtarisė sė KQ tė PKSH, sinqeriteti i diskutimeve, deri dhe i denoncimeve nė kėtė Plenum, pėrmbajtja e thellė e kėtyre diskutimeve, dhembja dhe shqetėsimi qė shprehnin anėtarėt e KQ pėr gabimet e bėra dhe jo ato qė deklaronte pas kaq vitesh Enver Hoxha, nė librin e tij “Titistėt”, mua mė ka habitur guximi prej bixhozxhiu i Enverit. Kurajoja pėr tė mos pasur aspak respekt pėr faktet dhe tė vėrtetat historike tė partisė e tė tjera. Plenumi i Dytė i Beratit, ishte e vetmja mbledhje qė i ngjante njė kongresi, njė analize tė madhe kombėtare, ku ėshtė shfaqur njė shpirt i madh demokratik dhe njė transparencė e jashtzakonshme. Mendoj se po tė kishte vazhduar analiza partiake dhe veprimtaria e PKSH, nė atė frymė, historia e Shqipėrisė dhe PKSH-sė, nuk do tė kishte qenė aq tragjike dhe e pėrgjakshme...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    "Enveri nė Bukuresht pėr honoraret e shkrimeve"

    Gjergj Titani

    Nė vijim tė rrėfimit tė tij pėr «Panorama», Pandi Kristo, ish-anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PKSH, dėshmon pėr tė tjera fakte historike. Sė pari, si u njoh me Koēi Xoxen dhe se si organizonin sė bashku punėn pėr fitoren e zgjedhjeve lokale nė vitin 1936. Kandidatėt komunistė, qė konkurronin nėn siglėn e shoqėrisė «Puna», patėn sukses, pasi mbėshteteshin gjerėsisht nga klasa punėtore e qytetit. Grupi Komunist i Korēės ishte aktiv nė organizimin e revoltave kundėr qeverisė sė Zogut, ku mė e pėrmendura ishte demonstrata e bukės.

    Sipas Kristos, pushtimi fashist i vendit krijoi njė situatė tė vėshtirė pėr aktivitetin komunist, ndaj dhe ilegaliteti i anėtarėve tė GKK u bė ēėshtje e ditės. Interesant ėshtė fakti se si Koēo Tashkoja u dha porosi Pandit dhe Miha Lakos pėr ta angazhuar nė veprimtari tė ndryshme Enver Hoxhėn, ish-mėsues nė Liceun e Korēės, gjė qė nuk u pranua nga Miha. Dėshmia mė tronditėse e Pandi Kristos ėshtė fakti se si nė prag tė pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste Enveri pėrgatitej tė largohej pėr nė Rumani, me pretekstin se do tė merrte atje honoraret pėr disa artikuj tė shkruar nė gazetat e kryeqytetit rumun. «Ne ato ditė ishim shumė tė shqetėsuar pėr fatet e vendit dhe tė qytetit tonė, kurse Enveri e kishte mendjen pėr tė shkuar pėr ca groshė deri nė Konstancė dhe Bukuresht». Akuza mė e rėndė pėr Enver Hoxhėn vjen pas deklarimit tė Pandi Kristos se ai nuk pėlqehej nga njė pjesė e mirė e anėtarėve tė GKK, pasi kishte bėrė disa deklarime tė pasinqerta. Ja nė vijim intervista.

    Ju jeni dėnuar si anėtar i grupit tė Koēi Xoxes, mund tė sqaroni njohjen tuaj me tė?

    Mė kujtohet se nė vitin 1930, unė njoha fare rastėsisht barba Dhimitrin (Dhimitėr Xoxe), babai i Koēi Xoxes. Ai kishte blerė njė dyqan pėrbri dyqanit tė vėllezėrve Peristeri, qė ndodhej pėrballė me dyqanet e vllazėrisė Pllaha, ku sot ėshtė kompania e transportit udhėtar pėr nė Greqi. Atėherė, barba Dhimitri, sapo kishte ardhur nga Negovani (sot ky fshat quhet Flamburo dhe banohet nga shqipfolės), qė ndodhet rreth 17-18 kilometrėr larg Prefekturės sė Follorinės. Personalisht, Koci Xoxen, qė ishte rreth tre vjet mė i madh nga unė, mė duket i datėlindjes 1911, e kam njohur pak pas vendosjes sė tė atit tė tij me punė nė Korēė. Rastėsia e solli takimin tonė nė njė nga pikniket e zakonshme qė organizonim me rininė korēare nė pika klimaterike dhe turistike tė krahinės. Koēi organizonte vazhdimisht piknikė tė tillė nė Dardhė, Moravė, Shen Naum, Voskopojė, Shėn Marenė tė Pogradecit, Shėn Trivac tė Hoēishtit. Nė to mblidhej rinia punėtore dhe studentore e Korēės e gjatė mitingut flitej mbi tema atdhetare dhe nė tė njėjtėn kohė organizoheshin skeēe dhe koncerte tė vegjėl me kėngė patriotike. Mbaj mend, se nė fund tė kėtyre piknikėve, iu dorėzonim studentėve, qė ishin pjesėmarrės tė vazhdueshėm tė kėtyre aktiviteteve edhe broshura me ide pėrparimtare e komuniste. Kur doli revista «Bota e Re» , qė ishte botim yni, e shpėrndanim atė duke mbledhur edhe kontributet pėr botimin e saj. Nė kėto aktivitete mė kujtohet se merrnin pjesė shumė shokė qė i pranonin idetė tona.

    Do tė ishte me shumė interes pėr lexuesin pėr tė thėnė se si dhe nė ē’rrethana u organizua, zhvillua demonstrata e bukės. Si e pėrjetuat ju situatėn e tensionuar qė u krijua nė Korēė?

    Nė vitin 1936, si kryesi e grupit, vendosėm ta ngremė popullin e Korēės dhe tė rrethinave nė njė ditė tė shtunė pazari, nė protestė masive, qė njihet si demonstrata e bukės. Si rezultat i depresionit tė madh botėror ekonomik shfrytėzuam varfėrinė e tejskajshme tė popullsisė tė qytetit dhe tė fshatit pėr njė revoltė masive me pėrmasa tė gjera. Propaganduam midis pronarėve zanatēinj tė tė gjitha llojeve qė atė ditė tė mbyllnin dyqanet dhe tė dorėzonim ēelėsat nė bashki. Revolta filloi nga qytetarėt e Korēės, pėrkrahėsit e GKK dhe u mbėshtet gjerėsisht nga studentėt dhe fshatarėt, qė kishin ardhur pėr tė bėrė pazar. Demonstrata filloi me sukses, punėtorėt e qytetit dhe fshatarėt na pėrkrahėn masivisht, duke mbajtur nė duar flamurėt tradicional tė profesioneve. Kėpucarėt, rrobaqepėsit, hekurpunuesit, llamarinistėt, teknikėt e ndryshėm, shoferėt, samarxhinjtė, shegertėt dhe kamarierėt, u drejtuan fillimisht pėr nė bashkinė e qytetit dhe pas parullave tė para komandanti i xhandarmėrisė tė qarkut tė asaj kohe, kolonel Dedė Jakova, sipas urdhrit dhe pėrforcimeve qė kishte marrė nga Tirana lėshoi kundėr demonstruesve paqėsorė xhandarmėrinė e armatosur. Kjo ishte pėrleshja e parė e madhe e organizuar e punėtorisė qytetare dhe studentėve korēarė kundėr pushtetit lokal dhe xhandarmėrisė mbretėrore. Punėtorėt u gjakosėn, u bėnė arrestime masive dhe si rezultat demonstrata jonė u thye, por ne dolėm nga kjo pėrleshje edhe mė tė fuqishėm. Nė qytet, ato ditė, xhandarėt qarkullonin nė patrulla treshe dhe kishin bllokuar tė gjitha rrugėt qė ēonin nė Pogradec, Bilisht, Kolonjė, Voskopojė, Dardhė etj. Pra, kjo ishte njė pėrvojė e mirė, pasi mėsuam se si duheshin organizuar nė tė ardhmen revoltat mbarėpopullore, sepse po afronin edhe zgjedhjet e pushtetit lokal.

    Si u arrit qė komunistėt tė fitonin zgjedhjet e kėshillit bashkiak?

    Po afroheshin zgjedhjet vendore pėr kėshillin bashkiak tė qytetit. Ne kishim vendosur tė organizonim propagandimin e kandidatėve tanė tė cilėt pėr herė tė parė do tė pėrballeshin me kandidatėt zyrtarė tė forcave tė tjera. Korēa, atė kohė, kishte njė masė punėtore tė organizuar mirė nė sindikatat e tyre sipas profesioneve dhe tė rinisė shkollore. Po pėrgatiteshim qė pėrveē fitores nė pushtein vendor tė kishin pėrfaqėsuesit tanė edhe nė parlament. Si rezultat i kėtij organizimi tė mirė, tė bėrthamave dhe celulave tė GKK duke i maskuar celulat komuniste nėn emrin e shoqėrisė «Puna», ne i fituam zgjedhjet e kėshillit bashkiak dhe nėnkryetar i kėtij kėshilli u zgjodh shoku ynė i GKK, Koēi Xoxe. Pra, duke shfrytėzuar tė gjitha hapėsirat legale qė lejonte kushtetuta mbretėrore, bėmė tė pamundurėn pėr tė fituar ato tė drejta qė na takonin me ligj. Dua tė theksoj, se GKK nuk u aktivizua kurrė nė veprimtari terroriste. Sa mbaj mend unė, ne mund tė kritikoheshim pėr veprimtari tė vetėmbyllur apo pėr ngathtėsi pėr veprime masive dhe dalje mė tė gjerė e mė tė thellė nga kuadri i Qarkut tė Korēės, por ne mendonim atėherė se mė mirė tė ishim mė tė ngadalshėm nė ato rrethana tė shtypjes sociale dhe mospėrgatitjes nė kohėn e duhur tė vetėdijes klasore sesa tė nxitoheshm nė aktivitetet politike dhe propagandistike dhe tė pėsonim mandej disfata. Jehona e demonstratės sė bukės dhe fitorja e zgjedhjeve lokale ishte shumė e madhe, jo vetėm nė Qarkun e Korēės, por edhe mė gjerė. Po hidheshin themelet e luftės dhe pėrpjekjeve tė organizuara tė klasės punėtore dhe shtresave tė gjera popullore tė qytetit dhe tė fshatit.

    Nė vitin 1939, ju u dėnuat pėr veprimtari komuniste nga Gjykata Mbretėrore Shqiptare ēfarė ju kujtohet nga ajo kohė?

    Gjyqi kundėr komunistėve, qė u zhvillua nė fillimin e vitit 1939, nė Tiranė, ishte i pari gjyq politik i atyre pėrmasave. Qeveria mbretėrore shqiptare dhe politika e saj po drejtohej drejt marrjes sė masave qetėsuese kundėr elementėve, tė cilėt ajo padrejtėsishi i quante elementė turbullues, ē’ka nė fakt nuk ishte ashtu. Zogu e parandjente njė pushtim tė afėrt tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Ai e ndjente rrezikun e afėrt qė pasi solli rrėzimin e tij dhe largimin e Zogut dhe tė oborrit mbretėror nė njė ekzil, qė do tė zgjaste pėr shumė e shumė vite. Nė atė kohė, me porosi tė GKK, punoja nė Tiranė nė punėtorinė «Zik-Zak», pronė e mikut tonė Gaqo Kondakēi, nga Korēa. Nė kėtė punishte, u dėrgova pėr tė zėvendėsuar Sotir Vullkanin. Doemos, ne njė bėrthamė veteranėsh tė GKK ishim vendosur nė kryeqytet pėr tri arsye tė mėdha; tė pėrhapnim idetė komuniste, tė zgjeronim luftėn kundėr okupatorit, e cila tashmė kishte filluar nė stil tė gjerė, dhe tė hidhnim themelet pėr bashkimin e Grupeve Komuniste dhe krijimin e PKSH-sė. Mbaj mend se, ashtu si Sotir Vullkani, banoja nė shtėpinė e Dhori Karagjozit, njė komunist dhe antifashist i bindur, qė e kishte shndėrruar shtėpinė e tij nė bazė tė rėndėsishme tė GKK. Vajza e tij, Lidra, sot ėshtė martuar me pedagogun e universitetit shtetėror tė Tiranės, Rexhep Meidani. Kurse vajza tjetėr, ėshtė martuar me djalin e Hysni Kapos. Kur u kryen arrestimet masive tė Grupit Komunist tė Shkodrės, na arrestuan bashkė me Sotirin. Ky me ndihmėn e ish-ministrit tė Drejtėsisė, avokat dhe deputet i asaj kohe, Thoma Orollogai, u lirua nga akuzat qė i ngarkonin, kurse unė u gjykova dhe u dėnova sė bashku me anėtarėt e GKSH-sė si; Zef Mala, Vasil Shanto, Qemal Stafa, Niko Xoxi, Ilo Panduku, Emin Duraku, Tuk Jakova, Jorgji Shuteriqi e tė tjerė. Pak mė vonė na transferuan nė burgun e Mbrezhdanit, tė Beratit, ku na gjeti edhe shembja e shtetit monarkist, pas pushtimit fashist tė vendit mė 7 prill 1939. Ndėrkohė, funksionimi i shtetit u paralizua pas njė rezistence tė shkurtėr disaditore, ushtria mbretėrore shqiptare dhe forcat popullore tė vetėmbrojtjes e ndėrprenė rezistencėn. Mbreti, oficerėt e lartė tė ushtrisė e tė xhandarmėrisė bashkė me ithtarėt e tjerė tė qeverisė zogiste, ministra, deputetė, e personalitete tė tjėra tė lartė, tė cilėt, sipas tė dhėnave, ishin rreth 2000-3000 vetė. Ata u dislokuan, jo pa vėshtirėsi, fillimisht nė qytetin e mė tė afėrt kufitar grek tė Follorinės dhe mė pas nė Larisa. Ndėrkohė, ne e shpėrthyem burgun dhe vendosėm tė arratiseshim. Pjesa mė e madhe e tė burgosurve, u arratisėn jashtė shtetit, kurse unė menjėherė vendosa tė krijoj lidhjet me shokėt e mi nė qytetin e Korēės, ndaj dhe nxitova tė shkoj atje. Mbasi u ktheva urgjentisht nė Korēė, ato ditė tė prillit 1939, takova Sotir Vullkani me Koēo Tashkon, tė cilėt i gjeta shumė tė shqetėsuar pėr mbrojtjen e qytetit qė kishte mbetur pa qeveri lokale dhe pa mbrojtje ushtarake. Ata, mė thanė se kishin takuar rastėsisht nė njė lokal tė Korēės, Enver Hoxhėn, i cili iu kishte thėnė se po pėrgatitej tė shkonte nė Rumani pėr tė marrė “honoraret”, pėr disa shkrime qė paskėsh bėrė nė gazetat e Bukureshtit dhe tė Kostancės! Ky fakt apo trillim i Enverit mė ka vėnė vazhdimisht nė dyshim, sepse po tė kishte shkruar vėrtet diēka tė tillė, ai nuk do ta linte pa pėrmendur nė “veprat e tij voluminoze”. Kėshtu, qė as kėta artikuj dhe as ata qė ai pretendon se ka shkruar nė gazetėn e PK Franceze, “Hymanite” nuk janė vėrtetuar kurrė. Po vrisnim mendjen se ē“ishte vallė ky trillim i Enverit, nė ato ditė kaq tė rėnda? Mė kujtohet mirė kur Koēo Tashkoja na thotė, Miha Lakos dhe mua: “…Aktivizoheni kėtė profesorin nė ndonjė punė…”. U pamė sy ndėr sy tė habitur dhe Miha i tha: “ …Lėrna rehat o Koēo me gjithė kėtė profesor...”. Dua tė theksoj se tė gjithė ne, komunistėt e Korēės, nuk kishim asnjė respekt pėr tė. Madje, dyshonin pėr disa veprime e deklarime tė pasinqerta tė Enver Hoxhės. Ne ato ditė ishim shumė tė shqetėsuar pėr fatet e vendit dhe tė qytetit tonė, kurse Enveri e kishte mendjen pėr tė shkuar pėr ca groshė deri nė Konstancė dhe Bukuresht.

    Si ishte situata nė qytetin e Korēės nė ditėt e para tė pushtimit fashist?

    Sė pari, e dija qė shokėt e grupit i kishin marrė tė gjitha masat pėr ta pritur pushtimin fashist ashtu siē e meritonte, me revolta dhe demonstrime mbarėpopullore antifashiste. Pushtimi fashist, si rezultat i rerzistencės sė dobėt tė ushtrisė mbretėrore, pėrparoi relativisht shumė shpejt. Komandanti i xhandarmėrisė sė Qarkut, kolonel Preng Pervizi, ndonėse gėzonte njė farė popullariteti nė Korēė nuk veproi energjikisht, sepse nuk kishte njė urdhėr tė tillė zyrtar nga mbreti. Mendoj, se Qarku i Korēės, Skraparit dhe malėsitė e tjera tė tij, ishin vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė filluar njė rezistencė popullore tė mirėfilltė, ē’ka nuk ndodhi pėr shumė arsye subjektive tė kuadrit ushtarak tė ushtrisė mbretėrore shqiptare. Dua tė theksoj se shokėt mė treguan qė mbreti u tregua i kujdesshėm pėr veten e tij dhe njerėzit qė e shoqėronin ndaj ai nuk ndaloi nė Korēė, por te besnikėt e tij nė fshatin Zemlak. Koēo Tashkoja dhe Koēi Xoxja mė thanė, kur u takuam, se i kishin organizuar njė pritė mbretit pėr tė mos ta lejuar tė largohej nga Shqipėria, por ai ishte treguar dinak, sepse nuk kishte ndjekur rrugėn automobilistike kombėtare, Pogradec-Maliq-Korēė, por rrugėn sekondare Pogradec-Zemlak-Bilisht-Kapshticė. Ai, pasi kishte fjetur njė natė nė Zemlak dhe kishte takuar kolonel Preng Pervizin, komandantin e xhandarmėrisė sė Qarkut, u nda prej tyre. (Sigurisht kėto tė dhėna unė i kam nga materialet sekrete tė dikasterit tė zbulimit kur mora detyrėn nė qeverinė e re demokratike tė Beratit). Populli i Korēės dhe i Pogradecit, Bilishtit, Ersekės, Leskovikut e i fshatrave, e pritėn futjen e trupave fashiste me indinjatė, revoltė dhe demonstrime masive antifashiste. Ato ditė qė populli i Korēės sipas traditės dilte me flamur kombėtar dhe parulla kundėr pushtuesit nė duar, duke kėnduar kėngėt patriotike “Pėr Mėmėdhenė”. E kam parė me sytė e mi se si patriotėt pleq shokė tė Mihal Gramenos, Themistokli Gėrmenjit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovani, Spiro Ballkameni dilnin nė demonstrata bashkė me tė rinjtė dhe me lotė nė sy shprehnin indinjatėn e tyre kundėr pushtimit. Kėto ishin hapat e parė tė organizimit tė rezistencės antifashiste dhe luftės pėr krijimin e PKSH-sė. Ėshtė pikėrisht kjo kohė, kur shokėt mė me pėrvojė tė GKK u dėrguan nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė pėr zgjerimin e rezistencės antifashiste nėn drejtimin e PKSH, qė ishte nė pragun e themelimit tė saj.

    Cila ėshtė origjina e familjes suaj?

    Babai im, Kristo Gusho, sepse ne nė fakt kemi patur kėtė mbiemėr, ishte punėtor-kėpucar, por ai kryente edhe profesione tė tjera. Shkurt, ē’t“i dilte pėrpara, sepse me rrogėn e tij duhej tė mbante familjen dhe tė ushqente gjashtė fėmijė, 4 vajza e dy djem. Kumbara im, e them me mburrje kėtė, ishte profesor Spiro Konda i famshėm, nga Dardha e Korēės. Babai ishte i lidhur me ēetėn atdhetare tė Mihal Gramenos. Mbaj mend se ai vdiq nė moshėn 74-vjeēare, nė vitet “30-tė, kur isha goxha i rritur. Nėna ime, Polikseni, u detyrua tė punonte si kuzhiniere, akēeshė, nė familjet e pasura, por ajo lante edhe rroba, lyente e kryente punė tė tjera. Nė kėto kushte tė rėnda ekonomike, dua tė them se isha i detyruar tė le shkollėn dhe tė mėsoja autodidakt, sepse duhej tė punoja tashmė edhe nė vend tė babait, pėr tė mbajtur dhe pėr tė dėrguar nė shkollė tė gjitha motrat dhe vėllanė tim. Punėn e fillova duke u futur ēirak kėpucar nė dyqanin e Sotir Vullkanit, qė ishte afėr Kishės sė Mitropolisė sė Korēės. Ne banomin pranė doktor Harisjadhit, qė ishte diplomuar nė Aleksandri tė Egjiptit. Vėllai i tij, Petro Harizi, ka shkruar librin me mjaft vlera, “Historia e Korēės”. Dua tė shtoj se doktor Harisjadhi ishte kushėriri i parė i Sotir Vullkanit, i cili kishte xhaxha kapedan Makriun me famė, qė ėshtė vrarė rreth vitit 1911, nė Janinė, nė njė betejė me turqit e drejtuar nga Xhavit Pasha. Nė kėto luftime, tė cilat u kurorėzuan me sukses, duke e mundur Xhavit Pashėn dhe duke e dėbuar atė nga Janina, kanė marrė pjesė edhe shumė shqiptarė nga viset e jugut, sidomos nga Korēa. Ndoshta u zgjata pak me kėto shpjegime, por kėtė e bėra me synimin pėr tė shpjeguar se kush ishte qėndrimi i doktor Harisiadhit nė luftėn italo-greke. Kur italianėt sollėn nė Korēė trupa tė shumta pėr t’u bėrė gati pėr luftėn nė fjalė, thirrėn nė njė mbledhje tė gjerė tė gjithė parinė e qytetit: priftėrinj, hoxhallarė, baballarė bektashinj dhe nga shtresa intelektuale e vendit, nė mėnyrė qė tė bėnin njė deklaratė pro Italisė fashiste, ishte i vetmi doktor Harisjadhi, qė nuk e firmosi njė deklaratė tė tillė tė turpshme. Duke u drejtuar pjesėmarrėsve, ai pyet: “Sikur tė kthehen grekėt si fitimtarė tė kėsaj lufte, qė nuk ka tė bėjė me ne shqiptarėt, ē“do tė bėni ju?”. Sigurisht qė kjo pyetje e doktorit nuk ka nevojė pėr komente. Ai u largua nė Greqi, te njerėzit e fisit tė vet, shqiptarė me banim atje, dhe u kthye nė Korēė para ēlirimit tė saj nga pushtuesit e huaj. Po atė ditė ai vdiq. Nėnkuptohet doktor Harisjadhi ishte filogrek, por jo grekoman. Ai ishte padyshim patriot shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrse Sejfulla Maleshova s'pranoi tė martohej me motrėn e Enverit

    Gjergj Titani

    Kėtė herė, Kristo, nė kujtimet e tij prek tema interesante si atė tė bashkėjetesės me familjen Hoxha dhe hyrje-daljet mes tyre. Ai nuk harron tė thotė se si e pagėzoi Enveri vajzėn e porsa lindur tė Pandit me emrin Asamble dhe pėrse gjyshja e vajzės nuk e pranoi asnjėherė kėtė emer. u hodhėn poshtė nga udhėheqja komuniste.

    Kristo shpjegon, gjithashtu, edhe pse e refuzoi Sejfulla Maleshova propozimin e Nexhmijes pėr t“u martuar me Sanon, motrėn e Enverit. Ekzekutimi i Bahri Omarit dhe pėrse Enveri nuk ia fali jetėn kunatit, qė e kishte strehuar atė dhe familjen e tij gjatė luftės. Plenumi i 8-tė i KQ tė PKSH-sė dhe diskutimet e pakontestuara, qė mė vonė “Njeriu pozitiv me keqbėrėsin, ose katilin, nė fakt, nuk puqen kurrsesi me njėri-tjetrin, sepse nuk mundet, nė asnjė mėnyrė, tirani dhe diktatori tė jetė promotor i progresit, i pėrparimit, i zhvillimit. Ndaj, sipas mendimit tim, periudha e socializmit tė egėr enveristo-stalinist, qė u instalua, jo vetėm te ne nė Shqipėri, por edhe nė vendet e tjera tė Bllokut Lindor, si dhe periudha mė e butė e kėtij socializmi pas vdekjes sė Stalinit, nuk mund tė cilėsohen kurrsesi si zhvillime pozitive tė ligjshme sociale, e aq mė tepėr nuk mund tė jenė as njė evolucion progresiv, por njė involucion zhvillimi me kahje tė kundėrt, njė regres negativ i frenuar artificial, si rezultat i metodave diktatoriale. Etapat e zhvillimit tė lėvizjes punėtore e komuniste, si dhe fazat e luftės sė armatosur, i ndoqėm dhe i zhvilluam nė pėrputhje me kėrkesat e ligjshmėrisė sociale, por ishin ndėrhyrjet e Miladin Popoviēit, Dushan Mugoshės, deri diku tė S.V.Tempos, Stojniēit, Zllatiēit, e tė tjerė, tė cilėt prishėn natyralitetin dhe zhvillimin origjinal tė lėvizjes sonė. “Nuk dua tė jem kurrsesi taksativ, por kam dalė nė kėtė pėrfundim, falė pėrvojės sė gjatė nė politikė”, shprehet Pandi Kristo.

    Ēfarė ndodhi pas punimeve tė Plenumit tė Dytė, qė ishte i fundit pas aktiviteteve qė u zhvilluan nė Berat?

