Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Naxhije Dume: Vrasja e Qemal Stafės, pengu im i pėrjetshėm

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Naxhije Dume sot ėshtė plot 83 vjeēe dhe banon nė njė apartament tė vogėl nė Tiranėn e Re. Gjatė gjithė jetės e ka munduar njė sėmundje e mushkėrive, por pėrsėri mundi tė jetojė gjatė. Shtėpinė e djalit, nė tė cilėn po kalon pleqėrinė, e kanė me qira. Naxhija qėndron e ulur nė njė divan dhe herė pas herė ndez cigaren e saj tė preferuar, qė e ka pirė vazhdimisht.

    Dhoma e pritjes ėshtė mobiluar sipas stilit klasik, me orendi qė duket se janė tė vjetra, por tė mbajtura mirė. Edhe pse ėshtė e thyer nė moshė, ajo qė nė vėshtrimin e parė tė krijon pėrshtypjen e njė gruaje tė mbajtur mirė edhe pse ka vuajtur pėr mė shumė se 56 vjet me radhė nė vendinternimet e diktaturės. Naxhijen ėshtė pėr ta admiruar, pse ka njė kujtesė fare tė freskėt dhe nė tregimet e saj e ka tė radhitur mirė gjithēka. Pėr herė tė parė, pas 55 vjetėsh, Naxhije Dume vendos kontaktin me mediat dhe tregoi gjithēka dinte pėr vitet e luftės. Tregimet e saj kundėrshtojnė ato ēfarė janė thėnė deri mė sot rreth eliminimit tė anėtarėve tė Grupit Komunist tė Shkodrės, ku ka bėrė pjesė edhe vetė, dhe zhvillimeve brenda Partisė Komuniste nė momente kyēe tė historisė sė Shqipėrisė. Kujtimet e saj, qė i quan si testamentin e fundit qė do tė lėrė, pėrpara largimit nga kjo jetė, mund tė ndihmojnė nė tėrėsi historinė e Shqipėrisė. Naxhija, nuk kėrkon tė flitet pėr tė me superlativa, por lutet tė shkruhet me kujdes, sepse ajo e ēmon thjeshtėsinė dhe tė qenin pa pretendime. “Unė kam bėrė vetėm detyrėn time”, tė thotė ajo. Ish-shoqja e shkollės e Nexhmije Hoxhės, Fiqret Shehut dhe e disa grave tė funksionarėve tė tjerė komunistė, me tė cilat e kishin lidhur jo vetėm studimi nė Shkollėn e Vajzave «Nėna Mbretėreshė» nė Tiranė, por edhe idetė e pėrbashkėta pėr ēlirimin e vendit dhe idetė komuniste nė Shqipėri. Shtėpia e saj ishte bazė e luftės dhe nė tė kishin ndenjur me radhė Enveri, Qemali, Vasili dhe shumė drejtues tė lėvizjes nė Tiranė. Nė kujtimet e saj, Dume rrok edhe disa nga pikat mė tė diskutueshme tė historisė, ku mė tė rėndėsishmet janė vrasjet e Qemal Stafės, Vasil Shantos, Vojo Kushit e tė tjera fakte tronditėse tė LANĒ-it. Kundėr rrjedhės ajo ishte qė nė Konferencėn e Parė tė PKSH nė Labinot, dhe kjo do t’i shėnohej njėherė e mirė nė biografi dhe do ta ndiqte nga pas gjithė jetėn. Nėse gjatė luftės arriti tė ishte deri dhe anėtare e KQ tė PKSH-sė qė nga Konferenca e parė e vendit, nė Labinot, ajo nuk e pati kėtė fat edhe pas ēlirimit. Naxhija do tė ishte pėrkohėsisht e preferuar nė qeverinė e Enver Hoxhės, pasi ai e emėroi pėr vetėm gjashtė muaj nė krye tė dikasterit tė Arsimit. Pėr t’i dhėnė detyrėn e re, nė vitin 1948, e thirrėn Enver Hoxha dhe Koēi Xoxe. Naxhije Dume, atėherė do tė thyente traditėn e ekzekutivit, duke u bėrė gruaja e parė ministre e Shqipėrisė.

    Cila ėshtė origjina e familjes suaj?

    Linda nė njė familje atdhetare dhe arsimdashėse. Babai im ishte specialist pyjesh qė nga Lufta e Parė Botėrore. Ai e mbante familjen me njė pension tė vogėl, tė cilin nėnkuptohet, e trashėgoi nėna, tė cilin pas dėnimit tim nė vitin 1948 ia hoqėn fare padrejtėsisht. Babai, Dume Dumja, luftoi kundėr forcave rebele tė Haxhi Qamilit duke u rreshtuar nė batalionin e kolonjarėve nė rrethinat e Pogradecit, pikėrisht nė atė rajon ku u vra dėshmori i lirisė Gani Butka, dhe xhaxhai i Petrit Dumes. Nėna ime e urtė, Vezire, mė ndoqi pas mua dhe familjen time nė tė gjitha tallazet e jetės sė vėshtirė, ku mė pėrplasi historia e ashpėr e diktaturės moniste. Shtėpia jonė nė rrugėn e Shėn Gjergjit, nė Tiranė, ku rrinim me qira, shumė shpejt u bė bazė e rėndėsishme e LANĒ-it.

    Studiuat nė institutin femėror “Nėna Mbretėreshė”, ēfarė ju ka mbetur nė mendje nga ajo periudhė?

    Ishin ndoshta vitet mė tė bukura tė rinisė sime. Kujtoj me shumė dashuri dhe nostalgji se shkolla jonė u shndėrrua nė njė vatėr tė mrekullueshme kulture dhe atdhetarie. Nė atė kohė, drejtor i Institutit «Nėna Mbretėreshė» ishte i respektuari Sotir Papahristo, njeri shumė autoritar dhe njė nga pedagogėt mė tė pėrkushtuar tė arsimit atėherė dhe njė nga njohėsit mė tė mirė tė gjuhėve greko-latine. Ai ėshtė pėrkthyes i shkėlqyer i prozės antke greke. Pedagogė tė tjerė ishin personalitete tė shquar si; Marie Kraja, Lola Gjoka, Kristina Hushi (Koliaka), Ollga Nikolla (Luarasi) (e motra e Migjenit), Gavril Meksi, Hysni Babameto, njė pedagog i shkėlqyer. Filip Fishta, nipi i Gjergj Fishtės, Ahmet Gashi, e motra e Aleks Budės dhe ndonjė tjetėr qė ndoshta nuk mė kujtohet pėr momentin. Nė vitin 1933-34, Qeveria dhe ministri i atėhershėm i Arsimit, i mrekullueshmi Mirash Ivanaj nxori urdhrin pėr mbylljen e shkollave private tė huaja, kryesisht atyre italiane. Si rezultat i kėtij urdhri me pėrmasa pozitive kombėtare, nė shkollėn tonė vėrshuan nxėnėset nga tė gjitha shkollat qė u mbyllėn si ajo e “Dakos” nė Kamėz, shkolla e Kavajės e shkollat e tjera tė mesme tė Shqipėrisė, qė u mbyllėn.

    Nė institutin femėror nė Tiranė kanė studiuar shumė vajza qė mė pas do tė ngjisnin shkallėt e karrierės nė PPSH e qeverinė e Enver Hoxhės. Cilėt ishin disa nga shoqet tuaja tė kursit?

    Unė kisha shumė shoqe, por ato mė tė ngushtat ishin: Nexhmije Hoxha, Fiqret Shehu, Meri Papahristo, vajza e drejtorit tė shkollės, Fatbardha Fico, vajza e diplomatit te shquar Rauf Ficos. Nuk mund tė harroj tė tjera shoqe si Fatmira Nepravishta, Vajza e Abedin Nepravishtės, kryetar i Bashkisė sė Tiranės, Dhora Leka, personalitet publik dhe kompozitore e shquar e kėngėve tona tė mrekullueshme partizane, Liri Gega, vajza e ish-kryetarit tė Bashkisė sė Gjirokastrės qė e kishte ndihmuar Enver Hoxhėn aq shumė nė rininė e vet. Kanė ngelur pėrgjithmonė nė kujtesėn time: Safo Ēela (Marko) me origjine nga Leskoviku, gruaja e shkrimitarit tė shquar antifashist Petro Marko, nxėnėse e shkėlqyer nė mėsime dhe tepėr e talentuar nė pikturė, Vera Blloshmi, vajza e Sara Blloshmit, Nermin Vlora, vajzė e bukur dhe simpatike, Shurete Turkeshi, vajzė e tregtarėve tiranas me origjinė nga Dibra, Bukurie Xhiku, e bija e prokurorit tė pėrgjithshėm ushtarak, Shanisha Dosti, vajza e Hasan Dostit, ish-ministėr i Drejtėsisė, Dhorka Stratobėrdha, Margarita Tutulani, Liri Belishova, Ramize Gjebrea, Eleni Pashko, Vera Malo, gruaja e Javer Malos, Margarita Totokoēi, Nefise Puto, Fatbardha Gega, kushėrirė e Liri Gegės, Llambrini Mitrushi, aktiviste e shkėlqyer shtėpia e sė cilės ishte bazė e sigurtė e Vojo Kushit, Safete Juka, vajza e Musa Jukės ish-ministėr i Brendshėm, ishte njė nga shoqet e mia mė tė ngushta. Edhe tė tjera shoqe si: Saveta Shanto, motra e «Heroit tė Popullit», Vasil Shanto, Musine Kokalari, Nimet Bala nga Kosova, Nafije Mema, gruaja e poetit tė njohur, Lasgush Poradeci, mė vonė arsimtare e shquar, Shyrete Turkeshi, gruaja e Eqerem Ēabejit, tė cilat mė vonė u bėnė antifashiste dhe personalitete tė shquara tė jetės politike shqiptare. Shyretja ishte anėtare e Grupit tė tė Rinjve dhe u pėrjashtua nga PKSH-ja qė gjatė luftės. Nimet Bala dhe Nafije Mema ishin nxėnėse tė shkėlqyera dhe mbanin gjallė aktivitetin kulturor tė shkollės, sidomos grupin teatral. Tė mos harrojmė se klasa ime dhe klasat e tjera paralele ishin elita e vajzave tė shquara dhe tė kulturuara tė Tiranės.

    Ēfarė i lidhi disa prej kėtyre vajzave me lėvizjen komuniste, kur sipas jush shumica e tyre ishin fėmijė pasanikėsh dhe njerėzish me influencė?

    Mbi gjithēka urrejtja pėr fashizmin dhe atdhedashuria. Tė gjitha sė bashku pushtimin e vendit nga Italia fashiste e pritėn me urrejtje dhe u aktivizuan nė tė gjitha demonstratat dhe veprimtaritė atdhetare dhe antifashiste. Ato u inkuadruan sė bashku me ne nė aksione tepėr tė rrezikshme, duke mos pyetur fare pėr familjet dhe as pėr karrierėn e prindėrve tė tyre.

    Ju thatė se ishit njė nga anėtarėt e Grupit Komunist tė Shkodrės. A mund tė kujtoni disa nga bashkėpunėtorėt tuaj mė tė ngushtė?

    Megjithėse e re, unė duke qenė anėtare e Grupit Komunist tė Shkodrės, qė vepronte nė Tiranė, isha e lidhur ngushtė me Qemal Stafėn, Kristo Themelkon, Vasil Shanton, Vojo Kushin, Sadik Stavelecin, Zef Malėn, Tuk Jakovėn, Kristaq Tutulanin, Nexhmije Hoxhėn e tė tjerė, si dhe shoqet e mia tė shkollės. Instituti Femėror Pedagogjik “Nėna Mbretėreshė” ishte njė ēerdhe atdhetarie, ku zhvillohej njė aktivitet shumė i gjerė antifashist, sepse atje lufta dhe pėrpjekjet kundėr okupatorit ishin tema e ditės. Karakteristikė e kėtij institucioni ishte se trupa e pedagogėve me studentet ishte shumė e lidhur, ndonėse propaganda fashiste mundohej tė bėnte tė kundėrtėn.

    Le tė ndalemi nė vitin 1941, qė shėnoi dhe formimin e Partisė Komuniste Shqiptare. Ēfarė mbani mend nga ajo ngjarje?

    Pėr ne tė rinjtė e tė rejat antifashistė tė asaj kohe, formimi i PKSH-sė mė 8-14 nėntor tė vitit 1941, ishte njė eveniment me rėndėsi historike. Bashkimi i grupeve komuniste, ishte njė sihariq i madh qė do tė luante mė pas njė rol tepėr tė rėndėsishėm pėr zgjidhjen e fateve tė luftės, e cila po hidhte hapat e parė, kėshtu mendonim ne nė ato ditė plot ankth, kur vendi ishte i pushtuar dhe Gjermania naziste ishte nė dyert e Moskės. Nga mbledhja themeluese doli Komiteti Qendror provizor i pėrbėrė prej shtatė anėtarėsh, kėsisoj filloi tė organizohet struktura e partisė. Mbaj mend se nga fillimi i dhjetorit, ne tė rejat themeluam nė njė shtėpi tė lagjes sonė, Organizatėn Komuniste tė Grave. Pra, unė isha anėtare partie qė nga viti 1941. Po ashtu, Nexhmije Hoxha dhe Shanisha Dosti, e cila mė pas u nis pėr studime nė Itali, Liri Gega, Shyrete Turkeshi, Meriban Najdeni, gruaja e Xhavit Qeses njė itelektual i shkėlqyer, Fiqret Shehu, Viti Shahni (Mala) dhe tė tjera si kėto ishim nismėtarė tė krijimit tė kėsaj organizate.

    Si ėshtė e mundur qė vajza e ish-ministrit tė Drejtėsisė tė asaj kohe, Hasan Dosti, tė kishte bindje komuniste. A nuk bėhej pengesė pėr tė i ati?

    Pėrkundrazi. Me kėtė rast dua tė theksoj se nė shtėpinė e Hasan Dostit, ish-ministrit tė Drejtėsisė tė asaj kohe, mblidheshim thuajse ēdo ditė. Hasani ishte njė burrė i thjeshtė me shumė kulturė, i ndershėm, jetonte vetėm me rrogėn e tij, me tė cilėn mbante nėntė vetė. Ish-ministri i dinte pėrpjekjet dhe mundimet tona. Ato ditė ne pėrgatisnim maturėn e vitit shkollor “41-“42. Mbaj mend qė ai na tha: “Unė jam me ju, qė ta njihni dhe ta studioni Marksin, por nuk jam pėr t’u bėrė anėtar i asnjė partie. Aderimi nė to ėshtė vdekje e individualitetit”, ashtu e kuptonte ai. Kurse ne, tė pėrfshira nga entuziazmi rinor, ishim pėr formimin e njė partie tė gjerė, antifashiste, tė ēiltėr, tė hapur dhe jo pėr njė parti sektare. Kėtu fillon aktiviteti ynė pėr zgjerimin dhe organizimin e Luftės Antifashiste dhe pjesėmarrjen e gruas dhe rinisė nė tė.

    Shtėpia juaj ishte njė nga bazat e Qemal Stafės deri njė ditė pėrpara se ai tė vritej. Kjo ngjarje ėshtė njė nga mė tė diskutuarat edhe sot ku bėhen akuza dhe kundėrakuza. Cili ėshtė mendimi juaj pėr vrasjen e Qemalit?

    Nė muajt prill-maj, u arrestua Zef Ndoja, i cili siē rezultoi mė vonė kishte treguar gjithēka qė dinte pėr bazat dhe teknikėn e Partisė Komuniste Shqiptare nė hetuesinė fashiste. Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, Qarkori i Tiranės mori tė gjitha kundėrmasat pėr t’u mbrojtur nga kjo goditje. Por tė jemi tė sinqertė humbjet tona ishin tepėr tė mėdha e tė rėnda. Nė kėto kushte, Qemali ishte urdhėruar qė tė shkonte me detyrė partie nė Vlorė. Deri atėherė, ai banonte nė shtėpinė time, nė rrugėn e Shėn Gjergjit nr.44 dhe mė tha qė tė shkoja e tė kontrolloja shtėpinė fatale ku njė ditė mė pas do tė vritej. Shtėpinė unė e pashė me kujdes. Ajo ishte e porsapėrfunduar dhe atje nuk banonte njeri. Shtėpia nuk kishte brenda asnjė orendi dhe pėr shumė arsye nuk mė pėlqeu qė Qemali tė qendronte nė atė bazė. Ndaj, kur e takova, i thashė me insistim se ajo shtėpi ishte e papėrshtatshme pėr tė qenė bazė e tij, pasi ishte e pasigurtė, e veēuar nga banesat e tjera tė lagjes dhe ndodhej e zbuluar nė mes tė fushės, poshtė Medresesė, atje ku sot ndodhet fabrika e bukės. Qemali u shpreh se do tė qėndronte nė atė bazė vetėm njė natė dhe kur tė kthehej nga Vlora do ta bisedonim pėrsėri. Pėrveē meje, pėr kėtė bazė kishte dijeni vetėm Enver Hoxha. Pėr mua ka mbetur enigmatik fakti edhe sot se nga e dinin Kristoja, e tė tjerė kėtė bazė kaq tė rėndėsishme nė kushtet e konspiracionit tonė tė madh! Kjo enigmė nuk u zgjidh kurrė, as pas ēlirimit.

    Ēfarė ndodhi mė vonė?

