Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Libia heq dore nga planet berthamore

    Komuniteti ndėrkombėtar pėrshėndet vendimin e Libisė

    Komuniteti ndėrkombėtar e pėrshėndeti vendimin e Libisė pėr tė hequr dorė nga armėt e shkatėrrimit nė masė.
    Njė numėr vendesh thanė se vendimi i Libisė ėshtė njė hap pėrpara drejt ndalimit tė pėrhapjes sė armėve bėrthamore dhe njė shembull i mirė pėr vendet e tjera qė kėrkojnė tė zhvillojnė armė bėrthamore, kimike dhe biologjike.

    Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes Arabe Amr Musa i bėri thirje Izraelit, i cili mendohet se ka armė bėrthamore, tė ndjekė shembullin e Libisė. Ministri i Jashtėm i Egjiptit Ahmed Maher, pa pėrmendur emrin e Izraelit, tha se vende tė tjera nė Lindjen e Mesme duhet t’u japin fund programeve pėr prodhimin e armėve bėrthamore.

    Izraeli tha se e pėrshėndet vendimin e Libisė. Radioja izraelite citoi ministrin e jashtėm Silvan Shalom sipas tė cilit Libia po pėrgatit terrenin pėr t’u pėrfshirė nė komunitetin ndėrkombėtar.

    Afrika e Jugut, e cila e eliminoi programin e saj bėrthamor 10 vjet mė parė, tha se veprimi i Libisė krijon kushtet qė Afrika tė arrijė vizionin e saj si njė kontinent pa armė tė shkatėrrimit nė masė.

    Fuqitė bėrthamore Rusia, Kina dhe Franca e vlerėsuan veprimin e Libisė. Por ministri i jashtėm francez Dominik De Villėpė u bėri gjithashtu thirje zyrtarėve libianė t’u japin fund negociatave pėr kompensimin e familjeve tė viktimave tė shpėrthimit nė njė avion francez nė vitin 1989.

    Ish kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armėt e shkatėrrimit nė masė Hans Bliks e pėrshėndeti hapin e Libisė. Ai i tha rrjetit televiziv CNN se udhėheqėsi libian Moamar Gadafi mund tė jetė nxitur nga ato qė ndodhėn nė Irak, ku forcat e koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara ndėrhynė ushtarakisht nė kėrkim tė armėve tė shkatėrrimit nė masė.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti Bush: SHBA dhe Britania do tė jenė vigjėlente pėr tė siguruar qė Libia pėrmbush zotimin e saj


    Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkaura dhe Britania do tė jenė vigjėlente pėr tė siguruar qė Libia pėrmbush zotimin e saj pėr tė hequr dorė nga programi i armėve ilegale, ndėrkohė qė ai u bėri thirrje vendeve tė tjera qė tė ndekin shembullin e Libisė.
    Presidenti tha se udhėheqėsit, qė vendosin tė heqin dorė nga programet e armėve tė shkatėrrimit nė masė do tė gjejnė, siē u shpreh ai, njė rrugė tė hapur pėr marrėdhėnie mė tė mira me Shtetet e Bashkuara.

    Duke folur nė Britani, kryeministri britanik Tony Blair tha se udhėheqėsi libian Muahar Gadafi ndėrmori njė vendim tė guximshėm pėr tė ndaluar programet e armėve bėrthamore, kimike dhe biologjike tė Libisė dhe pėr tė lejuar inspektimet ndėrkombėtare.

    Njė delegacion libian shkoi sot nė Vienė pėr tė filluar bisedimet me inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara pėr armėt bėrthamore lidhur me zhdukjen e programit tė armėve bėrthamore tė Libisė.

    Nė Libi, djali i kolonel Gadafit tha se ishte shumė i kėnaqur me marrėveshjen, qė u arrit si rezultat i bisedimeve 9 mujore midis zyrtarėve amerikanė, britanikė dhe atyre libianė.

    Saif al-Islam Gadafi i tha rrjetit televiziv CNN se ky vendim do tė ndihmojė nė krijimin e kushteve pėr tė vendosur marrėdhėnie normale me perėndimin dhe pėr t’u dhėnė fund sanksioneve kundėr vendit afrikan.

    Ekspertėt thonė se kjo ėshtė hera e parė qė Libia pranon nė publik se ėshtė pėrpjekur tė zhvillojė armė tė tilla.

    Ekspertė amerikanė dhe britanikė vizituan qendrat e armėve tė Libisė nė muajin tetor dhe pėrsėri kėtė muaj. Zyrtarėt amerikanė thanė se programi i armėve bėrthamore i Libisė ishte shumė mė i avancuar se sa mendohej. Zyrtarė amerikanė thanė se Libia ishte afėr zhvillimit tė njė armė bėrthamore.