    Pas kėtyre aktiviteteve shumė tė rėndėsishme, u pėrgatitėm pėr tė hyrė nė Tiranė me njė ceremoni festive tė natyrshme e tė ligjshme. Pak pėrpara kishim dėrguar nė kryeqytet, Nesti Kerenxhin, pėr tė siguruar parrezikshmėrinė dhe qetėsinė e hyrjes sė Qeverisė atje. Po ashtu, Abdyl Kėllezin, si tė plotfuqishėm pėr organizimin e vendosjes sė zyrtarėve tė rinj, qė po vinin nė Tiranėn e ēliruar nė hotele, konvikte, kazerma, vila, shtėpi banimi, kuzhina, mensa. Furnizimin me produkte e ushqime, tė cilat mungonin nė atė kohė, mund ta pėrballonte vetėm njė njeri i shkathėt dhe aktiv si Abdyli. Liri Belishova, njė tjetėr e dėrguar, do tė merrej me organizimin e rinisė, gruas, propagandės, shtypshkrimeve, parrullave e tė tjera. Qė tė tre kėta shokė, bėnė njė punė kolosale pėr sistemimin dhe akomodimin e Qeverisė sė Re. Le tė kujtojmė se, qeveria, qė kishte dalė nga njė luftė e armatosur, nuk kishte nė dispozicion asgjė, as zyra, as orendi, as mjete shtypshkrimi, as buxhet, thesar, a asgjė tjetėr, veē vullnetit dhe gatishmėrisė pėr tė drejtuar e udhėhequr Shqipėrinė e porsa ēliruar. Ato ditė, pėrveē detyrave partiake dhe funksioneve tė tjera, u emėrova Sekretar Politik i Komitetit tė Partisė sė Qarkut Tiranė-Durrės. Zėvendėsi im, pėr fushėn e organizimit, ishte shoku im i mirė, Gogo Nushi. Ndėrsa, shef i agjitacionit e propagandės i kėtij komiteti ishte Xhvit Qesja. Instruktore pėr gruan ishte komunistja e vjetėr me origjinė nga Najdenėt e Dibrės, shoqja jonė Meribani, e cila mė pas u bė dhe gruaja e Xhavit Qeses. Dua tė theksoj se, Xhaviti, nė tė shumtėn e rasteve tė mbjedhjeve tė Byrosė, apo sekretariatit tė KQ tė PKSH-sė, ishte pjesėmarrės dhe me pėrpikmėri, kaligrafi si rrallėkush, mbante protokollet dhe dokumentet kryesorė. Instruktor pėr rininė ishte Pirro Dodbiba. Mbaj mend qė kishim edhe dy-tre punonjės tė tjerė dhe kaq. Mund tė them me bindje se ato ditė ne nuk na mundonte burokracia e tepruar. Komitetet e partisė dhe ministritė, pėrbėheshin nga grupe tė vogla operative punonjėsish entuziastė qė vinin nga lufta, nga njėsitė partizane, apo komitetet e qyteteve, qarqeve. Nė kėtė komitet, qė ishte nė fakt mė i madhi dhe mė i rėndėsishmi nė vend, kishim punė gjatė 24 orėve dhe mbaj mend qė mė shumė punonim nė terren, duke marrė kontakte direkte me ato pak ndėrmarrje, private, apo shtetėrore, qė ishin nė atė kohė. Detyra mė emergjente ishte pastrimi i qytetit, qė ende kishte gjurmėt e luftės nėpėr rrugė. E them me kėnaqėsi se, grupi operativ i pėrbėrė nga Abdyli, Nesti dhe Liria, kishin bėrė njė punė kolosale pėr mobilizimin e qytetarėve dhe partizanėve tė njėsive qė ndodheshin tė dislokuara nė kryeqytet, tė cilėt kishin bėrė gati gjithēka. Madje, Mehmet Shehu dhe Shtabi Operativ, qė drejtoi ēlirimin e Tiranės, pregatiti paradėn e parė tė forcave fitimtare pėrpara Qeverisė sė Re, popullit tė kryeqytetit dhe pėrfaqėsuesve tė aleatėve qė ishin akredituar tashmė pranė Komandės sė Pėrgjithshme. Mė vonė u emėrova kryetar i Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit, qė u vendos me zyra nė shtėpinė trekatėshe tė Kacelėve, qė ekziston edhe sot nė qendėr tė Tiranės. Zėvendėskryetar i KKSH-sė ishte, Demush Thaēi, ndėrsa bashkėpunėtorė ishin Spiro Gjoka, Naum Stralla, e tė tjerė, tė cilėt ndihmuan nė ato ditė tė vėshtira me tė gjitha fuqitė e tyre intelektuale dhe profesionale. Naum Stralla, ish-anėtar i vjetėr i GKK-sė dhe mė pas i PKSH-sė, nėpėrmjet njė firme private italiane farmaceutike, ka mundėsuar importin e njė sasie tė madhe medikamentesh qė na u deshėn nė luftė. Me kujdesin dhe aftėsitė e Strallės, jemi furnizuar thuajse rregullisht dhe pa telashe me anėn e njė rrjeti tė organizuar mirė tė farmacive tė ndryshme, qė pa ngurrim, pėrcillnin nė mal tė gjitha kėrkesat tona. Ky shėrbim, falė punės dhe pėrkushtimit tė Naumit, funksionoi gjatė gjithė kohės sė luftės pa pengesa… Mė kujtohet se mė mungonte krejtėsisht praktika e drejtimit tė njė dikasteri kaq tė rėndėsishėm, por me ndihmėn e bashkėpunėtorėve tė mi, Gogo Nushi, Xhavit Qese, Neriban Najdeni, Demush Thaēi, Naum Stralla, e tė tjerėve, munda ta pėrballoj me sukses kėtė detyrė tė vėshtirė. Nuk mund tė lė pa pėrmendur se kur isha ministėr pa Portofol, Enver Hoxha mė kishte lėnė tė drejtėn e firmės dhe tė vulės. Gjithashtu, vura re se shumė vendime, apo urdhėra ekzekutivė, me pėrgjegjėsi tė madhe, ai hezitonte t’i firmoste vetė. Kėshtu qė, krijova bindjen se kėtė praktikė pune, Enveri, e bėnte pėr tė larguar pėrgjegjėsinė nga vetja, nė mėnyrė qė mė pas nėse ky apo ai problem dilte i pasuksesshėm, tė kishte tė drejtėn ta kontestonte atė. Mė ka bėrė pėrshtypje se, Enveri, nuk punonte mė nė zyrė, por nė njė ambient qė e pėrgatiti enkas nė shtėpi. Madje edhe mbledhjet e Byrosė Politike, i bėnim po nė shtėpinė e tij. Kėtu zėnė fill pretendimet e mėvonshme, paranojake tė tij se gjoja nė kėtė kohė “grupi i Koēi Xoxes”, e kishte izoluar. Pyes me sinqeritet se, nga kush ishte izoluar Enveri? Kėto pretendime, jo vetėm nuk qėndrojnė, por janė shpikjet e trurit tė tij tė sėmurė, sepse Koēi me Enverin fillimisht hanin bashkė, e pėr tė dyja familjet gatuante i njėjti kuzhinier. Nė kėtė kohė, edhe unė drekoja mė shumė nė shtėpinė e tij se nė familjen time, qė e kisha sjellė nga Korēa. Nuk duhet harruar qė me Enverin banonim nė tė njėjtin oborr. Po ashtu, edhe Koēi me Nakon, rregullisht kėshtu vepronin. Enveri kėto pretendime i ngre pa baza, sepse ai nuk ishte i izoluar nga ndokush, por i vetizoluar nė kullėn e tij.

    Si u sistemuat nė shtėpinė tuaj nė Tiranėn e Re, kur ishit fqinjė me Enverin dhe Koēin?

    Megjithėse, kjo nuk ka ndonjė rėndėsi tė veēantė, mund tė them se fillimisht banoja me familjen time nė njė oborr me Enver Hoxhėn dhe Koēi Xoxen. Marrėdhėniet tona ishin shumė tė mira. Venim e vinim lirisht te njėri-tjetri, pa ndroje dhe pa ceremonira tė veēanta. Pikėrisht nė kėtė kohė, Enveri, nuk e di se pėr ēfarė arsye filloi tė mos dilte nė zyrė dhe siē e thashė pak mė lart ai u vetizolua. Ishte ndjenja e frikės, apo e kujdesit tė tepėruar, kėtė nuk mund ta them me siguri. Ai dhe Nexhmija ende nuk kishin fėmijė. Unė dhe Dhora, gruaja ime, kishim njė gėzim tė madh, sepse na kishte lindur vajzė, tė cilėn Enveri shumė shpesh e pėrkėdhelte, e merrte nė duar, dhe i gėzohej. Ditėn e tretė tė lindjes sė saj, sipas zakonit ortodoks, pregatitej enkas njė bukė valė me gjalpė e me sheqer. Ky rit quhet “tė tretat”. Po atė ditė vihet edhe emri i tė porsalindurės. Sigurisht, ne nuk do tė shkonim as nė kishė as diku gjetkė, pėr tė celebruar kėtė ceremoni, por rasti u gjend. Mbaj mend se, atė ditė po zhvillonim punimet e Asamblesė Kushtetuese. Unė, Enveri dhe Koēi, u kthyem nė shtėpinė time tė uronim gjyshen e vajzės, nėnėn e gruas sime, qė e thėrrisnim mitera, sepse ime mė ishte vrarė nė demonstratėn e 9 shtatorit 1943. Gjithashtu, do tė uronim gruan time, Dhora, motrėn time, Vangjeli dhe vėllanė Kosta, qė ishin anėtarėt e familjes sime dhe banonin me mua. Me kėtė rast, Koēi Xoxe, ja shpjegoi Enverit ē’ishte “bukė vala” e tė porsalindurės dhe “tė tretat”. Nė ēast Enveri tha: “Vajzėn do ta quajmė Asamble, pikėrisht sot me rastin e mbjedhjes sė parė tė Asamblesė Kushtetuese. Kėshtu u vendos. Vajzėn time e pagėzoi Enveri. Ajo e mban edhe sot e kėsaj dite kėtė emėr. Falė tragjedive, qė ndodhėn me mua mė pas, nuk patėm fatin e mirė tė gėzonim edhe nė fėmijė tė tjerė, ndaj ky pagėzim i ēuditshėm i Enverit na ndoqi pas gjithė jetėn. Mė kujtohet se vjehrra ime, atė ditė dhe mė vonė, u pikėllua sė tepėrmi, sepse atė emėr qė i vuri Enveri, nuk mundi ta pranonte kurrė. M’u kujtua edhe njė rast tjetėr, qė ka tė bėjė me marrėdhėniet e mia me shokėt e udhėheqjes. Nė verėn e vitit 1941, u fejova me Dhora Nedellin, e cila mė vonė u bė gruaja ime. Atėherė nuk ishte kohė fejesash e martesash, ndaj dhe u martuam menjėherė pas ēlirimit. Nė fundin e vitit 1944 celebruam martesėn. Po atė ditė celebruan martesėn e tyre edhe Hysni Kapo me Vito Kondin. Me kėtė rast, tė dy palėt ishim dėshmitarė pėr celebrimin e martesave. Kėshtu, e thjeshtė, pa ceremonira, ishte dasma e atėhershme. Menjėherė pas kėtij akti u largova nga hotel «Dajti», ku ishte sistemuar pjesa mė e madhe e udhėheqjes, mora familjen dhe u vendosa nė shtėpinė qė pėrmenda pak mė lart.

    A vinin tė tjerė vizitorė, shokė tė udhėheqjes, nė shtėpinė tuaj, tė Envrit, apo Koēit?

    Sigurisht qė vinin. Dyert e shtėpive tona ishin tė hapura pėr tė gjithė. Kishim katėr-pesė vjet qė ropateshim si ilegalė nėpėr bazat e luftės, qelive tė policisė e burgjeve, gėrxheve tė luftės nė mal. Pėr njė kohė nuk na bėhej t“i hiqnim nga trupi uniformat partizane, por u mėsuam me kostume civile, pantallona tė hekurosura, kravatat, kėmishėt e kollarisura, madje filluam tė mbajmė edhe kapele borsalino. Njė nga vizitorėt e shpeshtė, i mirėpritur dhe shumė simpatik te ne, apo edhe tek Enveri, ishte profesor Sejfulla Maleshova. Ky fakt, i kishte rėnė nė sy edhe Nexhmije Hoxhės, ndaj njė ditė ajo pa ngurruar mė tha: «Dėgjo shoku Pandi, Sejfullai ėshtė beqar dhe ne kemi menduar se do tė ishte mirė qė ta martonim me Sanon, motrėn e Enverit. Ē“mendim ke ti? A mund t’i thuash kėtė Sejfullait?» Sigurisht mua mė ra qielli nė kokė, sepse sė pari, nuk isha mėsuar tė merresha me tė tilla punė. Mė habiti guximi i Nexhmijes. Pėr mė tepėr, isha dhe jam edhe sot nė pleqėri njeri shumė serioz, i mbyllur nga natyra dhe fjalėpak. Unė jam njeri i zymtė, por kurrsesi i vrazhdė. Nuk e kuptoj, pėrse Nexhmija ma ngarkoi mua transmetimin e kėtij mesazhi te Sejfullai. Gjithsesi, Sejfullai na kishte thėnė se motra e Enverit, i vinte shpesh nė xhepin e vogėl tė xhaketės nga njė trandafil tė kuq. “E shkreta, mendon tė m’i hedhė kthetrat mua, beqarit tė stazhionuar!”, thoshte Sejfullai dhe qeshte me tė madhe. Kisha porosi madhore, tashmė nga Nexhmija. Bėra ē’bėra ia trasmetova Sejfullait kėrkesėn e saj. “Dhelpra plakė” tha: «Dėgjo Pandi, unė s’kam mbetur pėr lėmoshat e Enverit. Krushqi me tė nuk bėj kurrė». Nė kėtė rast e kuptova mirė se nuk e simpatizonte aspak Enver Hoxhėn. Mendoj, se kjo bisedė nuk ka mė nevojė pėr komente dhe kėrkoj falje qė pėrmenda njerėz qė nuk kanė lidhje me ēėshtjet tona.

    A keni dijeni pėr ekze-kutimin e Bahri Omarit, kunatit tė Enver Hoxhės? Si nuk mundi ky i fundit ta shpėtojė atė nga dėnimi me vdekje?

    Bahri Omarit, megjithėse kishte qenė ministėr i Punėve tė Jashtme nė kohėn e okupacionit, edhe mund tė mos i jepej dėnimi kapital, sepse kishte dhėnė njė kontribut me vlera pėr strehimin e vazhdueshėm dhe tė sigurtė qė i kishte bėrė Enverit dhe familjes sė tij, gjatė luftės. Por, rrethana tė ēuditshme dhe komplekse tė Enverit, bėnė qė Bariu tė dėnohej me pushkatim. Rasti e solli qė tė di edhe rrethanat nė tė cilat u ekzekutua ky njeri. Ishte koha e zhvillimit tė gjyqit special tė kriminelėve tė luftės. Koēi Xoxe, ishte kryetar i kėtij gjyqi shumė tė rėndėsishėm, i cili nuk po zhvillohej vetėm me dėshirėn, apo vendimin e Qeverisė sė re Shqiptare. Sigurisht, qė nuk kisha tė bėja fare me gjyqet, jo se nuk do tė merrja pjesė po tė mė caktonte Byroja Politike, por kėshtu rrodhėn ngjarjet. Mbaj mend se njė ditė prej ditėsh, kur zhvillohej gjyqi special, mė ka thėnė Koēi Xoxe se Farija, motra e Enverit, i kishte shkuar nė shtėpi dhe i ishte lutur qė t’i falnim jetėn Bahriut, burrit tė saj. Enveri pėr ēudi, nė kundėrshtim me udhėzimet e posaēme qė i kishte dhėnė Koēit pėr pushkatimin e B.Omarit, i kishte thėnė tė motrės: “Shiko Farije, kėtė punė e ka nė dorė vetėm Koēi”. Farija, me fjalėt e Enverit u nis me njė frymė te Koēi, tė cilit i transmetoi ato qė i kishte thėnė i vėllai. Koēi, sigurisht u habit me kėtė manovėr dhelpėrake tė Enver Hoxhės, por me sinqeritetin e tij karakteristik, nuk ngurroi t’i thotė: “Dėgjo Farije, yt vėlla s’tė ka thėnė tė vėrtetėn. Kėtė punė e ka nė dorė vetėm ai”. Pas kėsaj bisede, Koēi, vjen te unė dhe ma tregoi hallin e madh tė Farijes, e cila kishte tė drejtė. Atėherė ngrihemi tė dy dhe shkojmė nė shtėpinė e Enverit dhe ndėrmjetėsuam pėr hallin e sė motrės. Ai na tha: “Zbutje tė luftės sė klasave nuk ka. Edhe ai, Bahriu, pra, tė pushkatohet si gjithė tė tjerėt”. Me kėtė rast tė veēantė pashė edhe njėherė fytyrėn e vėrtetė tė Enverit. Kaq mund tė them pėr kėtė ēėshtje qė bėri bujė nė atė kohė dhe u diskutua shumė edhe mė pas.

    Mund tė na tregoni se si u pėrplasėt me ambasadorin sovjetik, pak pėrpara se njė delegacion qė do tė kryesohej prej jush do tė nisej pėr nė Moskė?

    Ndoshta mund tė duket e ēuditshme, por ndėrkohė qė shokėt kishin qenė disa herė jashtė shtetit, unė nuk munda tė shkoj nė asnjė delegacion. Madje, nuk kam patur kurrė asnjė kontakt me jugosllavėt, Titon, apo me dikė tjetėr. Edhe njė vizitė nė Bashkimin Sovjetik, me njė delegacion tė madh, ku kisha atributin e kryetarit tė tij, nuk u relizua, pasi ndodhi njė keqkuptim qė edhe sot e kėsaj dite mė ka mbetur nė mendje. Pak pėrpara se tė niseshim, shkova nė Ambasadėn Sovjetike pėr tė kordinuar planet e udhėtimit nė BRSS me Gagarinovin, sekretarin e ambasadės. Kur po dilja nga selia e rezidencės sė tyre, ky i fundit mė pyeti: Nuk do ta takosh ambasadorin Ēuvakin? Ju pėrgjigja, pa ndonjė keqdashje, se nuk ishte nevoja, pasi gjithēka kisha e rezaurova me tė. Me sa duket ky veprim nuk u pėlqeu sovjetikėve, ndaj kishin propozuar largimin tim nga delegacioni. Kėtė ma komunikoi Enveri, i cili mė tha se nė Moskė do tė shkonte Nako Spiru. Pra, me kėtė rast, ndofta dhe me ndonjė raportim tjetėr pas shpine tė punonjėsve tė Ambasadės Sovjetike nė Tiranė, ē’ka nė atė kohė ishin veprime shumė tė rėndomta, u futa nė listat e antisovjetikėve! Edhe pse isha komunist i vjetėr dhe Bashkimin Sovjetik, e kam dashur dhe e kam pasur ėndėrr vizitėn atje, pėrsėri mė llogaritėn si kundėrshtar.

    Njė nga ēėshtjet mė tė diskutueshme ėshtė edhe zhdukja pa lėnė gjurmė e Raqi Qirinxhiut. A vazhduan kėrkimet pėr kėtė dėshmor tė ndritur tė LANĒ-it, kur ju erdhėt nė pushtet, madje nė funksione shumė tė rėndėsishme?

    Po. Ėshtė ashtu siē thoni ju. Zhdukja pa lėnė gjurmė e shokut tonė, intendentit tė talentuar tė Qarkut tė Korēės, profesorit tė mrekullueshėm tė Liceut francez tė Korēės, me kulturė tė gjerė tė marrė nė Universitetin e Sorbonės, ishte njė nga ngjarjet mė tronditėse tė kohės sė Operacionit armik tė Dimrit. Raqi, sė bashku me njė grup partizanėsh tė intendencės sė tij, marrshonin diku nga fundi i kolonės kryesore tė trupave. Mbas tyre marrshonte batalioni i parė i komanduar nga Zija Kambo, i cili ishte caktuar nga komanda e brigadės, Nexhip Vinēani dhe Pėllumb Dishnica, si reparti i prapavijės qė mbyllte kolonėn e gjatė tė trupave tė Br.4S. Kur forcat partizane kaluan Qafėn e Beēit dhe hynė nė Skrapar, konkretisht nė Gjergjovė dhe Kapinovė, Raqi Qirinxhi nuk u gjend mė. Ky fakt u bė edhe mė shqetėsues, sepse ai kishte me vete njė shumė tė madhe monedhash floriri, tė cilat do tė pėrdoreshin pėr formimin e brigadave tė tjera partizane. U kėrkua me insistim nga njerėz dhe skuadra tė ndryshme partizane, gjatė gjithė dimrit dhe pranverės sė vitit 1944, por nuk u arrit tė zbulohej asgjė. Kėrkimet vazhduan me mėnyra nga mė tė ndryshmet, pėr gjetjen qoftė edhe tė trupit tė tij. Mund tė deklaroj sot nė vitet e pleqėrisė sime se, Koēi Xoxe, ka shpenzuar shuma tė konsiderueshme tė hollash dhe energjish pėr dy-tre vjet rresht. Ai ka dėrguar ekspedita sekrete nė rajonin e zhdukjes sė Raqit dhe pėrreth tij, por pėrsėri nuk u arrit tė zbulohej asgjė. Madje, mund t’u them se organizoi edhe njė mini agjenturė pėr tė hetuar ēėshtjen qė ne na kishte habitur tė gjithėve. Pėrsėri mundimi rezultoi i dėshtuar. Them se tė gjitha thashethemet rreth ēėshtjes sė Raqi Qirinxhiut janė tė pavėrteta. Konkluzioni pėrfundimtar pėr tė ėshtė se dimri i ashpėr dhe tej mase i ftohtė, lodhja, rruga e vėshtirė me thepisje qė pėrfundonin nė pėrrenj, mund tė jetė dhe shkaku i humbjes, i zhdukjes sė shokut tonė tė shtrenjtė Raqi Qirinxhi. Kėsisoj, trupin e tij, e tė kafshėve tė ngarkuara me flori, i kanė ngrėnė ujqėrit e uritur, tė cilėt atė vit ishin dendėsuar shumė. Por, nuk pėrjashtohet mundėsia qė me kohė i ka rrėmbyer lumi, i cili ndodhej poshtė rrugėkalimit tė partizanėve.

    Sipas kronologjisė sė ngjarjeve, i ka ardhur koha Plenumit tė 8-tė tė KQ tė PKSH. Ēfarė ju kujtohet nga punimet e kėtij Plenumi?

    Para se tė flas pėr Plenumin e 8-tė, dua tė them se ishte zhvilluar plenumi i prillit tė vitit 1946, i cili nuk ka ndonjė gjė tė jashtėzakonshme pėr tė shuar kureshtjen e lexuesve. Tetė muaj mė vonė, prej datės 12-20 dhjetor tė vitit 1946, zhvilloi punimet Plenumi i jshtėzakonshėm i KQ tė PKSH-sė, i cili shqyrtoi kryesisht Konventėn Ekonomike, midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Pas njė vit e gjysėm, nga 26 shkurti deri nė 8 mars 1948, zhvilloi punimet Plenumi i tetė i KQ tė PKSH, tė cilin Enver Hoxha dhe tė tjerė, ndonėse nuk kishin asnjė kontestim pėr vendimet, rezolucionin dhe dokumentet e tij, pas Plenumit tė 11-tė e quajtėn plenumi i zi dhe, pikėrisht kėtu filloi kthesa fatale pėr uzurpimin e PKSH-sė. Nėnkuptohet, as Enveri, as dikush tjetėr, nuk kishin forcėn tė bėnin njė kthesė tė tillė tė jashtėzakonshme nė gjirin e PKSH-sė, pa atė qė ndodhi midis PKJ-sė dhe PK tė BS-sė, pra midis Stalinit dhe Titos, dhe pa njė regjizurė mnadhore ndėrkombėtare tė inspiruar personalisht nga Stalini dhe shtabi i tij, qė drejtonte kėtė betėjė tė madhe. Rendi i ditės i Plenumit tė 8-tė, ishte kryesisht analiza mbi zhvillimin e situatės sė brendshme nė parti dhe “Mbi gabimet nė vijėn ekonomike tė partisė”, “Analiza e situatės sė brendshme dhe tė jashtme tė vendit”, “Plani i shtetit pėr vitin 1948”, “Ēėshtje organizative dhe propozimet tė Byrosė pėr pranimin e anėtarėve tė rinj tė KQ tė PKSH-sė dhe Byrosė Politike, me synim forcimin e KQ-sė”. Diskutimet pėr kėto ēėshtje vazhduan tė zjarrta, sepse ndėrkohė, Nako Spiru, ishte cilėsuar fraksionist dhe tradhtar. U kritikuan dhe u pėrjashtuan nga KQ-ja, Fadil Paērami, Liri Belishova, Mehmet Shehu, e ndonjė tjetėr. Nė diskutime tė ashpra u dėnuan kėta shokė si deviatorė dhe mbėshtetėn diskutimin e Enver Hoxhės, Koēi Xoxes dhe anėtarėve tė tjerė tė Byrosė. Koēi, Haki Toska, Enver Hoxha, Gogo Nushi, Kiēo Ngjela, Rrahman Pėrllaku, Nesti Kerenxhi, Naxhije Dume, Kristo Themelko, Koēo Titka, Hysni Kapo, Manunsh Myftiu, Petro Papi, si dhe Ramiz Alia, Sotir Kamberi, e tė tjerė morėn pjesė gjerėsisht nė diskutime. Dhe u shprehėn nė njė mendje pėr vendimet e plenumit. Dua tė theksoj se, nuk po marr pėrsipėr analistin, por tashmė qė kanė kaluar kaq kohė e kėta plenume, kanė mbetur tej nė histori duhen analizuar e vlerėsuar nga historiografėt e paanshėm, sidomos sociologjik i Akademisė sė Shkencave dhe Instituti i Historisė, sepse tashmė kėto probleme nuk i takojnė dhe nuk i merr pėrsipėr t’i zgjidhė asnjė parti politike shqiptare. Madje, njėri prej kėtyre simpoziumeve tė jetė ndėrkombėtar, ku tė thirren studiues dhe historianė nga vendet qė kanė pasur interesa tė kohės me PKSH-nė dhe qeverinė komuniste. Nė vitet e ardhshme, mendoj se duhen organizuar dy-tre sesione shkencore nė datat e pėrvjetorėve tė Plenumit tė Dytė tė Beratit, Plenumit tė Tetė, e Kongresit tė Parė tė PKSH-sė, ku tė analizohen thellė gabimet, apo shtrembėrimet qė janė lejuar...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Si e arrestuan Pandi Kriston nė vitin 1948

    Gjergj Titani

    Kėtė herė Pandi Kristo, ish-anėtar i KQ tė PKSH tregon pėr pėrplasjet me Enverin, nė Plenumin e 11-tė dhe Kongresin e Parė tė Partisė. Ai nuk harron tė shpjegojė edhe gabimet fatale qė forumet drejtuese tė partisė kishin pėrjashtuar nga radhėt e saj, Sejfulla Malėshovėn dhe ēuan nė vetėvrasje, Nako Spirun.

    Kėto, Kristo i llogarit si gabimet foshnjarake tė PKSH. Ai tregon se si nuk preferohej nga rusėt dhe pse ambasadori sovjetik, Ēuvahin, jepte informacione tė rreme nė BS. Si i manipuloi dhe i vėrsuli kundėr “grupit” tė Koēi Xoxes, Enveri, shokėt e vjetėr tė GKK, Mihal Lakon dhe Pilo Peristerin. Pse, aktivet e partisė nė Korēė dhe miqtė, lėshuan mbi ta akuza tė paqena. Pse, Pandi Kristo, arrin nė konkluzionin se, pas arrestimit tė grupit “Xoxe”, Enveri uzurpoi PKSH. Ja nė vazhdim, rrėfimi i tij.

    Ju folėt shkurt pėr Plenumin e Tetė tė KQ tė PKSH. Ndėrsa njė tjetėr plenum mjaft i diskutuar ėshtė edhe Plenumi i 11-tė i KQ tė PKSH. Ēfarė ju kujtohet nga punimet e tij?