    Dua tė theksoj se nė kushte qė nuk i njoh, kėtė shtėpi e kishte marrė me qira kundrejt kontratės, nė emrin e tij, Beqir Minxhozi, tė cilin rastėsisht e arrestuan nė dyqanin e njė rrobaqepėsi. Pas njė kontrolli rutinė, qė ndodhte shpesh, ai deklaroi adresėn e tij tė banimit. Pėrveē kėsaj, Beqirit i gjetėn nė xhep edhe kontratėn qė kishte bėrė me pronarin e shtėpisė ku do tė banonte Qemali. Kėtu doli se Beqiri posedonte dy shtėpi. Nė kėtė rast, policia dyshoi dhe e arrestoi. E mbajti nė hetuesi pėr pak kohė dhe fill pas kėsaj policia vendosi tė kontrollonte bazėn e re tė Qemalit. Nė kėto kushte, e shoqja e Zefit, Drita Kosturi, qė ishte e fejuara e Qemalit dhe Marije (Lezha) Jakova, tė cilat nuk dinin se ē’kishte ndodhur me B.Minxhozin, me shpejtėsi dolėn nga rrethimi dhe ēuditėrisht shkuan nė shtėpinė e Qemalit, qė Drita e dinte mirė sepse ne tė dyja e kishim parė dhe skicuar pėr t‘ja treguar Qemalit. Tė nesėrmen ndodhi vrasja. Sė bashku me to ishte edhe Kristo Themelko dhe njė shok tjetėr qė unė nuk e di dhe nuk e mora vesh kurrė se kush ishte ai. Kėtė shtėpi e dinte vetėm Enver Hoxha. Ndėrkohė Enveri mė tha se “po shkoj te Mėrkur Ēela (ushtarak), por kėtė qė po ta them nuk do t’ia tregosh askujt, mė kuptove?!”. Ndėrkohė, askush nuk erdhi tė pyeste se ku ndodhej Enveri! Vonė, pas ēlirimit, vrasja e Qemalit u rihap dhe Beqirin e pėrjashtuan nga partia, por s’kaloi shumė kohė dhe e ripranuan. Pėrpara se tė shkonte nė bazėn e re, Qemali ndodhej nė shtėpinė tonė. Meqenėse tė nesėrmen do tė udhėtonte pėr nė Vlorė, kėrkoi tė bėnte banjė. Teshat e tij, qė mbetėn te ne, nėna ime ia ēoi nėnės sė Qemalit, me gjithė dhembjen e madhe pėr tė se e konsideronte si djalin e saj. Nė shtėpinė e re, Qemali gjeti Dritėn, gruan e Zefit, Marie Lezhėn, Kriston dhe shokun e panjohur. Sė bashku pritėn qė dikush t’u sillte ushqim, dhe kur hodhėn vėshtrimin jashtė dritares, vėrejtėn se forcat policore po i rrethonin. Kėshtu, Kristoja kėrceu jashtė shtėpisė pasi shkatėrroi tualetėn e improvizuar dhe ēau drejt fushės, nėpėrmjet njė rrėpire, kanal i thellė, qė e favorizoi largimin e tij. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Qemali, por mori drejtimin e kundėrt dhe u vonua pėr tė mbuluar me zjarr largimin e tre grave. Kėtu ai u plagos dhe vdiq, ndėrsa Drita, gruaja e Zefit dhe Maria, u arrestuan nga forca policore, kurse Shulja (Themelkoja) shpėtoi shėndoshė e mirė. Vlen tė theksohet se Qemali ēuditėrisht ishte pa rojė personale! Kjo ishte ngjarja mė tronditėse pėr ne shokėt e tij, qė e pėrjetuam me shumė dhembje. Mendoj se asnjėherė ky problem kaq i rėndėsishėm nuk u sqarua plotėsisht, aq sa edhe ditėt e fundit kam venė re nė shtyp njė polemikė spekulative. Nėse, Kristo Themelko do tė kishte faj pėr kėtė qė ndodhi, jam e bindur se Enveri dhe tė tjerėt nuk do ta linin pa e ndėshkuar rėndė. E njėjta gjė do tė ndodhte edhe me tre shoqet, qė u ndodhėn pėr momentin aty. Pra, pėr mua, konkluzioni pėrfundimtar do tė ishte ky: Enver Hoxhėn mė shumė se kompleksi i neglizhencės, e ka munduar kompleksi i vetėfajėsisė pėr vrasjen e Qemalit.


    Jetėshkrimi
    Naxhija, ish-ministrja, qė jetėn e kaloi nė internim

    Naxhije Dume u lind mė 3 janar tė vitit 1921, nė fshatin Lubonjė tė rrethit tė Kolonjės. Babai i saj ishte nėpunės dhe pėr kėtė, asaj iu desh tė shkollohej nė Ersekė, Sarandė, Shkodėr, Elbasan, Korēė. Pasi pėrfundoi nė vitet 1933-1941 Institutin Femėror «Nėna Mbretėreshė», e emėruan mėsuese nė shkollėn «Avni Rustemi», nė Tiranė. Naxhija mori pjesė nė tė gjitha demonstratat dhe aktivitetet antifashiste tė ditėve tė para tė prillit 1939. Nė vitin 1943, Naxhija ishte sekretare e komitetit tė gruas komuniste tė Korēės, ndėrsa nė Konferencėn e Parė tė Vendit vetėm 23-vjeēare, ajo do tė ishte njė nga 15 anėtarėt e Komitetit Qendror definitiv tė PKSH-sė. Njė vit mė vonė e zgjodhėn delegate tė Qarkut tė Korēės pėr nė Kongresin e Pėrmetit, nga ku vjen anėtare e Kėshillit Antifashist. Sė bashku me Kristo Themelkon, caktohen pėr organizimin dhe pėrurimin e Brigadės sė XXII Sulmuese. Naxhija ishte nga njė nga gratė qė mori pjesė nė mbledhjen e dytė tė Komitetit Antifashist dhe punimet e plenumit tė dytė tė KQ tė PKSH-sė, qė u mbajtėn nė Berat dhe qė ka mbijetuar deri mė sot. Me transferimin e Qeverisė sė re nė Tiranė, ajo emėrohet pranė aparatit tė Komitetit Qendror. Atje punoi deri nė vitin 1948, vit nė tė cilin do tė ngjitej nė postin e ministrit tė Arsimit. Deri atėherė, ajo ishte e vetmja grua shqiptare e tė gjitha kohėve, qė ishte emėruar si anėtare e ekzekutivit. Nė Kongresin e Parė tė PKSH-sė, pas kritikash tė ashpra dhe akuzash tė pabazuara tė Enver Hoxhes e Mehmet Shehut, Naxhije Dume u shkarkua nga tė gjitha detyrat e larta shtetėrore dhe partiake. Kėtu fillon persekutimi i saj 54-vjeēar. Mė pas, ajo caktohet drejtoreshė e Muzeumit Arkeologjik-Etnografik (1951) dhe drejtoreshė e Bibliotekės Kombėtare (1956). Pas Konferencės sė Partisė sė Tiranės filloi kalvari i ri edhe mė i egėr politik dhe administrativ pėr Nexhmije Dumen dhe bashkėshortin e saj Nesti Kerenxhi. Pasi kishte punuar gjatė si arsimtare, nė vitin 1972 doli nė pension. Dhjetė vjet mė vonė atė dhe familjen e saj e priste njė fatkeqėsi edhe mė e rėndė, pasi i internuan pėrsėri nė Petė-Mavrovė e Selenicė, tė Vlorės. Vetėm nė vitin 1996 familja kthehet pėrsėri nė Tiranė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    "Fiqret Shehu e ēoi Vojo Kushin nė kurthin e Kodrės sė Kuqe"

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Mbaj mend se mua mė rekomandoi Nakua tė diskutoja dhe ashtu me naivitetin tim, unė fola pėr rėndėsinė e Konferencės sė Pezės dhe citova njė thėnie tė mrekullueshme tė Ymer Dishnicės pėr kėtė Konferencė. Nuk kisha asnjė paragjykim se ai ishte ndėshkuar nga Pleniumi i KQ pėr Konferencėn e Mukjes. Ky diskutim ra si njė rrufe nė ditėn e pastėr me diell, dhe ėshtė quajtur vazhdimisht i qėllimshėm dhe lajthitje politike dhe unė u kritikova rėndė
    Ndonėse unė diskutova pėr Konferencėn e Pezės, “mjeshtrat e mėdhenj” nėnkuptuan mbledhjen e Mukjes, qė edhe sot do tė mbetet ēėshtja mė konfliktuale dhe mė e diskutueshmja midis palėve pjesėmarrėse nė Luftėn Antifashiste, pra midis PKSH-sė, Ballit Kombėtar dhe Legalitetit. Kur unė po pėrgatitesha tė shkoja nė Korēė se po afronte koha e ēlirimit tė saj, Liri Gega mė njoftoi taksativisht: “ti do tė shkosh medoemos nė Tiranė pėr t`u kuruar…”. Doemos ky qėndrim mė shokoi, megjithatė bėra ashtu siē mė kishin urdhėruar. Me shumė vėshtirėsi hyra nė Tiranė
    vijon nga numri i kaluar

    Naxhije Dume, 83-vjeēarja e cila rrėfen pas plot 55 vjetėve, dėshmon pėr mjaft fakte tė panjohura tė historisė sė luftės. Pjesėmarrėsja nė Konferencėn e Parė tė vendit nė Labinot, (17 deri mė 22 mars tė vitit 1943) tregoi disa prej konflikteve tė kohės mes anėtarėve tė Byrosė Politike tė PKSH-sė. Ajo pėr herė nxori nga kujtesa sjelljet servile tė Enver Hoxhės ndaj pėrfaqėsuesit jugosllav pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Vukmanoviē Tempos, dhe vrasjen misterioze tė ish-shokut tė saj, Vasil Shanto. Nė numrin e sotėm tė gazetės vijon dėshmia rreth asaj qė ndodhi nė Kongresin e Pėrmetit mes asj dhe Enverit pėr ēėshtjen e revokimit tė Ymer Dishnicės, pjesėmarrės nė Konferencėn e Mukjes.

    Po ashtu, Naxhije Dume shpjegon rrugėn e mundimshme tė Nesti Kerenxhit dhe Alqi Kondit pėr tė sjellė nė Shqipėri pėrfaqėsuesit e ushtrive aleate. Dėshmitarja okulare e shumė ngjarjeve tė asaj kohe hedh ditė edhe mbi vrasjen e Vojo Kushit, njė tjetėr anėtar i Grupit Komunist tė Shkodrės, qė vepronte nė Tiranė. Nė kujtesėn e saj ka mbetur dhe qėndrimi i mbrapshtė i Enver Hoxhės, i cili e quajti Pleniumin e Dytė tė KQ tė PKSH-sė nė Berat si «prapaskenė». Sipas Naxhijes, ky ishte i vetmi plenium ku u mbajt qėndrim nė mėnyrė tė hapur ndaj disa gabimeve qė ishin bėrė gjatė luftės, ku sigurisht mė ashpėr u sulmua Enveri, por ai u zgjodh pėrsėri nė tė gjitha funksionet e tij tė mėparshme.

    Mund tė na shpjegoni rrethanat nė tė cilat u vra Vojo Kushi, njė tjetėr shok i Grupit Komunist tė Shkodrės, i cili ishte komandant i njėsiteve guerile tė Tiranės, njė atentator e guximtar aq i madh sa edhe Vasil Shantoja, tė dy “Heronj tė Popullit”?

    Me tė drejtė njerėzit mund tė thonė se pėrse unė, sot, mbas 60 vjetėsh, kujtoj pikėrisht kėto, vrasjet tragjike tė shokėve dhe miqve tė mi Qemal Stafa, Vojo Kushi, Vasil Shanto e shumė tė tjerė, tė cilėt ranė nė ditėt e zjarrta tė luftės, apo u eliminuan padrejtėsisht gjatė LANĒ-it e mbas ēlirimit. Kur vendosa tė them tė gjitha ato qė di, rreth luftės dhe regjimit tė kaluar, mendova se kėshtu mundi t“i shėrbej sado pak historisė sė vendit tim. Kėto kujtime janė si tė thuash testamenti im i fundit, para se tė largohem mjaft e lodhur nga kjo jetė, por e qetė, sepse mbi ndėrgjegjen time nuk kam shkelur kurrė. As shoqeve e shokėve tė mi, tė luftės dhe tė punės, nuk besoj se ju kam “rėnė nė qafė”, pėr ēka vendosa tė them vėrtet nė moshėn 83- vjeēare, por kujtesėn dhe logjikėn e kam ende tė fortė dhe tė mirė. Ky ishte dhe pengu im qė mė ka munduar gjithė jetėn. Nuk besoj se ju duket pak qė unė, dėshmitare okulare e ngjarjeve kaq tė dhembshme dhe qė kam lexuar kaq shumė shtrembėrime, tė hesht e detyruar nga rrethana qė dihen pėr mė shumė se 55 vjet. Pėr Vojo Kushin, menjėherė pas ēlirimit mė ėshtė drejtuar me dhembje nė zemėr, Llambrini Mitrushi, me origjinė nga Fieri. Nė familjen e saj Vojo Kushi kishte gjetur njė bazė tė sigurtė, ku e ndjente veten si nė shtėpinė e tij. Nga kjo bazė, Vojoja ishte nisur nė dhjetėra misione e aksione luftarake dhe nuk ishte rrezikuar asnjėherė. Vojo Kushi, me origjinė nga Shkodra, madje me origjinė sllave nga Mali i Zi. Ai ishte njė djalosh i bukur, me trup atleti, i cili me kėrkesėn e PKSH-sė ishte kthyer nga studimet e larta nė Itali. Ai, u vu tėrėsisht nė shėrbim tė lėvizjes. Vojoja ishte njeriu mė i pėrshtatshėm dhe mė i suksesshėm qė u caktua pėr drejtimin e luftės guerile nė njė qytet tė madh, siē ishte Tirana. Pas vrasjes sė tij, drejtimin e njėsiteve, me sa di unė, e zėvendėsoi Beqir Balluku, qė ishte po aq trim dhe organizator i mirė ushtarak sa edhe Vojo Kushi. Por, le tė kthehemi te historia e vrasjes sė Vojos. Llambrinia mė ka thėnė: “Njė ditė prej ditėsh erdhi nė shtėpinė tonė (bazė e Vojo Kushit) Fiqret Sanxhaktari (Shehu) dhe e njoftoi atė se duhej tė shkonte te shtėpia e Kodrės sė Kuqe, ku ndodhi vrasja. Sipas Fiqretit, nė Kodrėn e Kuqe do tė zhvillohej njė mbledhje me rėndėsi tė madhe. Shtėpia ishte e motrės sė Llambrinisė, qė kishte burrė Jonuz Bllakēorin, njė intelektual i mirėfilltė, qė studimet i kishte kryer nė Vjenė. Jonuzi dispononte njė bibliotekė tė shkėlqyer, qė rrallė kush e kishte atėherė nė Tiranė. Nė kėtė ambient, Vojo Kushi e ndjente veten tė sigurt dhe lexonte, sa herė kishte kohė tė lirė, librat e Jonuzit, i cili ēuditėrisht vdiq si i internuar nga regjimi i kaluar. Megjithėse kishin kaluar shumė vite qė kur ndodhi tragjedia e Vojos, Llambrinisė kjo ngjarje nuk i hiqej nga mendja, sepse atė ditė nė Kodrėn Kuqe nuk u bė asnjė mbledhje e thjeshtė dhe jo mė e rėndėsishme. Siē dihet, nė atė shtėpi u gjendėn tė rrethuar pėrveē Vojos edhe Sadik Staveleci e Xhoxhi Martini, tė cilėt luftuan e ranė si trimat, aq sa legjenda e Kodrės sė Kuqe mbeti nė Historinė e Shqipėrisė.

    Nė pranverėn e vitit 1944, zhvilloi punimet Kongresi i Pėrmetit dhe ju ishit njė nga delagatėt e Qarkut tė Korēės atje. Ēfarė kujtimesh ju zgjon ky eveniment historik?

    Tė pafundme janė kujtimet rreth kėsaj ngjarjeje tė shėnuar pėr historinė e popullit tonė. Po vinte maji i vitit 1944. Ne partizanėt shqiptarė, qė kishim mundėsi tė dėgjonim rregullisht lajmet e Radio Moskės, Radio Londrės e stacione tė tjera, po mėsonim tė entuziazmuar se sukseset e ushtrive aleate ishin madhėshtore. Ushtria e Kuqe tashmė, po luftonte kundėr fashistėve edhe jashtė territoreve tė BRSS-sė. Anglo-amerikanėt kishin zbarkuar nė Itali e po marshonin drejt veriut tė saj plot sukses. Po pėrgatitej sė fundi hapja e Frontit tė Dytė. Ushtritė antifashiste tė Ballkanit, bashkė me to edhe ushtria jonė, ndihej se e kishin tė sigurtė kremtimin e fitores. Po pėrgatitej Kongresi i Parė Antifashist, i cili do tė mbahej nė Pėrmetin e zhuritur nga lufta, por tė ēliruar nga okupatori. Me kėtė rast, nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, po zgjidheshin delegatėt e parė nga tė gjitha forcat antifashiste.

    Kush ishin delegatėt e Qarkut tė Korēės?