    //ze//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Bushi: sanksionet ndaj Libisė do tė vazhdojnė

    6 janar 2004 5:15 UTC


    Presidenti Bush zgjati afatin e sanksioneve ekonomike tė vėna 18 vejt mė parė kundėr Libisė, duke thėnė se para se tė hiqen sanksionet duhet tė verifikohet angazhimi i Tripolit pėr tė ēmontuar programet e tij tė armėve tė shkatėrrimit nė masė.
    Presidenti Bush tha tė hėnėn se muajin e kaluar Libia ndėrmori atė qė ai e cilėsoi si hap tė mirėpritur, kur ra dakord tė eliminojė programet e saj tė armėve kimike dhe bėrthamore. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janė tė gatshme tė pranojnė atė qė ai e cilėsoi si pėrparim libian pėr sa kohė qė Tripoli ndėrmerr hapa konkretė drejt zhdukjes sė shqetėsimeve ndėrkombėtare.

    Libia pranoi muajin e kaluar se ka pasur armė tė shkatėrrimit nė masė. Tripoli e bėri kėtė deklaratė pas atyre qė zyrtarė amerikanė e britanikė i cilėsuan si muaj tė tėrė negociatash tė fshehta. Libia ka rėnė dakord tė lejojė inspektimin ndėrkombėtar tė objkteve tė saj tė fshehta.//xh//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Nga inspektimi i shpejte i programit berthamor te Libise, administrata amerikane sot ka bere publike faktin se infrastruktura berthamore ne perdorim nga Libia eshte importuar nga Pakistani. Presidenti Musharaf eshte vene perballe ketij fakti qe ka kapur ate te papergatitur pasi nuk nuk eshte e ditur nese ai ishte ne dijeni te ketij eksporti qe vendi i tij ka bere.

    Musharaf ka premtuar hetimin e kesaj ceshtjeje duke u impenjuar personalisht per ti shkuar ne fund ketij problemi. Sherbimet sekrete amerikane mendojne se eksporti i teknologjise berthamore qe Pakistani zoteron eshte bere nga fizikante pakistaneze te shtyre nga lakmia e parase.

    Pakistani ka qene nen monitorim te repte ne lidhje me mardheniet e veta me Iranin, nje tjeter vend me program nuklear.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Libi: Rivendoset prania diplomatike amerikane

    11 shkurt 2004 5:30 UTC


    Shtetet e Bashkuara vendosėn pėrėsri praninė e tyre diplomatike nė Libi, ndėrkohė qė kryeministri britanik, Tony Blair, shpreson tė bėjė sė shpejti njė vizitė nė kėtė vend afrikan nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr ta kthyer atė nė gjirin e komunitetit ndėrkombėtar.
    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi tė martėn se njė diplomat amerikan po punon pranė ambasadės belge nė Tripoli, prania e parė diplomatike amerikane nė atė vend qė nga viti 1980.

    Zyrtarėt thonė se parashikojnė qė edhe diplomatė tė tjerė amerikanė tė vizitojnė Libinė nė njė tė ardhme tė afėrt dhe qė Libia tė vendosė sė shpejti praninė e saj diplomatike nė Washington.

    Po tė martėn, sekretari i jashtėm britanik, Jack Straw, bėri tė njohura planet e zotit Blair pėr tė shkuar nė Tripoli pėr t’u takuar me udhėheqėsin libian, Moamar Gadafi. Zoti Straw e bėri kėtė njoftim pas bisedimeve nė Londėr me homologun e tij libian, Muhamed Abd al-Rahman Shalgam. Ky ishte takimi i nivelit mė tė lartė midis zyrtarėve tė dyja vendeve nė mė shumė se 20 vjet. Sekretari i jashtėm britanik e cilėsoi takimin si historik dhe tė frytshėm.

    Zyrtarėt thonė se zhvillimet diplomatike janė rrjedhim i deklaratės libiane tė dhjetorit se Tripoli po hiqte dorė nga programet e armėve bėrthamore e kimike. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe ekspertė ndėrkombėtarė ndodhen nė Libi, ku po punojnė me zyrtarė libianė pėr ēmontimin e programeve tė armėve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Lidhjet e Kinės me armėt e Libisė

    Ka patur njoftime se dokumentet lidhur me infrastrukturėn bėrthamore tė Libisė - qė iu dorėzuan amerikanėve,- kanė ardhur nga Kina. Vendimi i Gadafit u prit me lėvdata nė tė gjithė botėn

    Gazeta Washington Post shkruan se njė hetim ndėrkombėtar ka zbuluar se projekte kineze qė i ishin dhėnė Pakistanit nė vitet 80, i ishin shitur Libisė.

    Rezultatet e hetimit, nxorrėn se disa nga dokumentat qė pėrmbante Libia ishin nė gjuhėn kineze.

    Njė ish inspektor i Kombeve tė Bashkuara, David Albright - qė citohet nga Washington Post - i tha BBC-sė se informacioni pėrfshinte edhe udhėzime pėr ndėrtimin e armėve tė thjeshta bėrthamore qė mund tė pėrdoreshin per raketa.

    Tani pyetja qė shtrohet ėshtė se a ka qėnė Kina apo Pakistani furnizues me projekte tė teknologjisė bėrthamore pėr Iranin dhe Korenė e Veriut.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •