ARTI I MADH TE JEP MUNDESINE TA OBSERVOSH E KULTIVOSH ATE
Interviste me aktorin shqiptar ne Hollivud, Kastriot Hasa
-A mund te na tregoni se si u integruat ne Hollivud?
-Te integrohesh ne sistemin artistik te Hollivudit per disa mund te jete fat,
per disa pune dhe fat, ndersa ne rastin tim mund te them me bindje se ka qene
rrjedhoje e punes, perpjekjeve te shumta. Nuk kane munguar momentet kur i
gjendur ne veshtiresi dhe lodhje kam pyetur: a ia vlen te vazhdosh apo jo?
Sigurisht qe pergjigjja ime ne keto raste ka qene "Po" dhe kjo me coi tek
rezultatet e deritanishme. Synimet e mia sigurisht qe nuk perfundojne ketu, por
une jam i kenaqur nga rezultatet me keto rezultate, duke marre parasysh kohen e
shkurter prej tre vjetesh qe ndodhem ne Hollivud ku gjithcka eshte e bazuar tek
konkurrimi.
Industria e filmit ne Hollivud, sic dihet, eshte nje nga me te fuqishmet ne bote
dhe konkurenca i pergjigjet te njejtit kriter (jane me mijera aktoret, te cilet
presin ne dyert e studiove per te fituar te drejten e nje kino-prove).
Angazhimi im i pare ketu ne Hollivud ka qene ne teater ku pata rolin e Doktor
Kajusit ne komedine e Shekspirit "Grate Gazmore te Eindsorit", rol i cili
pavaresisht se e fitova me konkurim me trembi per dy arsye: kisha vetem nje vit
ne Amerike dhe me gjuhen angleze nuk isha ne nivelin e duhur; pese nga aktoret
kryesore qe luanin me mua ishin te njohur dhe njeri prej tyre kishte qene
kandidat per "Emmy Aeard"
Shfaqja doli me sukses dhe kjo me coi tek nje rol me i rendesishem po tek veprat
e Shekspirit, "Otello". Keshtu vazhduan projektet e tjera ne Teater dhe Film.
-Sa ndikoi protagonizmi juaj ne filmat dhe teatrot qe keni luajtur dhe ne
pasurimin e CV-se se komunitetit shqiptar neper bote?
-Rezultatet e deritanishme ne cdo projekt ku jam angazhuar kane qene shume te
mira. E them kete duke u bazuar ne pritjen qe me ka bere publiku dhe nga
vleresimet qe kam marre nga regjisoret duke perfshire ketu edhe nje shkrim ne
nje nga gazetat e Los Angeles, i shoqeruar me fotografine e rolit.
John E. Farell, regjisori i "Grate gazmore te Uindsori" ku interpretova ne rolin
e Dr. Kajusit, i kenaqur nga puna ime, me ofroi rolin e Otellos. Kris Zemermen,
regjisorja e Sony Playstation, pas interpretimit tim te pare ne nje nga
projektet me te famshme ne bote, "Socom II" videogame, me ofroi edhe kater role
te tjera. Dhe, se fundmi, ne projektin aktual dhe deri tani me te rendesishem,
regjisori i mirenjohur, David Hogan, i impresionuar pas xhirimit te disa
skenave, me tha: Pres me padurim qe te punoj serish me ju.
-A keni lidhje me aktore te medhenj te kinemase amerikane qe jane ketu ne
Shqiperi familjare?
-Nuk e di se sa e ndjekur ka qene kinemaja amerikane ne keto tri vitet e fundit
gjate te cilave s'kam jetuar ne Shqiperi dhe se sa eshte rritur familjariteti i
shikuest shqiptar me kinemanete. Ne filmin qe po xhiroj aktualisht kam per
partnere tre aktore te mirenjohur nga publiku amerikan. Aktorin Peter Stormore,
i cili ka luajtur ne filmat: "Chocolate", "The Tuxedo", "Bad Boys II"; Patrick
Bauchan, i cili ka luajtur ne filmin "Panic Room" dhe Tim Abel, i njohur per
rolin e tij ne filmin "Instinct to kill" etc.,.
Gjithashtu, ne projektet e vogla qe kam pasur para filmit aktual, kam pasur
rastin te ndodhem ne nje shesh xhirimi me aktore te tille si: Cris Cooper, Jeff
Bridge dhe Leonardo Di Caprio.
Kam pasur rastin te njihem me regjisorin Tom Shadyac, i cili eshte i njohur ne
Shqiperi me filmat: "Liar, liar", "Nuty Proffessor", "Ice Ventura" dhe filmi i
fundit me protagoniste Morgan Freeman dhe Jim Cerry "Bruce Allmighty.
-Cilat mund te quani kulmet e karrieres suaj te deritanishme?
-Dy do t'i klasifikoja si arritjet me te rendesishme te karrieres sime te
deritanishme:
Fitimin e te drejtes per te qene anetar i shoqates se aktoreve profesioniste te
Hollivudit (Screen Actors Guild (S.A.G)), anetaresim ky i cili me jep te drejten
qe te konkuroj pa kufizime ne te tera projektet e Hollivudit dhe pjesemarrjen ne
filmin qe po xhiroj aktualisht ku do te interpretoj ne rolin e Hadadit, film i
cili synon qe te arrije nivele te larta ne industrine e filmit amerikan.
-Cfare mund t'i keshilloni aktoreve dhe prodhuesve te filmit shqiptar?
-Fakti qe kam arritjet e deritanishme nuk mendoj se me jep te drejten te gjykoj
mbi artin dhe artistet shqiptare. Formimi im artistik eshte i ndikuar nga arti
shqiptar, megjithese angazhimi im ne projektet shiptare ka qene i vogel dhe
eksperiencat jo te mira.
Duke qene i angazhuar ne nje qender teper te rendesishme te zhvillimit dhe
prodhimit te artit, te jepet mundesia qe te observosh, ta kultivosh artin sa me
thelle dhe te ushtrosh aftesite e tua interpretative me nje eficensi sa me te
larte. Keto fakte qe permenda me siper i konsideroj si nje privilegj te
angazhimit tim ne Hollivud.
Interviste me aktorin shqiptar ne Hollivud, Kastriot Hasa
nga Koha Jone tek Albafilm
Krijoni Kontakt