    Mė kujtohet se nga Korēa delegatė pėr nė kėtė Kongres u zgjodhėn pėrveē meje edhe pėrfaqėsuesi i klerit ortodoks, Pajsi Vodica, babai i shokut tonė Josif Pashko, Koēo Theodhosi, zoti Bratko e tė tjerė, tė cilėve ju kėrkoj ndjesė qė nuk ua mbaj mend emrin (Kjo pėr faktin se shtėpinė time e bastisėn disa herė gjatė kontrolleve qė bėri Sigurimi i Shtetit, ku u sekuestruan shumė fotografi, letra tė rėndėsishme, dokumente e ditare me vlerė). Kongresi i Pėrmetit ishte pėr ne njė manifestim i madhėrishėm i gjithēkaje qė kishim bėrė dhe po bėnim pėr ēlirimin e atdheut tė robėruar, ku mė pas do tė ndėrtonim njė sistem demokratik. Vendimet historike tė Kongresit tė Pėrmetit dhe rėndėsia e tyre dihen nga tė gjithė dhe unė nė kėto kujtime nuk marr pėrsipėr tė flas ekskatedra dhe tė marr poza filozofike, apo tė njė analisteje tė pėrsosur. Jo, unė po tregoj thjesht impresionet e mia. Ne atėherė nuk mendonim thellė se nė kėto transformime demokratike mund tė shkelnim edhe rregullat ndėrkombėtare, sidomos kėrkesat e Kartės sė Atlantikut, e cila siē e dimė u nėnshkrua mė 14 gusht tė vitit 1941 dhe ishte i detyrueshėm pėr tė gjithė vendet qė aderuan nė Koalicionin e madh Antifashist. Dokumenti qė u firmos kishte rėndėsi tė madhe aq sa ka forcė prapavepruese edhe sot e kėsaj dite. Nė kėtė dokument shumė tė rėndėsishėm bėhej fjalė pėr qėllimet e luftės kundėr Gjermanisė fashiste dhe anėtarėve tė Boshtit, pėr ndėrtimin e paqes pas luftės, pėr territoret e pushtuara dhe tė drejtat e popujve pėr vetėvendosje. Pėr mė tepėr, Karta e Atlantikut krijoi premisat e krijimit tė Koalicionit tė Madh antihitlerian. Siē e shihni, pra, ne kishim dijeni tė plotė pėr gjithēka qė bėhej nė botė.

    A kishin ardhur ndėrkohė tė gjithė pėrfaqėsuesit e aleatėve?
    Jo tė gjithė. Deri atėherė, pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm kishin mbėrritur pėrfaqėsuesit e aleatėve britanikė dhe sė shpejti priteshin tė vinin edhe pėrfaqėsuesit e Ushtrisė sė Kuqe sovjetike, pėrfaqėsuesi i ushtrisė amerikane si dhe tė ushtrisė partizane jugosllave. Pra, lufta jonė katėr-pesė vjeēare ishte e njohur edhe nga Koalicioni i Madh Antifashist. Mund tė them pa hezitim se kjo ishte arritja mė e madhe dhe garancia mė e plotė pėr tėrėsinė teritoriale tė vendit tonė.

    Nexhmije Hoxha thuhet se ka diskutuar nė Kongresin e Pėrmetit a ju kujtohet ndonjė gjė nga diskutimi i saj?
    Mė ka bėrė shumė pėrshtypje se ėshtė shtrembėruar fakti sikur nė Kongres ka diskutuar edhe Nexhmije Hoxha, por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Nė kėtė Kongres, Nexhmija nuk ka diskutuar. Mbaj mend se mua mė rekomandoi Nakua tė diskutoja dhe ashtu me naivitetin tim, unė fola pėr rėndėsinė e Konferencės sė Pezės dhe citova njė thėnie tė mrekullueshme tė Ymer Dishnicės pėr kėtė Konferencė. Nuk kisha asnjė paragjykim se ai ishte ndėshkuar nga Pleniumi i KQ pėr Konferencėn e Mukjes. Ky diskutim ra si njė rrufe nė ditėn e pastėr me diell, dhe ėshtė quajtur vazhdimisht i qėllimshėm dhe lajthitje politike dhe unė u kritikova rėndė. Evidentimi i Ymer Dishnicės nė disa raste, krijoi njė klimė mbytėse rreth meje. Kjo pėr shkak se Ymerin dhe Mukjen e kishin kritikuar edhe pėrfaqėsuesit jugosllavė. Ndonėse unė diskutova pėr Konferencėn e Pezės, “mjeshtrat e mėdhenj” nėnkuptuan mbledhjen e Mukjes, qė edhe sot do tė mbetet ēėshtja mė konfliktuale dhe mė e diskutueshmja midis palėve pjesėmarrėse nė Luftėn Antifashiste, pra midis PKSH-sė, Ballit Kombėtar dhe Legalitetit. Kur unė po pėrgatitesha tė shkoja nė Korēė se po afronte koha e ēlirimit tė saj, Liri Gega mė njoftoi taksativisht: “ti do tė shkosh medoemos nė Tiranė pėr t`u kuruar…”. Doemos ky qėndrim mė shokoi, megjithatė bėra ashtu siē mė kishin urdhėruar. Me shumė vėshtirėsi hyra nė Tiranė. Takova rastėsisht doktor Pustinėn, i cili mė rekomandoi qetėsi, pushim e regjim shtrati, ē`ka ishte e pamundur pėr situatėn konkrete. Ai mė rekomandoi tė merrja kalēium e vitamina, sepse sigurisht nė spital nuk mund tė shtrohesha. Ē`tė them mė pėr kėtė ēėshtje.

    Qė pas operacionit armik tė Dimrit ishte vendosur tė thirreshin pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm pėrfaqėsuesit e aleatėve dhe tė ushtrisė jugosllave. Si u vendosėn kontaktet me ta?
    Burri im, Nesti Kerenxhi, nė kėtė kohė nuk ishte nė punimet e Kongresit tė Pėrmetit. Ai mori detyrė tė shkonte tė takohej me marshallin Tito, nė kuartierin e tij qė ndodhej nė ishullin Vis. Ai u nis nė kėmbė nga Panariti, ku drejtonte shkollėn e parė tė partisė me kuadrot kryesorė politiko-ushtarake tė LANĒ-it, nė drejtim tė Cėrrikut, Pezės e Tiranės. Nė Tiranė, Nesti takoi Zeqi Agollin, mori me vete si pjesėtar tė dytė tė delegacionit Alqi Kondin 18 vjeēar, e u nis pėr nė Shkodėr. Aty, takoi Ēun Jonuzin, njė shok besnik tė LANĒ-it dhe njė bazė e ēmuar e luftės nė Koplik. Ai i pėrcolli pėr nė Mal tė Zi. Pas shumė peripecish mbėrritėn nė destinacion dhe takuan trupat e Korpusit Partizan jugosllav dhe njė pėrfaqėsues tė Ushtrisė sė Kuqe, tė cilit Nesti i tha: “Njofto eprorėt e tu se kam ardhur tė marr pėrfaqėsuesin e ushtrisė suaj pėr nė Shqipėri”…. Prej andej me aeroplan shkoi nė Bari tė Italisė, tė cilin farcat aleate e kishin ēliruar. Mbėrriti me anije nė ishullin Vis, nė veri tė Adriatikut, ku ndodhej Shtabi i Pėrgjithshėm i Titos. Mbasi takoi Titon, e i dorėzoi dokumentet pėrkatėse, zhvilloi bisedime zyrtare me tė dhe me kėrkesėn miqėsore tė J.B.Titos ata qėndruan nė ishullin Vis pėrreth njė muaj. Kjo kohė ishte e mjaftueshme qė i duhej delegacionit ushtarak zyrtar jugosllav pėr t`u pėrgatitur pėr tė ardhur nė Shqipėri. Nė kthim, Nesti mori me vete pėrfaqėsuesit e ushtisė jugosllave. Nė Bari tė Italisė, mori pėrfaqėsuesit e ushtrisė amerikane, qė kryesoheshin nga shqiptaro-amerikani kapiten Thoma Stefani, dhe pasi zbarkoi me anijen ushtarake amerikane nė Himarė, u kthye nė selinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm, i cili ndodhej nė Helmės, tė Skraparit, ku po zhvilloheshin punimet e Kongresit tė Parė tė Rinisė. Ndėrkohė, Alqi Kondi, me avion luftarak shkoi nė Greqi dhe solli prej andej majorin Ivanov dhe radistin e tij, pėrfaqėsues i ushtrisė sovjetike, qė po ashtu mbėrritėn nė Helmės. Pra, Nesti dhe Alqi Kondi nuk ishin nė punimet e Kongresit tė Pėrmetit, por kishin kryer ndėrkohė njė mision tė madh. Kėta tė dy ishin tė parėt partizanė shqiptarė qė gjatė luftės takuan personalisht marshallin Tito dhe biseduan me tė pėrzemėrsisht, ndonėse ishin fare tė rinj, kurse Tito rreth 54-vjeēar. Pėrshtypjet pėr Titon si njeri dhe udhėheqės i madh janė shpjeguar gjerėsisht nė shkrimin tuaj nė gazetėn “Itervista”, por se duhet shkruar edhe pėr kėtė problem nė gazetėn tuaj.

    Dihet se ju dhe Shulja (Kristo Themelko) ishit pėrfaqėsues tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Komitetit Qendror nė krijimin e Brigadės sė XXII Sulmuese nė zonėn e Pezės. Si e pėrjetuat kėtė ngjarje?
    Ishte kėnaqėsi tė shikoje se si zgjerohej lufta e popullit shqiptar kundėr nazi-fashizmit. Tashmė nė qendėr tė vendit, fare pranė kryeqytetit formohej njė formacion i ri partizan. Kjo Brigadė fliste pėr faktin se ēlirimi i vendit ishte i shpejtė, ndėrsa okupatori ishte i pafuqishėm tė ndalonte disi kėtė shpėrthim tė luftės sonė. Unė me Kristo Themelkon, u nisėm pėr nė Pezė, sipas urdhrit qė kishim marrė, pėr tė pėrgatitur, organizuar e inauguruar Brigadėn e XXII-tė Sulmuese. Katėr batalionet e saj u formuan nga partizanėt mė elitarė e mė cilėsorė tė Grupit tė Pezės, nga Shijaku, Kavaja, Peza, Tirana e vise tė tjera tė Shqipėrisė. Unė u mora intensivisht me krijimin e organizatave tė partisė nėpėr batalione. Mbaj mend gjithashtu se komandant i kėsaj Brigade ishte caktuar Sali Verdha, njė nga drejtuesit trima e me pėrvojė luftarake tė zonės sė Pezės. Ai mė pas i drejtoi me sukses luftimet e kėsaj brigade nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut. Kjo Brigadė luftoi me trimėri nė Pukė, Gomsiqe, Shkodėr, Mal tė Zi dhe vise tė tjera tė Jugosllavisė. Pasi u inaugurua brigada, mori detyrat luftarake tė ngarkuara nga Shtabi i Pėrgjithshėm dhe Komandanti Suprem. Unė, disa shoqėrues dhe familja e Esat Dishnicės, Esati ishte nipi i pronarit tė fabrikės sė cigareve “Flora”, qė sponsorizoi Grupin Komunist tė Korēės dhe krijimin e PKSH-sė, u nisėm pėr nė Odriēan, mė kėmbė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, i cili po pėrgatitej pėr ativitetet e rėndėsishme qė do tė zhvilloheshin nė Beratin e ēliruar...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    "Ju rrėfej misterin e vrasjes sė Vasil Shantos"

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Dje, Naxhije Dume tregoi se si u ingranua nė lėvizjen komuniste kur ishte nxėnėse e Institutit Femėror “Nėna Mbretėreshė”, nė Tiranė. Ajo foli rreth marrėdhėnieve me shoqetet e klasės Nexhmije Hoxha, Fiqret Shehu dhe tė tjera vajza, qė mė pas do tė ishin gra tė personaliteteve tė regjimit tė kaluar.

    Naxhija nuk mund tė harrojė kurrė anėtarėt e Grupit Komunist tė Shkodrės qė vepronin nė Tiranė, pjesėtare e tė cilit ishte edhe ajo e Nexhmije Hoxha. Pėrherė e kanė munduar rrethanat misterioze nė tė cilat u vra Qemal Stafa, qė kishte ndenjur pėr njė kohė tė gjatė nė shtėpinė e Dumeve, bazė e rėndėsishme e luftės. Qemali kishte ndėrruar vendqendrimin e tij vetėm njė ditė mė parė dhe pėr kėtė kishte dijeni vetėm Enver Hoxha. Sipas saj, pas vrasjes sė Qemalit u dhanė nga PKSH-ja udhėzimet qė udhėheqėsit e lėvizjes tė kalonin nė ilegalitet tė plotė. Ajo, dėshmoi pėr gjithė punėn e saj nė Qarkun e Korēės, ku me pėrkushtim drejtoi organizatat e grave dhe tė rejave. Naxhija nė Korēė gjeti edhe Fiqret Shehun, e cila sapo kishte dalė nga burgu. Sot ajo rrėfen gjithēka rreth zgjedhjes sė saj nė Komitetin Qendror tė PKSH-sė nė Konferencėn e Parė tė Vendit, qė zhvilloi punimet nga 17 deri mė 22 mars tė vitit 1943. Nė kujtesėn e saj kanė mbetur pėrplasjet me Enverin nė kėtė Konferencė pasi nė diskutimin e saj kundėrshtoi zgjerimin e formacioneve partizane, ndėrsa kėrkoi pėrsosjen dhe kualifikimin e tyre nė pikėpamje tė aftėsive luftarake, ngriti problemin e angazhimit direkt nė aksione tė vajzave qė merrnin pjesė nė luftė. Sipas saj, deri atėherė femrat luftėtare ishin marrė me arnimin dhe larjen e rrobave tė efektivave, apo me punė tė dorės sė dytė, kur ato duhet tė luftonin direkt nė front. Mė interesant janė deklarimet e Naxhijes pėr atė qė ndodhte nė organet drejtuese tė luftės dhe intrigat qė filluan tė nisnin qė atėherė mes konkurrentėsh, nė Byronė Politike. 83-vjeēarja hedh dritė mbi sjelljen servile, as pak dinjitoze tė Enver Hoxhės, ndaj pėrfaqėsuesve tė vendeve fqinje atashuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, kryesisht ndaj atij jugosllav. “Kjo iu linte pėrshtypje tė keqe shokėve tė tjerė, qė ishin tė pranishėm nė takimet e Enverit me ta”, tė thotė Naxhija. Edhe njėherė ajo shpjegon rrethanat nė tė cilat u vranė Vasil Shanto dhe Vojo Kushi, pėr tė cilat u ngarkuan me pėrgjegjėsi njerėz tė pafajshėm.

    Ju mėsuat shumė nga kjo ngjarje e hidhur e vitit 1942. PKSH-ja do tė urdhėronte tė kalohej nė ilegalitet tė thellė, ēka binte ndesh me zgjerimin e LANĒ-it. Si u veprua mė pas?

    Shumė udhėheqės tė lėvizjes dhe organizata kaluan nė ilegalitet tė plotė. Tė njėjtėn gjė bėra edhe unė me shoqet e mia. Menjėherė, u bė ndėrrimi masiv i bazave tė luftės dhe teknikės sė partisė. Shokėt ishin udhėzuar posaēėrisht qė tė ruanin jo vetėm rregullat e konspiracionit dhe vigjilencės, por tė lėviznin tė kujdesshėm, tė armatosur dhe tė pajisur me dokumente identiteti tė pazbulueshme nga policia fashiste, e cila nė vitin 1942, nėn presionin e dėshtimeve tė mėdha, brenda nė Itali dhe nė vendet e pushtuara, po tregohej agresive si i mbyturi qė kapet pas ēdo gjėje, mjafton qė tė shpėtojė kokėn. Kėshtu, lufta jonė hyri nė njė fazė tė re. Pas diplomimit, u emėrova arsimtare nė shkollėn “Avni Rustemi”, afėrsisht diku nė rrugėn “Qemal Stafa”. Shoqja ime Dhorkė Stratobėrdha mė njoftoi se mė kėrkonte kuestura. Ishte 12 maji i vitit 1942. Atėherė shkova pėr tė marrė raport te doktori ftiziatėr, Petraq Leka, qė ta kisha si justifikim pėr ēdo rast. Pasi e mora raportin po kthehesha nė shkollė. Njė tjetėr shoqja ime, kunata e Qazim Mulletit, mė tha se policia kishte mbėrritur pėrpara meje nė shkollė dhe mė kėrkonin mua. Nuk arritėn tė mė kapin, falė njoftimit tė saj. Ajo nuk ju tregoi fashistėve adresėn time. Tė mos harrojmė se Qazim Mulleti ishte kryetari i Bashkisė sė Tiranės. Pra, qė nga ajo ditė, unė dola ilegale. Vrasja e Qemalit ishte bėrė mėsim pėr ne. Kėshtu qė na kishin porositur tė tregoheshim tė kujdesshėm, tė ruheshim nga provokimet dhe tė ishim thellėsisht konspirativė. Pas daljes nė ilegalitet fillova tė punoja me tė rejat e shkollave pa u druajtur, sepse nuk bija nė sy dhe lėvizja lirisht. Pėrveē kėsaj, dy motrat e mia ishin martuar me oficerė; njėri i xhandarmėrisė dhe tjeri i prapavijės, dhe ky fakt ishte nė favorin tim. Mė 22 qershor tė vitit 1942 mė njoftoi Misto Mame, tė cilin e kisha shumė shok, kisha konsideratė pėr tė se ishte djalė i pėrsosur dhe mjeshtėr i konspiracionit tė luftės nė qytet, se isha caktuar pėr punėt e partisė nė Korēė.

    Tashmė atje do tė kishit tė tjera detyra mė tė rėndėsishme dhe njohje tė gjera me komunistė tė rinj e tė vjetėr, tė qytetit dhe tė fshatit. Kush ishin bazat e luftės dhe drejtuesit e Qarkorit nė Korēė?