    Pėr tė folur pėr Plenumin e Tetė, i cili pėrbėnte fazėn pėrmbyllėse tė historisė sė ligjshme tė PKSH-sė, mund dhe duhet tė flisja mė tepėr. Madje, duhej tė kisha thėnė shumė pėr ato plenume, ku, me naivitetin tonė, por, edhe pėr shkak tė gabimeve tona, qė shpeshherė do tė pėrbėnin edhe faj politik, kemi ndihmuar padashje absolutizimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Njė, nga kėto gabime ishte pėrjashtimi me shumė lehtėsi, i Sejfulla Malėshovės, qė ishte efektivisht njeriu mė i pėrgatitur teorikisht, e me pėrvojė mė shumė se 20-vjeēare nė lėvizjen komuniste. Njė tjetėr gabim, ishte fajėsimi, dėnimi i shokut tonė tė mrekullueshėm, Nako Spiru, i cili ishte produkt origjinal i lėvizjes pėrparimtare, e mė pas lėvizjes komuniste e LANĒ-it. Pas pėrjashtimit tė kėtyre tė dy personaliteteve tė fuqishėm, me ndėrhyrjen keqdashėse, sovjeto-jugosllave, Byroja Politike, e pa veten, mė tė dobėsuar e mė tė paaftė, pėr tė zgjidhur problemet e ndėrlikuara tė periudhės fillestare, tė ndėrtimit tė jetės sė re. Ajo u bė mė e nėnshtruar, pas humbjes sė kėtyre dy talenteve, gjigandėve, tė mendimit politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė. Kėtu, zė fill, ai nėnshtrim i pafalshėm, i cili u duk se rilindi nė Plenumin e Dytė tė Beratit, qė shpalosi shpresėn, pėr mbarėvajtjen e punėve nė vendin tonė hallemadh. Por, tronditjet e mėdha pėr PKSH-nė, sa kishin filluar, me pėrjashtimin e Sejfullait nga KQ dhe akuzat monstruoze pėr Nako Spirun, tė cilat e shpunė atė djalė me guxim tė veēantė, nė vetvrasje. Pas vetvrasjes sė tij, Komiteti Qendror i PKSH-sė, humbi kthjelltėsinė, largpamėsinė, guximin, pėr tė mos qenė e nėnshtruar ndaj tė huajve, humbi elokuencėn e dy mendimtarėve dhe veprimtarėve tė mėdhenj. Pra, Plenumi i Tetė i KQ tė PKSH, ishte mbyllja e njė etape tė suksesshme tė PKSH, ndėrsa, Plenumi i 11-tė, ishte fillimi i etapės mė tė zezė, qė do tė vazhdonte deri nė vdekjen e diktatorit. Ky plenum, shėnoi kapitullimin e PKSH-sė, ndaj gjithēkaje ogurzezė e mundėsoi uzurpimin e saj dhe e la klasėn punėtore, efektivisht, pa partinė qė duhej ta pėrfaqėsonte nė tė gjithė rrugėn e vet. Plenumi i 11-tė i PKSH-sė, i zhvilloi punimet e tij tė tejzgjatura, nga 13-24 shtator tė vitit 1948, nė njė situatė, tej mase tė rėndė dhe shtypėse. Anėtarėt e KQ, nė fakt, diskutonin me pasion e arrogancė, bėrtisnin e lėshonin “rrufe e vetėtima”, sipas udhėzimeve qė kishin marrė nga Enver Hoxha e pasuesit e tij. Ne, u ndodhėm thuajse tė papėrgatitur, pėr ē’ka, po kurdiste grupi i Enverit nė prapaskenė. Pėr shembull, ndėrkohė qė Enver Hoxha nuk luante nga Tirana, e dėrgoi Koēi Xoxen, si tė deleguar tė KQ, nė pėrkujtimin e themelimit tė Brigadės sė Parė Sulmuese, nė Vithkuq tė Korēės. Madje, miratoi edhe njė udhėtim tė Koēit nė Panarit e rrethina, pėr tė kujtuar edhe njė herė, ato vende, ku ishte luftuar nė kohėn e Operacionit armik tė Dimrit! Nė kėtė kohė, unė, pėr herė tė parė nė jetėn time tė pas ēlirimit, isha me pushime tė zgjatura nė Pogradec. Atje, Enveri bashkė me familjen tonė, dėrgoi edhe Nexhmijen! Ē’tė ishte kjo zemėrgjerėsi e Enverit, mos e shoqja e tij do tė luante rolin e vėzhgueses sonė tė rreptė?! Enver Hoxha, gjatė gjithė kohės parapėrgatitore tė punimve tė Plenumit tė 11-tė dhe Kongresit tė Parė, nuk lėvizi nga Tirana. Kėto kohė, na ndėrruan makinat, shoferėt dhe shoqėruesit e grupit tonė me shoqėruesit e grupit tė vet, pėr arsye qė nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohen. Plenumi i 11-tė revizionoi nė mėnyrė tė kundraligjshme dhe antistatuore, tė gjitha dokumentat, deklaratat, rezolucionet, vendimet e tė tjera, qė nga Plenumi i Dytė i Beratit e kėtej. Ai e quajti Ministrin e Brendshėm, zėvendėskryeministrin dhe Sekretarin Organizativ tė KQ tė PKSH-sė, pėrēues tė vijės jugosllave dhe i pėrdori kėto poste, pėr tė venė partinė nėn kontrollin e Sigurimit tė Shtetit. Enveri, duke pėrdorur nė parti metoda tė drejtimit policor, ka shkelur rėndė centralizmin demokratik, si nė parti, ashtu edhe nė qeveri. Pasojat dihen. Tashmė, mungonte totalisht, fryma e kritikės dhe autokritikės parimore dhe ishte dobėsuar, disiplina e tė tjera. Plenumi i 11-tė, shpalli botėrisht se, armiku kryesor i Shqipėrisė dhe i gjithė njerėzimit, ishin imperialistėt amerikanė dhe anglezė. Titua, sipas vendimeve tė Plenumit tė 11-tė, ishte udhėheqėsi tradhtar, revizionist, armik i marksizėm-leninizmit, kampit socialist dhe vendit tonė. Kėto, ishin deklaratat pompoze tė kėtij plenumi, qė do tė hidhte bazat e njė persekucioni tė gjatė gjysėmshekullor, qė shėnoi viktima tė jashtzakonshme, burgime, internime dhe zhdukje fizike, tė mijėra e mijėra kuadrove jo vetėm komunistė, por edhe, atyre qė mendonin ndryshe nga Enveri, apo idetė qė propagandonte ai. Pra, nė vend qė tė lulėzonte njė demokraci e re, lulėzoi njė diktaturė e shfrenuar dhe e paparė ndonjėherė, deri atėherė. Dua tė theksoj se, pėrpara zhvillimit tė punimeve tė Plenumit tė 11-tė, Enver Hoxha mblodhi rreth vetes, pa dijeninė e KQ, njė grup besnikėsh tė tij, si Manush Myftiu, Hysni Kapo, Haki Toska, Peēo Kagjini, Beqir Balluku, Behar Shtylla, Petrit Dume, Hito Ēako, Spiro Koleka, e tė tjerė dhe veēmas lexoi e komentoi letrat “e famshme, dritėdhėnėse”, tė KQ tė PK tė Bashkimit Sovjetik, tė cilat nuk kishin tė bėnin fare, me aktivitetin e PKSH-sė, por ishin letra tė firmosura nga Stalini dhe Molotovi, qė akuzonin dhe stigmatizonin pa baza, shumė rėndė me epitetet “tradhtar, trockistė, renegatė, revizionistė, kėlyshė tė imperializmit, e tė tjera”, Partinė Komuniste Jugosllave, Qeverinė Jugosllave dhe ushtrinė e saj. Ndėrkohė, unė, Koēi, Naxhija, Nesti, Vaskė Koleci e tė tjerė, nuk kishim absolutisht asnjė dijeni, pėr kėto veprime tė Enverit, i cili, kėto dokumenta, i kishte marrė nė rrugė konfidenciale, nga ambasadori Ēuvahin, i cili ka patur pėr mision tė tij special, ngarkuar nga Moska, qė tė mbante krahun e Enverit.

    Cilat qenė masat shtrėnguese qė mori Enver Hoxha nė prag tė Plenumit tė 11-tė dhe Kongresit tė Parė tė PKSH?

    Gjatė kėsaj periudhe, u bė njė ridislokim i fshehtė i trupave tė hequra nga zonat kufitare tė Leskovikut, Kolonjės, Pėrmetit, Gjirokastrės, pėrreth qytetit tė Korēės dhe kodrave tė Tiranės, nėn komandėn e Pandeli Varrezit, i cili, siē kam mėsuar mė vonė, u dėnua nga Gjykata Ushtarake, me 25 vjet burg. Kėshtu, trupat e komanduara prej tij, u vendosėn pėrreth kodrave tė Saukut, Kasharit, Petrelės dhe mbanin nėn vėzhgim qytetin e Tiranės. Patrullat ushtarake tė kėtyre reparteve, lėviznin nė kryeqytet dhe shpeshherė, ndesheshin natėn me ato, tė policisė. Veē kėsaj, pėr tė larguar nga Tirana, trupat e policisė, qė vareshin nga Ministria e Punėve tė Brendshme, e qė quheshin besnikė tė grupit tė Koēi Xoxes, u dėrguan, si forcė krahu e thjeshtė, pėr tė punuar nė hekurudhėn Durrės-Tiranė. Pandeli Varrezi, tregon se si Hito Ēako, qė ishte nė atė kohė komandant i Garnizonit Ushtarak tė Tiranės, ishte i pakėnaqur, me kėto veprime, qė binin ndesh me rregullat e paracaktuara ushtarake. Ai, pyeste vazhdimisht plot nervozizėm: Kush tė ka sjellė ty nė Tiranė? Ē’bėn ti, kėtu, me kėto patrullat e tua, e tė tjera e tė tjera. Ndėrsa, nė Korēė, forca tė tjera, ishin vendosur nė Boboshticė, Drenovė, Mborje, e Voskop dhe mbanin nėn vėzhgim qytetin, pa dijeninė e askujt. Madje, pėr kėtė dislokim tė paligjshėm, nuk dinte gjė, as Kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme. Tashmė, unė di shumė hollėsira, pėr kėto dislokime dhe kjo ėshtė e vėrteta, por ē’vlerė do tė kishte analizimi me hollėsi, i tė gjitha veprimeve tė mbrapshta tė atyre ditėve, qė, veē vlerės historike, nuk kanė asnjė vlerė tjetėr. Pėr mendimin tim, e them kėtė, pasi jam menduar gjatė, atėherė, ishte duke u pėrgatitur nė fshehtėsi, njė grusht shteti ushtarak, nėn drejtimin e Enver Hoxhės, si Komandant Suprem, apo Sekretar i Parė i KQ tė PKSH, i cili mbeti nė tentativė, sepse nuk kishte asgjė tė tillė, nga ē’pretendonte ai. Nė plenum, diskutova edhe unė. Me naivitet bėra edhe autokritikė, ē’ka ishte e pavlerė, sepse pas plenumit nuk u paraqita mė nė punė, pasi u vumė nėn mbikqyrje tė rreptė policore.

    Si i manipuloi Enver Hoxha shokėt e vjetėr tė GKK pėr t’ju kritikuar ashpėr nė mbledhjen e aktivave tė partisė nė rrethe?

    Pas kėsaj, nėpėr qarqe, vazhdonin aktivet e partisė pėr tė vėnė masėn e gjerė tė komunistėve nė dijeni, sipas dėshirave tė Enverit, pėr vendimet dhe rezolucionin e Plenumit tė 11-tė. Nė aktivin e Partisė nė Korēė, ishin tė pranishėm, pėrveē Enverit dhe grupit qė e shoqėronte atė, edhe Koēi Xoxe e unė. Nė kritikat e paskrupullta, qė na bėheshin nėpėr aktive, e konkretisht edhe nė atė tė Korēės, madje nga shokėt tanė, militantė tė vjetėr, si Miha Lako, Pilo Peristeri e tė tjerė, ne stigmatizoheshim me epitete nga mė monstruozėt. Pėr shembull, partizania e vjetėr Efti Iftica, pyeti presidiumin: “Ēfarė deshte tė bėnte Koēi Xoxe me gjithė kėto kritika qė i atribuohen atij?” Nė kėtė moment ndėrhyn, Pilo Peristeri, njė veteran i GKK, me tė cilin kishim ndarė tė gjitha hallet e kohės sė mbretėrisė, pushtimit dhe tė luftės dhe thotė: “Nuk e kuptoni? Jau them unė. Desh tė bėhej mbret…!” Nė kėtė aktiv, vetėm Nesti Gambeta, i doli nė mbrojtje Koēi Xoxes dhe e ftoi Enverin, qė tė tregohej mė shoqėror, por kjo mbrojtje e Nestit, ishte si njė pikė uji nė oqeanin e helmuar, tė shpifjeve dhe tė akuzave. Dua tė rrėfej edhe njė rast tjetėr, tė cilin e mėsova nga i mrekullueshmi Xhavit Qesja. Pasi dolėm nga burgu, Xhaviti, mė foli pėr njė gjė interesante qė kishte ndodhur nė aktivin e dikastereve, Tiranė. Sotir Vullkani, njė nga themeluesit e GKK dhe tė PKSH, i porsakthyer nga Gjermania, ku ishte pėr shkėmbim pėrvoje, nė pėrbėrje tė njė delegacioni tė ministrisė sė Punėve tė Brendshme, i indinjuar nga pėrmbajtja e diskutimeve tė delegatėve, ku, po punoheshin materialet e Plenumit tė 11-tė, u takua me Enverin dhe i tha se kėto probleme dhe akuza qė ai ngrinte kundėr Koēit, Pandit e tė tjerėve, janė gabime qė i kishin bėrė tė gjithė anėtarėt e KQ, ndaj propozoi, qė kėto tė zgjidheshin mes tyre dhe tė mos shtroheshin nė plenum, se, sipas tij, pėrveē fjalėve, nuk kishin asnjė vlerė tjetėr. Sotiri, i rekomandoi Enverit qė fundja, tė zgjidhnin njė Komitet Qendror tė ri, e kėtu merrnin fund tė gjitha.

    Gjatė kėsaj kohe a kini pasur ndėrhyrje provokative nga ndokush?

    Sulmi i grupit tė Enver Hoxhės, vazhdonte sipas porosive tė ardhura nga Moska. Kam njė rast flagrant. Mė vjen nė zyrė Spiro Koleka dhe mė thotė: Tė pret nė takim ambasadori sovjetik, Ēuvhin, pėr tė biseduar rreth diskutimeve me Koēi Xoxen, rreth problemeve qė shtroheshin nė materialet e plenumit. Unė ju pėrgjigja negativisht ftesės, nėpėrmjet tė tretėve, qė mė bėnte ambasadori sovjetik, duke i thėnė Kolekės, se nuk kisha pėrse tė shkoja tek ai. Nuk kisha biseduar asgjė, rreth kėtij problemi me Koēin. Kėtė rast, po e pėrmend pėr tė vėrtetuar atė, se jo vetėm ambasada ruse po kryente veprime tė paligjshme e tė pazakonta nė praktikėn diplomatike ndėrkombėtare, aq mė tepėr midis dy vendeve, qė e quanin njėri-tjetrin, mėmė e vėlla. Kėtė e deklaroj, pėr tė treguar se kishte kohė qė ishte vėnė nė jetė skenari Stalinist i goditjes sė madhe, kundėr Titos dhe PKJ, konflikt ky, me pėrmasa kontinentale, e qė do tė merrte, nėn rrėnojat e tij, shumė e shumė njerėz nė Shqipėri, Bullgari, Rumani, Hungari, Ēekosllovaki, Gjermaninė Lindore, Poloni, dhe ca mė shumė, akoma nė vetė Bashkimin Sovjetik. Plenumi i 11-tė, u finalizua me punimet e Kongresit tė Parė tė PKSH, pėr tė cilin kam njė pėrshtypje tepėr tė hidhur, nė pėrvojėn time jo tė vogėl, nė lėvizjen komuniste.

    Ē’pėrfaqėson Kongresi i Parė nė historinė e PKSH dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr tė?

    Kongresi i Parė i PKSH, i cili u zhvillua nga 8 deri nė 22 nėntor tė vitit 1948, ku morėn pjesė rreth 550 delegatė, me tė drejtė vote dhe 300 delegatė, me tė drejtė vote konsultative, qė pėrfaqėsonin afėrsisht 45000 anėtarė dhe kandidatė partie, do tė ishte njė kopje e zmadhuar e punimeve tė Plenumit tė 11-tė. Por, do tė thoja, njė kopje mė cilėsore, sepse provat gjenerale tė tij, ishin bėrė nė aktivet e partisė, nė qarqe, nė njėsitė ushtarake dhe nė Plenumin e 11-tė. Ky kongres, kishte pėr rend dite, raportet: “Mbi punėn e KQ dhe detyrat e reja tė PKSH”, “Mbi planin ekonomik tė shtetit”, “Mbi ēėshtjet organizative dhe tė projekt-statutit tė partisė” dhe zgjedhjet e KQ tė ri e Komisionit tė Revizionimit. Mbaj mend, qė qėndrova vetėm ditėt e para, pastaj u largova, sepse nuk mund tė duroja pėr trembėdhjetė-katėrmbėdhjetė ditė, shtrembėrimet, tė bėrtiturat dhe akuzat, nga mė monstruozet. Jam i bindur se, kur t’i lexojnė brezat e ardhshėm, nėse do tė kenė durim, materialet e Kongresit tė Parė tė PKSH dhe atyre qė vazhduan mė pas, do tė habiten me manipulimet dhe prapshtitė e gjyshėrve tė tyre, qė patėn guximin ta ēlirojnė Shqipėrinė, nga pushtuesit e huaj dhe tradhtarėt e vendit dhe po me kaq “guxim”, tė shkatėrrojnė atė, qė me shumė gjak e sakrifica, e fituan nė ditėt e zjarrta tė luftės. Veē tė tjerave, dua tė them se, sipas vlerėsimeve qė bėnte Xhavit Qesja, pas lirimit nga burgu, nė ato ditė tė pakta, qė mundėm tė takoheshim dhe tė bisedonim sėbashku. Ky njeri, qė ishte lidhur me problemet e Byrosė Politike dhe KQ tė PKSH-sė, e sidomos personalisht me Koēin, m’a pėrforcoi mendimin, se raportin e kėtij kongresi: sipas tij, pjesėn pėr lindjen dhe zhvillimin e lėvizjes komuniste nė Shqipėri, krijimin dhe aktivitetin e GKK, apo, themelimin e PKSH-sė, e ka shkruar nė plazhin e Durrėsit, personalisht Koēi Xoxe. Kėtė pjesė tė raportit, si dhe pjesė tė tjera tė tij, Enver Hoxha, i mori dhe i pėrdori tekstualisht ashtu, nė raportin qė mbajti nė kongres. Kongresi i parė i PKSH-sė, zė njė vend tė veēantė nė historinė e partisė, por le tė mos harrojmė, jo sipas deklarimeve tė Enverit, qė shėnoi njė kthesė tė madhe nė jetėn e partisė dhe tė vendit. Pėrkundrazi, ky kongres shėnoi fazėn fillestare tė rrugės stalinisto-enveriste, qė do tė ndiqte pėr mė shumė se 50-tė vjet, Shqipėria dhe PPSH, e qė nė themel tė saj, do tė ishte diktatura enveriste e bazė, lufta e klasave. Nuk kishte mė tė turpshme, kur lexova nė internim kushtetutėn e trumpetuar me aq bujė nga Enver Hoxha e lakejtė e tij: “Shqipėria ėshtė shteti i diktaturės sė proletariatit”. A mund tė mburrej kush me kėtė cilėsim, me kėtė deklaratė? Kurrsesi jo. Nė kongres, pati edhe shokė, qė hapur edhe heshturazi nuk i mbėshtetėn kurrė, materialet e kėtij kongresi tė pėrbindshėm, i cili, vulosi vijėn diktatoriale tė Enverit, e cila vazhdoi deri nė vdekjen e tij. Kėto qė po them, vėrtetohen edhe me faktin, se nga ajo periudhė e “lavdishme” e sundimit enverist tashmė, ka mbetur vetėm pluhuri i atij mali tė madh me shkresurina, e vepra “madhėshtore, dritėdhėnėse, udhėrrėfyese, jo vetėm pėr ne, por pėr tė gjithė botėn”, nuk duhet tė harrojmė se sipas Enverit, ne ishim “feneri ndriēues i tė gjithė globit”. Kjo tregon se sa, false e sa hipokrite ishin kėto slloganė, e qindra tonė bojė ėshtė shpenzuar kot. Nė kėtė mėnyrė nuk dua tė them kurrė se si se nė kohėn e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, ėshtė bėrė vetėm punė e keqe dhe e zezė, kurrsesi jo. Populli dhe klasa punėtore e RPSH, apo RPSSH, siē e riemėroi shtetin tonė, njėri nga kongreset e PPSH-sė, punoi me dinjitet dhe tepėr i preokupuar dhe ndėrtoi me shumė sakrifica, vepra tė mėdha, rrugė tė shumta, hekurudha, tharje kėnetash, zhdukja e analfabetizmit dhe e malarjes, elektrifikimi dhe telefonizimi i vendit, arsimimi masiv i popullsisė, mjekimi falas e tė tjerė e tė tjera. Por, nuk duhet tė harrojmė kurrsesi, se vendi ynė u shndėrrua nė njė kamp tė madh, rrethuar me tela me gjemba, i ndarė faktikisht nga bota e civilizuar, ku nuk ekzistonte, dhėnia pa kufizim e pasaportave pėr udhėtime jashtė shtetit, ku bėnte ligjin agjitacioni dhe propaganda armiqsore dhe persekutohej, pa asnjė ngurim jeta, ėndrrat e tė rinjve shqiptarė, ku nė ēdo hap mbizotėronte, i plotfuqishmi i lagjes dhe operativi i sigurimit, ku nuk zbatohej asnjė e drejtė apo liri e individit. Unė deklaroj, se do tė isha plotėsisht dakord me ndėshkimin dhe persekutimin tonė, nėse, do tė vinte njė kohė mė e mirė e mė demokratike, se koha kur ne ishim nė udhėheqjen e shtetit, por fatkeqsisht, ndodhi krejt e kundėrta. Deri sa vdiq Stalini, diktatura komuniste, lufta e klasave vazhdoi me tėrbim deri nė zenit, e mandej, kur me guximin dhe kurajon e PK tė BS, u zhvilluan punimet epokale tė Kongresit tė 20-tė, tė PK tė Bashkimit Sovjetik dhe kur lindi shpresa, se edhe nė Shqipėri, ashtu siē ndodhi nė vendet e tjera tė Lindjes, do tė riparoheshin e do tė rehabilitoheshin kuadrot, qė e kishin pėsuar nga ato shtrembėrime e akuza tė pėrbindshme, qė u bėnė ndaj tyre. Por, shpejt, kjo shpresė u venit e u shua pėrfundimisht, si rezultat i qėndrimit, herė lajkatar e dredharak, e herė konservator e ekstremist, tė Enver Hoxhės dhe grupit tė tij, por edhe pėr neglizhencėn e pafalshme tė Nikita Hrushovit e specialistėve tė KQ tė Partisė Komuniste Bolshevike tė Bashkimit Sovjetik, pėr Shqipėrinė dhe vendet e tjera tė demokracisė popullore. Atyre nuk u falet mefshtėsia dhe indiferenca pėr kėto vende, ndėrkohė qė, nė BS dhe nė jetėn e partisė dhe qeverisė sė tij, u bėnė ndryshime tė mėdha epokale. Si ishte e mundur qė, regjimi diktatorial enverist, u la i lirė tė sundonte nė Shqipėri? Kėto do tė thoja unė, pėr punimet e Kongresit tė Parė tė Partisė, qė pėrfundoi me arrestimin tim dhe tė grupit tė ashtuquajtur tė Koēi Xoxes, pikėrisht mė 28 nėntor tė vitit 1948, nė prag tė festės kombėtare tė jugosllavisė, ndėrkohė, qė i kishim marrė ftesat, pėr tė shkuar ne selinė e ambasadės jugosllave. Mė kujtohet si sot, ajo ditė kur mė thirrėn nė KQ, gjoja, pėr njė punė tė rėndėsishme, dhe aty, nė godinėn e pėrdhosur tė Komitetit Qendror, ku ishin arrestuar e do tė arrestoheshin sa e sa tė tjerė pas meje. Unė e ndjeja dhe isha i pėrgatitur shpirtėrisht, se kjo dramė e dhimbshme do tė ndodhte...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    “Procesi gjyqėsor kishte regjisurė enveristo-staliniste”

    Gjergj Titani

    Nė fund tė kujtimeve tė tij, lėnė dorėshkrim, pak para se tė vdiste, Pandi Kristo rrėfen gjithēka pėr procesin gjyqėsor tė montuar, qė kishte si qėllim dėnimin me ēdo kusht tė “grupit” Koēi Xoxe. Sipas tij, edhe pse u mundua tė vėrtetonte akuzat e tij monstruoze dhe tė trilluara, Bedri Spahiu, nuk mundi tė vėrtetonte fajėsinė e tė akuzuarve pėr veprimtari armiqsore. Nė proces Koēi Xoxe ishte tepėr i revoltuar dhe deri sa ju pre pėrfundimisht fjala nga Trupi Gjykues ai akuzoi dhe nuk iu pėrgjigj asnjė pyetjeje, qė bėhej me qėllim nga akuza.

    Tė rėnda pėr ish-anėtarin e KQ tė PKSH ishin edhe vitet e burgut dhe tė internimit tė Lushnjės, ku ai mbijetoi falė heshtjes sė tij totale. Nė dokumenta tė arkiveve ruse tepėr sekrete, gjenden tė shkruajtura edhe raportet qė nisnin punonjėsit e ambasadės sovjetike rreth procesit gjyqėsor tė “grupit” tė Koēi Xoxes. Nė to thuhet se akuza nuk mundi tė gjejė fakte pėr tė dėnuar tė pandehurit. Duke shfrytėzuar kėtė, tė akuzuarit, e vunė trupin gjykues nė pozitė tė vėshtirė. Edhe nė njė bisedė konfidenciale, mė mars tė vitit 1949 mes Stalinit dhe Enverit, nė Moskė, diskutohet edhe ky proces. Edhe pse Enver Hoxha i quante tė rrezikshėm, tė akuzuarit nė kėtė proces, megjithėse ai nuk mundi ta mbrojė kėtė tezė tė tij, pėrpara mėsuesit Stalin. "Panorama" jep nė vijim intervistėn e Kristos.

    Po me pjesėtarėt e tjerė tė “Grupit” tė Koēi Xoxes si u veprua?

    Siē mėsova mė vonė, edhe ata i arrestuan nė tė njėjtėn kohė, por u mbajtėn nė vende tė ndryshme. Ndėrsa ne, u arrestuam nė mėnyrė banditeske, aspak normale, mė 28 nėntor tė vitit 1948, siē mėsova mė vonė. Lajmi zyrtar, pėr arrestimin tonė, njoftonte se ishim arrestuar mė 2 dhjetor tė po atij viti. Siē kuptohet, na ishte bėrė njė arrestim i paligjshėm, e qė u shpall me pesė ditė vonesė. Bashkė me mua e Koēin, u arrestuan edhe Vaskė Koleci, anėtar i KQ tė PKSH, qė nė atė kohė kryente detyrėn e zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, Nuri Huta, njė nga kuadrot kryesorė tė MPB, e Vango Mitrojorgji, shef i Sigurimit tė Shtetit. Pėr kėta tė tre tė fundit, nuk e di me saktėsi se ku u hetuan dhe u mbajtėn tė izoluar, pra tė paraburgosur, por isha i bindur qė ishin nė po ato ambjente. Mua, mė mbajtėn nė disa vila qė ishin rezidenca tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Hetuesinė kryesisht e drejtonte Prokurori i Pėrgjithshėm, Bedri Spahiu dhe kėmbėngulte pėr tė marrė prej nesh procese tė rregullta. Gjithsesi, ashtu siē edhe nėnkuptohet, ai ngulte kėmbė nė vėrtetimin e fajėsisė, qė ngrinte akuza. Gjatė procesit hetimor, njė ditė erdhi Mehmet Shehu, i cili duke mė goditur lehtėsisht nė tėmthin e kokės mė tha se duhet tė thosha atė qė donin ata, e diēka tjetėr kėrcėnuese, dhe mė nuk u duk, sepse kėrkova pezullimin e hetimeve dhe e paralajmėrova Bedri Spahiun, se nuk pranoja kurrsesi, as tė mė kėrcėnonte ndokush dhe aq mė tepėr tė pėrdorte dhunė fizike. Gjithsesi, Hetuesia vazhdoi me metodat e saj tė dhunshme, me presione fizike dhe psikologjike qė tashmė, janė tė njohura edhe nga shumė tė tjerė e qė nuk kam dėshirė t’i kujtoj sot, nė pleqėrinė time. Periudha pėrmbyllėse e hetimeve, u zhvillua nė burgun e vjetėr, ku ne qėndronim nė tė ashtuquajturat biruca tė Koēi Xoxes. Ato ishin pa dritare dhe ajroseshin nėpėrmjet njė baxhaje qė ishte ndėrtuar enkas nė tavanin e tyre. Biruca ime ishte pėrbri me atė tė Koēit. Nėpėrmjet njė vrime tė hapur nė mur, nuk e di se nga kush, mbaj mend qė u pėrpoqa tė komunikoj me tė. Koēin e njoha nga zėrat qė vinin prej andej. Xoxe, ishte shumė i kujdesshėm dhe mosbesues dhe filloi tė komunikonte me mua vetėm, kur unė i futa nėpėrmjet asaj vrime, fletėn time tė arrestit. Njė tjetėr ditė, kur unė po shkoja nė banjė, nė korridor, ashtu si rastėsisht, pashė tė veshur me uniformė, shokun tonė, Stefo Grabocka, qė me sa duket hetuesia e kishte sjellė enkas, qė unė dhe ai ta shihnim njėri-tjetrin. Shikimi im ishte qortues pėr tė. Doja t“i thosha Stefos se ai nuk duhej tė manipulohej nga prokuroria dhe hetuesia. Nė fakt ashtu ndodhi. Stefo Grabocka, ky militant i GKK dhe PKSH, komunist i vjetėr dhe profesionist i shkėlqyer, i konspiracionit tonė, nuk shkeli kurrė nė siqeritetin, ndershmėrinė dhe besnikėrinė e tij, ndaj shokėve tė vjetėr tė luftės.

