Ishalla pa dallavere sivjet, shpresoj te degjojme kenge kualitative dhe fitofshin me te miret!
Ishalla pa dallavere sivjet, shpresoj te degjojme kenge kualitative dhe fitofshin me te miret!
Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.
E degjuat c'ndodhi mbreme ne Sallen Universale ne Shkup ne kohen kur duheshte te filloje Nota Fest 2006 ?
Nderpritet festivali (qysh para fillimit),para syve te policise thyhet mixeta,skena hallakatet dhe i thyhen kamerat televizionit Alsat M, e gjithe kjo behet ne nga persona te armatosur te veshur ne kostume te cilet kane folur ne shqip.
Festivali eshte anuluar per ne "dite me te mira".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 26-11-2006 mė 19:18
Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.
Nuk mund te kuptoj pse behet nje gje e tille dhe me cfare motivesh nderpritet nje eveniment i tille kulturor? Duhet te kete fakte te forta per nje veprim te tille, mandej edhe organizatori i festivalit. z.Mevlan Tahiri ishte kercenuar disa here per mosmbajte te festivalit.
My silence doesn't mean I am gone!
Fenomeni "komandant te logjistikes" vazhdon tek shqiptaret e Maqedonise.Kesaj rradhe sipas te gjitha gjasave nuk ka te beje me politike por me pakenaqesi te ndonje "kengetari" te cilit ne ndihme i ka ardh mahalla me kallasha per ta perkrahur dhe per te zene vendin e pare ne cirkun qe quhet NOTAFEST.Mevlani duhet te mendohet mire kur ben "nameshtalka" dhe merr pare sepse sic thuhet nese mbjell me dreqin do te koresh perseri me dreqin.
10 persona me kallasha ne duar ne qender te Shkupit ne sallen me prestigjioze qe ka Maqedonia kjo eshte turp me i madh qe mund ti ndodh Maqedonise e ne vecanti shqiptareve si kryeprotagonist te kesaj ngjarje te shemtuar. Ngjarja tregoi se sa eshte e pasigurt jeta ne mesin tone, se sa fenomeni "komandanta"eshte perhapur tek ne.Te shtenat e kallashit ne zemer te Shkupit gjate fitores se njerit subjekt kater vite me pare ne fakt e paralajmeruan kaosin brendashqiptar dhe qe prej asaj dite rrugeve tona enden keto hije te vdekjes te cilet pervec armes ne duar nuk kane as zemer as trimeri te mos them intelekt te bejne dicka tjeter.Pikerisht keto e perlyen emrin e UCK-se ngjashem si ne Kosove kur injorantet e bashkepunetoret e deridjeshem te Serbise-biznismen e kameleona klasik u turren per te plackitur neper rruge ne emer te UCK-se.
O zotėri nuk janė njerėzit e subjektit qė fituan para katėr vjetėve ata tė cilėt krijojnė pasiguri, bėjnė plaqkitje, nxjerin e vėndojnė njerės me dhunė, ndėrpresin manifestime e mė e keqja rėzojnė flamujt kombėtar nga bulevardet e Tetovės....Postuar mė parė nga Shkupi
Por janė mu kta qė ēdo herė kanė humbur janė tė PDSH-sė qė mburen se pėr simbol partiak e kan flamurin e Skenderbeut e nė faktė as pak nuk e duan Skenderbeut tregojnė vet ngjarjet e fundit......
Bashkohen popuj tė ndryshėm !Pse mos bashkohemi edhe ne kur jemi njė Komb
Eshte fakt i gjalle se "liria" erdhi se bashku me kaosin ne rruge.Nuk besoj se BDI-se apo PDSH-se(se paku njerezve kyq te ketyre partive) ju intereson kaosi por aty poshte ne terren ne emer te tyre turli injoranti po gjuan me kallasha e altija.Nese dikush eshte i thirrur ti qetesoj keto bisha jane partite shqiptare sepse ne akoma nuk jemi shtetformues ne Maqedoni por nje pakice e madhe e cila luan tragjikomedine e titulluar:Ajt kishe jemi te forte". Nese nuk mund ta bejne kete atehere nuk ka pse te ekzistojne.
Liria erdhi me kaosin ne rruge, por nuk mund qe krejt e keqja qe po ndodh ne Maqedoni, kryesisht tek popullata shqiptare, te etiketohet si "Made in BDI". Problemi yt qendron ne ate se ty per cdo gje me pare fajesoje partine shqiptare ne pushtet BDI-ne, ndersa tash kur dikush tjeter eshte ne pushtet, ty s'fajeson ate, por prap BDI-ne, qe s'ka asnje lidhje me keshtu gjera. Te kam thene shume here, ndoshta te vleresoj si gazetar, por duke dashur te them te verteten, je ne BDI-fobist i terbuar, qe as Llatasi i TV Sitelit nuk ta kalon.