    Lidhjen e partisė mė udhėzuan t’ia dorėzoja shokut Petro Papi, njėrit prej udhėheqėsve tė luftės atje. Ai menjėherė mė sistemoi nė njė bazė tė sigurtė. Pas disa ditėsh erdhi e mė mori Nesti Kerenxhi, i cili mė vonė do tė ishte shoku im i jetės. Shkuam nė mbledhjen e parė tė Komitetit Qarkor. Nė kėtė mledhje u ngarkova me punėn organizative tė gruas dhe tė tė rejave. Mbaj mend se sekretar politik nė atė kohė ishte Pandi Kristo, tė cilin e njoha gjatė aktivitetit nė kėtė qark, kur Lufta Antifashiste kishte shpėrthyer me pėrmasa mjaft tė gjera, si nė qytet ashtu dhe nė fshat. Mė kujtohet se mė strehuan nė familjen e Dhora Lekės, Marika Leshnjės, Efti Ifticės, Nasi Gjokės. Baza tė rėndėsishme pėr mua ishin shtėpitė e familjeve Shamblli, Jorgji, njė familje tjetėr, diku nė lagjen e vllehėve, Samsuri, Stasa dhe shumė tė tjera. Aktiviteti me gratė dhe tė rejat nė Korēė ishte shumė interesant, sepse ambienti ishte pro LANĒ-it. Nė Korēė kryesisht u njoha me anėtarėt e Qarkorit edhe komunistė tė rinj e tė vjetėr si Nexhip Vinēani, Ymer Dishnica, Taqi Skendi, Dhori dhe Ilektra Samsuri, Pėllumb Dishnica, Nella, Raqi dhe Nesti Kerenxhi, Ramadan Xhangolli, Koēo Theodhosi, Kleopatra Maliqi, Nasi Gjoka, Kiēo dhe Raqi Shamblli, Nesti dhe Petraq Titani, Andon Cicani, Todo Manēo, Tasi Blushi, Sotir Manushi, Andrea Ziu dhe tė tjerė qė po t“i rendisim tė gjithė do tė bėhen shumė. Brenda nė qytet gėlonte aktiviteti i njėsiteve guerile, i atentateve tė bujshme kundėr spiunėve dhe tradhtarėve. Shpėrndarja e komunikatave, shkrimi i parullave kundėr pushtuesit fashist, mbledhja e ndihmave dhe armatimeve pėr luftėn. Ndėrkohė, ishin krijuar ēetat e Moravės, e Kolonjės, e Gorė-Oparit, e Mokrės, e Ostrovicės, e Vithkuqit, e Rrėzės sė Korēės e tjera dhe po pėrgatitej faza e kalimit nė krijimin e batalioneve partizane. Pėr hir tė sė vėrtetės qyteti i Korēės ka ndihmuar shumė pėr furnizimin me ushqime dhe veshmbathje tė forcave partizane greke tė EAM-it. Grekėt vėrtetė dėrgonin tek ne nė Korēė paratė, qė i administronte me ndershmėri proverbiale Koēo Theodhosi, por materialet me shumė vėshtirėsi i siguronim dhe i nisnim ne pėr nė destinacion.

    Naxhije Dume, e vetmja anėtare e KQ PKSH-sė qė nga Konferenca e Parė e Vendit tė marsit 1943. Si ndiheni sot pas 60-tė vjetėsh?

    Pranverėn e vitit 1943, nė fashtin Polenė, u bėnė zgjedhjet e reja pėr nė Qarkorin e Korēės dhe caktimi i delegatėve pėr nė Koferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH-sė, e cila u mbajt nė Labinot tė Elbasanit, nga 17 deri nė 22 mars tė vitit 1943. Punimet e koferencės sė Qarkorit tė Korēės i drejtoi me shumė kompetencė, Ymer Dishnica, i cili prej kohėsh ishte kthyer nga studimet universitare nė Francė dhe qe kooptuar tashmė, nė udhėheqjen qendrore tė PKSH-sė. Nė koferencėn e Polenės, u zgjodhėn 6 delegatė pėr nė Koferencėn e Parė tė vendit si dhe dy tė ftuar, qė ishin Miha Lako dhe Pilo Peristeri. Nė Labinot morėn pjesė 70 delegatė dhe tė ftuar nga i gjithė vendi dhe u zgjodh Komiteti Qendror i pėrhershėm i pėrbėrė prej 15 anėtarėsh dhe 5 kandidatėsh. Midis tyre Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Ymer Dishnica, Tuk Jakova, Pandi Kristo, Nako Spiru, Vasil Shanto, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Kristo Themelko, Ramadan Ēitaku, unė, Nesti Kerenxhi, Petro Papi, Bedri Spahiu, Gjin Marku, e ndoshta dhe tė tjerė qė nuk mė kujtohen. Sekretar i Pėrgithshėm i Partisė Komuniste u zgjodh Enver Hoxha, ndėrsa Sekretar Organizativ i PKSH-sė megjithėse ndodhej i burgosur nė Burgun e Tiranės, u zgjodh Koēi Xoxe. Pas kėsaj LANĒ-i mori zgjerim tė madh, sidomos nė jug tė vendit. Po krijoheshin forcat e armatosura partizane nė Pezė, Korēė, Shkodėr, Dibėr, Martanesh, Vlorė, Gjirokastėr, Mallakastėr, Tepelenė, Pėrmet, Skrapar, Mokėr e tė tjera vende. Kishte ardhur koha, tashmė, pėr pėrgatitjen dhe formimin e Shtabit tė Prėgjithshėm tė UNĒL-sė. Lufta po merrte pėrmasa tė reja dhe kėrkonte si domosdoshmėri drejtmin e centralizuar, tė specializuar tė forcave tė armatosura partizane dhe atyre teritoriale. Pas punimeve tė Konferencės sė Labinotit, u kthyem nė Korēė pėr tė vėnė nė jetė vendimet e rėndėsishme tė saj, qė mori pėrmasat e njė kongresi partie nė kushtet e luftės.

    Bashkėkohėsit tuaj janė shprehur se keni diskutuar kundėr rrymės sė Konferencės. A nuk patėt pasoja nga ky guxim i tepruar, kur Enver Hoxha po e tregonte veten si jo tolerant?

    Jo, aspak, sepse unė u tregova e ēiltėr dhe thashė mendimin tim, pa pasur prapamendime tė tjera. Ja ēfarė ndodhi konkretisht. Nė konferencė, pasi foli Mehmet Shehu pėr ushtrinė dhe sukseset e saj, unė e enetuziazmuar diskutova nė kundėrshtim me frymėn e konferencės dhe propozova qė ēetat partizane tė mos zgjeroheshin, por pėrkundrazi tė mbeteshin ato qė ishin ose tė ngushtoheshin dhe ndėrkohė, tė specializoheshin mė tepėr, duke u kualifikuar vazhdimisht nė pikėpamje tė pėrgatitjes luftarake nė mėnyrė qė tė kishin sa mė pak humbje nė njerėz. Diskutimi im u kuptua shtrembėr dhe hėngra njė dajak tė mirė qė mė vonė do tė mė kushtonte jo pak dhe do tė mė ndiqte nga pas gjithė jetėn. Tashmė, dikush kishte filluar tė regjistonte gabimet tona pėr tė na i kujtuar mė pas, ēka duket e ēuditshme, por mendoj se kjo ishte eksperienca e atyre qė hiqeshin si miqtė dhe shokėt tanė. Gjithashtu, unė shtrova mjaft ēėshtje pėr rininė dhe sidomos pėr shoqet partizane, qė po shtoheshin vazhdimisht nė radhėt e formacioneve luftarake. Theksova, qė shoqet tė mos merreshin me aktivitete dytėsore si larje teshash, qepje dhe arnim e tė tjera, por atyre t’u caktoheshin detyra luftarake konkrete dhe kryesisht saniteti, infermieritė, spitalet partizane dhe tė tjera.

    Kur ju ishit nė Qarkun e Korēės, aty erdhi edhe Fiqret Shehu, pas daljes nga burgu, e cila ishte pėrjashtuar nga partia. Cilat ishin relatat tuaja me tė?

    Gjatė punės nė Korēė pata kontakte dhe e kam ndihmuar Fiqret Sanxhaktarin (Shehu), nuk mund tė veproja ndryshe, sepse e kam patur shoqe shkolle dhe idealesh. Ajo ishte dėrguar nė Korēė me masė tė rėndė partie. Relatat e mia me tė ishin si me tė gjithė shokėt e tjerė tė luftės. Madje, unė mendoja se Fiqreti duhej ndihmuar mė shumė se tė tjerėt, pasi ajo ishte akuzuar pėr terrorizėm, pėr rrėmbimin e vajzės sė vogėl tė Man Kukaleshit, qė binte nė kundėrshtim me parimet tona tė luftės, rast ky qė njihet tashmė thuajse nga tė gjithė. Ndėrkohė, Fiqret Shehu nė Qarkun e Korēės punoi mirė dhe nė rastin mė tė parė kur u pėrurua Brigada e Parė Sulmuese nė Vithkuq, tė Korēės, ajo u atashua pranė shtabit tė kėsaj Brigade dhe siē dihet mė vonė u martua me Mehmet Shehun. Megjithatė, unė kam pritur e pėrcjellė pėr nė shtabin e Pėrgjithshėm, Sejfulla Maleshovėn, Vasil Shanton, Nako Spirun, Nexhmije Hoxhėn dhe Liri Belishovėn, Omer Nishanin, Manol Konomin e shumė e shumė tė tjerė. Ajo ēka dėshiroj tė shpjegoj ėshtė se disa herė kam pritur edhe Vukmanoviē Tempon.

    Pranė Shtabit tonė tė Pėrgjithshėm u shfaq disa herė Vukmanoviē Tempo, ish-anėtar i udhėheqjes sė PKJ-sė. Dihet qė e kini takur disa herė atė. Cilat janė pėrshtypjet tuaja nga kėto takime?

    Tempo kishte ardhur nė Shqipėri disa herė. Ishte takuar me udhėheqjen qendrore tė partisė, pra me Enverin, Sejfulla Maleshovėn, Nako Spirun, Koēi Xoxen e tė tjerė. S.V.Tempo ishte takuar pėr herė tė parė me drejtuesit e luftės nė Labinot pas Konferencės sė parė tė vendit nga fundi i marsit 1943. Ai do tė vinte pėrsėri qershorin e vjeshtėn e vitit 1943. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se entuziazmi ynė pėr kėto takime qė u bėnė mė vonė ishte i ligjshėm, pavarėsisht nga shtrembėrimet dhe politika e ditės. Sot, megjithėse ka kaluar shumė kohė, duhen riparuar thuajse tė gjitha marrėdhėniet e ditėve tė luftės me fqinjėt tanė antifashistė.

    Kush ishte autori i kėtyre shtrembėrimeve?

    Autori kryesor i kėtyre shtrembėrimeve antihistorike, sigurisht ka qenė vetė Enver Hoxha, sepse ishte pjesėmarrėsi dhe aktori kryesor i tė gjitha ngjarjeve. Shtrembėrimet e qėllimshme tė fakteve historike, Enveri ua pėrshtati momenteve kur lėkundeshin pozitat e tij politike dhe personale. Ai u tregua i pamėshirshėm nė shkatėrrimin e ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė historisė mė tė lavdishme tė kombit shqiptar. Kjo histori po shkruhej me gjakun e bijve dhe bijave mė tė mira tė vendit, pavarėsisht nga bindjet politike tė tyre. Nė takimet me Tempon, pėrkthyes i pazėvendėsueshėm ishte Ramadan Ēitaku, i cili gjatė gjithė jetės sė tij u tregua guximtar dhe korrekt. Enver Hoxha e paraqet atė sikur ishte i rastėsishėm nė pėrkthimet dhe bisedimet e tij me Tempon dhe harron se Ēitaku ishte njė nga anėtarėt e parė tė Byrosė Politike, qė nga themelimi i PKSH-sė. Nė Korēė, Tempon e kam takuar tre herė. Fillimisht e strehova te shtėpia e Dhorės, gruas sė Pandi Kristos, qė ishte njė bazė e rėndėsishme e Luftės Antifashiste. Pandi Kristoja, atėherė ishte Sekretar Politik i Qarkorit. Nė kėtė rast, Tempoja ishte i shoqėruar nga njė anėtar i KQ tė Partisė Komuniste greke, pėr tė cilin Enveri nė librin “Titistėt” gėnjen fund e krye. Sepse, nuk ishte hera e parė qė ne takoheshim me pėrfaqėsuesit e Partisė Komuniste greke. Nė Greqi kanė shkuar shpesh Koēi Xoxe, Pandi Kristo, Nesti Kerenxhi dhe tė tjerė, por edhe ata kanė ardhur nė Shqipėri, pėr ēka Enveri ose nuk ka patur dijeni, ose bėn sikur nuk ka pasur. Miku ynė nga Greqia, vėrtet nuk komunikonte thuajse fare me ne, por ai ishte i dėrguari i Partisė Komuniste tė shtetit fqinj, qė luftonte prej vitesh fashizmin dhe okupatorėt njėsoj si ne. S.V.Tempo ishte njeri i komunikueshėm dhe i preokupuar pėr luftėn. Ai kėrkoi qė ta shoqėromin sa mė parė pėr nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sonė, ku ndodhej dhe udhėheqja e KQ tė PKSH-sė. Mbaj mend, qė i nxorėm nga Korēa pa probleme dhe i nisėm pėr nė destinacion.

    A keni asistuar ndonjėherė nė takimet e Enver Hoxhės me Vukmanoviē Tempon?

    Unė isha e pranishme nė takimin e dytė mes tyre, qershorin e vitit 1943, por nuk kisha pse tė merrja pjesė nė diskutime, sepse ato ishin tė njė niveli mė tė lartė se Komiteti Qarkor. Mund tė konfirmoj, se i gjithė vreri qė derdh Enver Hoxha kundėr Tempos nė kujtimet e tij, ėshtė kryekėput i pavėrtetė. Nė tė kundėrt, Enveri sillej ndaj Tempos, apo tė dėrguarve tė tjerė nga partitė komuniste tė vendeve fqinje, me njė kompleks servilizmi tė neveritshėm. Ai madje, nuk pyeste fare pėr pėrshtypjet e kėqija qė linte te pjesėtarėt e tjerė nė bisedime, tė cilėve u vinte sinqerisht ndot pėr kėtė sjellje aspak dinjitoze tė tij. Unė, tashmė nuk kam as moshėn dhe as dėshirėn qė tė merrem me deklarime dhe polemika tė kėsaj natyre, por kjo ėshtė e vėrteta qė mendoj se do t‘i shėrbej historisė. Tempoja, kėtė herė vinte nga Maqedonia dhe kishte me vete edhe njė radioteknik. Ne atėherė, me shumė pėrpjekje dhe rrezik tė madh, nėn hundėn e okupatorit, ndėrmorėm aksionin e rėndėsishėm pėr ēmontimin e Radio Korēės dhe transportimin e aparaturave nė zonėn partizane tė malėsisė sė Vithkuqit. Edhe pėr kėtė rast, nė kujtimet e Enver Hoxhės ka njė shpjegim shumė anekdotik, pėr tė cilin nuk ia vlen tė zgjatesh. Radioja doli nė mal dhe lufta jonė filloi tė fliste me zėrin e vet.

    Ēfarė ndodhi nė takimin e tretė tė Enverit me Tempon?

    Herėn e tretė, S.V.Tempo erdhi i shoqėruar me njė vajzė shumė simpatike, tė cilėn e prezantonte si sekretare, por nė fakt ajo ishte Milica, qė mė pas do tė bėhej gruaja e tij. Edhe pėr kėtė grua, Enveri tregon “trimėrirat” e tij tė mėdha, se e kishte bėrė tė qajė, e tė tjera, ēka pėr kohėn qė shkruante pas shumė vitesh kujtimet e tij, nuk ishte dinjitoze pėr t`u shkruar dhe as serioze pėr t“u kujtuar e treguar! Dua tė theksoj se nė kohėn kur punoja nė Qarkorin e Korēės, nė fakt isha nė krye tė tij, sepse Pandi Kristo ishte transferuar nė Zonėn e Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr-Mallakastėr, kam pritur nga Tirana dhe i kam pėrcjellė pėr nė vendndodhjen e Shtabit tė Pėrgjithshėm shumė kuadro tė rėndėsishėm tė luftės si: Sejfulla Maleshovėn, Nako Spirun, Omer Nishanin, Nexhmije Hoxhėn, Liri Belishovėn e tė tjerė. Nėnkuptohet, ata ishin tė pajisur me dokumentė false, tė maskuar nė pamje e nė veshje, ēka ishte njė domosdoshmėri e kohės sė atij konspiracioni tė madh. Nuk mund tė harroj kurrė nisje-pėrcjelljet e shpeshta tė Vasil Shantos. Tempoja erdhi nė Shqipėri edhe pas ēlirimit, madje dy herė nė vitin 1945 dhe aty nga viti 1947.

    Tempon, me sa ėshtė shkruar edhe mė parė, nė udhėtimet e tij pėr nė Mal tė Zi, shpesh e shoqėronte Vasil Shanto. Fakt ėshtė se ai u vra pikėrisht kur ishte duke u kthyer nga njė mision i tillė. Historia e ka shumė tė diskutuar kėtė vrasje. Cili ėshtė mendimi juaj rreth saj?