    Kush ishte ngarkuar nga Enveri pėr tė hetuar “grupin” tuaj?

    Pėr kėtė hetim dhe zhvillimin e mėtejshėm tė gjyqit, Enver Hoxha, kishte ngarkuar Bedriun, i cili me rreptėsinė dhe konseguencėn e tij, e vazhdoi procesin, konform regjizurės qė i ishte ngarkur. Ia vlen tė theksohet, se mė pas Bedri Spahiu do tė ishte njėri nga viktimat e proceseve diktatoriale tė Enverit dhe do tė dėnohej me 25 vjet burg. Nė kėtė proces tė turpshėm ai do tė ishte nė bankėn e tė akuzuarve sėbashku me tė mrekullueshmin Tuk Jakova, qė pas Kongresit tė Parė u zgjodh nė postin e Koēi Xoxes, pra, kryente detyrėn e Nėnkryeministrit tė vendit dhe Sekretar Organizativ i KQ tė PPSH. Bedri Spahiu, nė njė shkrim tė madh nė shtypin shqiptar, pas pėrmbysjes sė diktaturės me titull, ”Bedri Spahiu, revizionon Bedri Spahiun”, mban njė qėndrim tė shkėlqyer dhe tregoi vitalitetin e jashtzakonshėm dhe besnikėrinė e qėndrimit tė tij, karshi regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės. Ai kėsisoj, denoncoi dhe hodhi poshtė sė pari, vetveten, duke bėrė njė autokritikė brilante pėr atė proces tė turpshėm, kriminal, me regjisurė dhe skenar stalinisto-enverist. Them, se ky shkrim i Bedriut, qė ishte njė model autokritike, autoakuze, dhe pretence qė ai i bėnte regjimit tė urryer tė instaluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, e pasuesit e tyre, nuk iu bė jehona qė i takonte. Nga kėtu, duhej filluar pėrmbysja e tė gjitha trillimeve e shtrembėrimeve tė proceseve tė inskenuara tė Enverit.

    Ēfarė ju kujtohet nga procesi gjyqėsor?

    Gjyqi filloi mė 10 maj tė vitit 1949 me Kryetar tė Komisionit Hetimor dhe Prokuror tė Pėrgjithshėm, Bedri Spahiun, dhe anėtarė tė komisionit Gaqo Floqin e Sotir Qiriakon. Kryetar tė Gjykatės sė Lartė, qė pėrfaqėsonte Gjykatėn e Faktit, Frederik Nosin dhe anėtarė tė saj, Vasil Trimēev e Niko Zoton. Grupi ynė, siē e kam pėrmendur, u quajt armiqsor, antipopullor dhe antimarksist, dhe sipas tyre, me ndihmėn e klikės trockiste tė Titos, synonte qė tė rrėmbente plotėsisht nė duart e veta udhėheqjen e partisė dhe tė shtetit. Gjykata konkludoi se Koēi Xoxe dhe unė ishim pėrgjegjės plotėsisht, pėr tė gjitha “shtrembėrimet”, qė ishin vėrejtur deri atėherė, nė gjirin e PKSH-sė, kishim shkėputur partinė nga shteti dhe e kishim vendosur atė, plotėsisht nėn kontrollin e organeve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. U quajtėm agjentė dhe spiunė tė Titos, qė kishim krijuar njė rrjet tė gjerė spiunazhi, me anėn e tė cilit informonim revizionistėt jugosllavė me informacione tė karakterit tė gjithanshėm, pėr gjendjen e brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake tė Shqipėrisė. Shihni, ju lutem, me gjakftohtėsi se ē’akuza ngrinte Gjykata e Faktit, mjafton, qė tė merrte njė vendim kapital, tė kėnaqte kėrkesat e “baba Stalinit” dhe tė lante duart njėherė e pėrgjithmonė me bėrthamėn proletaro-punėtore tė PKSH-sė. Qėllimi ishte mėse i qartė. Josif Broz Titoja, i cili ndėr tė parėt i kishte dalė hapur diktaturės staliniste, duhej tė cilėsohej agjent ndėrkombėtar dhe vegėl qorre e imperializmit amerikan dhe atij botėror. Nėpėrmjet kėtij gjyqi, qė ishte i pari nė vargun e gjyqeve tragjike nė Evropėn Lindore, si ai i Trajēo Kostovit, nė Bullgari, tė cilin e varėn nė njė nga sheshet qendrore tė Sofjes, tė Sllanskit, nė Ēekosllovaki, gjithashtu i rehabilituar, tė Rajkut, nė Hungari, edhe ky i rehabilituar, tė Patrashkanut e tė tjerė nė Rumani, Shtajnerbergut e shumė tė tjerėve, nė RD Gjermane. Tė gjithė kėta, do tė sillnin njė muzg tė gjatė deri sa, tė shpėrthenin ditėt demokratike tė Kongresit tė 20-tė tė PK tė BS, ē’ka nė Shqipėri, nuk do tė vinin kurrė, sepse diktatura enveriste sundoi fizikisht, praktikisht, politikisht dhe ideologjikisht, deri nė vitet ‘90-tė, kur u pėrmbys administrativisht diktatura komuniste. Unė pyes se, a u pėrmbys mentaliteti i zymtė qė la diktatura gjysėmshekullore e Enver Hoxhės? A ndryshuan mentalitetet e ngulitura aq thellė, tė kėsaj diktature? Pėrgjigja ime ėshtė, fatkeqsisht jo. Kurrsesi, jo.

    Si u zhvillua procesi gjyqėsor?

    Kėtij procesi, nė ditėt e para tė tij, iu dha karakter disi i rregullt zyrtar. U krijua pėrshtypja, sikur pas dėgjimit tė akuzave, tė pandehurit do tė dėgjoheshin normalisht, por ndodhi krejt, e kundėrta. Kur Koēi Xoxe, denoncoi atė qė i ishte bėrė gjatė qėndrimit nė qeli, ia prenė fjalėn disa herė dhe nuk e lejuan tė fliste. Nė njė tjetėr rast, kur i njėjti, kėrkoi qė tė thirreshin nė gjykatė me cilėsinė e dėshmitarit nė proces, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Tuk Jakova, Manush Myftiu, Kiēo Ngjela, Nesti Kerenxhi, Naxhije Dume, si dhe tė jepet mundėsia pėr tė lexuar proces-verbalin hetimor pėr t’i bėrė atij, shtesat dhe vėretjet qė duhet t’i bėjė i pandehuri, sipas parashikimit tė ligjit, nėnkuptohet, gjykata mori njė vendim qesharak pėr tė mos i thirrur dėshmitarėt, pasi, rrethanat qė kėrkonte tė sqaronte Koēi, ishin mjaft tė sqaruara, nga zhvillimi i gjyqit. Mbaj mend, se Trupi Gjykues, e arsyetoi afėrsisht kėshtu, kėrkesėn e dytė tė Koēit, nėse mund tė jem i saktė: “Meqėnėse, i pandehuri ka dhėnė shpjegime dhe ka patur mundėsi nė lidhje me akuzat e ndryshme qė tė bėjė vazhdimisht vėretjet dhe konstatimet e tij, dhe pasi leximi i proces–verbalit prej mė shumė se 130-faqesh, nuk i shėrben ēėshtjes”. Kėtė vendim e miratoi shumica e Trupit Gjykues, por nuk e miratoi anėtari tjetėr i gjykatės Niko Zoto, i cili, u shpreh: “Jam kundėr vendimit tė shumicės pėr refuzimin e kėrkesės sė drejtė tė Koēit, pėr tė lexuar proces-verbalin hetimor pėr arsyen se proces-verbali i Komisionit Hetimor ėshtė prova kryesore, ku mbėshtetet akuza. Ndaj, duhet t’i jepet tė pandehurit pėr ta lexuar dhe nė fund tė pyetet nėse, i pandehuri e pranon ose jo, e pastaj tė bėhen vėretjet nė ato pika qė ai mendon”. Edhe kjo kėrkesė kaq e natyrshme, kaq e ligjshme, vėrteton edhe njė herė, ngutjen e regjisorėve tė kėtij procesi tė montuar, pėr ta mbyllur sa mė shpejt atė. Pas kėsaj, Kryetari i Trupit Gjykues, pyeti Prokurorin e Pėrgjithshėm, tė pandehurit dhe avokatėt mbrojtės tė tyre, nėse kishin gjė tjetėr pėr tė zgjeruar hetimet apo jo. Prokurori mbajti pretencėn duke analizuar tė gjitha provat e sajuara, ai deklaroi fajėsinė tonė. Koēi Xoxe u dėnua me vdekje, me pushkatim, unė me 20 vjet, heqje lirie dhe punė tė detyruar, Vaskė Koleci, me 15 vjet burg, Nuri Huta, me 12 vjet dhe Vango Mitrojorgji 7 vjet burg dhe punė tė detyruar. Nė datėn 6 qershor, nė orėn pesė pasdite, u caktua dita pėr tė bėrė mbrojtjen. Dua tė shtoj se Koēi Xoxe, me gjithė gjendjen e mjeruar fizike, gjatė procesit mbante shėnime dhe ishte pėrgatitur pėr tė mbrojtur veten. Nė seancėn e 12-tė tė procesit, nė gjyq u paraqitėm vetėm unė, Vangua dhe Nuriu. Nė kėtė kohė, prokurori deklaroi se Koēi Xoxe kishte refuzuar tė paraqitej nė gjyq si dhe tė lėshonte njė deklaratė me shkrim se refuzonte tė paraqitej nė mbrojtjen e fundit. Trupi gjykues vendosi tė sillej forcėrisht Koēi, qė tė bėnte mbrojtjen e fundit dhe nėse nuk do tė bėnte mbrojtje, ta deklaronte kėtė, pėrpara trupit gjykues. Ndėrkohė, unė pashė me keqardhje qė pas pak, Koēi Xoxen, e sollėn zvarrė duke e shtyrė forcėrisht dhe vendosėn nė vendin e tė akuzuarve. Pas kėsaj, ai u ngrit me nervozizėm dhe deklaroi: “Mė sollėn forcėrisht, nuk erdha vetė”. Atėherė Frederik Nosi, i tha se Trupi Gjykues vendosi ta sjellė pėrdhunisht dhe nėse nuk donte tė mbrohej duhet ta deklaronte para tyre. Atėherė, Koēi Xoxe, deklaroi se nuk donte tė bėnte mbrojtjen pasi nuk kishte besim tek gjyqi dhe tek avokati dhe se prokurori, kishte bėrė njė pretencė tė poshtėr dhe false. Avokatin e ndaloi tė fliste nė emrin e tij. Falė pėrvojės sė gjatė qė unė kisha, nga pėrvoja e persekutimeve tė mėparshme, nuk fola gjatė, dhe nuk jepja shpjegime, por kur u pyeta pėr plenumin e tetė dhe rezolucionin e tij, pėr tė cilin, siē e kam pėrmendur mė lart ishin tė njė mendjeje tė gjithė anėtarėt e KQ, thashė se dokumentat e kėtij plenumi i kishin miratuar tė gjithė dhe se Koēi atje, doli flamurtar. Mė kujtohet se Koēi ka qėndruar rreptė dhe trimėrisht nė gjyq. Kur, ai ėshtė akuzuar pėr survejimin e Enver Hoxhės dhe shokėve tė tjerė, nuk pranoi asgjė tė tillė, dhe ka thėnė se pėr pėrgjimet, censurimet, survejimet, vėniet nė ndjekje, apo pushkatimet, janė bėrė gjithnjė me miratimin e Komandantit, kėshtu i thoshim ne, Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Koēi deklaroi nė gjyq se, Enveri nė kundėrshtim me ato qė thotė, apo nė kundėrshtim me akuzat e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nuk ėshtė survejuar kurrė. Nė vijim ai deklaroi fuqishėm se:… Kėtu unė po shoh njė komplot tė kurdisur kundėr meje dhe duke qenė i revoltuar nė njė provė shkresore qė i paraqiti Bedriu, me anėn e njė flete tė daktilografuar, gjoja me karakteristikat e udhėheqėsve tė partisė, Koēi deklaroi: “Kjo fletė me kėto shėnime karakteristike, pėr udhėheqėsit e partisė, i keni gjetur nė materialet e Byrosė, kur ėshtė diskutuar ky problem dhe jo nė arkivat e ministrisė sė brendshme, apo dosjet e sigurimit tė shtetit. Ndaj, unė them se ky ėshtė njė bllof i madh dhe ka pesė muaj qė s“kam bėrė gjė tjetėr, veēse, si mė kanė thėnė e imponuar kėta tė hetuesisė. Tė gjitha janė shpifje, provokacione. Mė kanė bėrė provokacione fizike, psikike dhe morale, mė kanė lėnė rreth 2 muaj tė lidhur kėmbė e duar, mė kanė bėrė presione familjare. Ky ėshtė njė turp i madh. Frederik Nosi, e porositi disa herė Koēin qė tė tregohej gjakftohtė, madje, i tha se duhet tė kishte respekt pėr trupin gjykues, kurse Bedriu ligjėronte me tė madhe: “Shikoni shokė, fytyrėn e tradhėtisė. Ja, se ē“do tė thotė trockizėm”. Kur Bedri Spahiu, konkludoi nė fjalėn e tij se Koēi Xoxe, jo vetėm kishte survejuar udhėheqėsit dhe kishte grumbulluar informata pėr ta, Koēi Xoxe deklaroi: “Kjo ėshtė shpifje, jo me dy brirė, por me katėr. Unė kėrkoj qė tė bėhet gjyqi, me dyer tė hapura qė ta dėgjojė populli”. Kur prokurori pyeti, nėse ka patur dualitet midis Enverit dhe Koēit, dualitet parti-pushtet e tė tjera, Koēi e mohoi kėtė dhe insistoi tė bėhej gjyq i hapur pėrpara popullit. Atėherė, Prokurori i Pėrgjithshėm, kėrkoi qė Koēi Xoxes, t’i hiqej e drejta e fjalės dhe tė mos i merrej parasysh kėrkesa, ē’ka Trupi Gjykues e miratoi unanimisht. Pikėrisht nė kėtė kohė Xoxe, deklaroi se nuk do tė fliste mė, por do tė akuzonte.

    Po vitet e burgut dhe persekucionit politik si i kujtoni tashmė?

    Ndėrkohė, qė Koēi Xoxe u pushkatua, unė u dėrgova nė burgun e vjetėr tė Tiranės, burgun e ri, nė burgun e artizanatit nė Tiranė, dhe nė Burrel. Nė vitin 1949, bashkė me Vaskė Kolecin, Musine Kokalarin, e njė tjetėr grua qė nuk ia mbaj mend emrin, u dėrguam nė regjim burgu nė Burrel. Nė atė kohė zhvilloheshin provokacionet masive nė kufirin shtetėror me Greqinė. Nė burgun e Burrelit, kam qėndruar pėr njė kohė tė gjatė. Komanda dhe tė dėnuarit, janė sjellė korrekt me mua. Nė vitin 1963, u lirova nga burgu dhe erdha pranė familjes time, e cila vazhdonte tė ishte nė Tiranė. Pas njė muaji, me vendim tė Komisionit famėkeq tė dėbim-internimeve, mė 5 nėntor tė vitit 1963, mė dėbuan nga Tirana nė Lushnjė, ku punova nė kooperativėn e artizanatit, nė profesionin tim tė vjetėr tė kėpucarit. Sikur tė mos ishte e mjaftueshme, gjithė ajo kohė e gjatė persekucioni, nė muajt e parė tė vitit 1983, mua, mė thirrėn fillimisht nė hetuesine e Lushnjės, e mandej, nė atė qendrore dhe mė pyetėn intensivisht pėr Mehmet Shehun dhe donin qė unė, atė, ta nxirrja tradhtar, agjent, poliagjent, spiun tė regjur tė imperializmit. Unė u thashė vetėm dy fjalė: “Enver Hoxhėn e keni gjallė. Pyeteni atė, pse e mbajti kaq gjatė Mehmet Shehun, kryeministėr. Unė nuk kam asgjė pėr t’u thėnė”. Insistimi tjetėr i hetuesisė ishte: Pse nė procesin e Koēi Xoxes tė arrestuan ty dhe jo zėvendėsin e tij qė ishte Nesti Kerenxhi? Natyrisht e kuptova menjėherė se pas vrasjes sė Mehmetit, kishte filluar njė proces, nga mė tė mėdhenjtė dhe mė tė komplikuarit qė kishte ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri dhe se Nesti Kerenxhi ishte arrestuar. Ndoshta, sėbashku me Naxhijen. Gjithsesi i zemėruar, por, i pėrmbajtur iu thashė: “Ju keni ende gjallė arkitektin e atij procesi tė montuar. Pyeteni t’ua thotė tė gjitha hollėsitė. ēfarė mendoni ju, se sot, mbas 40-vjetėsh doni tė bėni gėrmime dhe zbulime, mbi atė proces?!” Kaq, u thashė unė dhe iu luta tė mė linin tė qetė nė pleqėrinė time. Mė vonė, me vendim tė posaēėm tė komisionit tė mėsipėrm, mė 11 maj tė vitit 1983, mė internuan familjarisht nė Ēermė tė Lushnjes.

    Nė internim me sa di keni humbur edhe gruan tuaj tė shtrenjtė ēfarė kujtoni nga ajo ngjarje e dhimbshme?

    Nė 7 janar tė vitit 1984 humba gruan, shoqen time tė jetės qė kishim pėrjetuar sėbashku, tė gjitha vėshtirėsitė e kohės sė luftės, tė pasluftės dhe tė persekucionit tė gjatė dhe tė rėndė qė na i bėri peshqesh, ajo parti, tė cilėn e krijuam me mundin dhe gjakun tonė, e cila tashmė, nuk ekzistonte. Gruaja ime, Dhora, pėr njė kohė tė gjatė, u shtrua nė spital dhe u kurua nga njė reomatoit kronik, por i plotfuqishmi i zonės sė Ēermės, Bujar Peza, njė pėrbindėsh i vėrtetė qė ju ka rėnė nė qafė sistematikisht tė pėrndjekurve politikė, as qė nuk e lejonte tė kurohej rregullisht nė spital. A mendoni se sa nė vėshtirėsi, e kam ndjerė veten kur nuk kisha se si ta transportoja gruan pėr nė varreza, sepse nuk desha tė implikoja askėnd. Nė kėto kushte, njoftova kryetarin e degės sė punėve tė brendshme, qė doemos, e dinte fatkeqsinė qė mė kishte ndodhur, dhe i thashė se e vdekura kishte kohė qė ndodhej nė mes tė shtėpisė dhe nuk kishim se si ta varrosnim. Atėherė, ai dėrgoi katėr punonjės tė sigurimit tė shtetit dhe kėshtu, u bė i mundur edhe riti tradicional i varrimit, tė njė njeriu tė zakonshėm. Kur vdiq Enver Hoxha, unė u gėzova pa masė, por nuk ma mori mendja qė krimineli, Bujar Peza, do tė organizonte dhe urdhėronte, fėmijėt e shkollės, tė mė zinin me gurė dhe tė mė pėrqeshnin rrugėve tė fshatit. Pėrfytyroni se nė ē’gjendje tė vėshtirė, ndodhesha unė kur duhej tė paraqitesha dy herė nė ditė, nė mėngjes dhe pas dite, nė ritualin torturonjės tė apelit, tė tė internuarve politikė. U desh denoncimi energjik, i vajzės, para tij dhe nė tė gjitha instancat e ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr tė ndėrprerė atė persekucion tė ndyrė qė organizonte operativi i zellshėm i zonės.

    Kur u rikthyet nė Tiranė?

    Nė 11 maj tė vitit 1993, u lirova nga internimi dhe erdha nė Tiranė. Fillimisht nė shtėpinė e motrės sime Vangjeli, dhe mė pas nė shtėpinė e dhėndėrit tim. Nuk po flas fare pėr kohėn e ēuditshme qė ishte krijuar atėherė nė Tiranė e qytetet kryesore tė vendit, sepse kėto, janė momente qė i di gjithkush. Do tė flisja me pathos pėr ato ditė, por nuk besoj se ka ndonjė interes tė veēantė pėr mendimet e mia tė atyre ditėve. Nėse do tė kem mundėsi, do t’i pėrmbledh kujtimet e mia nė njė libėr me titullin: “Gjykimet e njė byroisti”, ku do tė shpreh nė mėnyrė mė tė zgjeruar e mė tė studjuar mendimet e mia pėr lėvizjen komuniste nė Shqipėri, krijimin e GKK e PKSH, LANĒ-in, dhe ato katėr vjet tė pasluftės, kur ne ishim nė udhėheqje, arrestimin, gjyqin, burgun, internimin, lirimin, e tė tjerė. Por le t“i lėmė ėndrrat, tė vazhdojmė bisedėn tonė. Tashmė, tragjikomedia nuk mbaroi me kaq, sepse njė ditė tė bukur, kur rinia dhe populli i Tiranės shpėrtheu ambasadat e huaja, me urdhėr tė degės sė punėve tė Brendshme tė Lushnjes, vjen pėrpara shtėpisė sime njė makinė e tipit “GAZ”, nga ato qė i gjithė populli ynė i njihte mirė se ē’ishin, dhe mė ēon pėrsėri nė internim nė Ēermė, pa mė dhėnė asnjė shpjegim. Kėtu ndodh paradoksi mė i madh. Vjen vajza ime, Asambleja dhe mė mori forcėrisht nga Ēerma e mė solli nė Tiranė. Askush nuk pyeti mė pėr mua, askush nuk trokiti nė portėn e shtėpisė, askush nuk pyeti kurrė, a jetoja apo jo. Mė nė fund kishin ardhur edhe dy ditė tė lumtura pėr mua plakun. Fillova tė takoj shokėt, madje ata mė tė mirėt. Fillova tė shkoj edhe unė pėr vizitė tek ata, me gjithė moshėn e thyer dhe tepėr i lodhur, pas atij persekucioni tė gjatė. Ato ditė ishin nga mė tė bukurat e mė tė qetat e jetės sime. Nuk kishte mė gardianė burgu, policė biruce, tė plotfuqishėm zone, kryetar dege, hetuesi me kohė, e pa kohė. Takova me dashuri nipėr e mbesa, motrėn, dhe fola nė telefon me njerėit e mi qė filluan tė shpėrndaheshin si zogj shtegtarė nėpėr botė. Kishin ardhur kohė tė ēuditshme. Unė iu gėzova pa masė rrėzimit tė monumentit tė diktatorit dhe heqjes sė simboleve tė tjera qė na kujtonin kohėn e shkuar dhe pėr tė cilat ne, kishim luftuar aq shumė por tė jem i sinqertė, nuk ushqeja dhe nuk ushqej ndonjė respekt e dashuri, sepse brezit tonė dhe mė tė rinjve, ato simbole u shkaktun dhimbje tė mėdha.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pandi Kristo

    Intervista

    Flet Asamble Kristo: Rinia ime e shkatėrruar pas arrestimit tė babait, letrat qė i dėrgova Enverit e Nexhmije Hoxhės dhe jeta nė internim

    Vajza e Pandi Kristos: Enveri mė vuri emrin qė urreva gjithė jetėn

    Prof. As.Dr. Gjergj Titani

    Pas botimit tė shėnimeve e rrėfimit ekskluziv tė Pandi Kristos, tė botuara nė gazetėn “Panorama” para disa muajsh, ish-anėtar i Byrosė Politike dhe njėri nga ish-ministrat kryesorė mė tė fortė tė Qeverisė shqiptare tė viteve 1945-1948, gazeta nis botimin e kujtimeve tė vajzės sė tij tė vetme, Asamble Vullkani (Kristo). Asamble Vullkani (Kristo) tregon pėr brengėn qė e ndjek edhe sot pėr emrin qė i vuri Enver Hoxha, i cili urdhėroi mė pas burgosjen e babait tė saj dhe internimin e gjatė nė Lushnjė.

    Nė pjesėn e parė tė kėsaj interviste, Asambleja, vajza e vetme e Pandi Kristos, flet pėr rininė e hershme tė mbushur plot pėrbuzje e fyerje nga shokėt e shoqet e saj dhe pėr neverinė e drejtuesve tė Komitetit tė BRPSH tė kryeqytetit. Takimet me babanė e saj nė burg dhe pėr dėbimin e familjes sė saj nga Tirana pėr nė Lushnjė. Jetėn e zymtė tė familjes sė ish-mikut tė ngushtė tė Hoxhės dhe punėt e rėnda qė bėnin gjatė internimit nė Fermėn Bujqėsore tė Ēermės. Sjelljet e pėrbindshme tė tė plotfuqishmit tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė tjerėve. Si i dėrgoi letėr Enver e Nexhmije Hoxhės pėr tė vazhduar studimet e larta dhe reagimet pas kėsaj letre, qė shtuan edhe mė shumė fatkeqėsitė e familjes. Ja pjesa e parė e tregimit tė saj tronditės.

    Ēfarė kujtoni nga fėmijėria juaj pėr babanė e burgosur dhe tė internuar aq gjatė, me tė cilin kemi bėrė njė intervistė tė gjatė ekskluzive tė botuar nė gazetėn “Panorama”, para se ai tė ndahej nga kjo jetė?

