Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Gage mision per qeveri

    Eksponenti i njohur i lobit grek ne Amerike Nikolas Gage, vjen serish ne Tirane

    Gage mision per qeveri

    Burime prane tij flasin per disa takime te fshehta me politikane dhe kryeministrin ne detyre Fatos Nano

    Eksponenti i njohur ne marredheniet politike e diplomatike shqiptaro-greke, greko-amerikani Nikolas Gage me cilesine mistike te shpeshshfaqur ka mberritur serish ne Tirane. Njeriu qe nuk ka asnje cilesi zyrtare perfaqesimi, qe per shume arsye konsiderohet "si pensionist i domosdoshem" ne boten greko-amerikane , ka mberritur jo rastesisht ne kryeqytetin shqiptar ne ditet e negociatave per qeveri te re. Me kujdes u eshte shmangur fotoreportereve dhe kamerave televizive, por I etur ka qene per takime me kreret e politikes se majte.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Shiko shiko... Te pakten shoku Niko nuk e ka braktisur shokun Nanon. Megjithese une nuk e kam te qarte sebepin, vajti per dasem apo per varrim?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E ca te keqe ka ketu, secili ka te drejten e levizjes se lire ne demokraci. Me duket se ca njerez duhet ta kalojne tashme kompleksin e greqizmo/sllavizmit i cili ne mungese te nje shkaku real etiketohet si i vetmi burim i rreziqeve per Shqiperine tone te dashur. Jo per gje po i ben te duken qesharake.

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    E ku mund te festohen Krishtlindjet me bukur se ne Tirane, per nje plak amerikan!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    E Hene, 22 Dhjetor 2003 "Koha Jone"


    GAGE MISION PER QEVERI

    Eksponenti i njohur ne marredheniet politike e diplomatike shqiptaro-greke, greko-amerikani Nikolas Gage me cilesine mistike te shpeshshfaqur ka mberritur serish ne Tirane. Njeriu qe nuk ka asnje cilesi zyrtare perfaqesimi, qe per shume arsye konsiderohet "si pensionist i domosdoshem" ne boten greko-amerikane , ka mberritur jo rastesisht ne kryeqytetin shqiptar ne ditet e negociatave per qeveri te re. Me kujdes u eshte shmangur fotoreportereve dhe kamerave televizive, por I etur ka qene per takime me kreret e politikes se majte. Kryeministri Nano dhe disa here Ansastas Angjeli jane takuar gjate dy-tre diteve te fundit me te njohurin nacionalist greko amerikan Gage. Pa pasur asnje lidhje me verbin e njohur te drejtesise "per rikthim ne vendin e ngjarjes", Nikolas Gage ka mberritur ne Tirane edhe per kete fundvit. Aktualisht sipas minoritareve greke ne Shqiperi, ky person me shpesh shkel Shqiperine se sa vendin e origjines se tij. Madje keto burime shtojne se eshte I vetmi person qe mund te konsiderohet nder me te perfshiret ne eshtjet e brendshme te pakices greke ne Shqiperi dhe ne marredhenie te dyshuara me kreret politike shqiptare. Mberritja e tij ne Tirane keto dite negociatash per riberje te qeverise se kryesuar prej kryetarit socialist Fatos Nano, sipas zerave ne kontakt me te, lidhet pikerisht me kete qellim. Madje po sipas ketyre zerave udhetimi i tij drejt Tiranes ka ngjare pasi ka kaluar nga Himara, ka qendruar ne Sarande dhe ka perfshire edhe nje qendrim ne Janine, e me pas ka fluturuar drejt Tiranes. Misionari greko-amerikan ka shpenzuar kaq shume telefonata gjate oreve te qendrimit ne Tirane, ndersa fjale te vecanta ka pasur per deputetet greke te Parlamentit shqiptar.



    Lobi grek ne levizje

    Perfaqesuesit e sillogjeve greke jane vene ne levizje per qeverine e re ne Shqiperi. Mediat e Greqise kane shtuar gjate oreve te fundit interesimin e tyre per kabinetin e ri qeveritar ne Shqiperi dhe sidomos per veshtiresite qe po has kryetari socialist Nano per bindjen e aleateve te majte. Prezenca e Nikolas Gage ne Tirane nuk eshte e vetme, madje thuhet se ne kete angazhim te pashpallur jane vene edhe mjaft eksponente te tjere greke te cilet kane nje begraund lidhjesh dhe marredheniesh mes hapesires ndershteterore greko-shqiptare. Po ketodite ne Himare lobi grek ka servirur nje prezence te re filogrekesh nga Europa, te cilet po investigojne per pergatitjen e nje raporti I cili do te permbledhe ate qe pala greke e artikulon si:" problematike e minoritetit grek ne Shqiperi". Fakti qe nje mission I BE-se ka celur zyre provizore per nje periudhe kohe 2 mujore ne nje hotel privat ne Himare, deshmon qarte levizjen institucionale te lobit grek dhe strukturave paradiplomatike greke per nderkombetarizimin e nje ceshtjeje te investuar prej tyre si pjese te realitetit te minoritetit grek ne Shqiperi. Paralajmerimet per pretendimet greke ne kuader te gjeopolitikes, kane mberritur ne fazen e shtrimit si ceshtje faktike. Kjo e ben edhe me problemore situaten dhe qetesine bufonike te strukturave tona shteterore, te segmenteve tona te perfaqesimit inteligjent dhe gjithe terrin informative per opinionin publik.