    Hera e fundit qė do tė bashkėpunoja, nė Korēė, me Vasil Shanton pėr ēėshtje lufte, mė ka lėnė njė brengė tė madhe. Pėrse do tė thoni ju? Ja se si qėndron e vėrteta. Ai, si shumė herė mė parė, ishte caktuar tė shoqėronte Tempon pėr nė Mal tė Zi. Pra, as mė shumė e as mė pak, ai ishte caktuar, si njė korrier i thjeshtė i S.V.Tempos. Kėtė rast, unė e kam quajtur shpėrdorimin mė tė madh qė i bėhej kėtij personaliteti tė fuqishėm tė LANĒ-it dhe kėsaj figure qendrore tė lėvizjes. Ende sot, pyes e indinjuar: vallė ky qėndrim duhej mbajtur me njė anėtar tė Komitetit Qendror si Vasili? Ky hero atentator i pėrsosur, mjeshtėr i madh i luftės guerile nė qytete, sidomos nė Shkodėr e nė Tiranė, klandestin i papėrsėritshėm e qė ishte aq i vyer pėr Shqipėrinė, duhej keqpėrdorur si shqėrues-korrier i njė udhėheqėsi 30-vjeēar jugosllav?! A thua nuk kishte tė tjerė partizanė trima qė mund ta shoqėronin Tempon?! Aq mė tepėr qė Vasil Shantoja e kishte bėrė disa herė kėtė rrugė tė rrezikshme dhe ishte ekspozuar. Unė them jo, nuk duhej vepruar kėshtu! I nisa Vasilin dhe Tempon me njė automjet qė e drejtonte njė njeriu ynė i besuar. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa unė ju dhashė me vete nėnėn time, pėr ta lehtėsuar kalimin e tyre nėpėr postblloqet e armikut, tė cilėt ishin bėrė thuajse tė pakalueshėm si rezultat i kontrolleve tė shumta dhe tė imtėsishme. Vasili, Tempoja dhe nėna kaluan pa probleme. Mbėrritėn nė Tiranė dhe u vendosėn nė bazėn tonė tė sigurtė, qė ishte shtėpia e familjes sė Zeqi Agollit. Prej andej, tė dy shokėt udhėtuan pėr nė Shkodėr e Mal tė Zi. Para se tė largohej nga Korēa, Vasili mė tha: “Naxhije, mendoj se ky do tė jetė udhėtimi im i fundit”. Nė fakt ashtu ndodhi. Vasil Shantoja u vra nė rrethana enigmatike, nė breg tė Liqenit tė Shkodrės, duke u kthyer nga misioni i tij i fundit luftarak. Kėsisoj, me vrasjen e Vasilit lufta humbi njė nga heronjtė e saj tė pazėvendėsueshėm...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Naxhija: “Prapaskena e Beratit”, pjellė e fantazisė sė Enverit

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Edhe pse nė moshė madhore, Naxhija duket se i ka ngulitura mirė nė mendje tė gjitha ato qė kanė ndodhur gjatė luftės. Nė numrat e kaluara tė gazetės, ajo dėshmoi pėr vrasjen e Qemal Stafės, Vasil Shantos e Vojo Kushit. Po ashtu, dėshmitė e saj zbardhin pėrplasjet me Enverin nė Konferecėn e Parė tė vendit dhe Kongresin e Pėrmetit. Sot ajo vendosi tė shpjegojė aktivitetet e Beratit dhe se si u zhvilluan atje debatet mes anėtarėve tė Byrosė Politike. Vendin kryesor nė tregimin e saj e zėnė faktet qė kundėrshtojnė Enverin, i cili historinė e Shqipėrisė e ka shkruar nė pėrshtatje me interesat e tij politike. Dume thotė se nė Berat nuk kishte asnjė prapaskenė ndaj askujt dhe nga askush.

    Njė tjetėr vrasje misterioze ka ngelur nė kujtesėn e saj: ajo e Jorgo Plakut, njėrit prej ilegalėve tė parė tė Lėvizjes Antifashiste. Naxhije Dume shpjegon se si ndodhi ky ekzekutim dhe akuzat qė hodhi mė vonė Panajot Plaku, vėllai i Jorgos, pas arratisjes nė Jugosllavi pėr Enverin.

    Cili ėshtė mendimi juaj mbi enigmėn e vrasjes sė Jorgo Plakut, pėrjashtuar nga partia nė atė kohė?

    Jorgo Plaku, rrjedh nga njė familje atdhetare. Familja e tij ishte bazė e Luftės Atifashiste nė Hoēisht tė Devollit. Tė gjithė ishin tė lidhur me luftėn. Jorgo Palku, kur ishte maturant ne shkollės teknike tė Hary Fulcit, doli nė ilegalitet. Ai ishte njė nga ilegalėt e parė nė Shqipėri. Jorgua u dėrgua mė pas nė zonėn e Vlorės dhe u inkuadrua nė njė nga ēetat e saj. Me sa mbaj, pėr veprimtarinė nė kėtė zonė, ai u ndėshkua. Pas kthimit tė tij nė Qarkun e Korēės, Jorgua u akuzua pėr njė rrethim qė pėsoi ēeta “Morava” nė Hoēisht. Menjėherė pas kėsaj, ai u pėrjashtua nga partia, por siē ishte zakon atėherė, kėto masa tė rėnda ndėshkuese nuk u bėnė kurrė publike. Pėr kėtė dinte vetėm Qarkori, shpesh edhe ai nuk informohej. Pra, nė raste tė tilla komunikimin e jepnim vetėm ne, anėtarėt e Qarkorit. Unė konkretisht, pėr pėrjashtimin e Jorgo Plakut nuk di gjė. Ndaj, mendoj se vendimi i pėrjashtimit nga partia, i ka ardhur nga KQ i PKSH-sė. Sa pėr faktin e vrasjes sė tij, jam e informuar, sepse isha nė tė njėjtin grup kur po ktheheshim nga mbledhja e Komitetit Qarkor, qė u zhvillua nė fundin e vitit 1943, nė Bakull, ku kishim bazėn e furnizimit dhe tė teknikės sė qarkut. Nė atė mbledhje merrnin pjesė: unė, Vaskė Koleci, qė ishte edhe sekretari i Rinisė Komuniste, Koēi Xoxe, si i deleguar i Komitetit Qendror, Pandi Kristo, Petro Papi, Xhoxhi Blushi, dhe tė tjerė. Kurse anėtarėt e tjerė tė Qarkorit nuk morėn pjesė,, sepse ato ditė sapo ishte inaguruar Brigada e 4-tert Sulmuese, (30 dhjetor 1944) dhe ndodheshim me trupat. Kur po ktheheshim pėr nė qytet, nėpėrmjet rrugės Voskopojė-Vinēan,dhe hymė nė fshatin Vinēan, na njoftuan se forca tė shumta balliste ishin shfaqur nė lagjen e poshtme tė kėtij fshati e po ushtronin kontroll. U kthyem nga rruga dhe shkuam pėrsėri nė rrethinat e Voskopojės. Ndėrkohė, pėr tė kontrolluar territorin, se mos ndodhte e njėjta gjė, si edhe nė Vinēan, shkoi Vaskė Koleci, Fatmir Gjata dhe Jorgo Plaku. Pas pak dėgjuam tė shtėna, breshėri automatiku, apo mitralozi, qė vinin nga drejtimi nė tė cilin kishin shkuar shokėt tanė. Kur Vaska me Fatmirin u kthyen, na thanė se Jorgo Plaku ishte vrarė, pasi kishin rėnė nė pritė. Ata treguan gjithashtu se Jorgua kishte marrė shumė plumba nė trup, dhe veē kėsaj edhe disa plagė tė rėnda nga goditjet me sende tė forta. Atė e gjetėn me xhakoventon engleze gjysėm tė zhveshur, gjė e cila krijonte pėrshtypjen e njė kontrolli trupor. Nga tė ftohtit e madh tė atij dimri, trupi i Jorgos kishte ngrirė, dhe tė nesėrmen e varrosėm nė Voskopojė. Unė dėgjova breshėritė qė i dhanė lamtumirėn e fundit, sepse isha nisur pėr t`u kthyer shpejt nė Korēė. Mė vonė mėsova se J. Plaku u varros nė Varrezat e Dėshmorėve nė Korēė.

    Thuhet se Jorgo Plaku ėshtė vrarė nga forcat partizane mbas shpine gjatė Operacionit tė Dimrit. Spitali partizan i Lavdarit dėrgoi urgjentisht doktor Petro Canin me njė infermiere, tė cilėt Jorgo Plakun e gjetėn tė vrarė, kurse dibranin Q. Disha, tė plagosur. A dini gjė pėr kėtė fakt?

    Unė di qė ndihma e shpejtė ardhi menjėherė, por gjithēka ishte e kotė. Jorgua kishte vdekur. U godit para, apo pas shpine, nuk di gjė.

    Ka tė dhėna qė vrasjen e Jorgos pas shpine e ka pranuar vetė Enver Hoxha, pas arratisjes sė gjeneralit Panajot Palaku nė Jugosllavi. Ai ia ka thėnė kėtė gjė njė anėtari tė Komitetit Qendror tė PPSh-sė nė mbledhjen e mėngjesit tė Sekretariatit tė KQ-sė. Ėshtė e vėrtetė kjo?

    Edhe mund tė jetė, nėse kjo ėshtė thėnė nga njerėz seriozė. Por mund ta deklaroj se s‘kam patur mundėsi ta di. Nė vitin 1956 unė kisha tetė vjet qė isha dėnuar.

    Gajtė luftės nė vendin tonė gjetėn strehė dhe ngrohtėsi shumė familje ēifute. Pėr kėtė Shqipėria ėshtė dekoruar nga shteti Izraelit. A keni ditur ndonjė rast tė tillė?

    Mė kujtohet njė rast shumė i veēantė dhe interesant nga koha e ilegalitetit nė Korēė. Unė isha strehuar nė njė bazė tė sigurt ku mė shoqėroi shoqja jonė e mirė, Elektra Samsuri, gruja e diplomatit Dhori Samsuri, e cila kohė mė parė ishte kthyer nga studimet nė Francė. Ishte mbasdite. Shkuam diku nė lagjen afėr monumentit tė Themistokli Gėrmenjit, nė rrugėn “Papallambro Ballamaēi”. U vendosa nė shtėpinė e njė gruaje tė ve, sė cilės i kishte vdekur burri, inxhinier me origjinė ēifute. Hymė brenda. Mua mė thanė se duhej tė banoja nė katin e parė tė shtėpisė, nė mėnyrė qė tė mos vihesha re nga fqinjėt. Ditėt po kalonin tė qeta. Njė paradite, kur e zonja e shtėpisė, qė nuk ia mbaj mend emrin, doli diku jashtė pėr problemet e veta, ndoshta pėr tė psonisur, unė dėgjova hapa tė lehta sipėr nė katin e dytė. Mendova se mos ishin macet, por hapat lehtė-lehtė vazhdonin tė dėgjoheshin. Menjėherė mė shkoi mendja se mos ishte ndonjė provokacion. E zonja e shtėpisė u kthye pas disa orėsh. Vendosa qė ta pyes ballazi nėse isha e sigurt nė shtėpinė e saj. Ajo m“u pėrgjigj: “Pa diskutim, po. Pse ka ndoshur ndonjė gjė qė nuk shkon?!”. I tregova se si i kisha dėgjuar hapat e njerėzve nė dhomėn sipėr meje. Ajo si e zenė nė faj, e vėnė nė siklet nga kėto qė i thashė, mė siguroi se nuk duhet tė shqetėsohesha. Nė katin e dytė tė shtėpisė, mė sqaroi se ishte strehuar edhe njė bashkėkombėsja e saj ēifute me tė bijėn, afėrsisht 10 vjeēe. Pasi u njohėm me gruan ēifute, mėsova se ajo kishte ardhur nga Greqia sė bashku me tė shoqin dhe vajzėn e vogėl. Gjithashtu shokėt tanė burrin e saj e kishin nxjerrė nga qyteti dhe e kishin ēuar partizan nė rajonin e Vithkuqit. Kur unė u interesova pėr tė tek komandantėt e forcave tona,, mė thanė: “Ju pyesni pėr atė fakir fukaranė fatkeq qė ka ardhur nga Greqia…. Unė buzėqesha dhe iu thashė se pikėrisht pėr atė pyesja. Ky “fakir” na rezultoi se ishte njė pronar i madh ēifut qė kishte nė pronėsi njė fabrikė jo tė vogėl pėr prodhimin e ēokollatave. Mė pas nuk kisha as kohė dhe as mundėsi tė pyeja se kush ishte ky, edhe pse mė vonė burri im ishte zėvendėsministėr i Brendshėm, anėtar i KQ tė PKSH-sė dhe i kishte tė gjitha mundėsitė qė ta gjente. Kjo tregon se populli ynė i ruajti dhe i mbrojti ēifutėt dhe jam plotėsisht dakord me librim e Dhimitėr Kotanit ku flitet pėr bashkėsinė ēifute, e cila banonte nė Shqipėri dhe e strehuar pėrkohėsisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Por gjithsesi le tė vazhdojmė.

    Mė 20 deri 23 tetor 1944 u mbajt nė Berat Mbledhja e Dytė e Kėshillit Antifashist. Pas dhjetė ditėsh u zhvilluan punimet e Pleniumit tė Dytė tė KQ tė PKSH-sė, qė nė histori njihet si “Prapaskena e Beratit”. Sipas jush, meqėnėse ishit pjesėmarrėse nė kėto veprimtari, a kishte me tė vėrtetė parapaskenė nė Berat?

    Qė nė fillim do tė thoja me bindje tė plotė se nuk ka ekzistuar asnjė prapaskenė nė tė gjitha aktivitetet e Beratit. Nė Pleniumin e Dytė u bėnė analiza tė plota tė luftės nė pėrgjithėsi dhe tė arritjeve e mangėsive qė ishin vėrejtur gjatė aksioneve tona tė jashtėzakonshme. Nuk pėrjshtohet fakti se pati kritika tė ashpra pėr shumė personalitete tė partisė, ushtrisė dhe organeve ekzekutive, qė kishin lindur gjatė luftės. Midis tė tjerėve, shumė ashpėr, por jo qėllimshėm, u kritikua edhe Enveri, tė cilin e zuri frika se mos e largonin nga detyrat. Enver Hoxha ishte i frikėsuar edhe pas shumė vitesh tė eliminimit tė shokėve kryesorė tė KQ dhe Byrosė Politike tė PKSH-s. Ai i shpjegoi ēėshtjet si i deshi qefi. Pra, Enveri, si tė ishte specialist pėr gjithshka, pa dėshmitarėt okularė kryesorė tė luftės, shumė nga ngjarjet e LANĒ-it, faktet historike, aktorėt kryesorė dhe fenomenet politike i interpretoi sipas oreksit tė vet. Pėr shembull, duke shpjeguar luftimet, ose operacionet e brigadave, (njė pjesė e madhe e komandantėve dhe komisarėve tė tyre ishin ndėshkuar apo eliminuar fizikisht), nuk pėrmendeshin fare sikur tė mos kishin ekzistuar. Veēanėrisht, tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe me punimet e Pleniumit tė Dytė tė Komitetit Qendror tė PKSH-sė, i cili u mblodh nė nėnėtor tė vitit 1944, pra vetėm 10-12 ditė pas zgjedhjes sė Qeverisė sė Parė Demokratike tė Shqipėrisė. Duhet theksuar se Enveri nė kėtė Mbledhje, mirė e bukur, ishte zgjedhur me unanimitet tė plotė Kryeministėr i parė i vendit, i dalė nga LANĒ-i si edhe Komandant Suprem i Ushtrisė me gradėn gjeneral-kolonel, tė dalė vetėm para gjashtė muajsh nė Kongresin e Pėrmetit. Nė Berat, u kėmbėngul me tė drejtė qė tė propagandohej nė popull,edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, lufta jonė, qė ishte jo e vogėl. Gjithashtu u vendos qė tė propagandohej edhe figura e Enverit si udhėheqės i luftės, se nuk mund tė luftohej pa udhėheqės. Gruaja e tij, Nexhmije Hoxha, sė bashku me ne tė tjerėt, ishte zgjedhur delegate e Kongresit tė Gruas dhe gėzonte shėndet tė plotė. Nė humorin e saj nuk reflektohej asnjė lloj shqetėsimi pėr ato pseudoakuza qė trillon Enveri. Ajo, ose rrinte me grupin e Rinisė Antifashiste qė drejtohej nga Nako Spiru, ose rrinte me ne delegatėt e Kongresit tė Gruas. Pra, nuk kishte asnjė mendim qė pas kėsaj lufte tė suksesshme tė hiqej Enveri nga detyra e Sekratarit tė Pėrgjithshėm tė PKSH-sė, rrjedhimisht edhe nga tė gjitha detyrat e tjera.

    Pėrse veproi kėshtu Enver Hoxha?

    Jam e mendimit se ai mė shumė sesa kishte frikė pėr vete, donte t’u fuste drithmat e frikės tė tjerėve. Natyrisht, nė atė kohė, Enveri nuk mund tė kishte autoritet absolut gjė tė cilin e kultivoi vetė edhe me ndihmėn e lakejve qė e rrethonin. Ai nuk e kishte fort te lehtė t‘u imponohej rretheve drejtuese tė Luftės, sepse ata ishin po aq autoritarė, nė mos mė shumė se Enveri. Nė Mbledhjen e Dytė tė KANĒL-it, pėr herė tė parė ishin ekspozuar tė katėr flamurėt e vendeve aleate: Anglisė, BRSS, Amerikės dhe fqinjes sonė, Jugosllavisė. Unė e them sinqerisht se Koēi Xoxes, pėr shembull, pas organizimit tė daljes heroike nga burgu i Tiranės, sė bashku me 27 tė burgosur tė tjerė, iu uzurpuan detyrat e Sekretarit Oragnizativ tė KQ tė PKSH-sė nga Liri Gega, e cila ishte e babėzitur pėr pushtet. Koēi Xoxe nė kėtė kohė mė tepėr u mor me detyra rutinė, si edhe me largimet e herė pas hershme nė vende tė ndryshme ku themeloheshin Brigadat Sulmuese partizane si: nė Qarkun e Korēės, tė Gjirokastrės, Vlorės e tė tjera, sesa me strukturėn organizative tė partisė dhe forcimin e hallkave tė saj. Por, Koēi Xoxe ishte praktik dhe pėr kėtė uzurpim, as u ankua, dhe as u grind kurrė nė Komitetin Qendror. Ai me lehtėsi tė madhe i gjente punė vetes. Kur Enveri endej i shkėputur nga lufta pyjeve tė Martaneshit, dhe pėr kėtė fakt tė hidhur mban ende pėrgjegjsi, ndonėse ka vdekur, Koēi Xoxe dhe Grupi Operativ i Shtabit tė Pėrgjithshm, organizonin luftėn nė jug tė Shqipėrisė. Ata thyen me sukses orvatjet e Operacionit armik tė Dimrit, pėr rrethimin dhe asgjesimin e ushtrisė partizane nė malėsitė e Korēės, Oparit e Skraparit, ku dolėn fitimtarė e mė tė fortė se kurrė nga dimri i ashpėr e vdekjeprurės.