    Vitet e para tė fėmijėrisė sime, si tė ēdo njeriu, mė kujtohen zbehtė e shumė tė mjegulluara. Mbaj mend qė luaja bashkė me shoqet e mia me kukulla, kėrceja me litar, luaja symbyllazi, me peta etj. Por, gjithsesi, njė gjė ėshtė e saktė e qė mė ka mbetur pa u shlyer nė kujtesė: babanė nuk e mbaj mend tė lirė, nė shtėpi, por vetėm tė burgosur prapa hekurave tė burgut dhe qė unė me mamanė, gjyshen e shpesh edhe me motrat dhe vėllanė e babait shkonim pėr ta takuar. Si fėmijė qė isha, mė bėnte shumė pėrshtypje pėrse babai nuk vinte tė jetonte nė shtėpi me ne, por rrinte atje nė burg, i rrethuar nga policė e gardianė? Mamaja, halla dhe xhaxhai Koēo, pėr tė mos ma thyer gėzimin fėminor, mundoheshin mė njėmijenjė mėnyra tė ma fshihnin disi tė vėrtetėn. Ata tė tre ma shpjegonin mua faktin e mungesės sė babait nė shtėpi me trillimet e tyre naļve, duke thėnė se babai ishte me shėrbim nė atė vend, qė mua mė dukej shumė i zymtė. Herė tė tjera, ata mė thoshin se ja, sė shpejti, babai do tė vinte nė shtėpi etj., etj...! Por unė po rritesha. Fillova tė shkoj nė shkollė qė ishte njė gėzim i veēantė pėr mua, sepse kisha ē’t“i tregoja babait nga bėmat e mia tė shkollės, por ai nuk po vinte nė shtėpi. Sa isha ende fėmijė, nė shkollė, shokėt dhe shoqet, por edhe mėsuesit dhe mėsueset, mė kanė trajtuar mirė. Nuk kam ndier kurrė dallim nga sjellja e tyre qė kishin me fėmijėt e tjerė tė klasės apo tė shkollės. Me mua, shoqet dhe shokėt e mi, loznin pa bėrė asnjė dallim apo diferencim. Tė paktėn kėshtu mė dukej mua. E nga ta dija unė se ēfarė flisnin ata pas shpinės time. Nga ta dija se ēfarė u flisnin atyre instruktorėt e rinisė pėr mua e babanė dhe si i mėsonin tė silleshin ndaj meje. Por, dita e thyerjes sė zemrės e shpirtit tim delikat erdhi nė njė nga ditėt e zakonshme tė vitit mėsimor 1957-1958. E mbaj mend si sot tronditjen e madhe qė pėsova, kur njė bashkėnxėnės i klasės sime mė fyeu midis shokėve me fjalėt qė mė goditėn si breshėri plumbash tė akullt: “... ne nuk duam tė lozim me ty, se ti nuk je shoqja jonė. Ti je e bija e armikut tė popullit, qė ėshtė nė burg...”, e shprehje tė tjera tė rėnda, qė mua ma coptuan shpirtin. Sigurisht, unė u preka nė sedėr e u pikėllova pa masė. Si ishte e mundur vallė qė unė tė rrija e izoluar nga shokėt dhe shoqet, nė oborrin e shkollės, apo nė pushimet midis orėve tė mėsimit? Atė ditė m’u duk jeta ime, e cila po hidhte hapat e para tė adoleshencės, e zezė sterrė dhe pa rrugėdalje dhe mbaj mend qė kam shkuar nė shtėpi duke qarė me dėnesa. Mė pas, kur u rritėm, ky shok qė mė fyeu aq rėndė pėrballė tė gjithė klasės, mė ka kėrkuar shumė e shumė herė tė falura, por unė, nuk e fala asnjėherė, sepse fyerja qė mė bėri mė kushtoi aq shumė nerva dhe dėnesa dhe poshtėrimi ishte tepėr i madh dhe i papranueshėm. Nė kėto kushte, duke qenė tejskajshėm e prekur dhe e indinjuar, megjithėse nuk e kisha zakon, iu ankova drejtoreshės sė shkollės “Naim Frashėri”, mėsueses time tė respektuar Dhora Karoli. Drejtoresha e indinjuar pėr kėtė xhest mė shumė se rrugaēėror tė atij djali emocional, tė cilit unė nuk dua t’ia pėrmend emrin, e transferoi nė degėn e shkollės sonė qė ndodhej aty pranė. Por, kurrsesi nuk mund tė harroj ambientin e ngrohtė qė na ishte krijuar nė lagjen ku jetonim, nė rrugėn “Halim Xhelo”, nė Tiranė. Aty u njoha me familjen e Liri Kalesha, e cila ishte dhe mbeti shoqja ime mė e ngushtė. Babai i saj, Sali Kalesha, mė donte fort, njėlloj si vajzėn e tij dhe ndiqte me kujdesin e njė prindi tė vėrtetė ecurinė time nė shkollė e nė mėsime. Ai vinte rregullisht nė takimet me prindėrit, qė organizoheshin nė shkollė ēdo javė. Aq e madhe ishte dashuria e tyre ndaj nesh, sa kjo shprehet edhe me njė akt tė tyre tė pashembullt. Ishte Liri Kalesha, ajo qė mė ka ardhur e mė ka vizituar nė Lushnjė, kur ne ishim tė dėbuar me status dhe nė atė kohė kur nuk na shkelte njeri nė shtėpi. Po kėshtu, ishte edhe familja e Batallėve, nga Vlora, me tė cilėn banonim nė tė njėjtėn shtėpi. Baba Hyseni (Hysen Batalli), njė intelektual i menēur nga Vlora, qė i kishte kryer studimet e larta nė Itali, si dhe e shoqja e tij, mama Ylvija, ishin tė mrekullueshėm. Unė edhe sot nuk e harroj baba Hysenin, sepse unė vetėm kėtė njeri e kam thirrur me emrin baba, sepse babanė tim e thėrrisja me emrin e tij, Pandi. Nė momentin qė u dėnua babai, kjo familje tėrėsisht i qėndroi pranė mamasė sime, Dhora. Kur Pandi Kristo nuk u dėnua me pushkatim, ata erdhėn me tė shpejtė te ne dhe me gėzim tė madh na thanė se babi herėt ose vonė do tė dalė njė ditė nga burgu. Vajzat e kėsaj familjeje, Vjollca dhe Lutfija, tė rritura nė moshė, mė kanė trajtuar si pjesėtare tė familjes sė tyre. Kur Vjollca u fejua me Stavri Treskėn, njė kolonel simpatik, i sjellshėm dhe me shumė kulturė qytetare dhe ushtarake e qė studimet ushtarake i kishte pėrfunduar nė Itali, mė merrte gjithmonė me vete nė shėtitjet nėpėr Tiranė. Unė jam tronditur pa masė kur vdiq Vjollca. Ajo vdiq nė kohėn e lindjes tė djalit Artan, tė cilin e kam dashur si vėllanė tim, aq mė tepėr qė unė nuk kam vėlla. Atėherė unė isha vetėm 14 vjeēe dhe e kam pėrjetuar me dhembje tė madhe kėtė vdekje tė dytė tė familjes Batalli. Mė kujtohet se kur nuk mė doli e drejta e studimit pėr nė universitet, shkova te baba Hyseni, i cili banonte tashmė nė njė shtėpi tjetėr aty pranė. Ai, kur mė pa ashtu tė tronditur e tė pezmatuar, mė tha kėto fjalė qė i mbajta mend pėr gjithė jetėn: “Ata nuk tė lejuan tė marrėsh arsim tė lartė, por nuk do tė mundin kurrė tė tė heqin tė drejtėn pėr tė marrė kulturė e arsim autodidakt. Ata mund tė tė heqin ty tė drejtėn pėr tė marrė njė profesion dhe njė copė diplomė e asgjė mė tepėr. Diplomėn ti do t’ia japėsh vetė vetes tėnde me qėndrimin qė do tė mbash nė jetė”.

    Kush jua ka vėnė emrin Asamble dhe a ju ka pėlqyer ky emėr?

    Kur u rrita e kuptova se kish njė emėr absurd dhe ndryshe nga shoqet e tjera. Fillova ta urrej kėtė emėr qė nė fėmini dhe vazhdoj ta kem brengė edhe sot, pavarėsisht se tashmė jam ambientuar me tė. Familja e baba Hysenit mė thėrriste me emrin Pupe, sepse asnjė pjesėtar i kėsaj familjeje nuk e donte emrin Asamble, qė ma kishte ngjitur Enver Hoxha. Djali i vogėl i baba Hysenit, mjeku i mirėnjohur ushtarak Selfo Batalli, kur ne tashmė ishim kthyer nė Tiranė nga internimi, dėrgoi e mė thirri. Ai ishte para vdekjes e mbas disa kohėsh vdiq nga leuēemia. Tė dy, me babanė dhe burrin tim Robertin, vajtėm pėr ta takuar nė shtėpi. Me kėtė rast, Pandi e falenderoi dhe i shprehu mirėnjohjen e thellė pėr pėrkujdesjen e tyre prindėrore ndaj meje dhe gjithė familjes sonė. Shoqet e mia mė tė ngushta e qė nuk m’u ndanė kurrė deri nė fund ishin Vjollca Qatipi, Tatjana Milo, Valentina Koka, shoku i fėmijėrisė Jani Drita etj.

    Po mė pas, me kalimin e adoleshencės, ēfarė ndodhi me ty?

    Gradualisht, me rritjen e moshės, unė po e kuptoja gjithnjė e mė shumė tragjedinė e madhe politike dhe familjare qė na kishte pllakosur. Unė isha tashmė e bindur se kjo tragjedi, jo vetėm e jona si familje, do tė vazhdonte tepėr gjatė. Sė paku, deri nė vdekjen natyrore tė Enver Hoxhės po se po, nė mos mė shumė. Te ne nė familje vizitorėt e zakonshėm fillimisht u ralluan gjithnjė e mė shumė, aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė ne, nė familjen tonė, na u bė e zakonshme kjo gjendje. Madje, kur dikush na vinte shpesh pėr vizitė, na dukej se po ndodhte diēka e pazakontė dhe menjėherė fillonin dyshimet. Kjo ishte njė gjendje e ēuditshme autocensure e njeriu jetonte i dyzuar. Njėrėn jetė e bėnte pėr vete dhe tė dashurit e afėrm tė familjes dhe njė jetė tjetėr, jetė krejtėsisht false, e bėnte pėr syefaqe tė tė tjerėve, tė opinionit, tė instinktit pėr t’u vetėmbrojtur nga ēdo e keqe dhe e papritur qė mund t’i vinte nė ēdo rast dhe nga kushdo. Nė vitin 1961, kur unė mbusha moshėn 15-16-vjeēare qė ishte pragu i moshės pėr t’u pranuar nė Rini (BRPSH) plotėsova lutjen edhe unė, ashtu si gjithė shokėt dhe shoqet e mia tė shkollės. Komiteti i rinisė sė shkollės e kishte miratuar nė parim pranimin tonė, po ashtu edhe organizata e rinisė sė klasės, e cila kryente praktikisht pranimin. Por, pragu mė i vėshtirė ishte kalimi i pengesės mė tė madhe, Komitetit tė Rinisė sė Rrethit tė Tiranės. Fillimisht, u pėrgatitėm dhe u paraqitėm nė komitetin e rinisė sė shkollės e prej andej nė Komitetin e Rinisė tė Rrethit tė Tiranės. Ceremonia e kalimit nė interevistė pėrpara sekretarit tė Komitetit tė Rinisė tė Rrethit, i cili ēuditėrisht edhe ēertifikonte pranimin e tė rinjve, ose tė rejave nė BRPSH, dukej e thjeshtė, por ishte njė shoshitje sociale, ishte njė hetuesi tinzare e vėrtetė e tė rinjve ose tė rejave. Pikėrisht, nė kėto bėrthama sociale, siē e kuptoj unė sot, hidhnin rrėnjė ferrat dhe gjembat e helmuar tė luftės sė egėr tė klasave. Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet thėnia e pėrbindshme e “zonjės sė parė tė vendit, Nexhmie Hoxhės” nė njė rast solemn nė qytetin e Vlorės: “...Ne, fėmijėt e armiqve tė klasės, kushdo qofshin ata, do t’i dėnojmė politikisht dhe juridikisht pėr shtat breza, aq sa ata tė mos jenė nė gjendje tė ngrenė kokė kurrė...”. Sekretari i komitetit tė rinisė sė shkollės, Robert Floqi, ishte i detyruar tė bėnte prezantimin tonė pėrpara Komitetit tė Rinisė sė Rrethit. Mbaj mend sikur mė pėrshkoi njė ndiesi e ftohtė gjarpri nėpėr shpinė, kur sekretari i kėtij Komiteti S.T., tė cilit pėr respekt tė fėmijėve, nipėrve dhe mbesave tė tij tė mrekullueshėm dhe shumė tė edukuar, nuk dua t’ia pėrmend emrin e jo “…t’i luftoj pėr shtatė breza fėmijėt aq sa tė mos e ngrenė kokėn kurrė…”, sepse do t’i bėhej qejfi Nexhmije Hoxhės, sė cilės ai «shok» i ka shėrbyer me besnikėri, dhe do tė kujtonte se porositė e saj tė helmuara tė thėna nė Vlorė, apo diku gjetkė nė Shqipėri, shumė vite mė parė, kishin hedhur rrėnjė tė thella, sa nuk mund tė shkulen edhe sot e kėsaj dite. Kur pa se kishte pėrpara njė viktimė tė brishtė, tė cilėn mund ta shkatėrronte, duke mos e lejuar tė hynte nė organizatėn e rinisė, mė pyeti tekstualisht me kėto fjalė: «Ti vajzė, a vete nė burg pėr tė takuar babanė?». «Po», i thashė. «Po mamaja, a e ka ndarė babanė, meqenėse ai ėshtė dėnuar si armik i partisė, popullit dhe Shqipėrisė?». «Jo, i thashė unė, pse duhet ta ndajė?!». «Ti, mė tha ai, nuk mund tė hysh nė BRPSH, sepse je e papėrgatitur ideologjikisht dhe politikisht pėr tė zhvilluar luftėn e klasave, pėrderisa nuk ndikon te nėna jote qė tė ndahet me babanė dhe tė mos shkoni nė burg ta takoni, sepse ai ėshtė armik i egėr i popullit e partisė». Ē’tė them mė? Fillova tė mendoj me zemėrim dhe seriozisht se deri nė ē’nivele e kishte zhvilluar luftėn e klasave politika e sundimit enverist. «Shoku shumė i rėndėsishėm» S.T., pra sekretar i Komitetit tė BRPSH tė Rrethit tė Tiranės i tėrhoqi vrejtje Robert Floqit tė shkretė pse mė kishte paraqitur edhe mua, vajzėn e armikut tė popullit Pandi Kristo, para tij nė Komitet dhe nuk ishte treguar vigjilent aq sa duhej pėr ta parandaluar kėtė lajthitje klasore!

    Po kur shkuat nė gjimnazin “Qemal Stafa” si e ndjetė veten, a mendonit pėr tė vazhduar studimet e larta?

    Nė vitin 1963. Atėherė me drejtorin e gjimnazit “Qemal Stafa” Gaqo Marko, me origjinė nga Korēa, i cili jepte gjuhė letėrsi dhe historinė e PPSH, kam pasur njė pėrplasje mjaft tė ashpėr.

    Cili ishte ky konflikt me drejtorin e gjimnazit?

    Mė kujtohet qartė se njė herė, sipas programit tė lėndės sė historisė tė PPSH kishim temėn mbi Kongresin e Parė tė PKSH. Me sa duket, mua mė ngriti drejtori qė tė tregoja se si partia nė kėtė Kongres, i dėnoi ashpėr dhe me tė drejtė armiqtė e saj Koēi Xoxe, Pandi Kristo etj. Unė, qė tashmė isha vajzė e rritur dhe hallet familjare mė kishin pjekur para kohe, nuk pranova tė pėrgjigjesha para klasės. Me kėtė rast kujdestari i klasės, profesori i matematikės Petrit Ēami mė foli veēmas pėr kėtė rast dhe mė tha: «… po ti pėrgjigju, moj vajzė, aq sa pėr tė marrė notėn etj.», por unė kurrsesi nuk pranova tė bėja kompromis me profesorėt e mi pėr tė shitur babanė, i cili kishte hequr e po hiqte aq shumė. Unė babanė e adhuroja dhe nė koshiencėn time nuk e pranoja kurrė qė ai ishte armik i popullit. Njė baba partizan, luftėtar trim, siē ma pėrshkruante gjyshja dhe mamaja, nuk mund tė ishte armik i popullit kurrsesi. Ndėrkohė, qė babai ishte nė burgun e Burrelit, unė nuk mund tė ėndėrroja mė pėr tė fituar njė notė apo tė drejtėn e studimit pėr nė universitet. Kėtė tė drejtė mua nuk ma dhanė kurrė, ashtu si edhe shoqes sime tė klasės Shpresa Pogoni, sepse edhe ajo ishte nga shtresa e tė persekutuarve politikė. E zemėruar nė kulm, gati sa nuk mė futėn nė burg, falė kėmbėnguljes time, e cila nuk i pėlqeu Enver Hoxhės. Ja se si ka ndodhur rasti. Kur isha nė Tiranė i dėrgova njė telegram Enver Hoxhės dhe kėrkova takim me Nexhmije Hoxhėn pėr tė drejtėn e studimit. Pas kėsaj mė thirri njė sekretare e tij e mė njoftoi se “...shoku Enver e ka marrė telegramin qė i kini drejtuar, dhe sė bashku me shoqen Nexhmije e kanė diskutuar kėtė ēėshtje, qė juve tė mos iu jepet e drejta e studimit. Nė kėto rrethana, pas njė muaji, babi doli nga burgu dhe me njė urdhėr special tė Komisionit tė Dėbim Internimeve, tė treve na dėbuan nga Tirana e na fluturuan nė qytetin e Lushnjės. Kėtu mori fund edhe ėndrra ime pėr shkollė tė lartė.

    Ē’mund tė mė thuash pėr kohėn qė jetuat nė Lushnjė si tė dėbuar?

    Me tė mbėrritur nė Lushnjė, na caktuan pėr tė banuar nė barangat qė ishin ndėrtuar enkas pas tėrmetit qė kishte rėnė nė 1960-1961, derisa u mbarua pallati qė po ndėrtonin enkas pėr ne tė persekutuarit. Nė kėtė banesė hymė pas gjashtė muajsh. Kėtė shtėpi e morėm me ndihmėn e kryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė Rrethit tė Lushnjės, Nuēi Tira, njė komunist i vjetėr me origjinė nga Pogradeci dhe ish-shoku i babait, si dhe kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit tė Lushnjės, Uran Hila. Ky ishte njė burrė korrekt dhe i ndershėm dhe vajzėn e tij unė e kisha shumė shoqe. Megjithėse njė farė zbutjeje e jetės nė pamjen e jashtme kishte filluar, por telashet tona tė padurueshme do t’i fillonim pak mė vonė. Nė kėtė kohė, mamaja punonte si rroba-qepėse. Babai punonte si kėpucar, profesione tė cilėt i kishin ushtruar qysh nė Korēė, para se tė fillonte lufta partizane. Pas Nuēi Tirės, kryetar dege nė Lushnjė ardhi Ropi Ēifligu, i cili menjėherė e hoqi babanė nga punėtoria speciale e kėpucėbėrėsisė dhe e ēoi nė prodhim tė zakonshėm, kurse mua nuk po mė jepnin punė kurrsesi. Shefja e kuadrit e Komitetit Ekzekutiv, sė cilės nuk ia kujtoj emrin, njė ditė, kur unė kisha shkuar tek ajo pėr tė kėrkuar punė, mė tha: “Ti nuk e di e bija e kujt je moj vajzė? Dashke dhe punė!” Atėherė, e indinjuar jashtė mase, pėr faktin se nuk po mė jepnin punė, pra nuk po mė jepnin mundėsi pėr tė jetuar, unė shumė e indinjuar iu drejtova pėrsėri Enver Hoxhės, pa e pyetur babanė, sepse letrėn e shkrova kur ndodhesha nė Tiranė. Mbaj mend se babai mė qortoi qė i shkruajta letėr–ankesė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut. Nga sa mėsova pak mė pas, Mehmet Shehu e kishte lexuar letrėn dhe me tė nė dorė kishte shkuar tek Enveri. Letra ime ishte shumė e hollėsishme dhe akuzonte rėndė ēka po bėnte shteti ndaj nesh. Vangjeli Sotiriadhi, sekretare e vjetėr e Enver Hoxhės, lajmėroi motrėn e babait, qė punonte nė atė kohė te dyqani i vetėm i optikės, qė ndodhej nė qendėr tė Tiranės, dhe i tha kėto fjalė: ”...dėgjo, Enveri, kur e lexoi letrėn e Asamblesė u zemėrua shumė dhe kishte thėnė tekstualisht se po tė mos ishte vajzė do ta fusja nė burg, prandaj tė vejė punėtore nė prodhim, nė lopatė...”. Ajo pra, halla, na porositi qė unė tė mos i shkruaja kurrė letra udhėheqjes. Si kundėrreagim, unė nuk shkova kurrė mė nė punė dhe nuk i shkruajta kurrė mė letėr Enver Hoxhės apo dikujt tjetėr nga udhėheqja, sepse isha paralajmėruar se mund tė futesha kot sė koti edhe nė burg...

    vijon nesėr



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė Asamble Kristo (Vullkani)


    Asamble Kristo u lind mė 20 tetor 1945, nė Tiranė. Shkollėn fillore dhe atė shtatėvjeēare e pėrfundoi nė vitin 1959, nė shkollėn “Naim Frashėri” dhe gjimnazin “Qemal Stafa”, nė vitin 1963. Mė 5 nėntor 1963, deri nė vitin 1983, me urdhėr tė Komisionit Qendror tė Dėbim Internimeve, dėbohet familjarisht nė qytetin e Lushnjės. E pa punė, ndonėse kishte kėrkuar disa herė pranė Komitetit Ekzekutiv, nė zyrėn e punės. Nė vitin 1983 e deri nė vitin 1989, internohen po me vendim tė kėtij Komisioni nė Fermėn Bujqėsore tė Ēermės. Punon si punėtore krahu nė brigadat e arave . Mė 11 maj tė vitit 1989 lirohet nga internimi. Mė 23 dhjetor 1989 celebron martesėn me Robert Vullkanin, ish i dėnuar dhe i ridėnuar politik pėr 26 vjet rresht. Ndėrmerr njė sėrė udhėtimesh jashtė shtetit sė bashku me burrin dhe vjehrrėn e saj. Mė 15 maj 1991 shkon nė qytetin Novi Sad, Jugosllavi. Nė vitin 1995 derisa doli nė pension, nė vitin 2001, punoi pranė zyrės sė gjendjes civile nė njėsinė vendore nr.6, nė lagjen Kombinat. Mė 10 korrik tė po atij viti vendoset nė Rumani. Ėshtė aktiviste e shumė shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, fėmijėve dhe grave.


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:52

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista II

    Flet vajza e Pandi Kristos, Asambleja: Vizitat nė burgun e Burrelit, peripecitė nė internim dhe si kishte strehuar nėna e saj krerėt e komunizmit

    "Si njoha nė internim superagjentin e Sigurimit dhe grekėve tė dėnuar me 101 vjet burg"

    Prof. As.Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Asamble Kristo (Vullkani), vajza e ish-ministrit tė fuqishėm tė Enver Hoxhės, Pandi Kristo, vazhdon rrėfimin e saj ekskluziv pėr gazetėn “Panorama”. Nė pjesėn e parė tė intervistės, ajo tregoi pėr pagėzimin e emrit komunist nga vetė Enver Hoxha, i cili mė pas i burgosi babanė dhe i internoi familjarisht. Gjithashtu, Asamble Kristo rrėfeu pėr fėmininė dhe adoleshencėn e saj tė vėshtirė, sepse e cilėsonin tė gjithė tė deklasuar, dėshirėn pėr tė vazhduar studimet e larta dhe letrat fatale qė i dėrgoi pėr kėtė problem Enver dhe Nexhmije Hoxhės… Nė vijim tė kėsaj interviste, nė numrin e sotėm, Asambleja kujton vizitat e saj tė mundimshme me nėnėn dhe xhaxhanė nė burgun e Burrelit pėr tė takuar Pandi Kriston. Peripecitė e shumta gjatė internimit nė fshatin Ēermė tė Lushnjės. Ku punonte Pandi Kristo dhe me se merrej ish-anėtari i Byrosė Politike pas punės. Si u njohėn me Jani Qehajajn, minoritar i dėnuar me 101 vjet burg, pasi kishte qenė superagjent i SIGURIMIT dhe grekėve, duke bėrė lojė tė dyfishtė spiunazhi.

    Si nėna e saj, Dhora, kishte pritur dhe strehuar gjatė luftės nė shtėpinė e saj nė Korēė, Enver Hoxhėn me Nexhmijen, Tempon, Mugoshėn dhe shumė krerė tė lartė komunist shqiptar…

    Babai juaj, Pandi Kristo, deri nė ēfarė moshe punoi nė Lushnjė dhe me se merrej pas orarit tė punės?

    Babai nė Lushnjė punoi deri nė moshėn 69-vjeēare sepse nuk e plotėsonte moshėn e vjetėrsisė sė punės pėr tė marrė atė pension qė i takonte. Paradoksi mė i madh ishte se atij nuk i njihnin kohėn e luftės partizane dhe aktivitetin antifashist! Kėshilli i Ministrave tė RPSH i dėrgoi me korrektėsi tė gjitha materialet e duhura tė kohės sė punės qė ai kishte punuar atje, kurse KQ i PPSH, padrejtėsisht, nuk i dėrgonte dokumentet e aktivitetit tė tij nė GKK e nė PKSH, kėshtuqė nuk i plotėsohej koha e nevojshme pėr tė dalė nė pension, sepse burokratėt e mėrzitshėm tė kėtij dikasteri tė veēantė, siē e theksova mė lart, nuk i dėrgonin dokumentet zyrtare pėr tė vėrtetuar kohėn e pensionit. Pas orarit tė punės, babai zakonisht dėgjonte Radio Tiranėn dhe lajmet qė transmetonte ajo disa herė nė ditė. Lexonte rregullisht gazetėn “Zėri i Popullit” dhe librat e reja qė botoheshin nė atė kohė dhe duhet thėnė se botoheshin libra shumė cilėsorė, nga klasikėt e letėrsisė botėrore si: Leon Tolstoi, Viktor Hygo, Balzak, Stendal, Mihail Shollohov dhe shkrimtarėt tanė shqiptarė si Lasgushi, Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka, Migjeni, Ēajupi, Naim Frashėri, Dhimitėr Shuteriqi, Fatmir Gjata, Shefqet Musarai, Llazar Siliqi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare etj. Shpesh ne komentonim sė bashku pėrmbajtjen e librave tė rinj si dhe shfaqnim ndonjė mendim tonin pėr kėto botime. Por, dua tė theksoj se vitet e fundit babanė nuk e lejonte shėndeti, sepse ai kishte kaluar dy infarkte tė miokardit.

    Po mjekėt e Lushnjės dhe ata tė Tiranės si janė sjell me familjen tuaj, kryesisht me mamanė dhe babanė, qė ishin tė moshuar dhe kishin jo pak probleme me shėndetin?

    Mjekėt e Lushnjės janė treguar shumė tė kujdesshėm profesionalisht dhe shumė humanė me babanė, sepse, pas daljes nga burgu, ai ka pėrsuar dy herė infarkt tė miokardit, njė herė aty nga viti 1970 dhe pėr herė tė dytė nė vitin 1976. Kardiologu Vasil Kuli, i kunati i Gjovalin Lukės, i cili ishte i internuar nė Zvėrnec e qė ka pėrfunduar studimet universitare nė Bullgari dhe ishte martuar me njė grua bullgare, ėshtė treguar shumė i kujdesshėm dhe i palodhur nė raport me sėmundjet e babait e mė vonė edhe tė nėnės. Vasil Lushnjari dhe Frano Shkiezi, gjithashtu janė treguar tė vėmendshėm dhe nuk kanė bėrė dallimin nėse babai ishte njėri nga tė persekutuarit mė tė “rrezikshėm” tė vendit. Ata e kanė trajtuar shumė mirė profesionalisht dhe me kompetencė tė admirueshme babanė jo vetėm kur ai ishte i sėmurė, por edhe gjatė konvaleshencės mjekėsore midis dy goditjeve kardiake apo acarimit tė sėmundjes. Vasil Kuli, pėr shembll, nuk pėrtonte kurrė tė vinte shpesh me biēikletė nė shtėpi, ditėn apo natėn, kur ishte e domosdoshme, ndaj, edhe sot kur babai dhe mamaja nuk jetojnė mė, unė kėtyre mjekėve u jam shumė mirėnjohėse pėr gjithēka qė ata kanė bėrė pėr t’jua lehtėsuar sado pak gjendjen e rėnduar shėndetėsore tė tyre.