    Greket si investues dhe politikeberes

    Rasti "Gage" ne Shqiperi nuk eshte me i tille, Ai eshte nje fenomen qe mesa duket do te duhet kohe e vite te zbardhet. Dosja e ketij eksponenti te lobit grek qellimisht mbahet e mbyllur nga elemente te politikeberjes dhe administrimit shteteror ne Shqiperi. Kronika e implikimeve te tij ne politiken dhe parapolitiken shqiptare do te jete e gjate dhe e cuditshme. Natyrisht emra te tille si Fatos Nano, Vangjel Dule, Anastas Angjeli dhe ndonje filogrek tjeter me mandat te shumefishte ne kete vend, dine shume e shume me teper per Gagin dhe interesimet e lobit te tij ne kete vend. Sa here eshte thene

    se bisnesi grek ne Shqiperi ze vendin e pare. Madje sa here ka pasur nervozizem nga pala greke kur politikanet tane kane deklaruar se "partneri kryesor mbetet Italia". E verteta eshte se jane greket e ketij lobi qe po i japin nje fature edhe per te ardhmen qytetareve shqiptare per shkak te qeverive te tyre per vonesen e Koridorit *-te, per depozitat e karburanteve dhe per shume aspekte te tjere. Jane perfaqesues te ketij lobi qe investojne ne turret zgjedhore shqiptare incidente ne Himare e gjetke dhe qe po peshperisin se fundi qe "zeri grek duhet te ndihet edhe me fort ne Dropull dhe Vurg". Jane po keta diplomate helene te lobit qe po perpiqen te vene ne levizje "problemin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi", jane po ata qe nguten te fusin ne axhende bisedimesh ceshtjen e pakicave dhe te pohimit te kombesise se tyre. Misionaret greke ne Shqiperi po sjellin padukshem "telashe te reja per diplomacine dhe politiken shqiptare". Ne Himaren ku votojne jo me shume se 3000 votues, greket eelektorale dhe misionaret lobiste "ala Gage", po ngrene "stuhi ne gote" per te bindur permes eurodeputeteve te tyre se c'po heqin "greket e Shqiperise". Ne kete loje dhe sherbim nacionalist keta "investitore diplomatike" kane future dhe po fusin diplomate me kostum zyrtar, politikane te babezitur te ketij vendi dhe me se shumti oligarke te ketij vendi qe tashm-_ministrojne jo vetem struktura drejtuese politike, jo vetem individe me perfaqesim mandati, por edhe konjuktura qeverisjeje. Brenda kesaj optike duhen pare edhe vizitat e herepashershme te diplomateve greke te akredituar ne Tirane dhe qytetet jugore ne Himare dhe Bregdetin e saj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    Vdekje per krejt keta grekofila shqipfoles, dhe mamin Nanos ah.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqiptarėt duhet ta kuptojnė njė gjė, nėse qeveritarėt tanė nuk e kuptojnė se nga njerėz tė tillė shovinist si Gage nuk ka asnjė interes dhe jo vetėm kaq por ka shumė dėme ashtu sikur ka pasur gjatė gjithė kohės qė janė lėnė tė lirė tė veprojnė nėpėr tokat shqiptare. Pėr kėtė vlen tė pėrmendim 1997-tėn, vonesat nė korridorin tetė, ndikimin negativ nė ēėshtjet tona kombėtare, asimilimin e shqiptarėve, nėpėrmjet kompanive tė telefonerisė celulare, punėn e depozitave tė karburanteve nė Durrės, punėn e vrasjeve dhe torturimeve tė shqiptarėve nė Greqi etj. etj.
    Edhe pėr vet Himarėn ėshtė shumė mė shumė me mė interes tė gostis sė pari shqiptarėt e trojeve shqiptare dhe ata tė komuniteteve shqiptare jashtė bashkė me turistėt e huaj me muzikėn e mrekullueshme tė kėsaj krahine sė bashku me bregdetin e mrekullueshėm, gjė e cila do ti sjell milionat se sa servilizmi, shkombėtarizimi, ēnjerėzimi i 175 eurove nė muaj me dėme anėsore me vlerė miliona e miliona e njėjta gjė vlen edhe pėr Dropullin e Vrugun, e mos ta shikojnė veprėn e njė njeriu tė shitur prej tyre si Tenet kėtu sepse edhe pėr tė e din gjithė bota se ēfarė ėshtė e ēfarė s'ėshtė dhe mos ta mendoj kush se pėr njė gjė tė tillė vlerėsohet nga dikush, shkombėtarizimi ėshtė vepra mė e ndyer dhe mė e pamoralshme qė mund ta bėj njeriu dhe kėshtu vlerėsohet jo vetėm nga shqiptarėt por edhe nga amerikanėt e gjithė tjerėt.
    Nano dhe ata tjerė shqiptarė ēnjerėzorė dhe tė larguar nga ndjenja mė fisnike e njeriut nė botė, ajo kombėtare jo vetėm qė kanė penguar zhvillimin ekonomik tė vendit me vepra tė tilla antikombėtare si kjo, por edhe vet do tė fitonin shumė mė shumė si nė para ashtu edhe nė respekt dhe do tė bėheshin figura qė do tė admiroheshin nga shqiptarėt edhe nėpėr shekujt qė do tė vijnė.
    Shqiptarėt duhet ti thonė ndal mė kėsaj pune antikombėtare tė kėtyre njerėzve tė ēnjerėzuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    A mund te na siguroni ndonje link nepermjet te cilit mund te njihemi me veprat konkrete antishqiptare te Gage? Aludimet i merr ere, faktet ngelen ne vend.