    I diskutueshėm ėshtė edhe emėrtimi i Pleniumit tė Beratit si Plenium i Dytė. Ēfarė mendoi ju pėr kėtė?

    Nė Pleniumin e Dytė tė Beratit, i cili nė fakt nuk duhej tė quhej i Dytė, ose i Tretė, ose i Parė, sepse Plenium tė Parė nė Mbledhjen themeluese nuk kishte. As nė Helmės, nė maj 1944, pleniumi nė fakt nuk u mblodh. Pra, Pleniumi i Beratit duhej tė quhej Plenium i Parė i vėrtetė i Komitetit Qendror tė PKSH-sė. Nė Helmės e them me siguri se nuk u mblodh kurrė KQ-ja, i cili tashmė kishte 15 anėtarė dhe pesė kandidatė. Domethėnė edhe po tė pranojmė atė qė thotė Enveri, shumica e anėtarėve tė KQ nuk ėshtė mbledhur kurrė, veēse nė Berat. Nė kėtė konteks, u gjykua ashpėr dhe pabesisht nga Enveri, Miladini e ndonjė tjetėr: Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi e tre delegatė tė tjerė tė Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar. Delegacioni nė fjalė, tė gjitha udhėzimet pėr Mbledhjen e Mukjes, si edhe bisedimet me Ballin Kombėtar, tė cilin e pėrfaqėsonte Mithat Frashėri, i kishin marrė nga Byroja Politike e KQ tė PKSH-sė. Ndaj qėndrim i delegacionit nuk pėrbėnte asnjė faj. Njė ēėshtje tjetėr qė u gjykuan nė Helmės, ishte problemi i Gjin Markut, pėr tė ashtuquajturin kompromis tė Beratit, i cili nuk i shkaktoi absolutisht asnjė dėm Luftės. Unė do tė thoja se nė pėrgjithėsi platforma e Mukjes ishte nė harmoni tė plotė me kėrkesat e Kartės sė Atlantikut. Sė fundi, e theksoj se Pleniumi i Dytė ishte i pari Plenium qė i zhvilloi punimet e tij nė pragun e ēlirimit tė plotė tė vendit dhe nuk kishte asnjė qėllim pėr ta goditur mbas shpine Sekretarin e Pėrgjithshėm, siē trillon Enver Hoxha. Nė Mbledhjen e Dytė tė Kėshillit Antifashist, unė u rizgjodha anėtare e tij,ndėrsa nė mbledhjen e Pleniumit tė dytė u rizgjodha anėtare e Komitetit Qendror, ndonėse nė fakt nuk pati zgjedhje. Tė mos harrojmė se pati pėrjashtime jo tė vogla. Nuk ka nevojė, besoj t’i pėrmen, sepse ato tashmė dihen. Unė u emėrova punonjėse partie nė Aparatin e KQ, pėr tė cilin do tė flas pak mė poshtė.

    Pėr njė kohė tė gjatė punuat me organizatat e grave dhe tė tė rejave nė Tiranė e Korēė. Nė Berat do tė zhvillonte punimet Kongresi i Parė i Bashkimit tė Grave Antifashiste tė Shqipėrisė. Ēfarė ju kujtohet nga ky aktivitet?

    Gratė delegate nga e gjithė Shqipėria, po mblidheshin nė Kongresin e tyre pėr herė tė parė nė histori. Atmosfera ishte shumė e gėzueshme. Pas shumė vitesh ndarjeje po takoheshim me shoqet e shkollės, tė cilat tashmė ishin shndėrruar nė luftėtare dhe udhėheqėse tė vėrteta tė luftės. Ato prej vitesh po luftonin nė tė gjithė territorin e vendit dhe po drejtonin luftime dhe aksione tė rėndėsishme. Shumė prej tyre dergjeshin kampeve tė pėrqėndrimit dhe burgjeve tė nazizmit si: nė Prishtinė, Mathauzen, e tė tjerė. Disa prej tyre kishin dhėnė jetėn nė lulen e rinisė. Tashmė, ne e ēmonim faktin e rėndėsishėm se kishim Qeverinė tonė tė re tė dalė nga lufta. Nėnkuptohet gėzimi ynė i papėrmbajtur, se po ēlirohej vendi nga okupatorėt dhe po shkonte drejt pėrfundimit Lufta e Dytė Botėrore. Kongresi i Parė i Gruas u mbajt nė fillim tė nėntorit tė vitit 1944, nėn parrullėn “Pėr ēlirimin e atdheut dhe pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike”. Nė Kongres morėn pjesė mbi 300 delegatė nga tė gjitha zonat e vendit, tė ēliruara dhe tė paēliruara, si edhe nga njėsitė e ushtrisė patizane. Kongresi mes njė entuziazmi tė papėrshkruar u pėrshėndet nga Komnadanti Suprem, gjeneral-kolonel Enver Hoxha e udhėheqės tė tjerė tė LANĒ-it. Aty, nė Kongres, unė takova Nexhmije Hoxhėn, shoqen time tė klasės, Liri Gegėn, Ollga Plumbin, Nebahet Bakirin, Lejla Myftiun, e tė tjera. Me mua ishin edhe delegatet e Korēės si: Dhoksi Gėrmenji, gruaja e mirė dhe e emancipuar e patriotit tė madh Themistokli Gėrmenji, Kleopatra Maliqi, komuniste e vjetėr, nga tė rrallat gra anėtare tė Qarkorit, Sofie Ballauri, Dhora Konomi, e tė tjera. Aty u zgjodh Presidentja e parė e BGASH-it, Ollga Plumbi, si dhe kryesia e tij, ku bėja pjesė edhe unė. Nga Berati, organet e qeverisė sė re po pėrgatiteshin pėr tė hyrė triumfalisht nė Tiranė, qė do tė ēlirohej dy javė mė vonė, nga forcat e Divizionit tė Parė Sulmues dhe brigada tė tjera partizane. Nga Berati u nisėm copa-copa: ca me automjete e dikush nė kėmbė. Ju drejtuam urės sė Rrogozhinės, e cila ishte hedhur nė erė nga nazistėt. Aty zakonisht punonte njė **** pėr tė kaluar njerėzit dhe kafshėt matanė lumit. Nė anėn tjetėr na prisnin automjetet e caktuara pėr kėtė qėllim, qė do tė ndiqnin rrugėn drejt Peqinit dhe Qafės sė Krrabės, pėr tė hyrė mė pas nė Tiranė. Le tė mos harrojmė se gjatė gjithė kėsaj rruge ishin zhvilluar luftime tė ashpra me regjimentet gjermane qė vinin nga Greqia dhe nėpėrmjet territorit tonė do tė largoheshin pėr nė Gjermani. Nga dritaret e makinave vėshtronim kamionė dhe automjete tė djegura, topa, karro ushtarake, kafshė tė vrara, kuzhina fushore tė shkatėrruara, municione e materiale tė tjera ushtarake tė braktisura. Madje, nuk mungonin edhe kufomat e shumta tė tė vrarėve, tė cilat dora-dora po evakuoheshin. Nė Tiranė hymė nga Rruga e Elbasanit. Me tė vėrtetė, nė kujtimin tim kjo ditė ka mbetur e skalitur, si dita mė e veēantė e pasluftės. Tirana ishte ēliruar. Tashmė prisnim me ankth tė ēlirohej e gjithė Shqipėria.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Naxhije Dume: Ditėt e mia si ministre e parė shqiptare

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Ėshtė e vėrtetė se emėrimi im im nė kėtė post ishte emocionues dhe i papritur. Mua mė thirrėn Koēi dhe Enveri, nė shtėpinė e kėtij tė fundit, ku, siē e thashė mė lart, zhvilloheshin zakonisht mbledhjet e Byrosė. Enveri mė komunikoi se me vendim tė Byrosė Politike isha emėruar ministėr
    Nė kėto kushte tė vėshtira pėr mua, por edhe pėr vendin, fillova punėn e ministrit. Nė kėtė post qendrova vetėm gjashtė muaj, sepse pas Kongresit tė Parė tė PKSH-sė u pėrjashtova nga Komiteti Qendror dhe u shkarkova nga detyra e lartė e ministrit
    Pėr tė pestėn herė, Naxhije Dume dėshmon autentikisht pėr gazetėn. Nė numrat e kaluar, ajo ka dhėnė mendimet e saj pėr eliminimet e shumė personaliteteve tė luftės dhe pėrplasjet nė Byronė Politike tė drejtuesve mė tė lartė partiakė. Pasi hodhi dritė mbi vrasjet e diskutueshme tė anė-tarėve tė Grupit Komunist tė Shkodrės, Naxhija guxoi tė tregonte edhe pėr tė tjera vrasje, qė po ashtu nuk u morėn asnjėherė pėrsipėr nga drejtuesit e luftės.

    Vrasja e Jorgo Plakut, ishte njė tjetėr histori tronditėse e atyre viteve. E vendosur tė thotė gjithēka qė di, 83-vjeēarja, kundėrshtoi nėpėrmjet fakteve historinė e luftės, shkruar nga sistemi i kaluar. Naxhije Dume ėshtė e vetmja dėshmitare okulare e Pleniumit tė Dytė tė KQ tė PKSH-sė, mbajtur nė Berat, qė ka kundėrshtuar trillat e Enver Hoxhės se gjoja atje kishte njė prapaskenė kundėr tij. Nė numrin e sotėm preken tė tjera ēėshtje interesante, ku mė shumė rėndėsi janė takimet e saj me Titon, nė rezidencėn e tij nė Beograd. Biseda mes Titos dhe Naxhijes ka zgjatur njė orė dhe tė befason fakti se pėrse marshalli e ka pyetur nėse urreheshin nė Shqipėri jugosllavėt. Kulmi i tregimeve ėshtė emėrimin i Dumes nė postin e ministrit. Detyrėn ia ka komunikuar Enver Hoxha, i cili vetėm gjashtė muaj mė vonė do ta shkarkonte pėrsėri.


    Nga Berati, Qeveria e re u nis pėr nė Tiranėn e ēliruar. Mund tė na thoni atmosferėn e kėsaj feste?

    Hyrja e qeverisė sė re nė kryeqytetin e ēliruar tė vendit u shndėrrua nė njė festė madhėshtore. Mė kujtohet se bashkarisht me anėtarėt e Qeverisė ishin edhe pėrfaqėsuesit e forcave aleate. Ne pėrkohėsisht u akomoduam nė Hotel “Dajti”, nė godinėn e sotme tė Universitetit tė Tiranės dhe nė disa nga vilat e boshatisura tė ish-qeveritarėve, qė kishin marrė arratinė. Ndėrsa luftimet nė veri tė Shqipėrisė vazhdonin, ndėrkohė qė trupat gjermane tėrhiqeshin drejt Shkodrės dhe Kukėsit. Tashmė, ushtira partizane Shqiptare, qė numėronte 27 brigada, pra tre Koorpormata tė rregullta, operonte nė Shqipėrinė e Veriut. Po luftohej pėr ēlirimin e zonės sė Shkodrės. Komiteti Qendror i PKSH-sė u sistemua nė pallatin e princeshės Sanije, e cila kohė mė parė u martua me njė princ turk, qė hyri “dhėndėr brenda”. Nė Komitetin Qendror tė PKSH-sė, pėr ēudinė e tė gjithėve ishin emėruar dhe punonin: gjeneral-leitnant, Koēi Xoxe, Sekretar Organizativ i PKSH-sė, unė, Manush Myftiu dhe Kiēo Ngjela, anėtarė tė kėtij Komiteti. Gjithashtu, kishim njė sekretare qė kryente edhe detyrat e protokollistes, arkivistes, pra sekretare tė pėrgjithshme. Pastruesja kryente edhe detyrėn e korrierit. Nuk dinim nga t`ia fillonim. Nuk rrinim dot as nė zyrė, sepse ishim ēmėsuar tė punonim nė tavolinė. Nuk komunikonim dot me telefon, se ishim mėsuar ta bėnim kėtė me korrier. Nuk shtypnim dot shkresa, sepse ishim mėsuar tė komunikonim gojarisht. Mua mė kujtohet mirė dhe isha disi e irrituar, sepse e ndjeja se sė shpejti do tė na robėronte burokracia, e cila mė vonė do tė bėhej problematike. Ndėrkohė, vendosėm kontatktet e para me Komitetet Qarkore tė rajoneve tė Shqipėrisė dhe tė forcave tė armatosura qė luftonin nė zonat e caktuara. Fillimisht, detyra tė ndara strikt midis nesh nuk kishte. Tė gjithė punėn nė Komitetin Qendror e drejtonte Koēi Xoxe. Nė kėtė kohė, por edhe mė pas, Enver Hoxha punonte nė shtėpi. Atje i bėnte rregullisht mbledhjet edhe Byroja Politike, tė cilat nuk kishin as kohė dhe as rend dite tė paracaktuar. Ato, si rregull, zhvilloheshin sipas problemeve tė ēastit. (Tė mos harrojmė se probleme tė tilla nė momentet e para tė ēlirimit tė vendit dhe vendosjes sė pushtetit tė ri kishte pafund). Nė Komitetin Qendror pėr problemet qė duhet tė merrnim nė dijeni na fliste Koēi. Atėherė unė kisha edhe njė problem tjetėr jo pak tė rėndėsishėm personal, pasi isha vazhdimisht e sėmurė. Vuaja nga njė sėmundje polmonare dhe e shtyllės vertebrale. Kjo sėmundje ishte edhe problemi kryesor pėr martesė, ndaj vendosa tė mos e bėja njė gjė tė tillė, megjithėse dashuroheshim me Nestin. Madje, mendoja se mund dhe nuk duhej tė lindja fėmijė, por Nesti ma shpjegoi se tė dy sė bashku do ta ndihmonim mė mirė njėri-tjetrin dhe do t“i kalonin mė lehtė vėshtirėsitė. Nuk mund t`i rezistoja mė kėtij argumenti dhe u binda. Rreth sėmundjes dua tė shpjegoj edhe diēka tjetėr. Atėherė e kisha tepėr tė domosdoshme tė ekzaminohesha dhe tė kurohesha intensivisht. Nuk po gjeja kohė tė martohesha dhe tė sistemohesha nė shtėpi me Nestin. Megjithatė ne u martuam e nė shtator tė vitit 1945 morėm nė familjen tonė edhe nėnė time. U martuam partizanēe dhe u vendosėm nė njė shtėpi nė Tiranėn e Re. Fqinjėt tanė ishin: familja e doktorit tė luftės sonė, Ibrahim Dervishi, Vaskė Koleci, i cili ishte i pamartuar e tė tjerė, tė cilėt nuk mė kujtohen. Nė kėtė kohė morėm lajmin e gėzuar se mė 29 nėntor 1944, u ēlirua Shkodra dhe e gjithė Shqipėria. Kishim realizuar premtimin e madh qė i dhamė popullit shqiptar, detyrėn mė madhore tė LANĒ-it. Gėzimi ynė ishte i pamasė dhe organizuam me kolektivin tonė tė vogėl tė KQ tė PKSH-sė njė festė modeste. Ndėrkohė Shqipėria po kremtonte anė e kėnd fitoren.

    Ju jeni e para partizane shqiptare, anėtare e Komitetit Qendror qė kini takuar marshallin Tito, nė Beograd. Si e pėrjetuat kėtė takim?