    Po mamaja jote, Dhora, si ka reaguar gjatė kohės qė iu internuan familjarisht nė fermėn e Ēermės? A i njihte ajo krerėt e lartė tė komunzimit?

    Para se tė flas pėr qėndrimin e mamasė, kur u dėnua babai dhe filluan hallet e mėdha, do tė flisja disa fjalė se kush ishte ajo si njeri, si grua e si nėnė. Mamaja ime ishte njė grua e ndrojtur, e thjeshtė, por jo frikacake, ajo ishte e ekuilibruar dhe kurrė nuk dinte tė bėrtiste. Nė vitin 1940, kur Pandi punonte sė bashku me njė nga anėtarėt e vjetėr tė GKK (Grupi Komunist i Korēės), Peēo Nedellin, i cili ishte vėllai i mamasė sime, ata u njohėn dhe u dashuruan. Ajo ishte rrobaqepėse, njė vajzė e bukur dhe shumė simpatike dhe po atė vit, tė dy me Pandin, u fejuan. Mamaja ime, Dhora, mori pjesė aktive nė veprimtaritė e ndryshme antifashiste dhe ka shoqėruar tė gjithė shokėt ilegalė tė rėndėsishėm, qė vinin nė shtėpinė e tyre, nė kėtė bazė tė rėndėsishme tė LANĒ-it dhe prej andej ajo i drejtonte pėr t“u strehuar nė baza tė tjera, ku duhej tė strehoheshin mė tej. Ajo nuk ishte anėtare partie, por tė gjithė udhėheqėsit e LANĒ, duke filluar nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Ramadan Ēitaku, Vukmanoviē Tempo me tė shoqen Milica, Miladin Popoviē, Dushan Mugosha, Ymer Dishnica, Naxhie Dume, Nexhmije Hoxha etj., janė strehuar nė shtėpinė e saj e tė vėllait tė saj. Kjo shtėpi ka qenė njė nga bazat kryesore tė LANĒ nė qarkun e Korēės. Mbas ēlirimit, mamaja ime nuk u aktivizua asnjėherė nė punė tė rėndėsishme shoqėrore si shumė gra tė anėtarėve tė Byrosė Politike dhe pas arrestimit tė Pandit hyri nė punė pėr herė tė parė, nė profesionin e saj tė mėparshėm si rrobaqepėse prestare. Sigurisht, ajo e pati shumė tė vėshtirė tė hynte nė lidhje me njerėzit dhe tė komunikonte lirshėm me ta. Ajo vazhdimisht jetonte nėn ankthin torturues tė dėnimit tė bashkėshortit tė saj, tė cilin e donte dhe e respektonte tej mase. Ajo ishte shumė e rregullt, megjithėse shumė dashakeqės shpreheshin me fjalė ziliqare: “Si s“e uli njė herė kokėn kjo gruaja e Pandi Kristos?”. Mamaja ime punonte nė NRG (Ndėrmarrjen e Rrobeve tė Gatshme). Nė kėto kushte tė vėshtira, njė grua e re, e bukur, nuk mund tė mendohej tė rrinte e vetme e tė rriste fėmijėn e saj. Ndaj, mamasė i qėndruan shumė pranė motra dhe vėllai i Pandit, Vangjelia dhe Koēoja, tė cilėt sakrifikuan rininė e tyre e nuk u martuan kur e kishin kohėn, derisa u rrita unė. Vėllai i babait, Koēo Kristo, fillimisht punonte nė zyrėn e pasaportave tė Komitetit Ekzekutiv tė qytetit tė Tiranės, e mė pas nė zyrėn e punės. Nė mbledhjet e kolektivit e kritikonin shpesh dhe e demaskonin pse i vinte vazhdimisht Pandit pėr ta takuar nė burg. Njė herė edhe e paralajmėruan, duke e kėrcėnuar qė tė mos shkonte nė burg me motrėn, gruan e Pandit dhe mua, fėmijėn e vogėl, qė mezi prisja pėr t’u takuar me babanė. Xhaxhai nuk pranoi ta mohonte vėllanė e tij dhe si rezultat e pėrjashtuan nga partia dhe e transferuan nė NTLFZ (Ndėrmarrja Tregtare Lokale e Fruta-Zarzavateve), ku nė atė kohė punonte si drejtor Sabri Godo, i cili e ka trajtuar shumė mirė xhaxhanė. Mė pas, xhaxhai punoi si specialist nė furrat e bukės, ku pėrgjegjės ishte komunisti i vjetėr Ilo Budina, njė burrė i mrekullueshėm dhe shok i vjetėr i babait qysh nga koha e grupit tė Korēės dhe njė nga komunistėt e parė tė themelimit tė PKSH. Xha Ilua, siē e thėrriste Pandi, babai i tre djemve veteranė tė LANĒ: Janaq, Sotir dhe Dhimosten Budina (Janaqi me Sotirin ishin dy kolonelė tė nderuar tė ushtrisė e dy inxhinierė tė zotė). Mė vonė mė kujtohet, Koēoja punonte nė fabrikėn e bukės me njėrin djalė tė Koēi Xoxes, Ēlirim Xoxen, por kjo punė e lehtė, siē mund tė quhej nė atė kohė, nuk vazhdoi gjatė, sepse ata tė dy i caktuan tė punonin nė ngarkim-shkarkim nė Ndėrmarrjen ”21 Dhjetori”. Koēoja punoi nė atė ndėrmarrje derisa doli nė pension.

    Ju kujtohen vizitat qė i bėnit babait kur ishte nė burgun e Burrelit?

    Mbaj mend se kur isha e vogėl e shkonim nė burgun e Burrelit pėr tė takuar babanė, njė herė unė e njė herė mamaja, vazhdimisht na shoqėronte xhaxhi Koēua. Jo rrallė e kalonim natėn jashtė nė natyrė dhe kur binte shi e dėborė ndiznim zjarr pėr t’u ngrohur poshtė harkut tė urave. Ne duhej tė prisnim natėn, sepse ishte e domosdoshme tė paraqiteshim nė burg herėt nė mėngjes, nė mėnyrė qė tė regjistroheshim pėr takim. Vetėm kur u hap rruga e dritės, u ndėrtua njė hotel pėr tė qenė nė qytetin e Burrelit. Nė atė kohė, nė burg nuk kishte dyqan pėr furnizimin e tė burgosurve, madje nuk kishte as mundėsinė mė tė vogėl pėr tė siguruar qymyr druri pėr gatimin e ushqimit personal, qė gatuanin vetė tė burgosurit. Kėshtu qė, ne duhej tė merrnim me vete njė ngarkesė tė madhe e tė rėndė, ku pėrfshiheshin qymyri, qepėt e preshėt, patatet e fasulet, mishi i thatė pastėrma, lakrat e sende tė tjera jetike, qė i duheshin babait pėr tė mbajtur nė burg shpirtin gjallė. Duhet theksuar se ne si njerėz me cen politik qė ishim, nuk na ndihmonte askush gjatė rrugės pėr bartjen e kėtyre ngarkesave kaq tė rėnda. Atėherė nuk kishte taksi si sot. Ndaj Koēua, pasi zbrisnim nga automjeti qė na shpinte nė Burrel, i hidhte nė kurriz thasėt dhe i shpinim te vendi i caktuar para derės sė burgut. Kėshtu, kėto udhėtime tė shpeshta pėr tė vizituar babanė nė burg u bėnė ritual i rėndėsishėm i jetės sime, ndonėse unė isha njė vajzė e vogėl dhe ende e parritur. Kjo ėshtė arsyeja qė unė e doja aq shumė babanė tim dhe xhaxhi Koēon. Kjo ėshtė arsyeja e ligjshme qė unė i urreja dhe i urrej ende aq shumė shkaktarėt e kėsaj tragjedie me pėrmasa tė pėrbindshme mbarėkombėtare. Aq e vėrtetė ėshtė kjo qė po them unė, sa edhe sot nuk mund t’i harroj kurrė ato sakrifica qė bėnim ne familjarisht edhe pėr gjėnė mė tė natyrshme e mė tė domosdoshme, siē ėshtė takimi me prindin e burgosur. Shpesh herė mendohem t’i heq nga mendja dhe vetėdija ime kėto kujtime tė zymta e shumė tė hidhura, por kam vėnė re se ėshtė tepėr e vėshtirė, gati-gati e pamundur pėr t’i larguar ato ndjesi pėrfundimisht nga shtresat e vetėdijės. Xhaxhai kurrė nuk na u nda gjatė gjithė jetės sė tij duke luajtur rolin e xhaxhait tė kujdesshėm e tė prindit korrekt e tė vetėdijshėm, se pa mundin dhe sakrificat e tij ne do ta kishim shumė tė vėshtirė e do tė kishim pėsuar fatkeqėsi tė tjera edhe mė tė rėnda. Gjatė gjithė kohės sė internimit, mamaja ime ka qenė vazhdimisht e sėmurė, sidomos kohėt e fundit. Ne nuk do ta harrojmė kurrė ndihmėn e jashtėzakonshme qė na kanė dhėnė mjekėt e Lushnjės: Zografa Gjika, Lefteri Dori, doktor Ēabej e doktor Deliallisi. Ata me rekomandimin e tyre bėnė qė ne tė njiheshim edhe me nevrologun e vetėm qė kishte qyteti, Abaz Quka quhej. Ai ėshtė treguar tepėr human me mamanė dhe i papėrtuar. Sa herė qė kishim nevojė, ai vinte nė shtėpi, duke i bėrė mamasė, veē tė tjerash, edhe psikoterapinė e nevojshme. Mė e rėndėsishmja ėshtė se ai shpesh herė me autoambulancėn e spitalit e dėrgonte mamanė pėr vizitė tė specializuar apo pėr kurim nė spitalin qendror nė kryeqytet. Nė Tiranė, ne shkonim vazhdimisht nė shtėpinė e doktor Ndroqit, i cili e vizitonte me kujdes dhe e kuronte me pėrparėsi mamanė time. Nė vitin 1978, mamasė iu shfaq reumatoid akut i rėndė, tė cilin e mjekoi me kujdes e pėrkushtim tė veēantė doktor Koēo Poro. Ai, sa herė do tė vinim nė Tiranė te shtėpia e xhaxhait, do tė vinte doemos tė ndiqte ecurinė e kurės. Kjo nuk ishte ndihmė e pakėt pėr ne, qė na shihnin me sy tė keq jo vetėm organet e specializuara pėr kėtė qėllim, por fatkeqėsisht edhe shumė nga komshinjtė apo bashkėvuajtėsit tanė tė zellshėm.

    Po nga Ferma Bujqėsore e Ēermės, ku ju internuan sė fundi aty rreth vitit 1983, ēfarė kujtoni?

    Nė fermėn bujqėsore tė Ēermės na transportuan me dy kamiona tė degės sė Punėve tė Brendshme, tė shoqėruar me policė tė armatosur, sikur ishim banditė. Nuk mund ta mendonim kurrė se nė ato kushte makabre mesjetare do tė qėndronim edhe shumė vjet tė tjera. Mė kujtohet mirė se nė momentin kur arritėm nė pallatin ku duhej tė banonim, banorėt e pallatit e konkretisht komshiu i katit tė tretė e patėn tė vėshtirė tė na pranonin pėr tė pushuar qoftė edhe pėr disa ēaste, sepse mamaja ishte e sėmurė. Mė vonė, doemos, krijuam marrėdhėnie shumė tė mira, por takimi fillestar me ata ishte tepėr i vėshtirė. Mua mė caktuan tė punoja nė brigadėn e katėrt tė arave, e cila ishte brigada mė e largėt dhe qė paguhej mė keq. Nė kėtė brigadė pothuajse tė gjithė anėtarėt e saj ishin tė internuar, kėshtu qė ne na caktonin nė punėt mė tė vėshtira. Kjo brigadė kishte njė tė mirė tjetėr, se ne ishim tė gjithė njėlloj pėr nga statusi i internimit dhe i trajtimit. Nė kėtė brigadė pune unė u njoha me fėmijėt e Gani Kodrės, pėrgjegjės i grupit tė shoqėrimit tė Kryeministrit Mehmet Shehu. Vetė Ganiu, aktualisht, ndodhej i burgosur nė Burrel sė bashku me djemtė e Mehmet Shehut, Skėnderin dhe Bashkimin, Mihallaq Ziēishtin, ish-zvendėsministrin e Punėve tė Brendshme dhe anėtar i KQ tė PPSH, Nesti Nasen, ish-ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe anėtar i KQ tė PPSH, Ali Ēenen, nėse nuk gabohem, shoqėrues i parė, apo truprojtėsi i Mehmet Shehut etj. Unė u miqėsova shumė me vajzėn e Gani Kodrės, Verėn dhe djemtė Gencin dhe Artanin, si dhe me mamanė e tyre Ikbalen. Ikbalja, nė kushtet e internimit ishte njė grua me tė vėrtetė e jashtėzakonshme. Ajo, zakonisht merrte qumėshtin pėr Pandin dhe ma dėrgonte me kalamajtė e Verės. Ikbalja ishte njė grua shumė interesante, guximtare, praktike dhe shumė humane. Ajo ndihmonte me ē’t’i vinte pėrdoresh, sidomos, ata tė internuar qė jetonin tė vetėm, pa njeri e pa asnjė ndihmė. Kjo miqėsi me kėtė familje fisnike vazhdon edhe sot e kėsaj dite, sidomos me Verėn e familjen e saj.

    Ēfarė ju kujtohet ndonjė ngjarje specifike gjatė internimit nė Ēermė?

    Njė nga rastet mė tė ēuditshme, ėshtė ai i Jani Qehajajt nga minoriteti, ish i dėnuar politik, fillimisht me vdekje, mandej ky dėnim i kthehet nė 101 vjet e kur kodi i ri penal u ndryshua me 25 vjet, sepse nuk kishte dėnim mė tė madh se aq. Sė fundi, si rezultat i disa amnistive radhazi mbėrriti nė Ēermė tė Lushnjės e vdiq nė spital Jani Qehajaj, nė moshė tė re ishte student i shkėlqyer i Teknikumit Financiar tė Tiranės dhe shumė pak njerėz e dinė se ai ishte njė bashkėpunėtor i veēantė i kundėrspiunazhit shqiptar. Ai hynte dhe dilte lirshėm nė territorin helen. Nė Greqi, Jani Qehajaj e ndjente veten si nė shtėpinė e tij. Pa u zgjatur pėr detyrat qė kryente, njerėzit, para se ai tė arrestohej nė vitet 1950-1951, thoshin se Jani ishte njeri i Sigurimit tė Shtetit. Madje, kur ai u arrestua jo vetėm u habitėn, por thanė se duke zbatuar detyrat e dhėna duhet tė ketė luajtur «dopjo xhoko». Janin e dėnuan me vdekje. E mbajtėn tė lidhur me zinxhira duarsh e kėmbėsh derisa tė ekzekutohej vendimi i dhėnė, i cili nuk u zbatua kurrė, por u shdėrrua me 101 vjet qė donte tė thoshte dėnim me burgim tė pėrjetshėm. Por s’qe e thėnė qė Jani tė mbetej nė burg pėr jetė, sepse dėnimi nga 101 vjet iu konvertua me 25 vjet kur doli kodi i ri penal. Jani nė burg pononte nė kampet e punės nė miniera dhe ishte specialist i pėrsosur pėr organizimin, ndarjen dhe llogaritjet e ndėrlikuara tė punimeve nėpėr kantiere. Nė zyrėn teknike tė kantiereve minerare, Jani e ndjente veten nė qendrėn e tij tė gravitetit. Ai i kuptonte mirė dhe si askush tjetėr labirintet e ndėrlikuara tė korrupsionit burokratik administrativ dhe mashtrimet e llogarive fiktive qė Ministria e Punėve tė Brendshme gėnjente sistematikisht shtetin.

    Si shkoi jeta e Jani Qehajajt pas daljes nga burgu?

    Tė gjitha kėto peripeci tė Janit, mua m’i ka treguar burri im, Robert Vullkani. Kurse pėr peripecitė e Janit pas daljes nga burgu do t’ua them unė. Jani Qehajajn, pasi njė ditė tė bukur doli nga burgu, aty rreth viteve 1988, e sollėn sė bashku me prindėrit nė fermėn e Ēermės. Prindėrit e Janit vdiqėn qė tė dy shumė shpejt dhe Jani mbeti i vetėm dhe pa ndihmė. Atė e ndimonte vetėm Bali, e shoqja e Gani Kodrės me tė bijėn, Verėn, e cila ishte mjeke stomatologe dhe luante rolin e infermieres vullnetare, duke iu dhėnė ndihmėn e shpejtė tė internuarve qė kishin aq shumė nevojė. Janin, gjithashtu, e ndihmonin vllazėrisht kosovarėt e internuar, tė cilėt regjimi i Enver Hoxhės i trajtonte mė keq se Hitleri ēifutėt. Jo shumė kohė pasi i vdiqėn prindėrit, Jani vdiq edhe vetė, ndonėse ishte relativisht i ri. Nė kėtė kohė, se nga u shfaq e u bė i gjallė, njė i vėlla i tij, i cili nuk ishte dukur kurrė pėr ta takuar dhe ndihmuar as nė hetuesi e nė burg e as gjatė kohės sė internimit, kur Jani jetonte nė Ēermė me prindėrit. A e dini pėrse kishte ardhur ky palo vėlla i Janit nė Ēermė? Pėr tė marrė ato pak lekė qė Jani kishte nė librezėn e kursimit! Dua t’ju pyes tė dashur miq dhe shokė tė Jani Qehajajt dhe ju tė dashur lexues: A e dini ju se ka edhe palo vėllezėr tė tillė? Mos u ēudisni, ka! Jeta jonė e vėshtirė nėpėr kampet e internimit dhe burgjet e diktaturės sė egėr enveriste na i mėsoi edhe kėto skuta tė pista tė jetės qė ndėrtoi diktatura.

    Po ndonjė rast tipik nga humori apo menēuria e jetės sė pėrditshme nė fermė a mund tė na tregoni?

    Jeta njerėzore edhe nė Ēermė ku banonin tė internuarit politikė por edhe tė internuar ordinerė pėr arsye nga mė tė ndryshmet, vazhdonte. Njerėzit edhe ashtu tė drobitur siē ishin dashuroheshin, martoheshin, lindnin fėmijė, sėmureshin, vdisnin. Njė episod tjetėr nga jeta jonė e pėrditshme nė fermėn e Ēermės ishte edhe menēuria e nėnės sė Odise Collos, dhėndėrit tė Dhimitėr Kotefės, nga Sopiku. Kjo plakė e menēur, gjashtė muaj jetonte nė Ēermė, gjashtė muaj nė fshat. Unė, thosha plaka, me shaka midis nesh, sigurisht, gjashtė muaj rri me ju, pra jam me Odisenė, gjashtė muaj jam nė fshat, pra me kooperativėn, duke nėnkuptuar shtetin. Ajo kur shkonte nė fshat ēelėsat e shtėpisė ia linte hajdutit mė tė rafinuar tė fshatit dhe thoshte: “… moj gra, kur ia le kyēet hajdutit tė fermės, ai nuk ka guxim tė tė vjedhė, sepse nuk do tė turpėrohet faqe fshatit. Se ashtu del se paska hajdutė mė tė zotė se ai. Ja kėshtu kam bėrė unė kaq vjet dhe nuk mė ka humbur gjė kurrė…”.

    vijon nesėr

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:55

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista III

    Flet Asamble Kristo: Reprezaljet e familjes sime pas vdekjes sė Mehmetit dhe Enverit dhe si na persekutonte nipi i Lenka Ēukos

    Ekzekutimi i Miladin Popoviēit dhe si e raportoi Ramiz Alia Enverin nga Prishtina

    Prof.As. Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Nė vijim tė pjesės sė tretė tė intervistės sė vajzės sė ish- anėtarit tė byrosė politike dhe ministrit Pandi Kristo, Asamble Kristos (Vullkanit), zbardhen fakte interesante jo vetėm nga jeta e internimit, por edhe pėr fatin e tė dėrguarve tė Titos nė Shqipėri. Kėshtu, Asambleja rikujton pasazhe nga faktet qė i ka treguar babai i saj pėr Dushan Mugoshėn dhe Miladin Popoviēin, dy nga tė dėrguarit specialė tė Partisė Komuniste Jugosllave, qė kontribuan nė organizimin e lėvizjes komuniste dhe luftėn partizane nė vendin tonė. Kush ishin 2 komunistėt e hierarkisė sė lartė tė PKJ-sė dhe pseudonimet e tyre nė tė dy vendet. Pėrse Pandi Kristo, njė nga udhėheqėsit e komunizmit shqiptar dhe “shok” i tyre, i urrente qė tė dy.

    Si u ekzekutua nė Prishtinė nga njė mėsues kosovar nė vitin 1945 Miladin Popoviē, pikėrisht nė ditėn qė Ramiz Alia nuk lėvizi sė bashku me divizionin e partizanėve shqiptarė, qė u zhvendosėn pėr nė Ferzaj. Egėrsia e nipit-polic tė Lenka Ēukos ndaj familjes Kristo dhe gjithė tė internuarve tė tjerė politikė. Reprezaljet pas vdekjes sė Mehmet Shehut dhe martesa me Robert Vullkanin… kėto dhe mjaft fakte tė tjera interesante, ju rrėfen vajza e vetme e Pandi Kristos nė vijim tė rrėfimit tė saj ekskluziv pėr gazetėn “ Panorama”

    Si e kujtonte babai juaj Miladin Poviēin dhe Dushan Mugoshėn?

    Babai im Pandi Kristo, fliste shpesh se Miladin Popoviēi (i njohur nė Jugosllavi me pseudonimin “Mila” dhe te ne, me atė “Aliu”), njė djalosh i ri nga Mali i Zi, anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Jugosllave, kishte qenė shumė i sėmurė qė para lufte. Ai mė tregonte se “Aliu” gjatė vitit 1938, ishte kuruar pėr sėmundjen e tuberkulozit nė spitalin e Golnikut.

    Po pėr Mugoshėn?

    Dushan Mugosha, i njohur nga komunistėt jugosllavė me pseudonimin “Dusha” dhe nė Shqipėri si “Sala” ose “Ēalamani”, babai im e kujton si njeri tė egėr me prirje terroriste, tė cilat i kishte shfaqur sidomos nė qarkun e Vlorės nė bashkėpunim me Liri Gegėn, me tė cilėn ishin miq tė shpallur. Pandi pėr tė dy nuk kishte simpati, fakt pėr tė cilin u shpreh hapur edhe nė Plenumin e Dytė tė Komitetit Qendror nė Berat, nė Nėntor tė vitit 1944.

    A e dini ju se Popoviē u vra nė Prishtinė me anė tė njė atentati nė zyrėn e tij nė vitin 1945? Ēfarė ju ka treguar babai pėr kėtė ngjarje dhe a kanė pasur gisht nė kėtė ngjarje komunistėt shqiptarė?

    Pas largimit tė M.Popovoēit nga Shqipėria, menjėherė pas pėrfundimeve tė Kongresit tė Pėrmetit, ai nisi kurimin nė Itali nė njė spital tė aleatėve. Mė pas, ai u dėrgua si sekretar i komitetit krahinor tė Kosovės. Gjatė njė dite tė zakonshme pune nė zyrėn e tij hyri njė mėsues kosovar dhe e ekzekutoi. Pėr kėtė rast, babai mė tregonte se u dėrgua njė raport i hollėsishėm nė Komitetin Qendror tė PKSH nė Tiranė, nga komisari i divizionit tonė qė operonte nė Kosovė, Nėnkolonel Ramiz Alia, i cili ditėn qė ndodhi ngjarja e rėndė, ndodhej nė Prishtinė. Ndėrkohė, komandanti i divizionit tonė partizan qė operonte nė Kosovė, kolonel Rahman Parllaku, ndodhej me trupat nė Ferizaj… Kaq mė ka treguar babai pėr kėtė ngjarje, por ai fliste pak dhe sigurisht qė dinte shumė mė shumė.

    Rikthehemi te pjesa mė e vėshtirė e jetės suaj, internimi.Persekucioni dhe dhuna ishin tė dallueshme, apo tė rafinuara?