My silence doesn't mean I am gone!
Tani po vėrtetohet se gjatė gjithė kohės ka qenė pikėrisht PDSH ajo qė ka pėrkrah komandatat batakēi... se disave ju qante zemra se BDI-ja po promovon kėto lloj dukurish nė shoqėrinė tonė.
Sipas burimeve jozyrtare, grupi i armatosur kishte ikur nė drejtim tė Kondovės e Alfat ēuditėrisht nuk i kishin ndaluar dot![]()
Kush e din se cili paska qenė ai kėngėtar qė ėshtė diskualifikuar? helbete Valon Suma, kėngėtari qė vjet fitoi pėr hatėr lokalizmi (nga Saraji).
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
bsdev (03-03-2017)
Jo Davius nuk e fajesoj ekskluzivisht BDI-ne per ate qe ndodh neper rruge por i fajesoj te dy subjektet shqiptare te cilat keto gjera nuk po i shohin sepse pikerisht keto gjera negative i bejne ca ushtare te partise dhe partia nuk ben tu hyne ne hak sepse vijne zgjedhjet e ardhshme dhe nuk dihet mund te ju duhen.Ne Shkup prej perfundimit te luftes "ne liri" jane vrare mbi 200 shqiptar ne zenka te kota fjala vjen per parking etj dhe kjo eshte filozofia e "komandantit te logjistikes" dhe kete ti shume mire e njeh sepse me siguri ke marre pjese apo ke qene afer ne tubime ku keto "komandant" e kane hyjnizuar kallashin sepse vetem nepermjet kallashit e shohin fuqine e tyre se perndryshe behet fjale per persona impotent e injorant. Keta jane shume te rrezikshem sepse te vrasin per imazh por as BDI e as PDSH nuk arriten ti fusin nen kontroll keto hajvan te corroditur e tani u krijua nje imazh ku te kesh arme e te gjuash me te eshte "burreri" sepse te frikesohen te gjithe si dhe mund te ngasish veturen mespermes Cairit ne shpejtesi prej 140 km apo mund te kalosh ne te kuqe kur te duash sepse ti je komandanti lokal.Keto hajvan mbase nuk kane lidhje te drejteperdrejte me politiken e BDI-se sepse tani shumica prej tyre gradualisht jane duke migruar ne PDSH sepse ata atachohen "tek i forti" vet jane burreca qyqare me arme ne dore.Ne anen tjeter nuk dua te gjasoj si nje gramafon i prishur por BDI-ja sa ishte ne pushtet e humbi shansin kryesor qe ti ve punet nen kontroll dhe me zgjedhjet ne Cair ne fakt i promovoi edhe talibancat dhe tani pasojat do te barten vite me rradhe.Si shqiptar te Maqedonise gabuam shume qe nuk insistuam ne ruajtje te UCK-se ne forme te TMK-se per Maqedoni me nje qellim qe komandantat e vertete te luftes te dallohen nga komandantat e rruges.Ali Ahmeti duheshte qe diten e pare te kerkoje qe nje njesi speciale e perbere nga ushtaret me te forte e profesional te UCK-se te perballej me keto rrugaq sepse ata mund te rahatohen vetem nga shqiptari sepse maqedonit fare nuk i intereson cka po ndodh tek shqiptaret. "Mbjell me dreqin me dreqin ke per te korur".
Edhe nje gje Maqdonet e fituan shtetin asnje plumb nuk e hodhen e ne "fituam lirine" e mbetem me kallasha neper duar duke u mbrojtur nga njeri tjetri
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkupi : 27-11-2006 mė 10:30
Kush ti dha keto informata fjolla nuk dua te besoj se vijne nga Ermira Mehmeti ;-)....dhe po te jete ashtu askush nuk e c`fajeson BDI-ne per humbjen e kontrollit mbi komanadatave te rruges.Te kujtohet nata kur fitoi BDI ne zgjedhjet 2002?Prej Bit Pazarit e deri ne Cair gjithe naten qielli ishte skuqur nga te shtenat. Ate nate BDI-ja apo rrugeqet qe jane paraqitur ne emer te saj e promovoi filozofine e kallashit ne rruge apo legjitimimi urbanistik i kallashi si mjet frikesimi politik te kundershtarit. Kondova dhe Krasniqi dhe shume te tjere jane nusprodukt i fillozofise se kallashit qe edhe per shume vite ka per te qene e pranishme ne keto troje qofte me BDI apo PDSH apo neser PPD ose ku me dit me cilen parti.
Krijoni Kontakt