    Koēi Xoxe dhe shokėt e tjerė mė rekomanduan tė nisesha menjėherė pėr nė Beograd. Nė ditėt e para tė dhjetorit 1944, sė bashku me delegacionin e grave jugosllave, qė ndodhej ende nė Shqipėri, u nisėm me njė aeroplan ushtarak bombardues “Dugllas” pėr nė Jugosllavi. Aeroplani ishte i zhveshur, pra pa kolltukė ku mund tė uleshim, i ftohtė si njė frigorifer. Mbėrritėm nė kryeqytetin jugosllav dhe mbaj mend se menjėherė mė nisėn pėr nė njė klinikė qė ishte shtetėzuar pėr nevojat e luftės. Mjeku, qė do tė mė diagnostikonte dhe kuronte, ishte njė profesor i dėgjuar. Pacientė tė tjerė tė klinikės ishin tė gjymtuarit nga lufta. Mungonin medikamentet bazė. Ushqimet jepeshin me pakicė, tė racionuara, sepse Beogradi ndodhej nė krizėn e pasluftės dhe produktet ushqimore mungonin. Pas diagnostikimit pėrfundimtar, profesori jugosllav mė tha: “Pėr ju duhet kurim intensiv special me medikamentet mė tė mira tė kohės, qė ne, fatkeqėsisht, nuk i kemi. Gjithashtu, trajtimi ushqimor duhet tė jetė i veēantė, ē`ka edhe pėr kėtė kushtet nuk i kemi”. Unė kisha me vete disa monedha floriri, tė cilat m“i dha Koēi Xoxe nga kasaforta e tij, qė ishin fonde tė partisė. Dua tė theksoj se ende nė Tiranėn e porsa ēliruar nuk ishte vendosur administrata financiare, fletė-udhėtimet, dietat e tė tjera “vogėlima”, qė do t`i mėsonim mė vonė. Megjithatė, i dhashė njė jugosllavi njė monedhė floriri, i thashė ta kėmbente nė tregun e zi, qė nuk ishte e lehtė, dhe tė mė blinte disa produkte tė freskėta si gjalpė, mjaltė, djathė, mish. Pėr ēudinė time jugosllavi mė solli vetėm njė kilogram gjalp, mė ktheu paratė qė i kishin mbetur dhe asgjė mė tepėr, duke mė thėnė se nė treg nuk kishte asgjė. Ky ishte edhe “kurimi” im nė Beograd. Ato ditė do tė mė priste edhe njė surprizė e kėndshme. Njė gazetare mė njoftoi se mė priste nė njė takim zyrtar J.B. Tito. Nė kėtė takim mė shoqėroi kryetarja e delegacionit jugosllav tė grave, qė kishte qenė nė Kongresin tonė tė BGASH-it nė Berat, e cila quhej Olga, fatkeqėsisht mbiemri nuk mė kujtohet. Ky fakt mė befasoi, sepse nuk e prisja. Shkuam nė Rezidencėn qendrore tė Titos, diku nė ish-pallatin mbretėror, me sa mbaj mend nė lagjen “Dedinje”. Nė atė kohė sapo vendosej nė atė rezidencė Presidenca jugosllave dhe orenditė nuk ishin sistemuar akoma. Tito ishte i veshur me uniformėn e marshallit. M“u duk njė burrė i hijshėm, simpatik, i komunikueshėm. Tregonte se ishte mbi tė 50-tat. Biseda u zhvillua nė italisht. Ai mė pyeti pėr luftėn nė pėrgjithėsi, Kongresin e Gruas Antifashiste Shqiptare, ēlirimin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Tito mė transmetoi tė fala pėr udhėheqjen shqiptare. E emocionuar, i fola nė vija tė pėrgjithshme dhe shkurt pėr LANĒ-in, veprimtaritė e fundit, emerimet nė qeverinė e re, vendosjen e Pushtetit Popullor dhe konsolidimin e tij nė tė gjithė territorin e vendit etj. Por nuk mund tė harroj kurrė njė pyetje disi tė ēuditshme qė mė bėri Titua. “A na urrejnė shumė shqiptarėt?”, tha ai. Unė me naivitetin tim iu pėrgjigja se kjo varej nga krahinat dhe e sqarova se nė Korēė, larg kufirit me Jugosllavinė, nuk ekzistonte njė kompleks i tillė. Ndėrsa nė zonat kufitare me ta kishte edhe mendime tė tilla. I thashė se me sa dija forcat tona tė Divizioneve tė V-tė dhe tė VI-tė, po luftonin nė Kosovė, Metohi e po marshonin drejt Sanxhakut. Mė pas Titua mė pyeti se ku kisha punuar, ēfarė kisha qenė mė parė, si e kisha kaluar luftėn dhe tė tjera. Gjatė bisedės vura re se ai ishte i thjeshtė dhe nuk pozonte. Kėtė takim nuk e mora si njė favor qė mė bėhej mua, por si njė bashkėbisedim tė tij me tė parėn partizane shqiptare, pra si njė takim simbolik. Nėnkuptohet, pėr mua, ky ishte njė eveniment i veēantė qė mė gėzoi pa masė, sepse e shihja qė Shqipėria po njihej edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Ky takim i thjeshtė, qė zgjati rreth njė orė, mua mė ka lėnė mbresa tė paharrueshme dhe gėzim tė veēantė edhe pėr faktin, sepse gjatė luftės marshallin Tito, e takoi nė selinė e tij tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, burri im, Nesti Kerenxhi dhe Alqi Kondi. Pas ēlirimit, unė, gruaja e tij, pėrsėrita tė njėjtėn gjė, e takova Titon, por tashmė nė Beograd. Njė tjetėr fakt qė mė ka mbetur nė mendje ėshtė takimi me Miladin Popoviēin. Konstatova se ai nuk ishte mė Miladini i mėparshėm. Me sa duket kishte ngėnė kritika tė ashpra. Miladini mė pyeti me dashamirėsi pėr Enverin dhe shokėt e tjerė tė Byrosė Politike, dhe sidomos mė shumė u interesua pėr Liri Gegėn. Pyeti kryesisht pėr shėndetin e tyre dhe se nė ē`funksione partiake e qeveritare ishin caktuar. Me sa duket kishte marrė vesh zhvillimin e punimeve tė aktiviteteve tė fundit tona nė Berat, por nuk mė pyeti fare pėr to. Mė pas, Miladinin e caktuan me detyrė nė Kosovė, ku dhe e vranė me atentat, brenda nė zyrėn e tij. Mbaj mend se pėr kėtė na ka informuar Ramiz Alia, i cili ishte Komisar i Divizionit tonė, qė operonte nė Kosovė. Ai ishte ndodhur nė Prishtinė, pikėrisht nė vendin e atentatit ndaj Miladinit, menjėherė pas ngjarjes.

    Ato ditė nė Beograd erdhi njė delegacion zyrtar nga Shqipėria. A ju kujtohet edhe juve vizita e parė e zyrtarėve tė lartė shtetėrorė nė Jugosllavi?

    Po. Nė pėrbėrje tė delegacionit ishin Koēi Xoxe, si zėvendėskryeministėr e Sekretar Organizativ i KQ tė PKSH-sė, dy anėtarėt e Byrosė Politike tė KQ tė PKSH-sė; Sejfulla Malėshova dhe gjeneral-major Bedri Spahiu. Ky ishte delegacioni i parė zyrtar shqiptar qė shokoi nė Jugosllavi pėr tė vendosur marrėdhėniet ndėrshtetėrore dhe ndėrpartiake. Po vinte Viti i Ri, kremtimet e tė cilit ne i bėmė sė bashku nė Shkollėn e Partisė nė Beograd. Mua mė bėri pėrshtypje edhe diēka tjetėr. Kisha katėr-pesė vjet qė nuk e festoja Vitin e Ri, sepse ndodheshim nė luftė dhe se si mė dukej qė e festoja tashmė nė dhe tė huaj. Pasi delegacioni nė fjalė pėrfundoi vizitėn zyrtare, sė bashku u kthyem nė Tiranė. U kthyem jo me aeroplan bombardues anglez, por me njė aeroplan tė rregullt transporti, komod dhe tė ngrohtė. Nė rastin mė tė parė i dorėzova Koēit, dinarėt qė mė kishin mbetur dhe katėr napolona flori, qė m“i kishte dhėnė pėrpara se tė nisesha. Ai buzėqeshi, dhe i futi pėrsėri nė kasafortė.

    Ju jeni e para ministre grua nė ekzekutivin shqiptar tė tė gjitha kohėrave. Kush ua komunikoi detyrėn e re dhe si e pritėt emėrimin historik nė krye tė dikasterit tė Arsimit?

    Nuk mė ka shkuar kurrė mendja tė flas me superlativa pėr veten time. Jo vetėm se nuk e kam natyrė, por pas njė kalvari gati 60- vjeēar me ka humbur kėnaqėsia pėr tė folur pėr vete. Ėshtė e vėrtetė se emėrimi im im nė kėtė post ishte emocionues dhe i papritur. Mua mė thirrėn Koēi dhe Enveri, nė shtėpinė e kėtij tė fundit, ku, siē e thashė mė lart, zhvilloheshin zakonisht mbledhjet e Byrosė. Enveri mė komunikoi se me vendim tė Byrosė Politike isha emėruar ministėr. Nė ēast bėlbėzova njė feleminderit dhe mendja gjithnjė mė punonte se si do ta kryeja kėtė detyrė kaq tė vėshtirė. Mė pas, kur e mblodha veten, i thashė E.Hoxhės se isha shumė e re dhe se ende e ndjeja veten nxėnėse pėrpara profesorėve tė mi, tė cilėt do t‘i kisha vartėsa nė Ministrinė e Arsimit. Enver Hoxha mė tha: “Lėri ato se ke bėrė universitetin e luftės. Ke drejtuar punė shumė mė tė mėdha. Tani nuk duhet tė ngurrosh”. Gjithsesi, ngula kėmbė tė mbroja mosemėrimin tim. I thashė se mund tė gjendej njė zgjidhje tjetėr mė e pėrshtatshme pėr atė detyrė. Enveri atėherė pyeti: “Si thua ti, kush mund tė jetė?”. I pėrmenda emerin e Manush Myftiut. Pėr tė mė mbushur mendjen mė siguroi qė do tė kisha edhe ndihmėn e tij dhe tė shokėve tė tjerė. Kini parasysh nė ē‘pozitė tė vėshtirė ndodhesha. Sa emocione dhe ndrojtje kisha, sepse nė atė ministri mė parė kishte punuar Gjergj Kokoshi, shkodrani i urtė dhe me njė kulturė tė gjerė. Kishte punuar Sejfulla Maleshova e tė tjerė, qė mua mė dukeshin mė tė zotė se unė. Megjithatė, mė emėruan ministėr tė Arsimit dhe ia fillova punės nga njohja e strukturės oganizative, stafit qė punonte nė ministri dhe tė tjera. Para meje nė atė dikaster kishte punuar si zėvendėsministėr Fadil Paērami, i cili pas Pleniumit tė Tetė u dėnua dhe ishte emėruar drejtor nė Muzeumin Arkeologjik-Etnografik. Aty punonin specialistė tė mirėfilltė tė arsimit si: Siri Shapllo, Myzafer Xhaxhiu dhe shumė tė tjerė. Duheshin kompletuar shkollat e mesme, e sidomos ato unike e fillore, me kuadro, literaturė, banka e materiale tė tjera didaktike, tė cilat mungonin thuajse krejtėsisht. Vetėm nė qytetet kryesore ekzistonin shkollat e rregullta.

    Po nė fashatrat dhe lokalitetet e shumta tė Shqipėrisė, ē‘bėhej vallė?

    Atje shkollat duhej tė sistemoheshin nėpėr godina. Na duhej tė emėronim arsimtarė vullnetarė me arsim shtatėvjeēar, sepse kishim mungesė tė madhe kuadri. Dilte nė plan tė parė organizimi i kurseve kundėr analfabetizmit. Nevojiteshin kurse tė shumtė pėr kualifikimin e punonjėsve tė arsimit nė pėrgjithėsi, nėpunėsit e shkollave dhe tė seksioneve tė arsimit, si edhe organizimi i botimeve masive tė teksteve tė reja shkollore, si nė pėrmbajtje ashtu edhe nė pikėpamje estetike. Kjo ishte njė punė kolosale, e cila duhej tė kalonte nėpėrmjet aparatit tė Kryeministrisė, Ministrisė sė Arsimit, ndėrmarrjeve tė botimit, apo seksioneve tė arsimit nė rrethe. Kishte ardhur koha tė mendonim pėr shkollėn tonė tė lartė kombėtare dhe si fillim krijimin e Institutit tė Lartė Pedagogjik, Shtėpive tė Pionierit e tė Rinisė, rrjetit tė gjerė tė Vatrave tė Kulturės, Muzetė e ndryshme, Bibliotekave, Institutit tė Shkencave, Teatrit Popullor, Estradės sė Shtetit, Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė do tė ishin bazat e Universitetit Shtetėror dhe Akademisė sė Shkencve tė Shqipėrisė. Njė pjesė e kėtyre institucioneve shumė tė rėndėsishme, qė pėrmenda, kishin filluar tė funksiononin, por ishin tė pakonsoliduara. Kėshtu, nė kėto kushte tė vėshtira pėr mua, por edhe pėr vendin, fillova punėn e ministrit. Nė kėtė post qendrova vetėm gjashtė muaj, sepse pas Kongresit tė Parė tė PKSH-sė u pėrjashtova nga Komiteti Qendror dhe u shkarkova nga detyra e lartė e ministrit...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Naxhije Dume: Ditėt e vėshtira nėn survejimin e Sigurimit

    As/prof.dr. GJERGJ TITANI - LUAN KONDI

    Nė tė gjithė dokumentet e kohės tė pas Plenumit, thuhet se ai ėshtė njolla mė e zezė nė historinė e partisė. Mua nuk mė duket kėshtu. Sepse nuk ka pasur atėherė asnjė kontestim nga anėtarėt e Komitetit Qendror. Nėse flitet se nė Plenum u parshtrua nga udhėheqja jugosllave bashkimi i dy vendeve mbi baza federative, apo atmosfera e zhvillimit tė punimeve tė tij ishte shumė e rėndė

    Unė isha pėrgatitur tė raportoja pėr aktivitetin e Ministrisė sė Arsimit. Pėrpara se tė fillonte seanca e radhės, Bedri Spahiu mė kėshilloi ta lija raportin pėr ministrinė dhe tė flisja nė Kongres pėrgjithėsisht pėr kulturėn. E kuptova. Sinjali ishte i qartė. Mehmet Shehu njoftoi se fjalėn duhet ta merrja unė. Ndėr tė tjera, diskutova edhe pėr ēėshtjet e partisė nė Plenumin e Tetė, i cili ishte kritikuar rėndė

    Naxhija ėshtė e qetė dhe e mendon mirė atė qė thotė. Kurrėsesi nuk do qė tė ketė pasaktėsi nė deklarimet e saj, tė cilat lidhen me historinė e luftės dhe pasluftės. Tashmė 83-vjeēare, Naxhija, mendon se i ka thėnė tė gjitha ato qė i kishte mbajtur tė fshehta pėr mė shumė se 50 vjet. Nė numrin e sotėm tė gazetės, ajo kėrkon tė dėshmojė pėr njė nga ngjarjet mė tė hidhura nė jetėn e saj, shkarkimin nga tė gjitha funksionet partiake dhe shtetėrore, por nuk harron tė shprehet edhe pėr Plenumin e 8-tė dhe tė 11-tė, ku u dėnuan Nako Spiru dhe Koēi Xoxe.

    Disa vjet pas zhveshjes nga funksionet e larta, Dume do tė punonte nė Tiranė, deri kur filloi goditja e tė piketuarve nga Enveri, pas Konferencės sė Partisė sė Tiranės, e cila mbahet mend si njė nga fushatat mė tė egra tė dėbim-internimeve dhe persekutimeve.


    Njė Plenum i zi, sipas Enver Hoxhės, ėshtė dhe Plenumi i 8-tė i KQ tė PKSH-sė. Ēfarė ju kujtohet nga punimet e tij?

    Plenumi i tetė i KQ tė PKSH-sė mbaj mend se u mblodh aty nga muaji shkurt i vitit 1948. Nė tė gjithė dokumentet e kohės tė pas Plenumit, thuhet se ai ėshtė njolla mė e zezė nė historinė e partisė. Mua nuk mė duket kėshtu. Sepse nuk ka pasur atėherė asnjė kontestim nga anėtarėt e Komitetit Qendror. Nėse flitet se nė Plenum u parshtrua nga udhėheqja jugosllave bashkimi i dy vendeve mbi baza federative, apo atmosfera e zhvillimit tė punimeve tė tij ishte shumė e rėndė dhe ekzistonte njė frymė diktati e persekutimi, si dhe format e lidhjeve politiko-ekonomike midis dy vendeve ēonin nė zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, kėto deklarime zyrtare ishin tė pavėrteta dhe i atribuoheshin apriori Koēi Xoxes. Pėrse ndodhte kjo? Koēi Xoxe ishte zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Brendshėm, ndėrsa kryeministėr atėherė ishte Enver Hoxha. Xoxe ishte edhe Sekretar Organizativ i KQ tė PKSH-sė e anėtar i Byrosė Politike kurse Enveri ishte Sekretar i Pėrgjithshėm dhe anėtar i Byrosė. Mbi kė binte faji kryesor? Pse Enver Hoxha lejoi tė ashtuquajturin voluntarizėm tė K.Xoxes? Nėnkuptohet, nėvojė pėr shpjegime tė tepėrta nuk ka! Enveri e akuzoi Koēi Xoxen pėr tė ashtuquajturin fraksion nė kokė tė partisė. Unė pyes sot e qetė se kush ėshtė pėrgjegjės edhe pėr kėtė? Pėrsėri ėshtė e kuptueshme dhe komentet janė tė tepėrta. Ėshtė thėnė se nė Plenum u krijua trualli i plotė pėr zbatimin e planit jugosllav tė kolonizimit tė Shqipėrisė. Thua tė jetė i vėrtetė ky shpjegim naiv dhe keqdashės, pėr tė mos thėnė antishqiptar?! Thua se Jugosllavia mund tė bėnte me vendin tonė ēfarė i deshte qejfi dhe jashtė kontekstit tė ndėrtimit tė Evropės tė pasluftės? Pas firmosjes tė dokumenteve kryesore, tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Potsdam tė Gjermanisė? Unė them se shpjegim mė tė mbrapshtė nuk mund tė kishte dhe jam e bindur se historia e Shqipėrisė do tė rivlerėsojė jo vetėm aktivitetin e PKSH-sė, por edhe aktorėt kryesorė tė saj qė janė dėnuar padrejtėsisht. Ndaj, nuk dua tė zgjatem mė, sepse siē e kam theksuar nė kėtė intervistė unė nuk marr pėrsipėr tė bėjė analiza tė pėrgjithshme, ato le t‘i bėjnė historianėt, sociologėt, politologėt, kulturologėt etj.

    Ēfarė mbani mend nga njė tjetėr Plenum i KQ i PKSH-sė, ai i 11-tė, i cili do tė zhvillonte punimet 7 muaj mė vonė?