  9. #9
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Arrdhja e Gage ne Shqiperi gjithemone barte ne vetevete nje qellim ogurzi.Po te shikohen kohet e vizitave te tije ne vendin tone,(nje vizite e tille u be edhe ne kohen kur te njejtat probleme si nano sot i kishte meta)si per cudi dhe ndoshta "rastesisht"perkojne ne menyre te pa diskutushme me problemet me te rendesishme qe po kalone SHqiperia,dhe padyshim qe KY(gage) eshte celsi i zgjithjeve dhe lideri shpirteror i qeverise Nano.Te gjithe duhet qe ta kemi parasysh se ne te tilla raste(kur ne jemi ne hall per te ndare poste ministrore),roli i tije ne zgjidhjen e ketyre halleve eshte i pa zevenesushem dhe kete me mire se askush tjeter e dijene nano dhe nano-grekofilet e tije.
    Dikush me te drejte kerkon per "bamiresite e tije" prova,fakte dhe ku ta di une se cfare...edhe une jam i interesuar te "dije "se mos dikush e ka pare Gage duke vendosur dinamit,ose duke trasportuar klandestine,droge ose prostituta,ose duke grisur flamurin tone shqiptar ose duke vjedhur ska problem do jete shume interesante te "dijme"kesij lloj faktesh.
    Ne qoftese se ka pare njeri, atehere mos "flisni kot"se gjyna, e kemi shokun(vellain si te doni)e kryetarit te qeverise.

    Randi.
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e DGman
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    Wichita KS USA
    Postime
    78

    Ta dija une do kisha vajtur ta vrisja.

    Gjithmone qe kam lexuar shkrimet e zotit Gage me jane ngritur nervat sa ska, se ne te gjithe shkrimet e tija e ul Shqiperine dhe Shqipetaret. Asnjere si nxjerr goja llafe te mira por na ben si nje komb qe skemi derman dhe grekerit jane ata qe do te na nxjerrin ne ne drite. Ja keshtu na e ka nxjerre namin neper Amerike dhe Bote ky maskara i pa fytyre. Pale tani vete dhe na takohet me njerezit e qeverise tone, c'behet keshtu more vellezer.
    E c'me hypi nje inat dhe s'di si ta nxjerr.
    Po te gjithe sebashku le te punojme dhe tja perhapim zerin e mire nenes tone Shqiperi dhe gjithe trojeve te tjera Shqipetare.

    Le ti harrojme kishat xhamiat
    dhe maskarenjte qe ka qeveria
    se ai qe eshte burre
    dhe ska per te vdek kurre
    eshte ai qe i ben lavdi
    vendit te tija.

Tema tė Ngjashme

  1. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  2. Berluskoni nė 2 dhjetor viziton Shqipėrinė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  3. Krishterimi nder shqiptare
    Nga Anton nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 13:52
  4. Mbikqyrja e shtypit: TVSH haptazi pro qeverisė
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 09:59
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •