Manulaki te pershendes,
Na humbe fare dhe na ke munguar me te vertete.
U bere shkak qe te jap edhe une mendimin tim per festimin e Krishtlindjeve.
Ne rrallle te pare dua te them se me pelqen shume te festohen si Krishtlindjet edhe Pashket. Mendimi se keto festa nuk duhen festuar per arsye se e kane prejardhjen nga paganizmi, me duket nje mendim fanatik. Me pelqejne keto festa sepse ndryshon shume atmosfera dhe behet shkak per te dale pak nga rutina e perditshme, me pelqejne se japim dhe marrim dhurata nga njerezit e aferm dhe me te dashur, me pelqejne se kemi disa dite pushim nga puna si dhe marrim edhe para nga puna si dhurate.
Keto jane disa nga arsyet qe me pelqejne festat dhe per te njejtat arsye i pelqejne festat edhe shumica e njerezve. Por nga ana tjeter une per veten time, ashtu sic ma merr mendja edhe shumica e njerezve, nuk i bejne dhuratat per te kujtuar dhuraten qe Perendia na ka bere neve. Le te jemi te sinqerte, as Krishtlindjet nuk behen per te kujtuar ardhjen e Krishtit ketu ne toke. Keto festa kane krejtesisht nje domethenje tjeter. Njerezit i festojne thjeshte per t'u defryer, per te kaluar mire, per te shpenzuar, per t'u kenaqur sa me shume, por Krishti nuk ka vend fare ne keto festa per shumicen e njerezve.
Edhe une si i krishter, gezohem qe me jepet rasti nepermjet ketyre festave te kaloj me mire, te kaloj me shume kohe me familjen time, ne nje ambjent te bukur dhe festiv, por kurre nuk do thoja se ne keto festa me jepet rasti te sjell Krishtin ne mendje me shume se gjate gjithe vitit. Une per veten time, nuk kam nevoje te stimulohem nga keto lloj festash. Perjetimi i Krishtit per mua eshte dicka qe ndodh gjate gjithe vitit, keshtu qe nuk kam nevoje per keto lloj festash qe une te jem me prane Perendise.
Qe ta permbledh pak mendimin tim, me pelqen me mire te jem i sinqerte dhe te them se me pelqejne keto festa, por jo per arsye se kane kuptim fetar, por per arsyet qe permenda me lart. Ndofta Krishtin mund ta perjetoj me shume gjate periudhave te tjera te vitit se sa per Krishtlindje, Pashke, etj.
Krijoni Kontakt