    Plenumi i 11-tė i KQ tė PKSH-sė si rrallė herė i zhvilloi punimet maratonike tė tij, nga 13 deri mė 24 shtator tė vitit 1948. Do tė thoja se ky Plenum ishte antipodi i Plenumit tė Tetė. Nė dokumenta thuhet se aty u vendos kthesa e madhe e PKSH-sė, u likuiduan ndėrhyrjet brutale tė revizionistėve jugosllavė nė punėt e brendshme tė partisė sonė si dhe veprimtaria armiqėsore e Koēi Xoxes e grupit tė tij. Po sipas kėtyre dokumenteve, u likuiduan pasojat qė nga Plenumi i Dytė i Beratit dhe deri nė vitin 1948. Plenumi i 11-tė thuhet se u dha fund tė gjitha shtrembėrimeve e gabimeve nė vijėn politike dhe organizative tė partisė. Aty u dėnua Titua dhe udhėheqja jugo-sllave pėr tė gjitha “tė kėqijat” qė na kishte bėrė. U legalizua PKSH-ja, e cila vepronte nė ilegalitet, nėn emrin e Frontit Demokratik, filloi botimi i gazetės “Zėri i Popullit” dhe u thirr Kongresi i Parė i PKSH-sė. Nė kėtė mėnyrė Plenumi i 11-tė, thonė historiografėt e Enver Hoxhės, shėnoi kthesėn e thellė nė jetėn e partisė dhe tė tjera si kėto. Nė kėtė Plenum u vendos tė hiqej rezolucioni antimarksist i Plenumit tė Tetė e tė tjera vendime tė tij. Ē`kishte ndodhur, pėrse u armiqėsua PKSH-ja me PKJ-nė dhe Titon? Ndėrkohė ishin prishur pėrfundimisht marrėdhėniet midis Stalinit dhe Titos, PK tė BS-sė dhe PKJ-sė. Po zbatohej linja e ashpėr staliniste kundėr Titos dhe PKJ-sė. Kjo linjė po reflektohej nė letrat e posaēme politike qė PK e Bashkimit Sovjetik i dėrgoi PK tė vendeve tė Demokracisė Popullore, apo Informbyrosė, me seli nė Bukuresht dhe qė nxirrte organin e saj “Pėr njė paqe tė qendrushme, pėr njė demokraci popullore”, ku PKSH-ja nuk pėrfaqėsohej. Kėto letra tė KQ tė BS-sė, qė janė quajtur letrat e ndritura tė Stalinit tė Madh, shėnojnė skenarin e pėrgjakshėm e tė pėrbindshėm tė goditjeve zinxhir qė nisėn me Koēi Xoxe nė Shqipėri, Trajēo Kostov nė Bullgari, Sllanski nė Ēekosllovaki, Rajhu nė Hungari, Patrashkanu dhe Ana Pauker nė Rumani, Shtajnenberg nė RDGJ e qė do tė pėrfundonin me asgjesimin e Gomulkės nė Poloni, tė cilin Stalini nuk mundi ta lekuidonte, sepse vdiq nė mars tė vitit 1953. Tė gjithė kėta personalitete tė mėdha janė rehabilituar nė vendet e tyre, ndėrsa Koēi Xoxe pas 56 vjetėsh ende nuk ėshtė rehabilitur as juridikisht. Ky skenar, i cili u zbulua plotėsisht pas punimeve tė Kongresit tė 20-tė tė PK tė BS-sė shėnonte kulmin e kultit tė individit tė Stalinit nė planin ndėrkombėtar. Bėmat e tij nė PK tė BS-sė ishin jo vetėm skandaloze dhe antihumane, por tė pėrbindshme, pėr ēka ne komunistėve shqiptarė na vinte keq. Ky ėshtė mendimi i thjeshtė, tė cilin nuk kam mundur ta shpreh asnjėherė deri mė sot, pėr kushtet nė tė cilat u ndodha. Mendoj se mund tė ketė edhe njerėz qė nuk janė nė njė mendje me mua, por ka ardhur kohė e mrekullueshme e pluralizmit, ku gjithėsecili mund tė shprehė mendimin e tij alternativ.

    Shatė vjet pas krijimit tė saj, PKSH-ja po mblidhej urgjentisht nė Kongresin e Parė. Sipas Enver Hoxhės dhe historiografėve tė padukshėm tė PKSH-sė kishin ndodhur kaq pėrplasje, grindje, kritika tė pafund, pėrjashtime, eliminime politike dhe fizike, prishje tė mėdha marrėdhėniesh me partitė komunistė dhe vendet fqinje. Si i gjykoni ju kėto?

    Unė po e nis pėrgjigjen time nga fundi. E quaj fatkeqėsi tė jashtėzakonshme dhe tė dhembshme tė gjithė kėtė holokaust qė ndodhi me PKSH-nė, tė cilėn e kemi krijuar me shumė mund e sakrifica dhe ndjekur nė rrugėn e vėshtirė tė luftės me shumė gjak e humbje shokėsh e shoqesh. E quaj gabim fatal moslidhjen e PKSH-sė me Partitė Komuniste evropiane, ashtu siē u bėnė pėrpjekjet qysh nė fillimet e krijimit pėr t‘u lidhur me kėto parti. Fatkeqėsi tjetėr ėshtė eliminimi i pabesė i kryetarėve tė grupeve komuniste nėn pretekstin e mostrashėgimit tė konflikteve tė mėparshme. E kam quajtur vazhdimisht tė padrejtė eliminimin e Zef Malės, Anastas Lulės dhe Sadik Premtes e qindra shokėve tė tjerė, pabesisht ose pas shpine qė ishin po aq tė pėrkushtuar sa edhe ne tė tjerėt, pėr kauzėn e komunizmit apo socialdemokracisė, antifashizmit, e ēlirimit tė vendit nga okupatorėt e huaj. E quaj fatkeqėsi gjithashtu trashėgimin e metodave sektare e terroriste ballkanike qė u pėrdorėn gjatė luftės e pas saj pa asnjė tė drejtė nga udhėheqja shqiptare dhe kėshilltarėt jugosllavė. Kongresi i Parė mblidhej nė vjeshtėn e vitit 1948 si kurrė ndonjėherė mė vonė, nga data 8 deri mė 22 nėntor, pasi ishin zhvilluar konferencat e ashpra nė qarqe. Nė kongres morėn pjesė 563 delegatė me tė drejtė vote vendimore dhe 299 me tė drejtė vote kėshillimore. Nė kėtė kohė, partia kishte rreth 30 mijė anėtarė dhe 16-17 mijė kandidatė. Aty do tė ligjėroheshin vendimet e Plenumit tė 11-tė si edhe kthesa qė kishte marrė partia sipas kursit tė ri stalinist. Ky kurs pėrputhej me dėshirat dhe orekset diktatoriale tė Enver Hoxhės dhe do t‘i shkaktonte PKSH-sė shumė dhembje tė mėdha e tė habitshme, ē‘ka krijoi njė arkitip tė ēuditshėm tė njeriut dhe intelektualit tonė. Rendi i ditės i Kongresit ishte mėse i zakonshėm dhe e veēanta e tij ishte votimi i asgjėsimit tė grupit tė Koēi Xoxes dhe miratimi i kthesės qė niste nga Plenumi i 11-tė. Nė Kongres u miratuan direktivat e planit dyvjeēar (1949-1950), politika e jshtme, qė bazohej nė internacionalizmin proletar, miqėsinė me BS-nė dhe vende tė tjera tė Demokracisė Popullore, vendosja e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe miratoi statutin e partisė.

    Po me ju ēfarė ndodhi nė kėtė Kongres, pasi, siē dihet, u pėrjashtuat nga KQ-ja dhe u shkarkuat nga posti i ministrit tė Arsimit?

    Unė isha pėrgatitur tė raportoja pėr aktivitetin e Ministrisė sė Arsimit. Pėrpara se tė fillonte seanca e radhės, Bedri Spahiu mė kėshilloi ta lija raportin pėr ministrinė dhe tė flisja nė Kongres pėrgjithėsisht pėr kulturėn. E kuptova. Sinjali ishte i qartė. Mehmet Shehu, qė drejtonte atė seancė, njoftoi se fjalėn duhet ta merrja unė. Ndėr tė tjera, diskutova edhe pėr ēėshtjet e partisė nė Plenumin e Tetė, i cili ishte kritikuar rėndė dhe mbaj mend se theksova qė pėrgjegjės ishin tė gjithė ata qė e miratuan atė, sepse nė Plenum nuk pati asnjė diskutim kundėr rezolutave tė tij. Kjo, me sa duket, nuk u pėlqeu krerėve dhe tingėlloi keq tek ata. Mehmet Shehu nė ēast tha: “Ta rrahim hekurin sa ėshtė i nxehtė, sepse konkluzionet qė na shpall kėtu Naxhija godasin bėrthamėn mė tė shėndoshė tė Plenumit tė KQ-sė”. Kėtu ai kishte parasysh Enver Hoxhėn, Hysni Kapon dhe veten e tij. Fatmirėsisht Nesti nuk ndodhej nė Kongres, pasi ishte i sėmurė. Pėr Koēi Xoxen dhe tė ashtuquajturin grup tė tij, u morėn masa drastike. Nė kėtė rrjedhė edhe mua mė pėrjashtuan nga KQ i PKSH-sė dhe mė shkarkuan nga posti i ministrit tė Arsimit, si pėrkrahėse tė vijės sė K. Xoxes. Nga partia nuk mė pėrjashtuan qė nė ato kushte ishte njė torturė mė vete.

    Ēfarė ndodhi mė pas?

    Pas Kongresit mė thirri Tuk Jakova, i cili ishte zgjedhur zėvendėskryeministėr dhe Sekretar Organizativ i KQ tė PKSH-sė, detyra qė mė parė i kryente Koēi Xoxe. Ai ishte shumė i tronditur pėr atė qė kishte ndodhur dhe me natyrėn qė kishte nuk mund ta fshihte njė gjė tė tillė. Me sa mbaj mend, mua m“u duk se Tuku u pėrlot. Ai mė komunikoi se isha emėruar drejtoreshė e Muzeumit Arkeologjik Etnografik, qė ishte nė njė ndėrtesė me zyrat e Arkivit tė Shtetit, ku mė parė jetonte Jakomoni, mėkėmbėsi i Viktor Emanuelit nė Tiranė. Nė muze mė kujtohet se shefi i arkeologjisė ishte profesor Hasan Ceka, njė punonjės i pėrkushtuar i arkeologjisė me njė mendje mjaft tė ndritur, mė duket se ishte babai i Neritan Cekės, arkeolog po aq i talentuar sa edhe i ati. Kolegė tė tjerė ishin Skėnder Anamali dhe inxhinier Adhami, ndėrsa shefi i Etnografisė ishte etnografi me pėrvojė Rrok Zojzi, si dhe Andromaqi Gjergji, njė etnografe e re, e cila me kalimin e kohės u titullua profesoreshė dhe njė nga specialistet me pėrvojė dhe e njohur nė arenėn ndėrkombėtare. Babai i saj, njė fanolist i pėrhershėm, ka punuar pėr njė kohė tė gjatė sekretar i Pėrgjithshėm i Prefekturės sė Korēės. Nė shtėpinė e saj, nė Korēė, gjatė kohės sė luftės nė ilegalitet tė thellė jemi strehuar sė bashku me Fiqret Shehun, e cila, siē jam shprehur edhe mė lart, atė kohė ishte e pėrjashtuar nga partia.

    Deri atėherė kishte punuar nė Butrint, Ugolini, ndėrsa nė Apoloni tė Fierit kishte punuar Rei. Edhe unė merrja pjesė nė kėrkime e kontrolle sepse mė tėrhiqte puna e arkeologut. Profesor Ceka dhe R.Zojzi, qė ishin miqtė e mi, mė nxisnin pėr punė shkencore. Ata i kam pasur gjithnjė pranė dhe nuk e ndjeja gjithė atė tė keqe qė mė kishte zėnė. Andromaqi Gjergjin (George) e konsideroja si vajzėn time. Njė ditė prej ditėsh mė njoftoi Aleks Buda, qė atėherė ishte drejtor i Institutit tė Shkencave, se nė Muze do tė vinte pėr vizitė Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu dhe njė grup shoqėruesish tė tyre. Unė i thashė profesor Budės qė tė mos i shoqėroja unė ata vizitorė, por ai kėmbėnguli nė tė kundėrt. Profesor Ceka, Zojzi dhe unė i shoqėruam gjatė gjithė vizitės. Unė nuk komunikova fare me ta dhe mbaj mend se nuk mė dhanė as dorėn. Madje, u sollėn sikur unė nuk ekzistoja fare. Mehmeti kėputi me shpoti njė mufkė: “Shiko se mos zini merimanga tė gjithė kėtu”. Kjo thėnie e tij erdhi pėr faktin se nė njė qoshe pa njė rrjetė merimange. Dua tė theksoj se nė muze atėherė nuk kishim pastruese. Kaq ishte edhe vizita madhėshtore e udhėheqjes mė tė lartė tė partisė e qeverisė nė Muze. “Orientimi i punės dhe i platformės sė kėtij muzeu, tha Enver Hoxha, duhet tė jenė kėrkimet nė fushėn e kulturės ilire”, ēka ishte e drejtė. Nė kėtė kohė doli nė pension Selim Shpuza, i cili ishte drejtor i Bibliotekės Kombėtare. Unė e zėvendėsova atė. Nė muze punova deri nė vitin 1953. Nė bibliotekė do tė punoja edhe tre vjet tė tjera, pra deri nė vitin 1956, kur shpėrtheu vala e goditjeve pas Konferencės sė Partisė sė Tiranės.

    Si shpėtuat pa u arrestuar pas kėsaj konference, qė u pasua nga njė fushatė e egėr goditjesh?

    Mbaj mend se organizata baze e partisė, ku bėja pjesė edhe unė, ishte sė bashku me Muzeun Arkeologjik Etnografik, Institutin e Shkencave dhe Lidhjen e Shkrimtarėve. Ishte mbledhja e dytė qė bėnim nėn frymėn e Kongresit tė 20-tė PK tė BS-sė, e cila tė themi tė vėrtetėn po sillte njė erė demokratizimi tė veēantė. Kishte filluar lufta kundėr kultit tė individit, por, me sa duket, Enveri kuptonte me kultin e Stalinit, kultin e vet. Ishte dhėnė udhėzimi qė me tė goditurit, pra me njerėzit qė ishin ndėshkuar nga partia, tė tregoheshin tė kujdes-shėm. Nė mbledhje erdhi Adil Ēarēani. Ai nė diskutimin e tij, pyeti fare pa takt se ēfarė kishim biseduar midis nesh, pra unė Stefanaq Pollo, Selim Islami e tė tjerė nuk kishim biseduar pak nė kėtė frymė, por ata u treguan tė ndershėm dhe nuk denoncan asgjė. Adil Ēarēani midis tė tjerash m“u drejtua edhe mua me pyetjen: “Po ti Naxhije, ē`mendim ke pėr ēėshtjet qė po diskutojmė”. Unė i thashė se jetoja nė Shqipėri, lexoja shtypin tonė dhe tė huaj, dėgjoja radion dhe se nuk kisha ndonjė mendim tė veēantė, veē atij qė pėrputhej me vijėn e Partisė. Gjithsesi, kjo dredhi nuk na shpėtoi as mua e as Nestin, por burgut i shpėtuam edhe kėtė herė. E kuptuam shumė mirė qė tė dy, sepse po hidhte hapat njė kalvar i ri dhe i gjatė.

    Si e rodhi jeta juaj mė pas?

    U tranferuam nė Cėrrik, unė isha e papunė dhe Nesti nė ndėrtimin e rafinerisė atje. Pas kėsaj shkuam nė Elbasan. Unė punova drejtoreshė e bibliotekės, Nesti drejtor aty ku ishte. Pas arratisjes tė Panajot Plakut, i cili ishte gjeneral-major, anėtar i KQ tė PPSH-sė dhe kryetar i Komisionit Shtetėror tė Gjeologji-Minierave, Nesti shkarkohet nga detyra e drejtorit dhe emėrohet pėrgjegjės i njė ofiēine tė vogėl. Ndėrkohė i shkroi njė letėr-ankesė Enver Hoxhės, i cili e thirri sė bashku me sekretarin e Parė tė Rrethit dhe i tha: “Po ne tė kemi hequr, sepse dyshojmė se mund tė arratisesh, si Panajoti”. Nesti sigurisht e kundėrshtoi kėtė mendim tė tij, ndaj Enveri i tha tė kthehej nė detyrėn qė ishte. Pas pak u emėrua zėvendės i Myqerem Fugės nė Tiranė. Unė nė kėtė kohė punova nė arsim. Nė vitin 1961, duke qenė me pushime nė plazhin e Durrėsit, na vjen lajmi se Nesti ishte emėruar drejtor i Minierės sė Selenicės nė Vlorė. Nė vitin 1964 pas njė provokimi banal atė e pėrjashtuan nga partia. Nė vitin 1982, pas vrasjes sė Mehmet Shehut dhe arrestimit tė Kadriut dhe grupit tė tij, po pėr njė rast tė tillė banal, Nesti arrestohet, mbahet nė hetuesi, pėr shumė muaj pa u kaluar fare nė gjyq dhe mė 13 shtator tė viti 1983 kur kishte marrė fund gjithēka lirohet. Ndėrkohė ai edhe unė kemi thirrur intensivisht nga hetuesia qendrore e Ministrisė sė Bre-ndshme, qė zhvillohej pranė Burgut tė Ri, ose repartit 313 Tiranė. Ndėrkohė mund tė them se hetuesit Pelivan Luēi dhe Perlat Kasaj, gjithmonė tė dy bashkė nuk mė kanė keqtrajtuar kurrė, po ashtu edhe Sokol Koleka, i cili nuk binte poshtė pėr arrogancė e rrugaēėri. Hetuesit gėrmonin e kėrkonin pėr tė gjithė ata qė ishin projektuar pėr t`u arrestuar. Kėshtu vazhduam tė jetojmė, brenda njė tmerri tė gjatė pafund, derisa u pėrmbys sistemi diktatorial dhe u shpėrnda Komisioni famėkeq i Dėbim-Internimeve. Ne u kthyem nė Tiranė, por vazhdojmė tė jetojmė si emigrantė brenda shtetit tonė. Pėr ne, qeveria dhe shteti janė treguar shurdhėmemecė dhe tė verbėr.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •