http://www.kohajone.com/arshive/2002/04/23/lajmi08.htm
Berisha ne mitingjet e Shirakut
Kryetari i PD, Sali Berisha do te mbeshtese presidentin francez Zhak Shirak ne dy ture elektorale, qe ky i fundit do te mbaje gjate kesaj jave. Burime zyrtare te selise blu thane dje per "KJ" se gjate qendrimit te tij ne Strazburg, Berisha do te marre pjese edhe ne disa nga turet elektorale te presidentit aktual, Shirak.
Kryetari i PD do te qendroje ne Strazburg per nje periudhe pese ditore sipas nje axhende te percaktuar. Berisha pritet te denoncoje vendimin e fundit, qe Gjykata Kushtetuese mori per interpretimin e procedurave te shkarkimit te funksionareve te larte shteteror.
Ne te njejten kohe, Berisha duket se do te ndjeke personalisht edhe dy ture te presidentit aktual francez. Me daten 5 Maj do te mbahet raundi i dyte i zgjedhjeve ku pritet te konkurojne presidenti Zhak Shirak dhe ektremisti i djathte Zhan Mari Lypen. Gjate raundit te pare te zgjedhjeve Shirak mori 19.8% te votave ndersa Lypen 17.2% te votave. Deri ne votimin e turit te dyte, Shiraku ka premtuar se do ti meshoje vlerave republikane kunder ekstremit te djathte. Ne keto kushte ai i beri thirrje elektoratit francez qe te bashkohen kunder kandidatit ektremist te djathte Lypen, duke deklaruar se me zgjedhjen e ketij te fundit rrezikohej e drejta dhe dinjiteti i races njerezore.
Krijoni Kontakt