    Sigurisht, qė ishin tė hapura. Dhuna zhvillohej sipas njė teknologjie tė pėrsosur, ajo kishte kaq vjet qė pėrpunohej e pėrpunohej vazhdimisht. Vetėn nė kėtė drejtim mekanizmat e dhunės nuk lėshonin pe, ndyshe ē’u kuptuam!? Dikur apeli zhvillohej dy herė nė ditė. Pra, njeherė nė mėngjez kur shkonim nė punė dhe njė herė kur ktheheshim nga puna. Por, kur vdiq Enver Hoxha, masat shtėrnguese u shtuan. Kėshtu, urdhėr i prerė ishte: apeli tė zhvillohej tri herė nė ditė. Pra nė mesditė, ne duhej tė bėnim 7 kilometra rrugė mė kėmbė pėr t’u paraqitur nė apel nė qendėr tė sektorit tė fermės dhe po aq kilometra pėr t’u kthyer! Veē kėsaj torture, “vigjilenti” shumė aktiv, operativi i pėrbindshėm Bujar Peza, njė rrugaē i lindur bėri njė riorganizim tė brigadės sonė. Ai e shpėrndau brigadėn, duke i caktuar anėtarėt e saj nė brigada tė tjera nė mėnyrė qė tė krijonte vėshtirėsi sa mė shumė pėr ne dhe tė prishte nė kėtė mėnyrė, mirėkuptimin dhe harmoninė brenda ferrit qė na impononte Sigurimi i Shtetit, atė harmoni qė ne kishim mundur tė krijonim me njėri-tjetrin. Le tė mos harrojmė se nga intrigat e organizuara tė operativit tė Sigurimit tė Shtetit apo personave tė gatshėm tė kėsaj linje, nga kjo brigadė ishin dėnuar dhe ridėnuar mbi 28 burra me burgime tė ndryshme. Dua tė theksoj, se keqtrajtimi ndaj babait dhe meje u programuan sistematikisht, sidomos pas vdekjes sė Enver Hoxhės. Thua se Pandi Kristo, pra babai im, unė apo tė persekutuar tė tjerė, ishim shkaktarė tė vdekjes sė tij tė natyrshme. Dega e Punėve tė Brendshme dhe Komiteti i Partisė tė Lushnjės, organizonin herė pas here me ne tė persekutuarit ose « armiqtė », mbledhje kolektive demaskuese e akuzuese, ku duhej tė merrte pjesė me detyrim i gjithė kolektivi i brigadave tė sektorit tonė. Shpesh nė kėto mbledhje, kritikoheshin dhe akuzoheshin njerėz tė ndryshėm sidomos me prejardhje ballisto-zogiste, por edhe komuniste, tė planifikuar pėr t’u ridėnuar. Nė kėto mbledhje shpeshherė organizoheshin edhe arrestime publike frikėsuese, tė cilat pėrfundonin nė hetuesi e mė pas nė burg. Pėr herė tė parė unė pashė demaskimin e njė plaku fatkeq, qė quhej Stavri Ēavo. Ky ishte njė fshatar mjeran nga minoriteti grek, pa mbrojtje e pa mbėshtetje, madje ai edhe gjuhėn shqipe nuk e fliste mirė. Le tė mos harrojmė se Stavri Ēavoja, kishte kryer njė burgim tė gjatė, afro 25-vjeēar. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa kur Stavri u kthye nė fshatin e tij pas lirimit nga burgu, rastėsisht mėsoi se atė ditė dikush po martohej. Kur i pyeti bashkėfshatarėt e tij, tė cilėt nuk e njohėn se kush ishte ky njeri, se kush po martohej atė ditė, ata i thanė: “...po martohet vajza e Stavri Ēavos. Atėherė i shkreti Stavri, tek po vėshtronte i tronditur nėpėrmjet gardhit dasmėn e sė bijės, vendosi tė mos shkonte nė shtėpi, pėr tė mos prishur ceremoninė e dasmės sė vajzės sė tij, tė cilėn e kishte lėnė nė barkun e s“ėmės, e atė ditė po martohej. A nuk ėshtė ky rast tragjik dhe tronditės pėr tė shkruar njė skenar filmi po aq tronditės ?! Besoj se kjo pyetja ime nuk ka nevojė pėr komente tė tepėrta. Ndėrkaq, nė njė nga kėto mbledhje kaq tė rėnda pėr t’u pėrjetuar, jo vetėm nga ai qė demaskohej, por edhe nga tė tjerėt, u vu nė shėnjestėr i vėllai i gruas sė Heroit tė Popullit, gjeneralit tė talentuar Petrit Dume. Shpėtim Dvorani, kėshtu quhej i kunati i Petrit Dumes. Shpėtimi, falė shkathtėsisė dhe guximit tė tij, shpėtoi paq nga kjo situatė tepėr e rėndė e kėrcėnuese. Sikur tė mos ishte e mjaftueshme qė Shpėtimit i kishin pushkatuar burrin e motrės Petrit Dumen, i kishin futur nė burg mbesėn Besa Dumen, vajza e Petrit Dumes, Mynever Dumen kunatėn e sė motrės, e tė tjerė persona nga kjo familje. Dua tė theksoj me kėtė rast, se intrigat dhe djallėzitė e organeve operative qė merreshin me pėrpunimin dhe degjenerimin e shtresės tė tė pėrndjekurve politikė, shkonin aq larg sa i kundėrvinin njerėzit e tė njėjtit fis apo familjeje ndaj njėri-tjetrit, tė cilat shumė shpesh ishin me pasoja katastrofike. Raste kėsisoj ishin tej mase tė dhimbshme e ngjallnin midis masės tė tė internuarve frikė, ankth, urrejtje, pasiguri, tronditje, pesimizėm etj. Njė rast tipik i kėsaj natyre qė dua ta pėrmend me doemos pėr tė ilustruar atė ē“ka thashė mė lart, ėshtė edhe rasti i tre vllezėrve Mujo (Fatmir, Eqerem, Nevruz). I ngritėn pėrpara tė gjithė kolektivit pėr t’i demaskuar pėr prejardhjen e tyre balliste, dhe se babai dhe xhaxhai i tyre, ishin tė arratisur nė SHBA. Si zakonisht filloi mbledhja. Tė tre vėllezėrit Mujo, ishin pėrgatitur seriozisht pėr atė ēka do tė ndodhte, madje kishin marrė me vete edhe Kushtetutėn e Republikės dhe i vunė me shpatulla pas murit operativin dhe sekretarin e dytė tė Komitetit tė Partisė tė Lushnjės. Akuzat qė ngrinin autoritetet kundėr vėllezėrve Mujo, ishin nga mė banalet psh: “Pse u mėsoni fėmijėve tuaj italisht ? Apo doni qė tė na sulmojė e tė na pushtojė Italia? Apo doni qė tė arratiseni nė perėndim bashkė me kalamajtė tuaj? Pse u mėsoni fmijėve anglisht dhe shikoni programet e huaja televizive, apo pėr tė qenė tė gatshėm pėr t’u bėrė bashkėpunėtorė tė imperialistėve amerikanė...?” Pas kėtij bllofi, nuk u organizuan mė mbledhje demaskuese tė kėsaj natyre ndaj njerėzve tė pėrgatitur e me njė farė shkolle, por gjuanin fakirfukarenjtė si puna e Stavri Ēavos, qė e demaskonin sa herė u duhej njė viktimė, njė inskenim i kėsaj natyre. Njė ditė pra, si kėtė qė u tregova, viktima e radhės ishte pėrsėri Stavri i shkretė. Kur po ktheheshim nė shtėpi pas badėrdisė sė organizuar nga operativi i sigurimit, fėmijėt rrugaēė tė fshatit, tė organizuar mirė e bukur nga regjisori i zakonshėm, e sulmuan plakun e shkretė me gurrė e shkopinj. E po tė mos kishin qenė vllezėrit Kujtim dhe Ridvan Sokoli, vllezėrit e kėngėtares sė njohur korēare Merita Sokoli, e cila ishte martuar me tregtarin e suksesshėm korēar Tika Tezha, fėmijėt do ta kishin linēuar e vrarė me gurė Stavrin e shkretė. Nuk dua tė le pa pėrmendur e denoncuar rastin e hidhur tė familjes sė gjeneral-lejtenantit Zoi Themeli ish zėvendės ministėr i Punėve tė Brendshme dhe anėtar i KQ tė PPSH. Ai,Zoi pra, ishte aq shumė i indoktrinuar dhe i politizuar sa, si rezultat edhe i karakterit tė tij, jo vetėm qė nuk fliste kurrė me babanė tim dhe shokėt e tij tė luftės, por i cilėsonte ata me po ato akuza qė i kishte dėnuar diktatori Enver Hoxha. Pėr mė tepėr, dua tė theksoj, se njėra nga vajzat e tij, ra viktimė, pikėrisht e intrigave qė thurreshin ndaj saj, nga operativi i Sigurimit tė Shtetit dhe njė bashkėpunėtor i tij i pa ndėrgjegjshėm, qė vinte nga shtresa e njė familjeje kolaboracioniste. Kur e morri vesh babai dhe mamaja tragjedinė qė i kishte ndodhur Lidės, vajzės sė Zoi Themelit, sigurisht qė u erdhi shumė keq dhe u pikėlluan pa masė. Nuk kam dashur kurrė tė abuzoj me kėtė rast tė hidhur e fatkeq, tė cilin po e pėrmend pėr herė tė parė, por dua tė denoncoj me forcė dhe tė bėj publik, faktin se vajza e gjeneral Zoi Themelit, u detyrua tė vetėvarrej, pra tė vetėsakrifikohej nė banjėn e shtėpisė me njė tel telefoni, e zhgėnjyer dhe e revoltuar nga keqtrajtimi i tejzgjatur, qė i bėhej asaj dhe familjes sė saj nga mjedisi qė e rrethonte e qė e krijonte me njėmijė intriga Sigurimi i degjeneruar i shtetit. Pra kėto raste tė zymta, sillnin nė mjediset tona njė gjendje tė rėnduar shpirtėrore dhe krijonin premisa pėr skandale e fatkeqėsi tė mėdha dramatike.

    Ēfarė bėnte babai juaj Pandi Kristo nė ditėt e internimit?

    Dua tė pėrmend kėtu se babai, veē minutave tė apelit tė domosdoshėm para tė plotfuqishmit, nuk shfaqej kurrė nė publik. Babai zakonisht, pasi ngrihej herėt nė mėngjes dhe dėgjonte me vėmendje radio Tiranėn, blinte gazetėn “Zėri i Popullit,” tė cilėn e lexonte rregullisht, ai shkonte pėr tė blerė produktet e nevojshme nė dyqan dhe gatuante drekėn ose darkėn. Ai gatuante me shumė gusto gjellė tė shijshme. Ky rit, babait i kishte mbetur zakon qysh nga koha e burgut tė mbretit Zog, ku ēdo gjė e pėrgatisnin vetė.. Siē e pėrmenda shkarazi edhe mė lart, nė fermėn bujqėsore tė Ēermės, na internuan nė 11 maj tė vitit 1983, dmth plot pas 20-vjetėsh qė na kishin dėbuar nga Tirana pėr nė Lushnjė dhe banonim tė detyruar nė kėtė qytet me kėtė status dhe tė padrejtė pėr t’u larguar nga qyteti…

    Si e mėsuat dhe pėrjetuat vetvrasjen e Mehmet Shehut dhe arrestimin e Kadri Hazbiut?

    Pikėrisht, kjo masė na u dha nė kohėn kur ndodhi vetvrasja (tė paktėn ky ėshtė versioni zyrtar i njohur nga ne nė Lushnjė nė atė kohė) e Mehmet Shehut dhe kur si rezultat i kėtij rasti tė pa precedent, u arrestua edhe Kadri Hazbiu. Unė edhe babai e mėsuam mė vonė se mjekėt Zografa Gjika dhe Lefteri Dori, qė pėrmenda me shumė respekt pak mė lart, faktin qė ato i kishin thirrur nė Komitetin e Partisė tė Lushnjės dhe iu kishin bėrė presion tė vazhdueshėm qė tė mos vinin nė shtėpinė tonė e tė vizitonin aq shpesh mamanė time tė sėmurė. Kėto mjeke tė mrekullueshme, nuk iu nėnshtruan asnjėherė presioneve, frikėsimeve tė Komitetit tė Partisė apo tė degės sė Punėve tė Brendshme. Ato dėgjuan zėrin human tė shpirtit tė tyre dhe tė profesionit dhe kanė bėrė detyrėn qytetare nė mėnyrė shembullore.

    Si ju njoftuan pėr internimit nė fermėn bujqėsore tė Ēermės. Thuhet se aty me policinė qė ju mbikqyrte, punonte edhe nipi i Lenka Ēukos… ?
    Herėt nė mėngjes erdhėn punonjėsit e degės sė Punėve tė Brendshme sė bashku me kryetarin e kėshillit tė lagjes dhe na njoftuan urdhėrin, pėr vendimin qė ishte marrė nga Tirana, pėr tė na internuar nė Ēermė. O Zot! Kur do tė merrnin fund vallė persekutimet tona? Nuk ju mjaftoi kėtyre pėrbidshave mė shumė se gjysmė shekulli pėrndjekje? O Zot! Ajo qė ėshtė paradoksale dhe absurde, fatkeqėt e ekzekutivit tė Lushnjės na kėrkonin me forcė qė ne tė firmosnim urdhėrin e internimit dhe tė shpreheshim tekstualisht se e pranonim vetė dhe ishim dakord me kėtė masė tė ēmendur! Sigurisht, ne nuk pranuam kurrsesi ta firmosnim atė dokument tė ndyrė. Megjithatė, na ngritėn me gjithēka (orenditė e pakta shtėpiake, ato pak plaēka qė kishim, doemos drutė e zjarrit dhe lulet) e na fluturuan si zogjtė e korbit drejt e nė fermėn, ku vuanin dėnimin edhe shumė shokė e miqtė tanė. Vendbanimin tonė tė ri, pra ku do tė jetonim, e ndante njė mur i vetėm me dhomėn e tė plotfuqishmit tė fermės, nė mėnyrė qė tė mund tė pėrgjoheshin mė mirė bisedat tona me anėn e aparaturave operative tė inēizim-pėrgjimit. Gjashtė muaj, pas vendosjes sonė nė fermėn e Ēermės, mamaja u sėmur shumė rėndė. Mundėsitė pėr ta ndihmuar ishin minimale, por krijoheshin edhe shumė pengesa tė qėllimshme. Pas disa ditė sorollatjesh nė fshat nga kėto pengesa artificiale e burrokratike, qė na shkaktonin tė ashtuquajturat autoritetet lokale, mundėm mė nė fund tė shkonim nė spitalin e Lushnjės, pėr ta shtruar e kuruar mamanė shumė tė sėmurė. Nė kėto rrethana, mamasė i shėrbeja vetėm unė, sepse ishte e sėmurė shumė rėndė, kurse babanė nuk e lejonin tė vinte nė spital, veēse njė herė nė javė. Nė atė kohė mjek-polic, mjek-pėrbindėsh ishte “nallbani” Andrea Davidhi, nipi i Lenka Ēukos, i cili babanė plakė e tė sėmurė,nuk e lejoi tė rrinte bashkė me mua qoftė edhe disa ēaste mbi kokėn e mamasė,qė pas disa ditėsh vdiq. Historinė e fatkeqėsisė sė saj, e ka treguar me dhimbje edhe babai nė intervistėn qė ju keni bėrė me tė disa vite mė parė dhe tani sė fundi, e keni botuar nė gazetėn “Panorama”.

    Do tė ishte me interes tė na tregonit se si u njohėt me burrin tuaj, Robertin, nėse kjo pyetje nuk ju bezdis e nuk pėrbėn ndonjė sekret?

    Unė Robertin e kam njohur herėt, madje shumė kohė mė parė se ai tė burgosej. Nė kohėn kur ishim liruar nga internimi, rastėsisht takova Robertin nė spital nė Tiranė. Unė nuk kam pėrse ta fsheh, miqėsinė me Robertin e kam ėndėrruar shumė vite mė parė, por do tė duheshin rreth 26 vjet qė kjo ėndėrr tė realizohej. Atė ditė, mė kujtohet se ashtu rastėsisht pas njė bisede elegante e filozofike rreth dashurisė e martesės, Roberti mė tha: “Ku ta gjej unė, pėrshembull, tė marr njė grua, njė shoqe jete si ti, e diēka tjetėr tė kėsaj natyre intime...” Atėhere, unė me shumė sinqeritet e takt i thashė Robertit: “… po ja ku mė ke mua. Mė merr!!!” Kėshtu ishte rasti ynė dhe jam e bindur se ju nuk do tė mė pyesni tani, se ē’ndodhi mė vonė, kur u puthėt pėr herė tė parė etj etj.,apo jo? Pikėrisht pas disa ditėsh apo javėsh ne u fejuam. Por meqenė se, unė punoja nė brigadėn e arave e mbillnim grurė, sojė, misėr foragjer e kur u krijuan tufėzat dhe arėzat, me urdhėr tė Ramiz Alisė, ne kishim edhe ca privilegje tė tjera nė ndarjen e prodhimit. Pėrfitonim fasule, lesh, kurse qumėshtin e merrnim ēdo ditė dhe tė them tė drejtėn merrnim jo pak. Kėshtu, unė isha e detyruar tė vija nė shtėpinė e re, vetėm tė shtunave e tė dielave. Kjo ėshtė historia e martesės sime tė vonuar me shokun tėnd tė fėmijėrisė, me vėllanė e Petrit Vullkanit shokut tjetėr tė fėmijėrisė tėnde, i cili siē e di ti shumė mirė, ėshtė arratisur shumė vite mė parė nė Jugosllavi…

    vijon nesėr

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 00:58

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista IV

    Flet Asamble Kristo: E urrej Nexhmije Hoxhėn sepse kontribuoi nė shkatėrrimin e fėmijve tė “vipave” tė luftės dhe komunizmit

    Asamble Kristo: “Sipas babait, Enveri donte qė Shqipėria tė sulmohej, por nuk ja varnin”

    Prof.As.Dr. Gjergj Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Nė pjesėm e fundit tė intervistės ekskluzive pėr “Panorama”, vajza e ish-byroistit Pandi Kristo, rrėfen pėr pėrjetimin e tė gjithė tė internuarve pas pushtimit tė Ēekosllavakisė. Shpresat e saj dhe dhjetėra tė tjerėve qė shpresonin se e njėjta gjė do tė ndodhte edhe me Shqipėrinė. Pėrse babai i saj, Pandi Kristo, jo vetėm nuk besonte te njė “ēlirim”, ushtarak i Shqipėrisė nga ēfarėdo shteti. Si e survejonin agjentėt e sigurimit Pandi Kriston dhe peripecitė me dentistin e njohur nė Tiranė, Xhelal Rusin.

    Pėrplasja e nipit tė Themie Thomait pėr familjen Kristo me nipin e Lenka Ēukos, i cili pėrpiqej me ēdo kusht t“i persekutonte edhe pa shkak edhe nė internim…

    Nė muajin gusht tė vitit 1968, ndodhi ndėrhyrja e trupave sovjetike nė Ēekosllovaki, pra kishte ndodhur revolta e quajtur “Pranvera e Pragės“, a kishte ndonjė iluzion babai juaj, Pandi Kristo, pėr ndėrhyrjen e sovjetikėve nė Shqipėri?

    Po jua them qė nė fillim. Babai im nuk ushqente asnjė iluzion pėr diēka tė kėsaj natyre, kurse unė dhe bashkėmoshatarėt e mi, pse ta fsheh, duke dėgjuar fjalė lart e poshtė kisha plot iluzione, pse jo edhe shpresa. Babai nuk ishte njeri aventurier. Pandi Kristoja ishte njeri qė kishte kaluar nėpėr galerat e dy burgjeve, tė regjimeve tė ndryshme, tė mbretit Zog dhe tė diktaturės sė egėr tė Enverit. Mbaj mend, nga analizat e tij, ai kishte dalė nė pėrfundimin se, ulje - ngritjet artificiale tė tensioneve politike dhe ushtarake ishin lojėra dhe dredhi tė njohura tė Enverit. Madje, ai thoshte: “…Shqipėrinė as e ka kėrcėnuar njeri me pushtim, as nuk e kėrcėnon”. “Po pse?”, i thosha unė. E ai mė pėrgjigjej: ” …sepse pėr kėtė ka konventa, ka ligje tė forta ndėrkombėtare, tė cilat nuk lejojnė askėnd tė bėjė shaka tė tilla, qė kanė kosto jo tė vogėl. Enveri kėtė fakt e di shumė mirė”. Nė verėn e vitit 1968, ndodhi qė u sėmur shumė rėndė kunati i babait tim, pra burri i motrės sė Pandi Kristos. Tė dy me babanė u nisėm urgjentisht pėr nė Tiranė. Nė kėtė kohė, si rezultat i kontradiktave tė ashpra ēekosllovako-sovjetike, ku kishte kohė qė po frynin erėrat demokratike, Sekretari i Parė i PK tė Ēekosllovakisė, Aleksandėr Dubēek, ishte thirrur (po pėrdor fjalėn “thirrur” dhe jo ftuar, se kėshtu thoshte babai im) nė njė takim “miqėsor diplomatik” nė pamjen e jashtme shumė paqėsor, nė stacionin hekurudhor “Ējornaja nad Tisoj” (E zeza mbi lumin Tisa), nga Sekretari i Parė i PK tė BS Leonid Brezhnjev, i cili nė fakt nuk ishte takim miqėsor, por takim djallėzor. Pas kėtij takimi tė nivelit tė lartė Ēekosllovakia u pushtua nga trupat e blinduara dhe parashutiste ruse dhe pasojat dihen.

    A kishe vėnė re ti te babai ndjenja shqetėsimi apo euforie?

    Jo. Nuk kisha vėnė re as njė ndryshim nė mėnyrėn e tij tė tė jetuarit. Ato ditė ne vumė re shtimin e njėsive ushtarake nė bregdet, afrimin e tankeve dhe tė artilerisė, e cila vinte nga rruga e Lushnjės. Rezervistėt u thirrėn nė mobilizim ushtarak e tė tjera. Kėto shenja, ne tė rinjve na jepnin shpresa, kurse Pandit jo! Ai thoshte se “… Enverin e njoh mirė unė. Ai ėshtė aventurier, ndėrhyrje ushtarake do, por ja qė nuk ja var kush… Nuk ka njeri interesa ushtarake pėr pushtimin e Shqipėrisė…”.

    Po Ēekosllovakinė pse e pushtuan trupat sovjetike?

    Sipas komenteve qė mė bėnte babai atėherė, i cili ndiqte zhvillimet ndėrkomėtare, kishte disa arsye pėrse u bė ky pushtim. Sė pari, ndryshon shumė puna e Ēekisė me vendin tonė. Ēekia ėshtė shtet qė hynte nė zonėn e pushtimit tė rusėve. Atje, ashtu si nė Gjermaninė Demokratike, Hungari etj., ndodhen trupat ruse, tė komanduara nga mareshali Jakubovski, ka interesa mė tė mėdha kontinentale. Ndaj, sipas babait, BS nuk do tė hapte edhe njė front tjetėr tė tensionuar nė Shqipėri. “Po gjithė kėto trupa qė po vijnė nga Lushnja, o baba kot nuk janė, si thua ti?”. “Sigurisht, qė nuk janė kot. Por, ta thashė edhe njė herė, Enver Hoxha e di se nuk e kėrcėnon kush. Ai e di qė ėshtė jashtė sferės sė interesave tė mėdha. Por, me kėtė rast ai, kontrollon edhe njė herė gjendjen e brendshme, ngre artificialisht tensionin, mat pulsin e organeve tė Punėve tė Brendshme, bėn ca arrestime etj. Kėshtu them unė dhe mė duket se e kam drejt”.

    Ato ditė kur ju me babanė shkuat nė Tiranė pėr tė vizituar burrin e hallės, a vutė re ndonjė simptomė tė re persekutimi?

    Sė pari, unė them se babai im kishte dalė prej kohėsh nga sfera e lartė, por, gjithėsesi, Sigurimi i Shtetit ishte i pranishėm gjithandej dhe ndonjė lėvizje rreth nesh vihej re dukshėm. Nė Tiranė, situata e pėrgjithshme ishte e tensionuar sė tepėrmi. Pandin ato ditė e ndiqnin hap pas hapi agjentėt e Sigurimit tė Shtetit. Lind pyetja, po ne nga e morėm vesh qė Pandin e ndiqnin nga pas me veturė tip “GAZ” tė tipit sovjetik? Ja se si ndodhi qė ne e mėsuam kėtė fakt. Poshtė dritares sė katit tė parė tė shtėpisė tė farmacistit tė njohur Xhelal Rusi, i cili kishte studiuar nė Francė dhe gjuhėn frėnge e fliste me njė elegancė aristokratike tė veēantė, qėndronin agjentėt e Sigurimit tė Shtetit dhe “GAZ”-i i tyre. Pikėrisht mbi kėtė kat, mbi kėto dritare tė Xhelalit, banonte kunati i Pandit, i cili po jetonte ditėt e fundit tė jetės sė tij. Po kush ishte Xhelal Rusi? Ai ishte farmacisti frankofon mė simpatik i Tiranės, i cili kur pinte (se ai pinte mjaft), bėhej edhe mė i lezetshėm, edhe mė simpatik. Familja Rusi ishte e tėra njė familje antifashiste, e lidhur me LANĒ-in. Xhelali, ndonėse e njihte personalisht Enver Hoxhėn dhe i shkonte atij ndonjeherė edhe pėr vizitė, ishte thellėsisht nė shpirt i pakėnaqur nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, ndaj fliste mbarė e prapė me ironi kundėr tij. Skėnder Rusi, agronom me arsim tė lartė, i lauruar jashtė shtetit, partizan dhe antifashist i orėve tė para. Munever Rusi, partizane e Qarkut tė Korēės, bashkėshorte e Irakli Vakėflliut, gjithashtu partizan e veteran i Qarkut tė Korēės, ishin vllai e motra e Xhelalit. Farmacisti hokatar dhe djali i tij kishin pėrballuar njė betejė tė ashpėr familiare me njerėzit e Sigurimit tė Shtetit, sigurisht me urdhėr nga lart. Asllan Rusi ishte sportisti volejbollist mė i talentuar nė Shqipėri. Emrin e tė cilit mban sot pallati lojėrave me dorė nė Tiranė e qė e adhuronte i gjithė kryeqyteti. Xhelali mė duket se ishte martuar me mbesėn e poetit tė madh kombėtar shqiptar Naim Frashėri. Nė kėto rrethana, Xhelal Rusi, i torturuar psikologjikisht nga fakti se njė makinė enigmatike, e cila dallohej qartė se ishte nga ato makinat e Sigurimit tė Shtetit, qendronte poshtė dritareve tė shtėpisė sė tij, prej disa ditėsh, shkoi vetė te makina nė fjalė dhe i u drejtohet agjentėve: “Pse nuk vini tė mė arrestoni se mė plasėt xhanin, keni tre ditė rresht qė po mė torturoni!?”. Oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, tė veshur civilė, u habitėn nga fjalėt e farmacistit tė mirėnjohur dhe i thanė: “...O shoku doktor Xhelali, tė lutemi shumė, ti mos u shqetėso, ne qėndrojmė kėtu jo pėr ty, po pėr Pandi Kriston, kunati i tė cilit banon kėtu mbi ty”. Tė nesėrmen, qysh herėt nė mėngjes, farmacistit mė simpatik tė Tiranės, nuk iu durua, por shkoi drejt e tek e motra e Pandi Kristos, Vangjelia, komshia e tij, e cila punonte te dyqani i vetėm i optikės nė qendėr tė Tiranės dhe i thotė po ato fjalė qė i thanė oficerėt e Sigurimit tė Shtetit.

    A i tha gjė tjetėr doktor Xhelali motrės sė babait tuaj?

    Xhelal Rusi ishte njeriu mė antik dhe mė i ēuditshėm qė kishte Tirana dhe nuk mund tė mos i thoshte Vangjelisė kėto fjalė: “Dėgjo Vangje! Kėta, si frikamanė qė janė, mė duket se kėtė radhė i kanė mbushur brekėt mirė. Radiot thonė se nė Ēeki po bėhet kėrdia. Njė djalė qė quhet Jan Palash, njė student thonė, i vuri zjarrin vetes m“u nė sheshin “Vacllav” nė qendėr tė Pragės. Populli ēek, i priti ushtarėt rusė me demonstrata. Televizionet e huaja thonė se ushtarėt rusė u gjendėn tė habitur kur panė se ēekėt i pritėn me indinjatė. Domethėnė, Vangje ata ishin tė gėnjyer... Ja kėshtu janė punėt...”. Madje, thonė se ca studentė, qė kanė ardhur nga Evropa, paskan parė nė televizionet private, ca harta ushtarake, ku shteti tjetėr, qė ėshtė shėnuar pėr t’u pushtuar nga rusėt qenka Shqipėria. Vangje, kafenetė janė mbushur plot me kalecė dhe i hapin veshėt pėr tė peshkuar ndonjė cironkė se peshqit e mėdhenj i ka gėlltitur ujku me kohė”. Tirana vėrtet ziente, universiteti gjithashtu. Tė gjithė thonė tė shohim ē“do tė ndodhė. Dhe ndodhia mė e pritshme pėr tė ndodhur, ishte dalja me shumė bujė e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nga bashkėsia e Traktatit tė Varshavės. Por, ne me babanė kishim hallin e burrit tė hallės, i cili pas disa ditėsh vdiq. Kėshtu edhe nė raste vdekjesh Sigurimi i Shtetit nuk na u nda.

    Pse flisni me mllef tė papėrmbajtur pėr figurėn e Nexhmije Hoxhės, e cila vite mė parė, ėshtė shprehur aq egėrsisht pėr fėmijėt e tė dėnuarve politikė me prejardhje komuniste, pra pėr fėmijėt e tė dėnuarve politikė brenda llojit, por edhe pėr fėmijėt e klasave tė tjera nga kundėrshtarėt politikė tė monizmit enverist?

    Sigurisht. Mllefi im i ligjshėn ėshtė shprehur edhe pėr kėtė arsye. Mua mė duket ende ēnjerėzor dhe i pėrbindshėm qėndrimi antiligjor i Nexhmije Hoxhės. Ajo nuk ka guximin qytetar edhe sot, pas kaq vitesh, t’i kėrkojė ndjesė dhe falje familjeve tė persekutuara tė ish-luftėtarėve tė LANĒ-it, qė u pushkatuan nga gjyqet e egra dhe tė falsifikuara tė diktaturės enveriste, ēka pėrgjegjėsi jo tė vogėl mban edhe shprehėsja e deklaratave tė mė sipėrme, apo nxitėsja e njė genocidi “sui generis”, ala Nexhmije Hoxha e frymėzuar nga burri i saj “i dashur dhe udhėheqėsi i pavdekshėm Enver Hoxha”. Dua tė tė them se mllefi apo zemėrimi im dhe i brezit tim, ėshtė minimal ose asgjė nė krahasim me fatkeqėsitė qė i ka shkaktuar ajo, burri i saj dhe sahanlėpirėsve tė tij, shokėve dhe shoqeve tė mia tė qindra kuadrove tė PKSH, ushtrisė, ministrive, FDSH, BRPSH, Sindikatave apo Bashkimeve Profesionale, intelektualėve pa parti, Universitetit dhe Shkollave tė Larta etj. Si mund tė mos ia kujtoj unė Nexhmije Hoxhės, fėmijėt e vegjėl tė ish-shokėve tė saj tė Luftės. Tė gjeneralėve, ministrave, anėtarėve tė Byrosė Politike apo tė KQ tė PKSH e PPSH tė sakatuar, tė pushkatur pas shpine pa gjyq, apo tė burgosur, tė syrgjynosur kampeve e burgjeve ose tė internuar pa afate kohore, madje, tė internuar deri edhe gjysmė shekulli, skutave tė Shqipėrisė!? Jo, kurrėn e kurrės! Unė dhe brezi im, brezi qė humbi jo vetėm prindėrit, por shpesh humbi edhe jetėn, rininė, shkollimin, gėzimin, lodrat, dashurinė dhe pėrkėdheljet prindėrore, dashurinė dhe gėzimet e jetės, buzėqeshjen e ēiltėr, komunikimin e lirė qytetar dhe atė social etj. Si mund tė harrojmė ne vdekjet makabre tė shokėve dhe shoqeve tona nė kampe, burgje, miniera, nė kėneta, nėpėr hetuesira etj. A do tė mė falnin mua vallė sot, po tė mos i pėrmendja fėmijėt e gjeneral Dali Ndreut, tė kolonel Islam Radovickės, tė gjeneral Hulusi Spahiut, vajzėn e bukur tė vetėsakrifikuar tė Biserka dhe gjeneral Zoi Themelit, vajzėn e mrekullushme tė anėtares sė Byrosė Politike, Liri Belishova dhe ministrit tė Bujqėsisė, Maqo Ēomo, qė vdiq nė spitalin onkologjik tė Tiranės, pa ia lėnė t’ėmėn pranė t’i jepte njė gotė ujė, sepse i ati ndodhej i burgosur nė burgun e Burelit. Po gjashtė fėmijėt e Koēi Xoxes, tė Bedri Spahiut, tė Tuk Jakovės, tė tre “Heroj tė Popullit”, tė gjeneralit tė talentuar Vaskė Gjino, djemtė e gjeneralit Muhamet Prodani “Hero i Popullit”. Fėmijėt e ministrit tė Tregtisė, Kiēo Ngjela, tė gjeneralit tė mrekullueshėm Abaz Fejzo, tė “Heroit tė Popullit”, tė gjeneralit Sadik Bekteshi, njėri nga themeluesit e PKSH, tė gjeneralit Arif Hasko, tė anėtarit tė KQ tė PPSH, gjeneralit Halim Ramohito, fėmijėt e kolonelit trim e historian Dilaver Radėshi. Vajzat e mrekullueshme tė “Heroit tė Popullit” gjeneralit tė talentuar, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dume. Fėmijėt e “Heroit tė Popullit”, gjeneralit pasionant Hito Ēako, tė gjeneralit tė urtė “Heroit tė Popullit” anėtar i KQ tė PPSH, Rahman Parllaku, tė ministrit tė Mbrojtjes, anėtarit tė Byrosė Politike, gjeneral-kolonel Beqir Balluku, tė ministrit tė Industrisė e Minierave, anėtarit tė Byrosė Politike Koēo Theodhosi, tė anėtarit tė Byrosė Politike dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, Abdyl Kėllezi, drejtorit tė uzinės tė pėrpunimit tė thellė tė naftės, Andrea Manēo. Fėmijėt ende tė parritur tė ixhinierėve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Naftės e Gazit “Heroit tė Punės Socialiste” Lipe Nashi, Beqir Aliaj, Koēo Plaku, Petraq Xhaxhka, Spiro Konomi, Enriko Veizi, Dhimitėr Stefa etj. Fėmijėt e parritur tė gjeneralit Gjin Marku dhe tė kuadrit tė mrekullueshėm dhe mikut tė babait tim, Xhavid Qesja, tė veteranit komunist Koēo Tashko, gjeneralit Panajot Plaku, kryetar i Komisionit Shtetėror tė Gjeologji-Minierave, antarėve tė KQ tė PPSH: Todi Lubonja, Fadil Paērami, Manol Konomi, Teodor Heba etj. Fėmijėt e Kadri Hazbiut, ministėr i Punėve tė Brendshme dhe anėtar i Byrosė Politike njė djalė i tė cilit u vetėhodh nė erė me dinamit. Feēor Shehut, Elhami Hado, vajzat e mira tė komandantit tė aviacionit shqiptar, Edip Ohrit, djemtė e mirė e tė talentuar tė Kryeministrir tė Shqipėrisė Mehmet Shehu, fėmijėt e kryetruprojės tė Mehmet Shehu, burrit tė urtė Gani Kodra, Iliaz Ahmetit, Peēo Kagjinit, kolonelit Pandeli Varezi, Dhimitėr Kotefa, gjeneralit Halim Xhelos, ekonomistit Fehmi Frashėri, gjeneralit Mihallaq Ziēishti, ministrit tė Shėndetėsisė Llambi Ziēishti, inxhinierit tė talentuar Miēo Veshi, mjeku me pėrvojė Miēo Konomi e shumė tė tjerė. Jam e bindur se pėr arsye se ka kaluar shumė kohė, me siguri duhet tė kem harruar shumė shokė, shoqe dhe miq tė mi, tė cilėve u kėrkoj ndjesė paraprakisht. Kjo listė do tė zgjatej pa fund, nėse do tė bėhej njė listė e pėrpiktė. Ja, kjo ėshtė arsyeja qė unė flas me mllef e zemėratė pėr “ish-zonjėn e parė tė vendit”, pasardhėsen e denjė tė burrit tė saj diktator.

    A pati nga agjentėt, qė iu survejonin apo kuadro, te tė cilėt ju paraqiteshit, me sjellje dhe karakter tė mirė?

    Po, sigurisht qė pati. Pėr shembull, shefi i ri i sektorit Petraq Tashi, i cili ishte nipi i Themije Thomait, e qė ishte diametralisht i kundėrt mė nipin e Lenka Ēukos. Petraqi ishte i pari njeri qė ngriti zėrin qė tė gjithė punonjėsit e brigadave tė arave tė paguhen njėlloj. Kjo ra si bombė te punėtorėt e padėnuar tė brigadave tė tjera, tė cilėt ishin mėsuar tė paguheshin mė shumė nga puna jonė, tė cilėn deri atėherė nuk na i paguanin. Pse? Sepse ekzistonte parimi qė tė internuarit politikė tė mos paguheshin mė shumė se punėtorėt e lirė. Me kėtė rast, operativi i sigurimit, Bujar Peza, u bė si bishė, por i nipi i ministres sė Bujqėsisė as nuk e ēau kokėn fare. Kur operativ Bujar Peza e pa se nuk po e thyente dot ballazi pėrgjegjėsin e sektorit, atėherė vuri nė veprim truket provokative tė arsenalit “luftarak” tė Sigurimit tė Shtetit. Dha ja se ē“ndodhi! Nė sektorin tonė kishin sjellė njė vajzė tė pėrdalė, tė quajtur S.V. Kėto lloj vajzash mbeteshin gjithmonė kontigjente tė gatshme tė policive dhe tė Sigurimit tė Shtetit, tė paktėn ky ishte mendimi edhe i sigurimsave. Nė kėto kushte, operativi e instrukton S.V., t’i futej shefit tė sektorit pėr ta provokuar si mashkull e tė hynte nė marrėdhėnie intime, meqenėse Petraqi ishte i ri dhe i bukur. Por Bujar Pezės i ngeli sharra nė gozhdė, sepse S.V. jo vetėm qė nuk pranoi tė binte nė grackėn e operativit tė Sigurimit tė Shtetit, por edhe e raportoi atė te shefi i sektorit. Me kėtė rast, Petraqi, shefi i sektorit tonė, e ndėshkoi rėndė operativin pa iu bėrė vonė fare, duke ia pushuar tė fejuarėn nga puna.

    Pse po e vė kėtė fakt nė kėto kujtime?

    Sepse midis atyre qė na persekutonin si skllevėr kishte edhe njerėz tė mirė, madje njerėz me zemėr tė madhe e qė u vinte keq pėr vuajtjet tona dhe tė prindėrve tanė. Pra, nė kundėrshtim me karakterin e nipit tė Lenka Ēukos, i cili, siē e theksova ishte mjek me shpirt polici, nipi i ministres sė Bujqėsisė ishte jo vetėm njeri i ndershėm dhe parimor, por edhe njeri i drejtė, qė nuk ia hante tė drejtėn punėtorėve qofshin ata edhe tė internuar. Pas kėsaj, ne u paguam mė shumė, si pas punės qė bėnim.


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 01:00

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pandi Kristo deshmon per historine

    Asamble Kristo Vullkani, e bija e Pandi Kristos: Nga shtėpia nė njė oborr me Enver Hoxhėn, nė internim, nė Ēermė

    Pse u arrestua Pandi Kristo, vitet e burgut dhe jeta nė Lushnjė.

    “Koēi Xoxe tentoi tė vetėvritej, preu damarėt nė burg”


    Nga vila ngjitur me atė tė Enver Hoxhės me tė cilėn ndante tė njėjtin oborr, Pandi Kristo u burgos e mė pas jetoi si i dėbuar nė Lushnjė e Ēermė deri nė vitet ’90. Si u dėnua grupi i parė i komunistėve tė Korēės, nga frika se mos Hoxha e pėsonte vetė, e tregon e bija e Kristos, Asamble Vullkani.

    Askush nuk e zgjedh vetė emrin e tij. Asamblesė nuk patėn mundėsi t’ia zgjidhnin as prindėrit. Jo se ndėrhyri ndonjė hallė a teze e ngjitur, por sepse Partia u gjend aty, nė shtėpinė e saj, pikėrisht nė ditėn e tretė tė lindjes. Ditė kur, sipas traditės korēare (ndofta edhe mė gjerė), fėmija pagėzohej me emėr. I ati i saj, Pandi Kristo, ishte njė nga themeltarėt dhe anėtarėt e parė tė Partisė Komuniste, kėshtu qė, pėrveēse nuk duhet tė bėnte zė, duhet edhe ta pėlqente emrin qė Enver Hoxha i zgjodhi pėr tė bijėn. Nėse jeta e tyre do tė kishte shkuar fjollė, me siguri qė punėn e emrit nuk do ta kishin pėrmendur gjatė pėrveēse si pjesė tė bisedave tė qeshura nė rrethe miqsh. Por ngjarjet morėn krejt tjetėr drejtim… Mė shpejt edhe nga ē’mund ta priste (sepse tė gjithė bashkėpunėtorėt e afėrt tė Enver Hoxhės njė frikė nė vete e kishin prezent gjithnjė) u degdis burgjeve e internimeve pėr shumė vite. Aq sa emrin e tė bijės mund ta sillte vetėm ndėrmend, sepse aty pėrreth shtėpisė, pėr ta thirrur kur i duhej, nuk e kishte. Tė ishte ca mė e re kur doli nga internimi pas viteve ’90, Asambleja, vajza e vetme e Pandi Kristos, edhe mund tė kishte menduar ta ndryshonte, por nuk e bėri. Duke pranuar kėshtu fatin e parashkruar, tė cilin sot pranon ta rrėfejė…

    Diku, nė njė intervistė tė mėparshme, historia e emrit tuaj ėshtė pėrmendur, por meqė ka qenė e treguar nga tė tretė, mund edhe tė ketė pasur gabime… Si ėshtė e vėrteta?

    Emri:  pandi-kristo-e-madhe.jpg

Shikime: 5581

Madhėsia:  42.6 KB
    Pandi Kristo me tė bijėn, Asamblenė

    E kam lexuar atėherė kur ėshtė pėrmendur dhe, nė fakt po, ka pasur disa pasaktėsi. Thelbi ėshtė po ai, qė emrin tim e ka vendosur Enver Hoxha, po nė rrethana ca mė tė ndryshme nga ato qė janė shkruar. Siē mė ka treguar babai, ditėn e tretė tė lindjes sime, kohė kur vihej edhe emri i fėmijės sipas disa zakoneve tė vendit nga vinim, pat ardhur pėr tė uruar nė shtėpi Enver Hoxha me Koēi Xoxen. Me kėtė rast, pra pėr vėnien e emrit, ime gjyshe kishte bėrė edhe njė ėmbėlsirė tipike qė bėjnė nė Korēė pėr tė tilla gėzime. Meqenėse Enveri e dinte se pėr ē’rast pėrdorej ajo ėmbėlsirė, pyeti “si ia keni vėnė emrin?”. Babai i pat thėnė se nuk e kishin gjetur ende. Ime mė pas lindjes sime nuk ishte nė kushte tė mira shėndetėsore dhe nuk kishin menduar asgjė. Epo, meqė ėshtė kėshtu, tha emrin do t’ia vini Asamble. Kuvendi Popullor vazhdonte tė quhej Asamble atėherė. Asnjėrit prej familjarėve nuk u kishte pėlqyer, sidomos gjyshes qė ishte bėrė pishman pse shėrbeu atė ėmbėlsirė, por natyrisht qė nuk mund tė kundėrshtonte kush.

    Nė ē’vit keni lindur?

    Nė 1945-n.

    Mirė emrin qė jua vunė, por tė paktėn tė kishte zgjatur edhe ca vite koha e artė e babait. Nė ’47-n ėshtė arrestuar, apo jo?

    Tri vite pas lindjes sime. Sinjalet mund tė kenė qenė tė dukshme ndoshta qė nė ’47-n, por ėshtė burgosur nė ’48-n.

    Emri:  kristo-pandi1.jpg

Shikime: 6299

Madhėsia:  62.0 KB
    Pandi Kristo me familjen e tij

    Pas prishjes sė marrėdhėnies me Jugosllavinė…

    Po, ky ishte edhe motivi qė nė fakt nuk besoj tė vinte direkt prej Enver Hoxhės, por prej Rusisė. Por duke qenė se ai ishte i frikėsuar se masat mund tė merreshin edhe ndaj tij, i rregulloi punėt qė t’u binte barra tė tjerėve. Babai asokohe ishte kryetar i Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit, pra nuk ishte i pėrfshirė politikisht sa ē’mund tė ishin anėtarė tė tjerė tė Byrosė. As qė e priste se mund tė dėnohej. Vjen e kėrkon njė ditė Spiro Koleka e i thotė tė kėrkon ambasadori rus nė takim pėr tė sqaruar disa biseda qė ke bėrė me Koēi Xoxen. Ideja ishte qė tė dy kėta ishin spiunė tė jugosllavit. E vėrteta ėshtė qė Enveri sulmoi pikėrisht kėta tė parėt, sepse donte tė eliminonte si fillim grupin e komunistėve tė Korēės qė tė ngelej vetė. Siē nė fakt bėri. Sotir Vullkani, njė nga miqtė e babait, ai i cili i dha zanat dhe e pėrfshiu edhe nė parti, nuk u dėnua menjėherė pas kėsaj ngjarjeje. Pat takuar Enverin mė vonė e i kishte thėnė Kristo dhe Xoxe nuk bėnin politikėn e shtetit, nėse ėshtė pėr t’u ndėrruar le tė ndėrrohet e gjithė Byroja. Ai s’i pranoi kėto fjalė dhe mori masa edhe ndaj tij mė vonė.
    Mė kujtohet qė i thashė babait kur doli nga burgu, “pse nuk ikėt, pse nuk u arratisėt?”. “Po ta bėnim, tha, konfirmonim atė pėr tė cilėn na akuzuan, qė ishim vėrtet bashkėpunėtorė tė jugosllavėve”.

    Ju keni qenė shumė e vogėl, por a kujtoni ndonjė gjė nga burgosja e babait? Ku e ēuan?

    Si fillim e ēuan te burgu i vjetėr i Tiranės, ku ėshtė sot, te “Mine Peza”. Pas kėsaj e ēuan nė Burrel, e rikthyen sėrish dhe e lanė pėr 7 vite nė Tiranė, pastaj pėrsėri nė Burrel.
    Pra, nė kohėn kur ka qenė kėtu, unė kam qenė 3 deri nė 10 vjeē. Kam kujtime po, sepse atėherė lejohej qė t’i ēoheshin ushqime pėrditė. Kur vinte gjyshja nga Korēa e gatuante, shkoja ia ēoja unė. Pėr ta takuar lejohej vetėm njė herė nė javė, por ushqim mund tė lije edhe pėrditė. Nė vendin e takimeve kishte dy hekura dhe njė oficer qė vėzhgonte. Nė rast se qėllonte i mirė, mė lejonte edhe ta pėrqafoja, por edhe kėto ishin momente frike pėr mua.
    Pse? Si ju dukej?
    Mė dukej sikur po tė rrija afėr tij, po tė mė pėrqafonte e tė mė mbante aty, nuk do mė lejonin mė tė kthehesha tek ime mė. As mund ta parafytyroni kėtė ndjesi nė ambientet e burgut, isha fare e vogėl.
    Ju ndėrkaq si jetonit? Ku?
    Unė me mamanė jetoja me xhaxhain dhe hallėn te shtėpia e tyre, diku nė fund tė Rrugės sė Kavajės, qė atė kohė konsiderohej fundi i qytetit.
    Mė parė ku kishit jetuar?
    Nė njė oborr me Enver Hoxhėn. Madje kam shkuar edhe e kam parė mė vonė. Ishte ngjitur me vilėn e tij dhe i binte tė ishte mbrapa asaj tė Hysni Kapos, por oborri ynė me tė tijin ishte njė.
    Ē’ju ka treguar babai pėr kohėt e burgut?
    Ai nuk ishte njeri qė fliste shumė, nuk para thoshte shumė gjėra. Tregonte episode tė vogla, pėr shembull, kur i ēuan me kamion nga Tirana nė Burrel, ishte me Musine Kokalarin e me tė tjerė.
    Pse i bėnin kėto lėvizje, ēfarė thoshte?
    Nė kohėn e transferimit nga Tirana, ishte Konferenca e Tiranės, ku u ngrit Bedri Spahiu e kėrkoi rehabilitim tė figurės sė Koēi Xoxes e Pandi Kristos. Pas tij u ngritėn dhe zėra tė tjerė qė binin mbi Enverin e qė normalisht u dėnuan.
    Megjithatė, babai juaj shpėtoi nė njėfarė mėnyre, ndryshe nga Xoxe…
    Mė tregonte qė, nė kohėt e para, 6 muaj qėndruan nė disa vila s’di se ku, nė dhoma tė veēuara u ēohej madje edhe ushqimi nga Hotel Dajti, siē duket prisnin ende udhėzimet nga Moska, pėr tė vepruar si vijoi. Por edhe mė pas nė qeli, pa u dhėnė dėnimi pėrfundimtar, roja qė rrinte nė qelinė e tij i pat thėnė “hajt se ti shpėtove”, kishte dėgjuar si duket qė do pushkatohej vetėm njėri.
    Po me Xoxen kishin pasur mė mundėsi komunikimi?
    Pėrveēse pėrmes njė vrime tė murit tė birucės, ku ai i kishte dėrguar njė letėr tė vogėl, vetėm pėr t’i thėnė qė ishte ai ngjitur me tė, jo. Nė gjyqet qė bėheshin, shiheshin nė distancė, por babai dinte qė Koēi kishte pėrgatitur argumentet e tij mbrojtėse ndaj akuzave qė do t’i bėheshin, por qė s’u lejua t’i thotė asnjėherė. As qė i shkonte mendja se do tė mund tė pushkatohej, por sapo e nuhati, pati prerė damarėt. Pas tentativės sė tij pėr vetėvrasje u vunė dhe nga njė oficer nėpėr qeli, si dhe u hoqėn ēdo mjet tė mundshėm qė mund tė ishte i rrezikshėm.

    Po nė Burrel keni shkuar ta takoni?

    Emri:  koçi-xoxe-në-gjyq.jpg

Shikime: 8443

Madhėsia:  56.0 KB
    Koēi Xoxe nė gjyq

    Kam shkuar, po. Shkoja me xhaxhanė, po edhe atėherė e vogėl kam qenė. Mė kujtohet qė i ēonim thasė me qymyr, patate apo qepė, sepse duhet tė gatuante. Janė disa skena qesharake tani, sepse xhaxhai, aq i lodhur sa ishte nga ngritja e thasėve nė krah, mė dukej sikur do t’i kėputej koka dhe unė qė nuk kisha hallin e tij, por vuaja me vete faktin qė s’do kisha me kė tė kthehesha nė Tiranė. Pritjet pėr ta takuar nė Burrel ishin tė tmerrshme, duhet tė rrinim me orė tė tėra nė shi e nė borė pėr ta takuar. Aq sa mė vonė, familjarėt e tė burgosurve sajuan njė kasolle qė tė paktėn tė mbroheshin nga shiu e nga tė ftohtit. Atje, gjatė takimeve, tė dėnuarit ndaheshin nė grupe, tė dėnuarit politikė veē, hajdutėt veē. Kėta tė fundit ishin mė tė privilegjuar se armiqtė e popullit.
    Sa vite zgjati kjo situatė?
    Deri sa e nxorėn nga burgu mė ’63-shin, kur na transferuan pastaj nė Lushnjė, kohė kur unė sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe nuk m’u dha e drejta e shkollės sė lartė.
    Me atė gjendje qė ishte, s’besoj as qė ta pretendonit…
    Nė fakt, e kisha njė shpresė, sado qė babai mė thoshte tė hiqja dorė. Por ’63-shi nuk ka qenė kohė e ashpėr lufte klasash. Pėr mė tepėr qė unė isha nė dijeni se disa shokė tė mitė, gjithashtu me familjarė tė burgosur, kishin arritur ta fitonin. Madje, njė vit pėrpara meje, e bija e Tuk Jakovės qė ishte pushkatuar, e kishte marrė tė drejtėn e studimit, sado qė i shkoi edhe mė keq mė vonė. E penguan tė merrte njeriun qė donte dhe ajo pati rrjedhė edhe mė tė keqe jete, sepse s’arriti dot ta pranojė asnjėherė kėtė gjė. Gjithsesi… rasti i asaj kishte qenė shpresė, sado qė babai mė tha: “unė dola gjallė nga burgu, nuk ta japin tė drejtėn e studimit. Asaj ia dhanė vetėm pse i vranė tė atin”.
    Meqė ju ēuan nė qytetin e Lushnjės e jo nė zona tė tjera tė njohura pėr internime nė kėtė vend, ma do mendja qė nuk ju kanė trajtuar keq…
    Jo, dhe nė fakt unė ia them gjithnjė kėtė gjė kujtdo qė takoj. Dėgjoj ankesa, me tė drejtė, pa fund, por ne jo. Pėrveē banorėve tė Lushnjės qė kishin respekt e silleshin shumė mirė, edhe kur lindte nevoja pėr shėrbime tė tjera siē ishin ato spitalore, kishim gjithnjė gatishmėrinė e mjekėve. Aq sa mė bėnte ēudi kur mė thoshte ndonjė doktor shko nė shtėpi pa merak, po pati nėna ose babi komplikacione gjatė natės, vij edhe nė shtėpi i shoh.
    Por edhe kjo nuk zgjati deri nė fund.
    Pse ēfarė ndodhi tjetėr?
    Pas vdekjes sė Mehmet Shehut na transferuan nė Ēermė, sepse menduan qė deri nė atė kohė na kishte pėrkrahur Mehmeti me Kadri Hazbiun pėr tė pasur njė farė jetese mė tė mirė nga tė dėbuarit e tjerė. Nė fakt, dėgjohej shpesh nga njerėz tė ndryshėm “pse e mbani Pandin aty?!”.
    Ju ndėrkaq ēfarė bėnit? Apo si tė gjithė punėtorėt e Ēermės…
    Aty pėrfundova, po sidomos pas betimit tė Enver Hoxhės qė kisha pėr tė punuar gjithė jetėn me kazmė.
    Pse u betua? Ē’ndodhi?
    Po unė me mendjen time, njė nga herėt kur shkova te halla nė Tiranė, bėra njė letėr tė cilėn ua dėrgova tė dyve, Mehmetit dhe Enverit. I shkruaja pėr historinė e familjes komuniste dhe sepse kishim pėrfunduar kėshtu. Nė mos shkollė, tė paktėn tė kisha mundėsi tė bėja njė kurs qė tė merresha me diēka ndryshe nga punėtorėt e krahut.
    A u konsultuat me babanė pėrpara se tė nisnit letrėn?
    Jo, po ta bėja, nuk do tė mė kishte lejuar.
    Prandaj pyeta… si reaguan pas letrės?
    S’mė erdhi asnjė pėrgjigje, por pėrsėri halla e dha sinjalin tė mos bėja zė. Ajo punonte nė okulistikė, ku kishte shkuar pėr vizitė sekretarja e Enverit, Vangjeli Sotiradhi. Ajo e kishte ruajtur letrėn time pėr t’ia dhėnė nė njė moment, kur ai ishte me humor tė mirė. Po pa mbėrritur ky moment, kishte shkuar nė zyrė Mehmet Shehu e i kishte thėnė “shih ē’letėr mė ka dėrguar e bija e Pandi Kristos, shoku Enver”. Ai ishte nxehur, kishte marrė vesh qė letra i kishte shkuar edhe atij e kishte thėnė “u bė ajo tė mė tregojė mua se ēfarė duhet tė bėj. Po tė mos ishte vajzė, do kishte shkuar nė burg”. Pas kėsaj mė thirrėn nė komitet partie e mė komunikuan se me urdhėr tė shokut Enver do punoja vetėm punėtore kazme.
    A qe vdekja e Enverit ndonjė rreze drite pėr ju? Si e komentoi babai?
    Kujtoj qė ma patėn thėnė si nėn zė pėrpara se tė ndodhte. Si duket sa ishte sėmurur. Ia thashė tim eti, por mė tha qė mund tė ta kenė thėnė pėr provokim, prandaj mos bėj zė me askėnd. Nė fakt s’kishte qenė ashtu, sepse pak kohė mė pas vdiq. Ditėn e vdekjes, ne qė ishim nė grupin e tė internuarve, ulnim kokėn pėr tė fshehur gėzimin nė fakt, sepse pėr tė qarė nuk bėhej fjalė.
    Pastaj gjėrat u lehtėsuan vetiu…
    Ramizi i lehtėsoi gjėrat po, u duk njė frymė ndryshimi qė filloi tė na jepte shpresė.
    Nė fakt erdhi koha, jo Ramizi, por sidoqoftė, juve ju kishte mbetur edhe pak kohė aty pėr tė menduar kaq gjatė…
    Sigurisht qė e solli koha ndryshimin, ne vetėm sa ndoqėm tė tjerėt. E kam takuar Ramizin vite mė vonė e i jam prezantuar: Jam e bija e Pandi Kristos. Pa mė thėnė asnjė fjalė tjetėr, menjėherė reagoi i inatosur: “E mirė, ato ishin bindjet e mia atėherė”.
    Ju e krijuat familjen tuaj vite mė vonė… nga mbiemri qė keni sot, duket qė ėshtė familje po korēare ajo qė e bėri babanė pjesė tė partisė…
    Po, u martova me tė birin e Sotir Vullkanit, Robertin. Ishim njohur shumė vite pėrpara ’90-s pėr t’u ritakuar pas 26 vitesh, kur ai doli nga burgu. Edhe familja e tij, siē ju thashė, kishte pasur tė njėjtin fat.

    ANI JAUPAJ

    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 16:33
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  4. Vito Kapo dėshmon pėr historinė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •